Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sveçla: Në veri është gjetur arsenal armësh

PRISHTINË, 22 qershor/ ATSH/ Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha sot se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve. /REL/

The post Sveçla: Në veri është gjetur arsenal armësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zveçan

22 June 2025 at 18:05

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaç të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviç”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

By: Elva
20 June 2025 at 11:52

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i ka cilësuar si “persekutim të hapur politik” fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet në Kosovë lidhur me vendosjen e barrikadave në veri më 2022. Në mesin e 11 personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim është edhe Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve […]

The post Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik! appeared first on BoldNews.al.

Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK

19 June 2025 at 23:57

Në komunat veriore po vazhdon regjistrimi i Bizneseve në ARBK, por komuna e Mitrovicës Veriore dhe Zubin Potok nuk dinë sa biznese kanë të regjistruara, kurse nga ARBK nuk kanë kthyer përgjigje nga e mërkura. Numri i bizneseve në Leposaviq ka rënë në 2025-n, për dallim nga Zveçani që thanë që regjistrimi është dyfishuar këtë vit.

Funksionimin e tyre tashmë e kanë legal, dhe janë të regjistruara si biznese të Kosovës.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve tashmë në veri të vendit në secilën prej komunave ka zyrat e saj.

Kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën dhe të enjten për numrin total të bizneseve të regjistruara nëpër këto komuna.

Megjithatë, nga Komuna e Leposaviqit treguan për televizionin numrin e bizneseve të regjistruara në këto tre vite.

“Nga gjysma e dytë e vitit 2023 në Leposaviq janë regjistruar, 10 biznese individuale dhe 6 Biznese me Përgjegjësi të Kufizuar, në vitin 2024 janë regjistruar 60 biznese individuale dhe 17 Biznese me përgjegjësi të Kufizuar, dhe në 2025-tën janë regjistruar 32 biznese individuale dhe 6 biznese me përgjegjësi të Kufizuar”.

E kontaktuar gjithashtu nga e mërkura, Mitrovica e Veriut nuk patën numrat e bizneseve të regjistrua gjatë këtyre viteve.

Nga Komuna e Mitrovicës Veriore thanë kanë s’mund t’i sigurojnë numrat e bizneseve të cilat janë regjistruar në vitin 2024 dhe 2025-së, megjithatë premtuan se të njëjtat do ti dërgojnë më vonë, me anë të email.

Kjo nuk ndodhi deri në publikimin e kronikës.

Edhe nga komuna e Zubin Potokut kryetari i saj tha që nuk ka numrat e saktë të bizneseve të regjistruara në këtë komunë, por janë duke punuar që të ketë numër më të madh të tyre.

Por, për dallim nga fqinjët e saj, qyteti i Zveçanit i dinë numrat.

”Gjatë vitit 2024 dhe 2025-së, janë 57 biznese të cilat janë regjistruara, numër më i madh ka qenë gjatë këtij viti”, ka thënë Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit.

Peci thotë që regjistrimi po vazhdon dhe janë duke punuar në këtë drejtim.

”Është, sidomos mund të them është një përqindje Prej këtyre 57 bizneseve diku rreth 40 janë veç këtë vit, pra është një numër shumë më i madh i regjistrimit të bizneseve këtu”, ka thënë Ilir Peci, Kryetar i Komunës së Zveçanit.

Zyrat e Regjistrimit të Bizneseve janë nëpër objektet e komunave dhe janë vendosur qysh në gjysmën e vitit 2023./Tv Dukagjini/

The post Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK appeared first on Telegrafi.

Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit

PRISHTINE, 9 qershor/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Sipas një njoftimi, objekti i ri është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 3,980 metra katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

“Me rastin e përurimit kryeministri Kurti u shpreh se zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe se performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, thuhet në komunikatë.

Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar. /KosovaPress/

The post Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë

By: M C
9 June 2025 at 20:26

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale. Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.

Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.

“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës – në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.

Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni./REL

The post Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Dy vjet nga dhuna në Zveçan: Për disa fillimi i fundit, për të tjerë stabilitet i ri

PRISHTINË, 29 maj/ATSH/ Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it – është “e qetë, por delikate” dhe se “shumëçka ka ndryshuar për mirë”, banorët serbë të kësaj zone thonë se situata nuk ka qenë kurrë më keq.

Personat me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë e përshkruan jetën e tyre pas majit të vitit 2023 si krejt të ndryshme, duke e cilësuar atë muaj si “pikë kthese”, kur nisi mbyllja e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Kosovë.

Më 29 maj 2023, në Zveçan ndodhi një përleshje e dhunshme mes protestuesve serbë dhe trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Protesta ishte thirrur kundër hyrjes së kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, pasi serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të Listës Serbe– partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Si rezultat, në krye të komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok –erdhën kryetarë shqiptarë.

Nga përplasjet në Zveçan mbetën të plagosur rëndë dhe lehtë 93 ushtarë të KFOR-it që ishin të dislokuar para ndërtesës së komunës. Ndërkohë, u lënduan edhe rreth 50 serbë, shumë prej të cilëve më pas u larguan në Serbi dhe aktualisht nuk janë të qasshëm për drejtësinë në Kosovë.

KFOR-i e cilësoi sulmin ndaj pjesëtarëve të tij si “të paprovokuar dhe plotësisht të papranueshëm”, duke kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit në dhunë të “ndiqen urgjentisht penalisht”. Ky mision ndërkombëtar shprehu gjithashtu shpresën se edhe autoritetet në Serbi po hetojnë personat që u kthyen atje pas trazirave.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informata nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria për numrin e personave të ndjekur penalisht deri tani dhe për ndonjë proces në vazhdim lidhur me sulmin ndaj KFOR-it, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje për këtë çështje nuk dha as Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Ajo që dihet publikisht në Kosovë është se më shumë se dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me dhunën në Zveçan. Disa janë dënuar me rreth një vit burg, pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. Meqenëse u është llogaritur koha e qëndrimit në paraburgim, këta persona tashmë janë në liri, ndërsa të tjerë janë mbrojtur në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse drejtësia serbe ka hapur apo po zhvillon ndonjë hetim për rastin e sulmit ndaj KFOR-it.

Policia e Kosovës: Situata e sigurisë në veri është nën kontroll

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë kujton se më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan ndodhi, siç e përshkruan ai, një “luftë e vogël”. Por, sipas tij, sot situata është “krejtësisht ndryshe”.

“Gjendja është ende delikate për shkak të aspektit politik, por është e qetë”, thotë Elshani. Ai thekson se Policia e Kosovës tani ka “kontroll të plotë” mbi sigurinë në veri dhe se nuk ka më “grupe të armatosura” që punojnë për destabilizim.

Më 29 maj 2023, në turmën e protestuesve serbë kishte edhe persona me maska, të cilët u përfshin në përleshje me ushtarët e KFOR-it duke përdorur shok-bomba, koktej molotovi dhe mjete të tjera të forta.

Këto trazira u shndërruan në pikënisjen e tensioneve të reja në veri të Kosovës, që kulmuan në shtator 2023 kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë pranë Zveçanit. Në atë sulm u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

“Nuk ka më grupe të armatosura në Kosovë. Sa i përket veriut të Kosovës, mund të themi se është e sigurt. Situata ka ndryshuar shumë”, thotë Elshani.

Ai shton se Policia e Kosovës është në kontakt të përhershëm me KFOR-in për çështjet që lidhen me veriun dhe se bashkërisht organizojnë patrullime ose shkëmbejnë informacione të rëndësishme.

Çfarë thonë qytetarët?

Jellena nga Mitrovica e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë dy vjetëve të fundit është ndier “e vetmuar dhe e përjashtuar”.

“Sikur askujt nuk i intereson më për njerëzit”, thotë ajo.

Sipas saj, vendimet e institucioneve të Kosovës në këtë periudhë kanë ndikuar negativisht në jetën e komunitetit serb. Si shembull përmend ndalimin e përdorimit të dinarit dhe mbylljen e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

“Gjithçka u bë edhe më e vështirë – duhet të shkosh deri në Rashkë [qytet në Serbi] për të tërhequr paratë. Çdo gjë është e komplikuar, njerëzit nuk i besojnë më askujt, ndihen të tradhtuar”, thotë Jellena.

Serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë marrin pensione, paga apo ndihma sociale, por që nga fillimi i vitit 2023, kur Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore që përcakton euron si të vetmen valutë të lejuar, këto pagesa janë të vështirësuar.

Ivani, gjithashtu nga veriu, thotë se jeta e serbëve është përkeqësuar ndjeshëm në dy vjetët e fundit.

“Gjërat kanë shkuar shumë larg, jeta është zbehur, nuk ka më komunikim me autoritetet lokale”, shprehet ai.

Sipas tij, situata është rënduar më tej nga mbyllja e institucioneve që ishin nën autoritetin e Qeverisë së Serbisë.

“Rrugët janë të zbrazëta”, thotë ai.

Kosova i konsideron institucionet, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, si struktura paralele dhe të paligjshme. Procesi i mbylljes së tyre nisi zyrtarisht në fillim të vitit 2024, por një hap i madh drejt kësaj ishte marrja nën kontroll e ndërtesave komunale në maj 2023. Para këtij veprimi, komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut funksiononin në të njëjtat objekte me të ashtuquajturat organe të përkohshme komunale të Serbisë. Në disa raste, kryetarët e komunave ishin të njëjtit në të dy sistemet.

Bojana nga Mitrovica e Veriut thotë se dy vjetët e fundit kanë qenë “më të këqijat e jetës” së saj. Ajo përmend si probleme mbylljen e institucioneve serbe, shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës dhe mungesën e besimit ndaj institucioneve të Prishtinës dhe vendimeve të tyre.

“Gjithçka ka shkuar tatëpjetë, nuk ka ndodhur asgjë e mirë”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, shqiptarët që jetojnë në veri e përjetojnë situatën ndryshe. Për ta, gjendja e sigurisë “nuk ka qenë kurrë më e mirë”.

Përveç kësaj, ka nisur edhe procesi i kthimit të shqiptarëve të zhvendosur. Një prej tyre është Zahir Mehmeti, me të cilin ekipi i Radios Evropa e Lirë bisedoi disa muaj më parë. Ai tha se është kthyer në shtëpinë e tij pas 24 vjetësh, falë ndihmës së autoriteteve kosovare.

Mehmeti theksoi gjithashtu marrëdhëniet e mira me fqinjët serbë në Mitrovicën e Veriut, ku ata përbëjnë shumicën.

“Situata në veri është gjithmonë e brishtë”

Eksperti i sigurisë nga Prishtina, Nuredin Ibishi, vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë dhe se ekziston gjithmonë rreziku i përshkallëzimit për shkak të ndikimit të Serbisë.

Autoritetet në Kosovë besojnë se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë dhe tensioneve të tjera në veri, megjithëse kjo mohohet kategorikisht nga Beogradi zyrtar.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Ibishi thotë se pas sulmit të armatosur në Banjskë janë gjetur dëshmi për ekzistencën e një formacioni paraushtarak të udhëhequr nga Millan Radoiçiq, i cili, sipas tij, lëviz shpesh në afërsi të kufirit me Kosovën. Prandaj, shton ai, rreziku për një përshkallëzim të mundshëm mbetet gjithmonë prezent.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë. Në Kosovë ai lidhet gjithashtu me aktivitete kriminale, korrupsion, krime lufte, vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe frikësimin e dëshmitarëve në procese gjyqësore.

“Veriu i Kosovës mbetet një pikë e nxehtë potenciale. Mund të ndodhë përshkallëzim. Aktualisht situata është nën kontroll – nuk ka trazira publike, sulme ndaj policisë apo gazetarëve, nuk ka shpërthime. Gjendja është më e mirë, por për një stabilizim të qëndrueshëm nevojiten bisedime në nivel politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Ibishi.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por dialogu në nivel politik është bllokuar që nga sulmi në Banjskë në shtator të vitit 2023. /rel/

The post Dy vjet nga dhuna në Zveçan: Për disa fillimi i fundit, për të tjerë stabilitet i ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale

25 May 2025 at 23:39

Ndonëse me ndërtimin e tyre u krenuan në fushatë, disa nënstacione të Policisë së Kosovës në veri të vendit nuk janë funksionalizuar plotësisht sepse nuk janë pajisur me disa elemente.

Nënstacioni policor që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Serbinë, në fshatin Izvor të Zveçanit, është afër përfundimit të punimeve.

Objekti është planifikuar të shërbejë si nënstacion i Policisë së Kosovës dhe ndërtimi i tij ka nisur më 25 nëntor 2024.

Në nëntor të vitit të kaluar, nënstacioni ishte vizituar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me datën se kur pritet të funksionalizohet ky nënstacion, por si zakonisht, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, një tjetër nënstacion policor në veri të vendit ishte vizituar nga të njëjtët zyrtarë.

Televizioni ka vizituar edhe pikën policore në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit, ku gjithashtu po vazhdojnë punimet, megjithëse kjo pikë është më afër përfundimit. As për këtë lokacion, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se këto nënstacione kanë mangësi vetëm në aspektin logjistik.

“Në ato stacione është duke u punuar ende, mirëpo policët janë aty dhe për neve janë pika funksionale. Me teknikë, teknologji e logjistikë është duke u punuar ende. Leshaku është funksional, kemi dërguar policë aty, ndonëse ende vazhdojnë punimet. Në Izvor po punohet, dhe policët janë aty. Me logjistikë, nuk janë ende funksionale – puna po vazhdon”, ka deklaruar Elshani.

Përveç këtyre dy lokacioneve, në pjesën veriore të Kosovës janë ndërtuar edhe stacione dhe nënstacione të tjera policore, përfshirë një pikë në Bistricë dhe një tjetër në Jasinovik.

The post Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit

15 May 2025 at 12:15

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli. Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

Aktakuzat e ngritura në Kosovë për krime lufte

Që prej vitit 2021, departamenti për hetimin e krimeve të luftës ka rritur numrin e aktakuzave të ngritura. Numri më i madh i aktakuzave u ngrit në vitin 2023, kur për krime lufte u akuzuan gjithsej 68 persona.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore vendëse dhe ato ndërkombëtare kanë dënuar rreth 74 persona për krime të luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Gjyqësori i Kosovës mori në duar trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e Kosovës ka departament për krimet e luftës që nga vitit 2015.

Deri në fund të 2024-tës janë ngritur gjithsej 14 aktakuza në mungesë kundër 72 pjesëtarëve të forcave serbe. Në fund të vitit të kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parë në mungesë. Çedomir Aksiq u dënua me 15 vjet burgim.REL/

The post Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet për krime lufte ish-komandanti serb i policisë në Zveçan

15 May 2025 at 11:56

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

 

The post Arrestohet për krime lufte ish-komandanti serb i policisë në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

“Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë”, dëmtohet mbishkrimi në Zveçan – rasti po hetohet

13 May 2025 at 13:29

Persona të panjohur kanë dëmtuar me sprej ngjyrë të zezë dhe kanë shpuar me mjet të fortë shenjën me mbishkrim “Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:40, në Zveçan.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Është  raportuar se, persona të panjohur kanë dëmtuar me një sprej ngjyrë të zezë dhe kanë shpuar me mjet të fortë shenjën me mbishkrim ‘Mirë se vini’ dhe ’Rruga e mbarë’. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore si dhe janë njoftuar organet e drejtësisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

The post “Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë”, dëmtohet mbishkrimi në Zveçan – rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje

10 May 2025 at 14:41

Policia ka arrestuar dy persona duke kryer vjedhje në një depo në Zveçan.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 10.05.2025, rreth orës 04:00, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri ka pranuar një informacion nga një qytetar, i cili kishte vërejtur përmes kamerave të sigurisë se në një depo (pijesh) në fshatin Grabovc ishin parë disa persona të dyshimtë duke kryer vjedhje.

Njësitë policore janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Gjatë ekzaminimit është konstatuar se një dritare e objektit ishte hapur me forcë, ndërsa jashtë, përmes dritares së hapur, ishin hedhur disa paketime me qumësht. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë”, vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar.

“Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa të gjitha veprimet policore janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, me vendim të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për sjelljen e personave para organeve të drejtësisë dhe garantimin e sigurisë publike. Ftojmë qytetarët të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshimtë në linjen zyrtare të Policisë 192. Çdo informacion është i rëndësishëm dhe do të trajtohet me konfidencialitet”, theksohet tutje./Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje appeared first on Telegrafi.

Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan

By: user7
1 April 2025 at 12:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan. Kurti përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se sulmi ka elemente terroriste. Kurti gjithashtu ka theksduar se e shqetëson fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiç, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste. Kurti tha më tej se institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

“Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025. Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiç dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.

Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, deklaroi ai.

The post Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan appeared first on Lapsi.al.

Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan, qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm

1 April 2025 at 11:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan.

Kurti ka thënë se sulmi ka elemente terroriste, transmeton Telegrafi.

“Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025. Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka pohuar se “brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste”.

“Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese”, pohoi ai.

Kurti ka shkruar se përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.

“Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët”, theksoi ai.

Kurti shton tutje se institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, deklaroi ai.

Sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Posta e Kosovës.

“Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese. Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Postës./Telegrafi/

The post Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan, qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm appeared first on Telegrafi.

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

1 April 2025 at 07:46

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ka ndodhur pas mesnate te Posta e Kosovës në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani bëri të ditur për Telegrafin se janë hedhur dy granata.

Ai njoftoi se njëra ka shpërthyer, gjersa tjetrën ekipet përkatëse e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

“Ka dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Elshani.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës tha se Policia po heton në ndriçimin e rastit. /Telegrafi/

The post Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Kritikohen vonesat për gjykimin e “Banjskës”, konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

16 March 2025 at 23:07

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila konfirmoi aktakuzën në rastin e Banjskës, Gjykata Themelore në Prishtinë menjëherë ka caktuar seancën gjyqësore.

Rreth 5 muaj pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, do kthehen sërish në gjykatore për tu përballur me drejtësinë.

Pasi që Gjykata e Apelit morri vendim me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin për konfirmim të aktakuzës të marr nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kjo e fundit ka caktuar senacën e shqyrtimit gjyqësor.

Seanca ndaj tre të pandehurve që janë në paraburgim, është caktuar që të mbahet më 17 prill.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar të mbahet me datë 17.04.2025 në ora 09:30”.

Por për këtë seancë nuk janë njoftuar edhe familja rreshterit që mbeti i vrarë në sulmin e e Basnjkës.

Avokati i tyre, Arianit Koci, thotë se ende nuk kanë pranuar asnjë njoftim për seancën derisa thotë se gjyqësori duhet të e trajtoj me prioritet.

“Njëra prej arsyeve që thuajse askush në shoqërinë tonë nuk është i kënaqur me gjykata është kjo, ju jeni të informuar që është caktuar seanca unë nuk e kam këtë informatë, kjo është e papranueshme e dyta unë e kuptoj që gjykatat janë shumë të ngarkuara por zvarritja e një cështje me interes nacional për shkak se këtu ka qenë e rrezikuar siguria kombëtare është e papranueshme..”, ka thënë Koci.

Tre të akuzuarit në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, nuk kanë pranuar fajësinë për veprat që i akuzon Prokuroria Speciale.

Ndërkaq pezull e pa një drejtim mbetet edhe më tutje gjykimi i 42 personave të tjerë.

“Gjykata Supreme ia ka lënë në diskrecion gjykatës shkallës së parë, kryetarit të trupit gjykues të vendos, unë jam i pregaditur për dy opsionet sidoqoftë, ndaj atyre të akuzurave që janë në arrati ka masa ata nuk munden me dal prej Serbisë, ata jetë normale nuk kanë…”, ka shtuar Koci.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, nën akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Si lider të këtij grupi që organizoi sulmin që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, PSRK e ngarkon Milan Radoiçiqin, i cili edhe më tutje është na arrati./Dukagjini/

The post Kritikohen vonesat për gjykimin e “Banjskës”, konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet appeared first on Telegrafi.

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim – pushkë, fishekë, çantë ushtrie

15 March 2025 at 10:56

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka gjetur armatim në shtëpinë e një gruaje në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 08:20.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në raport.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/

The post Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim – pushkë, fishekë, çantë ushtrie appeared first on Telegrafi.

KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

8 March 2025 at 09:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë e municion në fshatin Bansjkë të Zveçanit.

Në njoftim thuhet se ishte KFOR-i amerikan që kishte hasur në mjete të dyshuara, e më pas policia ka konfiskuar armët dhe municionin.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë”, bëhet e ditur në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime./Telegrafi/

 

 

The post KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Mbyllen zyrat ku janë kryer shërbimet sociale nga strukturat paralele në Zveçan

24 February 2025 at 19:43

Sot në Zveçan janë mbyllur zyrat ku janë kryer shërbimet sociale të qytetarëve nga strukturat paralele.

Kryetari i Komunës së Zveçanit ka njoftuar se kjo masë është ndërmarrë për të siguruar funksionimin e plotë të institucioneve shtetërore, shkruan Telegrafi.

“Kjo masë është ndërmarrë për të siguruar funksionimin e plotë dhe të rregullt të institucioneve tona shtetërore dhe për t’iu siguruar qytetarëve shërbime të cilësisë më të lartë, në përputhje me ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari.

Ai ka bërë të ditur se qytetarët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme nëpërmjet zyrave të komunalit dhe shërbimeve që ofrohen nga institucionet kosovare. /Telegrafi/

The post Mbyllen zyrat ku janë kryer shërbimet sociale nga strukturat paralele në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

20 February 2025 at 20:40

Fshati Banjskë i Komunës së Zveçanit ishte strehë e dhjetëra terroristëve në shtator të 2023-tës e kështu u bë edhe i njohur edhe më shumë.

Por, problem që të jetojnë aty u ka dal disa vendësve për shkak se tre persona kanë kanosur një familje, duke i kërkuar tash e disa herë që të largohen nga fshati.

Televizioni ka marr vesh që kanosja ka ndodhur nga disa qytetar të komunitetit serb ndaj një familjeje të përzier. Gruaja nga Shqipëria ndërsa burri serb i Kosovës.

Detaje për të mos dëmtuar viktimat e kanosjes nuk dhanë shumë Policia që menaxhon veriun.

Por, megjithëkëtë zëvendës drejtori për rajonin e veriut mohon se rasti ka të bëjë me probleme ndëretnike.

“Ne nuk mund të themi që ka konflikt ndëretnik këtu. Për neve është paraqitur një rast kanosje. Një person është intervistuar si i dyshuar dhe dy të tjerë jemi të interesuar me i intervistu mirëpo me siguri nuk ka qenë kërcënim shumë i rëndë sepse personi do të duhej të ishte i ndaluar. Është liruar në procedurë të rregullt dhe gjithë rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë zv/drejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

Kjo familje ishin kanosur disa herë, deri sa kishin vendosur ta lajmërojnë Policinë e Kosovës.

“Nuk mund të them diçka për rastin sepse është duke u hetuar por zakonisht nëse kemi kërcënime prej personave më të afërt gjeografikisht atëherë përsëritet disa herë deri sa të lajmërohet në polici, kështu që nuk është diçka e re për neve”, ka shtuar Elshani.

Sipas të dhënave jozyrtare, në rajonin e katër komunave veriore janë diku mbi 17 martesa në mes grave shqiptare të Shqipërisë dhe serbëve të Kosovës./Dukagjini/

The post Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen appeared first on Telegrafi.

❌
❌