Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom, plagosen 7 persona, dyshohet rrjedhje gazi

By: gaze tare
14 July 2025 at 16:49

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë banimi në qytetin e Qomit, në Iran, ka lënë të plagosur shtatë persona dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën katër njësi banimi. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke tronditur lagjen dhe mobilizuar shërbimet e emergjencës.

Sipas autoriteteve lokale, hetimet e para sugjerojnë se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje e mundshme e gazit natyror. Drejtori i departamentit të zjarrfikësve të qytetit tha se ekzaminimet teknike janë ende në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Ndërkohë, në një klimë tensioni të vazhdueshëm pas përplasjes së fundit ushtarake midis Iranit dhe Izraelit, burime zyrtare iraniane mohojnë çdo lidhje të këtij shpërthimi me ndonjë sulm të huaj. Sipas tyre, banorët e ndërtesës ishin civilë të zakonshëm dhe nuk ka të dhëna që e lidhin këtë ngjarje me ndonjë veprim armiqësor.

The post Shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom, plagosen 7 persona, dyshohet rrjedhje gazi appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO)

4 July 2025 at 18:36

Shpërthimi, i cili ndodhi gjatë furnizimit me karburant këtë të premte, çliroi tym të zi të dendur në qiell, të dukshëm nga i gjithë qyteti.

Një shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në lagjen Centocelle të Romës plagosi të paktën 25 persona, përfshirë disa oficerë policie dhe një zjarrfikës.

Dëshmitarët thanë se vala e goditjes goditi shtëpitë aty pranë “si një tërmet”. Tetë oficerë pësuan djegie në një seri shpërthimesh që pasuan shpërthimin fillestar. Të gjitha lëndimet raportohet se nuk janë kërcënuese për jetën.

Ekipet e zjarrfikësve punuan në nxehtësi të madhe për të kontrolluar flakët, të cilat u përhapën në automjetet aty pranë dhe në një depo.

 

The post Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO) appeared first on Sot News | Lajme.

ROMË – Dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një pikë karburanti

ROMË, 4 korrik /ATSH/ – Një shpërthim i fuqishëm  në një pikë karburanti ndodhi sot në Romën juglindore, duke plagosur të paktën 28 persona, përfshirë tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës, bënë të ditur autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit, sipas AP.

Shpërthimi u dëgjua në të gjithë kryeqytetin italian duke shkaktuar një re të madhe tymi në disa zona kryesore të qytetit.

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri tha se rreth 28 persona pësuan plagë të lehta.

Prokurorët e Romës kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Banorë të intervistuar nga media lokale thanë se kryeministrja Giorgia Meloni po ndiqte nga afër zhvillimet./Ad.Ab./ /a.i/

 

The post ROMË – Dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një pikë karburanti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO| Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur

By: fra nc
4 July 2025 at 11:47

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në një pikë karburanti në lindje të Romës, duke lënë të plagosur 21 persona dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas mediave italiane, ngjarja u pasua nga një zjarr masiv, ndërsa forcat e zjarrfikësve, policia dhe vullnetarët e mbrojtjes civile mbërritën me urgjencë në vendngjarje për të neutralizuar përhapjen e zjarrit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet dramatike të shpërthimit: fillimisht shihet një re tymi që del nga stacioni i karburantit, për t’u pasuar pak çaste më vonë nga një shpërthim i fuqishëm, ndërsa shtullunga të mëdha tymi të zi pushtojnë qiellin.

Stacioni i afërt i metrosë “Teano” është mbyllur për shkak të rrezikut, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar menjëherë nga shtëpitë e tyre. Dëshmitarët okularë tregojnë se kanë ndjerë një erë të fortë gazi pak para shpërthimit të parë dhe më pas dëgjuan një shpërthim të dytë edhe më të fuqishëm.

⛽ Esplode un distributore a Roma ⛽

Feriti un vigile del fuoco, operatori del 118 e alcuni passanti. Danni a palazzi vicini. Chiusa la fermata metro C Teano.#Roma #Esplosione #Prenestino #Vigilidelfuoco #Emergenze #Cronaca #Benzina #GPL #Centocelle pic.twitter.com/tPLNUNoGvU

— Money.it (@moneypuntoit) July 4, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërthim tronditës në Pakistan, vritet zyrtari i lartë qeveritar dhe 4 të tjerë

2 July 2025 at 22:01

Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një automjet që transportonte një administrator qeveritar në një ish-bastion të talebanëve pakistanezë.

Shpërthimi me bombë ndodhi të mërkurën në Bajaur, Paksitan, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa.

Midis të vdekurve ishte edhe Ndihmës Komisioneri Faisal Sultan. Autoritetet thonë se të plagosurit u transportuan në spital, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet fajësojnë talebanët e Pakistanit.

The post Shpërthim tronditës në Pakistan, vritet zyrtari i lartë qeveritar dhe 4 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Indi: Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë farmaceutike

By: gaze tare
1 July 2025 at 16:29

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në shtetin Telangana të Indisë i ka marrë jetën të paktën 39 personave, sipas raportimeve të Reuters dhe Associated Press.

Ngjarja ndodhi më 30 qershor në fabrikën e kompanisë “Sigachi Industries”, rreth 50 km nga qyteti Hyderabad. Më shumë se 140 punëtorë ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit, e cila është shembur totalisht.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur deri tani 34 trupa, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të djegieve të rënda. Dhjetëra të tjerë janë ende të shtruar në spital.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha trupore, 25 viktima nuk janë identifikuar ende, ndërsa autoritetet kanë nisur testet e ADN-së përmes një ekipi të posaçëm mjekësor.

Autoritetet e shtetit Telangana kanë ngritur një komision hetimor, ndërsa kompania ka pezulluar operimin e fabrikës për 90 ditë. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

The post Tragjedi në Indi: Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë farmaceutike appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë

27 June 2025 at 17:55

Një shpërthim nga një bombul gazi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie.

E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore.

‘Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore’, njoftoi policia.

The post Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma

27 June 2025 at 13:55

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë.

64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një dyqani në Krujë, dëme materiale

By: user 11
27 June 2025 at 08:56

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrjen e një dyqani në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor ‘Fushë Krujë-Derven’, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.”, njofton policia.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një dyqani në Krujë, dëme materiale appeared first on Lapsi.al.

EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra”

25 June 2025 at 07:55

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e të martës në qytetin e Vlorës. Mësohet se tritoli i është vendosur godinën së biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motorësh. Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”. Si pasojë e shpërthimit ka […]

The post EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra” appeared first on BoldNews.al.

Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh

By: user 6
24 June 2025 at 23:59

Një shpërthim tritoli ndodhi në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së martës në lagjen “Bashkimi”. Mediat raportojnë se lënda plasëse ishte vendosur në godinën e biznesit në pronësi të V. B., në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ka kamera sigurie dhe policia është duke i administruar me qëllim identifikimin e autorëve.

‘Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar, – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh appeared first on Lapsi.al.

Shpërthen anija kozmike gjigante e Elon Musk (Video)

19 June 2025 at 11:34

Starship 36, një nga anijet kozmike gjigante të SpaceX me të cilën Elon Musk aspiron, ndër të tjera, të “pushtojë” Marsin, shpërtheu të mërkurën në mbrëmje gjatë një prove rutinë në qendrën e kompanisë në Starbase, Teksas. Incidenti shkaktoi shkatërrimin e anijes kozmike dhe ndoshta dëmtime në infrastrukturën përreth. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 23:00 (ora lokale), SpaceX ishte në fazën e fundit për provën statike që është një fazë përgatitore për fluturimin e 10-të të Starship, kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm në vendin e testimit Massey. Kompania njoftoi se rreth vendit të ngjarjes ishte krijuar një zonë sigurie dhe siguroi se i gjithë personeli ishte i sigurt.

“Nuk ka rreziqe për banorët e zonave përreth”, tha SpaceX, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërsa procedurat e sigurisë janë në vazhdim.

Dy orë pas shpërthimit, zjarri në vend mbeti aktiv. Kamerat e NASASpaceflight transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të flakëve dhe mobilizimin e forcave të zjarrfikësve. Rreth 90 minuta pas shpërthimit, SpaceX lëshoi ​​një deklaratë zyrtare në platformën X.

“Të mërkurën, më 18 qershor, afërsisht në orën 23:00, Starship, duke u përgatitur për fluturimin e saj të 10-të provë, përjetoi një anomali serioze ndërsa ishte në shtratin e provës në Starbase. I gjithë personeli është i sigurt. Ekipi ynë po punon për të menaxhuar në mënyrë të sigurt vendin, në koordinim me autoritetet lokale.”

The post Shpërthen anija kozmike gjigante e Elon Musk (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh

By: gaze tare
17 June 2025 at 14:54

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar 9 viktima dhe ka lënë 26 persona të plagosur, sipas mediave shtetërore.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:30 të mëngjesit në Shanzhou Fireworks Co, pranë qytetit Changde. Forcat e emergjencës reaguan menjëherë, duke angazhuar 28 cisterna uji dhe dy automjete kullimi për të përballuar situatën. Megjithatë, operacionet u vështirësuan për shkak të rreziqeve dytësore dhe mundësisë së shpërthimeve të tjera.

Autoritetet e Hunanit kanë ngritur një komision hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të mbajtur përgjegjësit ligjërisht.

Ky është incidenti i fundit në një varg aksidentesh industriale që ngrejnë shqetësime serioze mbi sigurinë në vendet e punës në Kinë. Vetëm muajin e kaluar, një shpërthim në një fabrikë kimike në Shandong shkaktoi 5 viktima dhe 19 të plagosur, ndërsa në prill, 22 persona humbën jetën nga një zjarr në një restorant në Liaoyang.

 

Breaking: Massive Explosion at Shanzhou Fireworks Factory in Hunan, China, Injures Nine and Leaves Two Missing at 8:23 AM on June 16, 2025 pic.twitter.com/q0gaNNnQ8w

— TheIllusionist (@John420_69_420) June 16, 2025

The post Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim i fuqishëm në fabrikë fishekzjarresh, zbardhet bilanci i viktimave dhe të plagosurve

17 June 2025 at 11:49

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në provincën jugore kineze, Hunan, ka shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në pronësi të kompanisë Hunan Shanzhou Fireëorks Ltd., e vendosur në një zonë malore rreth 60 km në veri të qytetit Changde.

Ky incident vjen vetëm disa javë pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në pjesën verilindore të Kinës, ku humbën jetën të paktën 5 persona, duke nxjerrë në pah rrezikun e magazinimit të kimikateve të rrezikshme dhe të ndezshme në prodhuesin kryesor të botës, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të luftuar praktikat e pasigurta.

Në vitin 2015, dy shpërthime masive në depo në qytetin port Tianjin shkaktuan më shumë se 170 viktima dhe rreth 700 të plagosur, duke detyruar qeverinë të përmirësonte ligjet për magazinimin e kimikateve.

The post Shpërthim i fuqishëm në fabrikë fishekzjarresh, zbardhet bilanci i viktimave dhe të plagosurve appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim në bazën amerikane në Okinawa, plagosen katër ushtarë japonezë

9 June 2025 at 11:35

Katër ushtarë japonezë pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën pas një shpërthimi në një depo për municione të pashpërthyera të kohës së luftës në një bazë ushtarake amerikane në Okinawa, konfirmuan të hënën autoritetet lokale.

Incidenti ndodhi ndërsa ushtarët po punonin në një vend të menaxhuar nga prefektura e Okinawa-s për të ruajtur municione të vjetra të zbuluara në të gjithë ishullin – vendi i një prej betejave më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas zyrtarëve, ushtarakët pësuan lëndime në gishta gjatë shpërthimit. Nuk u dhanë menjëherë informacione të mëtejshme në lidhje me natyrën e shpërthimit ose gjendjen e objektit.

Forcat e Vetëmbrojtjes të Japonisë thanë se po hetonin shpërthimin, i cili thuhet se ndodhi në ose afër Bazës Ajrore Kadena. 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim në bazën amerikane në Okinawa, plagosen katër ushtarë japonezë appeared first on Euronews Albania.

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

By: armand
8 June 2025 at 13:42

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në qytetin Pushkino, në periferi të Moskës , në një depo që përmbante karburante dhe lubrifikantë. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ndodhën shpërthime të bombolave ​​të gazit. Sipas mediave ruse, incidenti ndodhi në një depo në Novaya Avenue , ku lëngje të ndezshme ruheshin në fuçi, bombola […]

The post Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë appeared first on BoldNews.al.

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

3 June 2025 at 14:52

Paolo Turnaturi nga guida vullkanologjike në Katania, ka folur mbi eksperiencën e tij duke qenë prezent gjatë shpërthimit të vullkanit më të madh dhe më aktiv në Evropë, në malin e Etnas. Vullkani shpërtheu ditën e djeshme në Siçili, duke lëshuar një re gjigande tymi në atmosferë, duke bërë që shumë turistë dhe banorë të vraponin të frikësuar. Turnaturi shpjegon momentin që ai së bashku me kolegët e tij, kuptuan se diçka nuk shkonte lidhur me stabilitetin e kraterit jo të fortë në atë moment.

“Isha me kolegët e mi dhe kuptuam se stabiliteti i kraterit nuk ishte i fortë derisa frakturat u hapën dhe bënë që të shembej një pjesë e madhe e kraterit. Papritur u gjendëm të përfshirë nga shpërthimi që zbriste nga lart, por patëm mundësi për tu arratisur”, tha Paolo Turnaturi.

I pyetur mbi ndjesinë e tij gjatë largimit nga vendndodhja e shpërthimit të vullkanit Etna, Paolo tregon se akoma më të vështirë e bënte fakti që nuk dukej asgjë për shkak të hirit të ndezur.

“Frika ishte gjatë arratisjes sepse nuk kuptohej se cili do ishte drejtimi i hirit të ndezur. Më vonë dukshmëria përreth ishte zero, pasi nuk shihnim dot se ku vendosim këmbën. Nga eksperienca gjetëm shtegun e duhur për tu larguar. Frika është e nevojshme në këto raste sepse të mban të kthjellët.

Në këtë moment që flasim, nga këndvështrimi strukturor, krateri juglindor është një nga pikat më të brishta ku mund të përsëritet shpërthimi. Prisnim që kjo të ndodhte prej 15 vjetësh pasi prej 2011-tës, Etna ka hyrë në një proces ndryshimi strukturor ndaj dhe këto janë të zakonshme në një vullkan. Dridhjet e tokës tregojnë që nuk ka stabilitet, por mbeten brenda normave”, tha Paolo Turnaturi.

The post “Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna appeared first on Sot News | Lajme.

Pamje tronditëse: Turistët vrapojnë për shpëtim pas shpërthimit të vullkanit Etna

By: gaze tare
2 June 2025 at 16:44

Pamjet më të reja tronditëse kanë treguar turistët që ishin në majën e Malit Etna, të cilët u detyruan të vraponin për shpëtim pasi vullkani shpërtheu në më shumë se katër milje lartësi këtë mëngjes.

Një pjesë e kraterit juglindor të vullkanit të njohur u shemb pas orës 11:00, sipas autoriteteve, duke shkaktuar një valë të madhe me shkëmbinj dhe rrëshqitje, që ra nga ana e malit të lartë. Turistët, që kishin vizituar vullkanin në ishullin e Sicilisë, u detyruan të iknin për jetën e tyre.

Megjithatë, disa vizitorë të guximshëm refuzuan të largoheshin, duke vazhduar të bëjnë foto të replikës monstruoze të pluhurit që po ngrinte lart.


Malin Etna mund ta vizitojnë turistët nëpërmjet ekskursioneve të udhëhequra, ndërkohë që disa zona të vullkanit mund të arrihen edhe në mënyrë të pavarur. Pas shpërthimit të ashtuquajturës “rrëshqitje piroklastike” në orën 11:24, qendra e paralajmërimeve për pluhur vullkanik lëshoi një paralajmërim të kuq për aviacionin, pasi reja e pluhurit arriti lartësinë e 6.5 kilometrave (4 milje).

Pavarësisht frikës dhe panikut që shkaktoi ngjarja, malet e Etna-s, të njohura për shpërthimet e tyre të fuqishme, mbeten një nga atraksionet më të vizituara të Sicilisë.

The post Pamje tronditëse: Turistët vrapojnë për shpëtim pas shpërthimit të vullkanit Etna appeared first on iconstyle.al.

Video/ Momenti kur shpërthen mali Etna, turistët largohen me vrap

By: gaze tare
2 June 2025 at 14:01

Vullkani Etna shpërtheu pak orë më parë, duke dërguar re tymi të zi dhe hiri në qiellin sicilian. Videot tregojnë dhjetëra turistë që kishin vizituar vendin duke vrapuar në panik.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë, në një deklaratë, thotë se shpërthime të tipit Stromboli, një lloj shpërthimi me “fuqi në rritje”, po regjistrohen në vullkanin Etna.

“Në orët e fundit, ka pasur reshje të imëta hiri në zonën e Piano Vetero”, thuhet në deklaratën e Institutit.

Etna en éruption #etna #eruption pic.twitter.com/phvJ7KTBxj

— GFR (@kilianngfrr) June 2, 2025

#Etna éruption en live pic.twitter.com/EUeurtMVSN

🥗Aurelien Pouzin🍯 (@aurelienpouzin) June 2, 2025

Para shpërthimit pati dridhje vullkanike që filluan afërsisht në orën 22:00, sipas kohës lokale dhe arritën kulmin pak para orës 1 të mëngjesit.

Qendra Këshillimore për Hirin Vullkanik në Tuluzë, një nga nëntë qendra të tilla në të gjithë botën që përdoren për të monitoruar rreziqet e aviacionit, paralajmëroi se një re hiri vullkanik kishte arritur një lartësi prej rreth 6,400 metrash.

The post Video/ Momenti kur shpërthen mali Etna, turistët largohen me vrap appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim me tritol në burgun e Fushë-Krujës, Artan Hoxha: Po të ishte serioz, tritoli do vinte me dron

30 May 2025 at 14:26

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vendosja e tritolit në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë një ngjarje e sofistikuar dhe më tepër sesa dëme ka prodhuar zhurmë. Sipas Hoxhës, nëse do kishte qenë një ngjarje më e mirëmenduar do ishte dërguar me dron dhe do ishte izoluar lënda plasëse.

“Është nën hetim. Duke mos qenë e sofistikuar të çon te mendimi se nuk është gjë madhe. E vërtetë është hedhur te vendi tek gjeneratori. Nëse nuk është e izoluar e ka efektin pak të dëmshëm. Vetëm zhurmë. Nëse do i ishte i izoluar do ishte shpërthim i fuqishëm. Ka shkuar në këmbë. Efekti nuk ka qenë i madh. Nëse do ishte i sofistikuar, çfarë kemi kapur herët e fundit, dronët. Ne kemi kapur dronët. Në Fushë Krujë nuk ka ndonjë të nivelit të lartë. Ai e çon me dron dhe e lë gjeneratorin mbi gjenerator. Është ngjarje që duhet marrë seriozisht, se është ide që ia çon të tjerëve.
I ndalur tek bastisjet në burgun e Durrësit, Hoxha tha se janë bërë me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme pa vënë në dijeni burgjet.”, tha ai.

Sipas Hoxhës, bastisje janë bërë në disa burgje dhe qëllimi ka qenë të hiqen telefonat.

“U lëshuan bastisjet. Bastisjet u bënë papritmas nga Drejtoria e Përgjithshme, pa njoftuar burgjet fare. Sepse burgjet kanë rrjetin e brendshëm dhe mund t’i njoftojnë. Fakti që erdhën nga Drejtoria e Përgjithshme. Ne kemi marrë vesh për burgun e Durrësit, por janë bërë në shumë burgje bastisjet sepse mbaruan zgjedhjet dhe duhen hequr telefonat. Janë provë telefonat.”, tha Hoxha.

The post Shpërthim me tritol në burgun e Fushë-Krujës, Artan Hoxha: Po të ishte serioz, tritoli do vinte me dron appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌