Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ambasada gjermane kritikon Serbinë për mosndëshkimin e autorëve të sulmit në Banjskë

By: fra nc
2 July 2025 at 16:31

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar ashpër ndaj Serbisë, duke e akuzuar për mungesë vullneti në ndjekjen penale të autorëve të sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ambasada gjermane rikujtoi një shprehje të njohur gjermane: “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren”, që do të thotë “së pari, pastroni para derës suaj”, duke i kërkuar Beogradit të fokusohet në drejtësi për aktet terroriste në vend të akuzave ndaj Kosovës.

“Fakti që udhëheqësi i vetëpranuar i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënpresidenti i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka pranuar publikisht përgjegjësinë, por vazhdon të lëvizë i lirë në Serbi, minon përpjekjet për ndërtimin e besimit në rajon,” thuhet në reagimin e ambasadës.

Deklarata e Berlinit erdhi pas një letre të Petar Petkoviçit, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili i kërkoi Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të ndalin “veprimet eskaluese” të Kosovës, duke iu referuar konkretisht ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ambasada gjermane nënvizon se ndonëse ka bërë thirrje të përsëritura ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur veprime që mund të rrisin tensionet, një qasje e barabartë është e domosdoshme.

“Thirrjet për ulje të tensioneve duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Sigurisht, nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër përgjegjësve për sulmin makabër në Banjskë,” thuhet më tej në deklaratë.

Për sa i përket ndërtimit të dy urave të reja në veri të Mitrovicës, me një kosto rreth 3 milionë euro, ambasada e cilësoi këtë projekt si një “veprim përshkallëzues”. Megjithatë, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të urave, deklaroi se ndërtimi bëhet në përputhje me ligjin dhe në funksion të interesave të qytetarëve, duke shtuar se do të hapet edhe ura kryesore mbi lumin Ibër.

Ndërkohë, disa nga personat e përfshirë në sulmin e shtatorit të kaluar, u panë më 28 qershor në një ngjarje publike në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, një fakt që ka shtuar kritikat ndërkombëtare për mungesën e përgjegjësisë ligjore në Serbi.

The post Ambasada gjermane kritikon Serbinë për mosndëshkimin e autorëve të sulmit në Banjskë appeared first on Euronews Albania.

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

By: Ela
1 July 2025 at 09:36

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit. Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, […]

The post Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë? appeared first on BoldNews.al.

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës serbe

1 July 2025 at 07:58

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit.

Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Por, nga autoritetet shtetërore të Serbisë nuk ka ende ndonjë reagim.

Duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiçin nga Mitrovica e Veriut, i cili është një prej 45 personave të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

Megjithatë, bazuar në informacionet publike në Serbi, ai nuk është i akuzuar për këtë vepër penale.

Radio Evropa e Lirë, bazuar në pamjet nga rrjetet sociale, arriti t’i identifikonte së paku 11 persona të mbledhur në disa grupe, anëtarët e të cilëve ishin të veshur me këmisha të njëjta ngjyrë jeshile.

Sipas fotografive dhe videove të disponueshme, këto grupe qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë dhe afër njësive të policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës serbe appeared first on Euronews Albania.

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

1 July 2025 at 07:46

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit.

Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, nga autoritetet shtetërore të Serbisë nuk ka ende ndonjë reagim.

Duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin nga Mitrovica e Veriut, i cili është një prej 45 personave të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

Megjithatë, bazuar në informacionet publike në Serbi, ai nuk është i akuzuar për këtë vepër penale.

Radio Evropa e Lirë, bazuar në pamjet nga rrjetet sociale, arriti t’i identifikonte së paku 11 persona të mbledhur në disa grupe, anëtarët e të cilëve ishin të veshur me këmisha të njëjta ngjyrë jeshile.

Sipas fotografive dhe videove të disponueshme, këto grupe qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë dhe afër njësive të policisë.

Dy protesta me qëllime të kundërta

Më 28 qershor, në Beograd u mbajt një protestë e organizuar nga studentët në bllokadë.

Sipas vlerësimeve të Arkivit të Tubimeve Publike, rreth 140.000 njerëz u mblodhën në Sheshin Sllavija, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe largimin e të ashtuquajturit “Qacillend”.

Fjala është për një kamp me tenda, që u ngrit para tre muajsh në Parkun e Pionierëve, rreth një kilometër larg Sheshit Sllavija.

Në anën tjetër të këtij parku gjendet Presidenca e Serbisë.

Në kamp janë vendosur disa studentë që “duan të mësojnë” dhe që kërkojnë rihapjen e fakulteteve, të bllokuara tash e shtatë muaj nga studentët protestues.

Bllokada e tyre nisi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku për pasojë 16 persona humbën jetën.

Grupit në Parkun e Pionierëve iu bashkuan edhe disa ish-anëtarë të “Beretave të Kuqe” – një formacion i shpërbërë për shkak të lidhjeve me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, në vitin 2003.

Me kalimin e kohës, zona u rrethua me gardhe metalike dhe u vendos nën mbrojtjen e policisë.

Ndërsa turma bllokonte Sheshin Sllavija dhe rrugët që çonin atje, mbështetësit e pushtetit në Parkun e Pionierëve organizuan një “mbrëmje letrare”.

Atyre iu bashkuan edhe udhëheqësit kryesorë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiqit, përfshirë edhe vetë Vuçiqin në një moment.

Mes tyre ishte edhe Dragosllav Bokan, ish-udhëheqës i grupit paramilitar “Beli orlovi”, dhe Goran Radosavleviq Guri, ish-gjeneral i policisë, i cili është i lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi – dy shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova – në vitin 1999.

Por, ata nuk ishin të vetmit.

Të rinjtë me këmisha jeshile

Ndërsa politikani opozitar serb, Gjorgje Miketiq, ndau në rrjetin social X një fotografi me tre burra dhe pyeti nëse ishin persona nga Banjska, disa media në gjuhën shqipe raportuan se në grupet në Parkun e Pionierëve ishin edhe katër persona të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Aktakuza u ngrit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku u vra oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Grupin, sipas vetë pranimit të tij, e udhëhoqi Millan Radoiçiq, i cili më parë njihej si biznesmen nga Kosova.

Radoiçiq dhe disa anëtarë të grupit që kreu sulmin, pas përleshjeve të armatosura, u tërhoqën në territorin e Serbisë.

Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

Ai është në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, për të cilat Radio Evropa e Lirë konstatoi se janë bërë më 28 qershor pranë Parkut të Pionierëve.

Vuçetiq, përndryshe, ka një profil të hapur në Facebook, ku shpesh poston fotografi me familjen, nga palestra apo kafeneja.

Në rrjetet e tij sociale, ai shihet me të njëjtën këmishë jeshile. Por në vitin 2010, për shembull, ai dukej edhe me një xhaketë me simbole të Obraz-it – një organizatë ultra-djathtiste që Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ndaloi në vitin 2012, për shkak të, siç u tha, diskriminimit ndaj pakicave dhe përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

Shtatë vjet më herët, Ministria e Brendshme e Serbisë e etiketoi Obraz-in si organizatë klero-fashiste.

Nga 45 të akuzuarit prej autoriteteve kosovare, vetëm tre anëtarë të grupit janë aktualisht në gjyq në Kosovë.

Vuçetiq dhe numri më i madh i të akuzuarve të tjerë janë në arrati dhe për ta është lëshuar një urdhër arrestimi nga ana e Interpol-it.

Heshtje në Serbi, ndërsa Kurti akuzon

Për pretendimet se në grup gjendeshin edhe tre persona të tjerë të kërkuar, Millorad Jevtiq Miqko, Zharko Cvetkoviq dhe Vukashin Jarediq, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të gjente dëshmi të pavarura bazuar në mjetet forenzike.

REL-i pyeti Ministrinë e Brendshme të Serbisë nëse i ka identifikuar personat që gjendeshin pranë brigadës së policisë, si dhe çfarë masash ka marrë lidhur me urdhrin ndërkombëtar të arrestimit për Vuçetiqin dhe të tjerët – të lëshuar nga Interpol-i në dhjetor të vitit 2023, me kërkesë të Kosovës. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti më 30 qershor se personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, duhet të ekstradohen në Kosovë.

“Tani, të njëjtët njerëz janë më afër presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq] sesa sigurimi i tij. Kjo tregon se kishim të drejtë kur thamë se ky grup kriminal dhe terrorist udhëhiqet dhe financohet nga Beogradi dhe se nuk është një grup huliganësh. Këta janë njerëz që janë trajnuar në Serbi, kanë marrë urdhra nga atje dhe kanë kryer agresion ndaj Kosovës”, u tha Kurti gazetarëve.

Çfarë thotë aktakuza?

Nga 45 të akuzuarit, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë në paraburgim në Kosovë dhe gjykimi i tyre është duke vazhduar.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, për lehtësimin dhe financimin e kryerjes së terrorizmit dhe pastrimit të parave, ndërsa i gjithë grupi akuzohet se me përdorim të dhunës dhe armëve të rënda, ka tentuar të ndajë pjesën veriore të Kosovës – ku gjenden komunat me shumicë serbe – dhe ta bashkojë atë me Serbinë.

Aktakuza e përshkruan Radoiçiqin si “udhëheqës të grupit terrorist”.

Thuhet se më 24 shtator të vitit 2023, pasi bllokoi rrugën për në urën e fshatit me dy kamionë, ai dhe pjesëmarrësit e tjerë u fshehën dhe sulmuan oficerët e Policisë së Kosovës që shkuan për t’i larguar kamionët dhe për të liruar rrugën.

Në sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën policët: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Sipas aktakuzës, sulmi zgjati deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e grupit iku përmes rrugëve malore drejt Republikës së Serbisë”.

Në aktakuzë thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme nga Serbia, përmes rrugëve malore, me dhjetëra makina, disa prej të cilave të blinduara dhe të ngarkuara me armë të rënda, municione, raketahedhës, eksplozivë, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje të tjera ushtarake logjistike.

Sipas aktakuzës, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 24 shtator, 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë, Radoiçiq siguroi të ardhura në mënyrë indirekte, shumica e të cilave u përdorën për armë të rënda, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike dhe pagesë të pjesëmarrësve në grup. /REL/

The post Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë? appeared first on Telegrafi.

Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi

29 June 2025 at 21:30

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të grupeve të krimit të organizuar në Serbi nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit.

Në një postim në Facebook, Musliu akuzon presidentin serb për instrumentalizimin e grupit të njohur të Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të shtypur protestën studentore në Beograd më 28 qershor 2025.

Në tekstin e titulluar “Krimi si shtet: Si e përdor Vuçiq grupin e Radoiçiqit për të sunduar”, Musliu denoncon atë që e cilëson një regjim autoritar, i bazuar në frikë, dhunë dhe aleanca me elemente kriminale.

Ai thekson se Vuçiq jo vetëm që ka lejuar aktivitetin e grupit të Radoiçiqit në Serbi, por edhe i ka mobilizuar ata për të sulmuar protestuesit, përfshirë studentët që kërkojnë reforma demokratike.

Sipas Musliut, kjo është një “paradoks tronditës”, duke vënë në dukje se ndërsa Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për krime të rënda, ai në Serbi shërben si mburojë për regjimin autoritar.

“Vuçiq e sulmoi Kosovën me grupin terrorist të Radoiçiqit; sot, me të njëjtin grup, po sulmon studentët në Serbi dhe po e mirëmban atë për sulme të tjera, ku dhe kurdo që i duhet,” paralajmëron Musliu, duke e konsideruar këtë një kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Ai e cilëson situatën si shkelje të rënde të standardeve demokratike, që mund të krijojë precedent për udhëheqës autoritarë të tjerë në Ballkan.

“Është e papranueshme që në zemër të Evropës, në vitin 2025, të tolerohet bashkëpunimi i një qeverie me elemente terroriste dhe krimin e organizuar për të shtypur zërin e qytetarëve dhe për të sulmuar shtete të tjera,” shkruan Musliu.

Ai bën thirrje për reagim të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke paralajmëruar se heshtja sot inkurajon më tej regjimin e Vuçiqit dhe grupet kriminale që ai përdor./Telegrafi/

The post Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi appeared first on Telegrafi.

“Detonimi ma humbi balancën”, polici rrëfen se si e larguan trupin e Afrim Bunjakut nga vendngjarja në “Banjskë”

12 June 2025 at 13:58

Zyrtari policor Elez Peci, derisa dëshmoi të enjten para Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngjarjen e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, tha se ky sulm ishte tipik ushtarak dhe i financuar direkt nga Serbia. Ai tregoi se si e kishin larguar trupin e rreshterit nga vendi ku po sulmoheshin pa ndalë, e ku kishte shpërthime të fuqishme.

“Sulmi që ka ndodh ndaj nesh është sulm tipik ushtarak i trajnuar fort mirë. Nuk jam ballafaquar asnjëherë në jetën time me kёso sulmi dhe i financuar shumë mirë qe besa. Sepse armatimi që ka qenë nuk mundet me u ble në treg. Pra, është i financuar direkt prej Serbisë”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Peci tha se në ditën kritike është njoftuar përmes radio-lidhjes nga Njësia për ndërhyrje të shpejtë se në urën e fshatit Banjskë, janë vendosur dy kamionë të mbushur me rërë dhe të njëjtit kanë bllokuar hyrjen në fshat.

“Rreth orës 2:30, nëpërmes radio-lidhjes është njoftu dhoma komanduese nga Njësia e ndërhyrjes së shpejtë kufitare se në fshatin Banjskë, në hyrje të fshatit, saktësisht mbi urë, janë vendosur dy kamionë, domethënë është bllokuar hyrja, të cilët kamionë janë të mbushur me rërë”, tha dëshmitari.

Polici tha se së bashku me rreshterin tani të ndjerë Afrim Bunjaku, Fahri Shalën dhe Sadet Dushën ishin nisur me veturat e policisë të tipit Toyota dhe Skoda.

Gjatë rrugës për në fshatin Banjskë, ai tha që kishin parë një veturë të tipit “Glof 3”, në të cilën pas kontrollimit në ulësen e pasagjerit kishin gjetur një antenë të radio-lidhjes së policisë.

“E kemi ndalë dhe kemi bë verifikimin, kemi kontrolluar automjetin dhe në karrigen e pasagjerit. Kemi gjet një antenë të radio-lidhjes së Policisë. Por, pasi që personi në fjalë nuk ishte i kërkuar, i kemi marrë të dhënat dhe jemi nisë, sepse e kemi ditë që i kemi kolegët në fshatin Banjskë”, shtoi tutje dëshmitari.

Gjatë dëshmisë së tij, Peci tha që pasi kanë arritur në fshatin Banjskë ka vërejtur që diçka nuk është në rregull.

“Kur jemi shku në Basnjkë diku afër, pa u afru te kamionët, saktësisht afër 20 metra, i kemi ndalu automjetet në anën e majtë të rrugës dhe i kemi ndalë një pas një. Edhe kena vazhdu përpara në drejtim të kolegëve tonë, të cilët kanë qenë prapa kamionëve duke e monitoruar situatën. Gjatë rrugëtimit e kam vërejt se diçka nuk është në rregull, e kam pa që në fshat ishte shumë terr, pak ndriçim, e rruga nga shkonim me ndriçim shumë të fortë”, shtoi ai.

Polici Peci shtoi që pasi që iu është afruar kolegëve, u ka thënë që të shpërndahen sepse mund të jetë kurth.

“Kur jemi afru ngat kolegëve tonë te kufiri, afër 2–3 metra, unë kam dyshu dhe kam thënë: “Po shpërndahemi, se mundet me qenë kurth”, tha Peci.

Po ashtu, Peci shtoi që duke shkuar në drejtim të përroit të njohur si “Reka e Banjskës” ka ndodhur një shpërthim shumë i fortë, i cili ka pasuar menjëherë me të shtëna të armëve.

“Në atë moment ka ndodh një detonim shumë i fortë, aq i fortë sa që edhe ma ka humbur edhe balancin. E kam marrë veten, por detonimi ka pasuar menjëherë me të shtënat e armëve të kalibrave të ndryshëm”, shtoi dëshmitari.

Sipas tij, pas kësaj filluan që të sulmonin mbrapsht, mirëpo ata nuk ishin të barabartë as për nga numri dhe as për nga armatimi.

“Momentin kur jemi sulmuar, unë, siç thashë, e kam marrë veten. Sakrificat na kanë bërë me qenë të fortë, edhe kam fillu me mbrojt veten dhe kolegët duke shtënë në drejtim. Në këtë rast, të terroristëve. Mirëpo, ishim të pabarabartë, si në numër, ashtu edhe në armatim”, tha dëshmitari.

Gjithashtu, ai tregoi edhe për momentin e tërheqjes së trupit të rreshterit tani të ndjerë, ku tha që kanë hasur në vështirësi dhe që të shtënat nuk janë ndalë asnjëherë.

“Atëherë, kur i kam shti duart te krahu i rreshterit, më janë nxehë duart dhe e kam vërejt që është gjak. Ia kam hequr, se kam thënë: mos po e lëndoj dhe e kam kap për krahësh te antiplumbi deri te dera e automjetit. Por, për shkak të peshës dhe pajisjeve, nuk kam mundur me ngrit. Një koleg tjetër e ka kapë, e kemi tërheq dhe e kemi vendos prapa në karrige, ku dhe ia kam hequr antiplumbin për shkak të peshës dhe se e njëjta ishte krejt gjak”, tha Peci.

Polici rrëfeu se që pasi e vendosën rreshterin në veturë, ai dhe polici Mirsad Kryeziu u ulën përpara, mirëpo për shkak se të shtënat nuk ndaleshin asnjëherë, goma e veturës u shpërthy.

“Jam hyp në ulësen e pasagjerit, ndërsa kolegu Mirsadi nga shoferi, por të shtënat nuk ndaleshin. Derisa u sill për drejtim të Mitrovicës, dëgjoheshin që gjuanin dhe kur morëm rrugën, Mirsadi tha që ma shpërthyen gomën”, tha dëshmitari.

Seanca do të vazhdojë në sesionin e pasdites, me dëgjimin e dëshmitarëve të radhës.

The post “Detonimi ma humbi balancën”, polici rrëfen se si e larguan trupin e Afrim Bunjakut nga vendngjarja në “Banjskë” appeared first on Telegrafi.

“Banjska”, dëshmi të tjera/ Polici Kryeziu rrëfen si e pa vrasjen e kolegut Bunjaku

By: Re Nato
11 June 2025 at 17:05

Polici i Kosoves Mirsad Kryeziu ka rrefyer detaje të momenteve të përplasjes me grupin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, kur ku vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në dëshminë perpara gjykates, Kryeziu ka treguar se si kishte parë të gjakosur rreshterin Bunjaku dhe se si kishte nisur ta tërhiqte drejt makines, kur eshte plagosur edhe vet.

“Për një moment jam larguar nga kamioni dhe jam nisur në drejtim të policëve. Gjatë shkuarjes kam vërejtur se njëri nga pjesëtarët tonë, që ishte Afrim Bunjaku, ishte i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me gjak, ai ishte i plagosur në fyt dhe gjakderdhja ishte e madhe. Ju afrova afër po e kisha të pamundur t’i ndihmoj sepse në drejtimin tonë gjuajtjet ishin të parreshtura. E kam tërhequr Afrimin nga vija dhe kam filluar të gjuaj në drejtim të fshatit edhe në pjesën e Manastirit.”

Polici Kryeziu rrefen se si bashkepunoj me koleget e tjere per te terhequr trupin e policit te rene ne detyre.

“Gjatë gjuajtjes sime me armë filluan edhe kolegët e tjerë që të gjuanin në drejtim të tyre. Pasi ishte aty njëri nga kolegët tanë që e pata lënë në veturë, kam kërkuar nga ai që të afrohet dhe ta largojmë rreshterin. Aty më ka treguar se edhe një pjesëtar tjetër i yni është i plagosur.”

Gjate deshmise se policit Kryeziu, ne salle ndodheshin të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zvecanit, serbet Dushan Maksimoviç, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç.

Kryeziu është polic i stervitur për ndërhyrje të shpejta në kufi, sipas te cilit armët që grupi terrorist në Banjskë i ka përdorur kundër Policisë së Kosovës mund të organizohen vetëm nga struktura ushtarake.

Para tij, ne fillim te kesaj jave dëshmuan dy zyrtarët policorë, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri.

Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 serbve të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë

By: Ela
10 June 2025 at 15:54

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës […]

The post Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë appeared first on BoldNews.al.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë

10 June 2025 at 15:37

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë.

Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.

Dyshimet e autoriteteve serbe për këtë vepër i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ai aktualisht ndodhet në Suboticë dhe se “është mirë”.

Por, duke folur një ditë më herët për gazetarët në Prishtinë, Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tre vjet dhe se ai jeton në Gjermani.

Ai ka thënë se ka paraqitur disa prova që, sipas tij, do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast dhe me pretendimet e avokatit.

As Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur është larguar Spahiu nga shërbimi.

Spahiu është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.

Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd./REL/

The post Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë appeared first on Telegrafi.

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës tre nga serbët e akuzuar

By: user 11
9 June 2025 at 09:04

Gjykimi kundër tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, do të vazhdojë sot me seancën e dytë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Në seancën e parë të mbajtur në prill për rastin e sulmit në këtë fshat në veri të Kosovës, tre të akuzuarit Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç, u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Gjatë asaj seance, avokati i familjes së rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau Bunjakun.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar. Për Radoiçiç dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiç akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash. Gjykata theksoi në prill se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë.

Në seancën e parë në prill, pas deklarimit për fajësinë nga tre të akuzuarit, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të dëshmohet se sulmi ishte i paraplanifikuar dhe se grupi ishte “i mirëorganizuar”. Gjatë shfaqjes së videove të marra nga dronët në ditën e sulmit, Abazi tha se nga sulmi kishin mbetur të dëmtuara edhe shtëpitë e qytetarëve të asaj zone.

Tre të akuzuarit i mohuan akuzat dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza. Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale. Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale. Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij. Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet. Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./ REL

The post Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës tre nga serbët e akuzuar appeared first on Lapsi.al.

Sulmi në Banjskë/ Dalin sot para gjykatës në Kosovë 3 prej serbëve të akuzuar

By: user7
9 June 2025 at 09:04

Gjykimi kundër tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, do të vazhdojë sot me seancën e dytë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Në seancën e parë të mbajtur në prill për rastin e sulmit në këtë fshat në veri të Kosovës, tre të akuzuarit Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç, u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Gjatë asaj seance, avokati i familjes së rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau Bunjakun.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar. Për Radoiçiç dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiç akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash. Gjykata theksoi në prill se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë.

Në seancën e parë në prill, pas deklarimit për fajësinë nga tre të akuzuarit, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të dëshmohet se sulmi ishte i paraplanifikuar dhe se grupi ishte “i mirëorganizuar”. Gjatë shfaqjes së videove të marra nga dronët në ditën e sulmit, Abazi tha se nga sulmi kishin mbetur të dëmtuara edhe shtëpitë e qytetarëve të asaj zone.

Tre të akuzuarit i mohuan akuzat dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza. Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale. Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale. Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij. Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet. Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./ REL

The post Sulmi në Banjskë/ Dalin sot para gjykatës në Kosovë 3 prej serbëve të akuzuar appeared first on Lapsi.al.

Sulmi terrorist në Banjskë: Tre serbë dalin sot para drejtësisë

9 June 2025 at 08:57

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës. Në këtë sulm, u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Lajmin e bëri të ditur avokati Arianit Koci, i cili përfaqëson familjen e rreshterit Bunjaku.

“Këtë javë zhvillohet një nga gjykimet më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës: procesi ndaj personave të akuzuar për sulmin terrorist në Banjska, ku heroikisht humbi jetën polici Afrim Bunjaku duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës,” shkroi Koci. Në seancën e fundit, tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, u paraqitën para trupit gjykues dhe deklaruan pafajësinë për akuzat, përfshirë terrorizmin.

Ata janë pjesë e një grupi prej 45 personash të akuzuar për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, që dyshohet të jetë organizuar dhe drejtuar nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ndaj 42 të tjerëve, përfshirë Radoiçiqin, po zhvillohen procedura në mungesë, pasi janë në arrati. Ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL dhe autoritetet kosovare vazhdojnë kërkesat për ekstradimin e tyre nga Serbia.

Aktakuza ndaj grupit u ngrit më 11 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe përfshin akuza për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe krime të tjera të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

The post Sulmi terrorist në Banjskë: Tre serbë dalin sot para drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë

29 May 2025 at 22:58

Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të formojnë sa më parë qeverinë e re, duke e cilësuar këtë si urgjente.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për tensionet në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, mirëpriti Gerard McGurk si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë paraqitjes së raportit të tij të parë në Këshillin e Përhershëm.

Në deklaratën e tij, Ambasadori Holland falënderoi për prezantimin dhe raportin gjithëpërfshirës të Misionit dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për punën e tij në një kontekst të vështirë politik dhe të sigurisë.

Ai mirëpriti mbajtjen paqësore dhe konkurruese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në shkurt, si dhe rolin mbështetës të OSBE-së ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, nënvizoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret zgjedhjet parlamentare paqësore dhe konkurruese të mbajtura në Kosovë në shkurt, dhe mbështetjen e rëndësishme që Misioni i ofroi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne vazhdojmë t’u nënvizojmë bashkëbiseduesve në Kosovë urgjencën e formimit të qeverisë”, tha Holland, theksohet në një njoftim në web-faqen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasadori britanik shprehu shqetësimin për nivelin e tensioneve në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë. Ai theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të këtyre komuniteteve dhe të përmbushë angazhimet si shtet multietnik dhe gjithëpërfshirës.

Mbretëria e Bashkuar kërkoi drejtësi për aktet e dhunës dhe bëri thirrje që Serbia të bashkëpunojë në hetimin e sulmeve ndaj KFOR-it dhe incidentit në Ibër-Lepenc.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmet e vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjska, dhe të përmbushë premtimin e saj për të bashkëpunuar në hetimin e sulmit në Kanalin Ibër-Lepenc”, tha Holland, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas Ambasadorit Holland, moszbatimi i marrëveshjeve ndikon negativisht në jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.

Në fjalën e tij, Ambasadori britanik vlerësoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe sigurinë e gazetarëve, duke mbështetur aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.

Holland riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran dhe theksoi përkushtimin për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë angazhimin e të Dërguarës së Posaçme Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.

The post Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë appeared first on Telegrafi.

Sigurimi i Radoiçiqit shkaktoi aksident me fatalitet në Serbi – i kërkuari për sulmin terrorist në Banjskë mbi ligjin

16 May 2025 at 08:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 mars të vitit 2025, kur një aksident trafiku ka shkaktuar vdekjen e nënës së një prej drejtuesve të policisë së Beogradit, Serbi.

Aksidenti u shkaktua nga një automjet që bënte pjesë në kolonën e sigurisë së Milan Radoiçiqit, një figurë e lidhur me qeverinë serbe dhe i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.

Përgjegjësi i dyshuar për aksidentin është Milosh Milenkoviq, 29-vjeçar nga Leposaviqi, i cili është një nga të akuzuarit për terrorizëm në Banjskë, shkruan portali radar.

Pas aksidentit, Milenkoviq u ndalua nga policia dhe u testua për alkool, por nuk u gjetën substanca të tilla. Ai ka pranuar fajësinë për veprën e tij.

Megjithatë, nuk ka të dhëna se ai është testuar për drogë, dhe nuk është bërë ndonjë kontroll i automjetit të tij apo të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Një tjetër automjet, një BMW X5 me targa të huaja, ka qenë i përfshirë në aksident, por shoferët e tij nuk janë identifikuar dhe nuk ka informacione nëse janë marrë në pyetje nga policia.

Ky incident ka nxitur shqetësime për ndikimin e lidhjeve të ngushta politike dhe mungesën e transparencës në hetimet e tilla.

Në përgjigje të pyetjeve të dërguara nga mediat, Prokuroria e Brusu ka konfirmuar se është hapur një hetim ndaj Milenkoviq për veprën e “krimeve të rënda kundër sigurisë publike”, dhe është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së viktimës. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur reagime publike nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ky rast ka nxitur kritika për mospërfilljen e ligjit ndaj individëve të lidhur ngushtë me pushtetin, duke theksuar nevojën për një sistem të drejtësisë që funksionon pa dallim dhe që mbron të drejtat e të gjithëve. /Telegrafi/

The post Sigurimi i Radoiçiqit shkaktoi aksident me fatalitet në Serbi – i kërkuari për sulmin terrorist në Banjskë mbi ligjin appeared first on Telegrafi.

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

22 April 2025 at 21:47

Janë publikuar për herë të parë pamje ekskluzive nga ndërhyrja e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ku ky njësi ishte forca e parë që reagoi ndaj grupit të armatosur serb.

Pamjet tregojnë momentet e para të mbërritjes së autoblindës së njësisë speciale në zonë, përballë një grupi prej mbi 100 terroristësh serbë të pozicionuar në fshatin Banjskë.

Reagimi i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë nuk u ndal vetëm me pozicionimin fillestar.

Përkundrazi, njësia vazhdoi shkëmbimin e armëve me grupin e armatosur në mënyrë të organizuar dhe profesionale, për rreth pesë orë pa ndërprerje – që nga orët e para të mëngjesit deri në zbardhje të ditës.

Pamjet e publikuara dëshmojnë përballjen e afërt me terroristët, ku luftimet janë zhvilluar nga një distancë prej vetëm disa metrash, duke vënë në pah përkushtimin dhe vendosmërinë e pjesëtarëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.

Pamje TEVE1.

The post Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë appeared first on Telegrafi.

Sulmi terrorist në Banjska, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit

PRISHTINE, 17 prill/ATSH/ Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësore për rastin e sulmit terrorist në Banjska të Zveçanit ndaj tre të akuzuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Në këtë seancë u dëgjuan fjalët hyrëse të prokurorit, Naim Abazi, të mbrojtjes dhe palëve të dëmtuar si të akuzuarve.

Në deklaratën e tij hyrëse, prokurori Abazi tha se provat që ata kanë në dispozicion tregojnë se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte i planifikuar dhe mirë i organizuar.

Ai tha synimi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i rendit kushtetues, cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e komunave veriore të Kosovës.

Mbrojtja e palëve të dëmtuara nga kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit që ishin prezentë në gjykatore sot, dhe gjykim në mungesë për 42 të tjerët që janë në arrati.

Prokuroria para gjykatës sot prezantoi video-incizime, fotografi dokumente dhe vërtetime të cilat dëshmojnë për planifikimin dhe përfshirjen e personave të akuzuar për sulmin terrorist.

Ndër provat më të rëndësishme, ai përmendi edhe video dhe incizime të takimit të datës 13 tetor 2021, të mbajtur në Rashka të Serbisë, ku prezent ishin krerët shtetërorë serbë, përfshirë edhe kreun e grupit terrorist, Milan Radoiçiq.

Prokurori Abazi si prova paraqiti edhe fotografi në të cilat shihej armatim përfshirë armë automatike të gjata, snajper, mina,  granata dhe mjete tjera shpërthyese.

Në dorën e prokurorisë ndodhen edhe provat elektronike radio të koduara, telefona satelitor që ishin përdorur me qëllim të planifikimit për realizimit të sulmit terrorist.

Prokurori special, Naim Abazi tha se provat dëshmojnë se grupi terrorist serb ishte mirë i organizuar dhe i ushtruar për të kryer sulmin terrorist.

Abazi tha se provë tjetër me rëndësi është edhe video-incizimi nga kamerat e vendosura nga automjetet zyrtare dhe dronët e policisë së Kosovës, ku vërtetohet sulmi me armë dhe raketahedhës.

 

Prokuroria ka arritur të sekuestrojë prova që do të shqyrtohen gjatë shqyrtimit gjyqësor, sikurse janë hartat topografike të veriut të Kosovës, pozicione me ngjyrë në lokacionet e Banjskës.

prokurori i Specializuar, Naim Abazi para trupit gjykues ka paraqitur prova dhe dëshmi për tre të akuzuarit që sot dolën para gjykatës.

Prokuroria në fjalën hyrëse tha se i pandehuri, Blagoje Spasojeviq ishte pjesë përbërëse e strukturës së organizuar të grupit terrorist.

Prokuroria si dëshmi  tjetër para trupit gjykues paraqiti edhe fotografinë e të akuzuarit Vladimir Toliq i cili ishte plagosur në vendin e ngjarjes i cili edhe ishte arrestuar aty.

Ndërsa, sa i takon të pandehurit, Dushan Maksimoviq, prokurori i specializuar tha se bazuar në prova që kanë siguruar ai kishte ndihmuar në mënyrë aktive grupin terrorist.

Në fjalën e tij hyrëse, Arianit Koci, avokati i familjes së rreshterit që mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, Afrim Bunjaku, në fjalën hyrëse kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit dhe gjykim në mungesë për të akuzuarit tjerë qç ndodhen në arrati.

Burgim të përjetshëm për të akuzuarit kërkoi edhe avokati i policit Alban Rashiti, Naim Rudari.

I akuzuari për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij, duke thënë se “askënd nuk e ka sulmuar”.

Kritika për aktakuzën pati mbrojtësi i të akuzuarit Spasojeviq, avokati Lubomir Pantoviq.

Edhe dy të akuzuarit e tjerë për sulmin terrorist, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre.

Edhe sot qysh në nisje të shqyrtimit gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë, të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Seanca e radhës për rastin Banjska do të mbahet më 9 qershor, nga ora 09:30. /KosovaPress/

The post Sulmi terrorist në Banjska, kërkohet burg i përjetshëm për tre të akuzuarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seanca e parë për sulmin në Banjskë, kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit

By: E.K
17 April 2025 at 14:25

Në seancën e parë për rastin e sulmit në Banjskë – që po mbahet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës – avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë nga sulmi, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Në fillim të seancës, të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan […]

The post Seanca e parë për sulmin në Banjskë, kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit appeared first on FaxWeb.

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

17 April 2025 at 10:38

Në Gjykatën Themelore e Prishtinës, Departamenti Special sot ka nisur shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska” kundër tre të dyshuarve, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi,  deklaroi se tre të pandehurit akuzohen për veprat terroriste, derisa tha se ky nuk është një gjykim i zakonshëm, transmeton Telegrafi.

“Përpjekjet për ndërtimin e Republikës, u vu në rrezik më shtator 2023, ku një grup kreu sulmet më të rënda terroriste në Komunën e Zveçanit. Ky sulm kishte një qëllim të qartë, shkëputjen e komunave të Republikës së Kosovës. Pasojat ishin vrasja e policit Afrim Bunjaku, plagosja e zyrtarëve policor, Alban, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu. Prokuroria Speciale do të paraqes prova dhe fakte, prokuroria do të prezantojë video dhe incizime ku vërtetohen takimet e para të grupit për kryerjen e veprave penale me të cilat ngarkohen të akuzuarit”, tha ai.

 

Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai aktualisht është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi. /Telegrafi/

The post Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme appeared first on Telegrafi.

Sulmi në Banjskë, të akuzuarit dalin sot para gjykatës

17 April 2025 at 07:53

Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër të akuzuarve Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Sulmi, i ndodhur në shtator të vitit 2023 në Zveçan, përfshiu një grup të armatosur serbësh që sulmoi Policinë e Kosovës, duke shkaktuar vdekjen e policit Afrim Bunjaku. Në përballjen me armë që pasoi, tre nga sulmuesit humbën jetën.

Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, duke i akuzuar ata për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale. Shumica e të akuzuarve, përfshirë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i konsideruar si përgjegjës për sulmin, ndodhen në arrati, shumica e tyre në Serbi.

Në seancën përgatitore të 9 tetorit 2024, Prokuroria kërkoi që gjykimi të fillonte edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Megjithatë, avokatët mbrojtës argumentuan se sipas ligjeve të Kosovës, diçka e tillë nuk është e lejuar, duke i detyruar gjyqtarin Arben Hoti të kërkonte mendimin e Gjykatës Supreme për interpretimin e ligjit. Deri tani, nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje.

Në seancën përgatitore, dy të akuzuarit, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë, ndërsa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiq, i cili është një figurë e njohur politike serbe dhe ka lidhje të ngushta me Beogradin.

Pjesëtarët e grupit të armatosur që morën pjesë në sulm, besohet se ndodhen të lirë në Serbi, duke i shtuar kompleksitetin e hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Ky rast mbetet një nga më të rëndësishmit për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke pasur parasysh natyrën e rëndë të akuzave dhe përfshirjen e individëve me lidhje të drejtpërdrejta me strukturat politike të Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi në Banjskë, të akuzuarit dalin sot para gjykatës appeared first on Euronews Albania.

Takim BE- Ballkani Perëndimor, Gërvalla: Kosova e përkushtuar për t’i zbatuar marrëveshjet

By: Mirgen
13 April 2025 at 22:01

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar për takimin në Luksenburg me ministrat e jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka thënë se është koha për veprim, sepse Kosova meriton mbështetje të qartë në rrugën rejt BE-së dhe NATO’s. “Koha për veprim, Republika e Kosovës […]

The post Takim BE- Ballkani Perëndimor, Gërvalla: Kosova e përkushtuar për t’i zbatuar marrëveshjet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌