Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Marketing i rremë me emrin e mjekut Myftar Barbullushi

7 August 2025 at 13:25

Pretendimi: Ky produkt i rekomanduar nga mjeku Myftar Barbullushi shëron diabetin për 10 ditë

Verdikti: E pavërtetë, skemë mashtrimi

————————————–

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shqipfolëse duket se tregon gazetaren shqiptare Eni Vasili duke folur për “një truk 30 sekondësh që ul nivelin e sheqerit 3 herë më shpejt se çdo gjë tjetër” të demonstruar nga doktor Myftar Barbullushi, i cili “çmendi Europën.”

Sipas videos, kompanitë farmaceutike fshinë pamje të ketij truku nga interneti për të ruajtur përfitimet e tyre. Më tëj, vetë miliarderi Elon Musk pretendohet se ka konfirmuar se ky truk përdoret nga astronautët e SpaceX për të mbajtur nivelin e sheqerit.

Në pjesën e dytë të videos, duket se mjeku Myftar Barbullushi rekomandon në një fjalim të stërgjatur dhe të hallakatur, që shikuesit të klikojnë një link poshtë videos për të mësuar më shumë. Ai paralajmëron gjithashtu se ata nuk duhet të vonohen sepse video mund të fshihet nga çasti në çast.

Megjithatë, e gjithë video dhe narrativa e saj janë të rreme. Ato janë krijuar për një skemë mashtrimi që ka për qëllim shitjen e një produkti.

Ndër të parat shenja që kjo video nuk është autentike spikat shqipja e çalë e të dy folësve, “Vasili” dhe “Barbullushi.” Gjithashtu, zëri i “Vasilit” nuk i përngjan zërit të vërtetë të gazetares.

Kjo na bën të dyshojmë se video është manipuluar me anë të teknologjisë deepfake, e cila manipulon shprehitë e fytyrës. Videos së manipuluar me deepfake i është shtuar audio.

Vetë Barbullushi ka njoftuar se video është e rremë, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.

The post Marketing i rremë me emrin e mjekut Myftar Barbullushi appeared first on Faktoje.al.

Skemë mashtrimi oferta pothuajse falas e çantave “The Nоrth Fаcе”

5 August 2025 at 13:10

Pretendimi: Nëse plotëson formularin në këtë faqe, mund të marrësh një çantë shpine The Nоrth Fаcе Borealis pothuajse falas 

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

——————————————

Një llogari në Facebook pretendon se përdoruesit mund të përfitojnë një çantë të markës “The North Face” pothuajse falas nëse plotësojnë një formular.

Postimi pretendon se një punonjës i kompanisë Balkan Sport, pas pushimit nga puna, ka vendosur të zbulojë skemën që mund të ofrojë një produkt kaq cilësor nga magazinat e dyqanit përmes formularëve të fshehtë.

Në realitet, kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi. 

Profili jep një link në komente ku duhet të plotësoni një anketë për t’u kualifikuar, por faqja nuk ka të bëjë fare me kompaninë Balkan Sport. 

Në komente, ka disa përdorues që thonë se janë të habitur që kanë përfituar nga kjo super mundësi. Këto komente janë pjesë e mashtrimit.

Nëse vërejmë historinë e ndryshimeve të postimit, vërejmë se në një version të mëparshëm ai pretendonte se vetë profili që e ka postuar kishte punuar në Balkan Sport. Më pas, postimi është ndryshuar për të pretenduar se burri i profilit kishte punuar në dyqan.

Më tej, profili që ka bërë postimin është shumë i ri, i krijuar më 1 gusht. Me gjasa, ai është një profil i rremë, i krijuar vetëm për t’i shërbyer kësaj skeme mashtrimi.

Më tej, duke përdorur motorin e kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i çantës që shoqëron postimin shfaqet në versione të ndryshme në rrjet, në postime të ngjashme me atë të mësipërmin, por në gjuhë të ndryshme, dhe duke përdorur emrin e dyqanevendryshme.

Këto postime janë njësoj skema mashtrimi të krijuara për të shënjestruar grupe të ndryshme përdoruesish që mund të dërgojnë para në adresa personale me mendimin se po bëjnë një blerje të leverdisshme.

The post Skemë mashtrimi oferta pothuajse falas e çantave “The Nоrth Fаcе” appeared first on Faktoje.al.

Këshilla të rreme për produktin që pretendohet se rikthen shikimin

4 August 2025 at 14:49

Pretendimi: Ky produkt i rekomanduar nga Ylli Merja ripërtërin shikimin

Verdikti: E pavërtetë, skemë mashtrimi

—————————————————–

Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si një portal i mirëfilltë lajmesh pretendon se “një profesor i njohur nga Shqipëria do t’ju tregojë se si arritjet moderne mjekësore mundësojnë rikthimin e shikimit në vetëm një muaj pa dalë nga shtëpia dhe si të ktheni shikimin e qartë përgjithmonë, duke shmangur verbërinë.”

Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë tek produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Artikulli reklamë, për t’i dhënë më shumë besueshmëri vetes, është i ndërtuar si një intervistë me farmacistin shqiptar Ylli Merja.

Megjithatë, një kërkim i thjeshtë me fjalë kyçe zbulon se Merja nuk ka folur ndokund për këtë produkt.

E tërë intervista, ashtu si dhe faqja, është e stisur me qëllim shitjen e një produkt që pretendohet se rikthen shikimin për vetëm 3900 lekë.

Çuditërisht, faqja nuk liston përbërësit e produktit, por thekson vetëm se ato janë natyralë.

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, Faktoje ka treguar se si portalet po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur mjekë të rremë, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit online.

The post Këshilla të rreme për produktin që pretendohet se rikthen shikimin appeared first on Faktoje.al.

E rreme intervista ku Ilir Alimehmeti rekomandon trajtimin kundër parazitëve

25 July 2025 at 15:04

Pretendimi: Ilir Alimehmeti këshillon në një intervistë trajtimin ndaj parazitëve

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————-

Reklamimi i medikamenteve në formën e këshillave mjekësore nga mjekë të rremë është një nga format e dizinformimit të qëllimshëm në rrjet. I tillë është dhe artikulli që shfaqet në Facebook, nën titullin “Rrëfimi tronditës i patologut: 9 nga 10 persona që kanë ndërruar jetë, janë plot me parazitë. Parazitët janë shkaku i vdekjes në 78% të rasteve! Ka shpëtim, por të gjithë heshtin për të! Kush përfiton nga kjo?”

Artikulli pretendon se mjeku Ilir Alimehmeti sugjeron një preparat për trajtimin e parazitëve. 

Faqja është ndërtuar për t’i përngjasuar një medie të mirëfilltë. Shkrimi është ndërtuar në formën e një interviste me mjekun e njohur.

Megjithatë, në brendësi të ‘artikullit’, të gjitha rrugët të çojnë tek një produkt, të cilin mund ta blejë dhe vetë lexuesi për vetëm 9,400 lekë, ose 4,700 lekë me ulje.

Artikulli pretendon se Ilir Alimehmeti është patolog në Spitalin e Parë Klinikë të Tiranës, por Alimehmeti është mjek epidemiolog klinik dhe jo patolog.

Vetë Alimehmeti ka njoftuar në Maj 2024 se intervista është e rremë, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.

“Tjetër mashtrim që përdor jo vetëm emrin tim, por edhe logon e medias Newsbomb. Ju lutem, mos bini pre e këtyre mashtrimeve të rëndomta që kanë për arsye vetëm shitjen e këtyre produkteve mashtruese. Nëse keni informacion për autorët, ju lutem t’i denonconi tek autoritetet,” apelonte mjeku.

The post E rreme intervista ku Ilir Alimehmeti rekomandon trajtimin kundër parazitëve appeared first on Faktoje.al.

Zbulohet skema e mashtrimit/ Vodhën mbi 400 mijë euro në subjektin ku punonin, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

23 July 2025 at 11:09

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Doublefront”. Një skemë mashtrimi është zbardhur nga Policia e Tiranës pas rreth 6 muajsh hetime.

Nga hetimet ka rezultuar se një 37-vjeçar, që ishte edhe shpërndarës i porosive në subjektin që shiste tekstile me metrazhe, në bashkëpunim me një 30-vjeçare, financiere , kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve rreth 409 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

AKSK bllokon sulmin keqdashës me SMS në emër të një banke të nivelit të dytë

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të një banke të nivelit të dytë, u parandalua dhe neutralizua në kohë rekord.

Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me bankën e nivelit të dytë dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing.

SMS-të mashtruese si këto përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit të vazhdueshëm, u parandalua që mos të ketë ndikim drejt qytetarëve shqiptarë.

AKSK u kujton qytetarëve:

Mos klikoni në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura.

Mos ndani të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.

Verifikoni gjithmonë adresat zyrtare të bankave apo institucioneve.

Kërkoni ndihmën e një eksperti të sigurisë kibernetike

Raportoni raste të ngjashme të sulmeve kibernetike.

/e.i/j.p/

The post AKSK bllokon sulmin keqdashës me SMS në emër të një banke të nivelit të dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skemë mashtrimi me dhuratën e supermarketit Spar

21 July 2025 at 16:31

Pretendimi: Duke hyrë në këtë shorte mund të fitoni një kartë dhuratë me vlerë 500 euro nga Spar

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

—————————————————

Një postim në Facebook pretendon se, me rastin e 45 vjetorit, kompania Spar po realizon një shorte ku përdoruesit mund të fitojnë një kartë dhuratë me vlerë 500 euro.

Mëgjithatë, ky shorte i pretenduar në fakt është një skemë mashtrimi.

E para gjë që duhet të na bëjë të dyshojmë është se faqja që ka postuar ‘shorteun nuk është faqja zyrtare e supermarketit, por një faqe e regjistruar me vendndodhje në New York, ShBA.

Postimi pretendon se kompania Spar u themelua 50 vite më parë në 1975. Kjo është e pavërtetë. Si data e themelimit të supermarketit në Hollandë jepet viti 1932.

Nëse ndjekim udhëzimet e faqes së rreme, duhet të plotësojmë të dhënat personale dhe të pagesës.

Kjo është një mënyrë që mashtruesit përdorin për të zhvatur para nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Faktoje ka përgënjeshtruar dhe më parë skema të tilla mashtrimi.

The post Skemë mashtrimi me dhuratën e supermarketit Spar appeared first on Faktoje.al.

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

By: V K
7 July 2025 at 10:17

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit,  pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë, si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.

Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri, kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë, duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend.

Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute, duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

Skyweb.al, mësoi se disa nga gratë nuk ishn në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë, konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë, si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi, si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania, deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara, përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.

Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se; “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 23 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se; “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

Skyweb.al, komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare,  duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al, është në kontakt me Policinë e Shtetit, viktima të mashtrimit, si edhe aktorë të tjerë të sektorit në fjalë për të vijuar zbardhjen e këtij rasti problematik./skyweb.al

The post Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Kompania Zara nuk po zbraz falas magazinat e saj

7 July 2025 at 11:31

Pretendimi: Zara po dhuron kuti me rroba që kanë qenë në magazinë për më shumë se një vit

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

————————————————————

Një faqe në Instagram e quajtur Zara Boxes ALB pretendon se firma e rrobave Zara po dhuron kuti me rroba, këpucë dhe çanta që kanë qenë në magazinë për më shumë se një vit, për të liruar vendin për koleksionin e ri, dhe fton lexuesit të aplikojnë për të marrë dhurata.

Postimi shqërohet me një fotografi të asaj që duket si një magazinë e kompanisë Zara dhe pakove të shumta të hapura në mënyrë të çrregullt të gatshme për t’u marrë nga dikush që do të pranojë ftesën për të klikuar butonin “Apliko tani” në faqe.

Megjithatë, nëse klikojmë mbi emrin e faqes së Instagramit, ajo nuk hap profilin e Zara Boxes ALB.

Nga një kërkim me motorin e kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është përdorur në rrjet për të bërë postime të ngjashme me atë të mësipërmin, në gjuhë të ndryshme si turqisht, çekisht dhe vietnamisht.

Në faqen zyrtare të Zara Albania, nuk ka ndonjë njoftim që përmend se firma po dhuron mall.

Kjo është një mënyrë që mashtruesit përdorin për të zhvatur para nga përdoruesit e rrjeteve sociale, e përshkruar edhe këtu.

The post Kompania Zara nuk po zbraz falas magazinat e saj appeared first on Faktoje.al.

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

27 June 2025 at 08:54

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e […]

The post SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së appeared first on BoldNews.al.

Skemë mashtruese shitja e valixheve të humbura në Rinas

24 June 2025 at 16:04

Pretendimi: Aeroporti Nënë Tereza po organizon shitjen vjetore të bagazheve të pakërkuara për vetëm 199 lekë.

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

——————————————————————–

Një skemë mashtrimi, ku pretendohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po shet valixhet e humbura për 199 lekë, po qarkullon në Facebook. Faktoje verifikoi se kemi të bëjmë me faqe të rreme, që ka si qëllim marrjen e të dhënave private të qytetarëve.

Kjo faqe, e cila pretendon se i përket TIA ka rreth 170 ndjekës në Facebook, duke nxitur dyshimet që kemi të bëjmë me një faqe të rremë. Gjithashtu, në postimin e bërë për valixhet vihet re se shumica e komenteve janë nga profile të huaja të rreme. Komentet e bëra duket qartë që janë të sajuara, me qëllim rritjen e besueshmërisë te ndjekësit në rrjetet sociale.

Nëse klikojmë linkun hapet një faqe e sajuar me logon e TIA. Qëllimi është vjedhja e të dhënave private të qytetarëve.

Në faqen zyrtare të Tirana International Airport në Facebook, e cila ka 47 mijë ndjekës në rrjetet sociale, nuk shihet asnjë postim që të njoftojë për një ofertë të tillë.

The post Skemë mashtruese shitja e valixheve të humbura në Rinas appeared first on Faktoje.al.

Mjekë të rremë për rikthimin e shikimit

20 June 2025 at 15:34

Pretendimi: Mjeku i ri nga Tirana mori çmimin më prestigjoz në Shqiperi në fushën e oftalmologjisë dhe bioteknologjisë duke zhvilluar një ilaç inovativ që mund të rivendosë shikimin në çdo moshë.

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

———————————————————–

Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si një portal i mirëfilltë lajmesh mbi shëndetin dhe mjekësinë jep lajmin e mirë se një mjek i ri nga Tirana, i quajtur Ali Zogaj, ka marrë “çmimin më prestigjoz në Shqiperi në fushën e oftalmologjisë dhe bioteknologjisë duke zhvilluar një ilaç inovativ që mund të rivendosë shikimin në çdo moshë.” 

Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë tek produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Artikulli reklamë, për t’i dhënë më shumë besueshmëri vetes, është i ndërtuar si një intervistë me ‘mjekun Ali Zogaj’.

Nga një kërkim në listën e mjekëve në Shqipëri rezulton se nuk ekziston një specialist shëndeti me këtë emër.

Foto e pretenduar e Ali Zogaj në “Institutin e Kërkimeve Mjekësore në Tiranë” (një institucion me këtë emër nuk ekziston në Tiranë), në fakt tregon një një teknik laboratori që po punon me mostra që do testohen për Covid-19 në Wuhan, Kinë, më 6 shkurt 2020.

Artikulli përmend një tjetër mjek, Artan Tahiri. Ky mjek gjithashtu nuk figuron në listën e mjekëve shqiptarë. Foto që pretendohet se tregon mjekun Tahiri në të vërtetë është një foto ilustruese e marrë nga interneti, e cila mund të përdoret nga kushdo që shpenzon 25 dollarë për ta blerë.

The post Mjekë të rremë për rikthimin e shikimit appeared first on Faktoje.al.

Momenti kur policia në Tajlandë kreu një bastisje në një ‘bazë të mashtrimeve online’

20 June 2025 at 12:49

Policia në Tajlandë kreu një bastisje në një shtëpi pranë Bangkokut, ku dyshohej se funksiononte një qendër mashtrimi online.

Gjatë operacionit u arrestuan 13 persona, përfshirë shtetas australianë, britanikë, kanadezë dhe afrikanë jugorë.

Grupi dyshohet se ka mashtruar investitorë australianë, duke marrë rreth 1.9 milion dollarë australianë.

Moment police storm Thai mansion allegedly used as scam centre
This is the moment Thai police officers raided a house near Bangkok, suspected of being used as a scam centre.

Footage shows the officers entering the rented house in the province of Samut Prakan, and arresting 13… pic.twitter.com/oqJc92cgcG

— Breaking World (@X__TODAY) June 19, 2025

Policia australiane ka bashkëpunuar me autoritetet tajlandeze për hetimin e kësaj ngjarjeje.

Bastisja u zhvillua në provincën Samut Prakan pranë kryeqytetit. /Telegrafi/

The post Momenti kur policia në Tajlandë kreu një bastisje në një ‘bazë të mashtrimeve online’ appeared first on Telegrafi.

Sistemi bankar gjerman nuk po rrezikohet nga platforma e Elon Musk

18 June 2025 at 16:43

Pretendimi: Platforma e investimit QuantAI është lançuar nga Elon Musk në Gjermani duke alarmuar sistemin bankar gjerman.

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

—————————————————————————-

Një artikull i botuar më 17 qershor në portalin Patriotik Media pretendon me superlativa se miliarderi Elon Musk ka goditur rëndë bankat gjermane duke larguar 1 miliardë euro për 24 orë nga sistemi financiar.

Artikulli tregon se si, pas përplasjeve mes miliarderit Musk dhe presidentit amerikan Donald Trump, Musk hoqi dorë nga bashkëpunimi me administratën amerikane për t’u përqëndruar plotësisht në “një projekt të ri revolucionar: QuantAI,” një platform investimi. Në 24 orët pas lançimit të QuantAI, pretendon artikulli, “mbi 1 miliard euro investime private janë derdhur në platformë – një shifër që ka alarmuar rëndë sistemin financiar gjerman.” Banka Qendrore Gjermane pretendohet të jetë në alarm, ndërsa kancelari gjerman, “i pyetur për këtë zhvillim, pritet të mbajë një deklaratë urgjente mbi këtë situatë që po përshkruhet si kërcënimi më serioz ndaj sistemit financiar gjerman që nga kriza e vitit 2008.”

Sipas artikullit, “përdoruesi i thjeshtë thjesht depoziton një shumë fillestare – zakonisht 200 euro.”

Në të vërtetë artikulli i mësipërm, i cili prezantohet si lajm, në fakt është një reklamë e fshehtë dhe e ndërlikuar për platformën QuantAI, e cila nuk ka asnjë lidhje me Musk.

E vetmja e vërtetë në artikull janë përplasjet mes Trump dhe Musk. Nga ky fakt, autori i artikullit ka tjerrë një histori relativisht të besueshme, e gjitha për të bindur njerëzit që e lexojnë të investojnë në platformë, pa e kuptuar se po mashtrohen.

Për të plotësuar sa më bindshëm artikullin e rremë, autori përdor logon e medias gjermane Tagesschau, dhe një postim të kancelarit gjerman që pretendohet se flet për QuantAI, por në fakt është modifikuar nga një postim real.

Postimi i modifikuar i kancelarit Merz dhe majtas postimi i tij i vërtetë

Një kërkim me fjalët “QuantAI musk” na dërgon në një postim në forumin Reddit nga i cili kuptojmë se ky mashtrim ka që në vitin 2023qarkullon në rrjet. Përdoruesi i Reddit ka postuar në forumin rreth skemave të mashtrimit duke treguar: “3 ditë më parë pashë këtë video rreth inteligjencës artificiale kuantike të shpjeguar nga Elon. Më çoi në një faqe interneti dhe kishte informacione realiste dhe të gjitha këto gjëra. Kështu që e besova pa mend dhe hyra në regjistrim dhe futa emrin tim, email-in dhe numrin e telefonit. Pak më vonë, 2 minuta më vonë, një mashtrues indian më telefonoi për të futur 250 dollarë në këmbim të kriptomonedhës. Kam pasur më shumë se 10 telefonata gjatë ditëve të fundit…”

Një zbërthim i plotë i skemës së mashtrimit me QuantAI mund të gjendet në gjuhën angleze këtu.

The post Sistemi bankar gjerman nuk po rrezikohet nga platforma e Elon Musk appeared first on Faktoje.al.

Kujdes nga trajtimi nga artriti i këshilluar nga mjekë të rremë

17 June 2025 at 16:42

Pretendimi: Ky trajtim e ndihmoi të shërohej regjisorin që përfundoi në karrige me rrota për shkak të artritit

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

——————————————————-

Mjekimet për sëmundje të ndryshme që qarkullojnë si këshilla mjekësore në mediat online duhet të merren gjithmonë me rezerva. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull që sugjeron një krem për kurimin e sëmundjeve të kockave, me mjekë dhe fotografi të rreme.

Artikulli në një faqe, që është dizenjuar për t’u dukur si një media e mirëfilltë online, pretendon të shpjegojë se “si përfundoi Dritan Mehmeti, regjisor filmi 69-vjeçar, në karrige me rrota për shkak të artritit që i shkatërroi nyjat dhe çfarë e ndihmoi të shërohej.”

Në brendësi të ‘artikullit’, të gjitha rrugët të çojnë tek një produkt, të cilin mund ta blejë dhe vetë lexuesi për vetëm 7800 lekë, ose 3900 lekë me ulje.

Megjithatë, nga një kërkim në rrjet nuk rezulton që “regjizori Dritan Mehmeti” të ekzistojë.

Njësoj, nëse përdorim motorine kërkimit pamor Google Lens për të gjetur ‘fotot’ e regjizorit të përdorura në artikull, ato nuk rezultojnë të jenë botuar diku tjetër në rrjet. Kjo, bashkë me elemente karakteristike si sfumimi i elementëve në sfond dhe ndriçimi i panatyrshëm, na bën të mendojmë se me gjasa këto imazhe janë gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI).

Artikulli pretendon gjithashtu se ka intervistuar “Doktor Arben Kelmendin, mjek, kirurg ortoped, terapist, prezantues televiziv, veprimtar shoqëror, autor librash mbi shëndetin”

Megjithatë, njësoj si “regjizori Dritan Mehmeti”, nga një kërkim në rrjet nuk rezulton që ky person të ekzistojë.

Me anë të Google Lens, Faktoje gjeti se foto e ‘doktor Kelmendit’ është marrë nga një faqe kroate, dhe fytyra është mbivendosur asaj të dikujt tjetër, Mario Labudović.

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, Faktoje ka treguar se si portalet po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur mjekë të rremë, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit online.

The post Kujdes nga trajtimi nga artriti i këshilluar nga mjekë të rremë appeared first on Faktoje.al.

Mjekë të rremë për shitjen e shampos që rikthen flokët

17 June 2025 at 13:47

Pretendimi: Triholog-kozmetologu shqiptar Ardian Berisha ka krijuar një formulë inovative që rikthen fuqinë dhe dendësinë e flokëve brenda 21 ditëve.

Verdikti: E pavërtetë, Skemë mashtrimi

———————————————————–

Artikulli në një faqe, që është dizenjuar për t’u dukur si një media e mirëfilltë, pretendon se “triholog-kozmetologu shqiptar, i njohur ndër të gjithë, talenti Ardian Berisha, ka krijuar formulën inovative që rikthen fuqinë dhe dendësinë e flokëve brenda 21 ditëve.”

Sipas artikullit kjo formulë konsiston në një shampo, të cilën mund ta blejë dhe vetë lexuesi për vetëm 7800 lekë, ose 3900 lekë me ulje.

Shqipja e çalë e përdorur në postim duhet të jetë sinjalizuesi i parë për skepticizëm. Kjo zakonisht tregon se teksti është përkthyer automatikisht me anë të një programi kompjuterik, pa marrë kohën për ta përshtatur. Kjo metodë është karakteristike e skemave të mashtrimit.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto e “triholog-kozmetologut shqiptar Ardian Berisha” në të vërteë është një foto ilustruese e marrë nga interneti, e cila mund të përdoret nga kushdo që shpenzon 24 euro për ta blerë.

Praktikisht, i gjithë artikulli, faqja, dhe personazhi i mjekut shqiptar janë stisur për të shitur pikërisht produktin, i cili premton se mund të zëvendësojë transplantin e flokëve nëse përdoret. Çuditërisht, faqja nuk liston përbërësit e shampos, por thekson vetëm se ato janë natyralë.

Zbulohet skema mashtruese me mesazhe telefonike në emër të Postës Shqiptare

9 June 2025 at 08:49

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve shqiptare. Kjo skemë kryhej përmes mesazheve telefonike drejtuar qytetarëve, duke përdorur në mënyrë të rreme emrin e Postë Shqiptare. Skema synonte përmes klikimit në linqet e paraqitura në mesazh, vjedhjen e të dhënave të kartës së kreditit. Mesazhi iu dërgohej klientëve sikur atyre iu kishte ardhur një dërgesë, e cila nuk mund të dorëzohej në postë pa dhënë të dhënat në telefon përmes linkut që ofronte mesazhi.

“KUJDES: Mos bini pre e mashtrimeve online!”

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.

Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare. Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta! AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital.”- deklaroi Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

The post Zbulohet skema mashtruese me mesazhe telefonike në emër të Postës Shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

Mjekë të rremë për trajtimin në rrjet të pastrimit vaskular

3 June 2025 at 16:04

Pretendimi: Shefi i Departamentit të Kirurgjisë Vaskulare në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë në Shqipëri, Dr. Skënder Ismaili, rekomandon këtë produkt për pastrim vaskular.

Verdikti: E pavërtetë, skemë mashtrimi

———————————————————————————

Reklamimi i medikamenteve në formën e këshillave mjekësore nga mjekë të rremë është një nga format e dizinformimit të qëllimshëm në rrjet. I tillë është dhe artikulli që shfaqet në Facebook, nën titullin “Pas kësaj pastrimi vaskular, tensioni i lartë i gjakut largohet, së bashku me 9 sëmundje të tjera ‘të pashërueshme’”.

Faqja është ndërtuar për t’i ngjasuar një portali online mjekësor. Megjithatë, të gjitha rrugët të çojnë tek një produkt “nutraceutik”, të cilin mund ta blejë dhe vetë lexuesi për vetëm 7,800 lekë, ose 3,900 lekë me ulje.

“Nutraceutik” është një term marketingu që përdoret për të nënkuptuar një efekt farmaceutik nga një përbërës ose produkt ushqimor që nuk është konfirmuar ose miratuar shkencërisht që ka përfitime klinike.

Produkti në fjalë prezantohet në një intervistë të stisur me “shefin e Departamentit të Kirurgjisë Vaskulare në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë në Shqipëri, Dr. Skënder Ismaili, neurokirurg me praktikë të gjatë dhe mjek i nderuar në vend.”

Megjithatë, nga një kërkim për “Skënder Ismaili” në faqen zyrtare të Universitetit të Mjekësisë nuk rezulton se një mjek i tillë ekziston. Më tej, “Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare” nuk është në listën e departamenteve të Fakultetit të Mjekësisë.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto që pretendohet se tregon “Dr. Skënder Ismailin” është një foto ilustruese e marrë nga interneti, e cila mund të përdoret nga kushdo me 35 dollarë për ta blerë.

Më herët, Agjencia Kombëtare e Barnave ka sqaruar për Faktoje se produkti që shitet në këtë faqe, Hypertea, është një shtesë ushqimore dhe jo medikament. Ndërsa presidentja e Urdhrit të Farmacistit Diana Toma theksonte se: “Unë jam e bindur që nuk ka mjekë që të reklamojë produkte të tilla. Duhet një reagim nga institucionet për të kontrolluar edhe këtë kategori produktesh pasi ndikojnë në jetën e qytetarëve”.

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, “Faktoje” ka treguar se si portalet po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur mjekë të rremë, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit online.

The post Mjekë të rremë për trajtimin në rrjet të pastrimit vaskular appeared first on Faktoje.al.

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

31 May 2025 at 11:04

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 13 persona, mes të cilëve tre administratorë kompanish dhe 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore. Më konkretisht bëhet fjalë për administratët Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk”. Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk” u arrestua në Qershor […]

The post Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling” appeared first on BoldNews.al.

Shërimi i dyshimtë i sëmundjeve malinje me trajtimin bio

30 May 2025 at 10:47

Pretendimi: Ky ilaç që blihet online kuron kancerin dhe leukeminë

Verdikti: E paprovuar

———————————————————

Në rrjete sociale shqipfolëse po qarkullon një postim që reklamon një “Ilaç për Shërimin e Sëmundjeve Malinje”, i cili pretendohet se shëron kancerin dhe leukeminë.

Ajo çka duhet të bëjë lexuesin të dyshojë menjëherë është mungesa e një liste përbërësish të këtij ilaçi të pretenduar, një shishe e të cilit kushton 30 euro.

Së dyti, lexuesit skeptik duhet t’i ngjallë dyshime çfarëdo medikamenti apo kure qe reklamohet si çudibërëse. Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, gjasat janë që nuk është e vërtetë.

Ky dyshim rritet në mënyrë domethënëse kur kemi të bëjmë me një ilaç çudibërës që premton të kurojë kancerin, një shkak kryesor i vdekjes në mbarë botën, duke shkaktuar gati 10 milionë vdekje në vitin 2020, ose gati një në gjashtë vdekje.

Dr. Orges Spahiu, Shef i Njësisë së Radioterapisë pranë Shërbimit Onkologjik, QSUT, ka konfirmuar më parë për Faktoje se “trajtimet e bazuara tek evidencat shkencore janë ato që sigurojnë trajtimin efektiv te kancerit. Avancimet e shkencës në fushën e Radioterapisë, Kimioterapisë dhe Kirurgjisë kanë siguruar sot një shërueshmëri të konsiderueshme që për disa lloje tumoresh arrin deri në 99% në varësi dhe të stadit të sëmundjes”. 

Doktor Spahiu tha gjithashtu se dy terapitë kryesore të provuara shkencërisht dhe të çertifikuara ndërkombëtarisht për të luftuar tumoret janë radioterapia dhe kimioterapia. E para përdor rrezatime me energji të ndryshme për të eleminuar qelizat tumorale, duke shmangur në maksimum indet dhe organet e shëndosha përreth. Ndërsa kimioterapia konsiston në barna antitumorale, të cilat nëpërmjet gjakut udhëtojne në gjithë trupin duke luftuar qelizat kanceroze.

Në fund, doktori nuk harron këshillën kryesore për të gjithë lexuesit: “Drejtohuni tek mjeku për çdo shqetësim apo dyshim që keni, dhe mos u beni pre e alternativave të gënjeshtërta. Kurat e kësaj sëmundje janë vetëm ato të provuara shkencërisht”. 

Megjithëse këto ‘metoda alternative’ mjekësore mund të jenë ngushëlluese për disa pacientë të prekur nga kanceri apo familjarët e tyre, të cilëve i ofrohet një rrugëzgjidhje e lehtë për një sëmundje aq të komplikuar sa tumori, në realitet, pasojat e këtyre veprimeve mund të jenë vdekjeprurëse.

The post Shërimi i dyshimtë i sëmundjeve malinje me trajtimin bio appeared first on Faktoje.al.

❌
❌