Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Tiranë, lirohen dy hapësira publike në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës liroi sot dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit.

Policia njoftoi sot se “referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontinier, pa lejen e organeve kompetente”.

Gjithashtu “gjatë kontrollit në zonën e Astirit, konstatuan se një sipërfaqe publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 34 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

/m.q/j.p/

The post Tiranë, lirohen dy hapësira publike në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë, sekuestrohen veshje kontrabandë me vlerë 40 mijë euro

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Tiranë ka sekuestruar disa veshje sportive, të dyshuara si të kontrabanduara me vlerë totale 40 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Silent Load”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës.

Policia njoftoi sot se “në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro”.

Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Tiranë, sekuestrohen veshje kontrabandë me vlerë 40 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari

By: Rovena
10 July 2025 at 14:19

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi falsifikonte karta identiteti dhe ato aplikonte për kredi. Policia ka dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi falsifikonte karta identiteti dhe aplikonte më pas me to për të marrë kredi.

Policia njoftoi sot se “seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë”.

Nga hetimet sipas policisë “ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”.

Gjithashtu u sekuestrua 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/m.q//a.f/

The post Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari lëndon 2 policë në Tiranë

By: Besnik
9 July 2025 at 14:00

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi, gjatë tentativës për të mos u ndaluar nga policia, ka përplasur me automjetin e tij makinën e efektivëve, ku për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë të cilët po e ndiqnin.

Të dy punonjësit e policisë që u dëmtuan nga aksidenti kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.

I arrestuari është 29-vjeçari S. Xh., i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe ka tentuar t’u ikë shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas, me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka përplasur një automjet policie gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari lëndon 2 policë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi dogji tri sipërfaqe toke në afërsi të një karburanti dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë.

Policia bëri të ditur sot se “sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse”.

“Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët, që të mos ndezin zjarre, pasi reagimi i strukturave të Policisë do të jetë i menjëhershëm dhe në zbatim të sanksioneve të Kodit Penal. Gjithashtu, fton që të denoncohet menjëherë çdo indicie për këtë veprimtari kriminale, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi, si dhe të zbardhen menjëherë autorësia dhe rrethanat.

/r.e//a.f/

The post Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasën tri makina në tentativë për t’iu larguar policisë, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim një tjetër

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Një i ri është arrestuar sot nga Forcat Shqiponja në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi në tentativë për t’iu larguar policisë kanë përplasur tri makina dhe më pas kanë hedhur në rrugë një armë zjarri.

Policia e Tiranës njoftoi sot se “rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat””.

Sipas Policisë, “gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme”.

“Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/m.q//r.e//a.f/

The post Përplasën tri makina në tentativë për t’iu larguar policisë, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim një tjetër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditi me thikë 38-vjeçarin dhe fshehu kallashnikovin që e kishte pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

By: Rovena
27 June 2025 at 10:47

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi plagosi me thikë një 38-vjeçar. Pas kësaj ai ka fshehur dhe armën kallashnikov që e kishte pa leje në shtëpi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi: F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Qarkullonin me armë zjarri, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 40 mijë euro

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka goditur dy raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme të armëve të zjarrit.

Konkretisht, njoftoi Policia, “në kuadër të operacionit “Kontingjenti” u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin”.

Gjithashtu, sipas Policisë, “u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//r.e//a.f/

The post Qarkullonin me armë zjarri, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 40 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 500 mijë € te exchange në Tiranë, do jepeshin për huadhënie me interes

By: Besnik
21 June 2025 at 10:14

Policia e Tiranës njofton se ka sekuestruar rreth 500 mijë euro në një subjekt këmbimi valutor në kryeqytet, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë pronaren e saj, 72-vjeçaren Ermira Korça.

Sipas hetimeve paraprake, në këtë subjekt depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me interes, jashtë sistemit bankar.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal, me synim dokumentimin e plotë të veprimtarisë dhe ndjekjen penale të përgjegjësve.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden Funds”.

Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekuestrohen 500 mijë € te exchange në Tiranë, do jepeshin për huadhënie me interes appeared first on Euronews Albania.

Vidhte sende me vlerë, aparate celular dhe shuma parash/ Pranga “skifterit” në Tiranë

By: Rovena
15 June 2025 at 11:34

Një 44-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë, si autor i një sërë vjedhjesh. 44-vjeçari vidhte sende me vlerë, aparate celular dhe shuma parash në dyqane, automjete dhe stacione autobuzash.

Janë sekuestruar gjithashtu sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht: Më datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;

Më datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P. Më datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri””, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas./abcnews.al

Tiranë, arrestohen 5 persona të shpallur në kërkim

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Policia e Tiranës në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë 24 orëve të fundit, kapi dhe ndaloi 5 shtetas.

Konkretisht sipas policisë “specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën shtetasin N. D., 70 vjeç dhe ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” që i kishte caktuar Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin K. Z., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 26 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’”, njoftoi policia.

“Po këta specialistë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin F. M., 62 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm””, njoftoi policia.

Po ashtu “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin Sh. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi””. /j.p/

The post Tiranë, arrestohen 5 persona të shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet arma atipike me të cilën u plagos kamerieri 15-vjeçar në Tiranë

By: user 6
3 June 2025 at 22:43

Policia e Tiranës njoftoi se në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 1 qershor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë gjetur dhe sekuestruar, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, armën atipike me të cilën 21-vjeçari me iniciale A.N., dyshohet se plagosi një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi të dielën në një piceri në lagjen “Ali Demi”. I mituri që punonte si kamerier është plagosur me armën e zjarrit nga një kolegu i punës që punonte si motorist. 15-vjeçari mori një plumb në qafë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi autorin, por edhe pronarin e picerisë dhe dy punonjës që fshinë kamerat e sigurisë me qëllim fshehjen e ngjarjes. ©LAPSI.al

The post Gjendet arma atipike me të cilën u plagos kamerieri 15-vjeçar në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “Catch”/ Ishin shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, bien në prangat e policisë 2 persona

27 May 2025 at 13:54

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se dy shtetasit ishin dënuar nga Gjykata e Tiranës, me burgim, për prodhim/shitje narkotikësh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në vijim të operacionit “Catch”, kapi dhe vuri në pranga shtetasit e shpallur në kërkim:

-D. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-J. H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Operacioni “Catch”/ Ishin shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, bien në prangat e policisë 2 persona appeared first on Sot News | Lajme.

Vjehrra rreh nusen në Tiranë, me pas tenton ta godas me mjet prerës

26 May 2025 at 13:38

Një konflikt i çastit mes një vjehrre dhe nuses së djalit ka degjeneruar në dhunë fizike në Tiranë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se M. K., 75 vjeçe, pas një sherri verbal, ka goditur me send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe më pas ka tentuar ta godasë edhe me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e mbuluar nga Komisariati Nr. 6, ndërsa ndaj M. K. është nisur procedimi në gjendje të lirë.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar rëndë dhe çështja i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

The post Vjehrra rreh nusen në Tiranë, me pas tenton ta godas me mjet prerës appeared first on Sot News | Lajme.

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari

By: Rovena
26 May 2025 at 13:11

Një 28-vjeçar i shpallur më parë në kërkim për “vjedhje”, “kanosje” dhe “dëmtime të tjera me dashje” është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Më datë 06.05.2025, në Vaqarr, 28-vjeçari dyshohet se i ka marrë me forcë automjetin shtetasit F. H., për shkak të një konflikti të mëparshëm me të./abcnews.al

Përplasi me makinë një 78-vjeçar, bie në prangat e policisë 49- vjeçari në Tiranë

25 May 2025 at 12:27

Një 49- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi duke duke drejtuar automjetin ka përplasur një 78-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e dëmtimeve 78-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Q., 49 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin R. H., 78 vjeç i cili po lëviste me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar 78-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi me makinë një 78-vjeçar, bie në prangat e policisë 49- vjeçari në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmoi fizikisht të riun që mori përpara makinat e policisë, zbulohet identiteti i të moshuarës

23 May 2025 at 11:53

Detaje të reja mësohen në lidhje me një arrestim të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku policia arrestoi një 40-vjeçar, pasi ka përplasur disa mjete të efektivëve.

Një moment “pikant” u shënua në këtë arrestim, pasi në videon e prangosjes, u pa dhe një e moshuar, e cila kapi për flokësh të arrestuarin.

Burime bëjnë me dije se e moshuara që ka kapur për flokësh të prangosurin është nëna e tij.

I prangosuri për ngjarjen e pazakontë është 40-vjeçari Enis Vrapi, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

The post Sulmoi fizikisht të riun që mori përpara makinat e policisë, zbulohet identiteti i të moshuarës appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

By: Besnik
20 May 2025 at 12:29

Policia e Tiranës ka sqaruar këtë të martë të gjithë dinamiken e sherrit të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, në të cilin ndërhyri dhe një punonjës policie, ndërsa shumë qytetarë u shqetësuan nga skenat që ndodhën në rrugë, në mes të ditës.

Sherri banal mes disa personave ndodhi ditën e hënë në një lokal në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku nisi fillimisht në ambientet e brendshme të një lokali dhe më pas vijoi në rrugë, duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Gjatë tentativës së një punonjësi të Policisë Rrugore për të qetësuar gjakrat dhe për të ndaluar palët në konflikt, një nga personat e ka kundërshtuar dhe i ka hedhur pistoletën në rrugë. Kalimtarët kanë ndërhyrë në ndihmë të policit, ndërsa disa vajza kanë kundërshtuar veprimet e efektivit.

Policia sqaron se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar 23-vjeçarin Klajdi Koldashi si dhe ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetaset L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç.

Sipas Policisë, ditën e hënë, në ambientet e një lokali në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë, 23-vjeçari Klajdi Koldashi është konfliktuar me tre djem, shtetasit: Sh. Ll., K. H. dhe K. N., dhe gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës njërin prej tyre, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, Klajdi Koldashi gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra më tej në rrugë. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe dy motrat, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Nuk dihet ende cili ka qenë motivi i këtij sherri, por kalimtarët janë tronditur dhe kanë mbetur të shtangur nga skenat e dhunës në mes të rrugës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

By: Besnik
20 May 2025 at 11:25

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të ish-së dashurës së tij, se më datë 16 maj ai e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.

49-vjecari Admir Plaku u kap nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 të kryeqytetit dhe do ti vihet në dispozicion organeve të drejtësisë.

Njoftimi i Policisë

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap shtetasi A. P, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU

The post U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌