Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Meta letër Ahmetajt: Të paragjykova për arratisjen, më thoje “Sa të do ai…”

By: user 4
3 July 2025 at 17:47

I burgosur prej më shumë se tetë muajsh, Ilir Meta i është drejtuar me një letër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që aktualisht ndodhet në arrati. Me ton miqësor, por edhe ironik Meta ka treguar për arrestimin, kushtet e paraburgimit dhe për takimin e fundit që ka pasur me Arben Ahmetajn në presidencë.

Meta e përshkruan arrestimin e tij si një skenë filmike – me kapuçonë, automatikë dhe makinë pa targa – duke e krahasuar me rrëmbimin e Aldo Moros, ish-politikanit italian që u mor peng nga terroristët e Brigadave të Kuqe. Ai ankohet për “komisionet e disiplinës” që i ndalojnë pingpongun dhe telefonatat pas orës 20:00, teksa lë të kuptohet se qëllimi është censura dhe përndjekje politike ndaj tij.

Duke i kujtuar Ahmetajt ditët kur ishin në pushtet dhe duke e përmendur shpesh me përkëdheli si “i dashur Beni”, Meta bën ironi edhe për fjalët që Ahmetajt i thoshte për Ramën në takimet që kishin bashkë.
𝐋𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐙. 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣!

I dashur Beni!

Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!

Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka.

Por ajo që ke parë t’i i dashur është një episod fare i shkurtër se ata kapuçonët maskëzinj e kishin bllokuar trafikun nja 200 metra para makinës time.

Nuk po kuptonim ç’po ndodhte i dashur!

Janë banditë që po përpiqen të rrëmbejnë ndonjë oligark në mes të ditës apo forca speciale që po kërkonin shefin e madh të Sinaloas apo Ndranghetas?

E kështu i dashur kaluan 15 minuta duke parë me çudi se çfarë do ndodhte. Nuk lanë makinë para nesh pa hapur dyer e bagazhe e bërë sikur kontrollonin me automatikë të rëndë këta kapuçonët maskëzinj.

Kur ia mbërrijnë te makina ime.

Unë isha ulur në vend të parë ku rri zakonisht shoqëruesit dhe shofer kisha një punonjës të Partisë së Lirisë. Po kthehesha nga Prevalla dhe shoqëruesin dhe shoferin e

Gardës e kisha lënë të rrinin me familjet e tyre për fundjavë.

Kur shoh unë kapuçonët e zinj me automatikë drejt meje e duke ulëritur si të droguar: “Kriminel hajde me ne se jemi Policia”.

Epo thashë unë ngaqë këta kanë futur plot mallistë në polici dhe unë isha me bluzën e “Celtic FC” veshur dhe në vend të parë mos po u ngjaja me ndonjë kriminel dhe nuk e dinë se kush jam.

“Jam Ilir Meta u thashë, ish-President i Republikës dhe ruhem nga Garda e Republikës”.

“Ti je kriminel, – thanë kapuçonët e zinj, – e do vish me ne te Policia se je i arrestuar”.

“Shumë mirë, – u thashë unë, – ku e keni urdhër-arrestin?”

“Çfarë urdhër-arresti do ti bandit”, – thanë ata.

“Po ju kush jeni ju?”, – them unë.

“Pse ty do të japim llogari?”, – ulëritën ata.

Vetëm kapuçonë të zinj Beni, maska të zeza e as numra identifikimi e asgjë tjetër.

M’u kujtuan brigadat terroriste që rrëmbyen Aldo Moron se e kam parë edhe vendin atje në mes të Romës. Edhe ata me uniforma policie e rrëmbyen.

“Qëndro edhe pak”, – thashë me vete, – “sa të vijë Policia”, dhe vendosa duart në sedilje për rezistencë paqësore.

Kur ata hynë me automatikë të rëndë nga para e mbrapa e kush të ulërinte më shumë, siç e ke parë. Pastaj më futën në një makinë me targa private.

Epo thashë me vete më rrëmbeu banda e inceneratorëve ndaj nuk u duk edhe Policia.

Kur “fatmirësisht” mbërrij te Policia e Tiranës. “Epo gjysma e së keqes”, – thashë, “se tani do sqarohet çdo keqkuptim”.

Më futën në një zyrë ku takova nja dy policë dhe u them: “Ore, mos më kanë ngatërruar ata djemtë?”

“Jo, jo, – thanë, – ata për ju kanë urdhër-arrest nga vet Altin Dumani”.

“Po e kanë urdhrin?, – u them, – se ata jo urdhër që s’më treguan por as nuk u prezantuan dhe identifikuan”.

“Ja, – thanë ata, – se do vijë shef Tonini të të sqarojë”.

E që thua ti, pas nja 10 minutash vjen shef Tonini, i cili u soll shumë mirë të them të drejtën, si atëherë kur isha Kryeministër.

“Do një kafe, – më tha plotë mirësjellje mbase edhe me merakun për të mbledhur veten.

“Jo, jo, – i thashë unë, – se pas orës 12:00 nuk pi kafe”.

“Po mirë, – më tha, – pimë nga një cigare”.

“Patjetër, – i them unë, – po ajo fleta e arrestit ku është?”

“Besoj, – tha, – se nuk do vonohen shumë ata të Policisë Gjyqësore dhe BKH se ata e kanë ne nuk dinim gjë”.

Ndërkohë mbërriti edhe avokat Gjokutaj i lajmëruar nga mediat. “Ku është fletë-arresti?”, – pyeti edhe avokati.

“Ja, do presim edhe ca, – thanë ata, – se nuk do vonojmë shumë”.

E që të mos të lodh më tej se boll u lodhe dhe ti duke dëgjuar këto sukseset me hapjet e kapitujve me BE-në, pas më shumë se dy orësh na erdhi fletë-arresti në Polici.

“Epo faleminderit, – thamë, – gjysma e të keqes se Policia jonë na arrestoi në fund të fundit”.

Filloi një jetë e re shumë interesante.

Në bllokun e sigurisë më thanë: “ka ardhur avokati të të takojë”.

“Ç’ne Genci?, – thashë unë, se ne ishim ndarë për atë ditë. “Mbase ka ndonjë haber”, – thashë. Por ishte një avokat tjetër i pakërkuar nga unë, dashamirës, e më solli letrën e një të afërmit tim.

Pak a shumë teksti ishte: “Mbahu i fortë se do kalojë dhe kemi folur me Hulusiun që të shkosh te Spitali i Burgut që sot”.

“Po kjo çudi?”, – thashë me vete. Edhe mbahu i fortë edhe shko që sot te Spitali i Burgut sikur nuk shkojnë të dyja bashkë.

Mata tensionin, 7-11. E falenderova letërprurësin dhe i dhashë një pusullë për letërdërguesin.

Pas dy ditësh, u bëra banor i 313-ës i dashur! Kur hyra dëgjoja plot thirrje “Rama Ik”.

Kështu që nisi mbarë.

Sa u ambientova unë filluan të më thonë, shiko se këtu janë kushtet e vështira ndaj po deshe shko në Fier ose në Durrës ose ku të duash.

“Mua, – u them, – kushtet më duken fantastike po inshallah ka palestër”.

“Ah jo, – thanë, – andej ka palestra, këtu ju”.

“Po çfarë ka këtu?, – i pyes unë.

“Vetëm ping-pong dhe volejboll”.

“Mrekulli, – u them unë, se ti e di që unë 8-vjeçaren e kam bërë te “Fan Noli” dhe ne të gjithë mësuesit e fizkulturës i kishin volejbollistët e Dinamos që nga Nard Tase i famshëm e Beriolli e në fundin e tij e mbaj mend edhe legjendën, Asllan Rusi.

“Shumë mirë, – thanë, – por duhet të bësh kërkesë me shkim te edukimi”. Bëra kërkesat unë e fatmirësisht ping-pongu u miratua ndërsa volejbolli jo. “Po pse?, – u them unë.

“Është porosi nga lart për arsye sigurine”, – thanë.

Epo gjysma e së keqes thashë, të paktën kam ping-pongun që në orën 08:00 të mëngjesit. Por për arsye “sigurie” vetëm 3-4 shqiptarë mund të luanin me mua, të tjerët ishin nigerianë, italianë dhe nga Bregu i Fildishtë.

E di ti i dashur Beni, që ma hoqën edhe ping-pongun?

Më thërrasin para tre javësh para një komisioni tepër të gjerë dhe serioz. “A ka mundësi, – më thanë, – të firmosësh këtu që je prezent?”. “Patjetër, – u them, – përderisa jam prezent”.

“Dëgjo, – tha kryesori, – para dy netësh ka ndodhur një ngjarje e rëndë”. “Ndonjë akt terrorist?”, – i pyes unë.

“Në orën 20:20 ju keni dalë nga infermieria për të shkuar në dhomën tuaj”.

“Po, – i them unë, – e saktë, se matim tensionin dhe ai nuk na lëviz gjithmonë 7-11.”

“Po flas seriozisht!”, – më tha mua. “Edhe unë seriozisht ju fola se sa herë na e masin tensionin edhe e shënojnë”, – i them unë.

“Jo, jo, – tha, – para se të hyje në dhomë (pra qeli), ke shkelur rëndë rregulloren e burgut se ke folur në telefon”.

“Po unë me telefonin e burgut fola”, – i thashë.

“Po, – tha, – por nuk lejohet të flitet pas orës 20:00”. “E di, – i them, – por ngaqë flasin të tjerët mua gjithmonë më kanë lënë në fund dhe unë kam folur edhe pas orës 20:00. Mos jeni shqetësuar, – i pyes, – pse iu përgjigja pyetjeve të gazetares Beti Njuma përmes telefonit të Tedi Blushit që është i regjistruar”.

“Jo, jo, – thanë, – nuk ka lidhje me intervistën por është shkelje e rëndë të flasësh pas orës 20:00”.

“Po dakord, – u them unë, – tani që e mësova nuk do e përsëris më. Por ju lutem vini një njoftim në krah të telefonit, që ta shohin të gjithë”.

“Pra ti e pranon këtë shkelje?”, – thanë. “Po, – u them, – e pranoj”. Panë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj njëri kumtoi plot solemnitet: “Komisioni njëzëri vendosi t’ju ndalojë ushtrimet e përbashkëta fizike”.

“Po unë volejbollin të ndaluar e kam”, – u them. “Jo, jo, ping-pongun”, – thanë ata. “Dakord!”, – u them unë dhe iki.

Më e bukura Beni ishte ditën tjetër në mëngjes. Troket qelia dhe shoh juristin e burgut. Në dorë mbante disa letra. Epo thashë unë do ketë ndonjë letër nga SPAK-u ky. Kur ai ma zgjat e më thotë: “Të lutem njihu me vendimin e shkruar që mori Komisioni dje”. “Po ç’më duhet vendimi, – i them, – unë e kam të qartë që 10 ditë nuk do luaj ping-pong”.

“Por ti ke të drejtë të bësh ankesë, – më tha, – për këtë vendim nëse nuk je dakord Brenda 15 ditëve”.

E kupton i dashur Beni sa zemërgjerë janë?

Të japin kohë të ankohesh edhe pasi ta kesh kryer dënimin.

“Jo, jo, – i thashë, – faleminderit. Vendimi ishte i drejtë dhe shkelja shumë e rëndë ndaj nuk do ankohem”.

Më e bukura Beni, më erdhën dje paradite e më thanë: “Po pati mundësi, bëhu gati se po të pret Komisioni”. “Cili Komision?”, – pyes unë. “Komisioni Disiplinor”, – tha zotëria.

Mos më kanë ngatërruar thashë unë me vete se unë ndonjë shkelje të rëndë nuk kam bërë. Kur shkoj unë përsëri i njëjti Komision hijerëndë.

“A mund të firmosësh këtu që je prezent?” “Prit, – u thashë, – ta lexoj me kujdes këtë shkresën se nuk i hedh kollaj unë firmat”.

Aty lexova edhe një pikë, që nëse nuk do vetë, çështjen e ndjek avokati. E firmosa unë.

“Dëgjo, – më thotë njëri, – ka ndodhur një shkelje e rëndë”. “Prapë?”, – i pyes unë, – Po unë nuk kam folur më pas orës 20:00”. “Jo, jo, – thanë, – por për të dhënë intervista me gazetarë duhet marrë leje e posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”.

“Po unë fola me avokatin tim, Z. Cakrani, ai qëlloi në studio dhe gazetarja bëri disa pyetje dhe unë iu përgjigja. Liria e shprehjes është në Kushtetutë.”, – ju thashë.

“Ashtu është, – thanë ata, – ka Kushtetutë, por ka edhe një rregullore”.

“Rregullore që na ndalon fjalën e lirë? Pastaj unë, doni apo nuk doni ju, Hulusiun dhe ma nalt, unë jam Kryetar Partie dhe fjalën nuk ma heq dot njeri. Por, – u thashë, – do lë avokatin tim të merret me këtë çështje se ai e di edhe Kushtetutën edhe ligjin edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

Largohem unë i dashur Beni e bëhesha gati të takoja motrën me tre fëmijët pas 3 javësh se dy javë rresht pas intervistës te Beti Njuma, nuk i linin të takoheshin kur çdo i paraburgosur e ka të garantuar një takim në javë me familjen.

Më kishte marrë malli për të katër, por sidomos për motrën e cila kujdeset edhe për të dy prindërit e sëmurë që nuk i kam parë prej 9 muajsh.

Kur hyj unë te dhoma e takimit ishin tre e jo katër. Mungonte Besari, djali. “Po Besi, – u them unë, – ku është apo nuk e ka marrë malli?”

“Besi është përjashta”, – thanë. “Jashtë shtetit?”, – i pyes unë. “Jo mo jo, jashtë burgut”.

“Po pse?”, – i pyes.

“Po na thanë që nuk lejohen sipas rregullores të hyjnë 4 të afërm, por vetëm 3”. Ndaj njëri duhet të mos hyjë dhe Besi si kavalier u kishte thënë hyni ju dhe po pres unë jashtë”.

Pra për 8 muaj kishin shkelur rregulloren e burgut duke i lejuar të 4-ët të vinin. Ndërsa tani jo.
Pak ditë më parë ishim në GJKKO për të verifikuar se ç’hetime kishte bërë SPAK-u këto 8 muaj për mua meqënëse SPAK-u nuk e kishte bërë punën e tij sipas ligjit për t’i raportuar gjykatës çdo dy muaj.

Nejse, folën ata, folëm ne, hyri gjykatësi te dhoma e “komandimit” dhe afërmendsh ajo që dihet.

Meqënëse ishin shpërndarë dizinformacione nga SPAK-u unë njoftoj në rrjete sociale një konferencë shtypi me gazetarët ditën tjetër, në ora 11:00. Kur çohem në mëngjes unë shikoja që mua nuk më punonte pini i telefonit. Pashë të tjerëve, u punonte.

Shkoj unë te Edukimi dhe u them: “Pse mua nuk më punon pini?”

Sa keq e kam ndjerë veten i dashur Beni, se një “black out” total i sinjalit për të gjithë, për tërë ditën.

Mirë konferenca na iku, po morëm në qafë edhe shumë të tjerë i dashur që nuk floën me familjet e tyre.

Ndërkohë kanë 2 ditë më kanë bllokuar lidhjen në telefon me Tedi Blushin që është i vetmi i Partisë së Lirisë i regjistruar se të tjerët janë familjarët dhe avokatët.

Po ka edhe më keq i dashur!

E pe çfarë i bënë kolegut të tyre, Erionit? I futën edhe celularët dhe e përgjonin njëkohësisht. Shokë ideali, s’ke ç’tu thuash!

Të kam paragjykuar kur mora vesh që u le fletë-arrestin në dorë dhe mendova kushedi ç’ka bërë tigri? Por kur pashë që donin të të bënin kokë turku për inceneratorin të mirëkuptova.

Ndërsa kur të dëgjova te Çim Peka në shkurt u binda që donin të të arrestonin për ato që s’ke pranuar të firmosësh e jo për pllakat dhe lavamanët e “padeklaruara”.

Po je aktor i madh sidoqoftë!

E mban mend takimin e fundit kur erdhe 5 minuta të merrje Dekretin si Ministër për Rindërtimin dhe Pandeminë? Kur më thoshe: “Po ti s’e ke idenë sa të do ai, etj. etj.”

Ndërkohë ti e dije ndërkohë që ty të donte edhe më shumë se unë ndaj ua kishe deleguar firmat e tenderave të tjerëve që atëherë.

Kaq i dashur, si letër e parë!

Do dëgjohemi së shpejti!

The post Meta letër Ahmetajt: Të paragjykova për arratisjen, më thoje “Sa të do ai…” appeared first on Lapsi.al.

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

By: Ardit
3 July 2025 at 16:04

Presidenti i PL-së Ilir Meta i cili ndodhet në qeli që nga tetori i i vitit të shkuar, i ka dërguar një letër publike ish-zv.kryeministrit Arben Ahmataj. Meta i tregon Ahmetajt momentin e arrestimit dhe më pas burgosjen e tij, që e quan të padrejtë. Ndërsa po ashtu Meta thekson se në burg, pas një […]

The post Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët appeared first on BoldNews.al.

Meta letër të hapur për Arben Ahmetaj: Të kam paragjykuar, donin të të bënin kokë turku

By: redi
3 July 2025 at 16:02

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dërguar një letër publike ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ku me detaje tregon çdo pjesë që nis nga arrestimi i tij në tetor të 2024 dhe sesi po jeton këto muaj në paraburgim, lufta për të fituar lirinë dhe mungesa e takimeve me familjarët. Mes rrjeshtave, Meta shkruan edhe që e ka paragjykuar kur mori vesh që Ahmetaj u la fletën e arrestit në dorë…

Source

SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn, për të katërtën herë

By: user 4
25 June 2025 at 12:56

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zgjatjen e hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për të katërtën herë. Prokurorët thonë se janë në pritje të të gjitha letër-porosive që ka dërguar organi hetues drejt Zvicrës. Ahmetaj hetohet me masë sigurie arresti në burg në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve.

Të pandehur për këtë çështje, SPAK po heton edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri.

Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit dhe tashmë si datë e përfundimit të tyre mbetet 23 shtatori.

The post SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn, për të katërtën herë appeared first on Lapsi.al.

Ergys Agasit iu morën dy telefona, pse e quajti Ahmetaj “koordinator të krimit”

By: user 4
19 June 2025 at 18:45

Për verifikimin e Ergys Agasit, agjentët e BKH të urdhëruar nga SPAK kanë kontrolluar të paktën 4 objekte, ku ai jeton dhe ushtron aktivitetin e biznesit

Përgjatë gjithë fazës së kontrolleve, Ergys Agasi, ka qenë prezent e bashkë me të dhe një avokat mbrojtës.

Gjatë kontrollit të vilës së Agasit në Durrës, janë sekuestruar dokumente, 2 aparate telefoni, lap-top e sende të tjera që BKH-ja ka vlerësuar se mund ti shërbejnë hetimit.

Kontrollet janë kryer në funksion të hetimeve për kontrabandën e cigareve me përfitime disa miliona euro që u godit disa javë më parë.

Ergys Agasi, eminenca gri e Ramës: Nga lidhjet me bandat te fitimet në biznes

Ergys Agasi është një personazh kontrovers që është përfolur për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në korridoret e administratës njihet për ndikimin e tij të fortë në disa dikastere. Një shpjegim për këtë marrëdhënie të privilegjuar me kryeministrin Rama dhe përfitimet që pasojnë e ka dhënë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që e quan Ergys Agasin një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – tha Ahmetaj gjatë një prononcimi për emisionin Report në Rai 3.

Rai 3 raportoi se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist Bardh Agasi, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – tregoi Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. ©LAPSI.al

The post Ergys Agasit iu morën dy telefona, pse e quajti Ahmetaj “koordinator të krimit” appeared first on Lapsi.al.

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për dy llogari të Ahmetajt dhe apartamentin e ish-gruas

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Gjykatës e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe ish-gruas së tij, Albina Mançka, për të cilat Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje procedurale dhe cenimin e të drejtës së pronës.

Gjyqtari Dhimitër Lara la sot në fuqi sekuestrot për një apartament në zonën e Shallvareve, një depozitë dhe një llogari bankare të zotëruara nga Ahmetaj.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes vendosi miratimin e vendimit/urdhrit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë:

“Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.; Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.; Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A”, njoftoi GJKKO.

Në prill të këtij viti Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, duke shfuqizuar një pjesë të vendimeve për sekuestrimin e pasurive të tij dhe duke rikthyer çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK që nga viti 2023, pasi akuzohet për mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. /j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për dy llogari të Ahmetajt dhe apartamentin e ish-gruas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestro pasurive të Ahmetajt/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish zv/kryeministrin në arrati

14 June 2025 at 15:18

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot për 3 pasuritë e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj për të cilat gjykata kushtetuese gjeti shkelje procedurale dhe cënimin e të drejtës së pronës.

Me vendim të gjyqtarit Dhimitër Lara mbeten në sekuestro një apartament, një depozitë dhe një llogari bankare të zotëruara nga Ahmetaj i cili është në arrati.

Në prill të këtij viti Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimet dhëna nga të tria shkallët e gjykimit, duke kthyer çështjen për rigjykim në apel. Ahmetaj dyshohet dhe po hetohet nga prokuroria e posaçme për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

/abcnews.al/

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 10:22

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

By: M C
11 April 2025 at 20:21

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërish ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me sekuestrimin e pasurive të tij. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Lartë që i la në fuqi.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.

Arben Ahmetaj është në arrati prej Qershorit 2023, ndërsa në 24 Korrik të vitit 2024 ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë.

Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili kërkonte që të hiqej sekuestro për banesën në zonën e Shallvareve dhe 125 mijë € në bankë.

Vazhdimisht ish-ministri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka bërë kërkesë për heqen e sekuestros së pasurisë, kërkesë e cila më herët u rrëzua nga Apeli i Posaçëm, më pas edhe nga Gjykata e Lartë.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Atij me herët i janë sekustruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro), pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve.

The post Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

11 April 2025 at 19:57

Gjykata Kushtetuese ka prishur vendimin për sekuestrimin e disa prej pasurive të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë, duke e dërguar çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm. Më herët, […]

The post Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

By: user7
2 April 2025 at 13:12

Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Kërkesa për zgjatje të hetimit e bërë nga SPAK mësohet se është dakordësuar edhe nga mbrojtja. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 korrik 2025.

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024-s i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

The post Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn appeared first on Lapsi.al.

U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka”

2 April 2025 at 13:20

Gjykata e Posaçme i ka zgjatur afatin edhe me 3 muaj të tjera SPAK-ut për plotësim hetimesh për dosjen e ashtuquajtura “Buka”. Në lidhje me këtë dosje, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është marrë  i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, duke u akuzuar nga SPAK se i ka shkaktuar një dëm shtetit prej 7 miliardë lekësh. […]

The post U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka” appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme shtyn hetimet ndaj Arben Ahmetajt

2 April 2025 at 11:25

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të shtyrë për të disatën herë hetimet ndaj Arben Ahmetajt lidhur me dosjen “Buka”. GJKKO i ka dhënë edhe 3 muaj kohë prokurorisë për të përfunduar hetimet në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ahmetaj akuzohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka SHA” nga biznesmeni Lirim Fezollari, duke shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh. Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të familjes Myderizi, të cilët pretendojnë se humbën pronën e tyre.

Arben Ahmetaj ndodhet gjithashtu në kërkim nga drejtësia shqiptare për dosjen e inceneratoreve, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Për këtë çështje, gjykata ka caktuar masën e arrestit në burg dhe SPAK ka shtyrë hetimet për herë të tretë deri më 23 qershor. Po ashtu, ndaj Ahmetajt po kryhet hetim pasuror dhe i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, si vila dhe apartamente, si dhe llogari bankare.

The post Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme shtyn hetimet ndaj Arben Ahmetajt appeared first on Sot News | Lajme.

“Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka?

27 March 2025 at 15:42

Pas një heshtje të gjatë në rrjetet sociale, Arben Ahmetaj është rikthyer përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. “Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho: Padrejtësia, frika dhe injoranca”, ka shkruar Ahmetaj, duke cituar një shprehje të Miguel De Cervantes. Nuk dihet se për kë është ky thumb i Ahmetajt, i cili […]

The post “Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka? appeared first on BoldNews.al.

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

12 March 2025 at 16:18

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën më 12 mars se gjykata respektive ka pranuar kërkesën për kofiskimin e pasurive të Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, që i’u zbuluan shuma të konsiderueshme monetare, pasi shtëpia e saj u vodh nga pastruesja. Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben […]

The post Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj appeared first on Reporter.al.

Ylli Rakipi: Ahmetaj ju quan organizatë kriminale! Blendi Klosi: Ehu tani…, nuk kam opinion

By: Ela
11 March 2025 at 08:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar me Ylli Rakipin, lidhur me arrestimin e zyrtarëve të lartë të PS. Rakipi e pyeti Klosin edhe për deklaratat e Arben Ahmetajt nga malet e Zvicrës, nga ku deklaroi se qeveria e Ramës është […]

The post Ylli Rakipi: Ahmetaj ju quan organizatë kriminale! Blendi Klosi: Ehu tani…, nuk kam opinion appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

27 February 2025 at 22:54

Arben Ahmetaj i është përgjigjur live në Syri tv, akuzave të Baton Haxhiut, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga Edi Rama. Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë herë nga ndonjë njeri deri ditën e […]

The post Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë… appeared first on BoldNews.al.

“Qeveria ka afera të mëdha”/ Tabaku: Ahmetajt i kam bërë ftesë të bashkëpunojë me drejtësinë

By: Ardit
27 February 2025 at 22:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se i ka bërë ftesë e para ish-ministrit Arben Ahmetaj që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Më tej Tabaku se në atë kohë njerëzit çuditeshin për atë ftesë, por sot sipas saj, Ahmetaj po denoncon skandalet e qeverisë. Tabaku tha më tej se mazhoranca i ka bërë […]

The post “Qeveria ka afera të mëdha”/ Tabaku: Ahmetajt i kam bërë ftesë të bashkëpunojë me drejtësinë appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet

11 February 2025 at 14:04

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë […]

The post Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet appeared first on Reporter.al.

❌
❌