Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parashikoi tërmet tjetër në Mianmar, arrestohet astrologu i TikTok

By: Rovena
25 April 2025 at 15:30

Autoritetet e Mianmarit kanë vënë në pranga një astrolog të famshëm në rrjetin social TikTok. Ai është arrestuar pasi shkaktoi panik duke parashikuar një tërmet tjetër shkatërrues.

John Moe The postoi parashikimin e tij më 9 prill, vetëm dy javë pasi tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 vrau 3500 njerëz dhe shkatërroi tempuj shekullorë në vendin e Azisë Juglindore.

Ai u arrestua të martën për deklarata të rreme me qëllim të shkaktimit të panikut publik.

John Moe The kishte paralajmëruar se një tërmet do të godiste çdo qytet në Mianmar më 21 prill. Por ekspertët thonë se tërmetet është e pamundur të parashikohen për shkak të kompleksitetit të faktorëve të përfshirë në fatkeqësi të tilla.

Në videon e tij, e cila mori më shumë se tre milionë shikime, John Moe The u bëri thirrje njerëzve që të merrnin gjëra të rëndësishme me vete dhe të ikin nga ndërtesat gjatë lëkundjeve.

“Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në ndërtesa të larta gjatë ditës”, shkruhej në mbishkrimin e videos./abcnews.al

Arrestohet astrologu i TikTok për parashikimin e tërmetit të ri në Mianmar

25 April 2025 at 08:56

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një astrolog që shkaktoi panik duke parashikuar një tërmet të ri në një video virale të TikTok.

John Moe The postoi parashikimin e tij më 9 prill, vetëm dy javë pasi një tërmet me magnitudë 7.7 vrau 3500 njerëz dhe shkatërroi tempuj shekullorë në vendin e Azisë Juglindore, shkruan BBC.

Ai u arrestua të martën për “deklarata të rreme me qëllim të shkaktimit të panikut publik”, tha ministria e informacionit e Mianmarit.

John Moe The kishte paralajmëruar se një tërmet “do të godiste çdo qytet në Mianmar” më 21 prill. Por ekspertët thonë se tërmetet është e pamundur të parashikohen për shkak të kompleksitetit të faktorëve të përfshirë në fatkeqësi të tilla.

Në videon e tij, e cila mori më shumë se tre milionë shikime, John Moe The u bëri thirrje njerëzve që “të merrnin gjëra të rëndësishme me vete dhe të ikin nga ndërtesat gjatë lëkundjeve”.

“Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në ndërtesa të larta gjatë ditës”, shkruhej në mbishkrimin e saj.

Një banore e Yangon tha për AFP se shumë nga fqinjët e saj besonin në parashikim. Ata refuzuan të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe qëndruan jashtë ditën kur John Moe The tha se tërmeti do të ndodhte.

Llogaria e tij tashmë e zhdukur në TikTok, e cila ka më shumë se 300,000 ndjekës, pretendon të bëjë parashikime të bazuara në astrologji dhe palmistikë.

Ai u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Sagaing, në qendër të Mianmarit.

Zonat e Mandalay dhe Sagaing u goditën më rëndë nga tërmeti i 28 marsit, i cili shkaktoi një kërkesë të rrallë nga junta e Mianmarit për ndihmë të huaj.

Tërmeti u ndje rreth 1000 km larg në Bangkok, ku një ndërtesë u shemb në një kantier ndërtimi, duke vrarë dhjetëra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet astrologu i TikTok për parashikimin e tërmetit të ri në Mianmar appeared first on Euronews Albania.

Mianmari liron afro 4.900 persona, përfshirë dhe të burgosur politikë

By: Rovena
17 April 2025 at 15:54

Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900 të burgosur. Amnistia u lëshua në ditën kur ky shtet shënon Vitin e Ri tradicional, raportoi media shtetërore. Një organizatë e pavarur tha se në mesin e të liruarve janë të pakën 22 të burgosur politikë.

Të paktën 19 autobusë me të burgosur u larguan nga burgu Insein në Jangon dhe familjarët dolën te porta e burgut për të pritur të afërmit e tyre mëngjesin e 17 prillit.

Rrjeti i Mianmarit për të Burgosur Politikë, një grup i pavarur vëzhgues që regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në burgjet e Mianmarit, tha përmes një deklarate se sipas informatave fillestare, të paktën 22 të burgosur politikë janë liruar.

Gjenerali Min Aung Hlaing, kreu i Këshillit Ushtarak që udhëheq me shteti, fali 4.893 të burgosur, raportoi MRTV. Trembëdhjetë të huaj po ashtu u liruan dhe u dëbuan nga Mianmari, raportoi media shtetërore.

Të burgosurit e tjerë morën ulje dënimi, përveç atyre që janë të dënuar për akuza të rënda si vrasje dhe përdhunim, apo të atyre që janë të dënuar për çështje të sigurisë.

Nëse të liruarit shkelin përsëri ligjin, ata do të duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit origjinal, përveç çdo dënimi të ri.

Amnistitë masive gjatë festave nuk janë të pazakonshme në Mianmar, shtet që njihej më herët si Burma.

Mianmari udhëhiqet nga junta ushtarake që nga 1 shkurti i vitit 2021, kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur, të udhëhequr nga udhëheqësja civile, Aung San Suu Kyi. Marrja e pushtetit nga ushtria, nxiti rezistencë masive paqësore, e cila më vonë u shndërrua në një luftë të armatosur. Vendi tani përballet me luftë civile.

Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, një organizatë e pavarur që mbledh të dhëna të detajuara mbi arrestimet dhe viktimat e lidhura me konfliktet politike në vend, rreth 22.197 të burgosur politikë – përfshirë edhe Suu Kyi – ishin ende në paraburgim deri të premten e kaluar.

Shumë prej këtyre të burgosurve politikë janë të akuzuar për “nxitje”, akuzë që përdoret gjerësisht për të arrestuar kritikët e qeverisë apo ushtrisë. Kushdo që gjendet fajtor për këtë vepër penale mund të dënohet deri me tre vjet burgim./REL

Luftimet në Mianmar nuk “pyesin” për fatkeqësi natyrore

By: Rovena
7 April 2025 at 16:49

Në Mianmar janë raportuar luftime, pavarësisht situatës së tërmetit. Që nga e premtja, ushtria kishte kryer të paktën 14 sulme që nga armëpushimi, sipas raporteve të marra nga zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ushtria akuzoi dy grupe rebele në aleancën që shpallën një armëpushim për kryerjen e sulmeve. Një grup tha se luftimet shpërthyen në përgjigje të “ofensivave” të ushtrisë.

Gjeneral Major Zaw Min Tun, zëdhënës i këshillit ushtarak lëshoi ​​një deklaratë të përgjithshme duke thënë se do të përgjigjen nëse bazat ushtarake sulmohen pa arsye. Një zëdhënës i ushtrisë nuk iu përgjigj kërkesës së BBC Burmese për koment.Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk kërkoi “një ndalim të të gjitha operacioneve ushtarake” dhe një fokus “në ndihmën e të prekurve nga tërmeti, si dhe sigurimin e aksesit të papenguar në organizatat humanitare” pas tërmetit 7.7 ballë të 28 marsit.

Një luftë civile ka vazhduar midis juntës, e cila mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021 – dhe milicive etnike dhe forcave të rezistencës në të gjithë vendin. Këshilli ushtarak shpalli një armëpushim 20-ditor më 2 prill, pasi aleanca e përbërë nga tre grupe rebele kishte shpallur një.

Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar u rrit në 3,564 të hënën, sipas mediave shtetërore. 5012 persona të tjerë u plagosën dhe 210 persona mbeten të zhdukur./abcnews.al

Tërmeti në Mianmar/ Shkon në mbi 3 mijë numri i viktimave, krizë humanitare në popullatë

6 April 2025 at 10:32

Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar, një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndihma, por shpërndarja e ndihmave duket të jetë e padrejtë dhe e kufizuar nga junta ushtarake. Numri i viktimave është rritur në 3.354 të vdekur, ndërsa 220 persona janë ende të humbur dhe 4.850 të tjerë janë plagosur. Ndihmat humanitare janë duke u shpërndarë me vështirësi për shkak të konflikteve të vazhdueshme civile dhe kufizimeve që po i vendos ushtria, duke i ndaluar ato të arrijnë në disa nga zonat që nuk janë pro regjimit.

Kujdesi shëndetësor ishte tashmë i vështirë përpara tërmetit dhe situata është përkeqësuar më tej nga dëmet që ka shkaktuar tërmeti i shkallës 7.7, ndërsa shumë spitale dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar. Pavarësisht shpalljes së një armëpushimi të përkohshëm nga junta më 2 prill, sulmet ajrore nuk janë ndalur, duke përfshirë edhe në zonat e prekura nga tërmeti. 16 sulme ajrore janë raportuar që nga mesdita e javës, dhe ky fakt ka bërë që shpërndarja e ndihmave të vazhdojë të vështirësohet.

Për më tepër, situata ka shpërthyer në një krizë humanitare me mbi një e treta e popullsisë që ka nevojë për ndihma, dhe shumë njerëz janë në rrezik nga uria dhe sëmundjet, përfshirë kolerën. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësime të mëdha për veprimet e juntës dhe mungesën e mundësive për të lehtësuar situatën e viktimave.

The post Tërmeti në Mianmar/ Shkon në mbi 3 mijë numri i viktimave, krizë humanitare në popullatë appeared first on Sot News | Lajme.

Mianmari në situatë kritike pas tërmetit, mbi 3300 viktima

By: armand
6 April 2025 at 10:18

Tetë ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Mianmar, një pjesë e madhe e popullsisë ndodhet në kushte kritike dhe ka nevojë të menjëhershme për ndihmë. Megjithatë, ndihmat humanitare po shpërndahen në mënyrë të pabarabartë, duke favorizuar zonat që mbështesin regjimin ushtarak, sipas akuzave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Deri tani, […]

The post Mianmari në situatë kritike pas tërmetit, mbi 3300 viktima appeared first on BoldNews.al.

MIANMAR – Numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në 3 354

5 April 2025 at 16:56

MIANMAR, 5 prill /ATSH/- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i Mianmarit është rritur në 3 354, me 4 850 të plagosur dhe 220 ende të zhdukur, sipas raporteve të medieve lokale.

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, duke vizituar vendin e goditur nga fatkeqësia, vlerësoi grupet humanitare dhe të komunitetit për përpjekjet e tyre në përgjigjen e vazhdueshme të ndihmës.

Ndërkohë, gjenerali i lartë Min Aung Hlaing, udhëheqësi i qeverisë ushtarake të Mianmarit, u kthye në Naypyitaw pasi mori pjesë në një samit në Bangkok me liderë nga Azia Jugore dhe Juglindore, duke përfshirë Tajlandën, Nepalin, Butanin, Sri Lankën dhe Indinë.

Gjatë takimit të tij me kryeministrin indian Narendra Modi, Hlaing ripohoi angazhimin e juntës për të zhvilluar zgjedhje “të lira dhe të ndershme” në dhjetor.

Modi bëri thirrje që një armëpushim pas tërmetit në luftën civile të Mianmarit të bëhej i përhershëm dhe tha se zgjedhjet duhej të ishin “përfshirëse dhe të besueshme”, tha sot një zëdhënës i Marrëdhënieve të Jashtme Indiane.

Që nga përmbysja e qeverisë së zgjedhur civile të nobelistes, Aung San Suu Kyi në vitin 2021, ushtria ka luftuar për të drejtuar Mianmarin, duke e lënë ekonominë dhe shërbimet bazë, përfshirë kujdesin shëndetësor, në rrënim, një situatë e përkeqësuar nga tërmeti i 28 marsit.

“Lufta civile që pasoi grushtin e shtetit ka zhvendosur më shumë se 3 milionë njerëz, me pasiguri ushqimore të përhapur dhe më shumë se një e treta e popullsisë në nevojë për ndihmë humanitare”, tha OKB.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha dje se junta po kufizonte furnizimet me ndihma në zonat e goditura nga tërmeti ku komunitetet nuk e mbështesin sundimin e saj.

Zyra e OKB-së tha se po hetonte 53 sulme të raportuara nga junta kundër kundërshtarëve, përfshirë sulmet ajrore, nga të cilat 16 ishin pas shpalljes së armëpushimit të mërkurën. //a.i/

The post MIANMAR – Numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në 3 354 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkon në mbi 3.300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

5 April 2025 at 11:00

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin. Tërmeti i 28 marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 […]

The post Shkon në mbi 3.300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar appeared first on BoldNews.al.

Junta e Mianmarit shpall armëpushimin pas tërmetit vdekjeprurës

By: Mirgen
2 April 2025 at 20:38

Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga sot dhe do të zgjasë deri më 22 prill. Junta ushtarake e Mianmarit ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në operacionet kundër grupeve të armatosura rebele, pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga sot dhe do të zgjasë deri më 22 […]

The post Junta e Mianmarit shpall armëpushimin pas tërmetit vdekjeprurës appeared first on BoldNews.al.

Armëpushim në Birmani/ Pas tërmetit, junta ushtarake ul përkohësisht armët

By: Re Nato
2 April 2025 at 19:28

Junta ushtarake e Mianmarit shpalli nje armëpushim të përkohshëm pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 që ka vrarë më shumë se 3 mijë njerëz.

Armëpushimi do të zgjasë nga data dy deri në 22 prill dhe sipas komandës së lartë të ushtrisë, ka për qëllim të tregojë dhembshuri për njerëzit e prekur nga tërmeti i së premtes.

Njoftimi pasoi armëpushimet e përkohshme të njëanshme të shpallura nga grupet e rezistencës së armatosur që kundërshtojnë sundimin ushtarak.

Këto grupe duhet të përmbahen nga sulmi ndaj shtetit ose rigrupimi, ose përndryshe ushtria do të marrë masat e nevojshme, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Qeveria në hije e opozitës së Unitetit Kombëtar, e themeluar nga ligjvënësit e rrëzuar në vitin 2021, kishte thirrur tashmë një armëpushim për forcat e saj.

Të mërkurën, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë dy burra nga rrënojat e një hoteli në kryeqytetin e Mianmarit dhe një të tretë nga një bujtinë në një qytet tjetër. Por shumica e ekipeve po gjejnë vetëm trupa dhe jo të mbijetuar.

Tërmeti la më shumë se 4500 të plagosur dhe shkatërroi shumë ndërtesa, rrugë dhe ura.

Ngjarja tragjike ndodhi në mes të luftës civile në Mianmar, duke e bërë  krizën e madhe humanitare edhe më të rëndë.

Më shumë se 3 milionë njerëz ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe gati 20 milionë ishin në nevojë edhe para se të godiste, sipas Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

Realizohet parashikimi rrëngjethës për vitin 2025 i Baba Vangës

By: Rovena
2 April 2025 at 15:29

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime rrëngjethëse, duke përfshirë këtu tërmete shkatërruese. Duket se parashikimi i saj doli i vërtetë.

Pas një tërmeti shkatërrues me magnitutë 7.7 javën e kaluar në Mianman më shumë se 2 mijë njerëz kanë humbur jetën.

Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, ka ndërruar jetë para 28 vitesh, por parashikimet e “legjendës” së verbër bullgare vijojnë e gjejnë ende vend. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo pretendoi se kishte fituar fuqitë e saj gjatë një stuhie të tmerrshme dhe arriti të parashikonte 11 shtatorin, vdekjen e Princeshës Diana dhe ngjarjet e ngrohjes globale si përmbytjet masive.

E njohur ndryshe edhe si “Nostradamusi” i Ballkanit, Baba Vanga besohet të pasur vizione shumë të saktë, 85% e të cilave janë vërtetuar./abcnews.al

Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

By: E.K
2 April 2025 at 08:44

Fatkeqësia natyrore godet një vend të dobësuar nga lufta civile, gjë që i ndërlikon më tej ndihmat ndërkombëtare. Pas tërmetit të së premtes që goditi rëndë Mianmarin, regjimi.ushtarak i vendit publikoi shifra të reja për viktimat. Sikurse njoftoi në televizionin shtetëror sundimtari gjeneral Min Aung Hlaing, deri tani janë regjistruar të paktën 2,719 të vdekur. […]

The post Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore appeared first on FaxWeb.

Mrekullia në Mianmar, 63-vjeçarja nxirret e gjallë pas 91 orësh nën rrënoja

By: user 5
1 April 2025 at 21:17

Një grua 63-vjeçare u shpëua 91 orë pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.7 që goditi Myanmarin të premten, duke mbetur e bllokuar nën rrënoja. Ajo u shpëtua në Naypyitaë, kryeqyteti i Mynmarit, mëngjesin e martën. Kjo ishte një mrekulli në një situatë tragjike ku më shumë se 2,700 persona janë raportuar të vdekur dhe numri pritet të kalojë 3,000. Po ashtu, 4,521 të tjerë janë plagosur dhe 441 janë të zhdukur.

Përveç viktimave, më shumë se 10,000 ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, veçanërisht në qendër dhe në veri-perëndim të Myanmarit. Në Mandalay, qyteti i dytë më i madh, 50 fëmijë dhe dy mësues humbën jetën kur një kopësht u shemb. Pasgoditjet dhe frika nga tërmetet e tjera kanë detyruar shumë njerëz të flenë jashtë në rrugë ose fusha të hapura.

Përpjekjet e shpëtimit janë komplikuar nga lufta civile, pasi junta ushtarake që mori pushtetin me grusht shteti në vitin 2021 ka vazhduar sulmet ajrore dhe ka penguar shpërndarjen e ndihmave humanitare në disa zona. Organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara po punojnë për të ofruar ndihmë, ndërkohë që kërkojnë që junta të heqë barrierat administrative dhe të lejojë qasjen e pakufizuar për ndihmën.

The post Mrekullia në Mianmar, 63-vjeçarja nxirret e gjallë pas 91 orësh nën rrënoja appeared first on Lapsi.al.

MIANMAR – Arrin në 2 719 numri i viktimave dhe në 441 ai i të zhdukurve nga tërmeti

MIANMAR, 1 prill /ATSH-AA/ – Numri i viktimave nga dy tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 6,4 ballë Rihter në Mianmar është rritur në 2 719.

Sipas lajmit të Rrjetit të Televizionit Global të Kinës (CGTN), lideri ushtarak i Mianmarit gjenerali Min Aung Hlaing, bëri një deklaratë në lidhje me tërmetet që ndodhën në vend më 28 mars.

Ai theksoi se deri më tani nga tërmetet kanë humbur jetën 2 719 njerëz dhe se presin që numri i viktimave të kalojë shifrën 3 000.

Hlaing tha se numri i personave të lënduar nga tërmeti është rritur në 4 521 ndërsa 441 persona ende janë të zhdukur.

Për shkak të tërmetit në Mianmar është shpallur një javë zi kombëtare./ /os/

The post MIANMAR – Arrin në 2 719 numri i viktimave dhe në 441 ai i të zhdukurve nga tërmeti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mianmari shpall një javë zie kombëtare, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve zbehen

By: gaze tare
1 April 2025 at 08:55

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një javë zie kombëtare, me një moment heshtjeje që do të mbahet më vonë të martën në orën 12:51 lokale, koha e saktë kur tërmeti ra të premten.

Më shumë se 2,000 njerëz në Mianmar janë vrarë pas tërmetit me magnitudë 7.7 që preku zona deri në Tajlandë dhe Kinë.

Në Tajlandën fqinje, 20 persona dihet se kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga ndërtesat e shkatërruara në Bangkok.

Ekipet e shpëtimit në të dy vendet po vazhdojnë ende kërkimin e tyre për të mbijetuar, megjithëse shpresat po shuhen pasi kanë kaluar 72 orë nga tërmeti shkatërrues.

OKB thotë se tërmeti ka krijuar “një krizë tashmë të rëndë” në Mianmar, i cili është në mes të një lufte civile katërvjeçare. Pavarësisht shkatërrimit, raportet sugjerojnë se udhëheqësit ushtarakë të vendit janë ende duke kryer sulme ajrore kundër grupeve rebele pro-demokratike.

The post Mianmari shpall një javë zie kombëtare, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve zbehen appeared first on iconstyle.al.

MIANMAR – Arrin në 2 028 numri i viktimave prej tërmetit

MIANMAR, 31 mars /ATSH/ – Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dhe Tajlandën të premten vazhdon të rritet, shkruan adnkronos.it.

Sipas Wall Street Journal, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në të paktën 2 028, ndërsa të lënduarit janë 3 408.

Vlerësimet fillestare nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së sugjerojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar qendror mund të kalojë dhjetë mijë dhe se humbjet ekonomike mund të tejkalojnë vlerën e produktit të brendshëm bruto të vendit.

Ndërkohë, një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e hotelit Great Wall që u shemb në Mandalay 60 orë pas tërmetit.

Operacionet e shpëtimit, përfshinë shpëtimtarë kinezë, rusë dhe vendas. /os/

The post MIANMAR – Arrin në 2 028 numri i viktimave prej tërmetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

31 March 2025 at 11:38

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë Dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar. Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha […]

The post OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ 30-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 55 orësh në Mianmar

By: user 6
30 March 2025 at 22:12

Tërmeti vdekjeprurës që goditi Mianmarin u ka marrë jetën deri tani më shumë se 1600 njerëzve, thonë autoritetet. Ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë të mbijuar edhe pse shpresat sa vijnë e po shuhen.

Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiron nxjerra e një gruaje të gjallë nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe që u shemb nga tërmeti i fuqishëm, që goditi vendin disa ditë më parë. Phyu Lay Khaing, 30 vjeç kaloi më shumë se 55 orë nën mbeturinat e ndërtesës së shkatërruar në qytetin Mandalay, duke luftuar për mbijetesë në kushte ekstremisht të vështira.

Pas disa orësh të pandërprera shpëtimi dhe një pune të jashtëzakonshme nga ekipi i shpëtimit, ata arritën të nxirrnin atë nga rrënojat. Momentin e shpëtimit e ndoqën me emocione të forta, kur kalimtarët dhe qytetarët e pranishëm shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje, duke treguar gëzim dhe mirënjohje për shpëtimin e saj.

Në momentin që u nxorr nga rrënojat, ajo u dërgua me urgjencë në spital për një vlerësim mjekësor të gjendjes së saj shëndetësore. Gruaja e mbijetuar, e cila ishte mbërthyer nën rrënoja për aq gjatë, u përqafua ngrohtësisht me burrin e saj, i cili kishte kaluar orë të tëra duke pritur me shpresë për këtë moment shpëtimi. ©LAPSI.al

The post VIDEO/ 30-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 55 orësh në Mianmar appeared first on Lapsi.al.

Tërmeti shkatërrimtar, ishin të bllokuar nën rrënoja, shpëtohen katër persona në Birmani

By: Mirgen
30 March 2025 at 22:00

Katër persona të tjerrë janë nxjerrë të gjallë pas afro 60 orësh të bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë Rihter që dridhi Birmaninë të premten, raporton “BBC”. Numri i viktimave ka arritur në të paktën 1700. Personat janë nxjerrë nga një shkollë e shembur në rajonin verior Sagaing. Po ashtu është nxjerrë […]

The post Tërmeti shkatërrimtar, ishin të bllokuar nën rrënoja, shpëtohen katër persona në Birmani appeared first on BoldNews.al.

1600 viktima nga tërmeti Mianmar, OKB paralajmëron për mungesë pajisjesh mjekësore

By: gaze tare
30 March 2025 at 14:20

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se mungesa e furnizimeve mjekësore po e vështirëson reagimin ndaj tërmetit shkatërrues që goditi Mianmarin dhe rajonin përreth të premten.

Numri i viktimave ka kaluar 1,600, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit po vazhdojnë. Në Bangkok, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e 12-të nën rrënojat e një ndërtese të shembur, ndërsa në Mandalay, Mianmar, një grua është shpëtuar e gjallë pas 30 orësh nën rrënoja.

Në një vend tashmë të shkatërruar nga konfliktet, Qeveria e Unitetit Kombëtar—e cila ndodhet në mërgim për shkak të juntës ushtarake—ka shpallur një pauzë dyjavore të operacioneve ushtarake në zonat e prekura nga tërmeti.

The post 1600 viktima nga tërmeti Mianmar, OKB paralajmëron për mungesë pajisjesh mjekësore appeared first on iconstyle.al.

❌
❌