Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, qeveria shpronëson pronarin e tokës

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi shpronësimin, për interes publik, të një pasurie private në qytetin e Vlorës, e cila preket nga realizimi i “Qendrës multifunksionale në Luginën e Vjosës”. 

Vlera e përgjithshme e kompensimit për pronarin e pasurisë së paluajtshme është caktuar në shumën prej 1 079 595 lekësh, ndërsa shpenzimet procedurale të shpronësimit arrijnë në 70 000 lekë, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.  

Sipas vendimit, fondi për kompensimin financiar do të përballohet nga buxheti i shtetit, përmes llogarisë “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë. 

Procesi i shpronësimit nis menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare dhe pritet të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja e tij në fuqi. Pronari do të kompensohet pas paraqitjes së dokumentacionit të plotë pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat për likuidimin. 

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, përmes drejtorisë vendore në Vlorë, do të nisë brenda 30 ditëve procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale. 

Qendra multifunksionale që do të ndërtohet në këtë zonë do të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër në Evropë. Kompania fituese për ngritjen e qendrës multifunksionale është shpallur studioja projektuese “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”.  

Projekti që do të vihet në jetë ndërthur investimet që do të bëhen me natyrë, duke e shoqëruar rrugëtimin me informacione, stacione ndalimi për turistët apo edhe muzeun e informacionit, që jep më shumë detaje mbi këtë pasuri kombëtare. 

VKM ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Shtetërore e Kadastrës, Drejtorinë Vendore Vlorë dhe Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, qeveria shpronëson pronarin e tokës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave ngarkoi sot Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë.  

Në njoftimin Këshillit të Ministrave thuhet se në funksion të zbatimit të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratën përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e saj e të projektit përkatës dhe paraqitjen, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, të kërkesave për miratimin e lejeve përkatëse, në funksion të zbatimit të punimeve. 

“Kryeministria i vendos në dispozicion Fondit Shqiptar të Zhvillimit të dhënat për specifikimet teknike të projektit”, thuhet në njoftim, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë, për vitin 2025. 

Ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Federata e Skive mbështetet me 10 milionë lekë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot financimin e Federatës Shqiptare të Skive në mbështetje të përgatitjes për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026.  

Qeveria, vendosi financimin, në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për Federatën Shqiptare të Skive (FSHS) për mbështetje dhe përgatitje për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. 

Në vendim thuhet se fondi i përcaktuar transferohet në llogarinë e Federatës Shqiptare të Skive, në një bankë të nivelit të dytë, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. 

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Skive, brenda muajit gusht 2025, duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit planin e detajuar dhe të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Skive të veprimtarisë, për të cilën do të përdoret ky fond. 

Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Skive për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post Federata e Skive mbështetet me 10 milionë lekë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria zgjeron dhe forcon rregullat për blerjen e pajisjeve ushtarake  

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime thelbësore në rregullat e prokurimeve ushtarake. Vendimi ka për qëllim të modernizojë dhe forcojë sigurinë e kontratave për blerjen e pajisjeve, armëve, municioneve dhe teknologjisë ushtarake.

Ndryshimet shtojnë rregulla më të rrepta për kompanitë ofertuese dhe zgjerojnë mundësitë e prokurimit me partnerë ndërkombëtarë dhe kompani shtetërore shqiptare.

Fusha e kontratave të prokurimit tani zgjerohet për të përfshirë jo vetëm pajisjet fizike, por edhe shërbimet e lidhura me to, si teknologjia dhe softueri.

Sipas vendimit, rregullat e reja bëjnë të mundur blerjet “shtet me shtet” edhe me vende partnere të Republikës së Shqipërisë ose të NATO-s, jo vetëm me vende anëtare të Aleancës. Kjo i jep Ministrisë së Mbrojtjes fleksibilitet më të madh për të blerë pajisje apo shërbime të nevojshme.

Një nga shtesat më të rëndësishme është përcaktimi i një liste të qartë të arsyeve për skualifikimin e operatorëve ekonomikë. Sipas rregullave të reja, çdo kompani do të skualifikohet nëse ajo, apo një anëtar kyç i saj (pronar, aksionar, drejtues), është dënuar për vepra të rënda penale si: Pjesëmarrje në krim të organizuar ose terrorizëm. Korrupsion, mashtrim, pastrim parash. Trafik droge ose qeniesh njerëzore.

Përveç kësaj, një kompani do të skualifikohet nëse ajo ka falimentuar ose nuk ka përmbushur detyrimet e saj ndaj shtetit, siç janë pagimi i taksave dhe i kontributeve shoqërore.

Vendimi prezanton procedura të reja të veçanta për bashkëpunimin me shoqëritë aksionare shtetërore që operojnë në fushën e industrisë ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes tani ka mundësinë të blejë direkt nga këto shoqëri, nëse ato zotërojnë të paktën 50% të kapaciteteve të nevojshme për një kontratë, si dhe të zhvillojë një “dialog negociues” me to për të siguruar produkte dhe shërbime, madje duke i favorizuar në procedurat konkurruese, pasi plotësojnë automatikisht disa kritere ligjore.

Këto ndryshime synojnë të mbështesin industrinë ushtarake shqiptare dhe të modernizojnë Forcat e Armatosura përmes një procesi më të sigurt dhe më efikas.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Qeveria zgjeron dhe forcon rregullat për blerjen e pajisjeve ushtarake   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbrojtjen e personaliteteve pas përfundimit të detyrës

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim që përcakton rregullat, procedurat dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes personale dhe banesës së personaliteteve të tjera pas përfundimit të detyrës.

Sipas këtij vendimi, Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron, pas përfundimit të detyrës, personalitetet apo banesën e tyre, kur u rrezikohet jeta, shëndeti apo familja, për shkak të detyrës që kanë kryer.

Kushtet për të përfituar ruajtjen fizike dhe mbrojtjen e banesës janë: prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shëndetin apo familjen e personalitetit apo banesën e tij, brenda gjashtë muajve nga përfundimi i detyrës; prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe ushtrimit të funksionit të mëparshëm nga personaliteti.

Në vendim thuhet se, kërkesa për mbrojtje i paraqitet me shkrim ministrit të Brendshëm nga vetë personaliteti i rrezikuar.

Kërkesa për mbrojtje përmban: gjenealitetet e plota të kërkuesit; një përmbledhje të fakteve dhe të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz për personalitetin apo banesën e tij, të cilat e detyrojnë të kërkojë mbrojtje edhe pas përfundimit të detyrës.

Ministri i Brendshëm urdhëron menjëherë, por jo më vonë se 24 orë, mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për të bërë vlerësimin e kërkesës.

Komisioni i Posaçëm vlerëson kërkesën e paraqitur, si autoriteti vendimmarrës për mbrojtjen e veçantë.

Pas shqyrtimit të kërkesës për nevojën e mbrojtjes së personalitetit apo të banesës së tij, komisioni merr vendim brenda 48 orëve. Vendimi u njoftohet ministrit të Brendshëm dhe personalitetit të rrezikuar.

Komisioni, në procesin e shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje, sipas këtij vendimi, mund të kërkojë informacione nga institucione të tjera.

Vendimi përmban nivelin e sigurisë dhe masat e mbrojtjes, numrin e truprojave apo të rojeve për banesën, afatin e mbrojtjes, si dhe masa të tjera, që lidhen me këtë mbrojtje.

Mbrojtja e personalitetit apo e banesës zgjat për aq kohë sa janë të pranishme rrethanat e rrezikut, por jo më shumë se një vit.

Me përfundimin e afatit maksimal të mbrojtjes, Komisioni i Posaçëm vendos për vijimin e mbrojtjes me të njëjtat masa; përfundimin e mbrojtjes; ndryshimin e masave të sigurisë.

Pas vendimit të komisionit, Garda e Republikës merr menjëherë në mbrojtje personalitetin apo banesën e rrezikuar, duke zbatuar masat e përcaktuara në vendim.

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga: zëvendësministri i Brendshëm; zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës; një përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; një përfaqësues i Byrosë Kombëtare të Hetimit; një përfaqësues nga Shërbimi Informativ i Shtetit, në nivel drejtor drejtorie; një përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në nivel drejtor drejtorie.

Kryetar i Komisionit të Posaçëm, është zëvendësministri i Brendshëm.

Pjesëmarrja në mbledhjet e komisionit është e detyrueshme. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë me të drejtë vote.

Vendimet e komisionit janë të vlefshme kur miratohen nga më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Kryetari i komisionit cakton një sekretariat teknik, i cili mbështet organizimin, funksionimin dhe mban procesverbalin e zhvillimit të mbledhjes.

/gj.m//r.e/

The post Përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbrojtjen e personaliteteve pas përfundimit të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Caktohet autoriteti i autorizuar për shenjimin dhe gjurmueshmërinë e cannabis-it mjekësor dhe industrial

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës së cannabis-it dhe nënprodukteve të saj të destinuara për qëllime mjekësore dhe industriale.

Sipas vendimit ky funksion i besohet shoqërisë “ALBTrace Co”, sh.a.

Në vendim thuhet se, autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. /j.p/

The post Caktohet autoriteti i autorizuar për shenjimin dhe gjurmueshmërinë e cannabis-it mjekësor dhe industrial appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria i kalon Universitetit “Ismail Qemali” administrimin e ish-Gjykatës së Apelit Vlorë

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për kalimin e përgjegjësisë së administrimit të një prone shtetërore nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, në funksion të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Prona në fjalë, e njohur me emërtimin “Gjykata e Apelit, Vlorë”, ndodhet në zonën kadastrale 8603 të qytetit dhe i kalon në administrim Universitetit “Ismail Qemali”, me qëllim ushtrimin e veprimtarisë në fushën e arsimit të lartë dhe përmbushjen e misionit të tij akademik.

Me këtë vendim, prona hiqet nga lista e inventarit të pronave që ishin në administrim të Ministrisë së Drejtësisë, sipas vendimit nr. 1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

Gjithashtu, zyrat e shërbimit dhe arkivit gjyqësor të ish-Gjykatës së Apelit Vlorë do t’i jepen për përdorim, pa shpërblim, Këshillit të Lartë Gjyqësor, si ambiente informacioni për qytetarët.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Ismail Qemali”, si dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor do të lidhin një marrëveshje për përcaktimin e kushteve të përdorimit të këtyre ambienteve.

Vendimi parashikon gjithashtu ndalimin e ndryshimit të destinacionit të pronës, të tjetërsimit apo dhënies së saj në përdorim palëve të treta nga institucionet përfituese.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Ismail Qemali”, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Qeveria i kalon Universitetit “Ismail Qemali” administrimin e ish-Gjykatës së Apelit Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VKM/ Marrëveshja për emigrantët, ngrihet një Task-Forcë e përbashkët Shqipëri-Itali

19 June 2025 at 17:54

Qeveria shqiptare ka marrë këtë të enjte (19.06.2025) vendimin për ngritjen e task-forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.

Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.
  2. Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.
  3. Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:

– Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
– Zëvendësministrin e Mbrojtjes;
– Zëvendësministrin e Financave;
– Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
– Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;
– Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
– Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
– Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
– Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Task-Forca ka si detyrë:

  1. a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;
    b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
    c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
    ç) të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.
  2. Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
  3. Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.
  4. Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.
  5. Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
  6. Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:
  7. a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;
    b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;
    c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    ç) përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  8. Detyrat e sekretariatit teknik janë:
  9. a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;
    b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;
    c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;
    ç) mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;
    d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;
    dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;
    e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.
  10. Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.
  11. Ngarkohen titullarët e institucioneve, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, që brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të caktojnë dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Brendshme emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Task-Forcë, si dhe në sekretariatin teknik mbështetës, sipas shkronjave “c” e “ç”, të pikës 9.
  12. Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VKM/ Marrëveshja për emigrantët, ngrihet një Task-Forcë e përbashkët Shqipëri-Itali appeared first on Euronews Albania.

Krijohet arkivi i ri për dokumentacionin teknik të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e Arkivit Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake. Ky arkiv do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ketë selinë në Tiranë.

Sipas vendimit të qeverise arkivi ka për mision ruajtjen, përpunimin, administrimin, digjitalizimin dhe shërbimin e dokumentacionit teknik të municioneve, të prodhimit të armëve dhe çdo dokument që i shërben kësaj industrie.

Arkivi Qendror në Veprim i Dokumentacionit Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake të Forcave të Armatosura ka për detyrë të tërheqë për ruajtje, administrim, digjitalizim, deklasifikim dhe shërbim të gjithë dokumentacionin e tipologjisë së veçantë të industrisë së prodhimit të armëve, të përshkruar në nenin 2, të këtij vendimi, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për arkivat.

Arkivi Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake të Forcave të Armatosura kryen digjitalizimin e dokumentacionit tipologjik që ka në administrim, si dhe kujdeset për ruajtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e tyre.

“Arkivi Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake të Forcave të Armatosura ofron shërbim arkivor për qytetarët dhe subjektet e interesuara, për dokumentet e tipologjisë së veçantë të armatimit, pajisjeve teknologjike ushtarake të Forcave të Armatosura, që ka në ruajtje dhe administrim, nëpërmjet: a) shërbimit të dokumenteve të tipologjisë së veçantë, të njësuara me origjinalin; b) shfrytëzimit të tyre”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit, dokumentacioni do të ruhet për një periudhë deri në 115 vjet, ndërsa dokumentet, që përmbajnë informacion të klasifikuar, dorëzohen pas deklasifikimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Këto dokumente dorëzohen në arkivin e përhershëm pas deklasifikimit të tyre, jo më vonë se 120 vjet.

Dokumentet do të jenë të aksesueshme për qytetarët dhe institucionet e interesuara, me pagesë dhe sipas rregullave ligjore.

Arkivi do të ketë stemën, vulën dhe logon e vet zyrtare. Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e Forcave të Armatosura janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i  Ministrisë së Mbrojtjes.

m.q/j.p/

The post Krijohet arkivi i ri për dokumentacionin teknik të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendimin për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Qeveria ka autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila vetë, ose me nënkontraktorë, do të bëjë të mundur realizimin e projektit të parashikuar.

Qeveria autorizon shoqërinë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronës, me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi””, në përmbushje të interesit publik për projektin e investimit.

Sipas këtij vendimi, Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucionet apo autoritetet e autorizuara prej tyre, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, si dhe përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entetit/entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

Gjithashtu autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave të përcaktuara në vendim të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, për zhvillimin e pronës nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes.

Vendimi përcakton se, Korporata e Investimeve Shqiptare negocion me subjekte private, me qëllim lidhjen e kontratës përkatëse për zhvillimin e pronës për të cilën ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit.

Gjithashtu në funksion të zhvillimit të pronës të përcaktuar në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar me prishjen e objekteve, pjesë e kësaj prone.

Ngarkohen Ministria Arsimit dhe Sportit, Bashkia Tiranë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendra Sportive, sh.a., dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

 

The post Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

21 May 2025 at 20:25

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të zgjatur përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kohëzgjatja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, nga 3 vite do të jetë 4 vite.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

The post Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Miratohet VKM, zbardhet vendimi i fundit nga qeveria

By: M C
21 May 2025 at 20:42

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të zgjatur përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kohëzgjatja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, nga 3 vite do të jetë 4 vite.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

The post Miratohet VKM, zbardhet vendimi i fundit nga qeveria appeared first on Albeu.com.

Zgjatet afati i qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri deri në 4 vjet

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë me një vit afatin e qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri.

Në bazë të vendimit të ndryshuar sot nga Këshilli i Ministrave, qëndrimi i shtetasve të Ukrainës në Shqipëri rritet nga 3, në 4 vjet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ishte miratuar fillimisht më 18 mars 2022, i lejon tashmë shtetasit e Ukrainës që të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Shqipëri për një afat deri në 4 vite.

Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/r.e/

The post Zgjatet afati i qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri deri në 4 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet VKM, zbardhet vendimi i fundit nga qeveria

21 May 2025 at 20:38

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të zgjatur përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kohëzgjatja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, nga 3 vite do të jetë 4 vite.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

The post Miratohet VKM, zbardhet vendimi i fundit nga qeveria appeared first on Sot News | Lajme.

Miratohet zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj, Shijak

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit me sipërfaqe 135 215 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 53 022.3 m2, pjesë e zonës kadastrale 3852, në Xhafzotaj, Shijak.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” përcaktohen në genplanin e hartuar.

Ndërsa veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, janë të llojit: industri prodhuese; industri e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit;industri e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT); industri e pajisjeve elektrike dhe elektronike; industri e produkteve të energjisë; industri e rëndë; industri e lehtë dhe agropërpunuese; përpunim dhe magazinim mallrash; tregtare dhe eksport-import; shërbime; industri të tjera, në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.

Zhvillues i “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” shpallet shoqëria “VERTIGO”, sh.p.k.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Miratohet zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj, Shijak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmtimi i rëndë i pronës për shkak të detyrës, miratohen procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Punonjësi i Policisë së Shtetit, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, përfiton kompensim të menjëhershëm financiar deri në 1 000 000 lekë, sipas akteve të vlerësimit të dëmit.

Këshilli i Ministrave miratoi kriteret dhe procedurat për kompensimin e menjëhershëm financiar, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës.

Sipas këtij vendimi, punonjësi i policisë e përfiton kompensimin e menjëhershëm financiar kur:

a) prona i është dëmtuar si pasojë e një vepre penale, e kryer në dëm të tij për shkak të detyrës, dhe rasti është referuar në prokurori, ose prona i është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit të saj nga punonjësi i policisë për përmbushjen e detyrave zyrtare;

b) punonjësi i policisë disponon dokument, që vërteton titullin e pronësisë/bashkëpronësisë mbi pronën e dëmtuar, ose provon që këtë pronë e ka në proces legalizimi;

c) nuk ka përfituar dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi për dëmtimin e pronës.

Për zbatimin e këtij vendimi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ngre komisionin, i cili përbëhet nga 5 anëtarë.

Komisioni kryen vlerësimin e përputhshmërisë së dokumentacionit të paraqitur me kriteret për përfitimin e kompensimit të menjëhershëm financiar, brenda 10 ditëve punë nga paraqitja e kërkesës së punonjësit të policisë.

Pagesa për kompensim të menjëhershëm financiar për dëmin e shkaktuar bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në rast se komisioni vendos për refuzimin e dhënies së kompensimit të menjëhershëm financiar, punonjësi ka të drejtë të ankimojë vendimin e komisionit pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit. /j.p/

The post Dëmtimi i rëndë i pronës për shkak të detyrës, miratohen procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria në shkolla, vendimi: 1 oficer për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 oficerë në ato me më shumë

17 April 2025 at 18:57

Qeveria ka miratuar sot një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) që synon forcimin e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare, nëpërmjet vendosjes së oficerëve të sigurisë në varësi të numrit të nxënësve në çdo shkollë.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, parashikon:

  • Në shkollat me 80 deri në 700 nxënës, do të ketë 1 oficer sigurie.
  • Në shkollat me mbi 700 nxënës, do të ketë 2 oficerë sigurie.
  • Në shkollat bazë ose të bashkuara me mbi 350 nxënës, gjithashtu do të caktohet 1 oficer sigurie.
  • 2 oficerë sigurie do të ketë edhe në gjimnazet, shkollat e orientuara apo ato profesionale me mbi 900 nxënës (ose mbi 700 për shkollat profesionale).

Oficerët e sigurisë do të jenë përgjegjës për monitorimin e ambienteve shkollore dhe ndërveprimin me nxënësit, stafin mësimor dhe komunitetin, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt.

Shpenzimet për oficerët e sigurisë do të mbulohen nga fondet ekzistuese të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Formimit Profesional.

Institucionet përfituese do të përcaktohen me urdhër të ministrave përkatës dhe vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

The post Siguria në shkolla, vendimi: 1 oficer për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 oficerë në ato me më shumë appeared first on Sot News | Lajme.

Një dekadë në pritje: Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

2 March 2025 at 10:20

Ndërtimi i sheshit publik në hyrje të portit detar në Durrës thuajse ka përfunduar, por familjet që janë shpronësuar për të mundësuar ngritjen e tij ende nuk janë kompensuar financiarisht. Projekti i shumëpërfolur i sheshit, i njohur më së shumti me emrin Veliera, ka nisur të realizohet në vitin 2016 dhe vetëm në 5 vitet […]

The post Një dekadë në pritje: Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera appeared first on Reporter.al.

VKM-ja lë pa transport 5 nxënës, nuk përfitojnë transport për 100 metra

By: Ardit
27 February 2025 at 21:11

Në emisionin e ‘Fiks Fare” solli mbrëmjen e sotme rastin e Nikoleta Gila, ajo është nëna e Elvisit 4-vjeçar i cili ecën në këmbë çdo ditë për të shkuar në parashkollor bashkë me fëmijët e tjerë të fshatit Malecaj, Torovic, Lezhë. Në këtë fshat janë 5 fëmijë te cilët ikin në shkollën 9-vjeçare ‘Mark Doshi’ […]

The post VKM-ja lë pa transport 5 nxënës, nuk përfitojnë transport për 100 metra appeared first on BoldNews.al.

Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit Agron Geca, zëvendësohet nga Dritan Baji

5 February 2025 at 17:15

TIRANË 5 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin e Agron Gecës nga detyra e prefektit të Qarkut të Kukësit dhe emërimin e Dritan Bajit në këtë pozicion.

Në vendimin e qeverisë thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të ligjit  “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, dhe me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Mjeku radiolog Agron Geca u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2023. /j.p/

The post Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit Agron Geca, zëvendësohet nga Dritan Baji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌