Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave ngarkoi sot Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë.  

Në njoftimin Këshillit të Ministrave thuhet se në funksion të zbatimit të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratën përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e saj e të projektit përkatës dhe paraqitjen, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, të kërkesave për miratimin e lejeve përkatëse, në funksion të zbatimit të punimeve. 

“Kryeministria i vendos në dispozicion Fondit Shqiptar të Zhvillimit të dhënat për specifikimet teknike të projektit”, thuhet në njoftim, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë, për vitin 2025. 

Ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i PE për Shqipërinë, reagon Qeveria: E mirëpresim, konfirmon mbështetjen për zgjerimin e BE!

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:25

Pas miratimit, më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), tashmë dhe Parlamenti Evropian miratoi, në seancën plenare të datës 9 Korrik, në Strasburg, Raportin mbi ecurinë e progresin e Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Raporti përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Evropian.

Qeveria mirëpret raportin e Parlamentit Evropian, vlerëson rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës të rrugës evropiane të Shqipërisë, dhe falënderon eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë, ajo shpreh vlerësim për Raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, për angazhimin e njëmendtë, qasjen objektive dhe të balancuar ndaj arritjeve dhe sfidave që kemi përpara dhe rekomandimeve për veprim. Qeveria vlerëson gjuhën inkurajuese të Raportit, si dhe pasqyrimin e qartë të progresit me reformat dhe arritjet e Shqipërisë, në dy vitet e fundit.

Ky Raport vjen në një moment të rëndësishëm historik, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me reformat për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimin e administratës publike, lirinë e medias dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Raporti i Parlamentit Evropian vjen vetëm një ditë pas raportit të publikuar nga Komisioni Evropian mbi Shtetin e së Drejtës, i cili vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit dhe në reformat e rëndësishme në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e modernizimit të qeverisjes.

Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria riafirmon përkushtimin e palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të bashkëpunuar ngushtë dhe efektivisht me institucionet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj natyrës rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit, si dhe ndaj bashkëpunimit të thelluar me të gjitha institucionet evropiane, edhe Parlamentin Evropian dhe mirëpret rekomandimet për të thelluar më tej reforma, në të mirë të qytetarëve shqiptarë, të rritjes ekonomike e forcimit të demokracinë, si dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Evropian. Siç deklaroi edhe Raporteri Schieder në fjalën e tij: “E ardhmja e Shqipërisë është në BE’’.

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për hekurudhën e Korridorit VIII

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Qeveria i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Pas shqyrtimit të projektligjit, me propozimin të Këshillit të Ministrave, Kuvendi do të vendosë për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për hekurudhën e Korridorit VIII appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministria: Shqipëria drejt hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4 me BE

By: user 8
11 June 2025 at 17:15

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me anë të një njoftimi, kryeministria sqaron se sot, më 11 qershor 2025, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave mbi Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Sipas Kryeministrisë, ky vendim vjen pasi u konstatua se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të nisur këtë fazë të rëndësishme të negociatave.

“Në këtë kuadër, Presidenca Polake, në emër të BE-së, i ka dërguar një letër autoriteteve shqiptare duke i kërkuar të paraqesin pozicionin e tyre negociues për katër kapitujt përkatës.

Negociatat do të zhvillohen në Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, data e së cilës do të bëhet publike së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thotë kryeministria.

Njoftimi për shtyp i Kryeministrisë

Shqipëria edhe një hap tjetër para në rrugën e suksesshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përvijohet rruga për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhjae Qëndrueshme

Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.

Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;

Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;

Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;

ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.

Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.

The post Kryeministria: Shqipëria drejt hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4 me BE appeared first on Lapsi.al.

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë

By: user7
16 May 2025 at 11:02

Kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa ka deklaruar në Tiranë se vetëm Rusia nuk do rajonin e tyre. Duke folur për mediat, para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian, Siliņa theksoi se në takimin e sotshëm, përveç luftës në Ukrainë, do të diskutojnë dhe për emigracionin e paligjshëm.

“Do të kërkojmë dhe pretendojmë armëpushimin pa kushte 30 ditor. Për fat të keq vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Do të biem dakord për sanksione të mëtejshme sepse kjo mund ta ndalë Rusinë. E di që sot do të diskutojmë edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunim ekonomik. Për rrjedhojë do ta përdorim këtë KPE si platformë të mirë për takimin e të gjithë udhëheqësve evropianë “, deklaroi ajo.

The post Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë appeared first on Lapsi.al.

E manipuluar trokitja e agjentëve të FBI-së në derën e kryeministrit Rama

28 March 2025 at 15:28

Pretendimi: Ky imazh tregon agjentë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit që kanë mbërritur në godinën e Kryeministrisë

Verdikti: Foto e manipuluar

——————————————————

Ethet e arrestimeve të zyrtarëve të lartë po ushqejnë edhe lajmet e pavërteta në rrjet. Një imazh që pretendon se tregon agjentë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) përpara godinës së kryeministrisë shqiptare qarkullon së fundi duke nxitur idenë e një trokitjeje në derën e kryeministrit. 

Në të vërtetë, imazhi i mësipërm është manipuluar.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se figurat e agjentëve janë marrë nga një foto e shkrepur 13 vite më parë në New York, ShBA nga fotografi i AFP Stan Honda.

Agjentët në foto po hetonin një incident shtënie me armë më 24 gusht 2012, në New York, siç shpjegohet në diçiturën që shoqëron foton.

Figurat e agjentëve në foton e mësipërme u janë mbivendosur një imazhi të Kryeministrisë, siç vërrehet edhe në videon e mëposhtme:

The post E manipuluar trokitja e agjentëve të FBI-së në derën e kryeministrit Rama appeared first on Faktoje.al.

“Martinin e vrau qeveria, jo TikTok-u”/ Opozita proteston kundër mbylljes së rrjetit social

By: Ardit
15 March 2025 at 20:47

Opozita këtë të shtunë, për rreth një orë protestoi kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, me pretendimin për ruajten e sigurisë për fëmijët në shkolla. Me pankarta në ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më […]

The post “Martinin e vrau qeveria, jo TikTok-u”/ Opozita proteston kundër mbylljes së rrjetit social appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Veliajt/ “Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, kërkon dorëheqjen e Ramës

11 February 2025 at 19:42

Dy partitë e reja “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endri Shabanit dhe Pano Sokos kanë protestuar pasditen e kësaj të marte para Kryeministrisë, një ditë pas arrestimit të Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, pasi sipas tyre, nuk mund të kalohet më me përgjegjësi personale, […]

The post Arrestimi i Veliajt/ “Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, kërkon dorëheqjen e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Kryeministria ‘skenë krimi’/ Ekspertët mbledhin prova pas tymueseve nga militantët e Berishës (video)

By: xhir jeta
8 February 2025 at 19:20

Pas protestës së thirrur nga Berisha në sheshin para kryeministrisë, ekspertët të policisë kanë mbërritur para godinës së qeverisë.

Ka nisur kështu mbledhja e provave, pasi militantë të Berishës hodhën mjete piroteknike gjatë fjalës së ish kryeministrit.

Si pasojë tre efektivë të policisë mbetën të lënduar ndërsa dy prej tyre u dërguan në spitalin e Traumës./abcnews.al

Rikthehen fjalimet, çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

8 February 2025 at 09:33

Opozita do të mbajë këtë të të shtunë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se ndryshe nga protestat e kaluara, ku bllokoheshin akset kryesore të kryeqytetit, ditën e sotme tubimi do të jetë i përqëndruar para Kryeministrisë, teksa po ashtu do të rikthehen dhe mbajtja e fjalimeve para militantëve. Një ditë […]

The post Rikthehen fjalimet, çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia publikon planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen dhe apeli për qytetarët

8 February 2025 at 08:46
Policia ka publikuar planin e masave për protestën e sotme të Partisë Demokratike që është thirrur në orën 17:00 para Kryeministrisë. Për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit do të kufizohet lëvizja në akset rrugore: -Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail

Pensionistët nuk mashtrohen nga “bonuset elektorale” të Ramës

By: Oldi
14 January 2025 at 09:49

Pensionistët kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Kryeministrisë. Të mërkurën e 15 janarit, pensionistët do të mblidhen në orën 10:00 sërish për të vijuar me kërkesat e tyre për rritje të pensioneve. Bonusi i fundvitit me 15 mijë lekë për një pjesë të tyre dhe 10 mijë lekë për pjesën tjetër, nuk i kënaqi nevojat […]

The post Pensionistët nuk mashtrohen nga “bonuset elektorale” të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja BASHKË lajmëron protestën para Kryeministrisë: Pensionistët janë braktisur (ORA-VENDI)

By: Oldi
12 January 2025 at 14:44

“Lëvizja BASHKË”, e udhëhequr nga Arlind Qori ka paralajmëruar protestën e radhës për të kërkuar të drejtat e munguara të pensionistëve. Tubimi do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00 para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të protestojnë dhe të grenë zërin për pensionistët të cilët janë kategoria më e vuajtur […]

The post Lëvizja BASHKË lajmëron protestën para Kryeministrisë: Pensionistët janë braktisur (ORA-VENDI) appeared first on BoldNews.al.

Minatorët protestojnë përpara Kryeministrisë, kërkojnë status të veçantë dhe pensione dinjitoze

16 December 2024 at 11:30

Paraditen e sotme përpara Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta. Në këto kërkesa përfshihen miratimi i statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze. Në fjalën e tyre në protestë, ata kanë akuzuar qeverinë se kanë bërë ligje antikushtetuese për të vjedhur pensionistët.

“Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja. Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët.

Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13 që janë kundër nenit 79 që është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj ju bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13 që janë kundër nenit 79. Këtu i gjithë shteti është kundër këtij neni, nga parlamenti, ekzekutivi, kryeministri dhe të gjithë me radhë ku institutcionet nuk punojnë me ligj, por me sistem kompjuterik. Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë.” është shprehur njëri prej protestuesve.

The post Minatorët protestojnë përpara Kryeministrisë, kërkojnë status të veçantë dhe pensione dinjitoze appeared first on Sot News | Lajme.

Minatorët protestojnë para Kryeministrisë, thirrje deputetëve: Miratoni statusin tonë  

By: Ardit
16 December 2024 at 11:22

Minatorët dhe ish-minatorët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryeministrisë ku kanë kërkuar që të kërkohet statusit i minatorit dhe pensione dinjitoze Minatorët i kanë bërë thirrje deputetëve që të ndryshojnë ligjet, pasi sipas tyre, janë antikushtetues dhe vjedhin pensionistët “Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po […]

The post Minatorët protestojnë para Kryeministrisë, thirrje deputetëve: Miratoni statusin tonë   appeared first on BoldNews.al.

Pensinonstët protestë para Kryeministrisë: Paratë që marim, të pamjaftueshme

By: user7
11 December 2024 at 12:25

Pensionistët kanë protestuar sot sërish para Kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve të tyre. Kjo protestë e sotme ka zgjatur një orë e 30 minuta me pensionistetët që thonë se paratë që marrin nuk i mjaftojnë. Në një prononcim për mediat, një pensionist tha se bonusi i lancuar nga qeveria është një mashtrim i madh.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë.

Vetë i pari vjedh kontributin me ligj. Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha pensionisti.

Prej disa javësh pensionistët shqiptarë dhe akivistët e Lëvizjes Bashkë protestojnë duke ngritur zërin për të drejtat e tyre për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik për të përballuar jetesën dhe problemet e tyre shëndetësore. Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve në Shqipëri me vetëm 4.1%, akt që u pasua me reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga aktivistët dhe shoqëria civile.

The post Pensinonstët protestë para Kryeministrisë: Paratë që marim, të pamjaftueshme appeared first on Lapsi.al.

“Nuk jemi derra”, pensionistët protestojnë para Kryeministrisë

By: user 8
11 December 2024 at 11:38

Një grupim pensionistësh kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë.

Një prej tyre u shpreh për mikrofonin e News24 i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se “pensionistët nuk janë derra” që të mashtrohen me një shportë.

Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si “një mashtrim të madh, turp dhe djallëzi”. 

“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë. 

Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh një prej pensionistëve.

The post “Nuk jemi derra”, pensionistët protestojnë para Kryeministrisë appeared first on Lapsi.al.

Indinjohet pensionisti në protestën para Kryeministrisë: S’jemi derra

By: Ke Si
11 December 2024 at 11:41

Premtimet e qeverisë për pensionistët për bonusin e këtij fundviti nuk janë pritur mirë nga një grupim pensionistësh të cilët kanë dalë në protestë këtë të mërkurë para godinës së Kryministrisë.

Të indinjuar nga sjellja e qeverisë, ata kërkojnë llogari për këtë trajtim që po iu bëhet, teksa njëri prej tyre nuk ngurroi ti akuzojë ata hapur.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë”, reagoi pensionisti i revoltuar.

Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si mashtrim të madh dhe fyerje për statusin e tyre.

“Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh pensionisti.

8 Dhjetori/ FRPD dhe Berisha marshojnë nga Qytet Studenti te Kryeministria: Jemi në diktaturë!

8 December 2024 at 12:36

Forumi Rinor i Partisë Demokratike së bashku me kreun e kësaj force politike kanë mbajtur këtë të diel, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, një aktivitet dhe homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit, duke kujtuar Lëvizjen Studentore, e cila nisi si sot, 34 vite më parë, duke rrëzuar diktaturën dhe solli demokracinë. Të […]

The post 8 Dhjetori/ FRPD dhe Berisha marshojnë nga Qytet Studenti te Kryeministria: Jemi në diktaturë! appeared first on BoldNews.al.

“Hiqni dorë nga korrupsioni, të na rritet pensioni”/ Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë

12 November 2024 at 13:37

Pensionistët kanë protestuar këtë të martë sërish para godinës së Kryeministrisë, për të katërtën javë rresht, për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik. Me pankarta në duar si “Punë një jetë, pensioni në dietë”, “Nuk kërkojmë lëmoshë, veç hak”,”Qeveritarët pasurohen, pensionistët varfërohen” apo “Hiqni dorë nga korrupsioni, të na rritet pensioni”, pensionistët akuzojnë Qeverinë […]

The post “Hiqni dorë nga korrupsioni, të na rritet pensioni”/ Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌