Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump nënshkruan projektligjin për uljen e taksave dhe shpenzimeve

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar  dje projektligjin e tij të diskutueshëm për uljen e taksave dhe shpenzimeve.

Republikanët në Kongresin e SHBA-së miratuan të enjten të ashtuquajturin “Projektligji i Madh dhe i Bukur”, pasi u kalua nga Senati me një shumicë të vogël, duke i dhënë Trump një fitore të madhe politike.

Trump nënshkroi projektligjin në një ceremoni më 4 korrik, që përkon me festën kombëtare të SHBA-së që shënon Ditën e Pavarësisë.

Projektligji parashikon zgjatjen e përhershme e lehtësirave tatimore nga mandati i parë i Trump në detyrë.

Këto do të financohen nga shkurtimet në përfitimet sociale – një pikë që është përballur me kritika të ashpra nga Demokratët.

Por, ka edhe rezerva brenda radhëve të vetë Trump. Republikanët konservatorë kritikojnë faktin se legjislacioni nuk shkon aq larg sa duhet – në aspektin e shkurtimeve të shpenzimeve dhe kërcënon të rrisë deficitin buxhetor edhe më shumë.

Paketa parashikon më shumë shpenzime në disa fusha – të tilla si mbrojtja e kufijve.

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, nisi një seri postimesh në media sociale të hënën, duke sulmuar projektligjin dhe duke kërcënuar politikanët që votojnë për të.

Trump e ka vlerësuar ligjin për javë të tëra dhe ka rritur vazhdimisht presionin mbi kolegët e tij të partisë për të finalizuar shpejt procesin legjislativ. //a.i/

The post SHBA – Trump nënshkruan projektligjin për uljen e taksave dhe shpenzimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi miraton strategjinë kundër dezinformimit

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Kuvendi zhvilloi sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Me votat e mazhorancës u miratuan disa projektligje, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër në tërësi projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Kuvendi miratoi aktin normativ të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2025 me 71 vota pro, 0 absenim dhe 0 kundër.

Kuvendi miratoi në tërësi gjithashtu me 71 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

Gjatë seancës së sotme u miratua gjithashtu me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër edhe projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

Kuvendi miratoi në tërësi edhe projektligjin “Për markat tregtare” me 72 vota, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Gjithashtu sot u miratua në tërësi edhe projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Me 73 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektligji “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër edhe projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Gjithashtu u miratua në tërësi me 72 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja””, i ndryshuar.

/m.q//r.e//a.f/

The post Kuvendi miraton strategjinë kundër dezinformimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria nuk ka nevojë për amendamente fasadë”/ Reagon deputetja kundër projektligjit: Qeveria po tallet me…

3 July 2025 at 20:20

Tabaku deklaroi se amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi – i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993 – nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve strategjikë si SHBA. “Kjo nuk është reformë, është një tallje me integrimin. Është një përpjekje për të bërë ‘gjysmë ligjesh’ që nuk sjellin asnjë ndryshim real,” u shpreh Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në Kuvend përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet.

Deputetja theksoi se për hartimin e nismës së saj ligjore është konsultuar për gjashtë muaj me të gjitha dhomat e tregtisë, me Departamentin Amerikan të Tregtisë, ekspertë të sigurisë dhe të klimës së investimeve. Ajo paralajmëroi për rreziqet që i kanosen Shqipërisë nga mungesa e një kuadri ligjor serioz, veçanërisht në epokën e sfidave të reja globale, ku investitorë nga vende jo partnere po kërkojnë të fusin kapitalin në sektorë strategjikë.

“Në një kohë kur Wall Street Journal paralajmëron për rrezikun që Kina të dominojë zinxhirin e furnizimit të inteligjencës artificiale, Shqipëria nuk mund të rrijë me dyer hapur për investime të dyshimta në teknologji, siguri dhe media,” tha Tabaku. Ajo kërkoi anulimin e ligjit për investimet strategjike, të cilin e cilësoi si “ligjin më korruptiv të dhjetëvjeçarit të fundit” dhe që shkel të drejtat e pronës private, si dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Në përfundim, Tabaku bëri thirrje për një reformë të plotë, serioze dhe transparente, e cila të mos mbështetet mbi ligje fasadë, por mbi standarde europiane që sjellin kapital cilësor, rrisin punësimin dhe garantojnë sigurinë kombëtare.

Fjalimi i plotë:

Një ditë më parë, gazeta prestigjioze Wall Street Journal analizoi betejën midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e inteligjencës artificiale. Rreziku i madh që ngre artikulli është se kompanitë kineze jo vetëm ofrojnë inteligjencë artificiale më lirë se SHBA, por gjithashtu po luftojnë për të marrë nën kontroll zinxhirin global të furnizimit për pajisjet që e mundësojnë atë. Ky është një alarm serioz: nuk është vetëm çështje ekonomie – është çështje sigurie kombëtare.

Vetëm ky fakt do të mjaftonte për të kuptuar me qetësi dhe maturi se çfarë dhe si duhet të përballet Shqipëria përballë rrezikut të investimeve që vijnë nga shtete që nuk janë partnerë strategjikë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sektorë të ndjeshëm si telekomunikacioni, teknologjia ushtarake, mediat dhe sigurisht teknologjitë e inteligjencës artificiale. Nuk ka vend për naivitet. Ka vend për transparencë, maturi dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Beteja mes një tregu konkurrues dhe nevojës për kontroll të investimeve të huaja është një balancë delikate. Kjo peshore nuk duhet të përcaktohet vetëm nga angazhimi i këtij parlamenti, por nga pozicioni i Shqipërisë në aleancat strategjike dhe në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Bota po ndryshon dhe po kalon në një rend të ri botëror. Çdo investim sot duhet analizuar me kujdes. Jemi në një epokë të re pasigurie, që kërkon vendimmarrje të guximshme.

Për këto arsye, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që nga shtatori i vitit të kaluar kam ndërmarrë një nismë për të hartuar një kuadër ligjor serioz që rregullon investimet e huaja direkte në vendin tonë. Një projektligj që u hartua për më shumë se gjashtë muaj, me kontribute nga dhomat e tregtisë, ekspertë të sigurisë, ekspertë të klimës së biznesit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Amerikan të Tregtisë.

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve, kolegu Shalsi paraqiti një nismë ligjore që nuk përfaqëson asnjë reformë të vërtetë, por një amendim të vetëm, një nen të shtuar në ligjin e vitit 1993. Një nen i vetëm që pretendohet se sjell reformë të plotë për analizën e investimeve të huaja. Ky është rasti tipik i një reforme fasadë, një përpjekje për të treguar se bëhet reformë, ndërkohë që realisht nuk ndryshon asgjë.

Kam këtu komunikimin zyrtar të Dhomës Amerikane të Tregtisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku thuhet qartë se duhet hartuar një kuadër i plotë dhe serioz për investimet e huaja. Po ashtu, rekomandohet anullimi i ligjit për investimet strategjike, i përmendur vazhdimisht nga Komisioni Europian në raportet e progresit si një ligj i padrejtë dhe klientelist.

Ajo që ofron mazhoranca nuk është reformë. Është një tallje me procesin e integrimit. Siç ndodhi me ligjin për koncesionet, për komisionet hetimore, për partneritetin publik-privat, për prokurimet publike – gjithçka mbyllet në sirtarë dhe më pas del në formë gjysmake, pa transparencë dhe pa konsultim.

Sot Shqipëria nuk ka nevojë për improvizime apo ligje të një paragrafi. Ka nevojë për një kuadër të plotë, të integruar, të harmonizuar me acquis të BE-së, që mbron sigurinë kombëtare, të dhënat personale, pronën private dhe interesat e qytetarëve. Këtë synonte nisma jonë, dhe këtë do të kërkojmë derisa të bëhet realitet.

The post “Shqipëria nuk ka nevojë për amendamente fasadë”/ Reagon deputetja kundër projektligjit: Qeveria po tallet me… appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për hekurudhën e Korridorit VIII

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Qeveria i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Pas shqyrtimit të projektligjit, me propozimin të Këshillit të Ministrave, Kuvendi do të vendosë për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për hekurudhën e Korridorit VIII appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin “Për vullnetarizmin”.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, pas dy vitesh punë intensive, sot u miratua në qeveri projektligji i ri për vullnetarizmin.

Muzhaqi theksoi se “ky projektligj është një detyrim për përputhje me legjislacionin e BE-së, por mbi të gjitha një angazhim ndaj të rinjve tanë”.

Ky projektligj sjell disa risi, si ndarje për herë të parë mes vullnetarizmit afatshkurtër dhe afatgjatë; Programe mbështetëse financiare nga qeveria për ofruesit; Skemë kompensimi për sigurimin e detyrueshëm të vullnetarëve; Njohje të eksperiencës vullnetare si përvojë pune; Platformë dhe regjistër elektronik, si dhe certifikatë zyrtare për çdo vullnetar.

Ky projektligj, theksoi Muzhaqi, u finalizua në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Muzhaqi shtoi se “ky është një akt i mirëmenduar dhe i përparuar, që forcon kuadrin ligjor për vullnetarizmin dhe na çon një hap më pranë Evropës – në mendim dhe në qasje sociale”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj ka për qëllim të krijojë një kuadër rregullator e institucional të favorshëm për kryerjen e vullnetarizmit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së individëve në vullnetarizëm, zhvillimin e vlerave njerëzore dhe solidaritetin shoqëror.

Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë, vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.

Ky ligj nuk zbatohet për kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në marrëdhëniet e fqinjësisë; dhurimin e gjakut; realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë; angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional, përpara lidhjes së kontratës së punës; përcaktimin e metodologjisë së prodhimit të statistikave zyrtare mbi vullnetarizmin; partitë politike; kryerjen e punëve ose të shërbimeve nga sindikatat apo shoqatat e tjera ekonomike, profesionale dhe tregtare, që synojnë realizimin e objektivave dhe të veprimtarive në interes të anëtarësisë së tyre, në bazë të parashikimeve të statutit; angazhimin dhe trajtimin e vullnetarëve në fushën e mbrojtjes civile, që kryhet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile.

Propozimi i projektligjit “Për vullnetarizmin”, i kalon për shqyrtim dhe miratim Kuvendit.

/gj.m//r.e/a.f/

The post Miratohet projektligji “Për vullnetarizmin”, Muzhaqi: Përputhje me legjislacionin e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

By: armand
29 June 2025 at 08:45

Senati amerikan votoi të shtunën për të nisur debatin mbi projektligjin voluminoz të shpenzimeve të propozuar nga Presidenti Donald Trump, i cilësuar prej tij si “i madh dhe i bukur”. Pas orësh negociatash intensive, udhëheqësit republikanë arritën të sigurojnë një votim të ngushtë 51-49, duke kaluar fazën procedurale pavarësisht ndarjeve brenda partisë. Projektligji, me një […]

The post SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump appeared first on BoldNews.al.

Shëndeti i bimëve, Denaj: Ligji i ri garanton mbrojtje, gjurmueshmëri dhe eksport të sigurt

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për shëndetin e bimëve”, një reformë, sipas saj, gjithëpërfshirëse që synon të forcojë sigurinë ushqimore dhe konkurrueshmërinë e bujqësisë shqiptare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe konventat ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj theksoi se ky projektligj është një hap thelbësor për garantimin e cilësisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve bimore shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Denaj vuri në dukje se gjatë viteve të fundit eksportet e produkteve bimore janë rritur ndjeshëm, nga 10 060 ngarkesa në vitin 2016, në 22 134 në vitin 2024, një rritje prej 220%, duke e bërë të domosdoshme një kornizë të re ligjore për menaxhimin e shëndetit të bimëve.

“Ky projektligj nuk është thjesht një dokument teknik, është një reformë që prek gjithë zinxhirin agroushqimor, nga fara në fushë, deri te produkti në tryezën e konsumatorit”, deklaroi ministrja.

Projektligji vendos për herë të parë, tha ajo, një kornizë të veçantë ligjore për shëndetin e bimëve.

“Ligji aktual i vitit 2016 ka qenë një hap i parë i nevojshëm, por nuk adreson plotësisht nevojat e kohës dhe standardet ndërkombëtare”, informoi ministrja.

Projektligji përfshin elementë që përmirësojnë ndjeshëm sistemin aktual të kontrollit dhe monitorimit, si: forcimi i kontrollit ndaj dëmtuesve karantinorë dhe jokarantinorë përmes një sistemi monitorimi me bazë risku; krijimi i një ekipi të posaçëm për emergjencat fitosanitare; rritja e kapaciteteve laboratorike në nivel kombëtar dhe rajonal; krijimi i Regjistrit të Operatorëve Profesionistë, që përfshin tashmë 602 subjekte të përfshira në sistemin e gjurmueshmërisë nga ferma në treg.

Denaj vuri në dukje se në vitet e fundit janë bërë investime të drejtpërdrejta në laboratorët e ISUV-it dhe AKU-së, ndërsa me mbështetjen e Bankës Botërore janë planifikuar investime shtesë për laboratorët rajonalë.

“Jemi në një program të thelluar me një fond gati 20 milionë euro me mbështetje teknike nga Banka Botërore për 2-3 vitet e ardhshme për të shtrirë këtë infrastrukturë laboratorike në 7 rajone dhe në të gjithë pikat kufitare për marrjen e mostrës dhe kështu të realizojmë edhe një reagim të menjëhershëm dhe në kohë për të gjithë prodhimin”, deklaroi Denaj.

Qëllimi ynë është i qartë, theksoi ajo, të kemi një bujqësi moderne, të certifikuar dhe të sigurt.

“Ky ligj është për çdo fermer që punon tokën, për çdo produkt që eksportojmë dhe për çdo konsumator që kërkon një ushqim të sigurt”, u shpreh ministrja Denaj.

Projektligji “Për Shëndetin e Bimëve” synon të mbyllë boshllëqet ligjore ekzistuese dhe të krijojë një sistem të harmonizuar ndërinstitucional për monitorim, reagim dhe bashkëpunim, duke përfshirë të gjitha llojet e bimëve dhe të gjithë territorin e vendit.

/a.gj//r.e//a.f/

The post Shëndeti i bimëve, Denaj: Ligji i ri garanton mbrojtje, gjurmueshmëri dhe eksport të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Angli dhe Uells: Miratohet projektligji për vdekjen e asistuar

By: gaze tare
20 June 2025 at 19:53

Dhoma e Komunave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar një projektligj që i jep të drejtën pacientëve në fazën terminale të kërkojnë vdekje të asistuar. Projektligji kaloi me 314 vota pro dhe 291 kundër, dhe parashikon që të sëmurët me më pak se gjashtë muaj jetë të mund të kërkojnë përfundimin e jetës në mënyrë të kontrolluar, pas vlerësimit nga dy mjekë dhe një panel i specializuar.

Nisma u propozua nga deputetja laburiste Kim Leadbeater, ndërsa Kryeministri Keir Starmer ishte mes mbështetësve. Deputetët votuan në mënyrë të lirë, pa qëndrim zyrtar nga qeveria.

Projektligji do të kalojë tani në Dhomën e Lordëve, ku pritet debat i gjerë. Pavarësisht kundërshtimeve nga përfaqësues të kishës dhe grupe të shoqërisë civile, ligji ka gjasa të ecë përpara.

Sipas parashikimeve, projektligji do të hyjë në fuqi brenda katër viteve, pas përgatitjes së sistemit shëndetësor dhe autoriteteve për zbatimin e tij.

The post Angli dhe Uells: Miratohet projektligji për vdekjen e asistuar appeared first on iconstyle.al.

Projektligji i performancës energjetike në Kuvend, parashikohet rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës parashikohet diskutimi dhe votimi i projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Projektligji i paraqitet seancës plenare pas miratimit në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Nisma synon rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë raportimeve në komisionet parlamentare ka vënë në dukje se ligji ka për qëllim përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave të reja dhe ekzistuese, si dhe transformimin e tyre në ndërtesa pa emetime.

Ajo nënvizoi se ligji do të zbatohet për të gjitha ndërtesat që nga faza e projektimit deri në lejen e shfrytëzimit, përfshirë ndërtesat që do t’i nënshtrohen rinovimeve të konsiderueshme.

Në fokus të zbatimit të projektligjit është edhe rinovimi i ndërtesave publike.

Sipas zv/ministres parashikohet deri në vitin 2050, rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike që përbëjnë një sipërfaqe prej 5.5 milionë metrash katrorë.

Në kuadër të këtij angazhimi, do të rinovohet çdo vit 3% e sipërfaqes totale të ndërtesave publike në pronësi të qeverisjes qendrore dhe 2% në nivel vendor.

Ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave klimatike dhe energjetike të vendit, konfirmon vullnetin e qeverisë për përafrim të mëtejshëm me direktivat e Bashkimit Europian në fushën e energjisë dhe mjedisit.

The post Projektligji i performancës energjetike në Kuvend, parashikohet rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për performancën energjetike të ndërtesave, Muçaj: Përmirësim i cilësisë së jetës për qytetarët

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave” që synon rritjen e eficiencës energjetike dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e pranishme në komision, tha se ky projektligj vendos standarde dhe kritere të reja për ndërtimet, duke promovuar ndërtesa pa emetime dhe duke kontribuar në përmbushjen e objektivave klimatikë e energjetikë të vendit.

Projektligji zbatohet për të gjitha ndërtesat e reja dhe ato që do të rinovohen, nga faza e projektimit deri në lejen e shfrytëzimit.

Muçaj veçoi se masat e reja ligjore ndihmojnë në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit, rrisin kursimet në konsumin e energjisë për qytetarët dhe bizneset, përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe nxisin investimet në teknologji e materiale ndërtimi më të avancuara.

Muçaj theksoi gjithashtu se projektligji është në përputhje me objektivat kombëtarë dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave zyrtare të përfshira në relacionin shoqërues të projektligjit, për të arritur objektivin kombëtar të reduktimit të emetimeve deri në vitin 2050 duhet të rinovohen rreth 745 mijë ndërtesa banimi në Shqipëri, që përfaqësojnë një sipërfaqe totale prej rreth 60 milionë metra katrorë. /j.p/

The post Projektligji për performancën energjetike të ndërtesave, Muçaj: Përmirësim i cilësisë së jetës për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

3 June 2025 at 18:29

Nga Sebi Alla Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësime për përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në konferencën “Diplo 2024”. “Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të […]

The post Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndaloi shqyrtimin e projektligjit për trajtimin e të dëņuarve dhe të paraburgosurve, Kuvendi e ankimon në KAS

21 February 2025 at 18:42

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dëņuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, pasi miratimi i tij përbën një shkelje të Kodit Zgjedhor.

Projektligji i propozuar nga deputeti Nasip Naço ishte parashikuar për t’u përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 10 shkurt – 28 shkurt, por sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve projektligji ka efekt elektoral.

Kuvendi në ankimim shprehet se projektligji nuk parashikon dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetje ekonomike apo ulje taksash.

“Interpretimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në lidhje me dhënien e përfitimeve për kategoritë caktuara të popullsisë është i zgjeruar dhe tejkalon parashikimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Për më tepër në jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor dhe praktikat administrative të KQZ-së, është theksuar qartë se ndalimi i përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale gjatë periudhës së ndalimit duhet të interpretohet në mënyrë të ngushtë dhe të kufizuar”, thuhet në ankimim.

Po ashtu, në ankimimin e Kuvendit argumentohet se efektet e këtij ligji nuk janë të menjëhershme.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ofron rregullim të kuadrit ligjor duke ju dhënë mundësi më të shpejtë të dënuarve të kalojnë në një institucion me një nivel më të ulët të sigurisë, përfshirë këtu edhe të dënuarit pranë institucioneve të sigurisë së lartë.

KQZ njoftoi se për shqyrtimin e ankimimit u hodh sot shorti që përcaktoi si relator Ilirjan Rusmalin.

Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bllokoi edhe dy projektligje të tjera, atë të “Paketës së Maleve” dhe TVSH-së për bujqësinë, por pas ankimimit nga Kuvendi, ato u lejuan të vijojnë procedurat parlamentare me vendim të KAS. /j.p/

The post KQZ ndaloi shqyrtimin e projektligjit për trajtimin e të dëņuarve dhe të paraburgosurve, Kuvendi e ankimon në KAS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karameta: Reformimi i shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve

10 February 2025 at 15:29

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Komisioni i Sigurisë diskutoi sot projektligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale. Prezantimi i projektligjit u bë nga zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, i cili tha se qëllimi kryesor i projektligjit është reformimi i shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve duke zgjeruar fushën e aktivitetit të tij.

“Projektligji synon të përcaktojë misionin, statusin e Agjencisë së Mbikëqyrjes të sistemit të ekzekutimit të vendimeve, karrierës, të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive të punonjësve të agjencisë. Iniciativa ligjore ka të bëjë me përcaktimin e saktë të misionit, rregullimin e statusit juridik të shërbimit dhe ankesave në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale”, tha ai.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, me këtë projektligj zgjerohet fusha e misionit të shërbimit nëpërmjet garantimit dhe zbatimit të ligjit, ndërsa garantohet mbrojtja nga veprimtaria e mundshme kriminale nga çdo punonjës, pavarësisht funksionit.

“Synojmë një zgjerim të objektit të shërbimit duke përfshirë trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave të paraburgosurve, të dënuarve, qytetarëve duke rritur transparencën dhe duke ruajtur integritetin e punonjësve. Ofrojmë një synim të garancive financiare më të mira për të garantuar integritetin e punonjësve operacionalë të shërbimit”, cilësoi Karameta.

“Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet trajtimit të ankesave dhe kërkesave për informacion nga ana e publikut për ngjarje të trajtuara në shkelje të ligjit, për sjellje joprofesionale gjatë ushtrimit të detyrës. Agjencia do të garantojë kushtet teknike dhe administrative për depozitimin e ankesave dhe informacionet e publikut dhe subjekteve të tjera, si edhe do të pranojë dhe trajtojë ankesat e punonjësve të strukturave duke përfshirë edhe rastet kur ato publikohen në media”, shton ai.

Sipas Karametës, objektivat që synohen të arrihen janë parandalim, zbulim dhe dokumentim paraprak i veprimtarisë korruptive, lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit në agjencisë së ekzekutimit të vendimeve penale, minimizim i rrezikshmërisë të shkaktimit të dëmit dhe informalitetit, forcim i rendit dhe sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, harmonizim i parashikimit të kodit të drejtësisë penale për të mitur, përmirësim të strukturës dhe shërbimit, si edhe krijim i një sistemi më efikas menaxhimi dhe monitorimi në trajtimin e ankesave duke forcuar besimin e publikut në strukturat e ekzekutimit të vendimeve penale.

“Risitë e projektligjit janë integrimi drejt teorisë së shërbimit të provës dhe degëve territoriale të saj, si institucionet që do të mbikëqyren nga agjencia, duke shtuar kontrollin që do të shtohen nga kjo e fundit në të gjithë sistemin e ekzekutimit të veprave penale qoftë me heqje lirie apo dënime alternative. Agjencia krijohet si strukturë e veçantë e Ministrisë së Drejtësisë në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit, e cila ka kompetencë informative, gjurmuese, inspektuese dhe hetimore procedurale duke mos qenë më pjesë e strukturës së burgjeve”, thekson Karameta.

Relatori i këtij deputeti, deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku u shpreh në dakordësi në parim për këtë projektligj që sipas tij ka dy veçori: “Për herë të parë në këtë sistem, futet edhe shërbimi i provës që është një hallkë shumë e rëndësishme në burgje. Spektri që do të mbulojë agjencia do të jetë akoma më i gjerë pas miratimit të këtij projektligji. Një trajtim dhe vlerësim më të mirë për të gjithë punonjësit e kësaj agjencie që do të diferencohen në punonjës operacionalë, ndihmës etj. Në buxhet, do të kemi një shtesë dhe trajtim më të mirë për të rekrutuar njerëz me njohuritë dhe ekspertizën e duhur. Agjencia do të ketë tre shtylla të saj, parandaluese dhe zbuluese, hetimi duke marrë funksionet e policisë gjyqësore dhe zgjidhje e adresim të shumë ankesave dhe kërkesave”, u shpreh Kollçaku.

Deputeti i PS nënvizoi se masa financiare e parashikuar për këtë projektligj është 4.9 milionë lekë në vit me një strukturë personeli prej 70 personash, ndërsa sipas tij mund të ketë edhe shtesa në buxhet, pasi impakti i projektligjit pritet të jetë më i madh.

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u shpreh në parim kundër për këtë projektligj që, sipas tij, ndërhyn në kompetencat e Prokurorisë dhe Gjykatës.

“Me këtë ligj, ju i jepni kompetenca për të kontrolluar punonjësit e burgjeve, atë që është në burg, atë që është në shërbimin e provës dhe kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën. Mund të keni marrë kompetenca të organeve të tjera, Prokurorisë, Policisë Gjyqësore, madje keni shkelur të drejtat e privatësisë”, pohoi Dogjani.

Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj gjithashtu u shpreh kundër kundër këtij projektligji, pasi sipas tij kësaj agjencie i jepen kompetenca gjyqësore.

“Kjo agjenci mund të kryejë veprimtari gjurmuese-operative, veprimtari që mund të kryejë një efektiv i policisë që përdoren në gjyq, mund të kryejë përgjime, kontrolle në të dhënat personale dhe ky është një problem shumë i madh. Tendenca për të shtrirë metastazat qeveritare në oborrin e drejtësisë është problem institucional”, tha ai. /j.p/

The post Karameta: Reformimi i shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FINLANDË – Qeveria merr masa për të ndaluar shitjet e pasurive të paluajtshme për rusët

7 February 2025 at 16:34

KOPENHAGË, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Qeveria finlandeze ka paraqitur një propozim në parlament për të ndaluar qytetarët dhe organizatat ruse të blejnë prona në vend.

Sipas një deklarate të botuar dje, projektligji propozon ndalimin e shitjes së pronave dhe tokave për qytetarët, vendi i të cilëve po zhvillon një luftë agresioni ose përbën një kërcënim për sigurinë e Finlandës.

“Ndalimi do të zbatohet gjithashtu për organizatat që janë me qendër në këto vende ose menaxhohen ose ndikohen nga njerëz ose organizata nga vendi”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, ai nuk do të zbatohet për njerëzit që kanë një leje qëndrimi të përhershme në Finlandë ose një leje qëndrimi afatgjatë të BE-së të lëshuar nga Finlanda.

Rusia nuk përmendet në mënyrë eksplicite në projektligj, por ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Häkkänen theksoi se ligji synon të kufizojë rusët nga blerja e pronave.

“Rusia paraqet një kërcënim të vazhdueshëm sigurie në Evropë dhe pasuritë e paluajtshme mund të shfrytëzohen për të ushtruar ndikim armiqësor”, tha Häkkänen në deklaratë.

Finlanda ka një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë dhe është parë prej kohësh si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Perëndimit.

Megjithatë, marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan rëndë pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Pushtimi gjithashtu bëri që Finlanda t’i bashkohej NATO-s pas disa dekadash qëndrimi jashtë aleancave ushtarake. //a.i/

The post FINLANDË – Qeveria merr masa për të ndaluar shitjet e pasurive të paluajtshme për rusët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në

30 January 2025 at 23:52

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon miratimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mjedis i pastër me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu”, nëpërmjet të cilit akordohet një financim me shumën 75 milionë e 500 mijë euro.

Ministrja Kumbaro në fjalën e saj, tha se qëllimi i projektit është të reduktojë ndotjen që krijohet nga burimet tokësore drejt mjedisit ujor dhe që përfundojnë në zona të brezit bregdetar jugperëndimor, nga zonat e banuara përgjatë lumit Vjosa, i cili derdhet më pas në Adriatik.

“Lumi Vjosa i shpallur Park Kombëtar me tre degët e tij të rëndësishme: lumi i Bënçës, i Shushicës dhe i Drinos, shtrihet në një vijë lumore rreth 480 km dhe është kthyer tashmë në një pasaportë ndërkombëtare të biodiversitetit dhe habitateve unike shqiptare. Por, nuk mjafton ta shpallësh një zonë të mbrojtur. Ta mirëmbash atë është sfida më e madhe, të bësh investimet e duhura për të ekuilibruar bashkëjetesën e ekosistemeve me njerëzit si pjesë e pandashme e habitateve,” tha ajo.

Ministrja nënvizoi faktin se tashmë, “është miratuar plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës për të kontrolluar dhe orientuar të gjitha aktivitetet sociale, ekonomike, bujqësore, por edhe për të monitoruar evolucionet që pësojnë ekosistemet natyrore”.

“Sapo ka nisur puna për ndërtimin e qendrës së re të vizitorëve, si një atraksion turistik shkencor për komunitetin e Tepelenës, me dy antena, një në Përmet dhe tjetra në Vlorë. Një nga problemet kryesore që ka lumi i Vjosës janë ujërat e ndotura, që derdhen në det nga të gjitha bashkitë, fshatrat dhe qytetet që kanë aktivitet njerëzor buzë Vjosës, si Përmeti, Memaliaj, Tepelena etj.”.

“Është punuar ngushtësisht me ekspertë të Bankës Botërore dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për studimin e këtij pellgu dhe për të përdorur këtë kredi për investime në impiantet e ujërave të ndotura në bashkitë e Vjosës. Objektivat që projekti ka lidhen me promovimin e qasjeve të integruara për mbrojtjen e peizazheve, uljen e ndotjes ujore dhe zgjerimin e infrastrukturës sanitare,” shtoi Kumbaro.

Ministrja pohoi nga foltorja e Kuvendit, se “ofrimi i shërbimeve publike, si ato të mbetjeve të ngurta dhe shërbimeve sanitare janë të limituara në atë territor, për shkak të të dhënave jo të qëndrueshme të monitorimit të aktivitetit njerëzor të këtyre banesave apo bashkive, për shkak edhe të një ndërgjegjësimi të ulët që kemi në këtë sektor”.

“Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri ende dominohet nga një qasje lineare e grumbullimit dhe asgjësimit. Ndërkohë, praktikat më të mira mjedisore të aplikuara në vendet e BE-së, përfshijnë komponentët e integruar të ekonomisë qarkulluese. Qasja e parandalimit të ndotjes në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ndotjes ujore ende nuk parashikon parandalimin në burim, ndërsa fushat e projektit që kanë nevojë për asistim teknik të konsiderueshëm përfshijnë menaxhimin e mbetjeve dhe parandalimin e ndotjes ujore,” theksoi ministrja Kumbaro.

Kumbaro shtoi se nuk mund të kemi lumin më të fundit të egër, atë të Vjosës, me këtë lloj krenarie, nëse nuk ndërmarrim këtë investim.

“Paralel me këtë projekt kemi nisur punën edhe për një tjetër projekt me fondet e BE-së, ekonomia qarkulluese në Gjirokastër dhe Kukës, dy qarqe që nuk janë të pajisura me sistemin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbetjeve urbane. Shqipëria po përmirëson kuadrin ligjor për menaxhimin e mbetjeve duke përafruar atë me atë të BE, dhe versioni i fundit pritet të miratohet në qeveri përpara se të paraqitet këtu për diskutim,” cilësoi Kumbaro.

“Plani i ri i integruar i menaxhimit të mbetjeve 2020-2035 synon të përfshijë parimet e ekonomisë qarkulluese, ndaj fokusi në parandalimin e ndotjes do të përfshijë investime në infrastrukturën gri dhe të gjelbër dhe në kapitalin njerëzor, si edhe në ndryshimin e sjelljes së shoqërisë”.

“Të gjtha këto ndërhyrje do të sjellin pajisje në impiante të ujërave të ndotura në një pjesë të bashkive, por parashikojmë të ndikojmë në rritjen ekonomike të rajonit, duke rritur punësimin, turizmin etj. Projekti do të ketë impakt pozitiv në terma afatgjata, sepse synon përmirësimin e shërbimeve publike bashkiake nëpërmjet menaxhimit të kontrolluar të mbetjeve të ngurta dhe ujrave të ndotur,” tha Kumbaro.

“Ulja e ndotjes në lumin Vjosa është qëllimi kryesor, qoftë nëpërmjet ndërtimit të objekteve të zgjeruara sanitare, të rehabilitimit dhe zgjerimit të kanaleve, të instalimit të sistemeve sanitare në vend, por edhe të sistemeve individuale për të përfshirë të gjithë rrjetin e fshatrave të zonës. Po të kemi parasysh numrin e turistëve, që vizitojnë këto zona, 10-fishohet numri i njerëzve që bashkëveprojnë aty, që nga bujtinat, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese. Ky projektligj ka vlerë, jo vetëm për popullsinë lokale, njësitë e qeverisjes vendore, por edhe për të pasur një turizëm të sigurt dhe të shëndetshëm,” përfundoi Kumbaro.

/r.e/a.f/

The post Menaxhimi i mbetjeve, Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimet ligjore, Denaj: Rregullojmë procesin e regjistrimit të farave të importit

17 January 2025 at 09:10

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Miratimi i projektligjit “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor” sjell përfitime të prekshme për fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se ky projektligj rregullon procesin e regjistrimit të farave të importit, lehtëson regjistrimin e varieteteve të reja të farave në Katalogun Kombëtar, ul kostot për fermerët dhe garanton fuqinë mbirëse të materialit mbjellës shumëzues bimor në treg .

“Projektligji garanton sigurinë e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor”, theksoi ajo.

Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është grupi më i rëndësishëm i inputeve bujqësore dhe me një shumëllojshmëri varietetesh, kultivarësh dhe biotipesh, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimtarinë e cilësinë e prodhimit. /j.p/

The post Ndryshimet ligjore, Denaj: Rregullojmë procesin e regjistrimit të farave të importit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARMENI – Qeveria propozon projektligjin e anëtarësimit në BE

9 January 2025 at 16:09

EREVAN, 9 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria armene paraqiti një projektligj në parlament, që i bën thirrje vendit të fillojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas agjencisë armene të lajmeve, Armenpress, kryeministri Nikol Pashinyan theksoi se ”qeveria është e përkushtuar të respektojë ligjin, por miratimi i tij nuk do të thotë automatikisht se Armenia ka vendosur të anëtarësohet në BE”.

”Sipas Kushtetutës sonë, vendimi për t’u bashkuar me BE-në ose ndonjë organizatë tjetër mund të merret vetëm me referendum”, tha Pashinyan.

Rusia është parë prej kohësh si një fuqi mbrojtëse e Armenisë në Kaukazin e Jugut, duke përfshirë konfliktin e Erevanit me Azerbajxhanin fqinj.

Por, marrëdhëniet midis Armenisë dhe Moskës janë ftohur, që kur Pashinyan erdhi në pushtet dhe filloi ta kthente vendin drejt Perëndimit.

Në dy përleshjet më të fundit të armatosura midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh, Rusia ka mbetur pasive, pavarësisht se ka një forcë paqeruajtëse të vendosur në zonë.

Vitin e kaluar, më shumë se 100 000 armenë u detyruan të largoheshin nga Nagorno-Karabakh pasi Azerbajxhani nisi sulme të rënda në rajon.

Armenia kohët e fundit ishte distancuar nga aleanca ushtarake e dominuar nga Rusia, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive./   /os/

The post ARMENI – Qeveria propozon projektligjin e anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligj për lehtësimin e kushteve të izolimit të të dënuarve, Naço: Ul kostot në buxhet

7 January 2025 at 15:02

TIRANË, 7 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço foli sot për projektligjin e paraqitur prej tij që lehtëson kushtet e izolimit të të dënuarve.

Në një intervistë televizive, Naço sqaroi risitë që synon të sjellë ky projektligj, i cili është hedhur për konsultim.

Naço solli në vëmendje se aktualisht raporti mes të dënuarve dhe policëve në Shqipëri është 1 me 1, gjë që sipas tij, sjell kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

Nisma e hedhur për konsultim, sipas Naços, synon uljen e kostos për një të dënuar.

“Nga të dhënat dhe statistikat ne sot kemi gjithsej 700 të dënuar për vrasje dhe 1500 të dënuar për vepra të tjera penale. 500 të dënuar janë në burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa pjesa tjetër ka një perimetër sigurie të lartë. Në ligjin aktual ne kemi burgje të sigurisë së lartë, të zakonshme, të sigurisë së ulët dhe burgje të hapura”, theksoi Naço.

Naço theksoi se nisma ligjore e propozuar prej tij bazohet në modelet e ndjekura në vende si Anglia, Italia, Holanda, Mali i Zi etj.

“Anglia për vepra të lehta penale kur i ka ngelur 3 vjet një të dënuari mund ta kalojë te burgu i hapur apo të ketë një kontratë pune. Pra me perimetër sigurie minimal dhe nuk mbyllet në qelinë e burgut”, tha Naço.

Ndryshimet e propozuara, sipas tij, krijojnë mundësinë që të kemi 1 polic për 30 apo 60 të dënuar, pasi kostoja aktuale është shumë e lartë.

“Propozoj që nëse janë te burgu i sigurisë së zakonshme dhe nëse kanë bërë 2/3 e dënimit, komisioni i vlerësimit i kalon në një shkallë më poshtë te burgu i ulët dhe që këtu kalojnë te burgu i hapur”, shtoi Naço.

/a.f/r.e/

The post Projektligj për lehtësimin e kushteve të izolimit të të dënuarve, Naço: Ul kostot në buxhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njohje e viteve të punës, Gonxhja: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave

28 December 2024 at 11:35

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave Projektligji për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sigurimet shoqërore, para vitit 1994.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, ky projektligj garanton mbështetje dhe drejtësi për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në: Institucione dhe ndërmarrje shtetërore deri më 01.10.1993; Ish-ndërmarrje bujqësore deri më 17.10.1992; Ish-kooperativa bujqësore deri më 19.07.1991

“Projektligji i kalon Parlamentit, duke pritur që pas miratimit, nga viti 2025, të përfitojnë të gjithë ata që lidhin pensione të reja, që janë afërsisht 40,000 individë çdo vit, për njohjen automatikisht të periudhave të punës që nga mosha 18 vjeç, pa dokumente shtesë, për kohën para vitit 1994”, theksoi Gonxhja.

Sipas tij, miratimi i këtij projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore, që numëroheshin me mijëra çdo vit, kostot e rënda procedurale dhe vitet e humbura, duke siguruar plotësim moshe pensioni për më shumë aplikues dhe krijuar një sistem më të thjeshtë e më të drejtë sigurimesh shoqërore për të gjithë përfituesit.

The post Njohje e viteve të punës, Gonxhja: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD propozon ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave

By: user7
18 December 2024 at 11:25

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. PD shprehet se ajo që ka prezantuar mazhoranca për projektligjin është një masë e pamjaftueshme.

Grupi parlamentar i PD në propozimin e tyre kërkojnë që gjobat për ndërtimet pa leje të hiqen për të gjithë territorin e vendit, jo vetëm në zonat rurale. Gjithashtu kanë propozuar që të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.”, janë edhe dy propozimet e tjera të PD.

NJOFTIMI I PLOTË:

GRUPI PARLAMENTAR I PD PROPOZON NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN PËR ANULLIMIN E GJOBAVE: TË SHTOHEN SUBJEKTET PËRFITUESE

Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anullohen te gjitha masat administrative te paekzekutuara, te vendosura nga data 1 janar 2015 deri ne 30 nentor 2024 ne zonat rurale per sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore te Mbrojtjes se Territorit, Inspektoriatit Qendror i Mbrojtjes se Territorit, Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

Por për grupin Parlamentar të PD kjo është një masë e pamjaftueshme.

Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që:

1- Të anullohen të gjitha masat administrative të vednosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqiuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

2- Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

3- Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

4- Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD argumenton që në kuadër të parimit të barazisë përpara ligjit të gjithë personave fizikë dhe juridikë që do të ishin subjekt përfitues sipas ligjit nëse nuk do të kishin kryer ekzekutimin e masave administrative përpara hyrjes në fuqi të tij, në bazë të parimit iu kthehen shumat e paguara dhe kthimi i shumave të bëhet nga institucionet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji brenda datës 31 janar 2025.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë qenë gjithnjë kundër qasjes arrogante dhe arbitrare të qeverisë socialiste për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset me gjoba të larta apo masa të tjera administrative, përpara kryerjes së të gjithë përpjekjeve për informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tyre mbi detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sanksionet në rast moszbatimi të ligjit. Megjithatë, qeveria socialiste ka vazhduar të ndëshkojë qytetarët me gjoba dhe penalitete të larta, të cilat në raste të caktuara kanë rezultuar me pasoja shumë të rënda për qytetarët tanë, të cilat në pamundësi për shlyerjen e detyrimeve, kanë konsumuar veprime që kanë përfunduar në burg ose më fatalet i kanë dhënë fund jetës së tyre.

The post PD propozon ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave appeared first on Lapsi.al.

❌
❌