Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

By: Elva
26 June 2025 at 18:21

Gjykata e Apelit në Romë ka pezulluar vendimin për vlefshmërinë e ndalimeve ndaj 43 emigrantëve të sjellë në Shqipëri javën e kaluar, duke e referuar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Emigrantët, të cilët vijnë nga Bangladeshi dhe Egjipti, ishin transferuar në qendrën e paraburgimit për riatdhesim në Gjadër të Lezhës. […]

The post Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

By: Ardit
26 June 2025 at 08:56

Tashmë me funksion të ndryshuar për shkak të sfidave ligjore, qendrat e azilkërkuesve të Italisë në Shqipëri kanë kushtuar më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, dhe shumë më tepër se objekte të ngjashme në Itali, duke ofruar kështu një mësim për qeveritë e tjera evropiane që mund të tundohen të ndjekin të njëjtën rrugë. […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Media italiane për Gjadrin: Hapësirë fantazmë, emigrantë kanë tentuar vetëvrasjen

By: fra nc
19 June 2025 at 15:25

Një investigim i gazetës italiane domani pasqyron një situatë problematike në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër. Sipas artikullit, që nga hapja e këtij institucioni janë regjistruar protesta të vazhdueshme dhe 45 tentativa vetë-dëmtimi ose vetëvrasjeje.

Sipas medias italiane në muajt e fundit në Gjadër janë mbajtur rreth 80 persona, shifër e papbulikuar zyrtarisht.

Artikulli përshkruan ambientin e qendrës si një vend të madh, të heshtur dhe të izoluar, ku emigrantëve u ndalohet përdorimi i celularëve apo aksesi në televizor, duke krijuar një gjendje të rëndë psikologjike. Përdorimi i psikofarmaceutikëve në mënyrë të gjerë dhe pa kontroll është një tjetër problem i rëndësishëm, që e përkeqëson situatën.

Në bazë të artikullit, në dëshmitë e atyre që kanë vizituar qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Shqipërisë, ka një detaj të përsëritur: pyetja “çfarë dite është?”, e ndjekur menjëherë pas saj nga “çfarë ore është?”.

“Asnjë orë dore, asnjë celular, ka televizorë, por nuk funksionojnë. Duhet të imagjinosh një strukturë të madhe, fantazmë dhe të heshtur, ku jehona e hapave dhe ku, pikërisht, humbja e vetëdijes për realitetin, për kalimin e kohës, për atë që po ndodh jashtë bëhen instrumente të asgjësimit.

Mjedisi është i rregullt, i pastër, aseptik, një lloj distopie ku paraburgimi nuk i ngjan më atij të burgjeve të rrënuara dhe të ndyra italiane, me seksionet e nxirë nga tymi i zjarreve të ndezura duke u vënë flakën dyshekëve në shenjë proteste ose dëshpërimi”, theksohet në artikull.

Për më tepër, domani raporton për mungesën e transparencës dhe përkushtimin e qeverisë italiane për të mbajtur këtë qendër larg syrit të publikut dhe deputetëve, duke e konsideruar vizitën e tyre një shqetësim për autoritetet.

Në artikull përmendet edhe dëshmia e deputetes Debora Serracchiani dhe Claudio Stefanazzi, të cilët kanë vizituar kampin dhe kanë dokumentuar rastet e rënduara të personave që përballen me probleme serioze psikologjike dhe shëndetësore, përfshirë dhe raste të tentativave të shumta vetëvrasjeje dhe kushteve të këqija shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Media italiane për Gjadrin: Hapësirë fantazmë, emigrantë kanë tentuar vetëvrasjen appeared first on Euronews Albania.

Refugjatët e huaj në Gjadër, drejtësia italiane dokumentet i dërgon sërish tek Gjykata Europiane e Drejtësisë

By: redi
30 May 2025 at 16:56

Çështja e refugjatëve që Italia kërkon ti sjellë në kampin e ndërtuar në Gjadër, është një temë e nxehtë në Itali. Gjykata e Kasacionit në Itali është tërhequr nga vendimi i saj i 8 majit dhe i ka referuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dy raste mbi ndalimin e emigrantëve. Gjyqtarët ngritën dyshime në lidhje me përputhshmërinë me ligjin evropian. Seksioni i parë penal në fakt ka rrëzuar një…

Source

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

By: Ardit
28 May 2025 at 08:48

Nga Alba Kepi Anija ushtarake italiane Spica sjell në portin e Shëngjinit me 30 emigrantë të rinj nga Italia. Anija është nisur ditën e djeshme nga Porti i Brindisit. 30 emigrantët janë persona që kanë marrë urdhërim e dëbimit nga territori italian e janë në pritje të riatdhesimit. Ata janë të kombësive të ndryshme me […]

The post Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar appeared first on BoldNews.al.

30 emigrantë me kombësi të ndryshme priten të mbërrijnë në Gjadër

By: Mirgen
27 May 2025 at 20:43

Transferim i ri i emigrantëve në Shqipëri. Anija e Marinës “Spica”, që mbante rreth 30 emigrantë, u nis nga porti i Brindisit të martën në mëngjes me destinacion qendrën e paraburgimit të riatdhesimit (CPR) në Gjadër. Në bord kishte njerëz të kombësive të ndryshme. Një tjetër transferim emigrantësh nga Brindisi kishte ndodhur më 11 prill. […]

The post 30 emigrantë me kombësi të ndryshme priten të mbërrijnë në Gjadër appeared first on BoldNews.al.

Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje

By: Mirgen
21 May 2025 at 21:39

Vetëvrasja e marokenit 42-vjeçar Hamid Badoui në një burg të Torinos pasi kishte qëndruar rreth 1 muaj në kampin e Gjadrit në Shqiëpri ka shkaktuar polemika të shumta në vendin fqinj. Ai i kishte deklaruar avokatit të tij se kishte frikë se do ta rikthenin në Gjadër duke shtuar: “Më mirë në burg sesa në […]

The post Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje appeared first on BoldNews.al.

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

By: Oldi
16 May 2025 at 17:37

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritej që të vizitonte kampin e refugjatëve në Gjadër, por kjo nuk ndodhi. Për këtë është pyetur nga gazetarët në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë. Meloni ka deklaruar se nuk ka kohë, por theksoi se “po ecim përpara”. “Nuk kam kohë të shkoj, […]

The post Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj… appeared first on BoldNews.al.

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë

By: user7
16 May 2025 at 12:07

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Melni ka folur për gazetarët pas mbërritjes në sheshin Skënderbej dhe pritjes nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Meloni u pyet nga gazetarët nëse e ka vizituar qendrën e emigrantëve italianë në Gjadër apo nëse e ka në plan ta vizitojë sot. Kryeministrja italiane u shpreh se sot nuk e viziton dot prej kohës së limituar, por shtoi se puna atje vazhdon. Sipas saj kjo tregon se gjërat janë në rrugën e duhur

Pyetje: Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër?

Meloni: Nuk kam kohë të kaloj por puna po vazhdon, dhe kjo dëshmon edhe shpejtësinë e funksionimit. Duke treguar siç kishim premtuar se jemi në rrugën e duhur.

The post Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë appeared first on Lapsi.al.

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

28 April 2025 at 23:43

Media italiane “La Stampa”, duke iu referuar Partisë Demokratike të Italisë, denoncon zhdukjen e 15 emigrantëve të zhvendosur në qendrën e pritjes në Gjader, Shqipëri.

Sipas raportimit, nga 41 emigrantë të transferuar fillimisht, aktualisht kanë mbetur vetëm 25.

Eurodeputetja Cecilia Strada, pas një inspektimi të zhvilluar të shtunën dhe të dielën e kaluar, përshkroi situatën në këtë qendër si “një ferr krahasuar me qendrat italiane” dhe një “shpërdorim të turpshëm”.

Ajo theksoi se emigrantët po mbahen në kushte të papranueshme dhe se mungesa e transparencës është alarmante.

“Në një moment kur vëmendja botërore ishte përqendruar te vdekja e Papa Françeskut, qendra e Gjaderit po boshatisej në heshtje. Askush nuk do ta kishte kuptuar këtë situatë nëse unë nuk do të kisha kryer një inspektim të ri”, citohet Strada nga “La Stampa”.

Sipas saj, pamjet dhe dëshmitë nga terreni përshkruajnë një realitet të “dhimbshëm, dëshpërues dhe skandaloz, që të bën të ndihesh i turpëruar”.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime të reja për respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe mënyrën e administrimit të qendrave të pritjes jashtë territorit italian.

The post Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

28 April 2025 at 21:16

Media Italiane “La Stampa”, referuar Partisë Demokratike të Italisë denoncon zhdukjen e 15 emigrantëve. Sipas saj, nga 41 emigrantë të transferuar në Gjader, tani kanë mbetur vetëm 25.

Eurodeputetja Cecilia Strada, pas një inspektimi, e përshkroi situatën si “një ferr krahasuar me qendrat italiane” dhe një “shpërdorim të turpshëm.”

“Ndërsa gjithë vëmendja ishte përqendruar te vdekja e Papa Françeskut, qendra e Gjaderit në Shqipëri po boshatisej. Askush nuk do ta kishte marrë vesh nëse Cecilia Strada, eurodeputete e Partisë Demokratike, nuk do të kishte kryer një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar. Pamja që del nga inspektimi është një “përzierje dhimbjeje, dëshpërimi dhe shpërdorimi që është vërtet skandaloze dhe të bën të ndihesh i turpëruar”, shpjegon Cecilia Strada, shkruan La Stampa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Mediat italiane: Nga 41 emigrantë në Gjadër, kanë mbetur 25

By: user 4
28 April 2025 at 17:47

Mediat italiane, duke cituar burime pranë Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në kampin e Gjadrit në Lezhë, aktualisht ndodhen aty vetëm 25 persona.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 16 të tjerët. Sipas raportimeve, ata mund të jenë rikthyer në Itali në pritje të procedurës së riatdhesimit, ose mund të ndodhen në dhoma izolimi pas revoltës që ndodhi para dy javësh në këtë kamp, ku disa prej emigrantëve protestuan ndaj kushteve dhe trajtimit.

Një tjetër pikë e nxehtë që ka hapur debat është edhe mënyra se si trajtohet një kërkesë për azil nga këta emigrantë sapo ata ndodhen në Gjadër. Nëse një prej tyre kërkon azil në territorin shqiptar, procedura konsiderohet e pavlefshme dhe ai duhet të rikthehet menjëherë në Itali, ku procesi rinis nga e para.

Ky episod ka shtuar edhe më tej polemikat për marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës mbi sistemimin e emigrantëve që kapen në ujërat italiane.

The post Mediat italiane: Nga 41 emigrantë në Gjadër, kanë mbetur 25 appeared first on Lapsi.al.

Riatdhesohet emigranti i parë që mbahej në Gjadër

By: E.K
20 April 2025 at 08:48

Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrin i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i cili përmes një postimi në X, e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të […]

The post Riatdhesohet emigranti i parë që mbahej në Gjadër appeared first on FaxWeb.

Mbahej në Gjadër, riatdhesohet emigranti i parë! Ministri italian: Operacionet do vazhdojnë

By: Ardit
20 April 2025 at 08:57

Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrin i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i cili përmes një postimi në X, e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të […]

The post Mbahej në Gjadër, riatdhesohet emigranti i parë! Ministri italian: Operacionet do vazhdojnë appeared first on BoldNews.al.

‘Kampi në Gjadër duket si burg’, deputeti italian: Dështim burokratik e diplomatik

17 April 2025 at 19:59

Deputeti italian, Roberto Traversi, pas një vizite në Shqipëri, ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si po menaxhohen kampet e emigrantëve në vendin tonë, duke i konsideruar ato si “burgje të vërteta”. Në një intervistë për mediat italiane, ai tha se përfshirja e Shqipërisë në këtë projekt ka nxjerrë në pah problemet burokratike, ligjore dhe diplomatike që e shoqërojnë ndërtimin dhe funksionimin e këtyre qendrave.

Sipas Traversit, modeli i eksternalizimit të kufijve që po zbaton Italia në Shqipëri nuk mund të funksionojë në Evropë. Ai e quajti një “katedrale në shkretëtirë” dhe një dështim të kushtueshëm prej një miliard eurosh, që nuk ka prodhuar rezultate reale, përveçse një “ushtrim formal” për të justifikuar ekzistencën e strukturave.

Deputeti theksoi rëndësinë e trajtimit të emigracionit të paligjshëm përmes rrugëve që garantojnë të drejta, mbrojtje dhe trajnim për emigrantët, në mënyrë që fenomeni të shndërrohet në një mundësi për tregun e punës dhe jo në një barrë.

Intervista: 

Pyetja: Traversi, duke u kthyer nga misioni juaj në Shqipëri – kujtojmë se jeni edhe anëtar i Grupit Ndërparlamentar Itali-Shqipëri – çfarë përshtypjesh sjell për dy qendrat në Shëngjin dhe në Gjadër?

Traversi: Dy qendrat e emigrantëve janë në të gjitha aspektet emblema e një tjetër “iluzioni komunikues” të kësaj qeverie. Shqipëria është një vend në zhvillim me potencial të pasur, me një popullsi mikpritëse që ka qenë gjithmonë shumë e bashkuar me vendin tonë. Por mendimi im për menaxhimin e emigrantëve në tokën shqiptare është shumë negativ dhe rruga e bashkëpunimit duhet ndjekur pavarësisht projekteve të ndryshme, me të cilat janë projektuar të gjitha strukturat e para. Duket objektivisht si burgje të vërteta.

Fakti që ato janë ndërtuar jashtë vendit, nxjerr në pah kompleksitetin burokratik dhe ligjor, si dhe ato logjistike dhe diplomatike që lidhen me ndërtimin dhe funksionimin e dy komplekseve. e lidhur me një rrugë të vështirë, është e dyta në Gjadër, ku janë ndërtuar tre struktura: një qendër për ndalimin e azilkërkuesve (880 vende), një CPR (144 vende) dhe një burg (20 vende). Padyshim që gjithçka menaxhohet nga Policia, Guardia di Finanza dhe Policia e Burgjeve Italiane, si dhe figura juridike, ndërmjetës kulturorë dhe magjistratë që duhet të lidhen nga Italia për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Pyetja: A mund të jetë vërtet eksternizimi i kufijve dhe modeli italian çelësi për menaxhimin e flukseve të paligjshme të migracionit në Evropë?

Traversi: Unë do të thosha absolutisht jo. Nuk ka dyshim se Italia e vetme nuk mund të përballet me një fenomen kaq të madh si emigracioni me forcat e veta, por të mendosh për ta bërë këtë është iluzore. Ata që flasin në një mënyrë thjesht ideologjike të mirëseardhjes, pa hyrë në meritat e vështirësisë së menaxhimit, bien në hipokrizi. Së pari, sepse ata që ikin nga dëshpërimi janë më të mirë nëse do të bëjnë ndonjë gjë në të ardhmen.

Ata kanë mundësinë të lëvizin, ata e bëjnë këtë me shpresën se nuk do të përgjohen. Së dyti, ata që menaxhojnë dhe përfitojnë nga trafikimi i emigrantëve të paligjshëm, në mënyrë identike nuk do të ndalojnë së mallkuari dëshpërimin e të tjerëve, pavarësisht nga destinacioni i tyre. Ata janë shndërruar në një katedrale në shkretëtirë, një dështim që kushtoi një miliard dhe të kesh marrë me nxitim 40 persona nga qendrat italiane të premten e kaluar, është vetëm një ushtrim formal për të pretenduar se po përdoren pas pothuajse një viti.

Pyetja: Ndërkohë, sipas konkluzioneve të Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës së Bashkimit Evropian, thjesht fakti që një vend i tretë është përcaktuar si vend i sigurt origjine me një akt legjislativ, nuk mund të ketë si pasojë përjashtimin e tij nga shqyrtimi i legjitimitetit të tij. Lajm i mirë?

Traversi: Sigurisht, sepse ne kemi mbajtur gjithmonë qëndrimin se gjyqtari do të vlerësojë rast pas rasti nëse procedura e përshpejtuar e kufirit (e zbatueshme vetëm në rastin e origjinës nga një vend i sigurt) mund të zbatohet në rastin konkret, duke marrë parasysh specifikat territoriale të vendit individual dhe palës së interesuar.

Pyetja: Si mund ta pajtojmë luftën kundër imigracionit të paligjshëm me nevojën për fuqi punëtore të denoncuar nga Konfindustria dhe që nuk ka gjetur përgjigje të mjaftueshme në dekretin e flukseve?

Traversi: Është thelbësore të luftohet imigracioni i paligjshëm dhe kjo mund të tentohet duke identifikuar shtigje që garantojnë mbrojtje dhe të drejta dhe trajnim për të gjithë, në mënyrë që ajo që është problem të bëhet gjithashtu një mundësi për nevojat që kërkon Konfindustria. Pritja pa kriter është e barabartë me mospritjen dhe për këtë arsye është e rëndësishme të identifikohen metodat e duhura të përzgjedhjes në lidhje me azilkërkuesit”.

Pyetja: Duke menduar për drejtësinë, ne kemi parë që – pikërisht në dosjen e migrantëve – tensionet mes gjyqësorit dhe ekzekutivit janë përkeqësuar. Cila është gjendja aktuale shëndetësore e marrëdhënieve midis këtyre dy pushteteve të shtetit? Klima e duhur për një reformë?

Traversi: Ne kemi mbrojtur gjithmonë parimet e parashikuara në Kushtetutë, duke njohur fuqimisht autonominë e gjyqësorit dhe kemi luftuar gjithmonë veprimet e kësaj qeverie që po trondi armët e drejtësisë ditë pas dite. Në të njëjtën kohë, të qenit i zgjedhur dhe të qenit mazhorancë nuk do të thotë “mund të bëjmë atë që duam” dhe aq më pak të jemi të prirur për të respektuar, apo të mos modifikojmë ligjin. duke mos respektuar dënimet e gjyqtarëve Pra, në fund të fundit për gjendjen shëndetësore dhe marrëdhëniet mes dy pushteteve jemi shumë të shqetësuar dhe duke pasur parasysh këtë, mund të themi me siguri se nuk ka premisa për të zbatuar një reformë të mençur”.

The post ‘Kampi në Gjadër duket si burg’, deputeti italian: Dështim burokratik e diplomatik appeared first on Sot News | Lajme.

Tensione në kampin e Gjadrit, 10 emigrantë në izolim pas akteve të dhunës

16 April 2025 at 16:01

Dhjetë emigrantë të strehuar në kampin e Gjadrit janë vendosur në izolim pas protestave dhe akteve të dhunës që shpërthyen pak ditë më parë në brendësi të qendrës. Ata tani lejohen të takohen vetëm me avokatët e tyre dhe po mbahen në qeli të ndërtuara enkas për raste të tilla.

Sipas mediave italiane, incidentet nisën menjëherë pas mbërritjes së kontingjentit të parë prej 40 emigrantësh në Shqipëri më 11 prill, të cilët u transportuan me anijen “Libra” drejt portit të Shëngjinit. Ata janë persona që u është refuzuar kërkesa për azil në Itali dhe pritet të qëndrojnë në Shqipëri deri në 18 muaj përpara riatdhesimit në vendet e origjinës.

Në përplasjet e brendshme janë dëmtuar dhomat e kampit, janë thyer xhama dhe shkatërruar dyshekë e pajisje të tjera. Mediat raportojnë gjithashtu se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta nga përdorimi i thikave gjatë incidenteve.

Autoritetet italiane, të cilat menaxhojnë administrimin e brendshëm të kampit sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, kanë ndërhyrë duke identifikuar dhe izoluar emigrantët më problematikë. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, deklaroi se shumë prej këtyre individëve janë të akuzuar apo dënuar më parë për vepra të rënda penale, si tentativa vrasjeje, dhunë seksuale, trafik droge dhe vepra të tjera kriminale.

Kampi i Gjadrit, i cili fillimisht u konceptua si qendër pritjeje për emigrantët, tashmë po funksionon si qendër ndalimi për emigrantët që janë refuzuar nga sistemi italian i azilit, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni.

The post Tensione në kampin e Gjadrit, 10 emigrantë në izolim pas akteve të dhunës appeared first on Sot News | Lajme.

Revoltë në kampin e Gjadrit, tre të plagosur lehtë me thikë

By: redi
15 April 2025 at 20:16

Vetëm pak ditë pasi mbërritën në tokën shqiptare dhe u akomoduan në kampin e Gjadrit, emigrantët e sjellë nga Italia kanë shkaktuar tension. Ndonëse nga jashtë situata dukej e qetë, mediat italiane zbulojnë se brenda kampit të Gjadrit nuk ka munguar tensioni gjatë këtyre dy ditëve. Siç raportojnë mediat fqinje, një pjesë e emigrantëve që po mbahen në Gjadër prej 11 prillit janë revoltuar…

Source

Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër

15 April 2025 at 17:54

Një grup prej 10 emigrantësh nga 40 personat që u transferuan në Gjadër më 11 prill, janë izoluar nga autoritetet për shkak të tensioneve brenda kampit dhe një tentative për të dëmtuar strukturën. “Ka patur një incident ne njërën prej strukturave ku janë vendosur grupi i emigrantëve.  Është dëgjuar zhurmë dhe kur kanë hyrë karabinierët […]

The post Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër appeared first on Reporter.al.

Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

By: user 4
15 April 2025 at 16:59

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive dhe që në ditët e para iu janë kundërvënë forcave të policisë italiane. Mediat italiane raportojnë se njëzet emigrantë kanë filluar një protestë të dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës për të shprehur irritimin e tyre mbi burgosjen që i kanë bërë. Menjëherë, autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë brenda kampit, ndërsa xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Ndërkohë në Itali, pamjet e refugjatëve që u sollën në Shëngjin me duart e lidhura me fasheta plastike kanë provokuar reagimin e menjëhershëm të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është pasuar me shqetësimin e të forcave të majta për keqtrajtime të mundshme.

Dhe në sfondin e polemikave për emigrantët e transferuar nga Italia në Shqipëri, një detaj që ende nuk është kuptuar mirë në Shqipëri është pikërisht profili i atyre 40 personave që mbërritën në portin e Shëngjinit më 11 prill.

Ata nuk janë azilkërkues të zakonshëm në kërkim të një jete më të mirë, por individë që, sipas autoriteteve italiane, përbëjnë rrezik për rendin publik, të dënuar apo të hetuar për vepra të rënda penale.

Përdhunues, trafikantë armësh, tentativë vrasje

Emigrantë duke pritur të zbresin në Gjadër (AP Photo/Vlasov Sulaj)

Ishte Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi që e qartësoi situatën pas pikëpyetjeve që u ngritën në Itali mbi shoqërimin e refugjatëve me duar të lidhura nga prangat plastike. Piantedosi ka theksuar se kjo është një “procedurë e zakonshme e zbatuar në mënyrë autonome nga forcat e rendit” dhe se “personat në fjalë ndodheshin në një gjendje kufizimi të lirisë personale si rezultat i vendimeve të autoritetit gjyqësor.”

Sipas të dhënave të bëra publike: 5 prej migrantëve ishin të dënuar për dhunë seksuale, pra ishin përdhunues, një tjetër ishte i dënuar për tentativë vrasjeje, disa të tjerë kishin precedentë për vepra të tilla si: posedim i armëve, vjedhje, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje, ndërsa katër vetë ishin konsideruar të rrezikshëm për shkak të historikut të tyre kriminal.

Qesharake/ Rama para dy vitesh: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri(VIDEO)

Në një shembull që raportojnë mediat italiane rezulton se autoritetet italiane referojnë për një shtetas me origjinë nga Afrika Veriore, i cili ishte liruar nga burgu më 30 mars pas një dënimi prej 1 viti, 5 muajsh e 27 ditësh, për mbajtje të paligjshme armësh, vjedhje dhe rezistencë ndaj policisë. Ai kishte marrë disa dënime, përfshirë për grabitje dhe plagosje, si dhe kishte përdorur shumë identitete të rreme. Ky person, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali më 8 nëntor 2016, nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të rregulluar statusin e tij, duke mbetur në mënyrë të paligjshme në vend për vite me radhë.

Kështu 10 prej 40 personave kishin precedentë penalë apo ishin të sinjalizuar për vepra kundër personit, si tentativë vrasjeje, dhunë seksuale apo plagosje. 16 të tjerë ishin të përfshirë në krime kundër pasurisë, për 7 kishte pasur akuza për trafik apo shpërndarje droge dhe të tjerët kishin shkelje të lidhura me imigracionin e parregullt apo përdorim të dokumentave false.

A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

Rama dhe Meloni në Gjadër

Nëse italianët kanë gjithë të drejtën t’i kërkojnë llogari autoriteteve të tyre se pse i kanë sjellë migrantët të lidhur gjatë zbarkimit, në Shqipëri çështja është një tjetër: A ishte ky borxhi që Shqipëria i kishte Italisë, sa për të strehuar kriminelët të cilëve iu është refuzuar pasaporta italiane?

Sepse ky “borxh” ishte justifikimi që kryeministri Rama dha në momentin që firmosi paktin me homologen e tij në Itali, Xhorxhia Meloni.

Në nëntor të vitit 2023 u tha se Shqipëria do të strehonte maksimumi 3 mijë refugjatë që do të kapeshin në ujërat ndërkombëtare dhe do të trajtoheshin në Kampin e Gjadrit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Rama lëshoi edhe sloganin “Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet!”.

E majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

Ai e justifikoi dhënien e territorit shqiptar në dispozicion të Italisë, duke thënë se ky ishte një borxh që populli shqiptar ia ka Italisë “për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje”./Lapsi.al

The post Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë? appeared first on Lapsi.al.

❌
❌