Thyhet topogani në anijen më të madhe turistike në botë, një i lënduar – pasagjerët bërtasin të tmerruar
Një person është lënduar rëndë pasi një topogan në anijen më të madhe turistike në botë, Icon of the Seas, u thye.
Sipas dëshmitarëve, një nga pjesët e topoganit në parkun ujor të anijes u thye pikërisht ndërsa burri ishte duke rrëshqitur në të.
Dëshmitarët raportuan se personi pësoi prerje të rënda në këmbë dhe shpinë.
Incidenti ndodhi në topoganin Frightening Bolt, ndryshimi i lartësisë së të cilit nga lart poshtë është deri në 14 metra.
Video shows the chaos on board Royal Caribbean’s Icon of the Seas after a glass panel on a water slide shattered mid-ride, injuring one guest and sending water pouring into a public area.
The footage shows startled passengers screaming in fear as water cascades from the slide… pic.twitter.com/hqShp7uQDB
— CBS News (@CBSNews) August 8, 2025
Anija e operuar nga Royal Caribbean është aktualisht në një itinerar shtatëditor në Karaibe Lindore dhe është planifikuar të kthehet në Miami të shtunën.
Në një deklaratë zyrtare, Royal Caribbean konfirmoi se një pasagjer u trajtua për probleme mjekësore pasi topogani u thye.
“Personi është në gjendje të qëndrueshme dhe topogani do të mbyllet në pritje të një hetimi”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Icon of the Seas është anija më e madhe turistike në botë, me një kapacitet prej 7,600 pasagjerësh, dhe parku më i madh ujor në det, Thrill Island, i cili përfshin gjashtë rrëshqitëse gjigante. /Telegrafi/
The post Thyhet topogani në anijen më të madhe turistike në botë, një i lënduar – pasagjerët bërtasin të tmerruar appeared first on Telegrafi.