Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Stuhi shkatërruese në Itali/ Treni goditet nga rrufeja, udhëtarët në panik

6 July 2025 at 21:49

Italia është ndarë në vende që po “digjen” nga temperatura të larta, por edhe vende që po përballen me përmbytje stuhi dhe rrebeshe shiu.

Këtë mbrëmje rrufeja goditi një tren të linjës Milano-Bologna. Kjo ka shkaktuar bllokimin e linjës nga jugu në veri.

Më herët mediat italiane raportuan për një viktimë dhe dy të plagosur, pasi një pemë u rrëzua pas goditjes së stuhive.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet gjatë kohës me mot të keq.

The post Stuhi shkatërruese në Itali/ Treni goditet nga rrufeja, udhëtarët në panik appeared first on Sot News | Lajme.

19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni në Milano

By: Ela
16 June 2025 at 11:18

Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali. Një 19-vjeçar italo-shqiptar ndërroi jetë pasi u godit nga një tren i Malpensa Express që ishte nisur nga Milano. I riu po kalonte shinat, për tu takuar me miqtë e tij që ishin në anën tjetër të rrugës. Mediat italiane shkruajnë se viktima ndoshta nuk e pa trenin […]

The post 19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni në Milano appeared first on BoldNews.al.

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Emocionon Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

By: M C
25 May 2025 at 21:48

Finalisti i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili vjen në një rrëfim ndryshe në “E Diell” me Edi Manushin.

Aktori ka rrëfyer gjithçka që nga fëmijëria, si e la futbollin për t’u futur në rrugën e artit, raportin me mamanë por edhe me motrën.

Ai tha se ka 7 vite pa e takuar motrën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk shkon atje sepse ‘ka frikë mos nuk kthehet më’.

“Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë.

Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”-rrëfeu Laert Vasili.

The post “Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Emocionon Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se… appeared first on Albeu.com.

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

By: Ela
25 May 2025 at 10:00

Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do të operojë linjat. Shqipëria parashikon që këtë vit të hapë garën ndërkombëtare për të siguruar çiftet e para të trenave që do të vihen në funksion në linjat hekurudhore që janë në ndërtim, por përpara kësaj ka nisur atë që quhet si “market […]

The post Menaxhimi i hekurudhave nga privati appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Kosovë, vëllai qëllon me armë zjarri motrën

By: user 5
10 May 2025 at 15:46

Një ngjareje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare. Policia rajonale e Ferizajt njofton se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ai është arrestua. Gjithashtu bëhet me dije se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftim thuhet se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

E plagosura pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

The post E rëndë në Kosovë, vëllai qëllon me armë zjarri motrën appeared first on Lapsi.al.

Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

27 April 2025 at 11:39

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës mes një veture dhe një treni në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka shtuar ajo.

The post Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona appeared first on Telegrafi.

”Babi i kandidatit të PS dhunoi kreun e PD-së në degën Bulqizë”, Përparim Spahiu nxjerr videon: SPAK të veprojë

By: redi
26 April 2025 at 16:05

Kandidati për deputet i Partisë së Lirisë, Përparim Spahiu ka publikuar pamjet e përplasjes në Ostren të Bulqizës gjatë një takimi elektoral. Ai ka deklaruar se babai i kandidatit të PS-së ka dhunuar kryetarin e PD-së në degën Bulqizë, Shaqir Manjani. “Shfaqjet e dhunës në Ostren nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si duhet bërë fushatë, jo vetëm aty, por kudo”, shkruan Spahiu duke kërkuar nga…

Source

Sherri në Bulqizë/ Xhelal Mziu: S’jam unë në video, por babai i kandidatit të PS që rreh kryetarin e PD

25 April 2025 at 22:39

Xhelal Mziu ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara në media, të cilat i përkasin sherrit të regjistruara ditën e djeshme në fshatin Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhelal Mziu shprehet se nuk është ai në video, por Jeton Dani, babai i kandidatit për […]

The post Sherri në Bulqizë/ Xhelal Mziu: S’jam unë në video, por babai i kandidatit të PS që rreh kryetarin e PD appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu

25 April 2025 at 19:12

Janë publikuar pamjet e sherrit të regjistruar ditën e djeshme në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve. Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamer sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër. Pas një konflikti verbal, […]

The post VIDEO/ Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu appeared first on BoldNews.al.

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se goditën zyrtarin në Ostren, çështja shkon në SPAK

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij E.M dyshohet se kanë goditur me grushte një zyrtar të njësisë administrative Ostren.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës ditën e djeshme rreth orës 13:00 pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike

Policia ka referuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, njoftoi policia.

Mziu është aktualisht drejtuesi i PD-së për qarkun e Dibrës, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, pjesë e listës së mbyllur. /j.p/

The post Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se goditën zyrtarin në Ostren, çështja shkon në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fshati Orzhanovë, 35 vite pritje për vetëm 300m rrugë

By: E.K
17 April 2025 at 14:03

Fshati Orzhanovë në Njësinë administrative Ostren në Bulqizë është ndër fshatrat e pakët që nuk ka një rrugë automobilistike deri tek banesat. Mjetet ndalojnë në hyrje të fshatit tek varrezat, vend i cili njihet edhe si parkimi i Orzhanovës. Banorët e mbetur në këtë fshat shprehen se prej 35 vitesh, kërkesa e vetme e tyre […]

The post Fshati Orzhanovë, 35 vite pritje për vetëm 300m rrugë appeared first on FaxWeb.

Aksident i rëndë në Kosovë! Treni përplaset me makinën, një i vdekur, dy të plagosur

By: Ela
13 April 2025 at 14:52

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një makinë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e […]

The post Aksident i rëndë në Kosovë! Treni përplaset me makinën, një i vdekur, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë në Milano! Shqiptari përplaset nga treni

By: Ela
11 March 2025 at 10:06

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Itali. Një 37-vjeçar shqiptar u përplas nga treni në Milano. Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë. Atyre iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë […]

The post Ngjarje e rëndë në Milano! Shqiptari përplaset nga treni appeared first on BoldNews.al.

Mbahet marshi për 8 Mars me moton ‘Marshojmë për njana-tjetrën’

By: Kult Plus
8 March 2025 at 13:21

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, në Prishtinë është organizuar një marsh me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”.

Marshi filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”.

“Marshojmë për njëra-tjetrën” ka qenë motoja e sivjetme, teksa u thirrën emrat e grave të vrara derisa marshonin.

Të pranishmit që kanë marshuar në sheshin qendror të Prishtinës kanë përcjellë mesazhe të shumta përmes pankartave që kanë mbajtur në duar.

‘Drejtësia me vonesë është padrejtësi’, ‘Sot marshojmë çdo ditë luftojmë’, ‘Trupi jem e drejta jem’ janë disa prej pankartave që po mbajnë në duar pjesëmarrëset e këtij marshi.

GREQI – 29 të plagosur në përleshjet gjatë tubimit përkujtimor për aksidentin e Tempit

28 February 2025 at 16:55

ATHINË, 28 shkurt /ATSH-ANA/ – Të paktën 29 persona (18 burra dhe 11 gra) u pranuan në spitalet e Athinës me lëndime të lehta, pas incidenteve që kanë ndodhur në sheshin ”Sintagma”, gjatë mitingut për dyvjetorin e tragjedisë hekurudhore në Tempi.

Nga këta, 19 janë transportuar me ambulanca dhe 10 të tjerë kanë shkuar vetë në spital.

Përleshje shpërthyen sot në qendër të Athinës, ndërsa një grup individësh të paidentifikuar filluan të hidhnin molotovë ​drejt një njësie të madhe policie të vendosur në oborrin e Parlamentit grek – ku po zhvillohet një protestë masive paqësore për të shënuar dyvjetorin e aksidentit hekurudhor vdekjeprurës.

Fatkeqësia e 28 shkurtit 2023 në Tempi – ku një tren pasagjerësh u përplas ballë për ballë me një tren mallrash që po afrohej – është aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi.

Përplasja e trenave shkaktoi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur dhe ekspozoi mangësi në infrastrukturën e transportit të vendit./ a.jor.

 

The post GREQI – 29 të plagosur në përleshjet gjatë tubimit përkujtimor për aksidentin e Tempit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Socialistët paraqesin mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore

27 February 2025 at 20:55

ATHINË, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Të mërkurën e ardhshme do të paraqes në parlament një mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore të partisë ”Demokracia e re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, deklaroi sot kreu i partisë opozitare socialiste greke, PASOK, Nikos Androulakis.

Kjo lëvizje u njoftua pasi Organizata Kombëtare për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore dhe Sigurinë e Transportit në Greqi (EODASAAM) prezantoi në një konferencë për shtyp në Athinë, mëngjesin e sotëm, raportin e saj mbi aksidentin e trenit në Tempi, i cili ndodhi më 28 shkurt 2023, dhe ku humbën jetën 57 persona.

Sipas Androulakisit, raporti i autoritetit konfirmoi se “ka përgjegjësi serioze nga ana e qeverisë së Mitsotakisit dhe gabime kriminale” në lidhje me aksidentin e trenit.

“Për dy vjet, kryeministri dhe zyrtarët kanë mashtruar popullin grek”, argumentoi kreu i PASOK-ut, “në thelb duke bërë gjithçka që munden për të fshehur përgjegjësitë e tyre politike”.

Nesër janë planifikuar demonstrata masive në të gjithë Greqinë, për të shënuar dyvjetorin e përplasjes së trenit./  a.jor.

The post GREQI – Socialistët paraqesin mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vonesa dhe anulime të shumta trenash në Gjermani

By: D Marku
17 February 2025 at 14:51

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn njoftoi se gjatë muajit janar trenat kishin qenë më të përpiktë.

Megjithatë të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se anulimet e trenave nga kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) në pesë vitet e fundit janë katërfishuar.

Nga viti 2019 në vitin 2024, përqindja e anulimit të udhëtimeve të trenave të linjave të largëta u rrit nga 1% në 4%, ndërsa në trenat rajonalë përqindja e anulimit të udhëtimeve arriti në 5%.

Përveç anulimeve, problem të madh përbëjnë vonesat.

Vitin e kaluar vetëm 62% e trenave ICE dhe IC mbërritën në destinacion me deri në 6 minuta vonesë nga koha e planifikuar.

Deutsche Bahn i konsideron si të përpiktë trenat që arrijnë në destinacionit me më pak se 15 minuta vonesë.

Kompania hekurudhore DB fajëson për problemin e vonesave mungesën e investimeve, grevat, motin ekstrem dhe mungesën e fuqisë punëtore. /DW/

The post Vonesa dhe anulime të shumta trenash në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Vrau motrën dhe kunatin, ekstradohet nga Italia 56-vjeçari (EMRI)

By: V K
16 January 2025 at 09:37

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia, i dënuari me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë Gjovalin Lesi.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

The post Vrau motrën dhe kunatin, ekstradohet nga Italia 56-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy tramvaje, dhjetëra të plagosur në Strasburg

By: user 11
11 January 2025 at 17:41

Një aksident i tmerrshëm ndodhi të shtunën pasdite në stacionin Gare Centrale në Strasburg, Francë, kur dy tramvaje u përplasën, duke lënë dhjetëra të plagosur. Sipas raportimeve, rreth 30 persona janë plagosur. Nga skena kaotike duken pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.

Aksidenti ndodhi kur një nga tramvajeve, që lëvizi në mënyrë të paplanifikuar, goditi tramvajin tjetër të ndaluar në platformë. Një nga tramvajet ka dalë nga shinat pas përplasjes. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe autoritetet konfirmuan ndërprerjen e trafikut të tramvajit në stacionin kryesor. Tymi i dendur ka mbushur stacionin e tunelit nëntokësor.

The post Përplasen dy tramvaje, dhjetëra të plagosur në Strasburg appeared first on Lapsi.al.

Vrasja për “nder” në Shkodër, lihen në burg vëllezërit Hasaj që ekzekutuan Ramazan Matajn

10 January 2025 at 11:22

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, respektivisht 29 dhe 20 vjeç, të cilët akuzohen njëri si autor dhe tjetri si bashkëpunëtor në vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Ky i fundit u ekzektua në një atentat mbrëmjen e 4 Janarit në në fshatin Dragoç […]

The post Vrasja për “nder” në Shkodër, lihen në burg vëllezërit Hasaj që ekzekutuan Ramazan Matajn appeared first on BoldNews.al.

❌
❌