Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit?

16 July 2025 at 08:37

Subjektet politike kanë nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Një garë interesante pritet të zhvillohet në disa komuna të Kosovës, ku kryetarët aktualë synojnë të ruajnë pushtetin, ndërsa kandidatët e rinj synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.

Pa dyshim edhe në komunat si Obiliq e Fushë Kosovë, gara do të jetë mjaft interesante, transmeton Telegrafi.

Komuna e Fushë Kosovës tash e 25 vite ka qenë nën udhëheqjen e LDK-së me Burim Berishën e që kësaj radhe, LDK synon sërish këtë komunë por me kandidatin Besnik Osmani i cili është nënkryetar i komunës.

Në garë për Fushë Kosovën janë edhe kandidatët tjerë, AAK ka zyrtarizuar Vildane Latifin, LVV e ka zyrtarizuar Valon Prebrezën dhe PDK pritet që në garë ta ketë Rrahim Ternavën.

LDK po ashtu tenton ta vazhdojë udhëheqjen e komunës së Obiliqit, me kryetarin aktual, Xhafer Gashi, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit kërkon sërish besimin e votuesve.

AAK për Obiliq ka zyrtarizuar kandidatin Ali Krasniqi, ndërsa nga LVV do të jetë deputeti aktual Halil Thaçi, ndërsa PDK ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidat zyrtar. Lista mund të shtohet me kandidatë të tjerë nga NISMA dhe parti e iniciativa të tjera.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës. Nga KQZ kanë njoftuar se tashmë kanë hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kishte deklaruar për Telegrafin se subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, deklaroi ai.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit? appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua

13 July 2025 at 09:20

Një rast dhunim dyshohet që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Fushë Kosovë, ku një vajzë e cila ishte raportuar si e zhdukur është gjetur në një banesë bashkë me dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00.

Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunim” dhe procedohet në rrugë të rregullt hetimore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

The post U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua appeared first on Telegrafi.

Grabitje me armë në Kosovë

By: Oldi
17 June 2025 at 11:59

Një grabitje me armë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda një lokali ku nën kërcënimin e armës kanë grabitur kuletën, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme parash. Të dyshuarit janë arratisur, teksa policia është duke hetuar për të identifikuar […]

The post Grabitje me armë në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Mashtruan 10 gra duke iu premtuar donacion, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

11 June 2025 at 09:35

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në Fushë Kosovë, ku 10 gra kanë rënë pre e mashtrimit nga tre persona, duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

Rasti ka ndodhur gjatë vitit 2023/2024 në Fushë Kosovë.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë viktimat e gjinisë femërore  duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. Vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

 

The post Mashtruan 10 gra duke iu premtuar donacion, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi

29 May 2025 at 23:37

“Vetëm pak metra pas krahëve të mi, pranë gjeneratorit të vendosur në rrethimin e jashtëm të burgut të fushë Krujës, u regjistrua shpërthimi me lëndë plasëse mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale”.

Dyshimet janë se lënda plasëse ka qenë artizanale, në përbërje të së cilës ka patur nitrat të përzier me tretës.

Ajo dyshohet se është hedhur nga rruga, e cila ndodhet më pak se 10 metra larg rrethimit të jashtëm të burgut. Deri në këtë fazë, hetuesit janë përqëndruar në dy pista hetimore; konkretisht e një mesazhi të mundshëm, si dhe ndonjë përpjekje për krijimin e një situate kaotike me qëllim krijimin e kushteve për një plan arratisjeje.

Megjithatë, në një reagim të saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se nuk është cënuar siguria.

“Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve”.

Nisur nga kjo ngjarje, në ambientet e këtij burgu ku janë të izoluar mbi 300 të burgosur apo paraburgosur, u ushtrua kontroll i imtësishëm, si dhe u morën në pyetje punonjësit e tij.

Deri me tani, policia nuk e ka një autor, por nga verifikimi i kamerave ka dyshime se ai ka lëvizur në këmbë. Për identifikimin e tij, policia dhe prokuroria po vijon me analizimin e pamjeve filmike të burgut të Fushë-Krujës si dhe në zonën përreth. /Tv Klan

The post Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi appeared first on Telegrafi.

Alarmi për rrëmbimin e një vajze të mitur në Fushë Kosovë doli i rremë, policia nis hetimet

22 May 2025 at 23:22

Rasti i raportuar si rrëmbim i një të miture në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, i denoncuar në orët e para të 21 majit, ka rezultuar të jetë një kallëzim i rremë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.

Denoncimi fillestar pretendonte se një vajzë e mitur ishte futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe ishte liruar pas një ore.

Gjatë incidentit të pretenduar, ishte raportuar gjithashtu se nëna e të miturës ishte lënduar lehtë gjatë tentativës për të ndërhyrë.

Pas pranimit të informacionit, njësitet hetimore të stacionit policor në Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ndërmorën veprime intensive hetimore duke përdorur kapacitetet profesionale dhe teknike për zbardhjen e ngjarjes.

“Si rezultat i hetimeve intensive dhe analizave të detajuara, është konfirmuar se nuk ka pasur asnjë rrëmbim të vërtetë – kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë”, ka njoftuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia njofton se hetimet për rastin po vazhdojnë me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe identifikimit të përgjegjësive ligjore që dalin nga ky kallëzim./Telegrafi/

The post Alarmi për rrëmbimin e një vajze të mitur në Fushë Kosovë doli i rremë, policia nis hetimet appeared first on Telegrafi.

Aksident fatal në Fushë Kosovë/ Vdes një grua dhe vajza e mitur…

20 May 2025 at 09:40

Si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy persona, një grua dhe një vajzë e mitur. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, më 19 maj 2025. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një vetaksident ku është përfshirë një veturë që drejtohej nga një grua me shtetësi kosovare.

Pas aksidentit, si drejtuesja e automjetit ashtu edhe pasagjerja, e cila gjithashtu ishte shtetase kosovare, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre si pasojë e plagëve të rënda.

Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Aksident fatal në Fushë Kosovë/ Vdes një grua dhe vajza e mitur… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident tragjik në Fushë Kosovë, vdes një grua dhe vajza e mitur

By: Oldi
20 May 2025 at 09:46

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë, ku si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy persona – një grua dhe një vajzë e mitur. Policia e Kosovës ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, më 19 maj 2025. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për […]

The post Aksident tragjik në Fushë Kosovë, vdes një grua dhe vajza e mitur appeared first on BoldNews.al.

Mbyllen dy laboratorë që rrezikonin shëndetin publik, arrestohen pronarët dhe sekuestrohen pajisje në Fushë Kosovë

6 May 2025 at 21:31

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë të njësisë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, kanë ndërmarrë sot një operacion hetimor në qytetin e Fushë Kosovës, duke kontrolluar dy laboratorë të analizave biokimike që dyshohet se operonin në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Sipas Policisë, hetimet kanë nisur pas pranimit të informatave relevante që tregonin për zhvillim të veprimtarive të paligjshme në këto subjekte shëndetësore, përfshirë kryerjen e analizave pa praninë e personelit të licencuar, siç kërkohet me ligj.

Gjatë hetimeve janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore që kanë mundësuar mbledhjen e provave materiale në mbështetje të dyshimeve fillestare.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, gjatë kontrollit në terren janë evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e këtyre laboratorëve.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm, një vulë dhe materiale të tjera relevante për hetim.

Po ashtu, janë arrestuar dy persona – pronarët e laboratorëve – ndaj të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorisë kompetente.

Veprimet janë ndërmarrë nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa hetimet mbeten në vazhdim.

The post Mbyllen dy laboratorë që rrezikonin shëndetin publik, arrestohen pronarët dhe sekuestrohen pajisje në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Një grua vdes pasi bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë, policia jep detaje

6 May 2025 at 17:52

Një grua ka humbur jetën të hënën pasdite pasi ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata për rastin.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

The post Një grua vdes pasi bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Policia njofton se dy persona janë zhdukur në Fushë Kosovë që nga data 13 prill

15 April 2025 at 08:45

Dy persona raportohet se janë zhdukur që nga data 13 prill.

Policia njofton se personat e zhdukur janë  nga Fushë Kosova.

“Fushë Kosovë 13.04.2025 – 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”.

“Fushë Kosovë 13.04.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia. /Telegrafi/

The post Policia njofton se dy persona janë zhdukur në Fushë Kosovë që nga data 13 prill appeared first on Telegrafi.

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

30 March 2025 at 22:58

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë-Kosovës, mbrëmjen e së dielës.  

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”, tha Hoxha.

Ai bëri të ditur se rruga Prishtinë-Pejë është mbyllur përkohësisht për qarkullim, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po vazhdojnë./Telegrafi/

The post Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Fushë Kosovës përkujton 168 martirët e masakrës me aktivitete përkujtimore

28 March 2025 at 08:21

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore, Komuna e Fushë Kosovës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shënuan përvjetorin e Masakrës së Fushë Kosovës, ku 168 martirë humbën jetën në një nga ngjarjet më tragjike të historisë së fundit të Kosovës.

Në rrugën kryesore “Nëna Terezë”, u mbajt një defile përkujtimor, ku familjarët e viktimave, të shoqëruar nga flakadanë, marshuan drejt Stacionit Hekurudhor. Ky vend bart një simbolikë të dhimbshme, pasi nga aty, mijëra shqiptarë u depërtuan me dhunë drejt Bllacës në Maqedoni gjatë luftës së vitit 1999.

Aktivitetet përkujtimore vazhduan me Akademinë Përkujtimore, ku fjalë rasti mbajtën Nënkryetari i Komunës, Besnik Osmani, dhe Andin Hoti, Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe në emër të familjarëve të pranishmëve ju drejtua Agron Muharremi.

Të pranishmit kujtuan sakrificën e viktimave dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së memories historike për brezat e ardhshëm.

“Programi i akademisë u pasurua me pika artistike të përzgjedhura nga aktori i Teatrit të Kosovës Ismet Azemi si dhe pjesa e Baletit e përgatitur nga mësuesja Genta Hoxha, duke reflektuar përmes artit dhe kulturës dhimbjen dhe qëndresën e popullit shqiptar. Në përfundim të aktivitetit, përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe qytetarë kryen homazhe tek varrezat e martirëve, duke vendosur kurora dhe lule të freskëta në nderim të jetëve të pafajshme të humbura”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Fushë Kosovës.

Këto aktivitete përkujtuese shërbejnë si një kujtesë e përhershme për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një thirrje për drejtësi ndaj krimeve të kryera gjatë luftës./Telegrafi/

The post Komuna e Fushë Kosovës përkujton 168 martirët e masakrës me aktivitete përkujtimore appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

19 March 2025 at 08:40

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00 në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është lejuar për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen  e viktimës.  Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Pas grabitjes në një market në Fushë Kosovë, arrestohet një grua

13 March 2025 at 08:41

Një grua 32 vjeçare është arrestuar pasi nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) më 11.03.2025 kishte marrë një shumë të parave në një market në Fushë Kosovë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës,  është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11.03.2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i janë marrë një shumë e parave. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: femër 32 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Pas grabitjes në një market në Fushë Kosovë, arrestohet një grua appeared first on Telegrafi.

Nën kërcënimin e thikës ia grabiti paratë një personi në një market në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

12 March 2025 at 08:54

Një i dyshuari nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:22 në rrugën “Shefki Kuleta”, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

“Raportohet se në një market, një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës viktimës f/k i ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Nën kërcënimin e thikës ia grabiti paratë një personi në një market në Fushë Kosovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

10 March 2025 at 08:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.

Tek i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur 400 euro të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2×200€ para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestohet një person në Fushë Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara appeared first on Telegrafi.

Dhunohet një grua në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

28 February 2025 at 09:55

Një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në datat 11 dhe 12.02.2025 në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me 27.02.2025 viktima femër kosovare ka raportuar ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima  ka pranuar tretman”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurorin, rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante. /Telegrafi/

The post Dhunohet një grua në Fushë Kosovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00

9 February 2025 at 17:37

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.

Kanë mbetur më pak se dy orë në mbyllje të vendvotimeve, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00 kanë votuar 566,277 qytetarë.

Telegrafi më poshtë sjellë disa nga komunat më numrin më të vogël të votueseve. Në mesin e këtyre komunave është Deçani, më 9 mijë e 609 votues. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 40 mijë e 976 qytetarë.

 

Po ashtu, dalje e ulët ka qenë edhe në Klinë, ku kanë votuar vetëm 11 mijë 143 qytetarë. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 50 mijë e 706.

Deri në ora 15:00 në Fushë Kosovë kanë votuar 15 mijë e 982 qytetarë. Të drejtë vote kanë 47 mijë e 406 qytetarë.

Në Viti, kanë votuar 25.07 e votuesve, apo 12 mijë e 298 qytetarë. Të drejtë vote kanë 49 mijë e 54 qytetarë.

Në Malishevë kanë votuar 15 mijë e 627 qytetarë deri në ora 15:00. Të drejtë vote kanë 55 mijë e 154 qytetarë.

Në qytetin e Istogut, deri në ora 15:00 kanë votuar 9 mijë e 199 qytetarë.  Të drejtë vote në këtë komunë kanë 50 mijë e 276 qytetarë.

KQZ po ashtu ka njoftuar se procesi po vijon normalisht pa pengesa. Në garë për kryeministër janë katër kandidatë./Telegrafi/

The post Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00 appeared first on Telegrafi.

​Fluks i qytetarëve në Fushë Kosovë, për të shfrytëzuar të drejtën e votës

9 February 2025 at 15:46

Edhe në Komunën e Fushë Kosovës, një numër i madh i qytetarëve kanë dalë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Kështu ka bërë të ditur menaxheri i vendvotimit, Esad Simnica në shkollën fillore “Selman Riza”, njëkohësisht qendra me më së shumti votues në këtë komunë.

Derisa ka dhënë më shumë detaje rreth procesit të votimit, Siminca ka theksuar se të drejtë vote në këtë vendvotim kanë mbi 15 mijë qytetar, ndërsa këtë të drejtë deri më tani e kanë shfrytëzuar mbi 3 mijë qytetarë.

“Procesi zgjedhor ka filluar sipas kohës që ka qenë e përcaktuar. Vërehet një fluks mjaft i madh i qytetarëve. Gjitha vendvotimet kanë qenë të pajisura me material zgjedhor dhe komisionerët dhe vëzhguesit. Pra, deri tash nuk kemi asnjë element të dyshuar sa i përket zgjedhjeve. Të drejtë vote në këtë qendër kanë diku 15 mijë e 443 persona dhe sipas asaj që kemi marrë në fillim kemi pas 1 mijë e 200. Tash deri në këto çaste janë afër 3 mijë votues që kanë dalë në zgjedhje. Ndërsa janë 14 vendvotime në qendrën tonë”, tha Simnica.

Numri i qendrave të votimit të cilat janë në dispozicion të qytetarëve është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2 mijë 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.

Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që në këto zgjedhje parlamentare të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.

Zgjedhjet e sotme parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian./kp/

The post ​Fluks i qytetarëve në Fushë Kosovë, për të shfrytëzuar të drejtën e votës appeared first on Telegrafi.

❌
❌