Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor

17 July 2025 at 12:52

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bashkëpunimi mes Kryeqytetit, Lipjanit, Fushë Kosovës e Obiliqit sot mori një formë të re, jo thjesht si fqinjësi administrative, por si një rajon që ndan përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët përmes arsimit.

Në njoftim thuhet se “Konferenca Ndërkomunale për Arsimin na bashkoi për të ndarë përvoja, për të adresuar sfida dhe për të ndërtuar një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi”.

“Arsimi kërkon më shumë se vetëm përkushtim individual. Kërkon koordinim, sinqeritet dhe vullnet të përbashkët”, theksohet tutje në komunikatë./Telegrafi/

The post Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit?

16 July 2025 at 08:37

Subjektet politike kanë nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Një garë interesante pritet të zhvillohet në disa komuna të Kosovës, ku kryetarët aktualë synojnë të ruajnë pushtetin, ndërsa kandidatët e rinj synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.

Pa dyshim edhe në komunat si Obiliq e Fushë Kosovë, gara do të jetë mjaft interesante, transmeton Telegrafi.

Komuna e Fushë Kosovës tash e 25 vite ka qenë nën udhëheqjen e LDK-së me Burim Berishën e që kësaj radhe, LDK synon sërish këtë komunë por me kandidatin Besnik Osmani i cili është nënkryetar i komunës.

Në garë për Fushë Kosovën janë edhe kandidatët tjerë, AAK ka zyrtarizuar Vildane Latifin, LVV e ka zyrtarizuar Valon Prebrezën dhe PDK pritet që në garë ta ketë Rrahim Ternavën.

LDK po ashtu tenton ta vazhdojë udhëheqjen e komunës së Obiliqit, me kryetarin aktual, Xhafer Gashi, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit kërkon sërish besimin e votuesve.

AAK për Obiliq ka zyrtarizuar kandidatin Ali Krasniqi, ndërsa nga LVV do të jetë deputeti aktual Halil Thaçi, ndërsa PDK ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidat zyrtar. Lista mund të shtohet me kandidatë të tjerë nga NISMA dhe parti e iniciativa të tjera.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës. Nga KQZ kanë njoftuar se tashmë kanë hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kishte deklaruar për Telegrafin se subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, deklaroi ai.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit? appeared first on Telegrafi.

Bastisje në një shtëpi në Obiliq, policia konfiskon armatim ilegal

10 July 2025 at 08:49

Një rast i armëmbajtjes pa leje është evidentuar mëngjesin e djeshëm në fshatin Lajthishtë të komunës së Obiliqit.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, gjatë një bastisjeje të zhvilluar në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje dhe armatim ilegal.

Gjatë aksionit janë konfiskuar një pistoletë me 39 fishekë, dy karikatorë, dy këllëfë të pistoletës, si dhe një çantë për mbajtjen e armës.

Po ashtu, autoritetet kanë gjetur edhe një leje armëmbajtjeje të skaduar.

Pas konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Bastisje në një shtëpi në Obiliq, policia konfiskon armatim ilegal appeared first on Telegrafi.

Obiliq, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

22 April 2025 at 13:34

Komiteti për Komunitete në Obiliq ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Avdyl Mustafa, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Rend dite;

1.Arsyetimi i mungesave
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Informacion nga Zyra e Personelit (Lidhur me vonesën e pagesës së anëtarëve të Komitetit)
4.Informatë nga Zyra për Komunitete dhe Kthim
5.Të ndryshme /Telegrafi/

 

The post Obiliq, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete appeared first on Telegrafi.

Zhduket një burrë në Obiliq

19 April 2025 at 08:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Obiliq.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti është raportuar të premten, ndërsa personi është zhdukur nga 15 prilli.

“Obiliq 15.04.2025-15:00. Më datë 18.04.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

 

 

The post Zhduket një burrë në Obiliq appeared first on Telegrafi.

Obiliq, publikohen rezultatet e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe për klasët e IX-ta në nivel komune

25 March 2025 at 13:47

Komuna e Obiliqit përmes një njoftimi për media ka përgëzuar të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe për klasët e IX-ta.

Në njoftim thuhet se me këtë rast, një falënderim i veçantë i dedikohet nxënësve nga shkollat e komunës sonë, të cilët treguan përkushtim dhe rezultate të shkëlqyera.

Gjithashtu, falënderojmë mësimdhënësit dhe prindërit për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e këtyre nxënësve.

Tutje, thuhet se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë arsimin cilësor për të rinjtë tanë.

“Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Obiliq, publikohen rezultatet e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe për klasët e IX-ta në nivel komune appeared first on Telegrafi.

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit mbajti mbledhjen e radhës – miraton disa pika

25 March 2025 at 09:39

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, që do të mbahet më datën 27.03.2025.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

1.Arsyetimi për mungesë;

2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

3.Shqyrtimi i kërkesës për dhënien në debat publik të Rregullores për ndarjen e bursave, kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe aktiviteteve jashtëshkollore;

4.Raporti nga Komisioni për monitorim të realizimit të kontratave;

5.Shqyrtimi i kërkesave;

6.Të ndryshme.

Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa

1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës për dhënien në debat publik të Rregullores për ndarjen e bursave, kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe aktiviteteve jashtëshkollore.

2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti nga Komisioni për monitorim të realizimit të kontratave.

3.I rekomandohet Kuvendit Komunal kërkesa nga Abdyrrhaman Krasniqi si anëtar i Grupit punues për trajtimin e lëndës Shkabaj SH.P.K.

4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i kërkesës për informim nga Gafurr Elshani lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Ndërmarrjes Shkabaj nga Grupi i Punës, i emëruar nga Komuna e Obiliqit, Kuvendi Komunal./Telegrafi/

The post Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit mbajti mbledhjen e radhës – miraton disa pika appeared first on Telegrafi.

Obiliq, drejtoresha e DKA-së realizoi takim me OJQ TOKA për trajnimet e mësimdhënësve

11 March 2025 at 08:34

Drejtoresha e DKA-së, në Obiliq, Fitore Hashani, ka realizuar takim me përfaqësuesit e OJQ-së TOKA (Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim), ku u diskutua mundësia e bashkëpunimit në organizimin e trajnimeve për mësimdhënës, me fokus në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”.

Këto trajnime, të cilat synojnë të përmirësojnë qasjen praktike në mësimdhënie, realizohen në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Drejtoresha Hashani falënderoi drejtoreshën ekzekutive të TOKA-s, Hatixhe Zeka, për vizitën dhe përvojat e vlefshme të ndara gjatë takimit./Telegrafi/

 

The post Obiliq, drejtoresha e DKA-së realizoi takim me OJQ TOKA për trajnimet e mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit mbajti mbledhjen e radhës

23 January 2025 at 09:48

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit  ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet më datën 28.01.2025.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Raporti i Punës së Kuvendit Komunal për periudhën Janar – Dhjetor 2024.
4.Raporti financiar i shpenzimeve Janar – Dhjetor 2024.
5.Shqyrtimi i kërkesave.
6.Të ndryshme.

Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa

1.I rekomandohet Kuvendit Raporti i Punës së Kuvendit Komunal për periudhën Janar – Dhjetor 2024

2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti financiar i shpenzimeve Janar – Dhjetor 2024

3.I rekomandohet DSHPE-së Rekomandimi i Komitetit për Komunitete që të gjenden mjete për rregullimin e ujit të pijes dhe kanalizimin te banesat sociale në fshatin Plemetin, pastaj të vazhdohet me projektin tjetër.

4.I rekomandohet DSHPE-së, kërkesa nga Mehmetali Hasani lidhur me transportin e rregullt të udhëtarëve në Komunën tonë në të gjitha linjat si “Kastrioti” SH.P.K, “Durimi” Turs, “YIberi” Turs, “Anesi” Turs dhe “Besart Tërnava” që të bëjnë subvencionimin e linjave për kilometër, të njëjtin model sikur që e ka bërë Komuna e Prishtinës.

5.I rekomandohet DPUKP-së, kërkesa nga Bajram Krasniqi për rregullimin/zhvendosjen e rrugës në Plemetin, për ndërrimin e parcelës nr. 352-4 me pronar Bajram Krasniqi me një pjesë të parcelës me sipërfaqe prej 782-0 m² me sipërfaqe prej 2602 m² pronë e Komunës së Obiliqit./Telegrafi/

The post Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit mbajti mbledhjen e radhës appeared first on Telegrafi.

Obiliq, mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete

22 January 2025 at 14:42

Në Komunën e Obilqit u mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Avdyl Mustafa, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

1.Arsyetimi për mungesë

2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar

3.Shqyrtimi i Raportit vjetor i Komitetit për Komunitete për vitin 2024.

4.Informatë nga ZLKK lidhur me raportin vjetor të kësaj zyreje.

5.Të ndryshme./Telegrafi/

The post Obiliq, mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete appeared first on Telegrafi.

Bedri Hamza e quan Obiliqin zemër energjetike: Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë

18 January 2025 at 19:35

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Obiliqit.

Hamza e ka quajtur këtë qytet si zemër energjetike të Kosovës, ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë.

“Në Obiliq, në zemrën energjetike të Kosovës, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë. Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë!
Çdo votë për numrin 131 është votë për Kosovën që mundet ma mirë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

The post Bedri Hamza e quan Obiliqin zemër energjetike: Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Obiliqit: Është siguruar ngrohja për të gjitha objektet arsimore, gjysmëvjetori i dytë po vazhdon pa probleme dhe sipas planit vjetor

15 January 2025 at 08:23

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Obiliqit ju njofton se procesi mësimor, (që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë), ka nisur dhe po vazhdon sipas planit vjetor të mësimit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pavarësisht temperaturave të ulëta dhe sfidave të shumta që janë shkaktuar nga vonesat në lidhje me kontratat e furnizimit, për shkak të procedurave burokratike të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Komuna e Obiliqit, përmes DKA-së dhe në koordinim me udhëheqësit e shkollave, ka arritur të sigurojë ngrohje të vazhdueshme në të gjitha objektet arsimore.

Falë këtij angazhimi, procesi mësimor po realizohet rregullisht dhe pa ndërprerje.

“Falënderojmë stafin teknik, mësimdhënësit, këshillat e prindërve, si dhe drejtorët e zëvendësdrejtorët për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që nxënësit tanë të kenë një ambient të përshtatshëm për mësim”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

The post Komuna e Obiliqit: Është siguruar ngrohja për të gjitha objektet arsimore, gjysmëvjetori i dytë po vazhdon pa probleme dhe sipas planit vjetor appeared first on Telegrafi.

Sulmohet seksualisht e mitura në Obiliq, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje

28 December 2024 at 10:31

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual ndaj një të miture në Obiliq.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 17:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare, e mitur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Sulmohet seksualisht e mitura në Obiliq, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Rrahje masive në Obiliq, personat e lënduar rëndë dërgohen për tretman mjekësor

28 December 2024 at 10:26

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes masive në Plemetin të Obiliqit.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:40, ndërsa raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Rrahje masive në Obiliq, personat e lënduar rëndë dërgohen për tretman mjekësor appeared first on Telegrafi.

Dhunohet një grua në Obiliq, arrestohet një person

23 December 2024 at 08:41

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:33, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Dhunohet një grua në Obiliq, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për 120 bujq

11 December 2024 at 13:16

Komuna e Obiliqit ka ndarë sot pajisje bujqësore si subvencionet për 120 bujq të kësaj komune. Kjo mbështetje për fermerët ka ndodhur në bashkëpunim me ”Islamic Relief Kosova”.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se qëllim i mbështetjes së bujqve me pajisje bujqësore është lehtësimi i punës së fermerëve për të punuar tokën.

Kryetari Gashi paralajmëron se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të ketë edhe pajisje tjera për fermerët tjerë.

“Duam të lehtësojmë punën fermerëve tonë. Ky është bashkëpunimi i tretë apo i katërt dhe besoj që do të vazhdojmë edhe nga shkurti me fermerë të tjerë. Janë rreth 120 bujq që përfitojnë pajisje të ndryshme, duke filluar nga kultivatorë, freza, stërpikëse dhe pajisje të tjera. Shpresojmë që këto do të jenë në funksion të tyre për lehtësimin e punës së tyre. Janë mbi 100 (mjete)”, tha Gashi.

Ndërsa, përfaqësuesja e ”Islamic Relief Kosova”, Albulena Gashi Hajrullahu u shpreh se kjo organizatë bashkëpunon me 22 komuna të Kosovës, në përkrahje të fermerëve dhe familjeve që janë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Organizata ”Islamic Relief Kosova” zakonisht bashkëpunon me komunat në përkrahje të fermerëve dhe familjeve që janë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Si organizatë kemi ndihmuar shumicën e komunave, ndërsa sot jemi në komunën e Obiliqit. Deri tash i kemi 22 komuna te Kosovës”, u shpreh ajo.

Vlera e këtij subvencionimi është mbi 120 mijë euro./kp/

The post Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për 120 bujq appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

7 December 2024 at 10:48

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Plemetin të Obiliqit.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:12.

“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq appeared first on Telegrafi.

Për herë të parë trupat e FSK-së në gjendje gatishmërie për qytetarët

1 December 2024 at 20:20

E premtja e kaluar gjeti Kosovën me tri sulme terroriste në veri të Republikës. Pas mesnatës së 29 nëntorit, me granatë dore të llojit M-75, u sulmua ndërtesa e komunës së Zveçanit. Nuk kaluan shumë orë e në erë u hodh kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Tetë persona janë arrestuar për sulmin terrorist në veri të Kosovës dhe u sekuestruan edhe një arsenal armësh e pajisjesh ushtarake.

Në orët e para të vikendit, Këshilli i Sigurisë, angazhuan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të patrullojnë pika të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë. Kjo gjë po ndodh për herë të parë, ku trupat e armatosura patrullojnë në gjendje gatishmërie.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, për KosovaPress tregon se kanë disa vite që po mundohen si qendër të avokojnë implementimin e Ligjit për Mbrojtje të Infrastrukturës Kritike.

“Është strategjia e mbrojtjes, strategjia e sigurisë kombëtare, strategjia për luftim të terrorizmit, në përgjithësi kemi avokuar që këto të kenë parasysh rëndësinë që ka infrastruktura kritike në një masë ndoshta të paktën planet dhe veprimet janë trajtuar si çështje, por ajo çka është brengosje është fakti që nuk ka pasur ndonjë progres të matshëm sa i përket implementimit të ligjit për mbrojtje të infrastrukturës kritike. Ndonëse ky ligj është miratuar në vitin 2018, kanë mund të konsolidohen me organizmat kyç që e bëjnë koordinimin e implementimin të ligjit në fjalë. Shpesh iu ka ulur rëndësia infrastrukturës kritike, për shkak që jo domosdo ka dhënë një rol kyç sektorit të mbrojtjes në këtë fushë, po këto janë çështje që mbase edhe janë të trajtuara në vende të ndryshme… Është mirë që shoqëria jonë të mos bëjë gabimin e njëjtë si shtetet fqinje, ku ky fenomen ka filluar të trajtohet seriozisht vetëm kur janë ballafaquar me sulme si ky në Ibër-Lepenc, e mbase në një gatishmëri më të madhe të institucioneve për t’i parandaluar këto probleme, këto incidente edhe kishin mund të evitohen” tha ai për KosovaPress.

Vrajolli thotë se sulmi i fundit është serioz për infrastrukturën kritike, andaj FSK do duhej patjetër të përfshihej në patrullime.

“Roli i Forcave të Armatosura është të sigurojë territorin dhe sigurinë kombëtare. Kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike gjithsesi përbën kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe në raste të tilla është e domosdoshme që edhe Forca e Sigurisë të jetë aktive për t’i dalë në mbështetje institucioneve të tjera siç është policia dhe organet e tjera të sundimit të ligjit. Është pa tashmë që ne kemi një pjesë të infrastrukturës kritike që është jashtëzakonisht e lëndueshme për faktin që kjo infrastrukturë ndodhet në një pjesë ku deri vonë nuk ka pasur aq kontroll efektiv të institucioneve të sigurisë dhe mendoj se edhe mënyra se si do të rrjedhin kërcënimet e ardhshme janë të orientuara kryesisht në dëme të tilla që mund ta paralizojë një pjesë të shoqërisë apo edhe me gjerë se aq. Tashmë po vërehet se ka afektim të një numri të konsiderueshëm të komunave, është afektuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës dhe mbase në këtë këndvështrim duhet të sigurohemi që institucionet e sigurisë të ketë prioritet infrastrukturën kritike”, tha ai.

Vrajolli tha se është detyrë e FSK-së dhe Policisë së Kosovës që të mbrojnë infrastrukturën kritike të shtetit të tyre.

Pas vendimit të Këshillit të Sigurisë për angazhimin e FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë mbikëqyrur ditë më herët pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri.

The post Për herë të parë trupat e FSK-së në gjendje gatishmërie për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Nga dita e enjte nuk do të ketë ujë në disa vende në Obiliq

20 November 2024 at 10:36

Kompania Rajonale “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa vende në Obiliq.

Sipas njoftimit të bërë për media, kjo do të ndodhë për shkak të disa punimeve që do të bëhen.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve nga operatori i kontraktuar nga KRU ‘Prishtina’ Sh.a për ndërrimin dhe ndërtimin e rrjetit për furnizim me ujë në Obiliq është planifikuar që, në ditët ne vijim duke filluar nga nesër (e enjte) nga ora 09:00 deri në kryerjen e punimeve do të ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq saktësisht për rrugët: Ferid Curri, Idriz Sallova, Abaz Pllana, Sadri Prestreshi, Ajet Mjeku, Shkupi, Gjeneva, si dhe zonat për rreth këtyre rrugëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, theksohet se “punimet pasojnë si pjesë e projekteve investive të planifikuara të KRU ‘Prishtina’, në shërbim të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë”./Telegrafi/

 

The post Nga dita e enjte nuk do të ketë ujë në disa vende në Obiliq appeared first on Telegrafi.

Në Obiliq u mbajt samiti praktikat më të mira për pjesëmarrjen publike

19 November 2024 at 11:50

Në Obiliq u mbajt samiti “Kontrata Sociale”.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se samiti kishte për qëllim praktikat më të mira për pjesëmarrjen publike.

“Së bashku me bashkëpunëtorë, kolegë Kryetarë të komunave, Kryesues të Kuvendeve Komunale, Nënkryetarë të Komunave, zyrtarë komunalë, përfaqësues të USAID-it, D+ dhe OJQ-ve, si dhe qytetarë të angazhuar, morëm pjesë në SAMIT-in e organizuar nga USAID, Aktiviteti “Kontrata Sociale”. Në këtë SAMIT, që kishte për qëllim praktikat më të mira për pjesëmarrjen publike, ishin të pranishëm edhe, Naomi Rasmussen, Zëvendës Presidente e Democracy International, partner zbatues i Aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, Noel Bauer, Drejtor i Demokracisë dhe Qeverisjes, USAID Kosovë, Drejtoresha e Programit të Agjendës Kontrata Sociale,  Silvia Susnjic dhe Jetmir Bakija, Zëvendës Udhëheqës i Aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “gjatë SAMIT-it prezantova praktikat më të mira të mirënjohjeve publike nga viti i kaluara për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, përfshirë edhe buxhetimin me pjesëmarrje të qytetarëve”.

“Veçova shembujt e “Çmimit Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimit Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”, të cilat shërbejnë si modele frymëzuese për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si dhe rëndësinë e praktikave të mira të angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një qeverisje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Në fjalën time, falënderova USAID-in dhe Aktivitetin “Kontrata Sociale” për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe forcimin e lidhjes ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve”./Telegrafi/

 

The post Në Obiliq u mbajt samiti praktikat më të mira për pjesëmarrjen publike appeared first on Telegrafi.

❌
❌