Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas

By: V K
16 July 2025 at 11:42

Këtë të mërkurë, GJKKO ka hedhur shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të shqyrtojë çështjen e referuar nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi dosjen në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar kalimin e saj për gjykim.

Prokurori Adnan Xholi, ka ngritur tre akuza ndaj të pandehurve: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit, kryer më shumë se një herë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Ndërkohë, prokuroria ka vendosur ndarjen e dosjes në fraksione, me qëllim identifikimin e funksionarëve të tjerë publikë që dyshohet se kanë ndihmuar ish-deputetin, në marrjen dhe shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

The post Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas appeared first on Albeu.com.

FOTO/ U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit

By: M C
3 July 2025 at 16:52

Autoritetet shqiptare kanë nisur një mega-operacion sot, duke arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero – ish-bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani –i dyshuar për pastrim parash dhe evazion fiscal.

Edhe pse Arbana Osmani nuk ka bërë ende një reagim zyrtar përmes deklaratash apo postimesh publike lidhur me arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, mosndarja e një qëndrimi është vetë një formë reagimi. E vetmja gjë që ka ndarë në llogarinë e saj është një video në Instastory — publikuar që dje — ku nuk përmend aspak ngjarjen në fjalë.

Për qëllimet e publikut, heshtja e saj mund të interpretohet si një reagim i qartë: Arbana preferon të mos përzihet publikisht në një çështje që prek ish-bashkëshortin. Edhe pse videoja është postuar dje, ajo nuk adreson direkt temat reale që janë në qendër të lajmit sot, duke e lënë vend spekulimeve dhe duke treguar se ajo po ruan distancën në mënyrë të qëllimshme.

The post FOTO/ U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit appeared first on Albeu.com.

Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

25 June 2025 at 15:26

Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin… Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi […]

The post Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ 132 familje të qytetit të Durrësit që humbën shtëpitë nga tërmeti, nga sot do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me standarde bashkëkohore.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se sot u shpërndanë çelësat e apartamenteve të reja për banorët e pallatit Kastrati, në njësinë administrative nr. 5.

Sako theksoi se me këtë hap, mbyllet me sukses procesi i rindërtimit për këto familje.

“Ky është një hap i madh përpara që kemi hedhur së bashku. Ndihemi krenarë për punën e madhe që kemi bërë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe për durimin e tyre. T’i gëzoni e të keni shëndet e plot gëzime në shtëpitë tuaja të reja”, tha Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit tha se më në fund u finalizua një punë e gjatë dhe e vështirë, që mori pesë vite e shtatë muaj që nga tërmeti i 2019.

“Për ne është emocion i veçantë që ju merrni banesën, por ne kemi mbajtur barrën e madhe të punës dhe peshën e procesit për të cilin është bërë një ligj i veçantë që kur ra tërmeti. Falënderoj donatorët që bënë të mundur që ky financim të jepej, Qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin. Ka qenë periudhë e vështirë edhe për ne si bashki, ndërsa Kastrati Group dha një donacion prej 3000 metra katrorë”, tha Sako.

Sipas Sakos, në këtë proces mund të ketë pasur edhe familje që kanë mbetur të pakënaqura dhe mungesë dakordësie për zgjedhjen e katit, por në fund përmes shortit u finalizua procesi për dorëzimin e çelësave të apartamenteve të reja.

“Pas çelësave, do vijojmë punën me pjesën teknike. Ndërtuesit e kanë dorëzuar komplet projektin e përfunduar në bashki, edhe me kolaudimin. Sot, kur të shkoni në shtëpitë tuaja, dritat janë të vendosura, uji është i lidhur, do bëni rinovimin e kontratës me OSHEE-në etj. Ne do të marrim kohën e nevojshme për të arreduar shtëpitë për secilin prej jush”, përfundoi Sako.

/e.i//r.e/j.p/

The post Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i turit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm

By: armand
18 June 2025 at 15:34

Këtë të mërkurë u hodh shorti i turit të dytë të Conference League. Dinamo, ekip që tashmë siç dihet do nisë nga turi i dytë, do sfidojë fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng. Të dy kundërshtarët e mundshëm konsiderohen si të kalueshëm, me ekipin e Ilir Dajës që synon të bëjë maksimumin. Vllaznia, nëse […]

The post Shorti i turit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm appeared first on BoldNews.al.

Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

By: user 2
17 June 2025 at 17:14

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Katër ekipe nga Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre për sfidat europiane që i presin në muajin korrik. Partizani, Vllaznia, Malisheva dhe Deçiq përballen me skuadra nga Estonia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Partizani sfidon Nomme Kalju – eliminuan Shkëndijën në 2019

Klubi i kuq nga Tirana do të masë forcat me Nomme Kalju, një ekip nga Estonia që ka rikthyer praninë e tij në Europë pas pesë vitesh mungesë. Me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë të fituara në vendin baltik, Kalju ka përvojë në kompeticione ndërkombëtare dhe madje është kujtuar për eliminimin e Shkëndijës së Tetovës në turin e parë të Champions League në vitin 2019.

Lexo më tej: Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Takimi i parë do të luhet në tokën estoneze më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri një javë më pas, më 17 korrik. Edhe pse Partizani shihet si favorit në letër, fakti që kampionati estonez është aktualisht në zhvillim i jep njëfarë avantazhi fizik kundërshtarit.

Vllaznia ndaj një debutuesi: Daugavpils i “ndihmuar” nga skualifikimet

Shkodranët do të kenë përballë një emër të panjohur në skenën europiane: BFC Daugavpils nga Letonia. Ky ekip po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare dhe madje ky debutim erdhi jo falë rezultateve të arritura në fushë, por pas përjashtimit të Valmierës për shkelje financiare.

Daugavpils e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e pestë në elitën letoneze, larg zonës së zakonshme europiane. Klubi zhvillon ndeshjet në një stadium shumë modest me kapacitet jo më shumë se 3 mijë vende. Vllaznia do ta luajë sfidën e parë në shtëpi më 10 korrik, ndërsa udhëtimi drejt Letonisë vjen më 17 korrik.

Deçiq përballet me Sileksin, Malisheva ndeshet me Vikingur

Përfaqësuesit nga Kosova nuk e patën fatin me vete. Malisheva do të përballet me Vikingur nga Ishujt Faroe, një skuadër me përvojë të konsiderueshme në garat europiane, ndërsa Deçiq do të masë forcat me Sileksin nga Maqedonia e Veriut, një emër me traditë në kampionatin e vet dhe pjesëmarrje të mëhershme në kualifikime europiane.

Dinamo dhe Ballkani presin, e nisin garën nga turi i dytë

Ndryshe nga katër ekipet e mësipërme, Dinamo e Ilir Dajës ka siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, falë përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda për arsye të licencimit. Ballkani gjithashtu do të mësojë nesër kundërshtarin e tij, pasi nis aventurën europiane nga faza e dytë kualifikuese.

Në përgjithësi, shorti i sotëm nxori sfida të përballueshme për Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa Deçiq dhe Malisheva do të përballen me ekipe më të forta në letër. Fillimi i aventurës europiane për skuadrat shqiptare dhe kosovare do të nisë më 10 korrik me ndeshjet e para, ndërsa kthimet do të zhvillohen më 17 korrik.

The post Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë appeared first on Lapsi.al.

Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

By: user 2
17 June 2025 at 15:21

Egnatia shpreson tani të bëjë historinë, duke kaluar për herë të parë në raundin e dytë të Champions League. Shorti e ka ndihmuar për këtë, duke e vendosur përballë Breidablik në turin e parë kualifikues të turneut. Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa kthimi është programuar më 15 ose 16 korrik.

Breidablik u shpall kampion në Islandë, por nuk është një kundërshtar që mund të intimidojë rrogozhinasit. Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Conference League, e mposhtur nga Drita, fituese në të dy ndeshjet. Suksesi më i madh në histori e Breidablik është arritja në grupet e Conference League, në sezonin 2023/24.

Lexo më tejEgnatia kampion për herë të dytë: poker ndaj Vllaznisë në finale

Egnatia niset sidoqoftë favorite në këtë përballje dhe ka mundësinë që për herë të parë të shkojë në raundin e dytë të Champions. Kjo përkthehet në të ardhura të rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, që përvec 760 mijë eurove nga Champions do të luanin në raundin e tretë të Europa League.

The post Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik appeared first on Lapsi.al.

Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të prokurores Eriselda Bala

15 June 2025 at 16:10

KPA e rrëzoi si të pabazuar vendimmarrjen e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Bala, duke konstatuar se hetimi në shkallën e parë të vetingut nuk kishte trajtuar në mënyrë të përshtatshme çështjet mbi pagesën e çmimit të apartamentit, që kishin sjellë penalizimin e saj. KPK e shkarkoi prokuroren më 7 prill 2022 me […]

The post Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të prokurores Eriselda Bala appeared first on Reporter.al.

Dhunohej nga bashkëshorti, 46-vjeçarja tregon historinë e motrës së saj: E detyronin të…

By: Oldi
10 June 2025 at 16:58

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar historia e një gruaje e cila kërkon ndihmë për të shpetuar nga dhuna motrën e saj. 46-vjeçarja ka rrëfyer se motra e saj është e martuar dhe ka një femije 8 vjeç, por njëkohesisht nga ana tjetër pretendon se ka disa muaj që për shkak […]

The post Dhunohej nga bashkëshorti, 46-vjeçarja tregon historinë e motrës së saj: E detyronin të… appeared first on BoldNews.al.

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

By: Mirgen
8 June 2025 at 19:23

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie. Ajo thotë se jetonnë të njëjtën banesë me kunatin, Gazmendin dhe familjen e tij, por ai qëndron në katin e dytë, teksa rezulton që Lavdia jeton në shtëpinë e vjetër. Në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Lavdia […]

The post “Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

By: Oldi
2 June 2025 at 11:27

Magjistratja Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen “Partizani”, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do […]

The post Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin appeared first on BoldNews.al.

“Isha gruaja e 25″/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Më solli dashnoren në shtëpi

By: Ardit
30 May 2025 at 12:51

Një grua 39-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, e cila prej vitesh ka qenë e dhunuar dhe e poshtëruar nga bashkëshorti, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve në jetën e saj. Ajo ka treguar se është martuar me një burrë të vjetër në moshë dhe se ky i fundit e ka keqtrajtuar për vite me radhë. “Jemi […]

The post “Isha gruaja e 25″/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Më solli dashnoren në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lezhës lë në masën ‘detyrim paraqitje’ bashkëshortin e Elda Hotit

By: user7
13 May 2025 at 13:12

Gjykata e Lezhës ka marrë sot vendimin për të lënë të lirë, duke vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshortin e deputetes së Partisë Ddemokratike Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe shokun e tij, Amarildo Jushi.

Bashkëshorti i kandidates së PD-ASHM, Elda Hotit është shoqëruar nga policia para pak ditësh për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe një tjetër vepër. Mësohet se ai ka ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti. Sipas njoftimit të policisë Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

The post Gjykata e Lezhës lë në masën ‘detyrim paraqitje’ bashkëshortin e Elda Hotit appeared first on Lapsi.al.

Shorti për ‘Final 4’ e Superligës, ja si u ndanë dy duelet

By: Ardit
29 April 2025 at 13:02

Këtë të martë (29 prill) në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të “Final 4”, mini-turneut që do vendos edhe titullin kampion në Superligë për këtë edicion. Pas shortit goglat vendosën çiftet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo. Këto përballje gjysmëfinale do luhen më 4-5 maj në […]

The post Shorti për ‘Final 4’ e Superligës, ja si u ndanë dy duelet appeared first on BoldNews.al.

Shorti i “Final 4”, Egnatia përballet me Partizanin, Vllaznia gjen Dinamo City-n

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City do të jenë dy gjysmëfinalet e fazës “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Shorti i hedhur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” vuri përballë Egnatian kryesuese pas Javës së 36-të me Partizanin e vendit të katërt, ndërsa çifti tjetër është Vllaznia – Dinamo City.

Në shortin e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidentë dhe përfaqësues të klubeve të kualifikuara në “Final Four”, si edhe përfaqësues të medias.

Në fjalën përshëndetëse të rastit, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka tha se “tani jemi në fazën finale, ku do të përcaktohet edhe kampioni i këtij sezoni. U uroj shumë suksese të katër skuadrave që janë pjesëmarrëse në fazën finale. Dhe, duke qenë se do marrin pjesë edhe në Kupat e Europës, u uroj suksese në garat europiane. I gjithë futbolli shqiptar ka shumë nevojë që të kemi rezultate dhe të gjithë bashkë do t’i mbështesim të katër skuadrat në këto kompeticione.

Të shijojmë emocionet e Final 4 dhe të kemi një garë sa më kompetitive dhe sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, Vllaznia – Dinamo City, do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00. Ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia – Partizani do të zhvillohet të hënën, më 5 maj, në orën 20:00.

Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë, në këtë rast Egnatia dhe Vllaznia.

Të gjitha ndeshjet e fazës “Final 4” do të luhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

The post Shorti i “Final 4”, Egnatia përballet me Partizanin, Vllaznia gjen Dinamo City-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Habit Zhaku: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte bashkëshorti!

By: Oldi
28 April 2025 at 19:49

Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida Kreuz, ka habitur me deklaratën teksa u shpreh se nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti i saj gjerman, Kristian do e tradhtonte. Zhaku deklaroi se marrëdhënia e tyre nuk varet nga një aks seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani […]

The post Habit Zhaku: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte bashkëshorti! appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”: Tedesco e kuqezinjtë pa fat

By: user 2
31 March 2025 at 21:32

Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Goglat nuk kanë qenë me fat për teknikun Andrea Tedesco, që shmangu kampionët në fuqi, por gjeti Anglinë skuadrën me më shumë prezenca në Europian dhe Gjermaninë kampione Europe e Bote në 2023. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.

Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi goglat, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.

🖐 Ju prezantojmë me grupet e UEFA European Under-17 Championship Albania 2025#U17EURO pic.twitter.com/38ryk4xgFd

— FSHF (@FSHForg) March 31, 2025

Grupet e turneut:

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë: Franca, Gjermania dhe Portugalia. Pjesë e grupit B do të jenë katër ekipet e tjera: Italia, Belgjikë, Angli dhe Çeki.

Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në vendin tonë: “Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës.

Lexo më tej: BBC: Shqipëri-Kroaci, ndër më të bukurat e Europianit. Tifozët kuqezi, të pabesueshëm

Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

The post Hidhet shorti i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”: Tedesco e kuqezinjtë pa fat appeared first on Lapsi.al.

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

31 March 2025 at 22:19

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu madhor i kësaj grupmoshe që do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor në vendin tonë.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës së tij, e cilësoi këtë kompeticion si një mundësi unike për të treguar progresin e futbollit shqiptar.

Ai nënvizoi rëndësinë e këtij turneu si një hap tjetër në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj, duke e konsideruar atë një festë të vlerave sportive dhe pasionit për futbollin.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se organizimi i këtij kampionati është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Federatës për të rritur nivelin e futbollit në vend, duke përmendur investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin e brezave të rinj të futbollistëve.

Në përfundim, Duka uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe i ftoi të gjithë të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë, duke e përjetuar këtë turne jo vetëm si një garë sportive, por edhe si një eksperiencë unike kulturore dhe mikpritëse. /j.p/

Shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” Foto: Agim Dobi
1 nga 6

The post Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

31 March 2025 at 19:57

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste.

Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.

Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi goglat, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly.

Në event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.

Grupet e turneut:

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë: Franca, Gjermania dhe Portugalia.

Pjesë e grupit B do të jenë katër ekipet e tjera: Italia, Belgjikë, Angli dhe Çeki.

Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në vendin tonë: “Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës.

Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.

Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. /j.p/

Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, foto: Agim Dobi
1 nga 7

The post Hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“E mavijosur e me hundë të thyer”, aktorja e njohur publikon fotot tronditëse

By: gaze tare
19 March 2025 at 10:59

Aktorja argjentinase Laura Vignatti ka ndarë historinë e saj tronditëse të dhunës në familje, dy vite pas arratisjes nga ish-partneri abuzues. Në një postim në rrjetet sociale, ajo u bëri thirrje grave të denoncojnë dhunën dhe të gjejnë forcën për të shpëtuar nga “ferri” që përjetojnë.

“Kanë kaluar 2 vjet, 2 muaj dhe 14 ditë që kur u largova nga ai makth. Isha e dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ekonomikisht. E privuar nga liria, me hundë të thyer, brinjë të çara dhe trup të dobësuar nga humbja e mbi 12 kg. Ndihesha si një zombi…”, rrëfeu ajo.

Me këtë rrëfim të dhimbshëm, Vignatti synon të japë forcë dhe shpresë për gratë që kalojnë situata të ngjashme, duke i inkurajuar të kthejnë horrorin e tyre në një histori mbijetese.

The post “E mavijosur e me hundë të thyer”, aktorja e njohur publikon fotot tronditëse appeared first on iconstyle.al.

❌
❌