Trajneri italian, Andrea Tedesco ka mbyllur aventurën në krye të Kombëtares U-17 të Shqipërisë. Ai ka konfirmuar largimin përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku falënderon Shqipërinë dhe shpreh gatishmërinë për sfidën e radhës. ”Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Shoh përpara për eksperiencën e radhës”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar. 41-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve të vegjël…
Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare U17. Federata Shqiptare e Futbollit dhe tekniku italian, kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pothuajse pas 1 viti. Është vetë tekniku 40-vjeçar, i cili ka njoftuar largimin nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. “Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Po shoh përpara për eksperiencës e radhës”, shkruan Tedesco. Tedesco e mori […]
Kombëtarja U-17 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë në stadiumin “Niko Dovana” me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Bullgarisë: Lleshi, Marku, Pierro, Varesis, Luka, Mazani, Malko, Qosja, Llugaxhiu, Ymer, Lila. Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida […]
TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” ishte një nga më spektakolarët e viteve të fundit, dhe këtë e tregojnë statistikat: gola të shumtë, mbështetje e madhe nga tifozët.
Federata Shqiptare e Futbollit në përfundim të Europianit U-17 “Shqipëri 2025” ka publikuar statistikat dhe risitë e turneut të zhvilluar në vendin tonë.
Gjatë eventit u shënuan 54 gola. Turneu u zhvillua në katër stadiume (“Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”), duke thyer rekordin e mëparshëm për një turne me tetë ekipe (52 gola në vitin 2004).
Mesatarja e spektatorëve në fazën e grupeve ishte 4.500 për ndeshje, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2002 për këtë nivel turneu.
Portugalia fitoi titullin e saj të tretë të Europianit U-17 pas triumfeve në vitet 2003 dhe 2016.
Portugalia ishte ekipi me më shumë gola të shënuar në këtë edicion: 11 gola, një më shumë se Franca.
Golashënuesi më i mirë i turneut ishte Samuele Inacio i Italisë me 5 gola, duke lënë pas Djylian Nguessan (Francë) dhe Alejandro Rodriguez (Angli) me nga 4.
Rafael Quintas, kapiteni i Portugalisë, u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Krahas nivelit të lartë sportiv, turneu u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë nga fëmijë, familjarë, nxënës dhe turistë, ndërsa organizimi ishte në standardet më të larta nga UEFA dhe FSHF.
TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata.
Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral.
Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll me fitoren e Portugalisë 3-0.
Mbyllet këtu Europiani historik i zhvilluar në Shqipëri, ku për dy javë kryefjala në vendin tonë ishte futbolli.
Portugali: Romário Cunha; Daniel Banjaqui, Martim Chelmik, Mauro Furtado, José Neto; Mateus Mide (Gil Neves 58), Rafael Quintas, Bernardo Lima (Santiago Verdi 77); Duarte Cunha (Ricardo Neto 67), Anísio Cabral (Tomás Soares 58), Stevan Manuel (Yoan Pereira 58).
Finalja e Kampionatit Evropiane U-17 në Tiranë, foto: Agim Dobi
Kampionati Europian U-17 do të mbyllet të dielën në mbrëmje me finalen mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30. Franca kërkon të rikthehet te trofeu pas tre vitesh mungesë, ndërsa Portugalia do të synojë të hakmerret për finalen e humbur vitin e kaluar, duke tentuar kësaj here […]
TIRANË, 27 maj /ATSH/ Francë – Belgjikë dhe Itali – Portugali do të jenë ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Mbrëmjen e djeshme u luajtën edhe ndeshjet e fundit në Grupin B, ku pas Italisë, biletën tjetër për në gjysmëfinale e siguroi Belgjika.
Italia triumfoi edhe në ndeshjen e tretë ndaj Belgjikës me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana”. Belgët shënuan të parët, ndërsa axurrët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.
Në sfidën tjetër të Grupit B, Anglia mundi 4-2 Çekinë në “Egnatia Arena”, por nuk arriti të kualifikohej, pasi vendin e dytë e siguroi Belgjika falë golavarazhit më të mirë.
Italia e mbylli Grupin B në vendin e parë me 9 pikë, Belgjika dhe Anglia me nga 4 pikë, ndërsa Çekia në vendin e fundit me 0 pikë.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të luhen më 29 maj në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”.
TIRANË, 26 maj /ATSH/ Janë luajtur ndeshjet e fundit të Grupit A në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, ku u përcaktuan dy skuadrat gjysmëfinaliste.
Franca dhe Portugalia kaluan në gjysmëfinale si dy skuadrat më të mira të Grupit A dhe do të luftojnë për të siguruar finalen e madhe të 1 qershorit.
Në Grupin A bënte pjesë edhe Shqipëria U-17, që zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Francës në “Elbasan Arena”. Francezët triumfuan 4-0 me golat e Herman Diandaga, Djibril Coulibaly dhe Djyilian N’Guessan (2).
Në “Arenën Kombëtare” u luajt ndeshja Portugali – Gjermani, që u mbyll me fitoren e portugezëve 2-1. Sfida ishte shumë e luftuar, pasi të dyja skuadrat luanin për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
Gjermania e gjeti e para rrugën e rrjetës me Lasse Isbruch, ndërsa Portugalia përmbysi rezultatin me golat e Tomas Soares dhe Daniel Banjaqui.
Franca dhe Portugalia e mbyllën Grupin A me nga 7 pikë. Gjermania u rendit e treta me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e fundit me 0 pikë.
Sot do të luhen edhe ndeshjet e fundit të Grupit B të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Italia e ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ndërkohë Belgjika dhe Anglia luftojnë për biletën tjetër.
Italia do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Anglia do të luajë me Çekinë në “Egnatia Arena”. Të dyja sfidat do të zhvillohen në orën 20:30.
Euro U 17, Grupi A, Gjermani - Portugali; Fotot: Agim Dobi
TIRANË, 25 maj /ATSH/ Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A të Kampionatit Europian U-17, ku do të vendoset gjithçka sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen më tej në gjysmëfinalet e Europianit.
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën në “Elbasan Arena”, ndërsa në “Arenën Kombëtare” do të luhet ndeshja Portugali – Gjermani. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 20:30.
Portugalia dhe Franca kryesojnë renditjen me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Gjermania me 3 pikë. Shqipëria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në të dyja stadiumet, ku tifozë të shumtë pritet të shijojnë spektaklin e Kampionatit Europian nga shkallët e stadiumit.
Biletat për ndeshjet e Euro U-17 janë në shitje vetëm online, në ebileta.al.
TIRANË, 23 maj /ATSH/ Italia arriti fitoren e dytë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, duke mposhtur Anglinë me rezultatin 4-2 në “Egnatia Arena”.
Falë këtij suksesi të dytë radhazi, “axurrët” sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Në “Egnatia Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar, ku tifozë të shumtë kishin mbushur shkallët e stadiumit për të ndjekur këtë përballje.
Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 10-të fitoi një penallti, e cila u kthye në gol nga Samuele Inacio.
Anglia reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 23-të me Alejandro Rodriguez.
“Tre Luanët” ishin pranë përmbysjes me një tentativë të Max Dowman, por portieri italian reagoi në mënyrë vendimtare.
Në minutën e 37-të, Italia riktheu avantazhin me Cristiano De Paoli, i cili përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe çoi topin në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Italinë.
Fraksioni i dytë nisi në mënyrën më të mirë për Anglinë, që barazoi sërish me Rodriguez në minutën e 49-të.
Megjithatë, Italia reagoi dhe shënoi edhe dy herë të tjera me Thomas Campaniello dhe Andrea Luongo, duke vulosur fitoren 4-2.
Po sot Belgjika mori fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B.
Ndeshja e tretë e grupit për Italinë do të jetë ndaj Belgjikës në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Anglia do të përballet me Çekinë në “Egnatia Arena”.
Të dyja sfidat do të luhen më 26 maj, në orën 20:30.
TIRANË, 23 maj /ATSH/ Belgjika mori fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B.
Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, përfaqësuesja belge tregoi një paraqitje shumë të mirë përgjatë 90 minutave.
Gjatë pjesës së parë, belgët realizuan tre gola. Camara ishte protagonist me dopietën e realizuar në minutat 24 dhe 42, ndërsa Gielen trefishoi shifrat në minutën e 45-të.
Çekia reagoi në pjesën e dytë me golin e Cizek në minutën e 65-të, por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit. Belgjika merr kështu tri pikët e para dhe ngjitet përkohësisht në krye të Grupit B, me katër pikë pas dy ndeshjeve.
Mbrëmjen e sotme, në orën 20:30, në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, zhvillohet sfida tjetër e Grupit B mes Anglisë dhe Italisë.
Kombëtarja U-17 zhvilloi të enjten ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Europian, përballë Gjermanisë, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë pësuan një tjetër humbje me rezultatin 0-4. Gjermania shënoi që në minutën e 7-të me golin e Jeremiah Mensah.
Shqipëria reagoi shpejt dhe ishte shumë pranë barazimit në minutën e 14-të, por Kulla dhe Sheji nuk ia dolën përballë portierit gjerman, i cili ndaloi aksionin me një ndërhyrje vendimtare.
Në minutën e 20-të, gjermanët dyfishuan rezultatin me golin e Alexander Staff, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0.
Në pjesën e dytë, Gjermania vazhdoi dominimin, duke shënuar edhe dy gola të tjerë – një nga Wisdom Mike në minutën e 65-të dhe një tjetër nga Keziah Oteng-Mensah në minutën e 85-të, pas një penalltie të fituar.
Trajneri Andrea Tedesco e nisi takimin me formacionin titullar të përbërë nga: Raffaele Huli (kapiten), Fabian Hallidri, Fabjano Nuhaj, Leon Sylejmani, Kris Gecaj, Evagjelos Gjoka, Andreas Llana, Alex Ramku, Rikardo Sheji, Gabriel Kulla dhe Arman Durmisi.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Shqipërisë në këtë turne me katër gola, pas rezultatit negativ kundër Portugalisë në ndeshjen e parë të grupit.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit A, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, Franca dhe Portugalia u ndanë në një barazim pa gola, 0-0.
Ishte një përballje e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan fitoren, por mbrojtjet e organizuara mirë shmangën çdo rrezik të madh.
Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit. Shqipëria do të përballet me Francën më 25 maj në “Elbasan Arena”, në orën 20:30, ndërsa Gjermania do të luajë ndaj Portugalisë në të njëjtën ditë dhe orar në “Arenën Kombëtare”.
Kombëtarja shqiptare synon të mbyllë me dinjitet paraqitjen e saj në turne, përballë një tjetër kundërshtari të fortë siç është Franca.
TIRANË, 23 maj /ATSH/ Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit A në Kampionatin Europian U-17, Francë – Portugali.
Në stadiumin “Arena Kombëtare”, kjo sfidë u mbyll në barazim pa gola, 0-0.
Franca e nisi ndeshjen me këtë formacion: Jourdren (GK), Antonio, Legros, Mbemba, Batbedat, Munongo, Eymard, Camara, Azizi, Himbert, N’Guessan.
Portugalia e nisi ndeshjen me këtë formacion: Cunha (GK), Neto, Furtado, Chelmik, Banjaqui, Lima, Quintas, Mide, Manuel, Cabral, Cunha.
Ndeshja ishte e luftuar dhe të dyja skuadrat kërkuan golin në çdo moment, por pa arritur ta gjenin rrjetën. Mbrojtjet u treguan solide dhe arritën të shmangin çdo rrezik serioz.
Sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen për në gjysmëfinale nga Grupi A, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e treta dhe të fundit.
Franca do të përballet me Shqipërinë, ndërsa Gjermania me Portugalinë.
Aventura e Shqipërisë në Europianin U 17 ka marrë fund në fazën e grupeve të tij. Sikur të mos mjaftonin humbjet 4-0 në të dy ndeshjet që ka luajtur deri tani ekipi kuqezi, “vulën” ia vendosi zyrtarisht sfida e darkës mes Francës dhe Portugalisë, dy skuadrave rivale në Grupin A. Në një ndeshje shumë të […]
TIRANË, 22 maj /ATSH/ Ndeshjet e dyta të Grupit B në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të luhen nesër.
Takimi i parë i ditës është ai mes Belgjikës dhe Çekisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00. Mbrëmja do të mbyllet me supersfidën Itali – Angli, që do të luhet në “Egnatia Arena”, duke nisur nga ora 20:30.
Të dyja janë ndeshje shumë të rëndësishme, që pritet të vendosin për fatin e kualifikimit për në fazën gjysmëfinale.
Italia pas fitores në sfidën e parë, synon një tjetër sukses për të siguruar një vend në gjysmëfinale.
Ndërkohë, Anglia që barazoi me Belgjikën në ndeshjen hapëse, kërkon fitoren e parë në këtë Europian për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Nga ana tjetër, Belgjika, pas paraqitjes shumë pozitive në sfidën e parë, ku mori një pikë me meritë ndaj Anglisë, do të kërkojë fitoren ndaj Çekisë, për të bërë një hap të madh drejt gjysmëfinaleve.
Për të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër emocionet e këtyre dueleve, biletat mund të blihen online në ebileta.al.
Përfaqësuesja shqiptare U-17 ka pësuar një tjetër humbje të thellë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Shqipëri. Në sfidën e dytë të grupit, të rinjtë kuqezi u mposhtën nga Gjermania me rezultatin e thellë 0-4, një rezultat që për fat të keq përsërit atë të ndeshjes hapëse ndaj Portugalisë.
Një përballje me më shumë guxim, por pa shpërblim
Ndryshe nga ndeshja e parë, Shqipëria u shfaq më e vendosur dhe më e guximshme në përballjen me gjermanët. Megjithatë, edhe pse krijuan disa raste të mira, djemtë e drejtuar nga trajneri Tedesko nuk arritën të konkretizojnë, duke u ndëshkuar dy herë në secilën pjesë nga një kundërshtar më i përgatitur dhe efikas.
Trajneri Tedesko: Gabimet e vogla na kushtojnë shumë
Pas përfundimit të takimit, trajneri i Shqipërisë, Tedesko, analizoi ndeshjen duke vënë theksin te detajet që sipas tij bënë diferencën: “Ishte një tjetër sfidë shumë e vështirë për ne. Pësuam dy gola në pjesën e parë që mund të ishin shmangur dhe nuk shfrytëzuam rastet tona. Nëse do të kishim qenë më të saktë, mund ta kishim bërë ndeshjen më të hapur. Gjërat e vogla në fillim të takimit na dëmtuan seriozisht,” – u shpreh ai.
Tedesko theksoi gjithashtu se ekipi nuk po arrin të qëndrojë i përqendruar gjatë gjithë 90 minutave, duke përmendur edhe një penallti të shkaktuar si në ndeshjen ndaj Portugalisë, ashtu edhe ndaj Gjermanisë: “Na mungon aftësia për të bërë siç duhet gjërat e vogla. Në këtë nivel, ato vendosin,” – shtoi ai.
Gabriel Kulla: Loja nuk reflekton rezultatin
Edhe sulmuesi i Shqipërisë U-17, Gabriel Kulla, komentoi ndeshjen e humbur me Gjermaninë U-17. Ai tregoi përkushtim dhe optimizëm pavarësisht rezultatit zhgënjyes: “Ndjejmë shumë emocione, por në fushë përpiqemi të përqendrohemi dhe të japim maksimumin. Rezultati nuk reflekton realisht lojën tonë. Kishim raste për të shënuar, por nuk ia dolëm. Do të përpiqem të jap më të mirën për veten dhe për skuadrën,” – u shpreh ai.
Ndeshja e fundit ndaj Francës
Pas dy humbjeve radhazi me rezultat të njëjtë (0-4), Shqipëria do të përballet me Francën në takimin e fundit të grupit. Francezët e nisën kompeticionin me një fitore ndaj vetë Gjermanisë, çka e bën këtë përballje një tjetër sfidë të vështirë për kuqezinjtë.
TIRANË, 23 maj /ATSH/ Kampionati Europian Shqipëri U-17 ka startuar më 19 maj me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali, të luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë që përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të portugezëve.
Kombëtarja kuqezi luajti sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë për grupin A, përballë Gjermanisë, të cilën e humbi po me rezultatin 0-4. Për grupin A po sot ndeshen Portugalia dhe Franca që shënuan fitore në ndeshjet e para.
Shqipëria U17 u mposht 0-4 nga Gjermania në “Elbasan Arena”, në sfidën e dyë të grupit të Europianit që po mbahet për herë të parë në vendin tonë. Gjermanët vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë, përkatësisht me Mensah dhe Staf. Në pjesën e dytë, Majk dhe […]
Shqipëria do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e raundit të dytë në Europianin U-17. Sfida e radhës është kundër Gjermanisë dhe do të luhet prej orës 18:00 në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat i kanë humbur takimet e raundit të parë. Shqipëria u mposht nga Portugalia(0-4), ndërsa Gjermania e pësoi nga Franca(0-3). Tashmë […]
TIRANË, 21 maj /ATSH/ Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.
Në fjalën e tij, Presidenti Čeferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.
Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.
Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se, është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.
“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.
Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.
Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.
Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.
I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, tha Presidenti Duka.
1 nga 2
BELGRADE, SERBIA - APRIL 03: UEFA President Aleksander Ceferin speaks during the 49th Ordinary UEFA Congress at Sava Centar on April 03, 2025 in Belgrade, Serbia. (Photo by Tullio Puglia - UEFA/UEFA via Getty Images)