Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropianë

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë,” tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme. Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë,” shtoi ai.

Rama propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.

“Vendosim një fond më shumë për projekte dhe vetëm 6 bashki e aksesojnë, sepse vetëm ato kërkojnë. Nga njëra anë nuk ke kapacitet të shkruash projekte, nga ana tjetër nuk kërkon, dhe pastaj pret nga BE-ja fonde, që është pa sens” tha Rama, duke nënvizuar se përmes këtyre dy rrugëve të reja synohet të plotësohet nevoja për kapacitete në këtë fazë të zhvillimit vendor.

Sipas tij, ky angazhim do të forcojë dhe eficiencën e bërthamave të bashkive në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Rama më tej vlerësoi Bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu si shembull pozitivë dhe që duhet ndjekur nga drejtuesit  e tjerë lokal.

/a.f/

The post Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Do të ngremë një rrjet pranë bashkive për të përshpejtuar integrimin në BE

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë një takimi në Tiranë me drejtues të pushtetit vendor dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, se procesi i integrimit europian ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi komunitetet vendore dhe lidhet ngushtë me qeverisjen vendore.

Rama theksoi se është thelbësore të mbahet parasysh që koha kalon shpejt dhe objektivi i vendosur është shumë ambicioz.

“Deri tani, gjërat kanë shkuar sipas parashikimit. Ne kemi bërë gjërat e duhura dhe Komisioni Europian ka reaguar me ritmin e duhur, bazuar në marrëveshjen dypalëshe që kemi për të përmbyllur procesin e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, tha Rama.

Sipas tij, ka gjasa që në vjeshtë të hapen të gjithë kapitujt e negociatave, çka do të ishte një rekord historik për kohën në të gjithë procesin e integrimit.

“Por një gjë është t’i hapësh kapitujt dhe një tjetër t’i mbyllësh. Kjo kërkon përmbushjen e plotë të detyrimeve”, theksoi kryeministri.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht në nivel vendor, të informohen dhe të përfshihen më shumë në këtë proces.

“Vlen shumë për të gjithë ata që nuk e njohin procesin nga brenda, që të informohen sa më shumë dhe të informohen sadopak, që anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenurit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Ashtu si një njeri që nuk di të luajë futboll, nuk mund të futet në një skuadër, edhe një shtet që nuk përmbush kriteret nuk mund të bëhet pjesë e BE-së, sado entuziast apo i përkushtuar të jetë”, u shpreh Rama.

Në këtë kuadër, ai theksoi nevojën që çdo bashki të krijojë një bërthamë të vogël njerëzish të dedikuar ndaj këtij procesi, në mënyrë që të nisë përshtatja institucionale dhe të gjitha nivelet të përfshihen në mënyrë aktive. Edhe këshillat bashkiakë, tha Rama, duhet të jenë pjesë e pandashme e kësaj përfshirjeje.

“Kemi kaluar nga faza kur thjesht dëshironim të afroheshim me BE-në, në fazën ku kemi derën e hapur dhe duhet të tregojmë se jemi gati, të stërvitur dhe të edukuar për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin te nevoja për kapacitete institucionale, kulturë bashkëjetese dhe ndërveprim të qëndrueshëm midis institucioneve shqiptare dhe atyre europiane, si një kusht themelor për integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

“Kam parasysh edhe dukjen përmbajtësore të bashkëjetesëes në hapësirën publike, që është një gjë themelore, dhe kapacitet për të garantuar këtë marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve, institucioneve mes njëri-tjetrit dhe tërësisë së institucioneve tona me ato të BE-së”, deklaroi Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Do të ngremë një rrjet pranë bashkive për të përshpejtuar integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, së bashku me Sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, morën pjesë si përfaqësues të Partisë Socialiste në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialdemokrate Gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës evropiane, e cila zgjodhi sot kryetarin e ri.

Klosi nënvizon se në takim mori mbështetjen e kryetarit të sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil për rrugën e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës evropiane morëm mbështetjen e plotë të socialdemokratëve në rrugën tonë për integrimin në Bashkimin Evropian”, u shprehet Klosi në një postim në rrjetet sociale.

“Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin në familjen e madhe të socialistëve evropianë dhe të japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në BE”, theksoi më tej Klosi.

/gj.m/ j.p/

The post Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi në BE, Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi mbi çështje që lidhen me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Transparencë, llogaridhënie e hartim gjithëpërfshirës i politikave dhe të orientuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e grupeve të interesit”, u shpreh Hasani, duke informuar mbi këtë takim.

Ministri bëri të ditur se diskutimet u fokusuan te Kapitulli 31, pjesë e grup-kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme, që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

“Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit”, siguroi ministri.

/m.m//r.e//a.f/

The post Integrimi në BE, Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard konfirmoi se Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediet nga Korça, ku ndodhej në një aktivitet të organizuar me rastin e Javës Kulturore Franceze, ambasadorja Suard u shpreh se kjo mbështetje është konfirmuar edhe nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri.

Sipas saj, “integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës, por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Marrëdhënia jonë me Korçën është tradicionale. Qëllimi është që kjo marrëdhënie të bëhet e tashme dhe t’i shërbejë dhe të ardhmes ndaj kemi ardhur këtu”, tha ambasadorja franceze.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Chambery në Francë, Thierry Repentin, i cili ka qenë më parë edhe ish-ministër i Europës.

“Fakti që jam sot këtu si kryetar i bashkisë së Chambery, por dhe si ish-ministër i Punëve Europiane, është për të konfirmuar dhe njëherë që Shqipëria është në Europë dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces të pranisë së anëtarësimit në BE. Ky realitet dhe kjo perspektivë europiane është shoqëruar në nivele të larta politike, ka mbështetjen e qeverisë franceze, pasi presidenti Macron ka ardhur dy herë në Shqipëri. Po ashtu kryeministri Rama ka bërë vizita të vazhdueshme në Francë”, tha Repentin.

Kryebashkiaku Repentin tha se kanë zgjedhur të punojnë me Bashkinë e Korçës në kuadër të projekteve me vendet që aderojnë në Bashkimin Europian.

“Kemi afërsi të mëdha gjeografike, por edhe për prioritetet e zhvillimit territorial në kulturë e në arsim. Pas disa muajsh bashkëpunim jemi aktualisht me një projekt konkret në Korçë, për javën e kulturës franceze, me shfaqje por edhe projekte digjitale. Kultura që të pasurohet ka nevojë të zhvillohet sidomos në kohët e sotme një faktor tjetër i rëndësishëm janë teknikat inovative“, tha Repentin.

/m.m/a.f/r.e/

The post Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane

TIRANË, 18 qershor/ATSH-Maela Marini/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë për t’iu bashkuar shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë dhe sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon.

Në një intervistë televizive, Hasani u ndal tek ecuria e procesit të integrimit evropian, por edhe situata në Lindjen e Mesme.

“Jemi në momentin më të mirë kur vende si Shqipëria apo të ngjashme me ne, mundet t’i bashkohen shumë shpejt familjes evropiane për shkak të sfidave të sigurisë, sfidave globale të shumta që dhe Bashkimi Evropian po përballon”, u shpreh ai.

Hasani theksoi se shumë shpejt pritet që të hapet edhe grup-kapitulli i pestë dhe, po ashtu, të mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare.

“Është çështje ditësh, dhe e kam fjalën te teknikalitetet në gjetjen e një date në kalendarin e Komisionit Evropian. Dhe vendet anëtare dhe Komisioni dhe të gjithë mekanizmat e përfshirë kanë rërë dakord që Shqipëria të hapi grup-kapitullin nr. 4. Kjo gjë do të ndodhi, çështje ditësh, nuk ka më pikëpyetje”, u shpreh ai.

Sipas kryediplomatit shqiptar vetë BE e ka të qartë dhe e ka thënë në të gjitha formatet  që ka nevojë që edhe Shqipëria, apo vende si Shqipëria t’i bashkohen sa më shpejt kësaj familjeje.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Hasani bëri të ditur se janë nxjerrë nga territori i Izraelit disa shtetas shqiptarë të cilët gjendeshin atje.

“Ata kanë mbërritur në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Athinë, janë transportuar nga Tel-Avivi në rrugë tokësore drejt Egjiptit, dhe nga Egjipti me ndihmën e autoriteteve greke kemi mundur t’i nxjerrim 5 shtetasit tanë. Në të njëjtën kohë kemi punuar edhe me autoritetet bullgare për të ndihmuar shtetas të Republikës së Kosovës”, theksoi Hasani.

I pyetur nëse ka shtetas shqiptarë në Iran që duan të rikthehen në Shqipëri, Hasani u shpreh se askush nuk ka kontaktuar për asistencë.

“Marrëdhëniet diplomatike me Iranin janë ndërprerë prej disa vitesh dhe nuk kemi komunikime diplomatike me Teheranin. Jemi përpjekur të mbledhim informacion nga burime jozyrtare nëse ka nevojë për shtetas shqiptarë që janë atje. Në momentin që po flasim nuk kemi pasur asnjë kërkesë apo thirrje”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, Hasani theksoi se nuk ka qenë strehimi i muxhahedinëve që ka tensionuar marrëdhëniet.

“Sulmet kibernetike që ndodhën para pak vitesh nga Teherani i ajetollahëve, kanë qenë prova konkrete e një agresioni i cili për fat të mirë u menaxhua nga autoritetet shqiptare në një linjë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne jemi në gjendje që të ecim përpara dhe të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet të cilat janë të rëndësishme, sidomos kapacitetet kibernetike”, shtoi ai.

Hasani konfirmoi se Shqipëria ka qenë për paqen dhe ka qenë për zgjidhjen me dy shtete, por pa harruar asnjëherë se ne qëndrojmë me Izraelin, nuk jemi asnjëherë mbështetës të organizatave terroriste si Hamasi.

“Lidhur me raportet mes Shqipërisë dhe Iranit, sot që flasim nuk ka marrëdhënie diplomatike. Ne vazhdojmë të ushtrojmë të gjithë presionin tonë si pjesë e organizmave ku jemi. I bashkohemi zërit të vendeve që mendojnë njësoj si ne për të çuar përpara një agjendë që lidhet me paqen”, theksoi ai.

/a.f/r.e/

The post Hasani: Shqipëria në momentin më të mirë për t’iu bashkuar familjes europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zgjedhjet nuk janë kapitull i mbyllur për PD!”/ Tabaku: Ja pse procesi i integrimit mund të bëjë hapa pas

18 June 2025 at 11:42

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, thotë se raporti “Rule of Law” i publikuar nga Komisioni Europian është një goditje e fortë për qeverinë shqiptare dhe për sulmet e zhvilluara ndaj SPAK.

“Nuk kisha parë një raport që niste në faqen e parë, i referohet arrestimit të Veliajt, që thotë aksione dhe reagime publike të paprecedenta nga ekzekutivi dhe legjislativi ndaj gjyqësor”, tha ajo.

Tabaku deklaron për gazetarin Osman Stafa se nëse zgjedhjet nuk mbahen siç e kërkojnë standardet europiane, Shqipëria mund të bëjë hapa pas në procesin e integrimit, ashtu siç ka ndodhur me Serbinë.

“Shqipëria është duke u kontrolluar për grupkapitullin e parë, sepse është hapur i pari e do të mbyllet i fundit. Nuk ka rrugë tjetër Shqipëria veç zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që këtë radhë nuk ishin. Shumë vende të rajonit, për shkak të cënimit të grapkapitullit të parë kanë bërë hapa pas”, tha ajo.

Deputetja e PD-së thekson se zgjedhjet e 11 majit do të denoncohen dhe pritet që Partitë Popullore Europiane të sjellin në Shqipëri një mision fakt-mbledhës për shkeljet në procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet së pari për PD nuk janë kapitull i mbyllur, presim raportin final presim një mision fakte mbledhës nga EPP, por nuk janë kapitull i mbyllur as për Komisionin e Jashtëm të PE. Në korrik do të miratohet raporti final. Menjëherë më pas komisioni do të bëjë një plan pune për mision fakt mbledhës në Shqipëri në fillim të 2026”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku deklaroi se PD do të vijojë të thotë të vërtetën në çdo institucion ndërkombëtar për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

The post “Zgjedhjet nuk janë kapitull i mbyllur për PD!”/ Tabaku: Ja pse procesi i integrimit mund të bëjë hapa pas appeared first on Sot News | Lajme.

Hasani: Konferenca e 5-të ndërqeveritare me BE çështje ditësh, pala shqiptare gati

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se brenda pak ditësh Shqipëria do të hapë negociatat edhe për grupkapitullin e “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

Në një intervistë televizive, Hasani u shpreh se data e saktë për Konferencën e pestë Ndërqeveritare pritet të vendoset nga Komisioni Euopian, ndërsa konfirmoi se “pala shqiptare është gati”.

“Pala shqiptare është gati, vendet anëtare janë gati, thjesht duhet të identifikohet data kur të gjithë janë të mundur që të kenë një sallë në Bruksel dhe të jenë të pranishëm për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur, shpresoj të ndodhë gjatë presidencës polake. Është çështje ditësh, nëse nuk ndodh deri më 30 qershor, do të ndodhë ditët e para të korrikut dhe na ngel vetëm grupkapitulli i pestë që është edhe i fundit”, shtoi ai.

I pyetur mbi procesin e mbylljes së negociatave, Hasani u shpreh se “kemi një plan të detajuar dhe të dakordësuar me KE-në për të mbyllur gjithë grupkapitujt deri në fund të vitit 2027”.

“Kjo që po bëjmë nuk është diçka eksperimentale. 2027 është moment i dakordësuar me Komisionin në mënyrë që në 2028 të nisim negociatën politike me vendet anëtarë për ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE”, tha Hasani.

Ai u ndal edhe te projektligji për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “një paketë të mirë që do të mundësojë riformatimin e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit”.

Sipas ministrit, krijimi i akademisë për diplomatët do t’i ndihmojë ata në përparimin e karrierës së tyre.

I pyetur për rezolutën e pak ditëve më parë të OKB, e cila u abstenua nga Shqipëria,  ministri sqaroi se “Shqipëria ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket situatës në Palestinë”.

“Ne jemi një nga vendet që e njohim shtetin e Palestinës. Ne kemi qenë të zëshëm për formatin e njohjes së dy shteteve dhe padyshim që këtë qëndrim e kemi shprehur fuqimisht. Situatën humanitare e kemi theksuar. Për ne paqja dhe prosperiteti i njerëzve aty është e rëndësishme. Ajo që na ka shtyrë drejt abstenimit është që rezoluta e propozuar nuk dënonte Hamasin, një organizatë terroriste, e cila po keqpërdor situatën dhe jetët njerëzore dhe kjo për ne është situatë që ka nevojë për më shumë vëmendje “, tha Hasani.

Ministri Hasani u ndal po ashtu edhe te marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa foli për vizitën e fudnit në Athinë.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë marrëdhënie mes dy popujve që kanë jetuar prej shekujsh krah për krah njëri tjetrit. Është marrëdhënie që duhet kuruar mirë, por s’duhet të jetë e bazuar në emra dhe individë me axhenda personale dhe probleme konkrete. Kjo ka qenë arsyeja pse vendosa ta vizitoja Athinën pas zgjedhjeve në Tiranë dhe te nisja një proces bashkëpunimi, nuk është vetëm ai takim, por një seri angazhimesh që do ndërmarrim në mënyrë që ta shohim e ta projektojmë të ardhmen tonë si dy vende fqinje, anëtare të BE pas pak vitesh. Kemi nevojë të dyja palët për të pasur histori të mira dhe suksesi. Jam i bindur që historitë e mira dhe të suksesit të shqiptarëve të Greqi dhe të grekëve në Shqipëri, janë të shumta. Shembuj të mirë të një bashkekzistence që vetëm duhet të forcohet”, tha Hasani.

Për sa i takon çështjes së detit, Hasani bëri të ditur se “duke filluar një proces të gjerë bisedimesh do jemi në gjendje të shtyjmë para një axhendë tepër pozitive”.

“Kemi shumë e shumë çështje që kemi nevojë ta shohim njëri tjetrin në sy, të ulemi të flasim e të gjejmë zgjedhje, që nuk janë vetëm teknike, burokratike, por duhet ta shohin perspektivën e dy vendeve tona, si dy vende partner, aleate”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Hasani: Konferenca e 5-të ndërqeveritare me BE çështje ditësh, pala shqiptare gati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla në Parlamentin e Letonisë: Në 2028 ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në Parlamentin e Letonisë, ku gjatë takimeve që pati diskutoi mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimet ndërshtetërore, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe për ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE në 2028.

Bisedimet u përqendruan në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë për këtë proces.

Në deklaratat e tij, ministri Balla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Letonisë, duke theksuar se këtë vit shënohet 97-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 33-vjetori i rivendosjes së tyre.

Ai falënderoi Letoninë për mbështetjen e palëkundur ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe për gatishmërinë për të ofruar ekspertizë në fusha kyçe si digjitalizimi dhe sundimi i ligjit.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me Shqipërinë që kontribuon në misionin e NATO-s në Adazi të Letonisë dhe me Letoninë që mbështet misionet në Kosovë. Ministri Balla theksoi se këto janë dëshmi të angazhimit të përbashkët për stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe për sigurinë në kuadër të strukturës euroatlantike.

Në përfundim të takimeve, palët shprehën angazhim për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar, rritjen e shkëmbimeve ndërinstitucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, turizmi dhe energjia.

Vizita e ministrit Balla në Riga vjen si një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë për të forcuar lidhjet me partnerët evropianë në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. /j.p/

1 nga 2

The post Balla në Parlamentin e Letonisë: Në 2028 ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE brenda qershorit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bëri të ditur sot se Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda muajit qershor 2025.

Në këtë kuadër, Kryetarja e Kuvendit Spiropali shprehu besimin për mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia.

Spiropali iu drejtua sot sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku merrnin pjesë delegacione nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Spiropali nënvizoi se “Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë e të vendosur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konsolidimit të vlerave thelbësore europiane”.

“Jemi të angazhuar për respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, modernizimin e sistemit politik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies. Objektivi ynë strategjik kombëtar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali u shpreh se “politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian”.

“Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, “mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti”.

“Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjezimin e Evropës, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Po ashtu, Spiropali vlerësoi se “Presidenca shqiptare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore kontribuoi në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë përveç procesit të integrimit europian, edhe prioritetet e tjera të bashkëveprimit: garantimin e sigurisë, rritjen ekonomike, bashkëpunimin në fushën e shërbimeve publike jetësore, me fokus të veçantë shërbimin shëndetësor, në fushën e turizmit dhe të kulturës etj”.

Sesioni i XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jugli...
1 nga 6
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

/a.f/

The post Spiropali: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE brenda qershorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Brenda qershorit hapim të gjithë kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin në BE

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, brenda muajit qershor pritet hapja e plotë e të gjithë kapitujve të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Balla prezantoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Balla theksoi se, “kjo marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që kemi hyrë në muajin qershor, brenda të cilit presim të përmbyllim hapjen e plotë të të gjithë kapitujve të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Me hapjen e të gjithë kapitujve bëhemi gati edhe për mbylljen e disa prej kapitujve, duke synuar siç e kemi shprehur të mbyllim të gjithë kapitujt brenda Krishtlindjeve të vitit 2027”, tha Balla.

Sa i përket marrëveshjes, Balla informoi se, “Shqipëria është në zbatimin e Axhendës Kombëtare të Reformave 2024-2027 dhe po ashtu, po zbatojmë edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kuadër të të cilit, Shqipëria ka mundësinë e artë të përfitojë mbështetje financiare afro 922 milionë euro, këto qoftë në kredi, qoftë në grante dhe përfshirë po ashtu dhe një mbështetje direkte buxhetore prej 27 milionë eurosh, nëse do të arrijmë t’i përmbushim në kohë reformat e dakordësuar me BE-në

Balla theksoi se, “është me shumë rëndësi që gjatë këtij muaji të miratojmë në Kuvend një sërë marrëveshjesh dhe ligjesh të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me këto kushte të vendosura nga BE”.

Balla nënvizoi se “ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi për financimin e programit operacional për ekonominë dhe shoqërinë digjitale nuk është thjesht një domosdoshmëri e natyrës proceduriale, por është dhe një akt politik, aq sa dhe strategjik për të konfirmuar vullnetin tonë për të ecur me vendosmëri drejt realizimit të objektivit tonë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në këtë mandat të ri qeverisës që na besuan shqiptarët në 11 maj”.

Prandaj, shtoi Balla, “është synimi ynë që të përmirësojmë dhe të modernizojmë të gjitha sistemet tona digjitale, elektronike në të gjithë sektorët me qëllim automatizimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, por edhe të bizneseve dhe po ashtu edhe modernizimin, digjitalizmin e veprimtarisë së administratës publike”.

Balla u shpreh se, “kemi në fokus 4 shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit sa i përket qasjes digjitale. Politikë digjitalizmi dhe siguria. Digjitalizimi i shërbimeve për biznesin. Aftësimi digjital dhe transformimi i arsimit. Qytetari digjital të dhënat dhe privatësia”.

Ai shtoi se “në këndvështrimin teknik, programi parashikon ndërhyrje konkrete në disa drejtime. Shëndetësi digjitale, pra krijimi i një rrjeti kombëtar të integruar të asaj që quhet E-Shëndeti dhe sistemit të informacionit të radiologjisë. Së dyti është edukimi digjital- përmirësimi i rezultateve të të nxënit në arsimin parauniveristar përmes përdorimit të mjeteve teknologjike. Së treti, sistemet tatimore ndërlidhen me sistemet e IT-së së BE-së, sa i përket efikasitetit fiskal. E katërta, shumë e rëndësishme është siguria kibernetike, forcimi i kapaciteteve për të parandaluar dhe për t’u përballur me kërcënimet ndaj sistemeve tona të komunikimit dhe informacionit. E pesta është lidhshmëria digjitale- na duhet domosdoshmërisht në rrugën tonë të këtij mandati për të konkretizuar aspiratën historike të anëtarësimit në BE, investimi në rrjetet me kapacitet shumë të lartë dhe në teknologjinë 5G”.

Sa i përket këndvështrimit financiar, Balla u shpreh se, “në këtë kapitull programi parashikon një financim total prej 44 milionë euro, ndër të cilat 30 milionë euro vijnë nga Komisioni në formë granti, ndërsa 14 milionë euro janë bashkëfinancim nga buxheti i shtetit shqiptar”.

Sa i përket fushave të mbështetjes nga ky program, Balla tha se, “në arsimin digjital ne do të pajisim 5500 mësues të shkollave të mesme me lap-top në kuadër të mësimdhënies. Synojmë që këto 5500 mësues të përdorin plotësisht sistemin SMIP (Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar), gjatë zhvillimit të orës mësimore”.

Po ashtu, shtoi Balla, “kemi menduar dhe rishikimin e kurrikulës TIK për shkollat e mesme dhe rritje e  kapaciteteve për mësuesit mbi kurrikulat e reja”.

Duke vlerësuar investimet e qeverisë për laboratorët smart, Balla u shpreh se, “Shqipëria është ndër vendet e para që kanë filluar të aplikojnë që në klasën e parë, një iniciative pilot të qeverisë sonë, sa i përket kodimit”.

Po ashtu, shtoi Balla, “kemi vijuar edhe me mbështetjen e Bankës Botërore ndërtimin e 216 laboratorëve dhe falë mbështetjes së partnerëve tanë bankar shumë shpejt do të nisim edhe fazën e tretë të projektit e cila parashikon ndërtimin e 654 laboratorëve të tjerë në të gjithë shkollat e mbetura të arsimit parauniversitar, për të përmbyllur kështu brenda këtij mandati pajisjen e çdo shkolle në të gjithë Shqipërinë me laboratorët e teknologjisë së informacionit”.

Sa i përket shëndetësisë digjitale, Balla tha se, “synojmë rritjen e përdorimit të të dhënave shëndetësore përmes dy sistemeve elektronike, ngritjen e sistemit të informacionit të radiologjisë dhe regjistrit elektronik shëndetësor, e cila është një hap tjetër i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve”.

Po ashtu, shtoi Balla, “kemi sistemin e informacionit të radiologjisë ku mundësojë krijimin, ruajtje dhe interpretimin me inteligjencë artificiale të të dhënave imazherike”.

Ndërsa, theksoi Balla, “regjistri elektronik shëndetësor, është një depo kombëtare e të gjithë dokumenteve mjekësore, shëndetësore elektronike të gjeneruara nga ofruesit e kujdesit shëndetësor. Çdo qytetar do t’i ketë aty në një llogari të vetme të gjitha këto të dhëna sa i përket shëndetit të tij, ku përfshihet kartela mjekësore, E-receta, ekzaminimi laboratorike, ekzaminimet radiologjike, epikriza dhe fletë-dalja”.

Sa i përket sigurisë kibernetike, Balla, tha se, “do të mbështetet AKSHI për blerjen e softuar-eve, por edhe të licencave sa i përket “dark web monitoring” (monitorimi i dark web) dhe ngritja e një “server room”-i të ri”.

Sa i përket tatimeve, Balla tha se, “synojmë të integrojmë dhe të ndërveprojmë me sistemet tatimore të BE-së. Do ta fillojmë shumë shpejt këtë ndërthurje të sistemeve tona, digjitale të tatimeve me ato të BE-së, sepse synimi ynë është që brenda këtij mandati të ri të përmbyllim procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Po ashtu, shtoi Balla “synohet mundësimi shkëmbimit automatik të të dhënave tatimore dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimi i kapaciteteve”. /j.p/

The post Balla: Brenda qershorit hapim të gjithë kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marta Kos: Mundësi reale që Shqipëria të bëhet anëtare në BE në 2030

27 May 2025 at 15:19

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos në një intervistë për median gjermane, WELT ka folur për anëtarësimin e shteteve të Balkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Marta Kos vlerësoi reformat e integrimit të Shqipërisë dhe tha se Shqipëria mund të jetë brenda vitit 2030 në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se Shqipëria po ecën shumë mirë me reformat e integrimit dhe në fund të vitit 2027 mund të mbyllen të gjithë kapitujt e negociatave.

“Mund ta kuptoj shumë mirë zhgënjimin në Ballkanin Perëndimor. Unë vij nga kjo zonë. Po ju paraqes një krahasim. Nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ne kemi Malin e Zi dhe Shqipërinë, që po ecin shumë mirë me reformat e integrimit. Ata e kuptojnë procesin e zgjerimit si një transformim të ekonomisë së tyre, duke përfshirë edhe fusha të tjera të jetës.

Nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, ne mund të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026 dhe më pas me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Kjo do të thotë se ka mundësi reale që të dyja këto shtete të bëhen anëtarët tanë të rinj deri në vitin 2030”, shprehet Kos.

The post Marta Kos: Mundësi reale që Shqipëria të bëhet anëtare në BE në 2030 appeared first on Sot News | Lajme.

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Gjipali: Grupkapitulli i tretë ka lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët

22 May 2025 at 19:09

Mbahet në Bruksel konferenca e Pestë Ndërqeveritare mes Tiranës dhe Komisionit europian, që hap një kapitull të rëndësishëm me fokus te ekonomia.

Ne tetë muajt e fundit, Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian në 27 fusha.

Qeveria shqiptare synon që këtë vit të hapë të gjithë kapitujt dhe brenda vitit 2027 të këtë mbyllur negociatat me Bashkimin Europian.

Eksperti i çështjeve të integrimit, Gledis Gjipali, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se kjo është faza më e rëndësishme e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij grup kapitulli që do hapet sot në Bruksel ka lidhje të drejtpërdrejtë me interesin e qytetarëve shqiptarë.

“Kjo është faza më e rëndësishme e procesit të anëtarësimit në BE. Janë një sërë kapitujsh të rëndësishëm, që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët, trajton çështjet e mediave, digjitalizimin e shërbimeve, kapitulli i taksimit, që ka të bëjë me shmangien e evazionit fiskal, politikat monetare dhe ekonomike, janë politikat sociale dhe punësimi”, tha ai.

Ai theksoi se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm me reformat e ndërmarra, sidomos në sektorin e drejtësisë.

Kjo arritje shtoi Gjipali është vlerësuar pozitivisht dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojë në maksimum rrethanat, me qëllim që të përmbushë sa më shpejtë procesin e negociatave me BE.

“Pritshmëritë janë të mëdha të qytetarëve shqiptarë, sepse kemi shumë vite në këtë proces. Kemi ecur me ritme të ngadalta si për faje tona të brendshme, ashtu edhe ato te BE, sepse nuk kanë patur interes ta përshpejtojnë ata. Agresioni rus bëri që BE të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor. Reformat në Shqipëri kanë ecur mirë. Referoma në drejtësia ka dhënë rezultate dhe këto kanë bërë që Shqipëria të vlerësohet pozitivisht”, theksoi ai

The post Integrimi i Shqipërisë në BE/ Gjipali: Grupkapitulli i tretë ka lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët appeared first on Sot News | Lajme.

“Në tetor mund të hapen dhe dy grupkapitujt e fundit”/ Xhaxhiu: Shqipëria me ritme të shpejta drejt BE

22 May 2025 at 17:33

Eksperti i çështjeve të BE-së, Genti Xhaxhiu, tha në një emision televiziv se Shqipëria po përparon me një ritëm të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit evropian, duke u renditur ndër vendet me ecurinë më të shpejtë në këtë drejtim.

“Ritmi në të cilën ka hyrë progresi i negociatave të Shqipërisë është i paprecedentë. Shqipëria po ecën me ritme shumë të shpejta, të cilat mund të krahasuar vetëm me Bullgarinë apo Rumaninë. Në një hark kohor më pak se një viti Shqipëria ka hapur 4 grupkapituj. Unë mendoj se në tetor Shqipëria do të hapë dhe 2 grupkapitujt e fundit. Pra kjo tregon një shpejtësi të paprecedentë. Është një sinjal i qartë që vendet e BE i japin Ballkanit në përgjithësi, por dhe Evropës Juglindore se zgjerimi është duke ecur,”  u shpreh Xhaxhiu.

Ai theksoi se, përveç datës së negociatave, fokusi kryesor i vendeve duhet të mbetet te thellimi i reformave dhe përafrimi me standardet e BE.

“Është e rëndësishme që vendet të mos hapin fokusin e reformave dhe të ngatërrohen vetëm me datën. Data është datë! Unë mendoj se Shqipëria do i mbyllë negociatat deri në vitin 2027, por vendet duhet të fokusohen tek reformat,” tha ai.

Në vijim të analizës, Xhaxhiu renditi sfidat teknike dhe strukturore që Shqipëria duhet të përballojë në fazat e mëtejshme të integrimit.

“Janë 7 kapitu ku 5-6 janë të vështirë për t’u negociuar dhe për të arritur standardet e BE. Megjithatë ka një hendek për nevojën për të përputhur rregullat me standardet e BE. Ka një nevojë që të përputhet më tej legjislacioni shqiptar me akcizat dhe digjitalizimin apo tatimet me legjislacionin e BE-së. Duke lehtësuar taksimin doganor, sepse në fund të fundit tregu i BE është tregu i unionit, ku mallrat kalojnë lirshëm dhe shpejt. Por, kjo rrit dhe përgjegjësinë sepse produktet që hyjnë dhe dalin duhet të plotësojnë të gjitha standardet. Sot në Bruksel vendosen këto piketa që vendi ynë duhet të plotësojë “detyrat e shtëpisë” për të hyrë në BE”, përfundoi eksperti.

The post “Në tetor mund të hapen dhe dy grupkapitujt e fundit”/ Xhaxhiu: Shqipëria me ritme të shpejta drejt BE appeared first on Sot News | Lajme.

“Le t’i integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Macron në Tiranë: Jam avokat i mbylljes së negociatave deri në 2027

17 May 2025 at 12:47

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi nga Tirana se është një avokat i mbylljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, deri në vitin 2027.

“Nëse integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027”, tha ai.

Macron u shpreh se përtej Bashkimit Evropian është një Evropë më e madhe, që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina.

“Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për t’i integruar dhe më mirë këto vende me BE.

Macron: Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare.

Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027. Kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike.

The post “Le t’i integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Macron në Tiranë: Jam avokat i mbylljes së negociatave deri në 2027 appeared first on Sot News | Lajme.

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

10 May 2025 at 16:42

Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në zgjedhje pluraliste, vendi ka zhvilluar dhjetë palë zgjedhje parlamentare, ndërsa të dielën do të votojë për herë të njëmbëdhjetë. Nga këto dhjetë palë zgjedhje, gjashtë janë fituar nga partia në pushtet, ndërsa në katër raste pushteti ka ndryshuar krah. Në dy nga të […]

The post Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Rama: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në 2027-n nuk mund të realizohet nga “këneta”

TIRANË, 8 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se përmbyllja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk mund të realizohet me “kënetën dhe moçalet e vogla”.

I ftuar në një studio televizive, Rama u shpreh se “në rastin hipotetik që këtu të vijë dikush tjetër nga këta në fushë, konkretisht “bufi” të shfaqet si fytyra e Shqipërisë, Shqipëria zhytet prapë në një rutinë dhe është e pamundur të realizohet përmbyllja e negociatave”.

Rama u shpreh se në këtë moment nuk ka asnjë tjetër jashtë nesh që mund ta përmbushë këtë qëllim.

“Kjo është thjesht një çështje e momentit. Unë jam udhëheqësi i PS-së, por natyrisht që pa PS-në unë jam vetëm një njeri”, u shpreh kryeministri i pyetur mbi sloganin e PS-së në këto zgjedhje “Vetëm me Edin dhe PS-në”.

Kryeministri theksoi se PS ka punuar shumë për këtë ditë, por edhe konjuktura në Europë dhe botë ka ardhur në favorin tonë.

“Nuk ka asnjë mundësi, asnjë forcë dhe shans tjetër. Është çështje kohe, koha është e shkurtër, nuk është e thënë që dera do të rrijë hapur. Dihet kush është në fushë, lojtarët, forcat, skuadrat. Çfarë të them se mund të realizohet edhe me “kënetën e moçalet e vogla”? Nuk bëhet dot”, u shpreh Rama.

Ndërsa bëri një kronologji të progresit të bërë në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së PS-së, Rama u shpreh se “ne jemi në tavolinë me BE-në dhe mund ta përmbyllim procesin”.

Por nëse luhatet, Kryeministri theksoi se “ajo histori mund të marrë një kohë të pafundme”.

Për këtë kryeministri kujtoi se “kur PS ka marrë detyrën Shqipëria ishte një vend ku të paktën në 2 vitet e fundit para ardhjes në detyrë nuk kishte më vizita të nivelit të lartë”.

“Ata që qeverisnin këtu ishin të skualifikuar në sytë e palës tjetër. Unë e di se çfarë kam parë, dëgjuar e ndjerë në atë fazën e parë nga shtatori-tetori i 2013 kur ishte krijuar miti fals se duheshin kaluar tre ligje se duhej të na jepnin statusin. Dhe se çfarë lloj stigme kishim ne në sytë e tyre”, shtoi Rama.

/a.f/r.e/

The post Rama: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në 2027-n nuk mund të realizohet nga “këneta” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet/ Raporti paraprak i OSBE-ODIHR: Provë për integrimin në BE

By: user 8
29 April 2025 at 16:44

OSBE ODIHR ka përgatitur një raport për fushatën zgjedhore në Shqipëri. Sipas raportit, zgjedhjet parlamentare 2025 po zhvillohen në kontekstin e ndryshimeve të fundit në sistemin zgjedhor dhe me përfshirjen për herë të parë në votime të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, duke i dhënë këtij procesi një rëndësi të veçantë.

Sipas vlerësimit të OSBE-ODIHR, këto zgjedhje përfaqësojnë një tjetër moment kyç për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e proceseve demokratike në Shqipëri, sidomos në kuadër të negociatave të saj të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, që mbulon periudhën 1-21 prill 2025, thuhet se klima politike mbetet e tensionuar, me ndasi të thella dhe mungesë besimi mes dy forcave kryesore politike në vend.

The post Zgjedhjet/ Raporti paraprak i OSBE-ODIHR: Provë për integrimin në BE appeared first on Lapsi.al.

Rama: Në 12 maj i tregojmë Brukselit se populli u bashkua përtej ndasive politike për Shqipërinë në BE

17 April 2025 at 17:56

TIRANË, 17 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Dibra se në 11 maj shumica e shqiptarëve duhet të bëhen bashkë për t’i dhënë një shtysë të fortë negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një takim me gratë e vajzat e qarkut Dibër, Rama u shpreh se 11 maji nuk është një ditë zgjedhjesh si të tjerat.

Rama tha se në 12 maj, Brukseli dhe të gjitha vendet anëtare duhet të shohin se një popull në Shqipëri u bashkua përtej ndasive politike dhe përtej numrave dhe shumicës dhe krijoi një shumicë për Shqipërinë në BE

“11 maji është përtej Dibrës, rrugëve, urave dhe zhvillimeve të tjera, sepse kemi bërë shumë edhe për arsimin, shëndetësinë, programet sociale etj dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë por 11 maji nuk është një ditë zgjedhjesh si të tjerat. Përgjithësisht në zgjedhjet politike populli shkon për të vendosur kush do ta qeverisi më mirë në 4 vitet e ardhshme, por ndonjëherë ndodh që zgjedhjet politike të jenë takim me historinë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se shqiptarët kanë pasur një takim me historinë në zgjedhjet e vitit ’91-’92.

“Shumica dërrmuese e shqiptarëve shkuan votuan PD-në por nuk e votuan se ishin të gjithë me të, as se nuk kishin vërejtje apo ankesa apo kritika. Aq e vërtetë është kjo sa PD-në e votuan masivisht në mars dhe pastaj në zgjedhjet e verës për pushtetin vendor e kundërvotuan masivisht. Por ama 22 mars ishte koha dhe vendi i duhur për të bërë zgjedhjen e duhur për të mbyllur përfundimisht një kapitull të gjatë të një historie, e cilai përkiste të shkuarës dhe për të hapur një kapitull të ri duke zgjedhur me votë një sistem të ri, prandaj e votuan PD-në”, tha Rama.

Zgjedhjet e 11 majit, sipas tij, janë shumë të ngjashme sepse nuk është thjesht çështja të kemi një qeveri.

“Ne qeverinë do ta kemi. Kemi 74 deputetë dhe nëse vetëm një deputet të marrim më shumë në Dibër shkojmë 75. Pra nuk është çështja e qeverisë, por është më e madhe se kaq. Në 11 maj duhet të bëhemi bashkë për t’i dhënë mundësi forcës që qeveris që të eci para dhe të realizojë të gjitha detyrat për integrimin në BE”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se BE ka përcaktuar një kalendar për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027, ndaj sipas tij, “PS duhet të vijojë punën në qeverisje pa pasur nëpër këmbë lloj-lloj pengesash të kota”.

Ndërsa foli për procesin e integrimit në BE, Rama kujtoi se Shqipëria është nisur në këtë proces nga humnera.

“Ne jemi nisur nga humnera ku Shqipërisë nuk ia vërshëllente njeri, nuk e llogarisin fare. Ne kemi bërë detyrat tona se e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel në majë ku të gjithë mund ta shohin e respektojnë. E kemi bërë Shqipërinë një vend që sot është zbulim për turizmin. 12 milionë turistë vjet dhe prisni sa do të keni në Dibër këtë verë”, tha Rama.

/j.p/

The post Rama: Në 12 maj i tregojmë Brukselit se populli u bashkua përtej ndasive politike për Shqipërinë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌