Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump: Ka një blerës për TikTok, Xi do ta pranojë

NJU JORK, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Pothuaj 170 milionë TikToker-ët amerikanë mund të marrin frymë lirisht.

Pasi zgjati afatin për shitjen e platformës kineze deri në shtator, Donald Trump në fakt ka njoftuar se ka gjetur një blerës amerikan dhe se operacioni mund të përfundojë së shpejti me bekimin e Presidentit Xi Jinping.

“Kemi një blerës”, deklaroi ai në një intervistë me Fox News pa thënë emrin e kompanisë që duhet ta blejë aplikacionin nga Bytedance kineze, duke shmangur kështu ndalimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për TikTok, aq sa ftoi CEO-n Chew Shou Zi në inaugurim dhe gjithmonë ka siguruar se do ta shpëtojë atë.

Që më 22 janar, një ditë pas ceremonisë së inaugurimit, ai kishte deklaruar se kishte shumë kompani të interesuara, por në muajt e fundit askush nuk është paraqitur dhe kështu manjati është detyruar ta shtyjë afatin për shitje dy herë.

Bytedance gjithashtu kishte shprehur disa dyshime në lidhje me operacionin, duke pretenduar, prillin e kaluar, se “ka ende disa çështje kyçe për t’u zgjidhur”.

Tani Trump pretendon se ka marrë edhe dritën jeshile nga udhëheqësi i Pekinit.

“Ai ndoshta do ta bëjë”, tha ai, duke iu referuar Xi.

Ndër kandidatët e mundshëm për megablerjen janë gjigantët Meta, Microsoft, Oracle dhe Walmart, të cilët kanë shprehur interes në të kaluarën, por Amazon dhe Elon Musk janë gjithashtu midis kandidatëve të mundshëm.

“Ata janë njerëz shumë të pasur, do ta zbuloj brenda dy javësh”, u kufizua Trump duke thënë.

Sa i përket shqetësimeve për sigurinë dhe përkatësisht frikës se aplikacioni mund të shfrytëzohet nga qeveria kineze për të spiunuar amerikanët manjati e minimizoi atë, duke theksuar se e njëjta gjë mund të thuhet për “gjithçka që prodhohet në Kinë, si telefonat tanë”. /os/

The post SHBA – Trump: Ka një blerës për TikTok, Xi do ta pranojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

28 June 2025 at 09:06

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me  barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë. Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi” […]

The post “Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane appeared first on BoldNews.al.

Volkswagen ID. Buzz AD robotaxi gati për shitje nga viti 2026

20 June 2025 at 12:23

Volkswagen ka zbuluar versionin përfundimtar të taksisë autonome ID. Buzz AD, që pritet të fillojë përdorimin në Evropë dhe SHBA nga viti 2026.

Kjo veturë është e nivelit 4 të autonomisë, duke mundësuar drejtimin vetë pa ndërhyrje të njeriut, por me mundësi kontrolli manual në rast nevoje.

Teknologjia autonome e zhvilluar nga Mobileye përdor 27 sensorë, përfshirë kamera, LIDAR dhe radarë, për të krijuar një pamje 360-gradëshe të ambientit.

ID. Buzz AD përdor platformën MOIA për menaxhimin e flotës dhe asistencën ndaj pasagjerëve.

Volkswagen synon të ofrojë këtë shërbim tek bashkitë dhe operatorët privatë për të zgjeruar rrjetin e taksive autonome.

Aktualisht, shërbimi është në fazën e testimeve në Hanover dhe Hamburg të Gjermanisë. /Telegrafi/

The post Volkswagen ID. Buzz AD robotaxi gati për shitje nga viti 2026 appeared first on Telegrafi.

Aleanca Moskë-Kinë, Putin dhe Xi dënojnë sulmin e Izraelit në Iran

By: xhir jeta
19 June 2025 at 15:27

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu I tij kinez Xi Jinping dënuan ashpër Izraelin këtë të  enjten për sulmet e tij ndaj Iranit dhe kërkuan që të ketë një ulje të tensioneve në mënyrë të menjëhershme pas një bisede telefonike që mbajtën së bashku.

Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, Putin dhe Xi “dënuan  fuqishëm veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe norma të tjera të së drejtës ndërkombëtare”. Ata theksuan se zgjidhja duhet të arrihet vetëm përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

Në deklaratën e agjencisë zyrtare kineze, Xi nuk e përmendi drejtpërdrejt SHBA-në, por tha se “vendet e mëdha” me ndikim të veçantë në rajon duhet të intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet. “Palët ndërluftuese, sidomos Izraeli, duhet të ndalojnë menjëherë zjarrin për të shmangur përshkallëzimin dhe përhapjen e luftës,” tha presidenti Kinez .

Telefonata mes Vladimir Putin dhe Xi Jinping vjen pasi mediat ndërkombëtare raportuan se pergjate fundjaves se shkuar dhe kesaj te Hene Kina kishte derguar ne Iran tri avione mallrash te cilat mund te perdoren per transportin e paisjeve dhe armeve ushtarake. Kina dhe Irani jane partnere strategjike dhe kane nje qellim per nje rend te ri boteror ku nuk udheheqin me Shtetet e Bashkuara.

Rusia nderkohe nga ana tjeter ka paralajmeruar për një katastrofë nëse konflikti Izrael-Iran, që tashmë ka hyrë në ditën e shtatë, përshkallëzohet më tej, dhe i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në bombardimet izraelite.

Putin ka qenë në komunikim me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin iranian Masoud Pezeshkian, duke shprehur gatishmërinë e Rusisë për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt.

SHBA – Bessent: Tensionet tregtare kino-amerikane mund të zgjidhen pas telefonatës Trump-Xi

UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent sugjeroi sot se tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të zgjidhen pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, e cila mund të zhvillohet “shumë shpejt”.

I përfshirë në një betejë ligjore për tarifat e tij, Donald Trump rindezi tensionet tregtare me Kinën të premten duke akuzuar Pekinin se nuk po respekton kushtet e marrëveshjes së uljes së tensioneve të negociuar midis dy vendeve më 12 maj në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kishin arritur një marrëveshje për të pezulluar përkohësisht përshkallëzimin tregtar që kishte rritur tarifat për produktet amerikane në 125% dhe ato për produktet kineze në 145%.

Pas dy ditësh takimesh, Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të ulin përkohësisht tarifat e tyre në 30% dhe 10% përkatësisht, duke u zotuar të vazhdojnë diskutimet drejt një marrëveshjeje tregtare.

“Kina po mban produkte që janë thelbësore për zinxhirin e furnizimit të Indisë dhe Evropës dhe kjo nuk është ajo që bën një partner tregtar i besueshëm. Jam i bindur se kur presidenti Trump dhe Xi të flasin, kjo mund të zgjidhet”, tha Bessent në një intervistë me CBS.

Sipas ”Wall Street Journal”, problemi rrjedh nga ritmi i ngadaltë i Kinës në dhënien e licencave të reja të eksportit për metale të rralla dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për gjysmëpërçuesit dhe automobilat.

“Fakti që Kina po mban disa nga produktet që ajo ra dakord të furnizonte në marrëveshjen tonë mund të jetë për shkak të një të mete në sistemin kinez ose ndoshta është e qëllimshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë pasi Trump të flasë me Xi Jinping”, shtoi Bessent, duke iu referuar çështjes së mprehtë të metaleve të rralla.

I pyetur se kur do të takoheshin Trump dhe Xi, sekretari i Thesarit u përgjigj “mendoj se do të shohim diçka shumë shpejt”./  a.jor.

 

“Mendoj se ata (Kina) thjesht po marrin kohë për të zbatuar marrëveshjen… Po ndërmarrim disa hapa për t’u treguar atyre se si ndihemi për këtë”, shtoi Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick në një intervistë tjetër televizive. “Presidenti ynë e di se çfarë duhet të bëjë dhe do të gjejë një zgjidhje, jam i bindur për këtë”, shtoi ai.

The post SHBA – Bessent: Tensionet tregtare kino-amerikane mund të zgjidhen pas telefonatës Trump-Xi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xuxi promovon këngën e re “Hyjnesha e Prishtinës” me performancë live në Albi Mall

By: Albi Mall
23 May 2025 at 09:55

Një nga emrat më të dashur të muzikës urbane shqiptare, Xuxi, vjen këtë fundjavë në një event të veçantë në Albi Mall, për të sjellë premierën live të këngës së tij më të re “Hyjnesha e Prishtinës”.

Eventi do të mbahet më 25 maj, duke filluar nga ora 16:00, në katin e parë të Albi Mall, hyrja A, ku adhuruesit e muzikës së tij do të kenë mundësinë ta ndjekin nga afër performancën e tij dhe të bëhen pjesë e një atmosfere të zjarrtë dhe festive.

Kënga “Hyjnesha e Prishtinës”, e cila pritet të jetë një nga hitet e verës, do të prezantohet për herë të parë para publikut pikërisht në këtë ngjarje, e cila është organizuar në bashkëpunim me Albi Mall, e njohur për organizimin e aktiviteteve që afrojne komunitetin me artistët dhe kulturën.

Performanca live e Xuxit është vetëm një nga momentet e shumëpritura, pasi vizitorët e Albi Mall gjatë këtij eventi do të mund të përjetojnë gjithashtu një mbrëmje me atmosferë unike, ritme moderne dhe një ndjenjë të fortë të krenarisë për qytetin dhe artin vendor.

Ky event vjen si pjesë e përkushtimit të Albi Mall për të ofruar më shumë se thjesht një përvojë blerjeje – duke sjellë kulturë, argëtim dhe emocione për të gjitha moshat.

The post Xuxi promovon këngën e re “Hyjnesha e Prishtinës” me performancë live në Albi Mall appeared first on Telegrafi.

Xi dhe Putin shfaqen si miq të ngushtë, por marrëdhënia e tyre…

9 May 2025 at 18:36

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin e bënë të duket sikur janë miqtë më të ngushtë gjatë paradës së Ditës së Fitores në Moskë.

Xi mori vendin e tij në të djathtë të Putinit, duke shfaqur imazhin e një aleati të palëkundur, ndërsa trupat e dy vendeve marshuan së bashku në Sheshin e Kuq. Orë më parë, Xi përshkroi lidhjen midis dy shteteve si “të pathyeshme” dhe theksoi se Rusia dhe Kina duhet të jenë “miq të çelikut”.

Ky është vizita e 11-të e Xi në Rusi që nga koha kur u bë president në vitin 2013, dhe të dy udhëheqësit janë takuar më shumë se 40 herë. Putin ka njoftuar tashmë planet për të vizituar Kinën në vjeshtë, dhe ata kanë ndarë edhe një përqafim të rrallë publik në të kaluarën, duke përforcuar më tej imazhin e një miqësie të fortë.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka shtresa të tjera, të cilat mund të mos jenë të dukshme në shikim të parë. Mathieu Boulegue, një analist i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane, thotë se ndonëse ata mund të shfaqen si miq dhe aleatë të ngushtë, marrëdhënia mund të ketë edhe elemente të konkurencës. “Ato mund të jenë miq nga njëra anë, por gjithashtu mund të bashkëpunojnë dhe pastaj të shkatërrojnë njëri-tjetrin nga ana tjetër”, shton Boulegue.

Në këtë marrëdhënie, theksi është vënë në simbolikë dhe performancë, por është e rëndësishme të kuptohet edhe thelbi i vërtetë i bashkëpunimit mes dy liderëve. Marrëdhënia e tyre është kompleks dhe përfshin interesat e ndryshme dhe dinamikën e rivalitetit ndërkombëtar, pavarësisht imazhit të miqësisë së ngushtë që ata përpiqen të paraqesin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Xi dhe Putin shfaqen si miq të ngushtë, por marrëdhënia e tyre… appeared first on Euronews Albania.

Bisedime mbi Ukrainën dhe marrëdhëniet me SHBA-n, kur do takohen Putin dhe Xi

6 May 2025 at 15:58

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë konfliktin ukrainas dhe marrëdhëniet ruso-amerikane gjatë një bisede joformale më 8 maj, tha ndihmësi presidencial Yury Ushakov në një konferencë për shtyp.

“Putin dhe Xi do të takohen privatisht për të diskutuar çështjet që ata i konsiderojnë të nevojshme për t’i diskutuar”, tha zyrtari i Kremlinit. “Unë besoj se çështjet më të rëndësishme do të merren në konsideratë gjatë bisedës, duke përfshirë Ukrainën dhe, nëse dëshironi, marrëdhëniet ruso-amerikane.”

“Gjithçka që mund të imagjinohet”, përfundoi Ushakov.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bisedime mbi Ukrainën dhe marrëdhëniet me SHBA-n, kur do takohen Putin dhe Xi appeared first on Euronews Albania.

Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para

3 May 2025 at 13:56

I ftuar në emisionin “410” në Tëvë 1, Naim Bunjaku – i njohur për publikun si Xuxi – ka folur pa doreza për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet personale që e shtynë të bëhej pjesë e formatit të shumëkomentuar.

Xuxi u shpreh hapur se motivimi i tij nuk ishte fama, por nevoja financiare.

“Kur kam hyrë, dhurata, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, po për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, problem o me i fitu. Problem është se doni i mbledh”, tha ai me sinqeritet.

Ai theksoi se ndonëse ishte tashmë i njohur në publik, Big Brother VIP ia ndryshoi mënyrën se si e perceptonin njerëzit, sidomos të rinjtë. “Ajo çfarë ka bërë ky format, që një orë më vjen mirë, një orë më vjen keq, është që fëmija pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe më përshëndesin. Ky target është shumë i madh tek ne, sepse jemi një popull me moshë mesatare shumë të re”, u shpreh ai.

Deklaratat e Xuxit ngjallën diskutime në rrjete sociale, ku shumë prej ndjekësve e vlerësuan për sinqeritetin dhe për faktin se haptazi foli për vështirësitë ekonomike që, siç tha vetë, i dhanë shtysën për të hyrë në BBVK.

Me këtë rrëfim, Xuxi jo vetëm që ofroi një tjetër këndvështrim mbi arsyet e pjesëmarrjes në reality-show, por edhe preku realitetin e shumë njerëzve që, përtej kamerave dhe skenës, përballen çdo ditë me sfida ekonomike. /Telegrafi/

The post Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para appeared first on Telegrafi.

Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë!

By: gaze tare
30 April 2025 at 09:37

Naim Bunjaku, i njohur për publikun si Xuxi, ka uruar publikisht Gjestin për fitoren e tij në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në një intervistë të dhënë për “Robi plaket kur don vet”, Xuxi nuk kurseu vlerësimet, duke theksuar se suksesi i Gjestit ishte i merituar dhe i natyrshëm.

“Jam gëzuar shumë sinqerisht”, tha ai, duke shtuar se e ka përkrahur nga fillimi e deri në fund, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Sipas Xuxit, mosha, gjendja familjare dhe përkushtimi i Gjestit e bënin atë kandidatin ideal për këtë reality show. “Nuk kishte pengesa jashtë, prindërit i ka mirë, është njeri i përkushtuar dhe shumë inteligjent – e ka ndërtuar lojën me kujdes”.

Ai gjithashtu nënvizoi se qëndrimi gjashtëmujor brenda shtëpisë ishte një sakrificë në vetvete, dhe se sjellja e Gjestit gjatë gjithë edicionit ishte e pandryshuar: “Nuk ka ofenduar askënd, ka qenë gjithmonë korrekt”.

Xuxi dhe Gjesti kanë ndarë më parë eksperiencën së bashku në BBV Kosova 3, dhe kjo njohje e hershme, sipas tij, e ka bërë ta kuptojë që në fillim potencialin që kishte për të shkuar deri në fund edhe në Shqipëri.

The post Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë! appeared first on iconstyle.al.

Ndikimi i luftës tregtare të SHBA-së, Xi shpall planin për ekonominë kineze

25 April 2025 at 15:51

Xi Jinping ka njoftuar një plan për të kundërshtuar problemet e vazhdueshme ekonomike të Kinës dhe ndikimin e luftës tregtare të SHBA-së, pasi raportet rrotullohen se ajo mund të heqë tarifat për disa produkte amerikane, përfshirë gjysmëpërçuesit.

Mbledhja e së premtes së Byrosë Politike u thirr për të diskutuar mbi ekonominë e Kinës, e cila që nga pandemia është përballur me vështirësi të nxitura nga kriza e sektorit të strehimit, papunësia e të rinjve dhe tarifat e Donald Trump për të gjitha importet kineze në SHBA.

Një lexim i takimit i publikuar nga media zyrtare shtetërore Xinhua tha se ekonomia e Kinës kishte treguar një “tendencë pozitive” me rritjen e besimit social në vitin 2025, por “ndikimi i goditjeve të jashtme është rritur”.

“Ne duhet të forcojmë të menduarit përfundimtar, të përgatisim plotësisht plane emergjente dhe të bëjmë një punë solide në punën ekonomike,” tha ai.

Në një referencë ndaj tarifave globale të Trump, leximi thoshte se Pekini do të “punojë me komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur në mënyrë aktive multilateralizmin dhe për të kundërshtuar praktikat e njëanshme të ngacmimit”.

Presidenti amerikan ka këmbëngulur përsëri se Xi e ka thirrur atë për të diskutuar mbi taksat kufitare, pavarësisht se Pekini mohoi çdo kontakt midis dy vendeve për mosmarrëveshjen e tyre të hidhur tregtare.

Në një intervistë të zhvilluar të martën me revistën Time dhe të botuar të premten, Trump përsëriti pretendimin, por nuk tha se kur u bë telefonata dhe nuk specifikoi se çfarë u diskutua. “Ai është thirrur,” tha Trump për Xi. “Dhe unë nuk mendoj se kjo është një shenjë dobësie në emër të tij.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndikimi i luftës tregtare të SHBA-së, Xi shpall planin për ekonominë kineze appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Xi gjen mbështetje në Vietnam: Bashkë kundër gangsterizmit të Trump

15 April 2025 at 16:06

Presidenti kinez Xi Jinping po lobon për një tregti të lirë teksa vijon turin në Azinë Jug-lindore, duke e prezantuar Kinën si burim të stabilitetit dhe sigurisë.

Të hënën ai u prit në Hanoi me një ceremoni madhështore nga homologu vietnamez Luong Cuong. Gjatë takimit, Xi tha se dy vendet i kanë sjellë botës “qëndrueshmëri dhe siguri në kohë të turbullta”.

“Si përfituese nga globalizimi ekonomik, Kina dhe Vietnami duhet të përforcojnë bashkëpunimin strategjik dhe t’i kundërvihen së bashku akteve të njëanshme të gangsterizmit, të mbrojnë tregun e lirë dhe të ruajnë industrinë globale dhe zinxhirët e furnizimit”, tha Xi.

Kina dhe Vietnami nënshkruan një seri memorandumesh bashkëpunimi sa i takon zinxhirëve të furnizimit dhe projektit për ristrukturimin e hekurudhave.

Presidenti Xi premtoi gjithashtu një akses më të madh për eksportet agrikulturore vietnameze në Kinë, edhe pse mbi marrëveshjet u publikuan pak detaje.

Ndërkohë, gjatë së martës lideri kinez mbërriti në Kuala Lumpur të Malajzisë për një vizitë treditore dhe do t’i japë fund turit të tij me një ndalesë në Kamboxhia.

Duke reaguar, presidenti Donald Trump e kritikoi takimin, që vjen pak ditë pasi tarifat e tij tronditën tregjet botërore dhe qeveritë e vendeve të prekura.

“Kina dhe Vietnami po përpiqen të gjejnë një mënyrë se si t’ia punojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Xi gjen mbështetje në Vietnam: Bashkë kundër gangsterizmit të Trump appeared first on Euronews Albania.

KINË – Xi për tarifat amerikane: Proteksionizmi nuk të çon askund

PEKIN, 14 prill /ATSH-ANSA/ – Proteksionizmi nuk të çon askund dhe një luftë tregtare nuk do të ketë fitues, deklaroi mes luftës tregtare me SHBA-në, presidenti kinez Xi Jinping.

Jinping do të bëjë sot udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, duke u ndalur në Vietnam, Malajzi dhe Kamboxhia për të forcuar lidhjet tregtare rajonale, mes tarifave të Donald Trump.

Në një artikull në të përditshmen kryesore të Vietnamit ”Nhan Dan”, Xi u kërkoi të dy vendeve “të ruajnë fuqishëm sistemin tregtar shumëpalësh, stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global dhe një mjedis ndërkombëtar të hapur dhe bashkëpunues”./   /os/

The post KINË – Xi për tarifat amerikane: Proteksionizmi nuk të çon askund appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet 22 vjeçari me pistoletë në Tiranë, lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet

By: Besnik
5 April 2025 at 13:41
Një i ri 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Efektivët kishin marrë informacion se 22-vjeçari lëvizte i armatosur, por për të shmangur kontrollet mundshme, ai përdorte mjetet taksi.
Në kuadër të operacionit të koduar “Backseat”, policia ndaloi të riun K.SH, 22 vjeç, teksa po udhëtonte me një taksi në zonën e Bulevardit të Ri, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe pistoleta.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas lëvizte i armatosur me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Kapet 22 vjeçari me pistoletë në Tiranë, lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet appeared first on Euronews Albania.

“Shpikësit” 11-vjeçare bëjnë serrën inteligjente, nxënësit nga Lushnja fitues në konkursin ndërkombëtar “Shkollat e Shek XXI”

2 April 2025 at 09:41

Nxënësit nga Lushnja kanë dalë fitues në konkursin ndërkombëtar “Shkollat e Shek XXI”. “Shpikësit”, 11-vjeçarë arritën të bëjnë serrën inteligjente.

Për këtë u janë dashur dy javë dhe u shprehën se kanë përdorur materiale të ndryshme, duke nisur nga microbic, 2 pllaka microbic, 2 rele, 2 bateri, ventilator dhe sistemin e lagështirës.

“ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ata treguan se nga vëzhgimi i tyre panë elementë që mungonin dhe arritën ti realizonin në projekt.

“Kemi ende projekte për të bërë, do të jemi në punë dhe do të sjellim diçka të re që na vlen të gjithëve. Kemi një pjesë toke në shkollë dhe kemi dëshirë ta përshtatim. Mendoj që në atë pjesë të ndërtojmë një serrë me sipërfaqe më të madhe”, u shpreh mësuesi i 11-vjeçarëve.

/abcnews.al/

Vrasja në Prishtinë, banori i ‘BBVK’: Isha në tavolinë me personin e plagosur

By: gaze tare
27 March 2025 at 16:53

Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë.

Pas mbërritjes në spital, Naser Gashi ka ndërruar jetë, ndërsa Miftar Miftari ka mbetur i plagosur. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, kishte edhe disa persona të tjerë, përfshirë Xuxin, këngëtar dhe personazh i njohur nga BBVK.

Ai i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se ishte në tavolinë me një nga të plagosurit.

“Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngritë në këmbë të ikte dhe e ka marrë plumbin”, tha Xuxi.

The post Vrasja në Prishtinë, banori i ‘BBVK’: Isha në tavolinë me personin e plagosur appeared first on iconstyle.al.

Xuxi voton me kusht në Pejë: Të fitojë më i miri

9 February 2025 at 15:57

Ish-finalisti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Naim Bunjaku – Xuxi, ka shfrytëzuar të drejtën e votës me kusht në Pejë.

Ai thotë se vota ka shumë rëndësi, andaj edhe votoi me kusht pasi nuk kishte mundësi të ishte prezent në Prishtinë.

“Uroj që këto zgjedhje të shkojnë më së miri, e të fitojë më i miri”, u shpreh ndër të tjerash ish-banori.

Foto: Screenshot/YouTube

Xuxi ka rikthyer vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi kishte kohë që bëri tërheqje nga muzika e jeta publike, duke qenë më i fokusuar në punën si prezantues.

Në këtë BBVK, i njëjti ka shpalosur shumë gjëra duke treguar veten në të gjitha dimensionet.

Si finalist i këtij reality shou, Xuxi ka fituar plot dhjetë mijë euro. /Telegrafi/

The post Xuxi voton me kusht në Pejë: Të fitojë më i miri appeared first on Telegrafi.

Trump do të flasë me presidentin kinez, Xi Jinping

By: Re Nato
4 February 2025 at 18:07

Presidenti i SHBA Donald Trump do të flasë me presidentin kinez Xi Jinping të martën, ka thënë këshilltari i tij kryesor tregtar Peter Navarro.

Të dy presidentët do të flasin ndërsa tarifat e reja 10 për qind për importet kineze hyjnë në fuqi, duke nxitur tarifat hakmarrëse të shpallura nga Pekini.

I pyetur se si konsumatorët dhe kompanitë amerikane duhet t’i kuptojnë tarifat e Kinës, Navarro i tha Politico: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë me thirrjen sot”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më herët nuk dha asnjë informacion mbi thirrjen Trump-Xi, por tha se do të ndodhte “së shpejti”.

Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake

By: D Marku
2 February 2025 at 12:58

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi ka bërë një deklaratë të papritur për Sara Kolamin, bashkëudhëtaren e tij në reality show.

Në emisionin Weekend, ai tha se Sara ka aktruar, duke shtuar se këtë mendim e ka pasur dhe më herët, por kur shikon videot i përforcohet më shumë.

Sara Kolami ka aktruar gjatë tërë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 3. Kur i shikon sendet e kupton.”, ka thënë Xuxi.

The post Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake appeared first on Albeu.com.

Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake

By: gaze tare
2 February 2025 at 12:54

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi ka bërë një deklaratë të papritur për Sara Kolamin, bashkëudhëtaren e tij në reality show.

Në emisionin Weekend, ai tha se Sara ka aktruar, duke shtuar se këtë mendim e ka pasur dhe më herët, por kur shikon videot i përforcohet më shumë.

Sara Kolami ka aktruar gjatë tërë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 3. Kur i shikon sendet e kupton.”, ka thënë Xuxi.

The post Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake appeared first on iconstyle.al.

❌
❌