Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BRUKSEL – BE dhe SHBA bien dakord për një deklaratë mbi marrëveshjen tregtare

21 August 2025 at 15:21

BRUKSEL/UASHINGTON, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara lëshuan sot një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se kishin rënë dakord për një kornizë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre tregtare.

Ajo parashikon uljen retroaktive të tarifave të SHBA-së për importet e makinave nga vendet e BE-së në 15% që nga 1 gushti.

Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic njoftoi në Bruksel se BE do të përmbushë kushtet e nevojshme për këtë.

Deri më tani, norma e tarifës për makinat e BE-së që hyjnë në SHBA kishte qenë 27,5%.

Sipas deklaratës, SHBA-të do të ulin tarifat e tyre sapo BE të nisë procesin legjislativ për masat e lehtësimit të importit që përfitojnë disa produkte të SHBA-së.

Këto përfshijnë heqjen e plotë të tarifave për mallrat industriale të SHBA-së dhe heqjen e barrierave për disa importe ushqimore./ a.jor.

The post BRUKSEL – BE dhe SHBA bien dakord për një deklaratë mbi marrëveshjen tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së për shtatëmujorin e këtij viti, zënë 56,7 % të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme në periudhën janar-korrik 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së përbënë 51,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë janë: Italia me 26,9 %, Kina me 9,3 %, Greqia me 7,6 % dhe Turqia me 7,1 %.

Përtej BE-së, gjatë kësaj periudhe u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Kosovës me 72,5%, ndërsa importet nga Turqia dhe Kina vijojnë të rriten.

INSTAT bën të ditur se, në shtatëmujorin janar–korrik 2025, eksportet totale arritën 239 miliardë lekë, ndërsa importet 515 miliardë lekë, duke sjellë një ulje të deficitit tregtar me gati 6 për qind.

Tregtia e jashtme mbetet një nga indikatorët kyç të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.

/a.f/

The post Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 38.4 miliardë lekë gjatë 5-mujorit

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-maj, sipas të cilit Turqia renditet partneri i katërt tregtar, duke zënë 7,4 % të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 5 muajt e këtij viti llogariten 38.4 miliardë lekë.

Referuar të dhënave për periudhën janar-maj, eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 2.1 miliardë lekë, nga 1.8 miliardë lekë që ishin 5-mujorin e 2024-ës, ndërsa importet për periudhën 5-mujore llogariten 36.2 miliardë lekë.

Nga Turqia, në periudhën janar-maj janë importuar 12.7 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale si dhe 4 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet 4.9 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. /j.p/

The post Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 38.4 miliardë lekë gjatë 5-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarifat në fuqi/ Trump nis nga sot njoftimet zyrtare për partnerët tregtarë

7 July 2025 at 07:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se nga e hëna (7 korrik) do të nisin dërgimet e letrave zyrtare për vendosjen e tarifave të reja tregtare ndaj partnerëve ndërkombëtarë të SHBA-së. Ai tha se do të jenë 12 deri në 15 letra, ndërsa disa marrëveshje janë finalizuar tashmë.

Edhe pse më herët ishte parashikuar që tarifat të hynin në fuqi më 9 korrik, Trump nuk dha një datë të saktë, duke thënë vetëm se “shumica do të jenë të përfunduara” deri atëherë. Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi se tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Trump kishte paralajmëruar më parë tarifa bazë prej 10%, me mundësi rritjeje deri në 50%. Në platformën e tij Truth Social, ai konfirmoi se letrat do të nisin të dërgohen nga ora 12:00 ET dhe paralajmëroi një tarifë shtesë prej 10% për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane” të bllokut BRICS.

Lajmi ka shkaktuar lëkundje në tregjet aziatike, me indekset kryesore që shënuan rënie të lehtë për shkak të paqartësive mbi afatet dhe përmbajtjen e tarifave.

The post Tarifat në fuqi/ Trump nis nga sot njoftimet zyrtare për partnerët tregtarë appeared first on Sot News | Lajme.

Shkëmbimet tregtare me SHBA, 9.1 miliardë lekë gjatë 5-mujorit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë gjatë 5-mujorit të këtij viti, duke arritur në 9.1 miliardë lekë nga 9.6 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-shit.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë periudhës janar-maj 1,8 miliardë lekë, thuajse në të njëjtin nivel me 5-mujorin e 2024-ës.

Ndërkohë, niveli i importeve ra me mbi 1 miliard lekë. Sipas të dhënave importet ranë në 7.3 miliardë lekë gjatë 5-mujorit të këtij viti, nga 8.8 miliardë lekë që ishin në 2024-shin.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh.

Produktet më të eksportuara në SHBA janë bimët aromatike e mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë peshën kryesore të eksportit, mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.

/a.gj//a.f/

The post Shkëmbimet tregtare me SHBA, 9.1 miliardë lekë gjatë 5-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shitjet në tregtinë me pakicë rritje me 7% në tremujorin e parë

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Tregtia me pakicë shënoi rritje të ndjeshme në volum të shitjeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sipas të dhënave të fundit nga INSTAT.

Indeksi i volumit të shitjeve, i përshtatur për faktorët sezonale, arriti vlerën 107,2, duke shënuar një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ky rezultat tregon një përmirësim të përgjithshëm të aktivitetit të tregtisë me pakicë dhe një tendencë pozitive në disa kategori produktesh.

Në tregtinë me pakicë, duke përfshirë hidrokarburet, vërehet një rritje e shitjeve prej 13,2%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024.

Përveç kësaj, tregtia me pakicë e artikujve joushqimore ka kontribuar në rritjen e përgjithshme të volumit të shitjeve me 2,4 pikë përqindje, ndërsa produktet ushqimore dhe pijet kanë kontribuar me 1,4 pikë përqindje.

Shitjet e artikujve ushqimorë në markete janë rritur me 2,4 pikë përqindje, ndërsa tregtia e ushqimeve, pijeve dhe duhanit në njësi jo të specializuara ka pasur një rritje prej 1,1 pikë përqindje.

Grupi i hidrokarbureve gjithashtu ka pasur një ndikim pozitiv, duke kontribuar me 3,2 pikë përqindje në rritjen e shitjeve.

Edhe kur krahasojmë periudhën tremujore, shikohet një rritje të moderuar prej 1,4% për tregtinë pa përfshirë hidrokarburet.

Megjithatë, tregtia me pakicë e hidrokarbureve ka pësuar një rënie të vogël prej 0,3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Këto të dhëna flasin për një ngjallje të konsumit dhe një rritje të përgjithshme në aktivitetin ekonomik, e lidhur edhe me zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit.

Një fluks më i madh turistik shoqërohet me një rritje të konsumit të produkteve dhe shërbimeve. /a.gj/ /a.g/

1 nga 2

The post Shitjet në tregtinë me pakicë rritje me 7% në tremujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Arritëm marrëveshjen tregtare me Kinën

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Marrëveshja jonë me Kinën u arrit, subjekt i një miratimi përfundimtar nga presidenti XI dhe unë, shkruajti në Truth Social presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kina do të ofrojë të gjitha llojet e magneteve dhe mineraleve të rralla të nevojshme. Po kështu, ne do t’i ofrojmë Kinës atë për të cilën është rënë dakord, përfshirë vizat për studentët kinezë që përdorin kolegjet dhe universitetet tona (gjë që gjithmonë më ka pëlqyer!),” shtoi ai.

Po sot, SHBA dhe Kina kishin rënë dakord për një “kornizë gjithëpërfshirëse” në bisedimet për tarifat.

Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Li Chenggang, u tha gazetarëve në kryeqytetin britanik se ekipet negociuese nga Pekini dhe Uashingtoni kishin rënë dakord për një kornizë gjithëpërfshirëse për tregtinë, pas dy ditësh bisedimesh pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping.

“Të dyja palët, në parim, kanë arritur një kornizë për zbatimin e asaj për të cilën dy krerët e shteteve ranë dakord gjatë telefonatës së 5 qershorit dhe konsensusit të arritur në takimin e Gjenevës”, tha Li./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Arritëm marrëveshjen tregtare me Kinën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Bisedime kyçe tregtare SHBA-Kinë

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Përfaqësues të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të takohen në Londër të hënën për bisedime të mëtejshme tregtare, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

”Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Thesarit Scott Bessent, sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Trump kishte rënë dakord për raundin e ri të bisedimeve gjatë një telefonate me Presidentin Kinez Xi Jinping të enjten, megjithëse ora dhe vendi i saktë i takimit nuk ishin përcaktuar fillimisht.

Ai tha se diskutimet do të përqendrohen në detajet e një marrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Pas telefonatës midis dy udhëheqësve, Kina u shpreh më me kujdes, duke i kërkuar SHBA-së t’i përmbahet marrëveshjeve të ndërsjella të marrëveshjes.

Pekini deklaroi se pala kineze e kishte zbatuar marrëveshjen me seriozitet.

Që nga marrja e detyrës, Trump ka ndjekur një politikë të ashpër tregtare ndaj Kinës.

Në një moment, ai rriti tarifat për importet nga Kina në SHBA në disa hapa deri në një shifër marramendëse prej 145%, duke bërë që Pekini të reagonte me kundërtarifa.

Në mesin e majit, të dyja palët ranë dakord gjatë një takimi në Zvicër për të ndaluar përshkallëzimin dhe për të ulur përkohësisht tarifat.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump nuk dha detaje specifike rreth kohës dhe vendndodhjes së saktë të negociatave të së hënës në Londër, por tha se ato do të jenë të disponueshme./  a.jor.

The post FOKUS – Bisedime kyçe tregtare SHBA-Kinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

By: Mirgen
6 June 2025 at 21:14

Kina dhe Franca kanë arritur një konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare dhe ekonomike përmes dialogut dhe konsultimeve, deklaroi këtë të premte ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, pas një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Në deklaratë nuk e përshkroi me detaje natyrën e konsensusit të arritur. Siç raportohet nga mediat e huaja, […]

The post Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare appeared first on BoldNews.al.

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Greqia është renditur e 3-ta në partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë për katërmujorin e vitit 2025.

Sipas treguesve të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme me këtë vend përbën 7,4% të totalit, duke shënuar një rritje prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një tregues pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Eksportet shqiptare drejt Greqisë arritën në 8,5 miliardë lekë, ku një pjesë e konsiderueshme përbëhet nga tekstilet dhe këpucët, që kapin vlerën e 3 miliardë lekëve, duke treguar rëndësinë e këtij sektori në tregtinë me vendin fqinj.

Gjithashtu, eksportet e materialeve ndërtimore dhe mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, me vlerë përkatësisht 229 milionë dhe 1 miliard lekë, theksojnë diversifikimin e produkteve shqiptare që hyjnë në tregun grek.

Nga ana tjetër, importet nga Greqia janë dukshëm më të larta, duke arritur në 23,3 miliardë lekë, me peshën kryesore të ushqimeve, pijeve dhe duhanit që arrijnë në 6,4 miliardë lekë.

Importet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, si dhe të produkteve kimike dhe plastikës, janë gjithashtu të konsiderueshme, duke reflektuar nevojat e industrisë dhe konsumit në Shqipëri.

/a.f/

The post Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Bessent: Tensionet tregtare kino-amerikane mund të zgjidhen pas telefonatës Trump-Xi

UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent sugjeroi sot se tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të zgjidhen pas një telefonate midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, e cila mund të zhvillohet “shumë shpejt”.

I përfshirë në një betejë ligjore për tarifat e tij, Donald Trump rindezi tensionet tregtare me Kinën të premten duke akuzuar Pekinin se nuk po respekton kushtet e marrëveshjes së uljes së tensioneve të negociuar midis dy vendeve më 12 maj në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kishin arritur një marrëveshje për të pezulluar përkohësisht përshkallëzimin tregtar që kishte rritur tarifat për produktet amerikane në 125% dhe ato për produktet kineze në 145%.

Pas dy ditësh takimesh, Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të ulin përkohësisht tarifat e tyre në 30% dhe 10% përkatësisht, duke u zotuar të vazhdojnë diskutimet drejt një marrëveshjeje tregtare.

“Kina po mban produkte që janë thelbësore për zinxhirin e furnizimit të Indisë dhe Evropës dhe kjo nuk është ajo që bën një partner tregtar i besueshëm. Jam i bindur se kur presidenti Trump dhe Xi të flasin, kjo mund të zgjidhet”, tha Bessent në një intervistë me CBS.

Sipas ”Wall Street Journal”, problemi rrjedh nga ritmi i ngadaltë i Kinës në dhënien e licencave të reja të eksportit për metale të rralla dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për gjysmëpërçuesit dhe automobilat.

“Fakti që Kina po mban disa nga produktet që ajo ra dakord të furnizonte në marrëveshjen tonë mund të jetë për shkak të një të mete në sistemin kinez ose ndoshta është e qëllimshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë pasi Trump të flasë me Xi Jinping”, shtoi Bessent, duke iu referuar çështjes së mprehtë të metaleve të rralla.

I pyetur se kur do të takoheshin Trump dhe Xi, sekretari i Thesarit u përgjigj “mendoj se do të shohim diçka shumë shpejt”./  a.jor.

 

“Mendoj se ata (Kina) thjesht po marrin kohë për të zbatuar marrëveshjen… Po ndërmarrim disa hapa për t’u treguar atyre se si ndihemi për këtë”, shtoi Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick në një intervistë tjetër televizive. “Presidenti ynë e di se çfarë duhet të bëjë dhe do të gjejë një zgjidhje, jam i bindur për këtë”, shtoi ai.

The post SHBA – Bessent: Tensionet tregtare kino-amerikane mund të zgjidhen pas telefonatës Trump-Xi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BM: Një luftë tregtare SHBA-BE në interesin e askujt

LONDËR, 27 maj /ATSH-DPA/ – Një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt, tha qeveria britanike, pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të vendosur tarifa prej 50% për mallrat e BE-së.

Trump kërcënoi të rriste tarifat për produktet e BE-së të premten e kaluar duke thënë se bisedimet me bllokun “nuk po çojnë askund” dhe duke sugjeruar se norma e re mund të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Por, të dielën në mbrëmje ai tha se do t’i shtynte tarifat deri më 9 korrik për të lejuar “negociata serioze”.

Në komentet e para të Londrës që kur Trump bëri kërcënimin e tij, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha sot se “ne gjithmonë kemi qenë të qartë se një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt”.

“Dhe BE-ja dhe SHBA-ja janë dy nga partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, prandaj jemi kaq të përqendruar në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona tregtare si me BE-në ashtu edhe me SHBA-në”, shtoi ai.

BE-ja aktualisht i nënshtrohet tarifave amerikane prej 10%, në përputhje me shumicën e vendeve të tjera, pasi Trump hoqi dorë nga taksat gjithëpërfshirëse që ai njoftoi më 2 prill, të cilat kishin përfshirë një tarifë prej 20% për bllokun.

Më parë këtë muaj, BE-ja tha se do të vendoste tarifat e veta për një gamë produktesh amerikane, duke përfshirë avionë, automjete dhe alkool, dhe do të fillonte veprime ligjore në Organizatën Botërore të Tregtisë nëse nuk mund të negocionte një zgjidhje me Uashingtonin.

Edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka arritur të negociojë disa lëshime për tarifat e vendosura direkt mbi vendin, një luftë më e gjerë tregtare midis SHBA-së dhe BE-së mund të dëmtojë ende ekonominë britanike./  a.jor.

The post FOKUS – BM: Një luftë tregtare SHBA-BE në interesin e askujt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Kina po kërkon lehtësim të luftës tregtare

UASHINGTON, 6 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se zyrtarët kinezë duan të negociojnë një lehtësim të luftës tregtare midis dy fuqive dhe se bisedimet do të zhvillohen në kohën e duhur.

“Ata duan të negociojnë dhe duan të takohen.  Ne do t’i takojmë ata në kohën e duhur”, theksoi Trump në Zyrën Ovale, së bashku me kryeministrin kanadez Mark Carney.

Administrata Trump ka vendosur tarifa deri në 145% për importet kineze.

Në përgjigje, Pekini vendosi tarifa hakmarrëse deri në 125% për mallrat nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, të dyja palët kanë dhënë përjashtime për artikuj specifikë që konsiderohen kritikë, siç janë disa pajisje elektronike, me qëllim zbutjen e pasojave ekonomike.

Trump ka bërë vazhdimisht deklarata kontradiktore në lidhje me statusin e bisedimeve me Pekinin.

Ai kishte thënë më parë se kishte pasur shkëmbime mendimesh midis dy palëve, përfshirë një telefonatë midis tij dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping. Pekini i ka mohuar pretendimet.

Vetëm pak orë para komenteve të fundit të Trump, sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, i tha një komisioni të Kongresit se negociatat zyrtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë nuk kishin filluar ende./  /os/

The post SHBA – Trump: Kina po kërkon lehtësim të luftës tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me SHBA-në

By: Mirgen
6 May 2025 at 21:16

Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha sot Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant. “Ne nuk kemi filluar ende negociatat me Kinën “, tha Bessant gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve. Bessent tha se marrëveshjet shumëpalëshe tregtare janë ende të mundshme […]

The post Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me SHBA-në appeared first on BoldNews.al.

INSTAT: Afro 60% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së, për tremujorin e parë të këtij viti zunë 58,1 % të gjithë tregtisë.

Referuar raportit të INSTAT, në periudhën janar – mars 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,1 % të importeve gjithsej.

Në këtë tremujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 miliardë lekë, duke u rritur me 4,7 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 miliardë lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,7 %), Kina (8,6 %) dhe Greqia (7,9 %).

Mallrat kryesore që eksporton Shqipëria drejt BE-së janë tekstile dhe veshje (sidomos fasoneri në Itali dhe Gjermani), minerale dhe metale (krom, hekur-nikel), dhe produkte bujqësore (fruta, perime).

Mallrat kryesore që Shqipëria importon nga BE-ja janë makineri dhe pajisje industrial, produkte ushqimore të përpunuara, automjete dhe pjesë këmbimi, produkte farmaceutike dhe teknologji.

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (79 %), Greqia (8,6 %) dhe Germania (5,5 %). Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (13,9 %) , Maqedonia e Veriut (23,7 %) etj.

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (0,3 %), Turqia (26,9 %), Gjermania (9,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (29 %), Greqia (6,4 %) dhe Spanja (8,8 %).

BE është gjithashtu investitori më i madh në Shqipëri, përmes granteve, projekteve zhvillimore dhe kompanive private. /j.p/

The post INSTAT: Afro 60% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet “Made in Albania” rritje me 4,7 %, 100 miliardë lekë gjatë 3-mujorit

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar një rritje prej 4,7% gjatë tremujorit të parë të këtij, një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 miliardë lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 miliardë lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar të dhënave, rritja e eksporteve prej 4,7% tregon për një performancë më të mirë të sektorëve prodhues dhe një kërkesë më të lartë nga tregjet ndërkombëtare për mallrat “Made in Albania”.

Rritja prej 4,7% e eksporteve shqiptare është mbështetur kryesisht nga disa grupe kyçe.

Grupi me ndikimin më pozitiv në rritjen e eksporteve është “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me 10.8 pikë përqindje. Kjo është ndikuar nga çmimet e larta të energjisë dhe lëndëve djegëse në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, për sektorët e mineraleve dhe metaleve, çmimet kanë pasur një tendencë rënëse, duke reflektuar një kërkesë më të ulët globale.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se edhe grupi ”ushqime, pije dhe duhan”, kontribuoi me 0.9 pikë përqindje, si rezultat i rritjes së kërkesës për produkte agroushqimore shqiptare jashtë vendit.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar kryesisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 6,1 pikë përqindje, dhe “tekstile dhe këpucë” me 0,6 pikë përqindje.

Duket se rritja është mbështetur më shumë te produktet e lidhura me burimet natyrore dhe energjinë, ndërsa sektorët prodhues tradicionalë si tekstilet dhe materialet e ndërtimit dhe metalet kanë pësuar rënie.

Ndryshe nga eksportet, importet janë ulur me 3,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, të dhënat tregojnë se vendi importoi më pak “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “materiale ndërtimi dhe metale”. /j.p/

The post INSTAT: Eksportet “Made in Albania” rritje me 4,7 %, 100 miliardë lekë gjatë 3-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – OBT: Tregtia globale nuk varet tërësisht nga SHBA-ja

GJENEVË, 17 prill /ATSH-DPA/ – Politika tarifore e presidentit amerikan Donald Trump është një thirrje zgjimi për Evropën dhe botën, deklaroi zyrtari i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ralph Ossa, duke këmbëngulur se tregtia globale nuk varet tërësisht nga Uashingtoni.

“Sado të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara janë, ato përbëjnë vetëm 13 për qind të importeve globale. Kjo do të thotë se 87 për qind e importeve shkojnë në pjesën tjetër të botës”, theksoi Ossa.

“Sigurisht që ne duam të eksportojmë në Amerikë, por është e rëndësishme që edhe pjesa tjetër e botës të qëndrojë e bashkuar”, shtoi Ossa, kryeekonomisti i OBT-së.

Sipas Ossa, nivelet e tregtisë tashmë kanë rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut që kur Trump u kthye në pushtet. “Tashmë mund të shihni efekte të mëdha atje”, theksoi ai.

Ossa theksoi nevojën për t’iu përgjigjur devijimit të tregtisë, duke vënë në dukje se Kina mund të devijojë eksportet e mëparshme në Shtetet e Bashkuara në Evropë.

“Unë mendoj se është thelbësore që këto efekte devijimi të menaxhohen në mënyrë bashkëpunuese, në mënyrë që ky konflikt të mos përshkallëzohet më tej”, theksoi ai.

OBT pret që eksportet kineze në Evropë të rriten me 6% këtë vit, pasi mallrat nga Kina aktualisht janë subjekt i tarifave prej më shumë se 100% në Shtetet e Bashkuara./   /os/

 

The post FOKUS – OBT: Tregtia globale nuk varet tërësisht nga SHBA-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Indeksi i Diversifikimit Ekonomik Global 2025: Shqipëria prapa në prodhim, tregti dhe të ardhura

By: Ela
10 April 2025 at 09:41

Përballë sfidave globale dhe një bote gjithnjë e më të lidhur, diversifikimi ekonomik është një faktor kyç për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të një shteti. Në këtë kontekst, Shqipëria renditet në vendin e 84-të në Raportin e Indeksit Global të Diversifikimit Ekonomik 2025, duke arritur një rezultat të përgjithshëm prej rreth 81 pikësh. Ky […]

The post Indeksi i Diversifikimit Ekonomik Global 2025: Shqipëria prapa në prodhim, tregti dhe të ardhura appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Musk në favor të tregtisë së lirë transatlantike pa tarifa

ROMË, 6 prill /ATSH-DPA/ – Këshilltari presidencial i SHBA-së, Elon Musk, ka folur në favor të një zone të tregtisë së lirë transatlantike pa tarifa, disa orë pasi tarifat e reja globale gjithëpërfshirëse të presidentit Donald Trump hynë në fuqi.

Duke folur përmes lidhjes video në një konferencë të partisë së krahut të djathtë të Italisë ”Lega”, në Firence të shtunën vonë, kreu i prodhuesit të makinave elektrike ”Tesla” tha se shpresonte që ”SHBA dhe Evropa të mund të bien dakord për një partneritet edhe më të ngushtë se më parë”.

”Shpresoj se me tarifat është rënë dakord që si Evropa ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të lëvizin, në mënyrë ideale për mendimin tim, në një situatë me tarifa zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Musk.

Dje, qeveria amerikane prezantoi tarifa universale prej një minimumi prej 10% për importet nga të gjitha vendet, të cilat ishin njoftuar nga Trump në fillim të javës.

Tarifa ndëshkuese dukshëm më të larta do të zbatohen për disa vende, në varësi të deficitit tregtar.

Importet nga Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian në SHBA përballen me tarifa të reja prej 20% duke filluar nga e mërkura.

Trump ka premtuar se tarifat do të rikthejnë “epokën e artë” të SHBA.

Pas njoftimit të tij të mërkurën, bursat ranë në të gjithë botën.

Musk foli për rreth 15 minuta në konferencën e partisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të kryetarit të ”Lega”-s dhe zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini.

Para zgjedhjeve federale gjermane, Musk ishte një mbështetës i hapur i ”Alternativës për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë.

Sot, Salvini do të kandidojë për t’u rizgjedhur si udhëheqës i ”Lega”-s – si kandidati i vetëm.

Pritet që politikanë të tjerë nga spektri populist i djathtë do t’i bashkohen konferencës së partisë, duke përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orbán, udhëheqësin e Rassemblement National të ekstremit të djathtë të Francës, Jordan Bardella dhe kreun e partisë spanjolle Vox, Santiago Abascal./  a.jor.

The post SHBA – Musk në favor të tregtisë së lirë transatlantike pa tarifa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elon Musk shpreson që në të ardhmen të ketë tregti të lirë SHBA-BE

5 April 2025 at 22:54

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, tha të shtunën se shpreson që në të ardhmen të shihte lirinë e plotë të tregtisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke folur disa ditë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi tarifat ndaj partnerëve tregtarë.

Musk, një këshilltar i Trump-it, i cili ka punuar për të eliminuar shpenzimet publike të kota të SHBA-së, foli përmes një video-lidhjeje në një kongres në Firence të Partisë së Ligës së krahut të djathtë të Italisë.

“Në fund të ditës, shpresoj se është rënë dakord që si Evropa ashtu edhe Shtetet e Bashkuara duhet të lëvizin në mënyrë ideale, sipas mendimit tim, drejt një situate tarifore zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Musk, shkruajnë mediat amerikane.

Sipas planeve të Trumpit të shpallura të mërkurën, Italia, e cila ka një suficit të madh tregtar me Shtetet e Bashkuara, do t’i nënshtrohet një tarife të përgjithshme prej 20% së bashku me vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

I intervistuar nga kreu i Ligës, Matteo Salvini, Musk, i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetje për partitë e krahut të djathtë në të gjithë Evropën, tha se ai gjithashtu shpresonte të shihte një liri më të madhe lëvizjeje midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara

❌
❌