Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim/ Shehi: Shembull demokracie, duhet t’ju hapim rrugë të rinjve

22 May 2025 at 15:57

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen.

Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë.

Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje.

Dashamir Shehi: Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve. LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë. Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet. Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit.

Marrëveshja ka qenë që Rama do jetë kryeministër dhe Berisha kryetar opozite dhe kjo po ndodh. Vjedhje votash në Shqipëri ka pasur e do ketë, por diferenca 300 mijë vota është shumë. Ka rënë profili ideologjik, është luftë votash dhe luftë interesash. Qeveria vjedh, por edhe PD ka njerëz të korruptuar dhe nëse do vinin vetë në pushtet do vidhnin edhe ata. Prandaj, çdo gjë është biznes. Në politikë sot nuk fiton dot po nuk ke para, duhet të jesh biznesmen njëherë e më pas të hysh në Kuvend. Sali Berisha as nuk duhet të kishte hyrë në këtë garë. Opozita ka konsumuar personazhet. Një pjesë kanë humbur fytyrën.

The post U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim/ Shehi: Shembull demokracie, duhet t’ju hapim rrugë të rinjve appeared first on Sot News | Lajme.

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dashamir Shehi: Ka shpresë për përmirësim

22 May 2025 at 15:49

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë televizive ndau opinionin e tij sesi e sheh të ardhmen e Shqipërisë dhe të Partisë Demokratike. Ai theksoi se Shqipëria po kalon periudha të vështira dhe ka abuzime qeveritare, ndërsa shprehu dëshirën që vendi të hyjë në Bashkimin Europian, duke besuar se kjo mund të sjellë disa përmirësime në standardet e qeverisjes dhe mbikëqyrjen nga ndërkombëtarët.

Shehi vlerësoi se PD ka ditë të vështira përpara, duke e parë opozitën të dobët në zgjedhje dhe kritikoi marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ai gjithashtu theksoi se ka shpresë për partitë e reja, pasi kanë marrë 150 mijë vota në total.

Dashamir Shehi: Shqipëria ka abuzime qeveritare dhe do doja që të hyjmë në BE, që të kemi disa standarde së paku. Do të jemi lagje e keqe e Europës, por do vijnë ca njerëz nga Europa që do kontrollojnë qeverinë e vendit. Nuk shikoj të ardhme të madhe për PD. Shoh ditë të vështira për PD-në. Del keq në zgjedhje opozita, edhe nga marrëveshja, që e bënë Rama e Berisha bashkë. Ka shpresë te 150 mijë votat për partitë e reja.

The post “150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dashamir Shehi: Ka shpresë për përmirësim appeared first on Sot News | Lajme.

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

By: user 11
21 May 2025 at 10:39

Dashamir Shehi është larguar nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Gjatë një konference për shtyp, Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen.

“Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare, duke filluar nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik.

T’u japim njëherë mirënjohje që na kanë votuar, sadopak që ishin. Janë përballur si njerëz të lirë për disa ide lirie dhe demokracie për alternativën tonë. Zgjedhjet në Shqipëri ishin një lloj farse midis dy partive kryesore, njëra për të mbajtur pushtetin dhe tjetra për opozitën. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate. Thuajse të gjithë, si ne, por disa e çanë rrethimin janë përplasur jo me PS, por me një parti shtet, dhe rezultatet sipas këtij sistemi e tregojnë.”, tha Shehi.

The post Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim appeared first on Lapsi.al.

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

15 May 2025 at 16:41
Edi Rama në Opinion

Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar.  Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e […]

The post Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Shehi: Partitë e vogla do të marrin 200 mijë vota

By: redi
8 May 2025 at 22:06

Kreu i koalicionit ”Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi teksa i bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ndryshuar të ardhmen, tha se partitë e vogla marrin 200 mijë vota. ”Qytetarët kanë një mundësi të madhe më datë 11 maj. Deri më datë 10, i pasuri është pasur, i varfri është i varfër, i dituri është i ditur, i padituri është i paditur. Më datë 11…

Source

“Partitë alternative këtë radhë po bëjnë një surprizë…”, Dashamir Shehi: Sinjali politik po vjen

By: Rovena
5 May 2025 at 22:33

Dashamir Shehi në zgjedhjet e 11 majit ka vendosur që të “luftojë” i vetëm në garën elektorale. Ai nuk pranoi ofertën e Partisë Demokratike për të qenë pjesë e “Aleanca Shqipëria Madhështore”.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News Shehi tha se nga partitë e vogla, të cilat ai preferon t’i quajë parti alternative, po vjen diçka surprizë, një sinjal politik. Duke iu referuar dhe sondazheve të publikuara Shehi tha se kjo është diçka pozitive, megjithatë nuk mund të cilësohet si një revolucion i sferën politike në vend.

“Këto partitë e tjera alternative, këtë radhë do të bëjnë një surprizë, nuk do të bëjnë përmbysjen, por jam i sigurtë që do të lëvizin nga 15 deri në 20% të votova që është një lloj revolucioni i përshpejtuar për këtë kohë. 20% të votave i thonë gati mbi 300 mijë vota, edhe kjo sipas sondazheve. Të gjitha sondazhet e japin këtë. Nuk do të bëjnë një përmbysje. Është një lloj përshpejtuesi, s ‘po them revolucion. Sinjali politik po vjen, a është ai i duhur që do përmbysë sistemin, apo jo këtë s’mund ta them. Por, kemi diçka që do të prodhojë diçka pozitive. Koncepti i polis se shpesh e ngatërrojnë, politika dy pole ka. Nuk domethënë dy parti, se këtu në Shqipëri e ngatërrojnë, dy pole i ngatërrojnë.

Po të ishte për Berishën, unë do isha në listën madhështore. Shqipëria opozitare do të marrë 50% të votave, por për shkak të ligjit të ri do të marrë më pak. Kodi i 2008-ës në vend që të përmirësonte ka përkeqësuar. Ky kod është mes dy kandidatëve të mëdhenj. Koalicioni “Shqipëria Madhështore” punon për veten e vet, lista është e njëjta është unike. Ne i kemi hyrë detit me këmbë më shumë për të dhënë një sinjal politik se sa për një karrige”, tha Dashamir Shehi./abcnews.al

Dashamir Shehi: Patriot është ai që shërben pa vjedhur

By: redi
26 April 2025 at 21:20

Dashamir Shehi nga ”Djathtas për Zhvillim”, flet për fushatën elektorale të 11 majit dhe pritshmëritë që ai ka nga këto zgjedhje. Për të fryma në terren tregon që njerëzit këtë herë do të votojnë ata që kanë kurajë t’i kthejnë dorë së keqes. “Të jesh i ndershëm është të jesh patriot. Patrioti më i mirë është ai që ka shërbyer pa vjedhur. Shqiptarët i shohin, të gjithë në politikë me duar në…

Source

Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla, por nuk i la egoja

By: redi
22 April 2025 at 21:27

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar ”Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi thotë se ai nuk u trembet partive të mëdha e jo më atyre të vogla. ”Ne garojmë thuajse në të gjitha qytetet e mëdha. Ne nuk jemi të zhurmshmit e fushatës, nuk biem në sy, por kemi mbështetësit tanë. Në çdo qark kemi kandidatë që kanë qenë deputetë me integritet. Ne nuk i trembemi partive të mëdha e jo më të vogla.

Source

Shehi takim me sipërmarrësin e fuqishëm italian: Tirana, Vlora e Durrësi janë betonizuar pa plan

By: redi
21 April 2025 at 16:59

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka zhvilluar një sërë takimesh në Itali me biznesmenë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Një prej këtyre takimeve ishte ai me Gianfranco Bruscoli, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të zonës së Pesaros, i cili ka të punësuar me dhjetëra punonjës shqiptarë. “Tirana, Vlora, Durrësi dhe qytete të tjera bregdetare po ndërtohen në mënyrë të ç’rregullt si në Italinë e…

Source

Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë

17 April 2025 at 10:51

Kryetari i LZHK dhe njëherësh drejtues i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë.

Shehi gjatë fjalës së tij tha se emigrantët shqiptarë kudo nëpër botë kanë nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe jo për t’u futur në sherr për partitë politike.

Po ashtu, Shehi tha se koalicioni që ai përfaqëson, pra ‘Djathtas për Zhvillim’, mban numrin 9 në fletën e votimit. Ai tha se kandidati Ylber Dibra do të përfaqësojë shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

“Ju jeni vëllezër, jeni miq, keni nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin. Nuk keni nevojë me u nda ju për votën, a do hyjë Dashi në Tiranë apo do hyjë Edi Rama. Ju nuk keni nevojë që pas datës 12 të uleni në dy kafe të ndryshme këtu, një rozë dhe një blu.

Ligji është bërë që të votohet te shtëpia jote, duke bërë muhabet me gruan… Nuk është bërë që të votohet në klub bashkarisht në mënyrë kolektive. Ligji është bërë të zgjerojmë hapësirën e lirisë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë edhe në Diasporë. Ne numrin 9 kemi, por ju votoni si ta ndieni ju në shpirt.

Vetëm mos u bëni pjesë e këtij sherri të madh këtu. Po mos të më kishte ftuar Ylberi, nuk kisha për të ardhur. Sepse e kam bërë tezë politike këtë, që politika po shkon po ngatërron shqiptarët e diasporës.

Ne kemi vënë Ylberin si kandidat i Diasporës dhe kryetar i LZHK për Italinë. Ylberi përfaqëson edhe Shkodrën, një qytet të madh që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Ai do të jetë këtu për ju, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Shehi.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë?

28 March 2025 at 07:50

Sali Berisha, 80 vjeç, garon në zgjedhjet e 11 majit si kandidat për kryeministër duke kërkuar një rikthim për herë të tretë në pushtet, pasi shërbeu si president i vendit në vitet 1992-1996 dhe si kryeministër nga 2005-2013-ën. Partia Demokratike përjetoi një përçarje të fortë gjatë viteve të fundit dhe Berisha, një themelues i saj, […]

The post “Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë? appeared first on Reporter.al.

Replikat Basha-Rama, reagon Shehi: Janë bërë si Big Brother, duan klikime

By: redi
24 March 2025 at 18:51

Dashamir Shehi ka reaguar ashpër lidhur me videot e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Për të ata kanë harruar të bëjnë politikë, por e kanë mendjen te klikimet. Shehi shkoi edhe më tej kur tha se gallatat Rama-Basha ia kanë kaluar edhe vulgaritetit në TikTok e Big Brother dhe sipas tij, po edukojnë keq brezin e ri. “Basha këto që po bën dyshoj se po i bën nga vëmendja që merr.

Source

“Shqipëria e para”/ Koalicioni ‘Djathtas për zhvillim prezanton programin elektoral

By: xhir jeta
24 March 2025 at 10:30

Koalicioni ‘Djathas për zhvillim’ prezatoi këtë të hënë programin elekoral për zgjedhjet e 11 majit. Me sloganin “ Shqipëria e para”, Dashamir Shehi, pjese e këtij koalicioni, foli për një kontratë të madhe me qytetarët.

‘Jemi shumatorja e dy partive, kemi bërë deri në fund për ë bërë tentativat për të bashkuar grupet që mendojnë si ne, fatkeqësisht nuk ia dolëm. Ky është dështimi jonë. Do ishte shumë e bukur për opozitën shqiptare që të ishim të gjithë bashkë, por kemi hapsirë për të ndërtuar një grup parlamentar, për të mbledh vota.

Jemi dy forca që jëmi bashkuara. Opozita ndaj qeverisë Rama, kjo është kryefjalë e opozitës dhe këtu e nisim betejën.

Më zotërinjtë e tjerë na ndajnë shumë gjëra, së pari përqasja ndaj demokracisë. Listat e mbyllura një gabim qe do i mbetetet atyre jo ne.

“Shqipëria e para, parrulla” që kemi vënë për të thënë se përtej ndarjeve të ndryshme, Shqipëria vjen e para.” -tha Shehi, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë të industrializohet./abcnews.al

Deputeti i Elbasanit jashtë listave/ “Doli nga delet dhe u bo dash”, Shehi: Sula bëri një “gjest burrash”, tha atë që mendonte

19 March 2025 at 13:37

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit si edhe listat e kandidatëve, duke theksuar se kanë zgjedhur listat e hapura, pasi qytetarët shqiptar duhet të zgjedhin se kush duhet të shkojë në parlament.

Gjithashtu Shehi komentoi edhe qëndrimin e deputetit Dashnor Sula, i cili refuzoi ofertën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i LZHK e quan këtë vendim të tij “një gjest burrash”.

“Dash Sula ka bërë një gjest burra doli nga delet dhe u bo dash. Të tjerët le a gjykojnë si të kenë qejf. Ashtu si Dashi mendojnë të gjithë. E njëjta gjë është ke PS, por atje është repart ushtarak dhe nuk guxon njeri të thotë të vërtetë. Të gjithë të pakënaqur janë por s’kanë kuraje ta thonë. Kanë vënë besnikët e vet, ato që i konsiderojnë besnikë. Pra gjithkush po përgatit çetën e vet. Ne jemi numri 9, po na votuan do na tregojnë se e kanë marrë mesazhin. Kemi pritshmëri të mira. Unë jam optimist që këtij teatri Rama-Berisha, po i vjen fundi dhe besoj është një perceptim që e ka i gjithë populli shqiptar. Qoftë edhe për Europën që e ka bërë flamur zoti Rama. Zoti Rama na ka lënë kështu se ka 12 vite në pushtet. Ky premton një premtim banal. Gjysma e shqiptarëve janë në Europë edhe pa Edi Ramën…Ky të bëjë arsimin e Shqipërisë si Europa, rrugët e Shqipërisë si Europa se janë një kazan plehrash”, tha mes të tjerash Dashmir Shehi.

/abcnews.al/

Zgjedhjet e 11 majit/ “Programi ynë në mbështetje të drejtësisë”, Shehi: Emrat e familjarëve në lista, fiktive!

19 March 2025 at 13:27

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë intervistës së tij, Shehi u ndal edhe tek listat e kandidatëve, duke theksuar se kanë zgjedhur listat e hapura, pasi qytetarët shqiptar duhet të zgjedhin se kush duhet të shkojë në parlament.

“Ne kemi zgjedhur listën e burrave, në listë të hapur cili do zgjedhë populli shqiptar ai do shkojë në parlament. Këta zotërinjtë janë strehuar me listat e mbyllura. Besnikë ndaj kryetarit. Lista që ofrojmë ne është lista e hapur, qytetarë të ndershëm. Një pjesë janë të rinj, janë të gjithë të shkolluar, çdo komunitet i njeh njerëzit, ofrojmë edhe një program të thjeshtë. Qytetarët atë duan që shteti t’i përgjigjet. Po ashtu edhe mbështetje për drejtësinë”, u shpreh Shehi.

Ai po ashtu komentoi edhe kritikat që janë bërë lidhur me emrat e familjarëve të vendosur në lista, duke thënë se janë thjesht fiktive.

“Janë vende që është një taktitë që është bërë për hir të këtij ligji. Na kanë detyruar shkruani 12 emra. Pra do të dorëhiqen. Unë i kam orientuar që të vendosin njerëz të tyre që t’i japin garanci pjesë tjetër. Për Tiranën e kam marrë unë përsipër…për të garantuar kolegët e vet që njerëzit do të dorëhiqen,. Ky është një diskutim vagabondësh që e bëjnë ato që janë me lista të mbyllura. Nuk ka pse shqetësohen, duhet t’i shqetësojnë familjarët që janë te listat e sigurta të PD dhe PS. Ne i kemi futur në një listë të vdekur që nuk ka vlerë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit

17 March 2025 at 15:16

Shorti për Partinë Demokratike ishte shumë bujar. Koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të renditet e para në fletën e votimit në 11 maj. Këtë të hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, ku lista nis me […]

The post KQZ miraton renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit Shehaj-Alibeaj

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” me 2 parti përbërëse: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK) e drejtuar nga Dashamir Shehu, “Partia Djathtas 1912” e Enkelejd Alibeajt (Djathtas 1912) kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe të vendit.

Qarku Dibër

  1. Eksamela Lezi
  2. Klaudio Beqiraj
  3. Levi Aga Veli
  4. Marcela Demo
  5. Haveze Karaj
  6. Ismail Plepi
  7. Meriban Rapaj

Qarku Durrës

  1. Novruz Leka
  2. Ketlina Merko
  3. Julian Shehu
  4. Suzana Karagjozi
  5. Albana Dermishi
  6. Edlira Devolli
  7. Endi Guri
  8. Romeo Hoxha
  9. Xhesilajda Hoxha
  10. Egli Isaku
  11. Henrik Kaso
  12. Astrit Kolonjari
  13. Rezart Kthupi
  14. Suela Llalla
  15. Rigers Nikolli
  16. Anxhela Pashnjari
  17. Pullumb Peçulaj
  18. Enton Qesari
  19. Ivirt Shkreli

Qarku Berat

  1. Lulëzim Tahiraj
  2. Inesa Kapo
  3. Armando Demaj
  4. Anxhelino Gjoni
  5. Esmeralda Kajo
  6. Petraq Kusta
  7. Elvira Mbrica
  8. Lulzim Sino
  9. Klajdi Tare

Qarku Elbasan

  1. Tatjana Serreqi
  2. Rudin Garunja
  3. Arian Samarxhiu
  4. Klajdi Muzhaqi
  5. Amarda Berhani
  6. Luan Buzra
  7. Jurgen Cani
  8. Kristina Çarhoshi
  9. Kleandro Gjoni
  10. Marsida Hoxha
  11. Anisa Korra
  12. Bardhul Pisha
  13. Sami Samarxhiu
  14. Evald Serreqi
  15. Margherita Spaho
  16. Manjola Tahirja
  17. Enis Toçi
  18. Vanesa Tomori
  19. Fadil Zdrava

Qarku Fier

  1. Esmeralda Zotaj
  2. Donald Gllavina
  3. Ledja Zotaj
  4. Sulejman Nerguti
  5. Megi Zotaj Maksim
  6. Sidorela Alushaj
  7. Artur Bali
  8. Reneola Bita
  9. Rei Cara
  10. Eriselda Çelaj
  11. Alketa Gjika
  12. Ismail Koxhaj
  13. Pamela Metushi
  14. Artan Murrizi
  15. Saimir Pasho
  16. Erjona Rizaj
  17. Manjola Sejdinaj
  18. Elio Shahaj
  19. Llambri Sota
  20. Sokrat Tira
  21. Ferdinant Zdrava

Qarku Gjirokastër

  1. Hamit Saliaj
  2. Olsi Cauli
  3. Enkelejda Mahmutaj
  4. Teuta Muda
  5. Xhire Onjea

Qarku Korçë

  1. Ardit Jakupllari
  2. Entela Jakupllari
  3. Erind Jakupllari
  4. Leonora Çyçllari
  5. Seladin Jakupllari
  6. Joana Jatagani
  7. Brilant Krasta
  8. Irjat Meko
  9. Renea Musollari
  10. Festim Qazimi
  11. Erisona Rukaj
  12. Kristaq Viso
  13. Rizaldo Vrenozi
  14. Shefki Cenaj
  15. Afrim Cenaj
  16. Zeqine Hetemi
  17. Ilir Ismailaj

Qarku Lezhë

  1. Dile Berhani
  2. Violeta Miraka
  3. Argys Berhani
  4. Robert Gjegji
  5. Maksim Hila
  6. Petro Macaj
  7. Hersa Muda
  8. Anjeza Ndoci
  9. Gridi Oseku

Qarku Shkodër

  1. Orida Muça
  2. Ylber Dibra
  3. Mirlut Raça
  4. Ersil Dhaskali
  5. Arlind Alibali
  6. Gajtis Basho
  7. Violeta Dhaskali
  8. Kristela Doçi
  9. Ezmir Durrësi
  10. Erti Hyseni
  11. Besnik Leka
  12. Arben Muça
  13. Evisa Myftari
  14. Agim Pashku
  15. Arjel Rragami

Qarku Tiranë

  1. Etleva Zekthi
  2. Agron Shehi
  3. Elena Muça
  4. Mira Shehi
  5. Elinda Shehi
  6. Morava Saliaj
  7. Gea Alibeaj
  8. Zana Libohova
  9. Valentina Alibeaj
  10. Atleva Rizvanolli
  11. Meg Alibeaj
  12. Besim Rizvanolli
  13. Enkelejd Alibeaj
  14. Shkëlqim Barushi
  15. Esmerina Brahaj
  16. Lulzim Brahja
  17. Orest Çika
  18. Tomas Dhaskali
  19. Ibsen Elezi
  20. Alma Gjoni
  21. Elton Halimi
  22. Daniel Isak
  23. Julian Koliqi
  24. Violanda Llana
  25. Edjon Lleshi
  26. Enxhi Loga
  27. Trimir Marku
  28. Megi Mehilli
  29. Jezmina Murrizi
  30. Edlira Myrtaj
  31. Ervin Ndoci
  32. Ilir Ndreca
  33. Aisel Oseku
  34. Edgar Oseku
  35. Eva Osmani
  36. Brunilda Petrela
  37. Nevila Plasa
  38. Denata Rauch
  39. Irena Resuli
  40. Florian Saliaj
  41. Hysen Saraçi
  42. Dashamir Shehi
  43. Rei Shehu
  44. Genc Sinani
  45. Eqerem Spahiu
  46. Edlira Tartari
  47. Eliona Thomaraj
  48. Edmond Zaimi
  49. Anxhela Zylyftari

Qarku Vlorë

  1. Dule Caushaj
  2. Kristel Kaçaj
  3. Tedi Bimbashi
  4. Orges Bufaj
  5. Arbi Agalliu
  6. Gjinovefa Alibeaj
  7. Arbri Alimuçaj
  8. Migen Begolli
  9. Saimir Berberi
  10. Luçiano Binaj
  11. Rafael Bleta
  12. Ana Cura
  13. Fernando Haskoj
  14. Xhuljo Kaja
  15. Edvin Kulluri
  16. Elda Tafili

Qarku Kukës

  1. Shefki Cenaj
  2. Afrim Cenaj
  3. Zeqine Hetemi
  4. Ilir Ismailaj /j.p/

The post Zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit Shehaj-Alibeaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌