Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve

13 May 2025 at 17:10

Autore: Vjolanda Peca | Citizens.al | Tiranë

Në marsin e këtij viti, ndërsa vendi hynte në ethet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria shpalli një program “lehtësues” për të punësuarit në administratën publike. Një kredi me 0% interes, me kusht që përfituesit të mos dorëhiqen për pesë vitet e ardhshme.

1980 aplikime u regjistruan për këtë skemë nga punonjës të 12 institucioneve publike, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në letër, një politikë sociale për përmirësimin e aksesit në strehim. Në realitet, një ndërhyrje e dyshimtë në mes të fushatës, me elementë të presionit elektoral.

Kjo “dhuratë” në prag zgjedhjesh përbën një subvencion të drejtpërdrejtë që krijon një avantazh financiar të menjëhershëm për punonjësit e administratës.

Përgjatë vitit 2025, nga buxheti i shtetit do të shpenzohen rreth 50 milionë lekë për të financuar këtë program, llogari kjo e bërë duke pasur parasysh mesataren e pagesave për subvencionimin e interesave të kredive të kaluara. Ajo ç’ka e bën të dyshimtë interesin real të qeverisë ndaj administratës shtetërore, është fakti që kjo thirrje është shpallur vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare, më 11 mars, duke shtuar dyshimet që mund të jetë bërë për të ndikuar në grupin e punonjësve të sektorit publik, të cilët janë një segment me peshë zgjedhore.

Kjo kredi “lehtësuese” e përfituar nga punonjësit e administratës publike e detyron këtë të fundit të mos kërkojë dorëheqjen për pesë vitet e ardhshme, sepse kredia kthehet në tregtare duke e rritur kështu përqindjen e interesit. Mekanizmi i kthimit të kredisë në tregtare krijon një varësi financiare të drejtpërdrejtë, që kufizon lirinë ekonomike dhe mobilitetin në tregun e punës.

“Kjo përbën një barrierë ekonomike strukturore që pengon autonominë profesionale dhe i mban punonjësit të lidhur me institucionin. Në terma afatgjatë, kjo ul produktivitetin dhe konkurrencën e tregut të punës, dhe potencialisht rrit informalitetin për shkak të detyrimit për të qëndruar në pozita joefektive”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Kriteret kryesore që një punonjës të përfitojë kredinë e lehtësuar janë: të mos kenë banesë në emër të tij apo familjarëve, të mos kenë pasuri të paluajtshme apo të mos jetë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.

Në kushte tregu, interesi real për kredi të tilla është zakonisht 4–8% në Shqipëri, çka do të thotë se punonjësit përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë mijëra euro kursim për çdo kredi. Kjo përbën diferencim të privilegjuar ekonomik të një grupi zgjedhësish të lidhur me sektorin publik, që ka potencial të ndikojë në sjelljen e tyre elektorale.” – shprehet z.Gjokutaj.

Këshilli i Ministrave në vendimin Nr. 468, datë 26.7.2023 përcaktoi të gjitha kriteret që punonjësi i aministratës publike duhet të përmbushë që të përfitojë kredinë lehtësuese, e nëse i punësuari i plotëson mund t’i humbasë e drejta nëse brenda një viti nuk e gjen banesën.

Punonjësi, përfitues i administratës publike, që nuk ka gjetur banesën brenda afatit 1- vjeçar nga dita e publikimit të listës fituese apo kur nuk është kualifikuar nga institucioni financiar si i përshtatshëm për të lidhur kontratën e kredisë, humb të drejtën e përfitimit të kredisë së lehtësuar”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Me anë të një kërkese për informacion drejtuar Ministrisë së Ekonomisë lidhur me këtë thirrje, ky institucion u përgjigj se programi i kredisë së lehtësuar për administratën publike, pra ata që mbajnë statusin e nëpunësit civil, apo kanë kontratë pune pa afat të përcaktuar.

Numri total i aplikimeve në mbyllje të procesit të aplikimit ishte rreth 1980 për 12 institucione përfituese” – u shpreh MEKI në përgjigjen zyrtare.

Kodi zgjedhor në nenin 91 pika 4 thotë: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë… mbështetje ekonomike apo sociale.”

Programi u shpall më 11 mars, pra brenda afatit të ndaluar, por ligjet si shpeshherë shkelen me të dyja këmbët duke i servirur programet si ‘‘të mira sociale’’.

“Kemi të bëjmë me deformim të sjelljes korrekte të shtetit në fushatë elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes strukturave të veta monitoruese duhet t’i kishte identifikuar, verifikuar dhe duhet të kishte marrë vendimet përkatëse që parashikon kodi zgjedhor.” – shprehet Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike.

Ky program mund t’iu ishte prezantuar punonjësve të administratës publike muaj më parë, ose disa muaj pas zgjedhjeve, por prezantimi në këtë periudhë vjen si një mesazh i qartë presioni indirekt për elektoratin e administratës publike.

The post Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

PL: Rritja e punësimeve në administratën publike tre muaj para zgjedhjeve, krim elektoral

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Partia e Lirisë denoncoi sot rritjen punësimeve në administratë publike tre muaj para zgjedhjeve, duke e cilësuar si një krim të shëmtuar elektoral.

Në një deklaratë për mediet, sekretarja e përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se “ky krim elektoral i konsumuar në funksion të blerjes së votave më 11 maj, është jo vetëm një abuzim barbar i taksave të qytetarëve, por edhe dëshmi e qartë për keqpërdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale”.

“Përdorimi kriminal i administratës publike në fushatë dhe zgjedhje është fytyra me e qartë e kapjes së shtetit”, u shpreh Haxhiu.

Duke iu referuar INSTAT, Haxhiu tha se “në tremujorin e parë të vitit 2025, punësimi në sektorin publik është rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

“Një administratë që rritet, ndërsa popullsia bie është një paradoks tragjik. Kjo nuk është më qeverisje, por pushtet i bazuar mbi klientelizëm, jo meritokraci. Të punësuarit në administratë nuk janë votues të lirë, por viktima të presionit, kërcënimit dhe shantazhit”, tha Haxhiu.

Haxhiu nënvizoi se “përdorimi i burimeve shtetërore, i automjeteve, i fondeve të rindërtimit, i ndihmave ekonomike dhe subvencioneve si mjete për blerje votash është një krim elektoral dhe shkelje e rëndë e standardeve evropiane”.

“Shqipëria ka nevojë për një administratë efikase, të depolitizuar dhe të bazuar në meritë, jo për një aparat shtetëror të përdorur si armë zgjedhore. Në vend që shteti të racionalizohet dhe të bëhet më efikas, ai po përdoret si çiflig elektoral për të shpërblyer militantët dhe për të manipuluar vullnetin qytetar. Shqipëria nuk mund të integrohet ne Evropë me votë të shantazhuar dhe administratë të kapur nga partia-shtet”, tha Haxhiu.

/m.q//r.e//a.f/

The post PL: Rritja e punësimeve në administratën publike tre muaj para zgjedhjeve, krim elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11 maji/ Kreu i PD, Berisha akuzon ashpër ‘farsën elektorale’: Tek PS u vendosën topa të mëdhenj me vota, u vizitua…

10 June 2025 at 13:30

Berisha paraqiti një video ku sipas tij fletët e votimit merreshin dhe nxirreshin jashtë qendrës dhe pasoheshin tek votuesit e tjerë duke garantuar votën për Partinë Socialiste. Në konferencën e sotme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha vijoi me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha gjithashtu se PD ka informacione që para zgjedhjeve të 11 majit, në një qendër elektorale të Partisë Socialiste, u vendosën topa të mëdhenj me fletë votimi. Kjo qendër sipas Berishë u vizitua fshehtas edhe nga kryeministri Edi Rama, 3 ditë para se të vendoseshin topat e fletëve të votimit.

Sali Berisha:

Ai fut fletën e vet në xhep dhe me këtë voton. Dhe në këtë mënyrë realizohet. secili fut një fletë të mbushur në xhep dhe në këtë mënyrë garantohet se ke votuar partinë e krimit. Ky është treni bullgar.

Është përdorur gjerësisht. Gjykuar nga të dhënat që vijojnë. Janë identifikuar për herë të parë qendrat ilegale të PS pranë qendrave të votimit. PS nuk është një parti ilegale. Ka të drejtë të ngrejë qendra elektorale, por kurrë ilegale, me të gjithë rregullat. Ka ngritur një mori të pafund qendrash përreth qendrave të votimit. Janë kapur në flagrancë edhe drejtorë të institucioneve qendrore të vendit duke u marrë me manipulimin e zgjedhjeve.

Së treti, siç keni parë ju në Tiranë dhe jo vetëm janë konstatuar të ndryshme nga fleta e zakonshme. Të firmosur edhe nga komisionerë socialist. Kishin shenjat e sigurisë të vendosur nga kompania? Nuk merret vesh, se SKAP mbyll çdo krim elektoral. Së fundmi, ne kemi patur informacion të saktë, se në një qendër elektorale të PS janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota. Se ajo qendër, 3 ditë para këtij veprimi ishte vizituar fshehtas nga personalisht Edi Rama.

Dëshmitar që faktuan praninë e topave me fletë votimi, ata dhanë të dhëna për vizitën e Edi Ramës. Filmuan targën e personit që dërgonte këto materiale. OSBE dërgoi vëzhgues dhe socialistët treguan fletën imitim, që kishin përgatitur për të mësuar zgjedhësit si të votojnë që nuk e kanë bërë kurrë. Si duhet të votoj çdo parti, KQZ përgatit reklama televizive, socialistët kishin përgatitur fletë votimi të tyre, por që në fakt fshihnin manovrën e tyre.

The post 11 maji/ Kreu i PD, Berisha akuzon ashpër ‘farsën elektorale’: Tek PS u vendosën topa të mëdhenj me vota, u vizitua… appeared first on Sot News | Lajme.

U qëllua gjatë një tubimi elektoral, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial në Klumbi (VIDEO)

By: V K
9 June 2025 at 10:09

Kolumbia është përfshirë nga tronditja dhe pasiguria, pas një sulmi të rëndë ndaj kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator, Miguel Uribe Turbay.

Ai u qëllua dy herë në kokë, gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogota.

Senatori 39-vjeçar, pjesë e partisë opozitare Centro Democrático, ndodhet aktualisht në kujdes intensiv dhe në gjendje kritike për jetën, pas ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera në spitalin Santa Fe.

Sulmi ndodhi të shtunën pasdite, përpara dhjetëra mbështetësve të tij.

Sipas autoriteteve, një adoleshent 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje, pasi ishte qëlluar në këmbë nga oficerët gjatë ndjekjes.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, bëri thirrje për lutje kombëtare, ndërsa presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shprehu solidaritet në një mesazh:

“Sot është një ditë dhimbjeje. Ka dallime politike mes nesh, por kjo nuk ka rëndësi tani. Le të bashkohemi të gjithë për jetën e Miguel Uribes”.

Qeveria e Petro-s dhe partia Centro Democrático e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si një kërcënim ndaj demokracisë.

Ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez, ofroi një shpërblim prej 3 miliardë pesos (rreth 730,000 dollarë) për çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.

 

Este es el momento exacto en el que Miguel Uribe Turbay, el candidato presidencial colombiano, ha recibido los disparos en la cabeza de un sicario. pic.twitter.com/ieoBMEtSzR

— Juan Diego Quesada (@jdquesada) June 7, 2025

The post U qëllua gjatë një tubimi elektoral, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial në Klumbi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

By: Ela
2 June 2025 at 13:54

Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Belshit, socialisti Arif Tafani, thotë se nuk e ka fare idenë se përse kompania “Vëllezërit Hysa” po hidhte asfalt elektoral në fshatin Trojas, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Sipas tij, Bashkia nuk ka miratuar rikonstruksion të asaj rruge rurale dhe as nuk ka bërë […]

The post Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre! appeared first on BoldNews.al.

U paraqit në SPAK, Berisha: Mbrojtja e krimit elektoral nga Dumani, antikushtetuese

By: user 11
19 May 2025 at 10:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës demokratë. Në dalje, ai foli për mediat, duke treguar edhe mesazhin qe i la kreut te SPAK, Altin Dumani.

“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se gjatë fushatës zgjedhore PD ka dorëzuar më shumë se 15 padi për shkelje të dyshuara zgjedhore. Sipas tij, këto padi nuk kanë pasur asnjë rezultat konkret për shkak të një “amnistie të krimit elektoral” që është orkestruar nga drejtues të drejtësisë dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

The post U paraqit në SPAK, Berisha: Mbrojtja e krimit elektoral nga Dumani, antikushtetuese appeared first on Lapsi.al.

Në Durrës, asfalti elektoral nuk ndalet as në ditën e heshtjes zgjedhore

By: M C
10 May 2025 at 19:10

Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore, në Durrës vijon hedhja e asfaltit elektoral nga strukturat e qeverisë, në kundërshtim të hapur me rregullat e fushatës dhe etikën demokratike.

Punime të improvizuara në rrugët e qytetit janë parë nga qytetarët, të cilët i kanë denoncuar si përpjekje të dëshpëruara për të ndikuar opinionin publik një ditë para votimit.

Banorët thonë se gjithçka po kryhet pa paralajmërim, pa transparencë dhe me shkelje të procedurave, vetëm për të lënë përshtypjen e një “pune të bërë” në momentin e fundit.

Opozita kërkon hetim të menjëhershëm për këtë veprimtari të dyshimtë dhe ndëshkim për përgjegjësit që po përdorin pushtetin publik në funksion të interesave elektorale.

The post Në Durrës, asfalti elektoral nuk ndalet as në ditën e heshtjes zgjedhore appeared first on Albeu.com.

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

10 May 2025 at 17:45

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar katër udhër-ndalime, bazuar në një procedim penal për të goditur një rast të krimit zgjedhor në zonën e Belshit. Procedimi penal ëshë regjistruar bazuar në një denoncim të kandidatit të PD-së në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani më 4 Maj, i cili e tregonte me video se kompania “Vëllezërit Hysa” […]

The post Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa” appeared first on BoldNews.al.

“Asfalt elektoral!” Dyshohet se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fushatës elektorale, ndalohen 4 persona

By: M C
10 May 2025 at 17:50

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 4 persona, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fushatës elektorale. Në njoftim thuhet se në datë 05.05.2025, ora 08:30, nga këqyrja në rrjetin social “Facebook”, është shfaqur postim “Asfalt elektoral në Belsh”, në video dallohet një kamion me mbishkrimin “V. H.” dhe mbrapa saj një mjet që shtron asfalt.

Prokuroria thotë se në këmbë gjendej kandidati i një koalicioni zgjedhor me inicialet D.C. Sipas prokurorisë, ky person në video mes të tjerash relaton se: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh, që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”.

Prokuroria shton se në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “V.H” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale.

“Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “V.H” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 446 të vitit 2025 për veprën penale të “Shpërdorim detyre”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Moskallëzim i krimit” të parashikuar nga nenet 248, 328/a/4, 199/a/3 dhe 300 i K.Penal,

Në datë 05.05.2025, ora 08:30, nga këqyrja në rrjetin social “Facebook”, është shfaqur postim “Asfalt elektoral në Belsh”, në video dallohet një kamion me mbishkrimin “V. H.” dhe mbrapa saj një mjet që shtron asfalt. Në këmbë gjendet kandidati i një koalicioni zgjedhor shtetasi D.C. Ky shtetas në video mes të tjerash relaton se: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh, që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”.

Në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “V.H” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale.

Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “V.H” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025.

Nga ana e subjektit “V.H.” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal.

Sa me sipër në datë 10.05.2025 nga Prokurori i çështjes është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve për një krim shtetasve F.M., L.H., Dh.K. dhe B.H.

Nga policia gjyqësore është ekzekutuar ndalimi për dy shtetas, jane ushtruar kontrolle vendesh si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy shtetave Dh.K. dhe B.H.

The post “Asfalt elektoral!” Dyshohet se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fushatës elektorale, ndalohen 4 persona appeared first on Albeu.com.

SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kaluan për hetim

By: V K
8 May 2025 at 09:54

Prokuroria e Posaçme, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Bëhet me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.

22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

SPAK njofton se 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë për informacion shtesë, ose për kryerje të veprimeve të para, ndërsa 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Në lidhje me 35 procedimet, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

“29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

The post SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kaluan për hetim appeared first on Albeu.com.

Sako: 150 projekte infrastrukturore në Krujë e rrethina, ndihmë ekonomisë lokale e turizmit

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Drejtuesja politike e qarkut Durrës, Emiriana Sako u shpreh sot se gjatë këtij 10-vjeçari janë bërë investime në infrastrukturën rrugore, të ndara 50% në zonat urbane dhe 50% në zonat rurale.

Nga takimi elektoral në Fushë Krujë, për prezantimin e arritjeve kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri, njëherazi edhe kreu i PS-së Edi Rama, Sako tha se në Fushë Krujë është bërë një punë e jashtëzakonshme këtë mandat.

Sipas saj, ky ka qenë një mandat plot sfida, pas tërmetit dhe pandemisë, por është arritur që ndërtohen lagje të reja dhe të strehohen banorë në Bubq, Thumanë, Krujë e Fushë Krujë.

“Kemi ndërtuar 17 shkolla të reja nga e para dhe 25 terrene sportive që nuk janë imagjinuar kurrë më herët. Nga ana tjetër në këtë 10-vjeçar, në infrastrukturën rrugore falë mbështetjes së Edi Ramës dhe PS janë realizuar 150 projekte, 50% në zonat rurale dhe 50% në zonat urbane duke bërë të mundur që t’i vijmë në ndihmë ekonomisë lokale dhe turizmit”, tha ajo.

Sako shtoi se “përpara 2015-ës kishte vetëm tre restorante në Krujë dhe 1 hotel, ndërsa sot Kruja dhe gjithë rrethinat kanë mbi 500 shtretër dhe mbi 200 bujtina”.

“Falë punës së realizuar dhe investimit në Qendrën Historike, Pazarin e Krujës, në monumentet e kulturës dhe nëse do flasim për shifrat Muzeu Kombëtar në Krujë kishte vetëm 30 mijë vizitorë, sot janë 190 mijë turistë që kanë vizituar Krujën. Ka ekonomi, turizëm dhe ne besojmë shumë që do vazhdojmë këto projekte transformuese për Krujën, Shijakun dhe gjithë qarkun e Durrësit”, tha Sako. /j.p/

The post Sako: 150 projekte infrastrukturore në Krujë e rrethina, ndihmë ekonomisë lokale e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 300 milionë euro në vit, kompensime për pensionistët

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste tha sot se janë 300 milionë euro në vit kompensime të tjera që jepen për pensionistët dhe që ndahen sipas tij në 80 milionë euro për kompensime mujore të tjera, 161 milionë për bonuse dhe 57 milionë për rimbursimin e barnave.

Nga takimi “Një pasqyrë e Rilindjes së qarkut të Elbasanit”, Rama tha nga Librazhdi ku edhe prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE se brenda mandatit të katërt qeverisës nuk do të ketë asnjë pension nën 200 euro në Shqipëri.

“Pensionin mesatar me vite të plota pune, e kemi 300 euro, por problem kryesor është numri i madh i pensionistëve me pension shumë të ulët dhe objektivi ynë është që brenda mandatit të katërt të mos ketë më asnjë pension nën 200 euro”, tha Rama.

Kryeministri u ndal gjatë fjalës së tij edhe te tregu i punës në vend duke ndarë edhe shifrat zyrtare të papunësisë. Sipas Ramës, papunësia ka qenë 17.5%, sot për herë të parë papunësia në Shqipëri është nën 10% dhe është një numër një shifror 8.8%.

“Dhe shumë njerëz thonë del e ulët se kanë ikur njerëzit. Përqindja e papunësisë matet me tregun e punës, jo me pensionistët dhe fëmijët. Sa forca pune janë në dispozicion, sa prej tyre janë në punë”, shtoi Rama.

“Kjo vlen për të gjithë që duke përqeshur thonë ku i keni 300 mijë vende pune. Kur ne morëm detyrën ishin 1 milion e 23 mijë të punësuar, këta janë 1 milion e 23 mijë emra dhe mbiemra, të punësuar në regjistrat e shtetit që paguajnë detyrime shëndetësore dhe shoqërore. Sot, këta janë 1 milion e 327 mijë, sipas aritmetikës që kam mësuar unë në Liceun Artistik janë më shumë se 300 mijë”, pohoi Rama, ndërsa shtoi se “aritmetika është në hall të madh se ne menduam se e pamë hatanë më të madhe kur thoshte Luli 7×7 baras 42, po tani doli 7×7 baras 6 milionë. Llogaria këtu është 300 e 4 mijë vende pune plus”, theksoi Rama.

“Të punësuarit me pagë nën 40 mijë lekë kanë qenë 60%, kjo shifër ka rënë në 14.4%. Pagat sot janë jo të mjaftueshme, por janë shumë më të larta seç ishin. Pagën minimale sot e kemi 400 euro, në janar të 2026 do të bëhet 500 euro dhe brenda mandatit të katërt do të jetë 650 euro minimalja”, vijoi ai.

Rritja e pagave, sipas tij, në tërësi llogaritet 848 euro që është paga mesatare e bashkuar sektori publik me sektorin privat.

“Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro, ndërkohë që ka qenë 370 euro”, tha Rama. /j.p/

1 nga 2

The post Rama: 300 milionë euro në vit, kompensime për pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

By: Ela
5 May 2025 at 11:45

Nga Boldnews.al Një aktivitet, në dukje social-kulturor, i zhvilluar mbrëmjen e së dielës dhe i mbështetur nga Bashkia e Tiranës për banorët e Kombinatit, shërbeu si një mbulesë për fushatë zgjedhore të Ministrit të Kulturës dhe kandidatit socialist për në Parlament, Blendi Gonxhja, në shkelje flagrante të ligjit elektoral. Kodi Zgjedhor ndalon në mënyrë specifike […]

The post Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes appeared first on BoldNews.al.

Berisha nga Mirdita: Emigrimi i të rinjve plagë kombëtare, ndryshim më 11 maj

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Mirditë, e cilësoi alarmante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, si pasojë sipas tij, e keqqeverisjes së vendit.

Berisha theksoi se nga viti 2014 deri në vitin 2023, mbi 1 milion shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar vetëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“U larguan nga Shqipëria sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj shekullore. U larguan nga Shqipëria sa nga asnjë komb tjetër, nga çfarëdolloj lufte apo epidemie që do kishte njohur. U larguan nga Shqipëria sepse u vranë, u rrënuan mundësitë e shqiptarëve dhe bashkë me to, shpresa dhe besimi për një të ardhme në vendin e tyre”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi emigrimin e të rinjve si një plagë kombëtare, që po shkreton familjet shqiptare dhe po boshatis zonat e thella si Mirdita.

“Kur të ikin fëmijët dhe mbetesh vetëm, në një mënyrë ose në një tjetër, dënohesh me vetmi, por vetmia nuk është vetëm kaq, dënohesh dhe me pasigurinë e ditëve që vijnë. Të gjitha këto u bënë epidemi këto 11 vite, miqtë e mi”, u shpreh lideri i opozitës.

Duke iu referuar statistikave të braktisjes së vendit, ai tha se Shqipëria sot përballet me rënien e lindshmërisë, mbylljen e shkollave dhe boshatisjen e fshatrave, ndërsa qeveria, sipas tij, nuk po merr asnjë masë konkrete.

“E vërteta është kjo, se nga viti 2007 deri në viti 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit. Sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet. Kishte shpresë se i riu dhe e reja në këtë vend, mund të ndërtonin ëndërrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore”, tha Berisha.

A i bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin.

“Në vitin 2013 ne kishim rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Çfarë ndodhi? Si u rrokullisëm ne në 10 vite? Sepse ndaloi rritjen e pensioneve. Po pse e ndaloi? Se nuk kishte lek? Jo, kishte lek, pa diskutim. Por sepse miliarda e miliarda që duhej t’u jepeshin pensionistëve, rrogëtarëve, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën në punë publike”, theksoi Berisha.

The post Berisha nga Mirdita: Emigrimi i të rinjve plagë kombëtare, ndryshim më 11 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pasaporta e BE-së, njohje automatike e pensioneve të shqiptarëve në Greqi dhe në BE

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë e përmasës që ka vota e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Duke u ndalur te negociatat me Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, Rama tha se 11 maji është i rëndësishëm veçanërisht për shqiptarët e Greqisë që kanë derdhur djersë me punën e tyre në shtetin grek. Sipas Ramës, me marrjen e pasaportës së BE-së, bëhet automatikisht njohja e pensioneve dhe viteve të punës për shqiptarët në Greqi.

“U them atyre që janë në Greqi, shumica e të cilëve të gjeneratës kur u nis në vitin e ndryshimit të madh, pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit, sakrifica e të gjithë atyre viteve sepse kanë punuar, kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. Gjithë ato lot, djersë, gjak, gjithë kjo ndarje e tmerrshme me vendin amë, a do kthehet në një pension të njohur? Njohja e pensioneve për një vend të huaj me një vend të BE-së bëhet me marrëveshje. Kemi bërë 22 marrëveshje, mbyllëm dhe atë me Italinë, ndërsa kjo me Greqinë është më e vështirë. Kemi një marrëdhënie shumë pozitive me qeverinë greke, por nëse ne mbyllim negociatat me BE-në në 2027 dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së brenda kësaj dekade, kjo pasaportë në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te komentet e kundërshtarëve politikë gjatë fushatës, teksa i cilësoi ata si korin e bretkosave që i thotë shqiptarëve çdo natë që këtu ka varfëri, këtu ka krim, që këtu nuk ka bukë, nuk ka ujë, që këtu s’ka punë, biznes. Sipas Ramës, realiteti është krejt tjetër. “Pikërisht pse ne kemi bërë investimin më masiv në historinë e shtetit shqiptar për ujin e pijshëm, sot ne jemi në përmbyllje të programit të furnizimit me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë, manipulim të opinionit, nxjerrin fjalimet e miat dhe pastaj lëshojnë ato deklaratat e tyre ku i ke 300 mijë vende pune. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë dhe sheh sa ishin dhe sa janë sot të regjistruar që paguajnë taksa dhe sigurime shoqërorë. Janë pak më shumë se 300 mijë plus”, pohoi Rama.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë ishte Gjirokastra, Tepelena, njerëzit e Tepelenës ktheheshin vetëm për ngushëllime apo ndonjë dasëm të merrnin ndonjë nuse e të ikin prapë. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, dukej si ato filmat bardh e zi me kaubojsa, dukej sikur nga ana tjetër e rrugës do dilte njëri me kalë që do gjuante. Sot, Libohova është pjesë e ofertës turistike të Gjirokastrës. Sot, në Libohovë si në Gjirokastër, si në Tepelenë, Përmet hapen bujtina njëra pas tjetrës”, cilësoi Kryeministri, teksa shtoi se sot janë 434 oferta turistike në qarkun e Gjirokastrës.

Më tej, Rama nënvizoi se të gjitha këto oferta turistike përkthehen në punë, punësim, prodhim vendor, ekonomi vendore, ndërsa pohoi se biznesi i vogël do të ketë zero taksa dhe tatime deri në Shqipërinë 2030.

“Nga ana tjetër, ka ende gjëra për të bërë. Ka ende tabu për të thyer. Kur thonë pse e do mandatin e katërt, sepse ka akoma punë për të bërë. Përtej këtyre, përtej veprave që do bëjmë dua t’ju them se 11 maji është më shumë sesa për Gjirokastrën, bashkitë e qarkut, është më shumë se sa të gjitha problemet e çdo palë zgjedhjesh. Në këto zgjedhje ka diçka shumë më të madhe, që nuk është thjesht zgjedhja jonë që kemi të drejtën e votës sot”, pohoi ai.

“Është në dorën tonë, është diçka që fati e desh të na vinte neve në dorë, ama është diçka që ne me dorën tonë duhet ta bëjmë dhe për ata që janë monumente në këtë shesh edhe për ata para tyre deri te profeti i historisë sonë kombëtare. Ishte ai që ku vuri barrikadën këtu në Shqipëri përcaktoi fatin tonë, bëri profetësinë e madhe se ku është vendi dhe ku duhet ndërtuar shtëpia e shqiptarëve, jo në lindje por në perëndim, jo në Azi por në Evropë”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se “ky është një amanet, dhe sot na ka rënë ne që këtë amanet që nëse e kuptojmë si duhet përmasën e 11 majit, se çfarë do të thotë Shqipëria në BE, që t’i kapërcejmë kufijtë e fushës së ndarë të luftës politike”.

Sipas kreut të qeverisë, “qytetarët shqiptarë duhet që në 1 maj t’i kapërcejmë ngjyrat e fanellave politike dhe të votojnë të gjithë së bashku për ata që pararendën dhe për tgë gjithë fëmijët që nuk e kanë të drejtën e votës akoma, por janë të parët përfitues të drejtpërdrejtë të një vote që do të shkojë për shpresën e madhe të Shqipërisë në BE dhe jo për një politikan të pashpresë në kënetë”.

Rama tha se në Greqi është bërë një mish mash me shpërndarjen e fletëve të votimit, ndërsa u kërkoi shqiptarëve të regjistruar që të shkojnë dhe të të tërheqin zarfin me fletën e votimit dhe ta përfundojnë procesin e votimit.

“Të vendosin ata për të vënë në vend një amanet shekullor dhe për t’u dhënë fëmijëve atje në Greqi dhe vetes së tyre pasaportën evropiane. Shqiptarët e Greqisë janë ata që mund ta kuptojnë mirë se çdo të thotë kjo pasaportë. Nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është që thjesht ne kur shkojmë nëpër aeroportet e BE të mos të na nxjerrin anash si qytetarë të dorës së dytë, por më shumë se kaq”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Pasaporta e BE-së, njohje automatike e pensioneve të shqiptarëve në Greqi dhe në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 66 milionë euro në vit për qytetarët nga heqja e taksave për biznesin e vogël

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetari i Partisë Socialiste tha sot nga Gjirokastra gjatë takimit elektoral se familja evropiane kërkon të bëjë pjesë të sajën Shqipërinë sepse është bërë shtet.

Në takimin elektoral ku Rama prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, ai nënvizoi faktin se “kjo e dhënë duhet të mjaftonte për të gjithë klientët e berberhaneve që minimalisht t’i jepnin popullit të shumicës një mundësi që ta konsideronin si të arsyeshëm, kur thonë që vendi po shkon në drejtimin e duhur, apo njerëzit mbështesin PS dhe të mos ta etiketonin si të sëmurë”.

Rama u ndal te Prodhimi i Brendshëm Bruto, ndërsa tha se sa herë flitet nëpër kanalet e kënetës që këtu s’ka prodhim, s’ka fabrika që këtu s’ka asgjë, shifrat flasin vetë.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto është ajo çka një vend krijon si vlerë në tërësinë e vet dhe ajo matet me intrumentet që në fund nxjerrin shifrën sa e ke kapacitetin financiar. Më pak se 10 miliardë ne momentin që morëm detyrën, kemi kaluar 25 miliardë, e kemi rritur si kurrë me parë me dy herë e gjysmë. Projeksioni për Shqipërinë 2030 është 35 miliardë që nuk është si këto gjërat që i lëshojnë si balonë dhe tullumbace të tjerët se herë që kanë fushatë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa cilësoi se nuk e solli koha të gjithë këtë transformim ekonomik të Shqipërisë, por kjo pasqyrë sipas tij është treguesi më i mirë se kush i shfrytëzon mundësitë e kohës, apo i neutralizon ato.

“PBB në rajon ku Serbia konsiderohet një nga rajonet me zhvillimin më të shpejtë të dekadës së fundit, është gati 40% larg nesh. Ne jemi 109.6%  rritje, mesatarja e rajonit është 64.9% dhe të gjitha këto janë të ardhura që janë krijuar në Shqipëri. Është vlerë që është krijuar në Shqipëri që duke u rishpërndarë ka krijuar një situatë ekonomike më të qëndrueshme për shumicën dërrmuese”, vijoi ai.

“Dhe ja ku jemi te pjesa që ka të bëjë me të ardhurat për frymë. 3 300 euro ishte kur morëm detyrën, e mbyllëm me 10 300 euro dhe deri në 2030 do arrijmë në 15 mijë euro në Shqipërinë 2030 të ardhurat mesatare për frymë”, nënvizoi Rama.

Rama tha se “gjithë kjo rritje nuk është flluskë, si rritja e piramidave që në fund të merr dhe të hedh në humnerë, por është një rritje që mbështetet në themele shumë të forta të situatës financiare. Këtu hyn borxhi. Nëse rritesh me një borxh të lartë, vjen momenti që borxhi bëhet problemi më i madh dhe situata mund të dalë nga kontrolli dhe nuk ke më kapacitete që të paguash rroga dhe pensione. Borxhi kur ne morën detyrën ishte 70.4% sepse ne i gjetëm mbi 700 milionë euro borxh ndaj kompanive. Shqiptarët në 2013 shpëtuan vendin me votën e tyre nga një humnerë e dytë si piramidat, por jo për shkak të Sudes apo Xhaferrit që kishin bekimin e të parit të shtetit, por për shkak të një qeverisje të papërgjegjshme”.

Kryeministri shtoi se “të gjitha kompanitë që kishin kontratë me shtetin kishin ndaluar punën, në ndërtimin e rrugëve. Rrugët e famshme që ishin tendra, por jo vepra, tenderoheshin rrugë pa lekë, ose vihej një vlerë qesharake, lidhej kontrata dhe i thuhej kompanisë që investo se do t’i japim”.

“25% kreditë e këqija është momenti kur ndizet llampa e kuqe e stabilitetit të bankave, e njëjta gjë me kompanitë e shërbimeve. Nuk kishte më ilaçe në spitale, nuk kishte shkumësa në shkolla se kompanitë furnitore nuk paguheshin. 700 e ca milionë euro borxh duhet të laheshin që të futej ekonomia në punë. Kreditë e këqija i kemi ulur në 4.2% , borxhin e kemi ulur në 54% dhe tendenca ulëse do të shkojë te 50%”, pohoi Kryeministri.

Sipas Ramës, rreziku i rënies në varfëri ishte 23.7% kur qeveria socialiste mori detyrën, ndërsa në 2023 ishte 19.2%. Kryeministri tha se kjo e dhënë matet nga Eurostat dhe mesatarja e vendeve të BE-së në 2023 është në ato shifra dhe 19.2% për Shqipërinë qëndron në një pozicion shumë korrekt.

“Pabarazia në të ardhura ka qenë 7.5%, në 2023 ka qenë 4.9%. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që në vitet në vijim do të kemi një rritje të mëtejshme të ekonomisë sonë. Për herë të parë Shqipëria ka papunësi nën 10%. shumëkush komenton SE kjo del më e vogël se kanë ikur njerëzit, por kjo është përqindja e dalë nga forcat e punës”, tha ai.

Rama u ndal edhe te komentet për 300 mijë vendet e punës të premtuara gjatë qeverisjes socialiste, ndërsa tha se në vitin 2024 ishin 1 023 000 dhe projeksioni është që të shkojë në 1 327 000 të punësuar në Shqipërinë 2030.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi faktin se përqindja e të punësuarve me pagën nën 40 mijë lekë, ka qenë 59.9% kur PS mori detyrën, ndërsa në fund të vitit 2024 ishte 14.4% që lidhet shumë me kontratat e pjesshme. Sipas Ramës, rritja e pagave do të vazhdojë, ndërsa u ndal te paga minimale që sipas Kryeministrit ka qenë 157 euro,  është aktualisht 400 euro dhe në janar të vitit të ardhshëm do shkojë në 500 euro, ndërsa në Shqipërinë 2030 do jetë minimumi 650 euro.

“Paga mesatare e atyre që punojnë në shtet e privat shohim si ka funksionuar shtytja e madhe që bëmë ne me rritjen e pagave në sektorin publik dhe që ka tërhequr me vete dhe sektorin privat. Paga ka qenë 322 euro, është sot 848 euro pagë mesatare dhe projeksioni në Shqipërinë 2030 është një mijë euro, ndërsa në sektorin publik do shkojë 1200 euro”, pohoi Rama.

Kryeministri pohoi se “taksimi i ndershëm është një tjetër tregues, i prekshëm edhe në jetën e tregtarëve të Gjirokastrës. Nëse dikur të gjithë ngarkoheshin me një taksë 10%, si një sanitare dhe paga e kryeministrit, sot nuk është më ky sistem skandaloz”.

“Oligarkët paguanin 10% taksë, me ne paguajnë 15%. Biznesi i vogël paguan zero. E bëmë sistemin që kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak. 57% e të punësuarve paguajnë zero tatim mbi pagën, 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10% dhe kursimi 145 milionë në vit është shuma e parave që ne i kemi lënë arkën e qytetarëve në 10 vjet”, tha Rama.

“Shikoni biznesin e vogël, zero tatim mbi vlerën e shtuar. Rezultati është që bizneset e vogla deri 100 mijë euro, ky pragu në kohën e kënetës ishte 35 mijë euro, deri 100 mijë euro nuk paguajnë as TVSH, as tatim fitimi. Gjithçka që fitojnë e çojnë në shtëpi. 66 milionë euro në vit që ne vendosëm që nuk do i marrë qeveria po njerëzit”, deklaroi Kreu i PS, Edi Rama.

The post Rama: 66 milionë euro në vit për qytetarët nga heqja e taksave për biznesin e vogël appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 7×7 u bë 6 milionë, tre patriotëve u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot se kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kontratë e tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë që duan ta mbrojnë Shqipërinë nga ai dhe nga qytetarët shqiptarë.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, ku prezantoi edhe një pasqyrë të arritjeve në disa fusha si dhe zhvillimit në këtë qark.

Rama ironizoi sërish kreun e PD-së, që sipas tij ka një aritmetikë që nga ajo e Lulzim Bashkës që bënte 7×7 baras 42, sot është 7×7 baras gjashtë milionë.

“7 x7 baraz 42 habiteshim, por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 milionë tani me kontratat e patriotëve. Tre patriotë nga e njëjta familje në Tropojë, u lindi në zemër të shpenzojnë 6 milionë dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta”, tha Rama.

“Është e habitshme se si pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se ca është 6 milionë. Kjo nuk është asgjë me çfarë ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë është fundi ky”, pohoi Kryeministri.

The post Rama: 7×7 u bë 6 milionë, tre patriotëve u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në 11 maj jo me fanellë partie, shpresë e re për Shqipërinë me BE

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun Dibër.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri foli sërish për rëndësinë e votës së shqiptarëve në 11 maj, pasi sipas Ramës nuk bëhet fjalë për të pasur numrat për krijimin e qeverisë, sepse kjo nuk diskutohet, por është fjala për një krijimin e një fuqie vendimmarrëse që të ecet përpara dhe të mbyllen negociatat me BE-në.

Sipas Ramës, Shqipëria në BE është një Shqipëri e re, hapësirë e re, një horizont i ri, një shpresë krejt e re sidomos për gjeneratën e re.

“Shqipëria në BE nuk është më vetëm. Nëse sot kemi bërë shumë punë edhe me mbështetjen e BE-së për infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin, e gjithë ndihma e tyre në gjithë këto vite ka qenë 1 miliard e diçka më shumë euro. Kur të bëhemi anëtarë do i marrim çdo vit 1 miliardë e diçka më shumë euro nga ajo shtëpi e përbashkët. Ajo funksionon si shtëpitë tona, kush është më i rritur ndihmon më të vegjlit. Për bujqësinë kemi bërë agroturizma, pika grumbullimi me ndihmën e tyre, po kemi marrë shumë më pak se 200 milionë euro. Në momentin që hyjmë në BE marrim 300 milionë euro çdo vit”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi faktin se “kjo është një e ardhme që deri dje ka qenë një ardhme e largët”.

“Sot është një e ardhme që është këtu. Është në dorën tonë. Ne duhet me 5-ën ta kthejmë në të tashme të Shqipërisë, të shqiptarëve”, tha Rama.

Rama përsëriti lutjen drejtuar grave dhe vajzave të këtij qarku që të bëjnë çdo përpjekje që të bashkojnë mikeshat, fqinjët, shoqet dhe këdo tjetër në këto zgjedhje.

“PS dhe PD nuk janë çështja kryesore e 11 majit. Çështja kryesore është një shpresë e re për Shqipërinë me BE, në Evropë, apo Shqipëria e gjitha pas një plaku të pashpresë, të lodhur dhe të mbaruar që nuk di ku e vuri kryefjalën dhe ha rrugës kallëzuesin. Kjo është zgjedhja! Midis të mirës së përbashkët të një populli të tërë dhe interesit të një grushti njerëzish. Rruga e Arbrit nuk është rruga e socialistëve, por e socialistëve, e demokratëve, sepse mbi të gjitha është rruga e dibranëve, bulqizakëve, matjanëve. Prandaj, në 11 maj nuk duhet shkuar me fanellë partie, por me flamurin kuqezi”, pohoi Rama.

“Keni parë flamur të PS-së në takimet tona? Jo! Sepse në 11 maj PS nuk është qëllimi, është një mjet, është makina ku duhet hipur për të vazhduar para. Rruga është BE, rruga është e këtij flamuri të Skënderbeut, profetit të historisë sonë që e ka lënë profecinë kur i vendosi barrikadën atje në Krujë, kur përcaktoi fatin tonë me perëndimin jo me lindjen. Është kur rilindësit e mbrojtën me gjuhën tonë dhe na e lanë të shkruar në shqip “diell për ne shqiptarët lind andej nga perëndon”, është rruga e popullit që doli në rrugë dhe tha  “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, pohoi Kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë cilësoi se PS është makina që nuk mund të lihet për t’i hipur një gomari që ka samarin blu.

“Merr makinën dhe shko plumb pushke në BE”, përfundoi Rama. /j.p/

The post Rama: Në 11 maj jo me fanellë partie, shpresë e re për Shqipërinë me BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në 11 maj nuk mund të luhet domino me fatin e Shqipërisë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot nga takimi elektoral në Burrel se duhet bërë çmos që njerëzit të derdhen në votime në 11 maj, sepse sipas tij nuk mund të luhet domino me fatin e Shqipërisë ditën e zgjedhjeve.

“Duhet të bëhemi sa më shumë. Të bëni çmos deri në 11 maj që të bashkojmë sa më shumë njerëz për diçka më të madhe se kaq, është mundësia e artë. Fati na e ka sjellë në dorë ne që jetojmë në këtë moment që BE ka hapur tani derën për Shqipërinë dhe na ka dhënë dy vjet kohë që të mbyllim negociatat. Ajo derë nuk rri hapur, është një shtëpi të pasurish që nuk rri hapur sa herë troket dikush, por kur të 27 aty brenda bien dakord dhe kanë interesin e vet që ta hapin”, tha Rama.

“Dy vjet ne duhet të mbyllim 250 mijë faqe. Kur shkojmë në Bruksel ulemi me ta, diskutojmë, mund të ndodhë kjo që të kthehemi në Tiranë dhe t’i lutemi kënetës që hajde se do ta kalojmë këtë. Çfarë t’u themi atyre në Bruksel që kemi një buf kënete që papritur dhe pa kujtuar u shfaq mes njerëzve dhe nuk arrin dot të merremi vesh”, vijoi ai.

Kryeministri u ndal gjatë fjalës së tij edhe te partitë e reja, që sipas Ramës nuk janë gjë tjetër veçse formacione, që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve.

“Janë nga e njëjta farë që polli ndjesë pastë LSI-në. Këto fara që pa dalë akoma, thonë nëse ne do e kemi në dorë ne do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Çfarë fati kemi ne, në dorë që t’i mbyllim të gjitha proceset deri 2027, nga një anë kemi një kënetë dhe mblidhet atje një njeri i lodhur, i rraskapitur që harron kryefjalën dhe del me një kallëzues, me gjithë liderët atje të partive popullore dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin e vet, sikur vjen nga ndonjë diktaturë afrikane. Si mund t’i ngelet këtyre forcave sado të vogla, ndërkohë që duhet ta ketë populli në dorë që të mbyllim negociatat dhe shqiptarët të marrin pasaportat evropiane”, pohoi Rama.

Sipas tij, me marrjen e pasaportës evropiane për shqiptarët, përmbushet profecia e Gjergj Kastriotit kur vuri barrikadën dhe përcaktoi fatin e Shqipërisë, më pas rilindësit e lanë të shkruar amanetin dhe më pas kur populli doli në rrugën me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

“Na ka ardhur neve ne dorë që të bëjmë këtë kapërcim epokal nga milet i dorës së dytë, të bëhemi qytetarë të barabartë me të gjithë ata që jetojnë në Evropë”, cilësoi Rama, teksa u bëri thirrje mbështetësve të pranishëm në këtë takim që të bëjnë çmos që në 11 maj të derdhen të gjithë në votime.

“Insistoj të them që gratë dhe vajzat duhet të bëjnë çmos me të gjitha të tjerat, sepse kam besim se gratë e kapin këtë punë. Nuk mund të luajmë domino me fatin e Shqipërisë në 11 maj. Duhet të bëhemi sa më shumë”, vijoi Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit u shpreh se erdhi dita kur dikur dibranët nuk e besonin, kur ai thoshte se Dibra do të jetë jastëku i gjelbër i Tiranës dhe Dibra do hapet si horizont turistik.

“Dibranët më shihnin me atë formën e vet dhe më hidhnin batuta. Sot, kjo është shumë e qartë. Kush jeton në këtë zonë, pesë vjet kohë ka që t’i bëjë hyzmet pronave që janë këtu. Momentin që hyjmë në BE të gjitha do dyfishohen e trefishohen. Do shkojë kafja kush e disa euro. Pesë vjet janë përpara për të gjithë emigrantët dhe ata që janë këtu që të bëjnë planet dhe pastaj do shikoni se si gjenerata tjetër do jetojë në një vend si të ishte Zvicra e Shqipërisë”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Në 11 maj nuk mund të luhet domino me fatin e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bufi do rikthejë drejtësinë në kënetë dhe radhët në sportele

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se mandati i katërt për PS-në duhet pasi ka ende shumë punë për të bërë, teksa forcat e tjera politike thonë se do shkrijnë SPAK-un dhe platformën e-Albania në 12 maj.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të arritjeve kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE në Dimal, ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e Dimalit dhe Beratit, Juliana Memaj dhe Ervin Demo.

Kryeministri iu referua deklaratave të Berishës, kur u shpreh se bufi i kënetës thotë se do të shkrijë SPAK-un dhe platformën e-Albania në 12 maj.

“Pra, drejtësia do kthehet aty ku ishte në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit, prokurori nuk merrte dot në pyetje tre drejtorë policie dhe Kryeministri dilte dhe e bënte Prokuroren e Përgjithshme lavire. Ka ndodhur para pak vitesh kjo gjë, jo në shekullin e 15-të. Dhe do kthehen të gjitha sportelet aty ku ishin, që njerëzit të çapërlohen nëpër radha dhe emigrantët të mos marrin asnjë shërbim, siç e marrin sot pa lëvizur nga vendi deri në Australi po të presin që të vijnë këtu për të marrë shërbim”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se premtimet për para janë si lekët e bufit, “6 milionë dollarë nga këneta për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës dalin, po ato paratë e tjera për popullin, nuk dalin”. /j.p/

The post Rama: Bufi do rikthejë drejtësinë në kënetë dhe radhët në sportele appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌