Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – Moska dhe Kievi shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, sipas marrëveshjes së Stambollit

KIEV, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të mëtejshëm të të burgosurve të luftës, ministria e Mbrojtjes në Moskë, duke respektuar marrëveshjet e arritura në Stamboll.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kishin rënë dakord dy herë më parë për veprime të tilla humanitare, të cilat çuan në lirimin e mijëra robërve nga të dyja palët në qershor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin e fundit në kanalin e tij Telegram.

”Shumica e ukrainasve që tani janë kthyer në shtëpi kishin qenë në robëri që nga viti 2022”, shkroi Zelensky.

”Ata përfshinin ushtarë, anëtarë të Gardës Kombëtare, roja kufitare si edhe civilë”, tha ai.

Numri i saktë i ushtarëve të liruar nuk u zbulua.

Burimet zyrtare thanë vetëm se shkëmbimi ishte proporcional./   /os/

The post FOKUS – Moska dhe Kievi shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, sipas marrëveshjes së Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

By: Ardit
2 July 2025 at 18:47

Dy politikanë populistë i folën mbështetësve respektivë, i pari, politikani anglez Nigel Farage, duke fryrë përtej asaj që është e arsyeshme një problem për vendin e tij, ndërsa i dyti, kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke bërë një lojë kungulleshkash që injoron përmasat që problemi ka për vendin tonë. Nga Gjergj Erebara Si për periudhë vere, […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage?

By: user 2
1 July 2025 at 13:39

Edi Rama dhe Nigel Farage duket se kanë gjetur sejcili siamezin e vet dhe ndonëse në pamje të parë i ndan gjithçka, ata po e shfrytëzojnë një sherr me batuta, fyerje, ftesa për drekë dhe debat mbi emigracionin, për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Politikani britanik i ekstremit të djathtë ka targetuar “shqiptarët kriminële” si një kokë turku për të vijuar krqëzatat anti emigranët që e ngrejnë në sondazhe në vendin e tij. Kryeminisri shqipëtar po e shfrëzon këtë përleshje edhe për u dukur si pariot e mbrojtës i bashkëkombasve të vet brenda vendit edhe për të marrë flamurin e kundërshtimit të një anti brexit-asi si Farage, që u përlqen aq shumë elitave perendimore.

Me këto premisa ata e kanë vijuar edhe më tej debatin ku Nigel Farage këmbëngul se në vendin e vet 1/50 shqiptarë gjendet në burg e në të cilin Rama i përgjigjet se kjo shifër është e gënjeshtërt pasi në Britani nuk jeojnë 50 mijë, por 300 mijë emigranë shqiparë.

“Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini? Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim. Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar numrin e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000″ shkruajti së fundi Rama.

Andi Bushati: Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin

Por ai nuk haroi që që falë mbrojtjes së emigrantëve shqiptarë ti përvishej edhe botëkuptimit të politikanit ekstremist: “Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh…”.

Nga ana e tij as lideri i partisë “Reform UK” nuk i ka kursyer talljet ironitë dhe etiketimet ndaj Ramës. Në një intervistë në Top Channel, me porosi për të vijuar debatin, ai e konsideroi kryeministrin tonë si një njeri “argëtues dhe të paturp”, që flet kundër brexitit ndonëse ska ë bëjë fare me të: “Ai bën shumë zhurmë se është një burrë i gjatë. Natyrisht i përket krahut të majtë, ka pikëpamje glogaliste dhe kundra Brexit. Më lejoni tu them se kjo nuk është puna e tij. Nuk është arsye të kritikojë Britaninë e Madhe”, tha ai duke shtuar se e pranon drekën me Ramën në Shqipëri me kusht që ai të mbajë premimin dhe të tërheqë të burgosurit shqiptarë nga Britania: “Ai kritikoi vendin tim duke thënë se jemi zhytur në një vend me errësirë duke marrë në konsideratë dërgimin e emigrantëve jashtë. Unë i thash se kjo është hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italisë për të marrë emigrantë. Ai nuk mund të jetë kritik dhe standarde të dyfishta dhe për këtë duhet të marrë të burgosurit shqiptarë e kthejë ata në vendlindje”. 

Si filloi debati?

Përplasja mes të dyve nisi që të premten e kaluar kur lideri i “Reform UK” vendosi të përdorë si kokë turku për politikat e tij të burgosurit shqiptarë në qelitë britanike.

Rama iu përgjigj në X se nëse shifra që kishte dhënë Farage ishte e saktë, ai do t’i merrte mbrapsht të gjithë kriminelët, por nëse ai gabonte, do ta ftonte atë në Shqipëri si mysafirin e tij të nderit për sa kohë që premton se nuk do të flasë më keq për vendin tonë.

“Ooopsss… Vetë Z. Nigel Farage sapo më ka sfiduar me fakte!” – shkroi Rama në postimin e tij në Tëitter. “Çfarë nderi – për një “njeri gjigant”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht që vij nga një ‘vend i vogël’) – të fitoj vëmendjen e virtuozit të pakrahasueshëm të politikës së madhe të Britanisë”.

Postimi i Ramës vijonte duke pretenduar se figura e Farage ishte “e çmendur” dhe një “klasik nga libri i Brexit-it të post së vërtetës”. Ai shtoi se shumë shqiptarë janë të bllokuar në një “sistem të vjetëruar dhe kufizues vizash”, por tha se shkalla e kriminalitetit të tyre “nuk do të ishte më e lartë dhe ndoshta është më e ulët se ajo e vetë popullsisë britanike”.

“Le t’i sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi juaj “një në 50” është i vërtetë – unë personalisht do të angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Ky nuk është një titull konkurrues – është një premtim publik. Por nëse statistika juaj e frikshme rezulton të jetë thjesht material për tabloidët, atëherë nuk ka nevojë për falje. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vini në Shqipëri – si i ftuari im i nderit…

Dhe e tëra çfarë kërkoj në këmbim është premtimi më i thjeshtë publik nga ju, i bërë ndërsa shijoni vendin tonë: herën tjetër që dikush do të flasë keq për shqiptarët, do të jeni i pari që do t’i thoni — në mënyrën tuaj teatrale — të mos e bëjnë përsëri” – shkroi Rama.

Sikur kaq ti duhej Farage nuk nguroi të zhyteja në këtë përplasje me përfiim të dyanshëm. Duke folur për “The Telegraph” ai tha se do ta pranonte sfidën. “Ne do ta bëjmë Edi Ramën të mbajë premtimin e tij!” – tha Farage.

Kampet me refugjatë/ A do tu përgjunjet Rama edhe britanikëve?

The Telegraph shkruan se statistikat që përmendi Farage u raportuan për herë të parë nga kjo gazetë kur gazeta përpiloi një tabelë të emigrantëve të huaj bazuar në të dhënat nga Ministria e Drejtësisë (MoJ) dhe Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Sipas gazetës, shifrat tregonin se kishte 10 435 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells krahasuar me 76 866 shtetas britanikë. Këto shifra u krahasuan me të dhënat e regjistrimit Censit në Britani, nga të cilat u nxor numri i shtetasve të huaj nga secili vend që nuk kanë pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas këtyre të dhënave kishte 68 672 shqiptarë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar. Duke hequr 15 860 që nuk kishin një pasaportë britanike, dilte një total prej rreth 52 000. Me 1,227 shqiptare në burgje, kjo është e barabartë me 2% të shqiptarëve.

Shkalla e burgosjes së shqiptarëve ishte 232.33 për 10 000 njerëz ose “1 në 50” shkruan “The Telegraph”. “Mund të ketë njëfarë diference gabimi pasi disa shtetas të huaj mund të kenë marrë shtetësinë, por të mos kenë aplikuar për pasaportë” – shkroi gazeta duke i kujtuar Ramës se mund ta ketë bastin të humbur.

Pak a shumë të njëjtat shifra shpërndau edhe Farage ne një postim në X.

“I dashur Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53 000 qytetarë shqiptarë dhe 1 099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj” – iu përgjigj shkurt ai.

Por kryeministri shqiptar nuk pranoi lehtë humbjen. Në një tjetër koment të gjatë në X të dielën, Rama shkruajti se shifrat e Farage dhe “The Telegraph” janë të pasakta.

“Regjistrimi” yt i shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak. Ti pretendon se janë 53 000. Në realitet, numri është shumë më i lartë, shumëfish i kësaj. Por le të mbetemi vetëm te burimi juaj: “The Telegraph”, e cila ishte e para që trumbetoi teorinë “një në 50”, dhe më vonë e ka pranuar: “Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh migrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12 000 që mbërritën me anije të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140 000 që do të thotë se më pak se 1 në 100 janë në burg” – shkroi Rama që ngre edhe disa pyetje.

“Sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë gjithashtu kokëfortë. Dhe kur dikush vazhdon t’i gabojë, pyetja e vërtetë është: Pse të vazhdosh? Sepse sinqerisht, të qenit djallëzor duket nën edhe stilin tënd të zakonshëm” – akuzon Rama.

“Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që duhet shtrembëruar për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesesh dhe partnerë. Dhe nëse 1 në 1 mijë dështon, kjo nuk e shndërron turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar….Pres me padurim t’ju mirëpres në Shqipëri siç premtuam, për të ndarë shumë diell të mrekullueshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta” – shkruan Rama. 

Përgjaë gjithë kësaj përplasje dy debatuesit kanë vënë kushet e tyre. Nëse Rama e fiton bastin për numrin e të burgosurve, Farage duhet të vijë në Shqipëri si i ftuar nderi me premtimin që nuk do të flasë më keq për bashkatdhetarët tanë. Nëse fitues është britaniku, kryeministri shqiptar duhe ë riadhesojë të burgosurit dhe duhet të ndërpresë kritikat hipokrite për britaninë që s’do emigrantët ndërkohë që vetë bën marrëveshje me  Melonin. Por siç duket asnjë nga këta dy politikanë, të ngjashëm në formë, në stil dhe në dëshirën për të dhuruar spektakël nuk do të tërhiqet, sepse më shumë sesa thelbi i denait atyre në mënyrë të ndërsjelltë i intereson mesazhi që përçojnë tek audienca e tyre.

©LAPSI.al

 

The post Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosur sipas marrëveshjes së Stambollit

26 June 2025 at 18:40

KIEV, 26 qershor /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sot të tjerë të burgosur lufte, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në Stamboll, në fillim të këtij muaji.

“Sot, luftëtarët e ushtrisë, gardës kombëtare dhe forcave kufitare po kthehen”, postoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

“Shumica prej tyre ishin në robëri ruse që nga viti 2022, viti kur filloi pushtimi në shkallë të plotë”, shtoi ai.

Zelensky nuk tha se sa ukrainas po ktheheshin në vend.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë konfirmoi shkëmbimin, i cili ishte bërë në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Të dy palët ranë dakord të shkëmbenin të burgosur nën moshën 25 vjeç, së bashku me të sëmurët rëndë dhe të plagosurit, në Stamboll në fillim të qershorit. Që atëherë kanë ndodhur shtatë shkëmbime.

Presidenti rus Vladimir Putin ndërkohë ka përmendur më shumë se 900 të burgosur të shkëmbyer.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga pushtimi rus që nga shkurti i vitit 2022. //a.i/

The post FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosur sipas marrëveshjes së Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë

25 June 2025 at 15:31

Një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. Autoritetet e burgjeve raportojnë se viktima është shtetasi Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë. Bëhet me dije se Allush Hysa vuante nga epilepsia, çrregullim i sjelljes dhe prapambetje mendore dhe se prej 27 nëntorit të vitit 2021 vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”. I […]

The post EMRI/Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte

KIEV, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia konfirmoi se një grup i ri të burgosurish lufte u shkëmbyen sot midis Kievit dhe Moskës, siç u ra dakord javën e kaluar, gjatë një raundi të dytë të bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll.

“Një grup i parë i ushtarakëve rusë nën moshën 25 vjeç u riatdhesua nga territori nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, u transferua i njëjti numër personeli i ushtrisë ukrainase”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, pa specifikuar numrin e ushtarëve të shkëmbyer.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i ri i të burgosurve me Moskën do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim./ a.jor.

The post KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

By: Mirgen
4 June 2025 at 22:54

Rreth 200 të burgosur në burgun Marassi në Xhenova të Italisë nisën një trazirë masive pasditen e së mërkurës, duke shkaktuar momente tensioni dhe kaosi në institucionin e vuajtjes së dënimit. Sipas mediave italiane, gjithçka nisi me protestën e disa të burgosurve, të cilët dolën nga qelitë e tyre dhe u drejtuan drejt zonës së […]

The post Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video appeared first on BoldNews.al.

Mbipopullohen qelitë, ja cili është shteti i BE-së që do të transferojë të burgosurit

4 June 2025 at 16:59

Qeveria suedeze ka arritur një marrëveshje me Estoninë për transferimin e deri në 600 të dënuar në një burg në qytetin Tartu, duke nisur nga korriku i vitit 2025. Ky vendim synon të zbusë presionin e madh mbi sistemin penitenciar të Suedisë, i cili po përballet me mbingarkesë për shkak të një rritjeje të ndjeshme të numrit të të burgosurve, veçanërisht pas shtimit të dhunës së lidhur me bandat kriminale.

Sipas marrëveshjes, që ende duhet të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve, burgu i Tartu do të përdoret tërësisht për të strehuar të dënuarit suedezë. Kostoja mujore për secilin të burgosur do të jetë 8,500 euro, një shumë më e ulët se shpenzimet mesatare prej 11,500 euro që Suedia paguan për të dënuarit brenda territorit të saj.

Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, deklaroi se vendimi është pjesë e një plani të zgjeruar për menaxhimin e krizës në burgje, të shkaktuar nga legjislacioni më i rreptë dhe dënimet më të gjata të miratuara gjatë dekadës së fundit.

“Sistemi penitenciar i Suedisë është nën një presion të jashtëzakonshëm dhe në këtë situatë, kemi nevojë për një plan të zgjerimit për të përballuar sfidat, tha ministri i Drejtësisë i Suedisë, Gunnar Strömmer.

The post Mbipopullohen qelitë, ja cili është shteti i BE-së që do të transferojë të burgosurit appeared first on Sot News | Lajme.

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

By: xhir jeta
4 June 2025 at 12:56

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë.

Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

“…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.

Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.
Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”.

Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./rel

Tërmeti në Pakistan/ Të burgosurit shfrytëzojnë kaosin, arratisen nga qelitë

By: Rovena
3 June 2025 at 15:55

Më shumë se 200 të burgosur u arratisën nga një burg në qytetin më të madh të Pakistanit, duke përfituar nga kaosi dhe situata emergjente e tërmetit në që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Mijëra të burgosur thyen dyert, bravat e qelive të tyre dhe dritaret pasi ndien dridhjet e tërmetit. Kaq u desh një lëkundje, dhe ata morën në duar vetë “frerët” e jetës së lirë!

Nga ata që ikën nga burgu, policia tha se 80 të burgosur ishin rikapur dhe kërkimet ishin duke vazhduar për më shumë se 130 që janë ende në arrati. Një i burgosur u vra në operacion dhe dy oficerë burgu u plagosën.

Një drejtor burgu tha për mediat e huaja se të burgosurit filluan të bërtisnin nga qelitë dhe kazermat e tyre rreth mesnatës, pasi ishin të tmerruar se ndërtesa do të shembej mbi ta.

Pasi tërbimi u shndërrua në të dhunshëm, policia tha se u përgjigj me të shtëna paralajmëruese, duke qëlluar me armë në ajër.

Ndërsa shumë u kthyen në qelitë e tyre, të tjerë sulmuan portën kryesore në panik – me 216 të burgosur që shfrytëzuan rastin për t’u arratisur krejtësisht nga burgu.

Policia tani po shkon derë më derë, duke vizituar banesat e kaluara për të arrestuar ata që janë ende në arrati.

Objekti në distriktin Malir është burgu i dytë më i madh në provincën Sindh dhe është mbi kapacitet. Ndërsa mund të akomodojë deri në 2,200 të burgosur, aktualisht atje ka të paktën 5,000 të burgosur./abcnews.al

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për të burgosurit, ngre shqetësime për transparencën

31 May 2025 at 15:16

Në maj të vitit të kaluar është miratuar në Kuvend të Kosovës, marrëveshja me Danimarkën për transferimin e 300 të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Gjilan. Organizata të të drejtave të njeriut dhe monitorues të institucioneve korrektuese, shprehin shqetësimin për mungesë transparence gjatë kësaj periudhe.

Ata thonë se ende nuk dihet se ku do të transferohen 200 të paraburgosurit që aktualisht ndodhen në këtë institucion.

Në raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut të Amnesty International një kapitull i kushtohet Kosovës.

Raporti përmend edhe marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të transferuar në Kosovë të burgosurit danezë në 300 qeli, duke theksuar konsultimet e kufizuara publike dhe hapësirën e pamjaftueshme në burg.

Fatmire Haliti, e cila është juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se nuk ka pasur asnjëherë diskutim publik lidhur me këtë marrëveshje.

Ajo thekson se nuk dihet se në cilat qendra korrektuese do të transferohen të paraburgosurit në Gjilan.Marrëveshja me Danimarkën është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në maj të vitit të kaluar. Por, gjatë kësaj kohe ka munguar transparenca, thotë Haliti për KosovaPress.

Lidhur me këtë, KosovaPress ka pritur një përgjigje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë se që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

Shala ngre edhe shqetësimin e familjarëve, në rast se transferimi i të burgosurve vendor do të bëhet larg nga Gjilani.

Marrëveshja me Danimarkën, paraprakisht është nënshkruar në vitin 2022 për dhënien me qira të burgut në Gjilan.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për të burgosurit, ngre shqetësime për transparencën appeared first on Euronews Albania.

Ndihmuan të burgosurit të arratiseshin, arrestohen 7 persona në New Orleans

25 May 2025 at 10:26

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani me dyshimin se kanë ndihmuar të burgosurit të arratisen nga burgu i Qendrës së Drejtësisë në Orleans javën e kaluar, ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë pesë të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e mundshëm.

Trevon Williams, 23 vjeç, një i burgosur që po vuante dënimin me burg, u arrestua pasi hetuesit përcaktuan se ai ishte i përfshirë në planifikimin e arratisjes, raporton ABC News.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ai hyri në qeli pak para arratisjes dhe me shumë gjasa siguroi një batanije dhe një bluzë për të ndihmuar të burgosurit të kalonin telat me gjemba.

Ai tha se nuk e mbante mend pse ndodhej në atë qeli dhe se u akuzua për 10 akuza për ndihmë dhe inkurajim të një arratisjeje.

Emmitt Weber, 28 vjeç, u arrestua të premten pasi dyshohet se ndihmoi dy të arratisur pas arratisjes së tyre.  Ai u akuzua për ndihmë në arratisje.

Përveç tyre, u arrestua edhe Cassie Smith (30), e cila pranoi se i transportoi dy të arratisurit së bashku me Courtney Harris (32), e cila u arrestua më parë. Corvanti Baptist, 38 vjeç, u akuzua gjithashtu për ndihmë dhe inkurajim të arratisjes. Connie Weeden (59) u arrestua për dërgimin e parave nëpërmjet një aplikacioni te një i arratisur, Jermaine Donald, i cili është ende në arrati. Sterling Williams, 33 vjeç, një punëtor mirëmbajtjeje në burg, akuzohet se ka ndihmuar të burgosurit duke mbyllur ujin në mënyrë që ata të mund të nxirrnin tualetin dhe të arratiseshin përmes një kapak.

Avokati i tij pretendon se ai nuk kishte ndërmend t’i ndihmonte dhe se vetëm po ndiqte urdhra. Deri më tani, pesë nga 10 të arratisurit janë kapur, dhe pesë të tjerët janë ende në arrati, përfshirë tre të akuzuarit për vrasje .

Sipas ligjit të Luizianës, ndihma ndaj të arratisurve dënohet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri në 500 dollarë. Katër punonjës të burgut u pezulluan përkohësisht nga puna.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndihmuan të burgosurit të arratiseshin, arrestohen 7 persona në New Orleans appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 30 të burgosur

MOSKE-KIEV, 25 maj /ATSH-AA/ – Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer nga 307 ushtarakë secila në raundin e dytë të shkëmbimit në shkallë të gjerë të kryer sipas kushteve të marrëveshjes së arritur në Stamboll javën e kaluar.

“Më 24 maj, në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura më 16 maj në Stamboll, 307 ushtarakë të tjerë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha ministria në një deklaratë.

Në këmbim, 307 ushtarakë ukrainas i janë kthyer Ukrainës.

Sipas ministrisë, ushtarakët dhe civilët rusë të kthyer ndodhen aktualisht në Bjellorusi, ku po marrin mbështetje psikologjike dhe kujdes mjekësor.

Të gjithë individët e riatdhesuar do të transferohen në mjediset mjekësore në Rusi për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, tha ajo.

Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi se ky shkëmbim në shkallë të gjerë, i iniciuar nga Moska, pritet të vazhdojë në ditët në vijim.

Të premten, Moska dhe Kievi shkëmbyen nga 270 ushtarakë dhe 120 civilë secila në raundin e parë të një shkëmbimi në shkallë të gjerë.   /os/

The post FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 30 të burgosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve të luftës, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 May 2025 at 14:58

Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë – në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës, i cili, pasi të përfundojë, pritet të jetë më i madhi në luftën trivjeçare mes tyre.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë.

“Në mesin e atyre që u kthyen ka ushtarë nga ushtria jonë, Shërbimi Shtetëror i Kufirit dhe Garda Kombëtare e Ukrainës”, tha Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

“Presim që edhe të tjerë të kthehen nesër”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pret që këmbimi të vazhdojë, megjithëse nuk dha hollësi.

Të premten ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se këmbimi pritet të vazhdojë të dielën.

Këmbimi i së shtunës ndodhi disa orë Rusia e sulmoi Kievin me dronë dhe raketa, duke i plagosur të paktën 15 njerëz dhe duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.

Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit rus më 2022, të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.

Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./REL

The post Dita e dytë e këmbimit të burgosurve të luftës, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë appeared first on Sot News | Lajme.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23 May 2025 at 17:55

Rusia dhe Ukraina e kanë nisur këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia, duke i këmbyer qindra ushtarë dhe civilë në një proces që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, thanë të premten zyrtarët e të dyja vendeve.

“Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram.

“Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar”, tregoi ai.

Zelensky tha se janë këmbyer 390 persona nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë më 24 dhe 25 maj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në këtë numër përfshiheshin 270 robër lufte dhe 120 civilë.

Ministria ruse deklaroi se 120 rusët që po kthehen në Rusi përfshijnë edhe banorë të rajonit të Kurskut, të cilin Ukraina e kishte pushtuar në gushtin e kaluar.

Këmbimi i 1.000 personave nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të burgosurish.

“Një shkëmbim i madh i të burgosurve sapo ka përfunduar midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të premten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 1 000 të burgosur

KIEV, 23 maj /ATSH-DPA/ – Një shkëmbim i gjerë të burgosurish, i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës, ka filluar, duke përfshirë nga 1 000 ushtarë secili, raportuan mediet ukrainase.

Raportet citonin burime nga autoritetet përkatëse.

”Për shkak të numrit të madh të të burgosurve të luftës, shkëmbimi do të zgjasë tre ditë”, raportoi portali RBK Ukrainë.

Shkëmbimi më i madh në më shumë se tre vjet të luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës u ra dakord javën e kaluar në bisedimet në Stamboll.

Ky mbeti rezultati i vetëm i bisedimeve të para të drejtpërdrejta ruso-ukrainase që nga viti 2022, të promovuara kryesisht nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Gjatë ditëve në vijim, të dyja palët shkëmbyen lista me emra dhe filluan përgatitjet.

Trump ishte i pari që bëri publike lajmet për tregtinë.

“Urime të dyja palëve për këtë marrëveshje. A mund të çojë kjo në diçka të madhe???”, shkroi ai në rrjetin e tij social Truth Social./   /os/

The post FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 1 000 të burgosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

23 May 2025 at 15:29

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ata pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s.

Ky transferim është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Përgatitjet infrastrukturore dhe administrative

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, thekson se, sipas marrëveshjes, Kosova duhet të përmbushë standardet daneze, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në trajnimin e stafit korrektues.

Megjithatë, procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

“Ne, si Kosovë, mund ta shpallim tenderin që sot, por kemi kërkesa të reja nga pala daneze. Premtimet e tyre janë që deri në fund të qershorit të na dërgojnë kërkesat përfundimtare, dhe ne më pas do ta hapim tenderin gjatë muajit korrik”, thotë Dibrani për REL-in.

Tenderi pritet të përfshijë renovimin e qelive ekzistuese dhe punëtorive, krijimin e hapësirave të reja për vizitorë, si dhe trajnimin e stafit për të përmbushur standardet evropiane.

Muajin e ardhshëm, 20 oficerë korrektues kosovarë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për të ndjekur trajnim bazik dhe punë praktike në institucionet daneze.

Aktualisht, burgu i Gjilanit shërben si qendër paraburgimi për më shumë se 200 persona nga Kosova. Pasi të përfundojnë renovimet, në këtë institucion do të vendosen të burgosur me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

“Për këtë duhet të ndërtohen punëtori të reja, për të siguruar punësim për të burgosurit që do vijnë”, sqaron Dibrani.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Danimarka është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte a terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me fillimin e përdorimit të qelive.

Më herët, kjo ministri kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta siç do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fizike në përputhje me kushtet në një burg danez”, ka thënë ministria daneze.

Shqetësimet për transparencë dhe të drejtat e njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ngritur shqetësime në lidhje me transparencën dhe zbatimin e marrëveshjes.

“Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ende nuk është e qartë se ku do të sistemohen të paraburgosurit kosovarë që aktualisht ndodhen në burgun e Gjilanit”, thotë Mehmet Musaj nga QKRMT, organizatë kjo që monitoron sistemin korrektues në Kosovë.

Sipas SHKK-së, të paraburgosurit aktualë do të zhvendosen gradualisht në institucione të tjera, pasi sistemi korrektues ka kapacitete të mjaftueshme.

Musaj ngre edhe shqetësimin për respektimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve nga Danimarka, të cilët nuk janë danezë.

“Cili do të jetë modeli i komunikimit – a njihet gjuha angleze nga të gjithë, a njohin gjuhën angleze edhe oficerët tanë, si do të menaxhohen dosjet dhe shërbimet mjekësore”, thotë ai për REL-in.

Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Çfarë parasheh marrëveshja?

Kosova do të vërë në dispozicion kapacitete për 300 të burgosur për një periudhë 10-vjeçare.

Qelitë do të jenë individuale ose të përbashkëta (maksimumi 2 persona), jo më pak se gjashtë metra katrorë për qelitë individuale dhe jo më pak se tetë metra katrorë për qelitë e përbashkëta.

Gjuha e punës në burg do të jetë gjuha angleze, ndërsa dokumentet zyrtare, sipas nevojës, mund të përkthehen edhe në gjuhën daneze.

Pagesat dhe transparenca financiare

Nga 200 milionë euro që pritet të përfitojë Kosova, një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen në baza tremujore, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave e Kosovës lidhur me pranimin e shumës fillestare, por nuk ka marrë përgjigje — edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Sipas SHKK-së, në të gjitha burgjet e Kosovës aktualisht ndodhen rreth 1.800 të burgosur, ndërsa 1.000 vende janë të lira — çka, sipas autoriteteve, krijon hapësirë të mjaftueshme për riorganizimin e të paraburgosurve aktualë.

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, bëri të ditur se edhe disa shtete të tjera evropiane kanë shprehur interesim për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por këto kërkesa nuk janë pranuar.

Ai nuk specifikoi se për cilat shtete bëhej fjalë./REL

The post Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria e katërta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

By: user 8
5 May 2025 at 17:24

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Europës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve për 100 mijë banorë në vitin 2023, me një normë prej 182. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas Eurostat në vitin 2023 ishin 5017 të burgosur në Shqipëri. Eurostat e ka bërë llogaritjen me të dhënat e vjetra të popullsisë prej 2.75 milionë banorë. E përllogaritur nga Monitor, sipas të dhënave të Censit 2023, prej 2.42 milionë banorë, raporti i të burgosurve rritet në 207.

Pas rishikimit, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë (342 të burgosur për 100 mijë banorë), duke lënë pas Poloninë (203), dhe Hungarisë (187).

Vendi ynë është rekord dhe në rajon, i ndjekur nga Serbia (158), Mali i Zi (166), Maqedonia e Veriut (146). Më pak të burgosur në raport me popullsinë ka në Kosovë, me rreth 100 të burgosur për 100 mijë banorë, sipas World Prison Brief.

Europa

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, në Bashkimin Europian ishin rreth 499 mijë të burgosur, çka përfaqëson një rritje prej 3.2% krahasuar me vitin pararendës. Kjo përkthehet në 111 të burgosur për çdo 100 mijë banorë, pak më shumë se një vit më parë, kur norma ishte 108. Në nivel europian, kjo do të thotë se një person ishte në burg për çdo 897 banorë. Megjithëse numri aktual është më i lartë se vitet e fundit, ai mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2012, kur në BE kishte mbi 550 mijë të burgosur – niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 1993. Ka dallime të mëdha mes shteteve të BE-së sa i përket normës së të burgosurve për popullsi. Disa vende si Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë norma dukshëm më të larta se mesatarja europiane, ndërsa vende të tjera si Finlanda, Holanda dhe Sllovenia raportojnë shifra shumë më të ulëta.

Kështu, Finlanda ka normën më të ulët në Europë me vetëm 53 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Holanda me 66 dhe Sllovenia me 68. Këto shifra pasqyrojnë qartë dallimet e thella në politikat penale, ku disa shtete favorizojnë ndëshkimin përmes burgimit, ndërsa të tjera investojnë në forma alternative si masat me kusht, rehabilitimi apo drejtësia rehabilituese. Struktura demografike e popullsisë së burgosur në BE mbetet relativisht e qëndrueshme. Në vitin 2023, vetëm 5.4% e të rriturve të burgosur ishin gra, një përqindje që ka mbetur thuajse e pandryshuar që nga viti 2016. Megjithatë, ka dallime të ndjeshme midis vendeve për pjesëmarrjen gjinore, ku disa shtete raportojnë përqindje më të larta të grave në burgje, ndërsa të tjera mbeten në nivele minimale.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përbërja sipas shtetësisë. Në vitin 2023, një në pesë të burgosur në vendet e BE-së ishte shtetas i huaj në vendin ku ndodhej në burg. Përqindja mesatare e të huajve ishte 20.6%, thuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Edhe këtu vërehen dallime të mëdha mes vendeve: disa kanë përqindje shumë të larta të të burgosurve të huaj, ndërsa vende të tjera regjistrojnë një pjesëmarrje pothuajse të papërfillshme. /Monitor 

The post Shqipëria e katërta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar

3 May 2025 at 14:58

Më 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë edhe të burgosurit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara,, 2886 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtën e votës për këto zgjedhje. Megjithatë, rreth 33% e popullatës së burgjeve, ose 1450 të dënuar, janë përjashtuar nga listat e votuesve për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili u heq të drejtën e votës personave të dënuar për vepra të rënda penale.

Zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Femi Sufaj, konfirmoi këto të dhëna dhe theksoi se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat e nevojshme për organizimin e procesit të votimit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Po ashtu, për një grup të paraburgosurve dhe të dënuarave në burgun e grave në Posjkë të Pogradecit, janë ndërmarrë hapa për t’iu mundësuar të drejtën e votës.

Për të shmangur konfuzionin në listat e votuesve, janë pezulluar transferimet në burgje për një muaj dhe është ofruar mundësia për pajisje me dokument identifikimi për ata që e kanë humbur ose u ka skaduar dokumenti.

The post Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar appeared first on Sot News | Lajme.

A do i marrë votat e të burgosurve? Berisha: Ditët në qeli do u shpërblehen me rroga qeveritarësh

21 April 2025 at 09:58

Sali Berisha, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, u ka premtuar edhe të burgosurve se do t’i shpërblejë me rroga qeveritarësh për të gjitha ditët që po qëndrojnë në qeli pa meritë. Deklaratën Berisha e bëri në prononcimin për mediat, pas daljes nga SPAK, ku tha se në burgje, 67 % […]

The post A do i marrë votat e të burgosurve? Berisha: Ditët në qeli do u shpërblehen me rroga qeveritarësh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌