Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri

By: user 11
11 July 2025 at 10:23

Mbështetësi i Brexit-it, Nigel Farage po bën gati valixhet dhe po përgatitet të niset për në Shqipërinë me diell, nëse do t’i besojmë replikave të shkëmbyera kohët e fundit në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Fansat e Farage kanë parë pamje të papritura që janë hedhur në platformën sociale ‘X’ së fundmi: fillimisht një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i Ramës dhe udhëheqësit të Reform UK me rroba banje të ngushta në stilin viktorian, duke u relaksuar në një plazh, me mbishkrimin “VIZITONI ALBANIA” të shkruar sipër tij. Kjo u pasua shpejt nga një imazh tjetër i të dyve në perëndim të diellit, përsëri në një plazh, duke ndarë një gotë verë të mbështjellë me flamujt përkatës të njëri-tjetrit.

Të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra pasi Rama shprehu qëndrimet kritike për Britaninë pas Brexit-it dhe politikave të saj kontraverse për migrantët. Farage mori hak duke i thënë Ramës të “merrte mbrapsht të gjithë kriminelët”, me këmbënguljen se një në 50, ose edhe më shumë, shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë pas hekurave.

Që nga ai moment situata erdhi duke u përshkallëzuar. Rama, në një seri postimesh në platformën ‘X’, i quajti shifrat e Farage “të çmendura ” dhe vuri në dyshim se sa prej tyre u dënuan për shkak të “sistemit të vjetëruar të imigracionit dhe vizave” të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë ai vendosi ta ‘zbuste’ Farage me mirësi dhe ta ftonte të vizitonte për të shijuar “diell e mikpritje të vërtetë dhe madje më shumë fakte rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të mrekullueshëm”.

Farage përfundimisht e pranoi ftesën me kusht që të diskutonte kthimin e të burgosurve shqiptarë. Por çfarë mund të fshihet në itinerarin e pushimeve të Farage në Shqipëri?

Farage dhe Rama u kontaktuan për komente në lidhje me kohën e mbërritjes së fluturimit të deputetit britanik. Edhe pse nuk u mor asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit, POLITICO ka publikuar në mënyrë ironizuese një “draft-itinerar”.

9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri janë:

Vizita në bunkerë

Shqipëria është shtëpia e rreth 700,000 bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë regjimit totalitar komunist të diktatorit Enver Hoxha. Ato kishin për qëllim mbrojtjen kundër çdo pushtuesi të mundshëm, diçka që mund ta frymëzonte Farage në përpjekjen e tij për të shmangur një “pushtim” të emigrantëve nga përtej kanalit Anglez.

Takimi me “burrneshat” në veri të Shqipërisë

Të njohura edhe si “burrnesha”, disa gra në veri të Shqipërisë për të marrë përsipër përgjegjësitë e një babai të ndjerë ose të një kryefamiljari mashkull, bëjnë një betim beqarie dhe përqafojnë veshjen e sjelljen mashkullore. Ndonse janë pakësuar në numër me vetëm tre të mbetura, një takim me to mund t’i ofrojë Farage një perspektivë të re përtej debateve të zakonshme mbi identitetet gjinore.

Pirja e rakisë

Pasi i acaroi bullgarët me një retorikë të ngjashme kundër migrantëve potencialë, Farage bëri një udhëtim në Bullgari në vitin 2013. Ai u filmua duke shijuar një gotë verë nën sharmin e disa muzikantëve dhe valltarëve vendas. Farage mund të tundohet ta zëvendësojë birrën e tij karakteristike me pak raki, një pije alkoolike e fuqishme e bërë nga rrushi ose kumbullat.

Një vizitë në Selinë Botërore Bektashiane

I akuzuar më parë për përhapjen e retorikës anti-muslimane, Farage mund të zgjerojë horizontet e tij me një udhëtim në Selinë Botërore Bektashiane në Tiranë. Kryegjyshata botërore bektashiane ka të ngjarë të bëhet versioni i Vatikanit në Shqipëri nëse një njoftim i vitit 2025 nga Rama për t’i shndërruar ata në një shtet sovran brenda vendit realizohet.

Homazhe në varrezat gjermane

Si stërnip i një emigranti gjerman që iku në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkëshort i një gruaje gjermane, Farage mund të bëjë homazhe në varrezat e Luftës Gjermane në qendër të Tiranës. Në varësi të kohës së vizitës së tij, ai mund të jetë gjithashtu i ftuari nderi në ceremoninë e përbashkët të organizuar nga ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë çdo të Dielë Përkujtimore. Ai gjithashtu mund të shohë një fragment të Murit të Berlinit jashtë zyrës së Ramës ndërsa është aty.

Vizitë në Teatrin e Kukullave

Farage ka thënë se kur të largohet nga politika, dëshiron të shkojë në teatër. Kështu që ai mund ta përdorë vizitën e tij në Shqipëri si një shans për të vizituar Teatrin historik të Kukullave. I restauruar me fondet e Bashkimit Europian pas tërmetit të vitit 2019, ky vend mund t’i kujtojë gjithashtu kohën kur e quajti presidentin francez Emmanuel Macron një “kukull” të ish-kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Vizitë te statuja e Mbretëreshës Elizabeth II

Në qytetin verior të Hasit, ku më shumë se 80% e vendasve kanë familje në Mbretërinë e Bashkuar, në qendër është ngritur një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II. Farage mund të shkojë edhe në Kukësin aty pranë, një qytet tjetër me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të vizitojë “Costa Caffe” dhe të numërojë makinat me targa të verdha britanike. Qyteti ishte gjithashtu i pari në botë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të ndihmës së dhënë rreth 400,000 refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, një rrëfim empatie që mund të frymëzojë një ndryshim zemre te Farage për çështjen e emigrantëve.

Një filxhan kafeje të këndshme

Ndonëse nuk janë adhurues të mëdhenj të çajit, shqiptarët e marrin kafenë shumë seriozisht dhe Tirana ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në Europë. Për më tepër, besa, kodi i nderit shqiptar i vendos mysafirët mbi Zotin e madje edhe familjen e i garanton respekt maksimal të ftuarit.

Relaks në plazh

Sipas imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Ramës, një pushim në plazh do të jetë në krye të axhendës. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet për rreth 276 kilometra, duke kaluar përgjatë detit Adriatik e detit Jon dhe ofron shumë mundësi që ai të bëjë një pushim të merituar larg politikës.

Por duke iu kthyer seriozitetit, kush ka të drejtë mes Ramës dhe Farage?

Në tetor 2024 , gazeta Telegraph publikoi një artikull që argumentonte se 52,000 shqiptarë jetonin në Mbretërinë e Bashkuar, me 1,227 prej tyre në burg, me sa duket burimi i pretendimeve të Farage.

POLITICO kontaktoi ambasadorin shqiptar në Londër, Uran Ferizi, për të kërkuar të dhënat e tyre mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha: “Ne besojmë se ka më shumë se 300,000” dhe ndau një dokument që vëren se shifrat e Telegraph përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar, fëmijët shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe “dhjetëra mijëra” shqiptarë me pasaporta greke e italiane, siç tregohet nga të dhënat konsullore.

Sa i përket numrit të shqiptarëve të burgosur, dokumenti i ambasadës thotë se nuk merr parasysh moshën, seksin dhe statusin socioekonomik e vazhdon se kur bëhet përshtatja për çekuilibrat demografikë dhe numrin aktual të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e nënkuptuar e burgosjes është: “përafërsisht 1 në 500”.

Nëse Farage pranon se faktet e tij janë të gabuara, Rama ka kërkuar që ai të jetë i pari që t’u thotë kujtdo që flet keq për shqiptarët “të mos e bëjë më”. /POLITICO

The post POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Lubonja: Rama bën spektakël me Farage për të shmangur thelbin

By: user 6
3 July 2025 at 23:07

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani. Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

“Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës InsideCrime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.”

Ai shtoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri: “Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.” /BW

The post Lubonja: Rama bën spektakël me Farage për të shmangur thelbin appeared first on Lapsi.al.

Sa shqiptarë ka në Britaninë e Madhe? Ambasadori Ferizi zbërthen të pavërtetat e Farage

By: redi
2 July 2025 at 21:49

Një shkrim i gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull ”1 në 50 shqiptarë është në burg”, po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage. Ai ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit. Uran Ferizi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell…

Source

“1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, ambasadori Ferizi demanton Nigel Farage

2 July 2025 at 20:45

Lajmi i publikuar më 4 tetor 2024 nga gazeta britanike Daily Telegraph me titullin “1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg” ka shkaktuar reagime të forta, duke u bërë pikë debati mes Nigel Farage dhe kryeministrit Edi Rama.

Top Channel raporton se Uran Ferizi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ofruar të dhëna zyrtare dhe argumente që sfidojnë këtë shifër, duke e quajtur atë të pasaktë dhe mashtruese.

Sipas ambasadorit Ferizi, krahasimi i bërë nga Daily Telegraph mes numrit të shqiptarëve në burgje dhe komunitetit shqiptar në Britani bazohet në grupe të ndryshme të dhënash, me përkufizime të ndryshme të shtetësisë dhe periudhave kohore të ndryshme.

Ai thekson se shifra nuk përfshin shqiptarët e natyralizuar, ata me dy pasaporta, apo fëmijët e lindur në Britani me origjinë shqiptare.

“Statistikat e Ministrisë së Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk bëjnë dallimin mes llojeve të krimeve dhe nuk përjashtojnë saktësisht kush përfshihet në këto të dhëna,” tha ambasadori.

Ai shtoi se numri real i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është shumë më i madh se sa e evidenton Daily Telegraph, duke cituar të dhëna nga konsullatat dhe analiza të tjera që sugjerojnë se popullsia shqiptare llogaritet diku midis 200,000 dhe 500,000 banorë, ndërsa një vlerësim konservator flet për rreth 300,000 shqiptarë.

Duke marrë parasysh përqindjen e meshkujve të moshës 18–35 vjeç, që janë më të rrezikuar nga burgosja, ambasadori Ferizi tha se përqindja e shqiptarëve në burg është më afër njërit në 500 dhe jo një në 50, siç është pretenduar.

“Statistikat e papërpunuara dhe të pasakta të këtilla rrezikojnë të ushqejnë stereotipe të dëmshme dhe të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve, duke fshirë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar,” përfundoi ambasadori.

The post “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, ambasadori Ferizi demanton Nigel Farage appeared first on Telegrafi.

Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave

By: user 8
2 July 2025 at 20:30

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, duke e cilësuar atë një “teatër liderash populistë”. Shehaj argumenton se forca e Ramës për të bërë shpëtimtarin e emigrantëve shqiptarë, edhe pse është përgjegjësi për ikjen e tyre, vjen nga kontrolli mbi mediat dhe manipulimi i opinionit publik.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”

Për Shehajn, problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”

Ai kujton disa nga skandalet më të mëdha të qeverisë Rama, që sipas tij janë relativizuar nga ky kontroll mbi informacionin.

“Raste si ky kanë ndodhur në mënyrë të përditshme në këto 12 vite, nga skandali i inceneratorëve te McGonigal, nga mungesa e ilaçeve te arrestimi i Veliajt.”

Në fund, Shehaj paralajmëron se nëse nuk kuptohet rrënja e këtij pushteti të pakontrollueshëm, përballja me Ramën do të mbetet e kotë.

“Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës” – thekson Shehaj. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? 

The post Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave appeared first on Lapsi.al.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

By: Ardit
2 July 2025 at 18:47

Dy politikanë populistë i folën mbështetësve respektivë, i pari, politikani anglez Nigel Farage, duke fryrë përtej asaj që është e arsyeshme një problem për vendin e tij, ndërsa i dyti, kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke bërë një lojë kungulleshkash që injoron përmasat që problemi ka për vendin tonë. Nga Gjergj Erebara Si për periudhë vere, […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

2 July 2025 at 15:20

Si për periudhë vere, e njohur për thatësirë lajmesh, nuk kishte se si të ecte më mirë për dy politikanë që pëlqejnë politikat identitare përkundrejt atyre të arsyetimit, një lojë me kungulleshka mbështetur në statistika të diskutuara jashtë konteksti. Nigel Farage, ish-gazetar dhe politikan populist britanik, përdori praninë e mbi 1 mijë të burgosurve shqiptarë […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

Deputeti britanik Farage: Shqiptarët e këqinj i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta

By: redi
1 July 2025 at 21:02

Deputeti britanik Nigel Farage, thotë se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Pasi deputeti njoftoi se kishte pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, kryeministri Edi Rama i kërkoi që të caktonin datën, ndërsa i tha se nuk mund t’i përdorë shqiptarët si mish për propagandën lidhur me Brexit. Më shumë se sa meraku për 1200 shqiptarë në burgjet angleze të cilët ai po i përdor si hedhje…

Source

PROFIL/ Nigel Farage sot zihet me Ramën, nesër mund të jetë kryeministër i Britanisë

By: user 6
1 July 2025 at 22:18

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë pa sukses derisa u zgjodh herën e 8-të në vitin 2024. Sondazhet e shohin si më të pëlqyerin e publikut për kryeministër zgjedhjet e ardhshme.

Si ata që e duan dhe ata që e urrejnë, bien dakord se Nigel Farage ka qenë një nga politikanët më me ndikim në Britani që nga epoka e Thatcher. Që nga origjina e tij si mbështetës i Konservatorëve apo tregtar në Bursën e Metaleve të Londrës, rikthimet e tij e kanë bërë udhëheqës të shumë mishërimeve të partive të djathta dhe euroskeptike.

Kohët e fundit, ai është shfaqur si edhe si prezantues i “GB News” ku herë pas here flirton me Partinë Konservatore, por një rol të fortë ka luajtur si kreu i “Reform UK”. Më poshtë janë disa nga momentet në karrierën e tij politike:

Një anëtar themelues i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), Farage u bë eurodeputet në vitin 1999 pas futjes së përfaqësimit proporcional për zgjedhjet në parlamentin Evropian.

Farage u bë udhëheqës i UKIP në shtator 2006, në të parin nga dy mandatet në krye të një partie që do të bëhej sinonim i përçarjeve dhe grindjeve të brendshme, por edhe i kërcënimit që do të paraqiste së shpejti për Partinë Konservatore.

Nigel Farage drinking a mug of tea at the Ukip telephone call centre in Ashford, Kent, in 2004

 

Farage mori famë kur filloi të krijonte një vend si udhëheqës i një vale të re populistësh evropianë kur në vitin 2010 ai nisi një sulm viral ndaj Herman Van Rompuy. Ai akuzoi udhëheqësin e lartë të BE-së se kishte “karizmën e një lecke të lagur” dhe “pamjen e një nëpunësi banke të rangut të ulët” gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010.

Ai u nxor nga rrënojat e një aeroplani me lëndime serioze ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010, kur u rrëzua pasi banderola që promovonte UKIP u ngatërrua në pendën e bishtit të avionit. Ngjarja ishte e fundit e një numri përvojash pranë vdekjes në jetën e Farage, bashkë me goditjen nga një makinë në vitin 1985 dhe më pas diagnostikimin me kancer.

UKIP ex leader Nigel Farage 'lucky to be alive' after plane crash

Pas dështimit për të rrëzuar John Bercow, kryetarin e atëhershëm të Dhomës së Komunave në vitin 2010, periudha e tij e dytë si udhëheqës zgjati deri në vitin 2016, një periudhë në të cilën partia do të përqendrohej në krijimin e një mbështetjeje më të madhe nga baza për një kryengritje politike që do të hidhte themelet për Brexit. Partia do të regjistronte performancën e saj më të mirë në Zgjedhjet Evropiane të vitit 2014 në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 26% të votave.

 

The Big Questions Nigel Farage Should be Asked by the Media – Byline Times

Në atë kohë nuk mungoi edhe dështimi i Farage për t’u bërë deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015. Pavarësisht dorëheqjes si udhëheqës, dorëheqja e tij u refuzua menjëherë më pas nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i partisë.

Farage ishte në ballë të mbledhjes së votave pro-Brexit gjatë referendumit të vitit 2016 të thirrur nga kryeministri i atëhershëm, David Cameron, në një përpjekje për të larguar, një herë e përgjithmonë, kërcënimin për Konservatorët nga UKIP dhe për të shuar rebelimin brenda partisë së tij.

LEXO EDHE: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage?

Farage tërhoqëi vëmendjen me shpalosjen e një posteri kundër emigrantëve që tërhoqi akuza për nxitje të urrejtjes. Ai më pas i tha “Yorkshire Post”: “Në disa mënyra, ai poster na fitoi referendumin sepse na mbajti të përqendruar në rrezikun e kufijve të hapur.”

Duke kërkuar të mbështetej në votën për “Largim nga BE”, Farage lançoi partinë e tij të re “Brexit” në prill 2019, duke u zotuar se “nuk do të kishte më Zoti Djalë i mirë”. Ai sulmoi partitë Konservatore dhe Laburiste dhe tha se sistemi dypartiak ishte “i papërshtatshëm për qëllimin”.

Having divided and conquered, Nigel Farage makes a perfectly timed exit

Partia e tij do të luante një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti kur Farage njoftoi se nuk do të paraqiste asnjë kandidat kundër Konservatorëve në 317 vendet që fituan në zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme, pasi Boris Johnson u zotua të largohej nga BE deri në vitin 2020 dhe të ndiqte një marrëveshje tregtare në stilin e Kanadasë. Partia Brexit më vonë do të ndryshonte emrin e saj në Reform UK.

Nigel Farage on the Story Behind His Friendship with Trump | The New Yorker

I vlerësuar për transmetimet si prezantues i “The Nigel Farage Show”, një program radiofonik në stacionin “LBC”, Farage dha dorëheqjen si udhëheqës i Reform dhe nisi një karrierë televizive si prezantues në “GB News”. Ai kërkoi të arrinte një audiencë të re në vitin 2023 kur konkurroi në një serial televiziv reality show duke zënë vendin e tretë. ©Përgatiti LAPSI.al

The post PROFIL/ Nigel Farage sot zihet me Ramën, nesër mund të jetë kryeministër i Britanisë appeared first on Lapsi.al.

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

1 July 2025 at 17:58

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja […]

The post Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë appeared first on Reporter.al.

Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage?

By: user 2
1 July 2025 at 13:39

Edi Rama dhe Nigel Farage duket se kanë gjetur sejcili siamezin e vet dhe ndonëse në pamje të parë i ndan gjithçka, ata po e shfrytëzojnë një sherr me batuta, fyerje, ftesa për drekë dhe debat mbi emigracionin, për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Politikani britanik i ekstremit të djathtë ka targetuar “shqiptarët kriminële” si një kokë turku për të vijuar krqëzatat anti emigranët që e ngrejnë në sondazhe në vendin e tij. Kryeminisri shqipëtar po e shfrëzon këtë përleshje edhe për u dukur si pariot e mbrojtës i bashkëkombasve të vet brenda vendit edhe për të marrë flamurin e kundërshtimit të një anti brexit-asi si Farage, që u përlqen aq shumë elitave perendimore.

Me këto premisa ata e kanë vijuar edhe më tej debatin ku Nigel Farage këmbëngul se në vendin e vet 1/50 shqiptarë gjendet në burg e në të cilin Rama i përgjigjet se kjo shifër është e gënjeshtërt pasi në Britani nuk jeojnë 50 mijë, por 300 mijë emigranë shqiparë.

“Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini? Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim. Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar numrin e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000″ shkruajti së fundi Rama.

Andi Bushati: Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin

Por ai nuk haroi që që falë mbrojtjes së emigrantëve shqiptarë ti përvishej edhe botëkuptimit të politikanit ekstremist: “Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh…”.

Nga ana e tij as lideri i partisë “Reform UK” nuk i ka kursyer talljet ironitë dhe etiketimet ndaj Ramës. Në një intervistë në Top Channel, me porosi për të vijuar debatin, ai e konsideroi kryeministrin tonë si një njeri “argëtues dhe të paturp”, që flet kundër brexitit ndonëse ska ë bëjë fare me të: “Ai bën shumë zhurmë se është një burrë i gjatë. Natyrisht i përket krahut të majtë, ka pikëpamje glogaliste dhe kundra Brexit. Më lejoni tu them se kjo nuk është puna e tij. Nuk është arsye të kritikojë Britaninë e Madhe”, tha ai duke shtuar se e pranon drekën me Ramën në Shqipëri me kusht që ai të mbajë premimin dhe të tërheqë të burgosurit shqiptarë nga Britania: “Ai kritikoi vendin tim duke thënë se jemi zhytur në një vend me errësirë duke marrë në konsideratë dërgimin e emigrantëve jashtë. Unë i thash se kjo është hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italisë për të marrë emigrantë. Ai nuk mund të jetë kritik dhe standarde të dyfishta dhe për këtë duhet të marrë të burgosurit shqiptarë e kthejë ata në vendlindje”. 

Si filloi debati?

Përplasja mes të dyve nisi që të premten e kaluar kur lideri i “Reform UK” vendosi të përdorë si kokë turku për politikat e tij të burgosurit shqiptarë në qelitë britanike.

Rama iu përgjigj në X se nëse shifra që kishte dhënë Farage ishte e saktë, ai do t’i merrte mbrapsht të gjithë kriminelët, por nëse ai gabonte, do ta ftonte atë në Shqipëri si mysafirin e tij të nderit për sa kohë që premton se nuk do të flasë më keq për vendin tonë.

“Ooopsss… Vetë Z. Nigel Farage sapo më ka sfiduar me fakte!” – shkroi Rama në postimin e tij në Tëitter. “Çfarë nderi – për një “njeri gjigant”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht që vij nga një ‘vend i vogël’) – të fitoj vëmendjen e virtuozit të pakrahasueshëm të politikës së madhe të Britanisë”.

Postimi i Ramës vijonte duke pretenduar se figura e Farage ishte “e çmendur” dhe një “klasik nga libri i Brexit-it të post së vërtetës”. Ai shtoi se shumë shqiptarë janë të bllokuar në një “sistem të vjetëruar dhe kufizues vizash”, por tha se shkalla e kriminalitetit të tyre “nuk do të ishte më e lartë dhe ndoshta është më e ulët se ajo e vetë popullsisë britanike”.

“Le t’i sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi juaj “një në 50” është i vërtetë – unë personalisht do të angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Ky nuk është një titull konkurrues – është një premtim publik. Por nëse statistika juaj e frikshme rezulton të jetë thjesht material për tabloidët, atëherë nuk ka nevojë për falje. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vini në Shqipëri – si i ftuari im i nderit…

Dhe e tëra çfarë kërkoj në këmbim është premtimi më i thjeshtë publik nga ju, i bërë ndërsa shijoni vendin tonë: herën tjetër që dikush do të flasë keq për shqiptarët, do të jeni i pari që do t’i thoni — në mënyrën tuaj teatrale — të mos e bëjnë përsëri” – shkroi Rama.

Sikur kaq ti duhej Farage nuk nguroi të zhyteja në këtë përplasje me përfiim të dyanshëm. Duke folur për “The Telegraph” ai tha se do ta pranonte sfidën. “Ne do ta bëjmë Edi Ramën të mbajë premtimin e tij!” – tha Farage.

Kampet me refugjatë/ A do tu përgjunjet Rama edhe britanikëve?

The Telegraph shkruan se statistikat që përmendi Farage u raportuan për herë të parë nga kjo gazetë kur gazeta përpiloi një tabelë të emigrantëve të huaj bazuar në të dhënat nga Ministria e Drejtësisë (MoJ) dhe Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Sipas gazetës, shifrat tregonin se kishte 10 435 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells krahasuar me 76 866 shtetas britanikë. Këto shifra u krahasuan me të dhënat e regjistrimit Censit në Britani, nga të cilat u nxor numri i shtetasve të huaj nga secili vend që nuk kanë pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas këtyre të dhënave kishte 68 672 shqiptarë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar. Duke hequr 15 860 që nuk kishin një pasaportë britanike, dilte një total prej rreth 52 000. Me 1,227 shqiptare në burgje, kjo është e barabartë me 2% të shqiptarëve.

Shkalla e burgosjes së shqiptarëve ishte 232.33 për 10 000 njerëz ose “1 në 50” shkruan “The Telegraph”. “Mund të ketë njëfarë diference gabimi pasi disa shtetas të huaj mund të kenë marrë shtetësinë, por të mos kenë aplikuar për pasaportë” – shkroi gazeta duke i kujtuar Ramës se mund ta ketë bastin të humbur.

Pak a shumë të njëjtat shifra shpërndau edhe Farage ne një postim në X.

“I dashur Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53 000 qytetarë shqiptarë dhe 1 099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj” – iu përgjigj shkurt ai.

Por kryeministri shqiptar nuk pranoi lehtë humbjen. Në një tjetër koment të gjatë në X të dielën, Rama shkruajti se shifrat e Farage dhe “The Telegraph” janë të pasakta.

“Regjistrimi” yt i shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak. Ti pretendon se janë 53 000. Në realitet, numri është shumë më i lartë, shumëfish i kësaj. Por le të mbetemi vetëm te burimi juaj: “The Telegraph”, e cila ishte e para që trumbetoi teorinë “një në 50”, dhe më vonë e ka pranuar: “Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh migrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12 000 që mbërritën me anije të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140 000 që do të thotë se më pak se 1 në 100 janë në burg” – shkroi Rama që ngre edhe disa pyetje.

“Sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm – por janë gjithashtu kokëfortë. Dhe kur dikush vazhdon t’i gabojë, pyetja e vërtetë është: Pse të vazhdosh? Sepse sinqerisht, të qenit djallëzor duket nën edhe stilin tënd të zakonshëm” – akuzon Rama.

“Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që duhet shtrembëruar për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesesh dhe partnerë. Dhe nëse 1 në 1 mijë dështon, kjo nuk e shndërron turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar….Pres me padurim t’ju mirëpres në Shqipëri siç premtuam, për të ndarë shumë diell të mrekullueshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta” – shkruan Rama. 

Përgjaë gjithë kësaj përplasje dy debatuesit kanë vënë kushet e tyre. Nëse Rama e fiton bastin për numrin e të burgosurve, Farage duhet të vijë në Shqipëri si i ftuar nderi me premtimin që nuk do të flasë më keq për bashkatdhetarët tanë. Nëse fitues është britaniku, kryeministri shqiptar duhe ë riadhesojë të burgosurit dhe duhet të ndërpresë kritikat hipokrite për britaninë që s’do emigrantët ndërkohë që vetë bën marrëveshje me  Melonin. Por siç duket asnjë nga këta dy politikanë, të ngjashëm në formë, në stil dhe në dëshirën për të dhuruar spektakël nuk do të tërhiqet, sepse më shumë sesa thelbi i denait atyre në mënyrë të ndërsjelltë i intereson mesazhi që përçojnë tek audienca e tyre.

©LAPSI.al

 

The post Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? appeared first on Lapsi.al.

Mos i ktheni në kurban të propagandës pas Brexit-it/ Rama i kundërpërgjigjet deputetit britanik: Shqiptarët mësojnë fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj

By: V K
1 July 2025 at 10:46

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për deputetin britanik Nigel Farage, i cili ka kërkuar deportimin e shqiptarëve, me pretendimin se janë një kombësi që “mbushin” burgjet britanike.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Farage nuk ka qen konsistent me shifrat e të burgosurve shqiptarë në vendin e tij, ndërsa i ka “servirur” britanikut shifra reale nga ambasada shqiptare atje.

“Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Nigel, Nigel, Nigel…

Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:
“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di?
Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.

Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:

“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”

Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.
Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;
*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vëndit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh.
Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.
Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?

*Le ta caktojmë datën.*

The post Mos i ktheni në kurban të propagandës pas Brexit-it/ Rama i kundërpërgjigjet deputetit britanik: Shqiptarët mësojnë fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj appeared first on Albeu.com.

Rama përgjigje deputetit britanik: Cakto datën e vizitës, shqiptarët në Britani nuk janë mish për propagandë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot sërish deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pranoi ftesën e kreut të qeverisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë, pasi sipas tij, kishte fituar debatin për numrin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë janë në burg.

Në përgjigje të tij Rama tha se shpreson që vizita e tij e ardhshme në Shqipëri ta frymëzojë që të luftojë “për ide, jo kundër njerëzve”.

Rama thekson ndër të tjera se bashkë me deputetin britanik duhet të bien dakord që të flasin për fakte dhe “jo për fantazi”, ndërsa e fton që të caktojë një datë për vizitën

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Nigel, Nigel, Nigel…

Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:

“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di?

Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.

Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:

“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”

Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët*, njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.

Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar  si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;

*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vendit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh.

Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.

Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?

*Le ta caktojmë datën.*

/m.q/j.p/

The post Rama përgjigje deputetit britanik: Cakto datën e vizitës, shqiptarët në Britani nuk janë mish për propagandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debati me Farage për emigrantët, analisti: Rama bën sikur mbron shqiptarët, nuk e shqetëson rritja e kriminalitetit

1 July 2025 at 09:48

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri ka folur lidhur me debatin në në distancë mes kryeministrit Rama dhe deputetit populist britanik, Farage. Ai tha se nuk është problem se po prishet imazhi i shqiptarëve, por se problemi është se krimi favorizohet nga qeveria dhe ai eksportohet në vendet e tjera, siç është edhe Britania e Madhe. Mërtiri u shpreh se Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, ndërsa ajo që duhet ta shqetësojë është fenomeni, rritja e kriminalitetit.

“Ky nuk është problem britanik, është problem i shqiptarëve, pse ne eksportojmë kriminalitet, sepse kjo lidhet me krimin këtu brenda dhe me mungesën e perspektivës për shumë të rinj.

Kryeministri shqiptar para se të hyjë në polemikë populiste, Rama po i përgjigjet populizmit të Farage me populizmin e vet. Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, sikur po përleshet me albanofobët britanikë, ndërkohë që në thelb ajo që duhet të na shqetësojë është se a duhet të na shqetësojë ky fenomen. Ky fenomen nuk mund të jetë nëse krimi nuk gjen favorizim këtu në Shqipëri.

Kemi rritje të kriminalitetit këtu pa eksportojmë në vendet e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë me imazhin e shqiptarëve, sepse shumica nuk shkojnë në Britani për të bërë shtëpi bari, apo për të vjedhur, por shkojnë për të punuar, për të marrë djersën e tyre. Krimi këtu nuk luftohet nga shteti dhe ky është problemi, thelbi”, tha Mërtiri.

The post Debati me Farage për emigrantët, analisti: Rama bën sikur mbron shqiptarët, nuk e shqetëson rritja e kriminalitetit appeared first on Sot News | Lajme.

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

By: Ela
1 July 2025 at 09:15

Nga Genc Pollo KM Rama në këtë vapë të parakohshme të qershorit e gjeti përsëri një mënyrë për të dalë nga publiku dhe të një pjesë të medias evropiane: duke hyrë në një polemikë me Nigel Farage, liderin e Partisë së Reformës (Reform Party) në Britaninë e Madhe e dikur kryeaktivitetet e lëvizjes për daljen […]

The post Nigel Farage në Shqipëri: po përse? appeared first on BoldNews.al.

Rama, sërish replikë me Farage: 300 mijë shqiptarë në Britani, janë pjesë e shoqërisë suaj

By: Re Nato
1 July 2025 at 09:12

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me me deputetin britanik Nigel Farage lidhur me komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se Farage gabon në lidhje me shifrat dhe shtoi se në Britani, aktualisht janë 300 mijë shqiptarë.

Kreu i qeverisë thotë se shqiptarët pjesë e strukturës së gjallë dhe shoqërisë britanike.

Postimi i Ramës në X

Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini? Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim. Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000. Në realitet, z. Nigel_Farage

E di çfarë? Shifra është mbi 300,000, vëlla! Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, që ndërtojnë shtëpitë tuaja, që kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj. Ata nuk janë mish për dhëmbët e propagandës së shpëlarjes së trurit pas Brexit-it. Ata janë pjesë e strukturës së gjallë dhe që merr frymë e shoqërisë suaj. Edhe pa kontrolluar moshën, gjininë apo statusin socioekonomik, raportet tuaja bien. As një në pesëdhjetë. Dhe sigurisht jo një në tre ose katër. Këto nuk janë statistika, janë taktika frikësimi të maskuara si të dhëna. Pra, më lejoni t’ju pyes qartë: pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa zvarritur në baltë një komunitet të tërë njerëzish të shkëlqyer dhe punëtorë që i shërbejnë atdheut tënd me dinjitet sikur të ishte i tyri? Britania është tashmë e madhe dhe jo më pak për shkak të diversitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës së saj shumëkulturore.

Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh. Pres me padurim t’ju mirëpres në vendin tonë të bukur si mysafir nderi. Por, përpara se të arrini për të shijuar diellin e vërtetë dhe mikpritjen e sinqertë, a mund të biem dakord të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja pas së vërtetës? Le të caktojmë datën.

Nigel, Nigel, Nigel…

From “one criminal in fifty Albanians,” your claim has now spiraled into: “Maybe it’s one in three, maybe one in four, I don’t know…”

Really?! You don’t know?

And this comes after you say you double-checked the numbers?

I already pointed you to The… https://t.co/cvgBe4ftys pic.twitter.com/aCWZKSwpZc

— Edi Rama (@ediramaal) July 1, 2025

Deputeti britanik pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri

30 June 2025 at 23:22

Vijon në rrjetet sociale debati mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe deputetit britanik Nigel Farage, lidhur me çështjen e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një video të fundit, Farage shprehet se pranon ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri dhe të diskutojë mbi këtë temë.

Ai thekson se është i gatshëm të shohë nga afër situatën dhe të debatojë hapur mbi sfidat që sjell emigracioni.

Nga ana tjetër, Edi Rama ka reaguar duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis vendeve për menaxhimin e migracionit dhe thekson se shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britani kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.

“Ne i mirëpresim të gjithë ata që duan të kontribuojnë me punë dhe dinjitet, kudo që janë në botë. Shqiptarët në Britani janë ambasadorë të mirë të vendit tonë dhe duhet të trajtohen me respekt. Po ashtu, jemi të hapur për dialog dhe bashkëpunim me çdo palë që kërkon zgjidhje të përbashkëta dhe të qëndrueshme për sfidat e emigracionit.”

Debati pritet të vazhdojë me takimin e paralajmëruar mes dy palëve në Tiranë, ku do të diskutohet më në detaje mbi politikat migratore dhe bashkëpunimin bilateral./Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nigel Farage (@nigel_farage)

The post Deputeti britanik pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një intelektuali dhe një mashtruesi

By: M C
30 June 2025 at 22:57

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për debatin mes kryeministrit Rama dhe politikanit populist britanik, Nigel Farage, sa i përket shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe.

Haxhiu tha se ky është një debat mes një intelektuali si Rama dhe një mashtruesi si Farage, i cili shpesh stigmatizon dhe shënjestron komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

“Farage është tabloidik dhe realisht ai ndërtoi rrëfimin e mashtrimit për Brexit. Ai ishte populisti, për arsye se një kohë të gjatë politika britanike nuk ka patur mashtrues në jetën politike. Meqenëse beteja e tij, menjëherë pasi u bë Brexit, ishte humbje, për arsye se e panë britanikët se çfarë humbën nga fakti se ikën nga BE, atëherë Farage ka qenë në marxhinat e një lidershipi. E krijoi një moment populizmi si karburant tabloidik për të folur për emigrantët. Në një moment kur Britania e Madhe po bën përpjekje të gjejë një strehë në të gjithë vendet e Ballkanit për emigrantët që janë atje.

Cili është ky debat? I një mashtruesi dhe një intelektuali. Rama nuk është hera e parë që bën përpjekje për ta mbrojtur shqiptarin jashtë Shqipërie. E ka krijuar njëfarë guximi intelektual, për ta ndërtuar një rrëfim për shqiptarin. Në një pjesë të reagimit të tij, përmend profesionet e njerëzve. Jo për herë të parë ka përmendur Lea Ypin, Dua Lipën dhe të tjerë, që janë në Oxford, LSE, Edinburgh, ose anëtarja e Akademisë së Shkencave, Lea Ypi, që është ajo që nuk ka patur njohje, por e ka bërë puna e saj të jetë anëtarë e Akademisë së Shkencave. Farage nuk i di fare këto, di vetëm kriminelët. Profesionet e shqiptarëve janë 100 herë më të rëndësishme se kriminelët. Kriminelët kur kapen shkojnë në burg. Një pjesë e tyre, e kanë humbur pas Brexit, për shkak të jetës më të varfër në Greqi dhe vende të tjera të BE, menduan të gjëjnë strehë në Britani. Një pjesë e tyre janë të burgosur për falsifikime, nuk quhen kriminelë, sepse krimi ka përkufizimet e veta.

Arsyeja për të gjetur një vend më të mirë, është dëshirë e njeriut për ti dhënë fëmijëve të tij dhe vetes një shpresë tjetër.

Nuk ka qenë debat i një kryeministri, por nga gjuha e Ramës, ai ka një shpëfillje intelektuale ndaj Farage dhe e konsideron, si njeri me karburant tabloidik, që është sentenca më e bukur që i kushtohet një njeriu si Farage. Për ata që nuk e njohin dhe mendojnë se Britania nuk prodhon idiotë të dobishëm, ja që ai ka qenë për një kohë të gjtë idiot i padobishëm”, deklaroi Haxhiu.

The post Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një intelektuali dhe një mashtruesi appeared first on Albeu.com.

1 në 50 apo 1 në 2 shqiptarë në burgjet angleze? Farage sfidon sërish Ramën: Hajde merr të burgosurit, pastaj hamë drekë në Tiranë

By: M C
30 June 2025 at 20:39

Një debat virtual është ndezuar së fundmi mes ligjnëvësit britanik, Nigel Farage, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me emigrantët shqiptarë të burgosur në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Ka qenë kreu i partisë “Reform UK” Farage, i cili deklaroi se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë të burgosur, shifra këto që u kundërshtuan nga Edi Rama, i cili sfidoi britanikun duke thënë se nëse këto shifra janë të vërteta, do t’i merrte të gjithë në Shqipëri. Kjo solli një tjetër reagim të Nigel Farage, i cili tha që se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur, duke shtuar se tashmë si fitues i sfidës së Ramës, do të angazhohet për t’i dëbuar ata drejt Shqipërisë.

Në një intervistë për Top Channel të zhvilluar nga gazetari Muhamed Veliu, Farage është i vendosur në pretendimet e tij, ndërsa ka shprehur pakënaqësi për qëndrimet e liderit shqiptar lidhur me BREX-it, referendumit që e nxori Anglinë jashtë BE.

“Zoti Rama më sulmoi mua dhe më pas tha se nëse shifrat e mija janë të vërteta ai u angazhua ti marrë ata në Shqipëri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mija të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje. Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg.

Ai po e shijon përballjen me mua në TWitter. Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mija janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin”, ka thënë Farage.

Ligjvënësi britanik është treguar i hapur për një takim kokë më kokë me Ramën në Tiranë teksa është përgjigjur: Për mua ai është një figurë argëtuese. Kështu, nëse unë ftohem në Tiranë për drekë me Edi Ramën unë do të vij.

Intervista e plotë:

Muhamed Veliu- Zoti Farage, çfarë ju bëri të komentoni atë që Kryeministri Edi Rama tha në intervistën e tij për The Guardian, ku ai kritikoi qeverinë aktuale britanike për çështjet e imigracionit, ashtu siç bëni ju çdo ditë?

Nigel Farage- Shiko e gjithë çështja me të burgosurit e huaj është diçka e madhe këtu në Britaninë e Madhe. Ne kemi mbi 10.000 të burgosur të nacionaliteteve të huaja në burgjet tona dhe kjo ka çuar të tejmbushje. Ne për të liruar vende po nxjerrim parakohe nga burgu ata që kanë kryer krime serioze. Pra për këtë ka një debat. Dhe të rastin e Shqipërisë janë shumë shqiptarë në burgjet tona dhe unë besoj se ata nuk duhet të jenë në vendin tonë por duhet të kthehen në Shqipëri. Tani, kryeministri juaj zoti Rama i cili asnjëherë nuk ka turp dhe është argëtues dhe natyrisht është kundra Brexit paçka se Brexit nuk ka të bëjë fare me të. Këtë kurrë nuk e kam kuptuar, ai vuri në pikëpyetje shifrat e mija. 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg duke thënë kjo është çmenduri. Zoti Rama më sulmoi mua dhe më pas tha se nëse shifrat e mija janë të vërteta ai u angazhua ti marrë ata në Shqipëri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mija të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje. Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg. Tani Rama na thotë se janë më shumë shqiptarë në Britani sepse shumë kanë ardhur ilegalisht me gomone. Pra kjo e bën shifrën e atyre që s’duhet të jenë në Britani më të madhe. Unë dua tju them se kryeministri juaj e ka gabim në të gjitha çfarë ka thënë. Ne kemi këtu një shqiptarë të dënuar për 50 krime. Hajde tani Edi pasi me premtove unë i nxora shifrat ata tashmë të tutë ti marrësh.

Muhamed Veliu- A u befasuat kur morët dy përgjigje në X nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ju, në emisionin tuaj në GB Neës, i kërkuat që të marrë të dënuarit shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i kthyer në Shqipëri?

Nigel Farage- Ai kritikoi vendin tim duke thënë se jemi zhytur në një vend me errësirë duke marrë në konsideratë dërgimin e emigrantëve jashtë. Unë i thash se kjo është hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italisë për të marrë emigrantë. Ai nuk mund të jetë kritik dhe standarde të dyfishta dhe për këtë duhet të marrë të burgosurit shqiptarë e kthejë ata në vendlindje. Ai po e shijon përballjen me mua në Tëitter. Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mija janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin.

Kemi parë në të kaluarën që zoti Rama ka kritikuar politikanë britanikë si Suella Braverman dhe Robert Jenrick. Tashmë duket se edhe ju jeni përfshirë në një shkëmbim replikash me Edi Ramën mbi shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Kush mendoni se do ta fitojë këtë debat?

Nigel Farage- Ai, bën shumë zhurmë se është një burrë i madh. Natyrisht i përket krahut të majtë, ka pikëpamje glogaliste dhe kundra Brexit. Më lejoni tu them se kjo nuk është puna e tij. Nuk është arsye të kritikojë Britaninë e Madhe. Shiko, unë dua shqiptarët e mirë të vinë në Britani. Ne nuk duam njerëz që vinë nga Shqipëria të cilët janë të këqinj. Çdo vend i përgjegjshëm duhet ta bëjë këtë. Dhe unë mendoj se në të gjithë këtë përplase- ju keni të drejtë kur thoni se Rama ka kritikuar Suelën dhe Robert Xhenrik dhe unë e kam parë atë në të shkuarën por Rama ka ndezur me mua një përplasje për një çështje të gabuar. Shifrat e mija janë në rregull. Numrat e Edi Ramës janë gabim. Ai ka bërë një premtim dhe unë dua që ta respektojë.

A jeni i gatshëm të debatoni ballë për ballë me Kryeministrin Edi Rama mbi disa shifrat që ju po flisni?

Nigel Farage- Shiko edhe pse unë tani nuk pajtohem me filozofinë e tij dhe shifrat i ka gabim unë nuk e kam takuar akoma. Për mua ai është një figurë argëtuese. Kështu, nëse unë ftohem në Tiranë për drekë me Edi Ramën unë do të vij.

Nëse rezulton që shifra që keni përmendur – që 1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg – është e pasaktë, a do të kërkoni falje?

Zoti Rama dje deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar ka një vlerësim prej mbi 140,000 shqiptarësh, shifër e cila iu referua edhe një seance dëgjimore dhe raporti të Dhomës së Komunave në vitin 2023 – dhe nga përvoja ime si gazetar që jetoj dhe punoj në Londër prej më shumë se 11 vitesh, mund të them me siguri se afërsisht 200,000 shqiptarë jetojnë sot në Mbretërinë e Bashkuar – qoftë me leje qëndrimi apo ilegalisht.

Nigel Farage- Nëse ata janë ilegalisht atëherë numri kriminelëve shqiptarë nuk është 1 në 50 por 1 në 2 dhe nëse kjo është çështja ata duhet të kthehen në Shqipëri. Shifrat i kam në rregull. Ato janë shifra të rregullta zyrtare. Nëse mbrojtja e Ramës është se Nigel është gabim sepse shumë prej tyre janë ilegalë kjo e bën çështjen në favorin tim dhe në mënyrë fondamentale gabim për Ramën.

Që nga viti 2023, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një marrëveshje për transferimin e të dënuarve, e cila është funksionale, dhe më shumë se 15 shtetas shqiptarë të dënuar me mbi 4 vite burg tashmë janë kthyer në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend që pranon një fluturim të posaçëm (charter) nga Home Office i Mbretërisë së Bashkuar, me emigrantë të paligjshëm të dëbuar çdo javë. Për më tepër, SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe NCA (Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar) kanë një njësi të përbashkët hetimi – e vetmja e këtij lloji në Ballkan. A i jepni meritë qeverisë së Shqipërisë për bashkëpunimin kaq të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar?

Nigel Farage- Është një fillim. Është një fillim. Dhe nëse flasim për këtë bashkëpunim e bën edhe më të çuditshëm pse kryeministri juaj më sulmon mua. Kjo nuk bën sens. Është vetëm një fillim zoti Rama. Kur unë do të vij tju takoj për drekë do të flasim gjatë dhe do të kemi marrëdhënie të mira mes dy vendeve natyrisht nëse ai ndal sulmin ndaj Brexit.

The post 1 në 50 apo 1 në 2 shqiptarë në burgjet angleze? Farage sfidon sërish Ramën: Hajde merr të burgosurit, pastaj hamë drekë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

30 June 2025 at 19:49

Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve të arrestuar në Britaninë e Madhe debati në distancë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës, por edhe një qejfmbetje e kreut të partisë “Reform UK”, ndaj kritikave të kryeministrit shqiptar për nismat ndaj emigrantëve. Në intervistën për Top Channel dhënë gazetarit Muhamed Veliu, Nigel Farage këmbëngul se e […]

The post “1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌