Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkenca bën mrekulli! Foshnja me tre prindër gjenetikë vjen në jetë pa sëmundje

By: gaze tare
17 July 2025 at 08:10

Tetë foshnje janë lindur në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një teknikë të avancuar që përfshin material gjenetik nga tre persona të ndryshëm, me qëllimin për të parandaluar sëmundje mitokondriale të rënda dhe shpesh fatale, bëjnë të ditur mjekët britanikë.

Metoda, e zhvilluar nga shkencëtarë në Mbretërinë e Bashkuar, kombinon vezën dhe spermën nga prindërit biologjikë me një vezë të dytë nga një grua dhuruese. Teknikës i është dhënë statusi ligjor në vend që prej një dekade, por tashmë është konfirmuar se ajo çon në lindjen e fëmijëve të shëndetshëm, të lirë nga këto sëmundje të pashërueshme.

Sëmundjet mitokondriale trashëgohen zakonisht nga nëna dhe pengojnë trupin të prodhojë energjinë e nevojshme për jetesë. Kjo mungesë energjie mund të shkaktojë paaftësi të rënda, dëmtime të trurit, verbëri, dështim të organeve dhe shpesh vdekje të foshnjës brenda ditëve të para pas lindjes.

Fëmijët e lindur përmes kësaj metode trashëgojnë shumicën e ADN-së nga prindërit e tyre (rreth 99.9%), por marrin edhe një sasi shumë të vogël (rreth 0.1%) të ADN-së nga dhuruesja, konkretisht mitokondritë e saj të shëndetshme – një ndryshim që mund të përcillet brez pas brezi.

Familjet që kanë kaluar nëpër këtë proces kanë zgjedhur të mbeten anonime për të ruajtur privatësinë e tyre, por kanë dhënë deklarata përmes Qendrës së Fertilitetit në Newcastle, ku edhe janë kryer procedurat.

Një nënë që ka lindur një vajzë përmes kësaj metode ka thënë:

“Pas viteve me pasiguri, kjo trajtim na dha shpresë – dhe më pas na dha vajzën tonë. E shohim sot, plot jetë dhe mundësi, dhe jemi të mbushur me mirënjohje.”

Ndërsa nëna e një djali shtoi:

“Falë këtij përparimi të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes që morëm, familja jonë e vogël është më në fund e plotë. Barrën emocionale të sëmundjes mitokondriale e ka zëvendësuar shpresa, gëzimi dhe një mirënjohje e thellë.”

Mitokondritë janë struktura mikroskopike brenda pothuajse çdo qelize të trupit, që përdorin oksigjenin për të kthyer ushqimin në energji. Kur ato janë të dëmtuara, trupi nuk merr energjinë e nevojshme për funksione jetike si rrahjet e zemrës apo aktiviteti i trurit.

Rreth një në 5,000 foshnje lindin me sëmundje mitokondriale. Ekipi në Newcastle parashikon një nevojë prej 20 deri në 30 lindje të tilla në vit përmes kësaj metode.

Për shumë prindër, kjo teknologji ka ardhur pas përvojës së dhimbshme të humbjes së fëmijëve të tjerë për shkak të kësaj sëmundjeje. Si mitokondritë trashëgohen vetëm nga nëna, teknika përdor vezët e nënës dhe të një dhuruese me mitokondri të shëndetshme.

Shkenca qëndron prapa një procesi të ndërlikuar laboratorik, ku vezët nga nëna dhe dhuruesja fertilizohen me spermën e babait. ADN-ja kryesore nga prindërit ruhet, ndërsa mitokondritë e dhuruara mbeten për të siguruar shëndetin qelizor të foshnjës.

Kjo arritje, zhvilluar në Universitetin e Newcastle dhe në sistemin spitalor NHS, përfaqëson një përparim të madh në fushën e mjekësisë gjenetike dhe fertilitetit.

The post Shkenca bën mrekulli! Foshnja me tre prindër gjenetikë vjen në jetë pa sëmundje appeared first on iconstyle.al.

Rama përgjigje deputetit britanik: Cakto datën e vizitës, shqiptarët në Britani nuk janë mish për propagandë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot sërish deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pranoi ftesën e kreut të qeverisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë, pasi sipas tij, kishte fituar debatin për numrin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë janë në burg.

Në përgjigje të tij Rama tha se shpreson që vizita e tij e ardhshme në Shqipëri ta frymëzojë që të luftojë “për ide, jo kundër njerëzve”.

Rama thekson ndër të tjera se bashkë me deputetin britanik duhet të bien dakord që të flasin për fakte dhe “jo për fantazi”, ndërsa e fton që të caktojë një datë për vizitën

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Nigel, Nigel, Nigel…

Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:

“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di?

Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.

Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:

“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”

Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët*, njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.

Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar  si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;

*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vendit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh.

Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.

Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?

*Le ta caktojmë datën.*

/m.q/j.p/

The post Rama përgjigje deputetit britanik: Cakto datën e vizitës, shqiptarët në Britani nuk janë mish për propagandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Interpoli operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

By: user 5
19 June 2025 at 18:23

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.

Nga dokumentet e gjykatës së ekstradimeve parë nga Top Channel i arrestuari është Lorenc Lala, 47 vjeç. Drejtësia shqiptare e kërkon për akuzën e konspiracionit për të realizuar vrasje.

Ai do të dalë përsëri përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor. Është lënë në paraburgim deri më këtë datë për vetë rrezikshmërinë dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Drejtësia shqiptare e kuron Lorenc Lalën për përfshirje në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, vrasje e kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa sipas hetimeve është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.

Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen./Top Channel

The post Interpoli operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje appeared first on Lapsi.al.

Incidenti pas një sherri/ Makina përplas këmbësorët katër të plagosur

31 May 2025 at 14:29

Incidenti ndodhi pas një raportimi për një sherr në të njëjtin vend, tha Policia e Leicester. Një makinë ka përplasur disa këmbësorë në Leicester të Britanisë së Madhe. Katër persona mbetën të plagosur, dy burra dhe dy gra.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një tjetër pësoi lëndime më të lehta. Policia tha se i dyshuari dhe katër të plagosurit kishin qenë të gjithë të pranishëm në një aktivitet privat aty pranë para përplasjes.

Një burrë 31-vjeçar, nga Leicester, është arrestuar nga efektivët dhe është dërguar në paraburgim.

The post Incidenti pas një sherri/ Makina përplas këmbësorët katër të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

“Duart e ‘lidhura’ të rojes kufitare”/ DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze

25 May 2025 at 13:18

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare, që në vitin 2025, më shumë se 12,500 njerëz zgjodhën ta bënin këtë udhëtim të ngjeshur në varka të vogla. Po çfarë mund të thuhet për numrin e emigrantëve që zgjedhin të gjejnë veten në tokën britanike në mënyra të tjera?

Arsyeja është për ata që vijnë në vend pa qëllimin për të aplikuar për azil, por me qëllimin për t’u “humbur” në ekonominë e fshehtë. Dhe duket se ka shumë të tillë. Reportazhi i sotëm i BBC-së “ndjek” historinë jo të një emigranti, por të një ish-kontrabandisti, i cili zgjodhi jahte ose tragete luksoze përtej Kanalit Anglez për të transportuar emigrantë të parregullt.

Mënyrë “e lehtë” e transportit

Arsyeja? Këto rrugë konsiderohen “të lehta” dhe “me rrezik të ulët”, ndërsa ofrojnë edhe disa mijëra paund në xhepin e kontrabandistit. BBC e quan ish-trafikantin “Nick”, duke vënë në dukje se ai është një ish-ushtar. Ai u dënua në vitin 2019 dhe u kthye përsëri në burg pasi shkeli lirimin me kusht. Sipas asaj që ai pranoi, përfshirja e tij në rrjetin e trafikimit filloi në vitin 2009.

Më pas, një mik i tij shqiptar, i cili për qëllimet e raportit quhet “Matt”, i ofroi 3,500 paund për çdo emigrant që do të sillte në Mbretërinë e Bashkuar. Propozimi u pranua dhe për disa vite ai arriti të kontrabandonte shtetasit shqiptarë nga makinat në tragete, si dhe dhjetëra emigrantë nga Vietnami nëpërmjet anijeve luksoze.

Vërehet se në rastin e parë të trageteve, shoferi i secilit kamion nuk ishte në dijeni të ekzistencës së emigrantëve, pasi kontrabandistët zgjodhën rastësisht një automjet, duke u dhënë emigrantëve të parregullt nga një thikë për të hyrë me forcë në të, duke shqyer një pjesë të kamionit. Siç u vu re nga BBC, bashkëpunëtori shqiptar e konfirmoi raportin, por për shkak se kërkoi para për të dhënë një intervistë të plotë, kërkesa nuk u pranua.

Duart e “lidhura” të rojes kufitare

Zbulimet erdhën pasi, siç deklaroi ish-ushtaraku, ai ndjeu se po trajtohej si kokë turku për situatën dhe se u dënua për një vepër penale që është ende e zakonshme. Muajin e kaluar, një jaht luksoz që fshihte 20 shqiptarë në kuvertë u ndalua gjatë rrugës për në Kornuoll. Në të njëjtën kohë, Forca Kufitare mund të jetë përgjegjëse për mbajtjen e sigurt të pothuajse 18,000 kilometrave të vijës bregdetare britanike, por siguria e porteve dhe marinave u përket subjekteve private, gjë që e bën edhe më të vështirë koordinimin e operacioneve të mundshme.

Kjo u theksua në raport edhe nga komandanti i Rojës Bregdetare, Charlie East, i cili shtoi se “është e pamundur për ne të kemi një prani fizike në çdo port ose marinë përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare”, duke e përshkruar situatën si një “rrezik vërtet shqetësues”. Karakteristike është edhe deklarata e kapitenit të portit në Essex, i cili komentoi se “standardet e sigurisë janë po aq të ulëta sa në një park karavanësh”.

The post “Duart e ‘lidhura’ të rojes kufitare”/ DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze appeared first on Sot News | Lajme.

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 May 2025 at 17:11

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar 100 sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës.

“Masat synojnë rritje të presionit mbi ushtrinë, eksportet e energjisë dhe luftën informative të presidentit rus Vladimir Putin”, theksuan autoritetet.

Ato do të synojnë zinxhirët e furnizimit me armë, duke përfshirë raketat ”Iskander”, që u qëlluan në zonat civile gjatë luftës.

“Putini ka qëlluar vazhdimisht me raketa ‘Iskander’ me një shpërfillje të pandjeshme për jetën, përfshirë edhe në një sulm ndaj Sumy në prill, për të cilin Ukraina thotë se vrau 34 civilë, përfshirë fëmijë”, theksojnë burimi.

Mbretëria e Bashkuar do të sanksionojë gjithashtu 18 anije të tjera në “flotën e saj në hije” që transportojnë naftë ruse.

Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë ”menjëherë” negociatat për armëpushim, pas një telefonate dyorëshe me Putinin

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

15 May 2025 at 10:54

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, e cila është edhe vizita e parë e një kryeministri britanik në vendin tonë. Fillimisht Starmer, së bashku me delegacionin që e shoqëron, kanë shkuar në Presidencë, ku është takuar me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begajn Pas takimit me presidentin Begaj, […]

The post Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj appeared first on BoldNews.al.

Rama falënderon Starmer: Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për urimet për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama shprehet se Starmer do të jetë Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe.

“Faleminderit i dashur Keir dhe mezi po e pres vizitën tënde historike pasnesër – përpara Samitit të EPC – si Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social X.

Starmer uroi më herët Ramën për fitoren të cilën e cilësoi si historike.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkroi Starmer në një postim në rrjetin social X.

/a.f/

The post Rama falënderon Starmer: Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ç’ndodhi? Bllokohet London Eye, turistët kalojnë momente paniku

By: gaze tare
1 May 2025 at 18:44

Njerëzit mbetën të bllokuar në një nga atraksionet turistike më të famshme në botë, në Londër, pasi London Eye u ndal papritur gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit.

Inxhinierët nxituan drejt atraksionit pasi rrota ndaloi papritur, duke i lënë njerëzit të bllokuar brenda.London Eye sapo kishte filluar të funksiononte përsëri këtë pasdite pas një mbylljeje të mëparshme.

Zyrtarët e London Eye pretendojnë se çdo kabinë është e pajisur me kontroll të plotë të ajrit. Atraksioni, i cili pret rreth tre milionë vizitorë çdo vit, ka një kapacitet total prej rreth 800 personash në të njëjtën kohë.

The post Ç’ndodhi? Bllokohet London Eye, turistët kalojnë momente paniku appeared first on iconstyle.al.

Ukraina, Franca dhe SHBA do të zhvillojnë bisedime në Londër të mërkurën

21 April 2025 at 22:28

Përfaqësuesit e Ukrainës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillojnë negociata në Londër për një armëpushim të pakushtëzuar, pasuar nga vendosja e një paqeje reale dhe të qëndrueshme.

Këtë e ka bërë të ditur në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Kam folur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Një bisedë e mirë dhe e detajuar. Tashmë këtë të mërkurë, përfaqësuesit tanë do të punojnë në Londër. Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – ne jemi të gatshëm të ecim përpara sa më konstruktivisht të jetë e mundur, ashtu siç kemi bërë më parë, për të arritur një armëpushim pa kushte, të ndjekur nga vendosja e një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Zelensky.
Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët që po ofrojnë mbështetje dhe theksoi se një armëpushim pa kushte duhet të jetë hapi i parë drejt paqes. Zelensky vuri në dukje se këtë Pashkë e bëri të qartë se janë veprimet e Rusisë që po e zgjasin luftën. Presidenti ukrainas gjithashtu njoftoi se ka diskutuar punën e përbashkët brenda formateve evropiane të sigurisë me Keir Starmer.

Me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohen 20 emigrantë shqiptarë

By: user7
15 April 2025 at 12:14

20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në kanalin anglez, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe. Mediat britanike shkruajnë se jahti luksoz besohet se ka lundruar nga Bresti i Francës dhe është kapur në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Newquay të dielën.

Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, ata gjetën 20 pasagjerë të fshehur nën kuvertë. Mendohet se të gjithë janë shtetas shqiptarë. 19 burrat dhe një grua janë ndaluar në pritje të largimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Shqiptarja Bleda Bega, 44 vjeç, është akuzuar për “lehtësim të hyrjes së paligjshme”. Ajo u la në paraburgim për tu paraqitur në Gjykatën e Bodminit. Dy burra të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan me dyshimin për të njëjtën vepër penale.

Të dhënat qeveritare, të publikuara të hënën, tregojnë se nuk ka pasur kalime me varka të vogla më 13 prill. Ato të zbuluara në jaht nuk u përfshinë në shifrat e së dielës. Megjithatë, 11 anije, që përmbanin 656 persona, bënë udhëtimin përmes Kanalit të shtunën, numri më i lartë në një ditë të vetme këtë vit. Të dhënat paraprake sugjerojnë se një numër rekord emigrantësh kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit, me më shumë se 8,000 njerëz që mbërritën në katër muajt e parë të vitit 2025.

Kjo është 46% më e lartë se në të njëjtën pikë të vitit të kaluar kur 5,517 persona kishin bërë kalimin. Është 65% më e lartë se në këtë fazë në vitin 2023. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: Bandat e kontrabandës së njerëzve nuk interesohen nëse njerëzit e cenueshëm që ata shfrytëzojnë jetojnë apo vdesin, për sa kohë që paguajnë dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të çmontuar modelet e tyre të biznesit dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë.

Kjo është arsyeja pse kjo qeveri ka paraqitur një plan serioz dhe të besueshëm për të rivendosur më në fund rendin në sistemin tonë të azilit, duke përfshirë fuqi më të ashpra zbatimi, duke rritur kthimet në nivelet e tyre më të larta për më shumë se gjysmë dekade dhe një goditje të madhe ndaj punës së paligjshme për t’i dhënë fund premtimit të rremë të vendeve të punës të përdorura nga bandat për të shitur hapësira në anije. Ekipet tona të Forcave Kufitare gjithashtu mbajnë vigjilencë të vazhdueshme ndaj përpjekjeve për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, duke përdorur teknologjinë dhe aftësitë e mbikëqyrjes më të fundit. Kushdo që kërkon të kontrabandojë njerëz në vend në këtë mënyrë përballet me arrestim, ndjekje penale dhe dënim me burg.”

The post Me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohen 20 emigrantë shqiptarë appeared first on Lapsi.al.

Po iknin në Britani të Madhe, kapen 20 emigrantë shqiptarë në Kanalin Anglez/ Arrestohen trafikantët…

15 April 2025 at 10:43

Autoritetet britanike kanë kapur në Kanalin Anglez 20 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht. Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office. Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin. Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër.

The post Po iknin në Britani të Madhe, kapen 20 emigrantë shqiptarë në Kanalin Anglez/ Arrestohen trafikantët… appeared first on Sot News | Lajme.

Britania e Madhe njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

By: Re Nato
11 April 2025 at 09:17

Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në prag të samitit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

Britania tha se, në bashkëpunim me Norvegjinë, 580 milionë dollarë do të shpenzohen për ta ndihmuar Kievin me qindra mijëra dronë luftarakë, sisteme të radarëve dhe mina antitanke, si dhe për kontrata për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara të Ukrainës.

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, do ta udhëheqin bashkërisht samitin e 27-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të premten.

Në prag të takimit në Bruksel, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se çështje me rëndësi është forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij.

‘Një mrekulli e vogël’: Lind foshnja e parë në Britani nga një mitër e transplantuar

By: gaze tare
8 April 2025 at 19:47

Një vajzë është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe që lindi nga një nënë me transplantim të mitrës.

Grace Davidson, nëna e foshnjës, lindi pa një mitër funksionale dhe mori mitrën e motrës së saj në vitin 2023 – në atë që atëherë ishte i vetmi transplant i suksesshëm i mitrës në MB.

Dy vjet pas këtij operacioni novator, Grace lindi fëmijën e saj të parë në shkurt. Ajo dhe burri i saj, Angus, 37 vjeç, e quajtën vajzën e tyre Amy sipas motrës së saj Grace. Mbajtja e vogëlushes Amy – e cila peshonte pak më shumë se dy kilogramë – në krahët e saj për herë të parë ishte “e pabesueshme” dhe “surreale”, tha nëna e re.

Grace ka lindur me një gjendje të rrallë, sindromën Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), ku mitra mungon ose është jofunksionale, por vezoret mund të funksionojnë ende. Sindroma prek një në 5000 gra.

“Ishte mjaft tronditëse sepse nuk e kishim lënë kurrë veten të imagjinonim se si do të ishte të kishim fëmijën këtu”, thotë ajo. “Ishte vërtet e mrekullueshme.”

Grace dhe Angus, të cilët jetojnë në veri të Londrës, por me origjinë nga Skocia, shpresojnë të kenë një fëmijë të dytë duke përdorur mitrën e transplantuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

The post ‘Një mrekulli e vogël’: Lind foshnja e parë në Britani nga një mitër e transplantuar appeared first on iconstyle.al.

Donald Trump: Britania e Madhe është e kënaqur me tarifat amerikane

4 April 2025 at 09:20

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët për tarifat doganore që u ka vendosur shteteve botërore.

Ai thotë se Britania e Madhe është e kënaqur me trajtimin e tarifave, pasi mori tatimet më të ulëta të mundshme prej 10 për qind.

Lideri amerikan gjithashtu tha se do të ishte i hapur të negociojë për tarifat nëse vendet e tjera “ofrojnë diçka fenomenale”.
Një nga këto negociata mund të përfshijnë Kinën, ndaj së cilës 78-vjeçari aplikoi tarifa prej 34 për qind, shkruan skynews.

Presidenti amerikan tha se do të merrte në konsideratë një marrëveshje ku Pekini do të miratonte shitjen e TikTok në këmbim të lehtësimit të tarifave.

Ndryshe, SHBA-ja vendosi tarifa të ndryshme për shtete duke përfshirë edhe Kosovën me 10 për qind./ abcnews.al

Hoxha me homologen britanike, bashkëpunim strategjik dhe operacional

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një takim bilateral me homologen britanike Yvette Cooper, gjatë vizitës së tij në Londër.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se “kënaqësi takimi me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të frytshme, gjatë vizitës që zhvillova në Londër”.

Hoxha bëri të ditur se “diskutuam për çështje që prekin interesin e përbashkët, si migracioni i paligjshëm, krimi ndërkufitar, etj”.

Nga ana tjetër sipas Hoxhës, “ministrja Cooper më siguroi mbështetje të plotë të qeverisë britanike për rritjen e kapaciteteve policore, por edhe në proceset integruese të vendit drejt BE-së”.

“Me Britaninë e Madhe e kemi intensifikuar bashkëpunimin jo vetëm në nivel strategjik, por edhe operacional. Oficerë të Policisë së Shtetit punojnë ngushtësisht në skuadra hetimi, me Policinë Britanike”, nënvizoi Hoxha.

Sipas Hoxhës “rezultatet e shkëlqyera që arritëm kundër migracionit të paligjshëm dy vitet e fundit, u dakordësuam t’i shtrijmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”.

“Me Ministren ndamë idenë se edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet t’i bashkohen Task Forcës së përbashkët, ku është bërë pjesë edhe Kosova”, theksoi ministri.

Gjithashtu e përmbylli reagimin Hoxha “folëm mbi përgatitjet për Samitin e Komitetit Politik Europian, që mbahet në mesin e majit në Tiranë, si një ngjarje e rëndësishme politike për vendin”.

/a.f/

The post Hoxha me homologen britanike, bashkëpunim strategjik dhe operacional appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Starmer dhe Trump pranojnë të vazhdojnë presionin ndaj Vladimir Putin

31 March 2025 at 10:16

Kryeministri britanik Keir Starmer pati një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën në mbrëmje, gjatë së cilës palët diskutuan një sërë temash, përfshirë Ukrainën.

Kështu thuhet në një deklaratë për shtyp të postuar në faqen e internetit të qeverisë britanike, shkruajnë mediat e huaja.

Duke diskutuar për Ukrainën, Kryeministri britanik e informoi Presidentin amerikan mbi “diskutimet produktive” në takimin e “Koalicionit e të Vullnetshmëve” në Paris këtë javë.
“Udhëheqësit ranë dakord për nevojën për të vazhduar presionin kolektiv ndaj Putinit”, raportoi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Palët diskutuan gjithashtu edhe për negociatat produktive midis ekipeve të tyre për marrëveshjen MB-SHBA për prosperitetin ekonomik, duke rënë dakord që këto të vazhdojnë me ritëm këtë javë.

Starmer dhe Trump ranë dakord të qëndrojnë në kontakt në ditët në vijim, përfundoi njoftimi për shtyp.

Siç kanë raportuar mediat më herët, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ishte i zemëruar kur udhëheqësi rus Vladimir Putin kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vuri në dukje se komente të tilla nuk i lëvizin gjërat në drejtimin e duhur.

Britania e Madhe: Nuk është koha për të hequr sanksionet ndaj Rusisë

27 March 2025 at 16:25

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer tha se nuk është ende koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë dhe njoftoi se vendet që marrin pjesë në samitin e Ukrainës në Francë janë në të njëjtin mendim për këtë çështje.

Starmer bëri deklarata pas samitit të liderëve për Ukrainën i cili u mbajt në Paris nën organizimin e Francës. Ai tha se liderët evropianë diskutuan në samit mbi planet ushtarake dhe operacionale për të mbështetur Ukrainën. Starmer vuri në dukje se shumë vende ashtu sikur edhe tre vite më parë, ndodhen pranë Ukrainës në këtë moment kritik dhe se do ta vazhdojnë mbështetjen e tyre.

“Gjithashtu, vendet pjesëmarrëse në samit ranë dakord që sanksionet kundër Rusisë nuk duhet të lehtësohen”, tha Starmer, i cili shtoi se ata kanë shprehur pikëpamje të qartë se nuk është ende koha për të hequr sanksionet.

Ai theksoi se është absolutisht e qartë se Rusia po përpiqet të “shpërqendrojë” dhe po luan lojë. “Përkundrazi, ne diskutuam se si mund të rrisim sanksionet për të mbështetur iniciativën e SHBA-së dhe për ta sjellë Rusinë në tryezë me presionin e mëtejshëm nga ky grup vendesh”, tha Starmer.

Kryeministri britanik tha se liderët ranë dakord se Ukrainës duhet t’i jepet më shumë mbështetje për të siguruar që ajo të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në negociata, si tani ashtu edhe në të ardhmen.

Progresi i ngadaltë në Riad/ Planet për dislokimin e paqeruajtësve në Ukrainë do të vazhdojnë

25 March 2025 at 10:39

Planet për dislokimin e paqeruajtësve në Ukrainë do të vazhdojnë, pavarësisht disa shenjave të progresit drejt një marrëveshjeje armëpushimi.

Paqeruajtësit e Ukrainës planifikojnë të vazhdojnë pavarësisht përparimit të ngadaltë në Riad.

Shefat ushtarakë nga “koalicioni i të gatshmëve” pritet të mbajnë takime të mëtejshme në selinë e përbashkët të Britanisë Madhe në Northwood gjatë gjithë javës në përgatitje për një forcë paqeruajtëse të udhëhequr nga evropianët.

Takimet pasojnë bisedimet midis krerëve të forcave të armatosura britanike dhe franceze dje në Londër, në të cilat admirali Tony Radakin dhe gjenerali Thierry Burkhard diskutuan përpjekjet për të ndërmarrë veprime në kuadër të përgjigjes së Evropës ndaj situatës në Ukrainë.

“Dy fuqitë kryesore bërthamore të Evropës po përparojnë për të krijuar një partneritet më të fortë dhe më të thellë që ka një rol themelor jetik në sigurinë e kontinentit”, tha Radakin.

Britani e Madhe, përkujtohen qytetarët që humbën jetën nga COVID-19

24 March 2025 at 16:09

Në Londër të Britanisë së Madhe u përkujtuan personat që humbën jetën për shkak të pandemisë së COVID-19. Qytetarët vizituan murin përkujtimor të krijuar përballë parlamentit për ata që humbën jetën nga coronavirusi.

Ky mur i emëruar si “Muri Kombëtar Memorial i Covidit” është një mural i pikturuar nga vullnetarë për të përkujtuar viktimat e pandemisë së COVID-19 në Britani.

Murali përbëhet nga afërsisht 245 mijë zemra të kuqe dhe rozë, një për secilën nga viktimat e COVID-19 që ka humbur jetën me certifikatën e vdekjes së COVID-19 në Britani.

❌
❌