Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I ndaluari u arratis nga ambientet e policisë, AMP pezullon 3 efektivë në Elbasan

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”.

Konkretisht sipas AMP-së janë pezulluar nga detyra “nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan; Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan; Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan”.

Sipas AMP-së “caktimi i masave të sigurisë për punonjësit e policisë të sipërcituar është bërë i mundur, pasi nga hetimet e zhvilluara lidhur me ngjarjen e datës 03.06.2025, janë administruar prova dhe fakte se këta punonjës policie, me anë të mosveprimit dhe në shkelje të dispozitave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën në Policinë e Shtetit, nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë, duke sjellë si pasojë arratisjen e shtetasit B. Z., i cili ishte arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale”.

/m.q/ /a.g/

The post I ndaluari u arratis nga ambientet e policisë, AMP pezullon 3 efektivë në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

29 May 2025 at 09:49

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të burgut të sigurisë së lartë të Fushë-Krujës. Mësohet se bomba ishte artizanale, e krijuar me nitrat. Lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit të burgut, por dyshohet se sasia ka qenë e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale […]

The post Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat appeared first on BoldNews.al.

Humbi jetën duke u arratisur nga policia italiane, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit shqiptar (EMRI)

By: V K
26 May 2025 at 14:11

Mbrëmjen e 24 majit, një shtetas shqiptar i identifikuar si Arbër Mecaj, 38-vjeç, humbi jetën gjatë një ndjekjeje policore në Itali, pasi makina që drejtonte u përplas me një shtyllë druri.

Në automjetin e tij u gjetën 25 kilogramë kokainë.

Ngjarja ndodhi në rrugët e Nettunos, ku dy makina po lëviznin me shpejtësi të madhe. Dy patrulla policie, me oficerë të veshur civil, po kryenin kontrolle dhe parandalime, kur vërejtën dy automjetet.

Kur oficerët urdhëruan shoferët të ndalonin, ata nuk iu bindën dhe nisën arratisjen.

Njëra nga makinat, një “Smart” e drejtuar nga një italian 26-vjeçar, u ndalua pak më vonë pa asnjë lëndim për shoferin apo policët.

Makina tjetër, një “Fiat” 500, vazhdoi ikjen me shpejtësi, e ndjekur nga një tjetër patrullë.

Shoferi i “Fiat”-it, Arbër Mecaj, u nis drejt Aprilias dhe në zonën Tre Cancelli, në një rrugë me asfalt të pjesshëm, humbi kontrollin e automjetit.

Makina rrëshqiti, u përplas me një shtyllë druri dhe u përmbys, duke shkaktuar një përplasje fatale.

Oficerët njoftuan menjëherë shërbimet e urgjencës, por përpjekjet për të sjellë në jetë Mecajn rezultuan të pasuksesshme. Ai humbi jetën në vend.

Gjatë kontrollit në “Fiat”, policia gjeti një qese me 23 pako që përmbanin 25 kilogramë kokainë.

Ngarkesa e madhe ishte qëllimi i arratisjes. Italiani 26-vjeçar u arrestua për posedim dhe trafik droge në bashkëpunim, pasi po përpiqeshin ta transferonin drogën në një vend të panjohur.

Ndjekja përfundoi me një tragjedi, por falë veprimeve të shpejta të policisë, dyshohet se u parandaluan pasoja edhe më të rënda.

The post Humbi jetën duke u arratisur nga policia italiane, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit shqiptar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ndihmuan të burgosurit të arratiseshin, arrestohen 7 persona në New Orleans

25 May 2025 at 10:26

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani me dyshimin se kanë ndihmuar të burgosurit të arratisen nga burgu i Qendrës së Drejtësisë në Orleans javën e kaluar, ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë pesë të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e mundshëm.

Trevon Williams, 23 vjeç, një i burgosur që po vuante dënimin me burg, u arrestua pasi hetuesit përcaktuan se ai ishte i përfshirë në planifikimin e arratisjes, raporton ABC News.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ai hyri në qeli pak para arratisjes dhe me shumë gjasa siguroi një batanije dhe një bluzë për të ndihmuar të burgosurit të kalonin telat me gjemba.

Ai tha se nuk e mbante mend pse ndodhej në atë qeli dhe se u akuzua për 10 akuza për ndihmë dhe inkurajim të një arratisjeje.

Emmitt Weber, 28 vjeç, u arrestua të premten pasi dyshohet se ndihmoi dy të arratisur pas arratisjes së tyre.  Ai u akuzua për ndihmë në arratisje.

Përveç tyre, u arrestua edhe Cassie Smith (30), e cila pranoi se i transportoi dy të arratisurit së bashku me Courtney Harris (32), e cila u arrestua më parë. Corvanti Baptist, 38 vjeç, u akuzua gjithashtu për ndihmë dhe inkurajim të arratisjes. Connie Weeden (59) u arrestua për dërgimin e parave nëpërmjet një aplikacioni te një i arratisur, Jermaine Donald, i cili është ende në arrati. Sterling Williams, 33 vjeç, një punëtor mirëmbajtjeje në burg, akuzohet se ka ndihmuar të burgosurit duke mbyllur ujin në mënyrë që ata të mund të nxirrnin tualetin dhe të arratiseshin përmes një kapak.

Avokati i tij pretendon se ai nuk kishte ndërmend t’i ndihmonte dhe se vetëm po ndiqte urdhra. Deri më tani, pesë nga 10 të arratisurit janë kapur, dhe pesë të tjerët janë ende në arrati, përfshirë tre të akuzuarit për vrasje .

Sipas ligjit të Luizianës, ndihma ndaj të arratisurve dënohet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri në 500 dollarë. Katër punonjës të burgut u pezulluan përkohësisht nga puna.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndihmuan të burgosurit të arratiseshin, arrestohen 7 persona në New Orleans appeared first on Euronews Albania.

U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: Fshihesha në xhami

By: Ela
15 April 2025 at 09:52

Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i shpallur në kërkim pas arratisjes nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. Bëhet me dije se Laze ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se për gjithë kohën e qëndrimit në arrati ka lëvizur brenda territorit […]

The post U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: Fshihesha në xhami appeared first on BoldNews.al.

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

3 March 2025 at 09:44

Një person pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga dy pasagjerë të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:34, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjendet në arrati.

“ ‘Vrasje në tentativë dhe Armë mbajtje pa leje’. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen appeared first on Telegrafi.

“Rama i dha urdhër të largohej pasi do arrestohej”/ Denoncimi: Arratiset Ëngjëll Agaçi

By: Ardit
21 February 2025 at 19:25

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme në Facebook. Kreu i PD-së shkruan në rrjetin social se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi është arratisur për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm. Berisha shkruan se në një denoncim të mbërritur në llogarinë e tij, Agaçi është arratisur […]

The post “Rama i dha urdhër të largohej pasi do arrestohej”/ Denoncimi: Arratiset Ëngjëll Agaçi appeared first on BoldNews.al.

U arratis për 40 minuta, Daut Laze përdori tutat për t’u larguar nga burgu

By: Ela
16 February 2025 at 16:01

Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit. Kanë kaluar dy javë nga ngjarja, ndërsa burimet kanë bërë të ditur se Laze ishte akomoduar në sektorin e të sëmurëve më datë 31 janar, ndërsa më 4 shkurt u largua nga ambientet e burgut. Sipas dëshmisë së punonjësve të […]

The post U arratis për 40 minuta, Daut Laze përdori tutat për t’u larguar nga burgu appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit/ Bastisen disa banesa dhe xhami

By: Ela
10 February 2025 at 09:59

Teksa bëhen 1 javë nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit në Lezhë, policia e shtetit ende nuk ka rënë në gjurmë të tij. Raportohet se deri më tani janë kontrolluar disa ambiente, banesa dhe xhami. Një tjetër pikë ku janë orientuar kontrollet janë edhe mbi personat që e kanë takuar në burg […]

The post Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit/ Bastisen disa banesa dhe xhami appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se lejuan arratisjen e 2 shtetasve, pezullohen policët në Elbasan

By: user 5
15 January 2025 at 17:28

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga puna disa punonjës policie në Elbasan. AMP shprehet se këta punonjës policie dyshohen për “shpërdorim detyre”. Efektivët e pezulluar janë Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja.

Punonjësit e policisë dyshohet se, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të dy shtetasve.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

➡ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

➡ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se…

Inspektor Dhimitër Doka, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në dhomat e shoqërimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan (Është bërë ndalimi me iniciativë më datë 31.12.2024 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal)

2Nënkomisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për Rendin, pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

Inspektore Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste, pranë Zyrës së Informacionit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

Inspektor Avni Tomor Bahja, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).
⁠Inspektor Avni Hamzallari, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje, në DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).
Inspektor Azem Bardhi, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).

The post Dyshohet se lejuan arratisjen e 2 shtetasve, pezullohen policët në Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Arratisja e 2 personave nga Policia e Elbasanit, arrestohet 1 efektiv, pezullohen 3

By: Besnik
15 January 2025 at 16:41

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me arratisjen e dy të arrestuarëve nga Komisariati i Policisë Elbasan, AMP ka arrestuar inspektorin Dhimitër Doka, trupë shërbimi vend roje në Komisariatin e Policisë Elbasan, për shpërdorim të detyrës, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe inspektorët Avni Hamzallari dhe Azem Bardhi, për të njëjtën vepër penale.

Po ashtu janë pezulluar 3 efektivë të tjerë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila vendosi caktimin e masës së sigurisë:

“Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë, të cilët dyshohet se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar arratisjen e shtetasve Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini të cilët ishin arrestuar për vjedhje me dhunë dhe ndodheshin në dhomat e sigurisë të Komisariatit të Elbasanit.

Punonjësit e pezulluar janë:

➡ N/Komisar Theofan Telo, Specialist për rendin në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡ Inspektor Andeta Liçi, Ndihmës Specialiste në Zyrën e Informacionit, Komisariati i Policisë Elbasan

➡ Inspektor Avni Bahja, Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan

AMP ka theksuar se hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arratisja e 2 personave nga Policia e Elbasanit, arrestohet 1 efektiv, pezullohen 3 appeared first on Euronews Albania.

Morën 5 ditë leje për sjellje të mirë, më pas u kthyen…/ Zbulohet plani i arratisjes së 2 shqiptarëve nga burgu grek…

4 January 2025 at 16:04

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas arratisjes së dy banditëve shqiptarë nga burgjet rurale të Kassavetia mbrëmjen e së enjtes. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja nga 41 vjeç sipas informacioneve të protothema.gr, janë dënuar për krime të shumta të rënda, si vjedhje, tentativë vrasje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Dënimet e tyre përfshijnë dënime shumëvjeçare, si dhe të përjetshme, gjë që nxjerr në pah rrezikun e lartë që paraqesin për sigurinë publike.

Pavarësisht historisë së tyre kriminale, dy personat mbahen që nga viti 2019 në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Natyra e Burgjeve Rurale lejon më shumë liri për të burgosurit, por kjo duket se ka lehtësuar arratisjen e tyre. Sipas informacioneve, dy personat mbeten të zhdukur, ndërsa policia greke e ka kthyer vëmendjen në kufi, pasi dyshojnë se ata mund të jenë larguar jashtë territorit ose po tentojnë të largohen.

Arratisja dhe plani

Dy shqiptarëve u ishte dhënë një pushim pesë-ditor në vitin 2024, një praktikë për të burgosurit që demonstrojnë sjellje të mirë. Të kthyer nga leja pak ditë më parë, duket se kanë përfituar nga kontrolli i lehtë i Burgjeve Rurale për të organizuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Zhdukja e tyre është vënë re në orën 21:00 të së enjtes mbrëma, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të policisë.

Kontrollet në dhomën e tyre ishin të kufizuara në disa herë në ditë, gjë që ndoshta kontribuoi në suksesin e arratisjes. Përdorimi i zonave të pa rrethuara në Burgjet Rurale, megjithëse synonte të lehtësonte riintegrimin social, në këtë rast rezultoi të ishte një pikë kritike dobësie.

Autoritetet greke u mobilizuan menjëherë për gjetjen e të arratisurve, pasi konsiderohen tejet të rrezikshëm për shkak të së shkuarës kriminale. Në hetim janë përfshirë forcat speciale të Policisë dhe ekipet e zbulimit. Arratisja ngre pikëpyetje për procedurat e sigurisë në Burgjet Rurale, veçanërisht për të burgosurit me precedentë kaq të rëndë kriminalë.

The post Morën 5 ditë leje për sjellje të mirë, më pas u kthyen…/ Zbulohet plani i arratisjes së 2 shqiptarëve nga burgu grek… appeared first on Sot News | Lajme.

Arratisja e dy shqiptarëve/ Shpërthejnë mediat greke: Skandal, të burgosurit e rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët

4 January 2025 at 11:45

Mediat greke, por dhe oficerë policie kanë reaguar ashpër pas arratisjes së dy 41-vjecarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias. Skandal në Greqi pas arratisjes së të burgosurve shqiptarë. Të rrezikshëm por mbaheshin në siguri të ulët. Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë, por jo vetëm mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut por kishin përfituar deri edhe 5 leje brenda vitit.

“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm, dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha për “Zougla” një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal.

“Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi”, vijon më tej media greke.

Qosja dhe Toçi, pjesë e grupit të Alfons Ndocit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me të shkuarën e shqiptarëve Romeo Qosja nga Cërriku e Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit. Ata rezultojnë të jenë arrestuar fillimisht në 31 mars 2016, bashkë me 5 shqiptarë të tjerë, mes të cilëve një grua, si dhe një shtetas grek. Mes të arrestuarve të atëhershëm ishte edhe Alfons Ndoci, i cili u vra në 26 qershor të këtij viti në burgun e Koridhalos. Ky i fundit konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë në Greqi, i përfshirë në disa ngjarje të rënda, madje edhe i arratisur një herë nga furgoni që e transportonte në burg.

Grupi shqiptaro-grek u akuzua atëherë për vrasjen e një 53-vjecari grek në Elefsina në 12 mars 2015 dhe grabitjen e bashkëshortes së tij, grabitjen dhe vrasjen e një 75-vjecareje greke në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një 57-vjeçari në 10 mars 2015 në Spata, grabitjen e një 52-vjeçari dhe tentativën e grabitjes së një 75-vjeçareje në 15 gusht 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një çifti 52 dhe 43 vjeç në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo dhe djegien e një automjeti në 12 mars 2015 në Glika Nera. Gjatë kontrolli të policisë atëherë, u sekuestruan 1 pistoletë, 1 revolver, 1 armë imituese, 1 karabinë, 2000 euro, bizhuteri, mjete për vjedhje, celularë dhe një sasi e vogël droge.

Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar edhe në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, konkretisht në 13 gusht 2018, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë e dhunë, konkretisht atë ndaj familjes së një biznesmeni grek.

Lefter Toçi u arrestua sërish në 4 prill 2019 pas një urdhër arresti europian, ndërsa në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e bashkëpunëtori i tyre A. G.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. Për shkak të rrezikshmërisë së tyre, policia greke ka nisur kontrollet intensive në gjithë Greqinë

The post Arratisja e dy shqiptarëve/ Shpërthejnë mediat greke: Skandal, të burgosurit e rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët appeared first on Sot News | Lajme.

U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve ‘horror’

By: Mirgen
3 January 2025 at 19:34

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkautorë të veprave penale për të cilat akuzohen. Romeo Qosja nga Cërriku dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata […]

The post U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve ‘horror’ appeared first on BoldNews.al.

Këta janë shqiptarët e arratisur nga burgu grek

By: user 5
3 January 2025 at 19:12

Personat në foto, janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu rural të Kassavetia në Greqi. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, janë të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. Siç raportohet dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet greke për shkak të veprave penale të kryera. Gjithashtu Lefteri dhe Romeo, janë trajtur si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë.

The post Këta janë shqiptarët e arratisur nga burgu grek appeared first on Lapsi.al.

U arratisën nga burgu grek, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të akuzuar për vrasje

3 January 2025 at 18:14

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkëautorë të veprave penale për të cilat akuzohen. Edhe pse persona me rrezikshmëri të lartë e të dënuar me nga 20 vjet burg, cuditërisht ata mbaheshin në një burg të sigurisë së ulët e përfitonin deri edhe 5 leje në vit. Policia greke është ngritur e gjitha në këmbë për kapjen e tyre, por deri tani pa rezultat.

Romeo Qosja nga Cërriku dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata janë paraburgosur. Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Fillimi > -Kronikë
U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi, të bashkakuzuar për vrasje. Ja si grabitën me armë biznesmenin grek (Detaje)
03 Janar, 2025 18:04

Whatsapp Image 2025 01 03 At 18.04.06
Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkëautorë të veprave penale për të cilat akuzohen. Edhe pse persona me rrezikshmëri të lartë e të dënuar me nga 20 vjet burg, cuditërisht ata mbaheshin në një burg të sigurisë së ulët e përfitonin deri edhe 5 leje në vit. Policia greke është ngritur e gjitha në këmbë për kapjen e tyre, por deri tani pa rezultat.

Romeo Qosja nga Cërriku dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata janë paraburgosur. Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë. Në 13 gusht 2018, rreth orës 04.00, Romeo Qosja në bashkëpunim me Lefter Toçin dhe shtetasin A. G, kanë hyrë në vilën luksoze të një cifti grek, duke qenë të maskuar dhe të armatosur me 2 pistoleta dhe 1 revolver. Cifti banonte me 4 fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve mungonte atë ditë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit të ciftit dhe kanë tërhequr me dhunë nga krevati fillimisht shtetasin F. P. Njëri prej autorëve e ka goditur lehtë atë me qytën e armës. Pas kësaj kanë tërhequr nga flokët bashkëshorten e tij duke e hedhur në tokë dhe i kanë drejtuar armëm duke i thënë: “Armët janë të vërteta”. Ata kanë goditur lehtë me armë në brinjë dhe kokë dy prej fëmijëve të mitur. Më pas i kanë drejtuar armën fëmijës 11-vjecar, të cilin e kanë detyruar të ndiqte nënën e tij në dhomën e gjumit, ku ishin mbledhur dhe pjestarët e tjerë të familjes dhe i kanë kërcënuar të gjithë me armë duke ju thënë: “Do ju therim”.

Nën kërcënim kanë detyruar shetasen B. B, t’ju dorëzojë një kuti kartoni nga dhoma e famijës 11-vjecar, në të cilën ndodheshin kursime mbi 45.000 euro, të cilat vinin nga aktiviteti tregtar i F. P, me objekt përpunimin dhe ruajtjen e mishit. Më pas nga dhoma e F. P u morën 3 orë dore të markës “Rolex”, një ari, një argjendi dhe një platini me vlerë totale rreth 15.000 euro. Nga dhoma e gjumit e një prej fëmijëve, u morën 300 euro dhe tre orë dore të markave “Gant”, “Armani” dhe një markë e panjohur, me vlerë të papërcaktuar si dhe një çantë shpine e markës “Canonbp 100” me vlerë 55 euro. Pas kësaj tre autorët mbyllën familjen në dhomën e gjumit dhe telefonuan një bashkëpunëtorin e tyre, duke i thënë “ngarkuam shumë, eja të ikim”. Gjatë ikjes morën celsat dhe lejen e qarkullimit të një automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të kompanisë së F. P dhe u larguan me atë rreth orës 04.16. Pasi udhëtuan me të, e braktisën mjetin duke i marrë celësin dhe u larguan me një mjet tjetër. Familja arriti të hapë portën me një celës të dytë duke arritur të njoftojë më pas policinë.

Përmes një kacavide të harruar nga autorët në parvazin e dritares së banjës së vilës, policia arriti të identifikojë njërin prej autorëve. Tek kacavida u zbulua gjurmë ADN të Lefter Toçit. Ndaj Toçit u lëshua urdhër arresti europian, i cili u ekzekutua në 4 prill 2019 duke e cuar pas hekurave. Në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e A. G. Toçi dhe Qosja e pranuan akuzën por kërkuan të përjashtonin nga përgjegjësia A. G, duke thënë se nuk ndodhej me ta në ngjarje. Toçi tha se kishte informacion të sigurt nga shqiptari S. L, i cili kishte lidhje me familjen e grabitur. Madje ai tha se në vilë kishin hyrë me celësa por kacavidën e kishin lënë tek dritarja për të menduar policia se kishin hyrë andej. Ai tha se me Romeo Qosjan ishin dënuar së bashku më parë. Madje u zbulua se A. G ishte shok fëmijërie me Qosjan, me prejardhje nga i njëjti fshat në Shqipëri.

Edhe pse Qosja dhe Toçi u përpoqën të shfajësonin A. G, dëshmia e F. P dhe bashkëshortes së tij gjatë seancën gjyqësore të 2 tetorit 2020, e vulosi fajësinë e tij. F. P e akuzoi A. G si autorin e goditjes së tij me shkelm. Madje ai tha në një seancë tjetër tha se nga maska autorit i dukeshin sytë, llojit trupit i përket atij si dhe mbante mend qafën dhe zërin e tij. Edhe bashkëshortaj e biznesmenit tha se e dalloi A. G si personin që erdhi pas saj, i vendosi armën djalit të saj të mitur dhe e coi në dhomën ku ndodheshin fëmijët e tjerë. Ajo tha se kishte dalluar sytë dhe buzët e autorëve dhe se njohu zërin e A. G. Sipas ciftit por edhe fëmijëve, autorët kishin veshur maska të përbëra nga corape të hollë ku kishte carje që bënin të dukshme sytë, buzët, veshët dhe qafën. Madje ata kanë dalluar dhe nje tatuazh me gërma kineze në parakrahun e dorës së djathtë të Romeo Qosjas, të cilin ai e ka realisht.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

The post U arratisën nga burgu grek, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të akuzuar për vrasje appeared first on Sot News | Lajme.

U arratisën nga burgu në Greqi/ Kush janë dy shqiptarët

By: user 8
3 January 2025 at 15:06

Idetifikohen dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e së enjtes u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.

Bëhet fjalë për Lefter Toçi, 41 vjec nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Shqiptari tjetër është Romeo Qosja, 41 vjec nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajte pa leje.

Sipas mediave greke, ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

The post U arratisën nga burgu në Greqi/ Kush janë dy shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

U arratisën nga burgu në Greqi, zbulohen identitetet e dy shqiptarëve

3 January 2025 at 14:55

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.

I pari është Lefter Toçi, 41 vjec nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Personi i dytë është Romeo Qosja, 41 vjec nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajte pa leje.

Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

The post U arratisën nga burgu në Greqi, zbulohen identitetet e dy shqiptarëve appeared first on Sot News | Lajme.

Të dënuar me nga 20 vjet heqje lirie, dy shqiptarët arratisen nga burgu grek

By: Ardit
3 January 2025 at 12:33

Dy 41-vjecarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kasavetias në Greqi. Arratisja e tyre është evidentuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut. Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr. Ata ndodheshin në burgun e […]

The post Të dënuar me nga 20 vjet heqje lirie, dy shqiptarët arratisen nga burgu grek appeared first on BoldNews.al.

Arratisen nga burgu në Greqi, autoritetet greke në kërkim të shqiptarëve

3 January 2025 at 10:50

Mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Kassavetia të Greqisë.

Të burgosurit të dy 41 vjeç, janë dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie.

Ata që nga viti 2019 qëndronin në një zonë të pa rrethuar të burgut, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Atyre u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe përfituan për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

Arratisja e tyre u zbulua në orën 21:00 dhe menjëherë policia greke po vijon hetimet për gjetjen e shqiptarëve.

The post Arratisen nga burgu në Greqi, autoritetet greke në kërkim të shqiptarëve appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌