Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot, se ngritja e taskforcës për hetimin e krimeve zgjedhore disa muaj përpara 11 majit, mbeti thjesht një tentativë në letër, pa asnjë rezultat.

Në diskutimin e zhvilluar në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit, BE-Shqipëri në Strasburg, Bardhi tha se taskforca e ngritur mes tre institucioneve SPAK-Prokurori e Përgjithshme-KQZ, bëri një ndarje të detyrave dhe punëve, duke ndërtuar një strategji të përbashkët për të luftuar krimet zgjedhore.

“Fakt është që veprimet në terren u ndalën pas 20 shkurtit. Nga ai moment e deri në përfundim të zgjedhjeve rezultoi që jo vetëm prokurorët dhe hetuesit nuk u panë më në terren për të monitoruar krimet zgjedhore, por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore deri ditën e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Deputeti i PD-së u shpreh se aktualisht mund të ketë çështje nën hetim apo procedime të regjistruara, por e njëjta sjellje ka ndodhur edhe në 2021.

“Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030-ën, kjo nuk ndihmon as në ndëshkimin e krimeve zgjedhore, por as në parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime është që në rrugën që ka Shqipëria përpara në procesin e integrimit, është e rëndësishme të kemi rezultate apo të kemi projekte në letër? Sepse dëshira e tre institucioneve që ngritën taskforcën ishte një tentativë që mbeti në letër, në realitet ka zero rezultate”, pohoi Bardhi. /e.i/j.p/

The post Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Hetojmë 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje”/ Krimet zgjedhore SPAK, njoftim zyrtar: Numri më i madh i…

31 May 2025 at 13:20

SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për 41 prej tyre janë gjetur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore. Për 38 kallëzime është vendosur mos fillim për shkak se nuk ka patur prova të mjaftueshme për vijimin e hetimeve.

Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime të regjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Numri më i lartë i procedimeve është iniciuar nga Policia e shtetit me 21 të tilla ndërsa 4 nga subjektet politike. Nëpërmjet platformës online që u ngrit për herë të parë nga SPAK janë dorëzuar 60 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara prej 35, lidhet me veprën penale të korrupsionit në zgjedhje, e ndjekur nga ajo e përdorimit te funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorimi i detyrës.

Gjatë kësaj periudhe SPAK ka zhvilluar disa operacione në kuadër të krimeve zgjedhore duke ushtruara kontrolle dhe sekuestruar aparate celulare mes të cilëve atë të zëvendës kryetarit të bashkisë Pukë, Ndue Suma kryetarit të bashkisë së vaut të dejës Kristijan Shkreli si dhe ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Në janar të këtij viti, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore.

The post “Hetojmë 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje”/ Krimet zgjedhore SPAK, njoftim zyrtar: Numri më i madh i… appeared first on Sot News | Lajme.

Krimet zgjedhore/ SPAK: Hetojmë 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje

31 May 2025 at 13:04

Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime të regjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për 41 prej tyre janë gjetur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore. Për 38 kallëzime është vendosur mos fillim për shkak se nuk ka patur prova të mjaftueshme për vijimin e hetimeve.

Numri më i lartë i procedimeve  është iniciuar nga Policia e shtetit me 21 të tilla ndërsa 4 nga subjektet politike. Nëpërmjet platformës online që u ngrit për herë të parë nga SPAK janë  dorëzuar  60 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara prej 35, lidhet me veprën penale të korrupsionit në zgjedhje, e ndjekur nga ajo e përdorimit te funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorimi i detyrës.

Gjatë kësaj periudhe SPAK ka zhvilluar disa operacione në kuadër të krimeve zgjedhore duke ushtruara kontrolle dhe sekuestruar aparate celulare mes të cilëve atë të zëvendës kryetarit të bashkisë Pukë, Ndue Suma kryetarit të bashkisë së vaut të dejës Kristijan Shkreli si dhe ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Në janar të këtij viti, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore.

/abcnews.al/

SPAK kontrolle në banesën e deputetit të PS-së në Elbasan, sekuestrohen shuma parash

By: user7
27 May 2025 at 12:17

SPAK mësohet se ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Bëhet me dije se ky kontroll vjen në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.

Gjithashtu bëhet me dije se kontrolli i banesës është kryer pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit dhe deputeti i përket legjislaturës së fundi. Po ashtu në media raportohet se janë sekuestruan shuma parash dhe dokumente lidhur me zgjedhjet.

The post SPAK kontrolle në banesën e deputetit të PS-së në Elbasan, sekuestrohen shuma parash appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria e Përgjithshme 107 kallëzime për krimet zgjedhore, 6 shkojnë në SPAK

By: user 5
24 May 2025 at 12:05

107 kallëzime janë depozituar në prokuroritë e vendit për krimet zgjedhore.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.

Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.

Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithsej 47 procedime penale.

Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithsej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithsej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithsej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithsej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithsej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithsej 2 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithsej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithsej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithsej 9 procedime për veprat penale të parashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329 të Kodit Penal.

• I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

• Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.

• Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.

• Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

• Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.

• Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

The post Prokuroria e Përgjithshme 107 kallëzime për krimet zgjedhore, 6 shkojnë në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi

24 May 2025 at 11:12

Prokuroritë e Përgjithshme ka raportuar bilancin sa i përket hetimeve për krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Bëhet me dije se deri në datën 22 Maj janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale, ku burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë: policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, […]

The post Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

24 May 2025 at 10:54

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e hetimeve lidhur me krimet zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Sipas Prokurorisë janë regjistruar 107 Janë kallëzime dhe janë arrestuar 7 persona në të gjithë vendin.

“Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:

Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.

Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

The post Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona appeared first on Euronews Albania.

Krimet zgjedhore/ Basir Çollaku: Klosi është ‘bërthama’ e qarkut Dibër, hetimet do vazhdojnë në Burrel, Bulqizë dhe Peshkopi

By: V K
20 May 2025 at 21:13

Gazetari Basir Çollaku, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, u shpreh se hetimi për krimet zgjedhore që nisi në Klos është ‘bërthama’ e qarkut të Dibrës dhe se do vazhdojë edhe në Burrel, Bulqizë e Peshkopi.

Çollaku: Më saktë do thoja çfarë nuk ka ndodhur në Dibër.

Ajo që nisi në Klos është bërthama e qarkut të Dibrës.

Ka filluar aty dhe besoj se do vazhdojë në Burrel, në Bulqizë e Peshkopi.

Sasia e ngjarjeve kriminale gjatë këtij harku kohor të zgjedhjeve ishte vërtet përtej imagjinatës.

Këtu i gjeja të gjitha, gjeja krimin e organizuar, gjeja mafian, gjeja pushtetin, bashki, qeveri, polici, prokurori nuk e dija se kush mungonte.

Shihja një lloj gare midis grupeve e bandave të shkrirë në zyrën e pushtetit.

Ata kishin të njëjtën zyrë.

Kemi qenë 7 kandidatë të cilët kemi punuar bashkërisht në pjesën më të madhe të kohës dhe denoncimet kanë qenë në pjesën më të madhe edhe të koordinuara.

Kemi bërë kallëzime reale, nuk kemi thënë ‘kam dëgjuar se’.

The post Krimet zgjedhore/ Basir Çollaku: Klosi është ‘bërthama’ e qarkut Dibër, hetimet do vazhdojnë në Burrel, Bulqizë dhe Peshkopi appeared first on Albeu.com.

Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale

By: user 11
19 May 2025 at 09:47

Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) vijojnë punën në terren për hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në qarkun e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmojnë se hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit. SPAK dhe BKH po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor.

Grupet hetimore janë duke analizuar pamjet filmike, komunikimet elektronike dhe të dhëna të tjera me qëllim zbardhjen e plotë të çdo rasti që mund të përbëjë shkelje të ligjit zgjedhor dhe atij penal. SPAK ka theksuar se do të ndjekë penalisht çdo individ apo grup që ka tentuar të cënojë integritetin e votës dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Gjatë mëngjesit të fundjavës që lamë pas SPAK dhe BKH zbarkuan në Elbasan, Peqin, Librazhd, dhe disa zona të tjera ishin në fokus të dokumentimit të krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në këtë rajon, i cili ka qenë në monitorim prej disa javësh nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit.

The post Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale appeared first on Lapsi.al.

SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese

18 May 2025 at 17:09

Pas qytetit të Kavajës, ku BKH kontrolloi ambjentet e banesës së Elvis Rroshit dhe 4 personave të tjerë, mëngjesin e sotëm një njësi e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka mbëritur në qytetin e Elbasanit, për të kryer kontrollin e disa banesave.

Kontrollet janë kryer edhe me mbështetjen e Policisë së Qarkut.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e një vendimi penale të marë nga Gjykata e Posacame, ku siç mëson “Ora News”, kontrollet janë kryer në ambjentet e një biznesi privat, në një lokal dhe në tre banesa.

Deri në këtë fazë kontrollet janë duke u kryer dhe ende nuk dihet se kush janë personat që po targetohet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur disa ditë para zhvillimit të procesit të zgjedhjeve të 11 Majit, ndërsa kontrollet po kryhen 7 ditë pasi procesi i votimit dhe numërimit është mbyllur në këtë qark, ku fituese me 10 mandate deputeti doli Partia Socialiste.

Mësohet se hetimi i SPAK është përqëndruar në akuzën e “Korrupsionit zgjedhor”, ndërsa gjatë ditës së sotme janë sekuestruar aparate telefonike, paisje DVR dhe material të ndryshme.

Ky është operacioni i parë që SPAK, ndërhyn në qytetin e Elbasanit, megjithëse gjatë fushatësh elektorale dhe ditës së zgjedhjeve të 11 Majit, Task-Forca e SPAK nuk shënoi në këtë qark asnjë rast të korrupsionit dhe manipulimit të vullnetit të zgjedhësve.

The post SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese appeared first on Sot News | Lajme.

Krimet Zgjedhore/ Policia njoftim zyrtar për kontrollin ndaj Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

By: V K
18 May 2025 at 09:57

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.

Policia bën me dije në njoftim zyrtar se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Elvis Rroshit , 50-vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve O. S., 38-vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35-vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit M. S., 37-vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.

Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50-vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve O. S., 38-vjeç, T. Rr., 44-vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35-vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit M. S., 37-vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

The post Krimet Zgjedhore/ Policia njoftim zyrtar për kontrollin ndaj Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish appeared first on Albeu.com.

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

By: Mirgen
15 May 2025 at 22:50

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se do të ketë masa konkrete për funksionarë të lartë për krimet zgjedhore. Karamuço u shpreh se SPAK nuk do të ketë pushim as gjatë verës. “Pra, Dumani pati një kontradiktë me veten, kur doli në parlament në muajin shkurt dhe më pas në KLP, gjëja që tha ishte, […]

The post Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë appeared first on BoldNews.al.

GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote…

14 May 2025 at 10:46

I arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për Pandeli Bozhën. Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës.

70-vjeçari dyshohet se ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet vendore nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur më 8 maj, kur Bozha i ka ofruar një shtetasi një shumë parash dhe një fletë votimi të ngjashme me atë zyrtaren, ku ishte theksuar me ngjyrë portokalli emri i së bijës, duke i kërkuar mbështetje në zgjedhje.

Ndaj personit me të cilin ka komunikuar Bozha është marrë masa e procedimit në gjendje të lirë, ndërsa organi i akuzës po heton nëse kemi të bëjmë me një rast të mirëorganizuar të shitblerjes së votës. Nga ana tjetër, vetë kandidatja e PSD-së, Limonera Bozha, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme, duke e cilësuar rastin si një sulm të qëllimshëm ndaj saj.

The post GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote… appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

By: Oldi
13 May 2025 at 17:43

SPAK ka urdhëruar një tjetër aksion për të kontrolle në Shkodër. Policia e Shteti dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po zbatojnë vendimet e SPAK. Këto kontrolle kanë të bëjnë në lidhje me hetimet për krime zgjedhore. Shkodra mbetet një nga qarqet më të ndezura sa i përket procesit elektoral. Ka pasur denoncime të shumta në […]

The post SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore/ Nga korrupsioni te shpërdorimi i detyrës, SPAK publikon shifrat, nis hetimet për 39 çështje

By: V K
12 May 2025 at 11:26

Prokuroria e Posaçme, ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.

Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara

39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

 

The post Krimet zgjedhore/ Nga korrupsioni te shpërdorimi i detyrës, SPAK publikon shifrat, nis hetimet për 39 çështje appeared first on Albeu.com.

Mbarëvajtja zgjedhore/ Prokurorët e SPAK ‘zbarkojnë’ në 12 qarqet e vendit

10 May 2025 at 21:51

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Kështu, vetëm 1 ditë para votimeve, SPAK ka zbritur në terren.

Në qarqet e vendit ditën e sotme kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët e SPAK shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo lëvizje vjen për parandalimin e krimeve zgjedhore, kryesisht në zona të cilat konsiderohen të nxehta, të tilla si: Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha.

The post Mbarëvajtja zgjedhore/ Prokurorët e SPAK ‘zbarkojnë’ në 12 qarqet e vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Si të votoni të dielën në zgjedhjet parlamentare?

10 May 2025 at 14:47

Kur dhe ku? Para se të niseni për të votuar merrni me vete dokument identifikimi, pasaportë ose kartën e identitetit. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Mbani parasysh se nëse jeni në rradhë në qendrën e votimit, ajo duhet të rrijë hapur deri sa […]

The post Si të votoni të dielën në zgjedhjet parlamentare? appeared first on Reporter.al.

Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit

By: user 5
10 May 2025 at 14:10

Prokurorët e SPAK kanë “zbarkuar” në 12 Qarqet e vendit që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, siç janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë.

Ndërsa në kryeqytet raportohet se janë cakuar 3 prokurorë të posaçëm.

Prokurorët e SPAK raportohet se shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

The post Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit appeared first on Lapsi.al.

SPAK vë në dispozicion numrin e gjelbër për ditën e zgjedhjeve

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ky institucion do të ketë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 0800-04-05.

SPAK fton qytetarët që të denoncojnë krimet zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve, përmes këtij numri të gjelbër që është pa pagesë.

/a.f/

The post SPAK vë në dispozicion numrin e gjelbër për ditën e zgjedhjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌