Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

By: V K
7 July 2025 at 12:32

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka marrë vendimin për të liruar dhëndrin e kreut të PD Sali Berisha , Jamarbër Malltezi.

Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se shfuqizimi i masës ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.

Ndërkohë në seancën e sotme, mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

The post Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndryshoi sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndaj Jamarbër Malltezit, i marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Gjykata ka pranuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë të Malltezit, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një deklaratë për mediet, ai tha se ky vendim u mor 20 muaj pas privimit të lirisë. Malltezi tha se masa ndaj tij ishte me urdhër politik.

“Kemi zëvendësimin e masës me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me një shtet që lufton armiqtë e PS. Vendimi i sotëm vjen pas 20 muajsh privim lirie, thjesht me një urdhër politik. Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik,” deklaroi Malltezi.

Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit më 21 tetor 2023, me kërkesë të SPAK. Masa e “arrestit në shtëpi” iu caktua në nëntor të 2023-shit.

Dhëndri i Sali Berishës, akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga ana tjetër në dosjen “Partizani” ish-kryeministri Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Nën akuzë për dosjen “Partizani” janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Në gjykim janë edhe shoqëritë tregtare të përfshira në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q//a.f//r.e/

The post Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Lartë “lë në shtëpi” Jamarbër Malltezin

By: lindita
25 June 2025 at 10:40

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Jamarbër Malltezi, duke i lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Malltezi kishte kërkuar revokimin e kësaj mase, por kërkesa e tij u refuzua. Malltezi akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet dhe prej nisjes së çështjes ka qenë në masa të ndryshme sigurie.

Source

“Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë

14 May 2025 at 11:06

I akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit në Fier, vendimi i GJKKO-së vendos arrest në shtëpi ndaj Pandeli Bozhës. Pas këtij vendimi të GJKKO-s, ka ardhur reagimi i vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidonte në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Deklarata e saj vjen në një kohë kur babai i saj, Pandeli Bozha, është nën hetim për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi dyshohet se ka përdorur mjete financiare dhe lidhje personale për të ndikuar tek votuesit në favor të saj. Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit.

“Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë edhe faktin”, tha ajo për mediat nga ambjentet e jashtme.

Ndërkohë, SPAK dhe autoritetet hetimore po vijojnë punën për të verifikuar të gjitha pistat e mundshme dhe për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë.

The post “Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla”/ Reagon kandidatja e PSD-së, Bozha pas arrestimit të të atit: Koha do ta provojë appeared first on Sot News | Lajme.

GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote…

14 May 2025 at 10:46

I arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për Pandeli Bozhën. Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës.

70-vjeçari dyshohet se ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet vendore nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur më 8 maj, kur Bozha i ka ofruar një shtetasi një shumë parash dhe një fletë votimi të ngjashme me atë zyrtaren, ku ishte theksuar me ngjyrë portokalli emri i së bijës, duke i kërkuar mbështetje në zgjedhje.

Ndaj personit me të cilin ka komunikuar Bozha është marrë masa e procedimit në gjendje të lirë, ndërsa organi i akuzës po heton nëse kemi të bëjmë me një rast të mirëorganizuar të shitblerjes së votës. Nga ana tjetër, vetë kandidatja e PSD-së, Limonera Bozha, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme, duke e cilësuar rastin si një sulm të qëllimshëm ndaj saj.

The post GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote… appeared first on Sot News | Lajme.

U ekstradua nga Gjermania si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO cakton ‘arrest shtëpie’ për Danial Lalajn

2 May 2025 at 10:27

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Daniel Lalajn, 21-vjeçarin e ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania.

Lalaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa vepra penale të rënda, përfshirë “kultivimin e narkotikëve”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” si dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Pas ekstradimit në Shqipëri, rasti i tij u paraqit përballë gjykatës, e cila vendosi të mos ndryshojë masën e mëparshme të sigurisë.

The post U ekstradua nga Gjermania si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO cakton ‘arrest shtëpie’ për Danial Lalajn appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja Partizani/ Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

By: V K
14 April 2025 at 13:14

Gjykata e Posaçme, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezin, i akuzuar për dosjen “Partizani”.

Dhëndri i Sali Berishës, ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.

Kujtojmë se Sali Berisha, është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi, i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, kreu i PD-së dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

The post Dosja Partizani/ Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj dërgohet te Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”, “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën

By: V K
10 February 2025 at 15:34

Këtë të hënë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar  me kërkesë të SPAK. Veliaj u ndalua nga agjentët e BKH-së në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës.

Raportohet se Veliaj, është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë 302.

Po ashtu, bëhet me dije se krahas Veliajt, GJKKO ka lëshuar dhe 4 masa të tjera sigurie, 3 prejt tyre “Detyrim paraqitje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” mësohet se është për bashkëshorten e Veiajt, Ajola Xoxën.

 

The post Erion Veliaj dërgohet te Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”, “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën appeared first on Albeu.com.

Kishte thyer masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, kapet në Morinë 27-vjeçari nga Tirana

By: Ela
9 January 2025 at 10:57

Policia kufitare në Morinë ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale L. L. I riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”. “Policia […]

The post Kishte thyer masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, kapet në Morinë 27-vjeçari nga Tirana appeared first on BoldNews.al.

Theu masën ‘arrest shtëpie’, ndalohet 22-vjeçari në Muriqan

By: user 11
4 January 2025 at 19:00

Një 22-vjeçar është ndaluar nga policia kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se i riu kishte thyer masën ‘arrest shtëpie’ të caktuar ndaj tij. Kjo masë i ishte vendosur për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

”Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin R. Rr., 22 vjeç, banues në Durres, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, njofton policia.

The post Theu masën ‘arrest shtëpie’, ndalohet 22-vjeçari në Muriqan appeared first on Lapsi.al.

Theu masën ‘arrest shtëpie’, ndalohet 22 vjeçari në Muriqan

4 January 2025 at 14:21

Një 22 vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se ky i ri theu masën e caktuar ndaj tij ‘Arrest shtëpie’.

Ndaj të riut ishte marrë kjo masë për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

” Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin R. Rr., 22 vjeç, banues në Durres, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte  caktuar Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. ” – njofton policia.

GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

By: user7
27 December 2024 at 11:26

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Rushitin, i akuzuar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Rushitin, duke i hequr masën e arrestit me burg.

Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se afatet maksimale të parashikuara nga ligji për masën e sigurimit janë tejkaluar, duke e bërë të domosdoshëm ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Arben Rushiti ishte arrestuar për përfshirjen në një rrjet kriminal që dërgonte ilegalisht emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas akuzave, rrjeti kishte krijuar një skemë për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke siguruar dokumentacion të rremë për qytetarët.

The post GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie appeared first on Lapsi.al.

Dërgonte shqiptarët në Britani me dokumente false, GJKKO jep vendimin për Arben Rushitin

27 December 2024 at 10:44

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lirojë Arben Rushitin nga masa e arrestit në burg, duke e kaluar atë në arrest shtëpie.

Raportohet se vendimi erdhi pas përfundimit të afateve maksimale ligjore për mbajtjen e masës së sigurimit.

Rushiti ishte arrestuar për përfshirjen në një rrjet kriminal që dërgonte shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Sipas akuzave, rrjeti kishte krijuar një skemë për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke siguruar dokumentacion të rremë për qytetarët.

Gjykata arsyetoi se afatet maksimale të parashikuara nga ligji për masën e sigurimit janë tejkaluar, duke e bërë të domosdoshëm ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie.

The post Dërgonte shqiptarët në Britani me dokumente false, GJKKO jep vendimin për Arben Rushitin appeared first on Sot News | Lajme.

Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024     

27 December 2024 at 07:55

Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbasanit. Një shok i thotë atij përmes aplikacionit SKY ECC se e kishte parë kur kishte dalë në patrullim nga lagjja e tyre, pasi ishte kapur nga kamerat e kontrolluara nga “miqtë e tij”. Ky nuk […]

The post Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024      appeared first on Reporter.al.

Gjykata cakton ‘arrest në burg’për Darin Gezdarin dhe ‘arrest shtëpie’ Arlinda Markut

By: user 11
23 December 2024 at 10:18

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gezdarin 34 vjeç dhe arrest shtëpie Arlinda Markun 41 vjeçe të cilët akuzohen për pastrimin e 11 milion eurove përmes kompanive fiktive. Para gjykatës asnjeri prej tyre nuk ka pranuar të flas por përmjet avokateve ata kërkuan zbutje të masës, por gjykata miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani.

Akuza bën të ditur se skema e mashtrimit u zhvillua në dy vite.

Gjithashtu të ndaluarit thuhet se kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin duke shfrytëzuar mundësinë nga shtete që konsiderohen parajsa fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj. Paratë fillimisht vinin në Shqipëri, e më tej transferoheshin në Kanada, duke bërë që lëvizjet të konsideroheshin më tej të ligjshme

“Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale” thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave në QKB rezulton se janë të paktën 5 subjekte që ata kanë në Shqipëri. Gjithsesi shtohet se operacioni “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave është duke vazhduar për të kërkuar nëse ka emra të tjerë të përfshirë qoftë shtetas shqiptarë apo edhe të huaj.

Dyshimet për skemën u ngritën fillimisht Nga Drejtoria Hetimit Tatimor e më tej u përfshi Seksioni i Hetimit të Pastrimit të parave në Tiranë dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.

The post Gjykata cakton ‘arrest në burg’për Darin Gezdarin dhe ‘arrest shtëpie’ Arlinda Markut appeared first on Lapsi.al.

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberin

By: V K
13 December 2024 at 12:39

Ditën e sotme, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi, për masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në shtëpi.

Byberi dhe vartesi i tij, nën/kryetari Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim lidhur me hapjen e 2 akseve rrugore.

Byberi dhe nën/kryetari Kërrnaja akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit për akset rrugore, “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.

Zyrtarët nuk kanë ndërvepruar as me institucionet e tjera kompetente si : Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ndikimin në mjedis dhe me Ministrinë e Linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve.

Sipas SPAK, nga ekspertimi tekniko-topografik rezulton se hapja e rrugëve në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore ka sjell një dëm ekonomik prej 277 milion lekësh ose rreth 2.5 milion euro.

Njoftimi:

Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 13.12.2024

Disa ditë më parë PD akuzoi Byberin se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Genta Vangjeli, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD pretendoi gjatë një konference për shtyp se “Byberi, më 6 Dhjetor është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e Bashkisë”.

The post Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberin appeared first on Albeu.com.

GJKKO lë në “Arrest shtëpie” Jamarbër Malltezin

By: user7
12 December 2024 at 13:02

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin.

Ka qenë gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila liroi kreun e PD Sali Berisha më 27 nëntor, e cila ka rrëzuar kërkesën e Malltezit për lehtësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

The post GJKKO lë në “Arrest shtëpie” Jamarbër Malltezin appeared first on Lapsi.al.

Afera “Partizani”/ GJKKO lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Malltezin

By: Ke Si
12 December 2024 at 12:55

Jamarbër Malltezi do të vijojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme ka marrë këtë vendim duke rrëzuar kërkesën e pretenduar të dhëndrit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

/E.S

Malltezi mbetet në arrest, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e tij për lirim

By: M C
5 December 2024 at 20:11

Gjykata Kushtetuese këtë të premte vendosi të rrëzojë kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim.

Jamarbër Malltezi kërkoi shfuqizimin e masës së “arrestit shtëpiak” dhe hetim në gjendje të lirë për dosjen hetimore “Partizani”. Për këtë dosje është marrë i pandehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

The post Malltezi mbetet në arrest, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e tij për lirim appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Gjykata nxjerr nga burgu dhe protestuesin e dytë, e lë në “arrest shtëpi” për shkak të precedentit

29 November 2024 at 10:30

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga burgu edhe protestuesin e dytë të arrestuar tre ditë më parë në protestën e mbajtur nga opozita, ku u bllokuan prej rreth tre orësh 5 akse kryesore në kryeqytet. Bëhet fjalë shtetasin Sokol Ndoj, të cilit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. […]

The post EMRI/ Gjykata nxjerr nga burgu dhe protestuesin e dytë, e lë në “arrest shtëpi” për shkak të precedentit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌