Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protestuesi “part time” i parkut, Rama bën drejtor Eljan Taninin

By: user 5
10 July 2025 at 21:00

Pas protestave dikur për projektin te Parku i Liqenit kundër betonizimit, Eljan Tani përfitoi dicka nga Erion Veliaj. Ai fitoi një konkurs të bashkisë për krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës.

Ai u bë fitues me veprën “Raketa”. Pas kësaj Tanini u shpreh se do të vazhdonte të protestonte për parkun. Sigurisht ai ishte dhe mbeti një protestues “part time”. Ndërkohë sot Eljan Tanini është emëruar drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duke marrë një tjetër shpërblim nga oborri i Rilindjes.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Eonomisë Blendi Gonxhja.

“Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale.

Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.” – shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

The post Protestuesi “part time” i parkut, Rama bën drejtor Eljan Taninin appeared first on Lapsi.al.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët përplasen me policinë: Hiqini duart, nuk kemi bërë asnjë…

9 July 2025 at 10:27

Ata kanë bllokuar rrugën hyrëse të Thethit duke protestuar kundër aksionit të lirimit të hapësirave publike, prej të cilit janë prekur edhe disa prona në zonë. Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në zonë.

Ata janë shprehur të revoltuar duke thënë se këto prona përfaqësojnë mundin dhe punën e gjatë të tyre dhe se pa to nuk mund të sigurojnë dot jetesën.

“Nuk kemi bërë asnjë krim, vetëm kemi ndërtuar në shtëpitë e të parëve tanë për të ofruar një shërbim. Kjo që po bën shteti shqiptar është një masakër ndaj nesh. Ne po kërkojmë gjënë më minimale dhe po na mohohet. Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, u shpreh një prej protestuesve.

Nga ana tjetër policia ka paralajmëruar se ndaj tyre do të ketë penalizime për bllokimin e rrugës për automjetet, por ka hasur në rezistencën e banorëve gjithsesi.

The post Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët përplasen me policinë: Hiqini duart, nuk kemi bërë asnjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 June 2025 at 09:17

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava.

Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad – ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë – rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiqit, duke goditur ndërtesën me vezë.

Një ueb-faqe është krijuar nga studentët organizatorë ku është bërë e ditur se në 30 pika në kryeqytetin serb ishin ngritur barrikada, duke shtuar se veprime të ngjashme po kryeheshin në të paktën 22 qytete të tjera serbe.

Protestat u intensifikuan pasi zyrtarët policorë nisën të ndalonin pjesëmarrësit në tubimin masiv që u mbajt në Beograd më 28 qershor.

Vuçiq deklaroi se agjencitë e zbatimit të ligjit pritet të kryejnë “shumë më tepër arrestime”.

Turmat antiqeveritare u rikthyen në rrugë mbrëmjen e 29 qershorit, duke kërkuar lirimin e dhjetëra personave të ndaluar në natën e parë të protestës.

“Ata duhet t’i lirojnë të ndaluarit. Është e shëmtuar se si Qeveria trajton të rinjtë. Ne duam të jetojmë në një shtet të lirë, siç kërkojnë studentët”, tha Gordana Atalanc për Radion Evropa e Lirë.

“Po u bëjmë thirrje institucioneve që të nisin të bëjnë punën e tyre. Të arrestojnë ata që janë me të vërtetë përgjegjës për dhunën. Mbrëmë rrahën njerëz, kapën këdo që u dilte përpara”, tha Millan Antonijeviq për Radion Evropa e Lirë.

Një gazetar i REL-it raportoi se qindra persona po bllokonin nyjën kryesore të komunikacionit në Autokomanda, në një aksion të organizuar nga banorët e komunës Vozdovac.

Sanja, studente në Fakultetin Juridik në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se doli sërish në protestë për të “vazhduar luftën për një shtet ligjor”.

Prokurorët kanë deklaruar se të ndaluarit do të mbahen deri në 48 orë, nën dyshimet për akte dhune dhe sulm ndaj policisë në Beograd gjatë protestës masive të organizuar nga studentët, në të cilën vlerësohet se morën pjesë 140.000 persona.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, tha më 29 qershor se policia ka ndaluar 77 persona, dhe të paktën 38 nga ta ishin ende në paraburgim.

Në tetë muajt e fundit, mijëra serbë, shpesh të udhëhequr nga grupe studentore, të cilëve gjithnjë e më shumë po u bashkohen qytetarë të tjerë, kanë protestuar kundër Vuçiqit dhe Qeverisë së tij.

Protestat u nxitën pasi 16 persona vdiqën kur u shemb një strehë betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

Protestuesit thanë se tragjedia u shkaktua nga korrupsioni dhe paaftësia e autoriteteve dhe protestat shpejt u shpërndan shpejt, duke reflektuar një zemërim më të gjerë ndaj Vuçiqit, mandati pesëvjeçar i të cilit pritet të përfundojë më 2027.

Vuçiq është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe paraprakisht për tre vjet kishte qenë kryeministër.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm.

Vuçiq dhe Qeveria e tij kanë mohuar akuzat për korrupsion dhe kanë deklaruar se janë duke hetuar tragjedinë në Novi Sad, ku dhjetëra zyrtarë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje.

Gjatë fundjavës, grupe më të vogla të mbështetësve të Qeverisë po ashtu kanë protestuar në Beograd.

Vuçiq, i cili po përpiqet të balancojë lidhjet me aleaten tradicionale Rusinë dhe Perëndimin – duke synuar që shteti i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian – ka akuzuar “fuqitë e huaja” – duke mos treguar se për kë e ka fjalën – si nxitëse të protestave të fundit.

“Shteti do të mbrohet dhe banditët do të përballen me drejtësinë”, u tha ai gazetarëve pas natës së parë të protestave./REL

The post Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve appeared first on Sot News | Lajme.

Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s

By: Ela
27 March 2025 at 08:13

Njëzet e gjashtë vjet pas bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë, në Serbi mbetet gjerësisht i përhapur narrativi për mijëra civilë të vrarë, ashtu si edhe pjesëtarë të forcave të armatosura. Kjo u pa edhe në protestën që u organizua nga studentët në Beograd, përpara godinës së ish-Shtabit të Përgjithshëm, më 24 mars […]

The post Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s appeared first on BoldNews.al.

Turqia arreston 343 persona gjatë protestave kundër arrestimit të Imamoglut

22 March 2025 at 12:58

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars. Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes […]

The post Turqia arreston 343 persona gjatë protestave kundër arrestimit të Imamoglut appeared first on BoldNews.al.

Kundër mbylljes së TikTok/ Protestuesi: Nuk jemi petalet e trëndafilit socialist

By: user 11
15 March 2025 at 20:11

Partia Demokratike po zhvillon pasditen e kësaj të shtune protestën e thirrur për mbylljen e aplikacionit TikTok. Protesta ka nisur në orën 19:00 para kryeministrisë.

Të rinjtë demokratë po udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime. Një prej tyre ka ironizuar edhe fjalimet e mbajtura nga të rinjtë socialistë në Kuvendin Rinor të PS.

Berberi: Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist, jemi qytetarë të fjalës së lirë. Edvin Rama ti deri më 12 maj ti mund të mbyllësh çfarëdo rrjeti social, por ki parasysh që kur të mbyllësh tiktokun në fund do të marrësh noc rrokun. Kur të mbyllësh tiktokun në fund do të biesh në kënetë. Në fund do të haj bufi i kënetës si një zvarranik pa shtyllë kurrizore që e vetmja gjë që di të bësh është falli që hedh te kafenetë e lagjes. 

Qytetarët mbajnë në duar pankarta para kryeministrisë, ku shkruhet “E çove dhe Tik-Tok-un në emigracion”, “Martinin e vrau qeveria jo TikToku”, “Kundër censurës” etj.

The post Kundër mbylljes së TikTok/ Protestuesi: Nuk jemi petalet e trëndafilit socialist appeared first on Lapsi.al.

“Rama ka frikë nga fjala e lirë”/Berisha bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë

By: user 11
15 March 2025 at 19:46

Partia Demokratike është duke mbajtur protestë para Kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. Një grup të rinjsh, të udhëhequr nga kreu i FRPD Besart Xhaferri u nisën nga selia blu për t’iu bashkuar protestës. Ndërkohë kryedmokrati Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar bulevardit për të mbërritur në Kryeministri.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë të shkurtër për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se dha vendimin për mbylljen e “TikTok”, ‘pasi ka frikë nga fjala e lirë’.

“Edi Rama këtë ka pasur për qëllim, të eliminojë çdo rrjet social që tregon të vërtetën. TikTok është një platformë që i çirret maska Edi Ramës. Çfarë do të bëjë, Rama do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi”, tha Noka.

PD ka marrë dy orë leje për zhvillimin e protestës. Të rinjtë demokratë do të udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime.

The post “Rama ka frikë nga fjala e lirë”/Berisha bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë appeared first on Lapsi.al.

Beogradi ‘zien’/ Mbi 100 mijë protestues dalin në rrugët e kryeqytetit kundër Vuçiç

By: user 11
15 March 2025 at 19:36

Mbi 100 mijë qytetarë serbë iu bashkuan thirrjeve të studentëve për të protestuar masivisht këtë të shtunë në Beograd, kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç. Ministria e Brendshme e Serbisë deklaroi se në protestë kanë marrë pjesë rreth 107 mijë persona. Mediat dhe organizatorët e kanë konsideruar historik tubimin e sotëm në kryeqytetin serb. Tubuesit janë vendosur në qendër të Beogradit, pranë Kuvendit dhe në pesë lokacione të qytetit duke bllokuar rrugët kryesore.

Me pankarta në duar, dhe duke brohoritur, ata kanë vendosur të mos tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

 

The post Beogradi ‘zien’/ Mbi 100 mijë protestues dalin në rrugët e kryeqytetit kundër Vuçiç appeared first on Lapsi.al.

Serbi/ Makina futet mes turmës dhe merr me vete një protestues, rebelohen të tjerët (VIDEO)

15 March 2025 at 13:01

Beogradi është përfshirë nga protesta masive të studentëve serbë kundër korrupsionit, të cilat vazhdojnë prej disa muajsh dhe kanë tronditur kontrollin e presidentit Aleksandër Vuçiç. Tensionet po rriten, teksa sot në mëngjes, para nisjes së një proteste masive, është regjistruar dhe një incident, ku një  makinë është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë […]

The post Serbi/ Makina futet mes turmës dhe merr me vete një protestues, rebelohen të tjerët (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

By: lia rda
21 February 2025 at 22:27

Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë.

Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë.

“Sllovakia është Evropë”, brohoritën protestuesit në kryeqytetin sllovak, duke kërkuar dorëheqjen e Ficos.

Ueb-faqja Dennik N, duke cituar ekspertë të sigurisë, tha se deri në 12.000 njerëz protestuan në kryeqytet, që është numër më i vogël sesa më shumë se 40.000 që kishin protestuar dy javë më parë.

Më 21 shkurt, protesta u mbajtën edhe në 40 qytete të tjera të Sllovakisë.

Protestat e së premtes po ashtu shënuan 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak. Vrasja e tij kishte nxitur protesta masive, që u mbajtën për javë të tëra kundër korrupsionit të perceptuar që çoi në dorëheqjen e Ficos që atëbotë ishte kryeministër.

Fico u kthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2023 dhe Qeveria e tij e majtë nacionaliste ka nxitur shqetësim në mesin e opozitës progresive dhe të tjerëve, për shkak të disa vendimeve të marra, sikurse është ndryshimi i Kodit Penal dhe ndryshimet e bëra në transmetuesin publik.

Fico ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mosmarrëveshje me Kievin pasi Ukraina ndërpreu gjatë këtij viti transitin e gazit rus.

Fico shpesh këmben akuza me opozitën properëndimore, me organizatat joqeveritare dhe me mediat, duke i akuzuar ata se po punojnë kundër Sllovakisë.

Fico, i cili po shërben në mandatin e katërt si kryeministër, është zotuar se nuk do të japë dorëheqje./rel

Protestuesit hedhin tymuese dhe kapsolla në drejtim të Kryeministrisë, raportohet për tre efektivë të dëmtuar

8 February 2025 at 18:58

TIRANË 8 shkurt /ATSH/ Protestuesit kanë hedhur shashka, tymuese dhe kapsolla në drejtim të godinës së Kryeministrisë sapo kreu i PD, Sali Berisha do mbante fjalën

Shashkat dhe kapsollat u hodhën në drejtim të efektivëve të policisë edhe në përfundim të fjalës së Berishës.

Flakadanët dhe shashkat janë larguar nga punonjësit e policisë të rreshtuar përpara godinës së Qeverisë ndërkohë që mediet e pranishme raportuan për tre efektivë të lënduar që janë larguar menjëherë nga kolegët.

Pas hedhjes së tymueseve dhe shashkave, në përfundim të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha, protesta e thirrur nga PD dhe aleatët e saj është mbyllur me largimin e protestuesve. Protesta zgjati rreth 1 orë e 15 minuta.

 

The post Protestuesit hedhin tymuese dhe kapsolla në drejtim të Kryeministrisë, raportohet për tre efektivë të dëmtuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale

13 January 2025 at 07:04

Dhjetëra mijëra rumunë protestuan të dielën në kryeqytetin Bukuresht kundër vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi një kandidat i panjohur fitoi raundin e parë.

Demonstruesit u ranë burive të makinave, valëvitën flamurin kombëtar dhe mbajtën pankarta ku shkruhej, “Duam zgjedhje të lira” dhe bënë thirrje për demokraci. Shumë nga protestuesit kërkojnë vazhdimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Protesta vjen një muaj pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin e pashembullt për të anuluar zgjedhjet vetëm dy ditë përpara balotazhit të 8 dhjetorit.

Avantazhi i politikanit populist, Calin Georgescu, i ekstremit të djathtë, tronditi shumë njerëz pas votimeve në raundin e parë më 24 nëntor. Më pas u ngritën akuza për shkelje zgjedhore dhe ndërhyrje të Rusisë.

George Simion, udhëheqës i ekstremit të djathtë “Aleanca për Bashkimin e Rumunëve”, tha gjatë protestës të dielën se: “Po protestojmë kundër grushtit të shtetit që ndodhi më 6 dhjetor”.

Udhëheqësi i partisë që organizoi protestën të dielën tha për shtypin se: “Na vjen keq që zbuluam kaq vonë se po jetonim një gënjeshtër dhe se na udhëhiqnin njerëz që pretendonin se ishin demokratë, por që nuk janë. Kërkojmë rikthimin e demokracisë përmes rifillimit të procesit zgjedhor, duke mbajtur raundin e dytë”.

Anulimi zgjedhjeve muajin e kaluar e ka zhytur Rumaninë në trazira. Vendi anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s është përfshirë edhe nga polemika të tjera, përfshirë rinumërimin e votave të raundit të parë.

Rumania ka caktuar datën 4 maj për mbajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve të reja. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të zhvillohet dy javë më vonë, më 18 maj. Nuk është e qartë nëse zoti Georgescu do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja.

Populisti Calin Georgescu e ka apeluar vendimin për zgjedhjet në një gjykatë lokale si dhe ka paraqitur një ankesë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i publikuar i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve përmendi përdorimin e paligjshëm të teknologjive dixhitale, përfshirë inteligjencën artificiale, si dhe përdorimin e “burimeve të padeklaruara” për financimin e fushatës. Zoti Georgescu kishte deklaruar zero shpenzime për fushatën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale appeared first on Euronews Albania.

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

11 January 2025 at 17:05

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa rrugë dhe duke e vonuar fillimin e takimit, ku kjo parti e nisi fushatën për zgjedhjet e shkurtit.

Një prani e madhe policore u pa të shtunën në Riesa – në landin lindor Saksoni – i cili është bastion i AfD-së. Policia i largoi disa prej protestuesve nga rrugët.

Megjithatë, konventa dyditore nisi rreth dy orë me vonesë, pasi shumë prej delegatëve nuk mbërritën me kohë për shkak të bllokadave.

AfD-ja e ka nominuar zyrtarisht bashkëkryetaren, Alice Weidel, si kandidate për kancelare të Gjermanisë. Weidel i falënderoi delegatët për “sfidimin e turmës së majtë për të mbërritur këtu”.

Sondazhet tregojnë se AfD-ja është në vendin e dytë në prag të zgjedhjeve të 23 shkurtit, me një mbështetje prej rreth 20 për qind.

Megjithatë, Weidel – e cila këtë javë e zhvilloi një bisedë drejtpërdrejt në X me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, i cili ka mbështetur partinë e saj – nuk ka asnjë gjasë reale për t’u bërë lidere e Gjermanisë, pasi partitë e tjera nuk pranojnë të bashkëpunojnë me AfD-në.

Është partia kryesore opozitare, blloku i Unionit, e cila kryeson në sondazhe me rreth 30 për qind dhe kandidati i saj, Friedrich Merz, është favoriti për t’u bërë kancelari i ardhshëm.

Unioni po fokusohet në ringjalljen e ekonomisë së ngecur të Gjermanisë dhe në kufizimin e imigracionit të parregullt.

Të shtunën, Weidel e kritikoi atë si një “parti mashtruesish”, duke i bërë thirrje njerëzve të “votojnë për të mirëfilltën” dhe ta forcojnë partinë e saj.

Weidel bëri thirrje për mbylljen e kufijve të Gjermanisë për imigrantët e paautorizuar dhe për dëbimin e azilkërkuesve.

Ajo premtoi rikthimin në punë të gazsjellësit Nord Stream, i cili u dëmtua në shpërthimet e vitit 2022, menjëherë pasi Rusia e ndërpreu furnizimin e Gjermanisë me gaz. Weidel u prit me duartrokitje të mëdha kur tha se AfD-ja do t’i rrëzojnë të gjitha turbinat e erës – të cilat i përshkroi si “mulli ere të turpit” – nëse vjen në pushtet.

Në një konferencë për shtyp në Hamburg, Merz u përqendrua te oferta e partisë së tij për “ndryshime të thella” pasi koalicioni i paqëndrueshëm dhe kontestuar i qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz u prish.

Scholz shpreson në fitore befasuese, por sondazhet tregojnë se mbështetja për Socialdemokratët e tij është mes 14-17 për qind.

Qeveria e tij ra në nëntor, kur ai e shkarkoi ministrin e Financave pas një mosmarrëveshjeje për mënyrën e ringjalljes së ekonomisë, duke e çuar Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme.

Scholz pranoi të shtunën se ishin bërë gabime dhe tha se “ndoshta duhet ta kisha prishur koalicionin më herët.”

Por, ai tha se është koha të shohim përpara. “Le të luftojmë”, tha ai për delegatët në një kongres partie në Berlin, ku ai u konfirmua zyrtarisht si kandidat për kancelar.

Ai akuzoi Unionin e Merzit për mungesë të planeve serioze për t’u marrë me problemet e Gjermanisë./REL

The post Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani appeared first on Sot News | Lajme.

Mijëra protestues në Gjeorgji përpara përballjes politike

29 December 2024 at 08:31

Mijëra protestues gjeorgjianë kanë formuar një zinxhir njerëzor në kryeqytetin Tbilisi, përpara një përballjeje politike ndërsa presidenti i ri përgatitet për betimin.

Inaugurimi i një presidenti të ri – ish-futbollisti i Mançester Sitit, Mikheil Kavelashvili, i cili shihet si aleat i partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane – pritet të dielën.

Por kreu aktual i shtetit, Salome Zourabichvili, po refuzon të japë dorëheqjen, duke e përshkruar zgjedhjen e tij si të paligjshme.

Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka qenë në pushtet për 12 vjet, fitoi zgjedhjet parlamentare në tetor, por fitorja u zhyt nga akuzat për mashtrim dhe që atëherë ka pasur protesta.

Katër grupet kryesore të opozitës kanë refuzuar Kavelashvilin dhe kanë bojkotuar parlamentin.

Ende është e paqartë se si do të zgjidhet problemi.

Protestuesit, duke valëvitur flamujt e Gjeorgjisë dhe të BE-së, formuan një zinxhir njerëzor që shtrihej në kilometra të shtunën.

“Unë jam në rrugë së bashku me të gjithë familjen time duke u përpjekur disi ta heqim këtë vend të vogël nga kthetrat e perandorisë ruse,” tha një protestues për Associated Press.

Ëndrra Gjeorgjiane është bërë gjithnjë e më autoritare vitet e fundit, duke miratuar ligje të stilit rus që synojnë mediat dhe grupet joqeveritare që marrin fonde të huaja, dhe komunitetin LGBT.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mijëra protestues në Gjeorgji përpara përballjes politike appeared first on Euronews Albania.

Mosbindja civile e opozitës, dalin sot para gjykates 7 te arrestuarit (Emrat)

26 December 2024 at 11:29

Kanë dalë para gjykatës shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet.

Para gjykatës së Tiranës ku do të njihen me masën e sigurisë janë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se seanca po drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani i dhomës penale.

Në mbështetje të protestuesve të arrestuar kanë ardhur familjarë të tyre dhe Klevis Balliu.

The post Mosbindja civile e opozitës, dalin sot para gjykates 7 te arrestuarit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Sula e Baçi tregojnë momentet e tensioneve në protestë: Ilda Dhorin policët e morën zvarrë

By: Oldi
24 December 2024 at 16:15

Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Luan Baçi, kanë bërë akuza të rënda ndaj forcave të policisë, duke pohuar se gjatë protestës së djeshme të opozitës në kryeqytet ka pasur akte dhune ndaj tyre dhe protestuesve. Dashnor Sula pretendoi se ai dhe protestuesit janë përballur me sjellje agresive nga policia. “Na vunë përpara dhe […]

The post Sula e Baçi tregojnë momentet e tensioneve në protestë: Ilda Dhorin policët e morën zvarrë appeared first on BoldNews.al.

Asnjë masë për policët dhunues/ Arrestohen 7 protestues, nën hetim 40 deputetë dhe zyrtarë

24 December 2024 at 10:54

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me protestën e zhvilluuar pasditen e djeshme nga opozita, ku u bllokuan për rreth 3 orës pesë rrugë kryesore në kryeqytet. Autoritetet policore bëjnë me dije se kanë arrestuar 7 protestues, si dhe kanë vënë nën hetim 21 të tjerë, të cilët akuzohen […]

The post Asnjë masë për policët dhunues/ Arrestohen 7 protestues, nën hetim 40 deputetë dhe zyrtarë appeared first on BoldNews.al.

Më shumë policë se protestues, mosbindja e Berishës përmes fotografive

By: A M
23 December 2024 at 22:47

Disa dhjetëra protestues të shpërndarë në pesë pika të hyrjeve në kryeqytet, të drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryetari i saj, Berisha, kanë qëndruar për rreth tri orë në përpjekje për të realizuar planin për mosbindje civile.

Përpjekjet e vazhdueshme të deputetëve të PD-së për të tensionuar situatën, duke u përplasur me policët, kanë arritur kulmin me akuzën për dhunë ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili kishte humbur ndjenjat gjatë protestës. Berisha nxitoi të akuzojë policinë për dhunë, por pak çaste më vonë policia ka mohuar çdo lloj dhune apo përplasje me nënkryetarin demokrat Gjekmarkaj. Polica ka sqaruar situatën duke deklaruar se deputeti nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte humbur ndjenjat.

Në pika të tjera të takimit të militantëve me policinë janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar përplasje, për të kulmuar tek rruga e Elbasanit, kur Noka ka gjuajtur me grusht policin. Megjithatë, ai nuk ia ka dalë të krijojë ngjarje aty, sepse polici ka ruajtur qetësinë për të shmangur agravimin e situatës.

Gati tri orë nëpër rrugët e Tiranës në shi, militantët e Berishës kanë shtyrë pandalur drejt kordonit të policisë për të stimuluar përplasje.

Fotografitë dhe videot e publikuara nga Tema sjellin të plotë panoramën e mosbindjes së Sali Berishës dhe një grushti militantësh rreth tij, që për tri orë u përpoqën të prodhojnë ngjarje, por nuk ia dolën dot. Ironikisht, më shumë njerëz ka patur poshtë ballkonit të Berishës se sa në protestën e sotme.

Falmur Noka përplaset me shefin e komisariatit: M’u zhduk, nuk pyes fare kush je…

By: user 5
23 December 2024 at 19:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1 Incidenti ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, një nga nyejt që opozita e bllokoi.

Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.

Po ashtu deputeti i PD, Flamur Noka pretendon se në mes të protestuesve ka efektivë policie që janë të armatosur.

“Kushtetuta.. thotë diçka… as me rruhet farë për kushtetutën. Mu zhduk, as të pyes fare kush je dhe ca je”, dëgjohet ti thotë Noka, shefit të komisariatit nr 1.

The post Falmur Noka përplaset me shefin e komisariatit: M’u zhduk, nuk pyes fare kush je… appeared first on Lapsi.al.

Nis me tensione protesta para bashkisë së Tiranës/ Policia hap rrugën për makinat, protestuesit kundërshtojnë…

20 December 2024 at 11:49

Ka nisur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00. Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”.

Protesta ka nisur me tensione pasi policia hapi rrugën për makinat. Para nisjes së protestës policia kishte njoftuar se do të ndalonte qarkullimin për shkak të protestës. Mësohet se policia e bllokoi rrugën në orën 11 dhe më pas e hapi sërish. Ky veprim i policisë solli tensione ndërsa protestuesit kundërshtuan hapjen e rrugës.

The post Nis me tensione protesta para bashkisë së Tiranës/ Policia hap rrugën për makinat, protestuesit kundërshtojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌