Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

By: Re Nato
16 July 2025 at 07:32

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do të dëmtohej nga një plan i veçantë i BE-së për ta ndalur gradualisht gazin rus.

Komisioni Evropian kishte deklaruar të publikuar nga zyra e kryeministrit sllovak, Robert Fico, se do të punonte për t’i adresuar shqetësimet e Sllovakisë, duke u përpjekur të hapte rrugën për një marrëveshje për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Përfaqësuesi i Sllovakisë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën kishte për detyrë të kërkonte shtyrjen e votimit të planifikuar për sanksionet, tha Fico në një deklaratë.

“Koalicioni qeveritar refuzon propozimin idiot të Komisionit Evropian për të ndalur furnizimin me gaz rus nga viti 2028”, tha Fico.

“Megjithatë, është i gatshëm të bisedojë për garancitë që do t’i ofrojnë Sllovakisë njëfarë sigurie në furnizimin me gaz pas vitit 2028”, shtoi ai.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke folur pas takimit të ministrave të Jashtëm, tha se ndihej “vërtet e trishtuar” që sanksionet nuk u miratuan, duke shtuar se “tashmë topi është në fushën e Sllovakisë”.

Ajo shtoi se ka shpresë se një marrëveshje për sanksionet mund të arrihet të mërkurën.

SLLOVAKI – Fico: Synojmë marrëveshje për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus

12 July 2025 at 14:24

PRAGË, 12 korrik /ATSH/Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico deklaroi sot se vendi synon të arrijë deri të martën një marrëveshje me Komisionin Evropian dhe partnerët e BE-së për të siguruar garanci që nuk do të ketë pësoja nga ndërprerja e furnizimit me gaz rus si dhe për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, sipas Reuters.

Sllovakia ka bllokuar paketën e 18-të të sanksioneve për shkak të mosmarrëveshjes me një propozim të veçantë të Komisionit që parashikon ndërprerjen e të gjitha importeve të gazit rus nga viti 2028.

Sipas Sllovakisë, kjo mund të shkaktojë mungesa, rritje të çmimeve dhe tarifave të tranzitit si dhe pretendime për dëmshpërblim nga furnizuesi rus ”Gazprom”. /Ad.Ab./  a.jor.

 

The post SLLOVAKI – Fico: Synojmë marrëveshje për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së

By: Ela
12 June 2025 at 08:23

Pavarësisht rezistencës së Sllovakisë ndaj paketës së re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz shpreson, që 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së javën e ardhëshme do ta miratojnë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë të propozuar nga Komisioni i BE-së. “Nëse gjithçka ecën […]

The post Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së appeared first on BoldNews.al.

SLLOVAKI – Guvernatori i Bankës Qendrore, Kazimir dënohet për korrupsion

BRATISLAVË, 29 maj /ATSH-DPA/- Guvernatori i Bankës Kombëtare të Sllovakisë dhe ish-ministri i Financave, Peter Kazimir – u dënua sot nga një gjykatë speciale përgjegjëse për rastet e korrupsionit.

Avokati i tij njoftoi një apel kundër vendimit, në të njëjtën ditë.

Si kreu i bankës qendrore të Sllovakisë, Kazimir përfaqëson gjithashtu vendin në eurozonë në Këshillin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Gjykata speciale në Pezinok, pranë Bratislavës, e shpalli kreun e bankës qendrore fajtor për pranim dhe dhënie ryshfetesh gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave.

“Ai dyshohet se ka mundësuar që sipërmarrësit pranë tij të favorizoheshin në mënyrë të paligjshme në procedurat tatimore”, sipas akuzave.

Në vendimin fillestar jo-përfundimtar, Kazimir do të paguajë një gjobë prej 200,000 eurosh (227,050 dollarë) ose do të vuajë një vit burg.

Avokati i tij kritikoi procedurat gjyqësore si “të paligjshme”, duke pretenduar se ato bazoheshin në “akuza të fabrikuara” nga një dëshmitar i vetëm.

Ai nuk përjashtoi paraqitjen e një ankese në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. //a.i/

The post SLLOVAKI – Guvernatori i Bankës Qendrore, Kazimir dënohet për korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta në Sllovaki, qytetarët kundër vizitës së kryeministrit në Moskë

By: user 5
10 May 2025 at 16:21

Disa mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vizitës së fundit të kryeministrit Robert Fico në Rusi.

Fico ishte i vetmi lider nga Bashkimi Evropian që ndoqi celebrimet në Moskë, në përkujtim të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën II Botërore.

“Sllovakia është Evropë”, “Me Ficon na ka ardhur në majë të hundës” dhe “Qëndro në Moskë”, ishin parullat që brohorisnin personat e mbledhur në Sheshin e Lirisë. Ata theksuan se Fico nuk përfaqëson të gjithë Sllovakinë.

Kremlini e ka kthyer Ditën e Fitores në një festë për të treguar kapacitetet ushtarake të tij. Të premten, presidenti Putin lavdëroi trupat ruse që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë dhe u shpreh krenar për kurajën e tyre.

Në një video-mesazh, Fico sqaroi se synimi i tij ishte të krijonte një marrëdhënie normale dhe miqësore me Rusinë.

Tubimet në Bratislavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë ishin të fundit në një valë protestash që u nxitën nga një vizitë e Ficos në Moskë në dhjetor, për të diskutuar me Putin mbi furnizimet me gaz.

Fico, një figurë e kontestuar brenda dhe jashtë vendit të tij, u rikthye në pushtet në vitin 2023, kur partia e tij e majtë Smer triumfoi në zgjedhjet parlamentare pasi promovoi ndjenjat pro-ruse dhe ato anti-amerikane.

The post Protesta në Sllovaki, qytetarët kundër vizitës së kryeministrit në Moskë appeared first on Lapsi.al.

Protesta në Sllovaki: Qytetarët kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Fico në Moskë

10 May 2025 at 14:40

Disa mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vizitës së fundit të kryeministrit Robert Fico në Rusi.

Fico ishte i vetmi lider nga Bashkimi Evropian që ndoqi celebrimet në Moskë, në përkujtim të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën II Botërore.

“Sllovakia është Evropë”, “Me Ficon na ka ardhur në majë të hundës” dhe “Qëndro në Moskë”, ishin parullat që brohorisnin personat e mbledhur në Sheshin e Lirisë. Ata theksuan se Fico nuk përfaqëson të gjithë Sllovakinë.

Kremlini e ka kthyer Ditën e Fitores në një festë për të treguar kapacitetet ushtarake të tij. Të premten, presidenti Putin lavdëroi trupat ruse që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë dhe u shpreh krenar për kurajën e tyre.

Në një video-mesazh, Fico sqaroi se synimi i tij ishte të krijonte një marrëdhënie normale dhe miqësore me Rusinë.

Tubimet në Bratislavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë ishin të fundit në një valë protestash që u nxitën nga një vizitë e Ficos në Moskë në dhjetor, për të diskutuar me Putin mbi furnizimet me gaz.

Fico, një figurë e kontestuar brenda dhe jashtë vendit të tij, u rikthye në pushtet në vitin 2023, kur partia e tij e majtë Smer triumfoi në zgjedhjet parlamentare pasi promovoi ndjenjat pro-ruse dhe ato anti-amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Sllovaki: Qytetarët kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Fico në Moskë appeared first on Euronews Albania.

“4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon mashtrimin: As vizë, as punë. S’na kthen paratë!

11 April 2025 at 21:25

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes një tjetër rast mashtrimi për letra në vendet e Bashkimit Europian. Një qytetar u ankua në emisionin investigativ se në vitin 2024 ka kontaktuar me një person që nxirrte viza pune për në Sllovaki. Ai thotë se e ka rekomanduar një shoku i tij. “E kontaktova shok […]

The post “4500 euro për letra në Sllovaki”/ Qytetari denoncon mashtrimin: As vizë, as punë. S’na kthen paratë! appeared first on BoldNews.al.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

28 March 2025 at 14:31

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Sllovak dhe vuri në dukje se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar dhe shtimin e investimeve sllovake në Shqipëri.

Dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare, NATO, OKB, OSBE etj., i cili do të vijojë në mbrojtje të sigurisë dhe të paqes, theksoi  Spiropali.

Spiropali vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për integrimin evropian të vendit tonë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vuri në dukje objektivin kombëtar strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 si edhe mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027, dhe shprehu bindjen se Sllovakia do të vijojë të jetë një një partner i rëndësishëm i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/a.t/

The post Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret homologun sllovak: Synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027

28 March 2025 at 14:30

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot se, “Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 dhe jemi optimistë se do të finalizojmë anëtarësimin tonë në BE deri në vitin 2030”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, Begaj u shpreh se “kjo vizitë mbart një simbolikë të veçantë, ajo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe është një tregues i rëndësishëm, jo vetëm i miqësisë mes dy popujve tanë, por edhe i dëshirës për ta zgjeruar e forcuar atë”.

Begaj shprehu bindjen se, “kjo vizitë do të shërbejë dhe do të ndiqet nga vizita e takime të tjera në të gjitha nivelet me rezultate konkrete për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

Kreu i Shtetit u shpreh se “me presidentin Pellegrini diskutuan aspekte të marrëdhënieve shumë të mira midis dy popujve e vendeve tona, të bazuara në respekt dhe mirëkuptim reciprok’.

“Theksuam angazhimin, përforcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes dhe përfitim të ndërsjellët”, tha Begaj.

Begaj vlerësoi se, “marrëdhëniet shumë të mira politike, duhet të reflektohen në një axhendë më aktive bashkëpunimi, veçanërisht në zgjerimin e shkëmbimeve në kuadër të diplomacisë parlamentare”.

“Në bisedime u vu theksi tek nevoja për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet tregtar mes dy vendeve tona, i cili edhe pse ka rritje në vitet e fundit mbetet në nivele modeste”, nënvizoi Begaj.

Begaj vlerësoi se, “ka hapësira dhe mundësi konkrete për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh”.

Në takim u bisedua edhe për turizmin. Begaj u shpreh se, “shifrat e regjistruara në vitin 2024 e kanë vendosur Shqipërinë si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, referuar kjo nga Organizata Botërore e Turizmit”.

“Vlerësuam forcimin e bashkëpunimit në këtë sektor. Mundësinë e investimeve dhe promovimin e këtij sektori”, tha Begaj.

Begaj u shpreh se në takim u bisedua edhe për integrimin evropian.

“Sllovakia është gjithmonë një mbështetëse aktive dhe nxitëse e vendosur e zgjerimit të BE-së. Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në BE”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohje  Sllovakisë për mbështetjen.

“Ne jemi të vendosur të avancojmë shpejt dhe besojmë në një proces të bazuar në meritë, bazuar në progresin tonë. Ne jemi shumë optimistë për të hapur brenda këtij viti të gjithë grup-kapitujt dhe po ashtu në objektivin tonë kombëtar ne synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 dhe jemi optimistë se do të finalizojmë anëtarësimin tonë në BE deri në vitin 2030”, tha Begaj.

Krerët e dy shteteve diskutuan edhe për zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës i shprehu homologut të tij mirënjohje që Sllovakia ka njohur pasaportat, ndërsa u shpreh se, “Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për mundësinë e rishikimit të qëndrimit lidhur me Republikën e Kosovës”.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, rikonfirmoi se, “pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”.

Duke marrë si shembull 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini
1 nga 13

/a.f/

The post Begaj pret homologun sllovak: Synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pellegrini: Sllovakia, aleate e Shqipërisë në integrimin në BE

28 March 2025 at 12:24

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini vizitoi sot për herë të parë Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Pellegrini deklaroi se, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi marrëdhënie të sinqerta për mbrojtjen të cilat janë të lidhura me lidhjet tona të forta në anëtarësinë tonë në Aleancën Atlantike”.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, Pellegrini u shpreh se, “pres të rrisim këto numra. Megjithëse po rriten nuk po arrijmë akoma potencialin e mundur”.

Mendoj se për shkak të kësaj vizite dhe vizitave të mëparshme në nivel politik dhe biznesi do të shtojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë.

Po vazhdojmë të bashkëpunojmë me bursat e shqiptarëve në Sllovaki dhe besoj se do të ketë një rritje të këtyre bursave edhe në të ardhmen.

Duke folur për turizmin, Pellegrini u shpreh se, “natyrisht ne jemi të kënaqur që Shqipëria për turistët sllovak po kthehet në një destinacion të ri, për të cilin ka numra të konsiderueshëm, që po fillojnë të udhëtojnë dhe shifrat në fakt po rriten vit pas viti dhe jemi të kënaqur që sllovakët e kanë zbuluar këtë qoshe të bukur të botës, pra Shqipërinë tuaj”, tha ai.

Për zgjerimin e BE-së, Pellegrini u shpreh se, “pa zgjerim të BE-së, pra duke përfshirë Ballkanin perëndimor duke përfshirë dhe Shqipërinë, atëherë projekti evropian nuk ka për të qenë i plotë”.

“Republika e Sllovakisë do të jetë një aleate e përhershme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe është një avokate e fortë dhe mbështetëse për Shqipërinë në procesin e integrimit”, tha ai.

Pellegrini theksoi se, “Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne e vlerësojmë progresin e madh që ka bërë Shqipëria, reformat, gjithçka që keni bërë në vendin tuaj duke përmirësuar gjërat me kalimin e viteve”.

“Do të ishte koha e duhur që ta realizojmë këtë premtim sepse vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë merituar që të jenë anëtar të denjë të BE-së”, tha ai.

“Ne nuk duhet të humbim mbështetjen e popullit shqiptar për projektin evropian”, tha Pellegrini teksa shtoi se, Sllovakia mbështet hapjen e të gjitha kapitujve në 2025-ën mbështet synimin e Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar në vitin 2030.

/a.f/

The post Pellegrini: Sllovakia, aleate e Shqipërisë në integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rastet e sëmundjeve Afta Epizootike, Sllovakia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

By: Besnik
26 March 2025 at 22:47

Sllovakia po përballet me rritjen e shqetësimeve për mungesa të mundshme të qumështit dhe mishit, pasi janë konfirmuar të paktën katër raste të sëmundjes virale Afta Epizootike.

Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin të martën, ndërsa përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit po intensifikohen.

Ndërsa një shpërthim i ri i sëmundjes është zbuluar në Hungari, afërsisht 15 kilometra nga kufiri sllovak pranë Bratislavës.

Në pikat kufitare hungareze janë vendosur dyshekë dezinfektimi, veterinerët po monitorojnë situatën në terren dhe po vazhdon asgjësimi i kafshëve të infektuara.

Ministri i Bujqësisë Richard Takaç dha detaje rreth situatës gjatë një konference për shtyp. “Në Hungari, një fermë tjetër është konfirmuar se ka sëmundjen virale Afta Epizootike”, tha ai. “Ndodhet 40 kilometra nga ferma e parë ku virusi u konfirmua në Hungari më 6 mars.”

Takaç ka konfirmuar gjithashtu një rast të katërt të sëmundjes në një fermë blegtorale në fshatin sllovak Luç na Ostrove.

Presidenti Peter Pellegrini bëri thirrje për një respektim të rreptë të masave për të ndaluar shpërthimin e shpërthimit në një epidemi të plotë, e cila mund të shkaktojë mungesë qumështi dhe mishi.

Afta Epizootike është sëmundje virale, me ngjitshmëri të madhe që prek kafshët dythundrake. Ajo shfaqet me ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze të gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndër gishtore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rastet e sëmundjeve Afta Epizootike, Sllovakia shpall gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on Euronews Albania.

Shqipëri –  Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Marek Eštok.

Në takim u diskutuan gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – Sllovaki, bëri të ditur sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimi shumëpalësh dhe forcimi i lidhjeve ekonomike.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Shqipëri –  Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Hungaria dhe Sllovakia kundërshtojnë paketën e ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin

24 February 2025 at 21:01

BRUKSEL, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Hungaria dhe Sllovakia nuk e mbështesin paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin, të propozuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në tryezën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së.

”Në emër të Sllovakisë, mund të them se ne nuk do të pranojmë, pa asnjë sqarim, që Bashkimi Evropian të marrë përsipër të gjithë barrën e financimit të Ukrainës në këtë konflikt për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë ndihmën për Ukrainën”, tha në fund të takimit ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar.

”Është e nevojshme që kjo temë të diskutohet në samit, sepse vendimi për këtë çështje do të jetë në dorë të Këshillit Evropian”, theksoi ai.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ndau të njëjtin mendim dhe raportoi në një konferencë shtypi në kuadër të Këshillit se ”BE po shqyrton dhënien e 20 deri në 40 miliardë euro ndihmë ushtarake”.

”Ne do të votojmë ‘jo’ për çdo nismë që rrezikon suksesin e negociatave të vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, shtoi ai.

Burime diplomatike kanë sqaruar se në takim nuk është diskutuar asnjë shumë dhe se ka qenë një diskutim i përgjithshëm, rrethanë e konfirmuar nga vetë Blanar në deklaratën e tij./  a.jor.

The post BRUKSEL – Hungaria dhe Sllovakia kundërshtojnë paketën e ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

By: lia rda
21 February 2025 at 22:27

Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë.

Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë.

“Sllovakia është Evropë”, brohoritën protestuesit në kryeqytetin sllovak, duke kërkuar dorëheqjen e Ficos.

Ueb-faqja Dennik N, duke cituar ekspertë të sigurisë, tha se deri në 12.000 njerëz protestuan në kryeqytet, që është numër më i vogël sesa më shumë se 40.000 që kishin protestuar dy javë më parë.

Më 21 shkurt, protesta u mbajtën edhe në 40 qytete të tjera të Sllovakisë.

Protestat e së premtes po ashtu shënuan 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak. Vrasja e tij kishte nxitur protesta masive, që u mbajtën për javë të tëra kundër korrupsionit të perceptuar që çoi në dorëheqjen e Ficos që atëbotë ishte kryeministër.

Fico u kthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2023 dhe Qeveria e tij e majtë nacionaliste ka nxitur shqetësim në mesin e opozitës progresive dhe të tjerëve, për shkak të disa vendimeve të marra, sikurse është ndryshimi i Kodit Penal dhe ndryshimet e bëra në transmetuesin publik.

Fico ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mosmarrëveshje me Kievin pasi Ukraina ndërpreu gjatë këtij viti transitin e gazit rus.

Fico shpesh këmben akuza me opozitën properëndimore, me organizatat joqeveritare dhe me mediat, duke i akuzuar ata se po punojnë kundër Sllovakisë.

Fico, i cili po shërben në mandatin e katërt si kryeministër, është zotuar se nuk do të japë dorëheqje./rel

BRATISLAVË – Sllovakia merr sërish gaz nga Rusia, nëpërmjet Turqisë

6 February 2025 at 21:09

BRATISLAVË, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Një muaj pas ndalimit të tranzitit të gazit rus përmes Ukrainës, Sllovakia po merr sërish gaz nga Rusia.

“Gazi tani po transportohet përmes Turqisë dhe Hungarisë në vend të Ukrainës”, tha sot furnizuesi shtetëror sllovak i gazit SPP.

“SPP synon të respektojë kontratën e furnizimit me gaz me kompaninë ruse “Gazprom”, e cila zgjat deri në vitin 2034, pavarësisht shqetësimeve politike”, u tha gazetarëve në Bratislavë shefi i SPP-së, Vojtech Ferencz.

Ukraina ka ndaluar tranzitin e gazit rus pas përfundimit të afatit të kontratës se furnizimit me “Gazprom” më 1 janar, me qëllim që Moska të mos fitonte të ardhura nga shitja e gazit – gjë që do të nxiste luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, Sllovakia, një vend anëtar i BE-së, është më e varur nga gazi rus se pothuajse çdo vend tjetër në Evropë dhe protestoi ashpër kundër ndalimit të tranzitit.

Bratislava thirri Marrëveshjen e Asociimit të BE-së me Ukrainën, e cila, pavarësisht luftës, parashikon dërgesat e gazit nga Rusia në vendet e BE-së për t’i mbrojtur ato nga mungesa e energjisë. //a.i/

The post BRATISLAVË – Sllovakia merr sërish gaz nga Rusia, nëpërmjet Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në Sllovaki, nxënësi vret me thikë mësuesen dhe shoqen e klasës

16 January 2025 at 19:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Sllovaki. Një nxënës ka vrarë një mësuese dhe shoqen e klasës me thikë dhe plagosi një tjetër në një shkollë të mesme në Sllovakinë veriore të enjten, thanë zyrtarët. Disa ekipe të urgjencës u dërguan në shkollën ku dy persona rezultuan të vdekur […]

The post Tragjedi në Sllovaki, nxënësi vret me thikë mësuesen dhe shoqen e klasës appeared first on BoldNews.al.

E rëndë, 18-vjeçari vret me thikë mësuesen dhe shoqen e klasës, plagoset një i tretë 

16 January 2025 at 17:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sllovaki, ku një nxënës ka vrarë mësuesen dhe një shoqe të klasës së tij.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në një shkollë të mesme në veri të Sllovakisë. Sipas raportimeve nga mediat lokale, adoleshenti goditi me thikë mësuesen dhe një nxënës tjetër, të dyja viktima të ngjarjes. Gjithashtu, një nxënëse tjetër ka mbetur e plagosur rëndë.

Ekipe emergjence u dërguan menjëherë në shkollën në Spisska Stara Ves, ku dy persona u gjetën të vdekur dhe një tjetër u dërgua në spital me plagë të rëndë, tha Danka Čapkova, përfaqësuese e shërbimeve emergjente. Viktimat ishin një grua 51 vjeçare dhe një tjetër 18 vjeçare, ndërsa e plagosura ka qenë gjithashtu 18 vjeçare. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe motivin e sulmit.

The post E rëndë, 18-vjeçari vret me thikë mësuesen dhe shoqen e klasës, plagoset një i tretë  appeared first on Sot News | Lajme.

Sllovaki/ Adoleshenti vret me thikë dy persona në shkollë

By: user 8
16 January 2025 at 17:20

Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme në veri të Sllovakisë, ku një nxënës 18-vjeçar ka vrarë me thikë dy persona dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Sipas autoriteteve vendase, i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spital.

Sulmi me thikë ndodhi në Spisska Stara Ves, një qytet i vogël në kufi me Poloninë që ka një popullsi prej rreth 17,000 njerëz.

I dyshuari fillimisht u largua nga vendngjarja, por policia tha se ai u ndalua pak pas sulmit.

Sipas policisë, i dyshuari ka sulmuar një mësues dhe dy nxënës.

Presidenti Peter Pellegrini e quajti sulmin “një tragjedi të vërtetë” dhe shprehu ngushëllime, së bashku me kryeministrin Robert Fico, për të afërmit.

The post Sllovaki/ Adoleshenti vret me thikë dy persona në shkollë appeared first on Lapsi.al.

Sulm me thikë në një shkollë, regjistrohen të paktën dy viktima

16 January 2025 at 15:28

Të paktën dy persona u vranë në një shkollë në veri të Sllovakisë pasi një nxënës sulmoi njerëzit me thikë, thanë shërbimet e urgjencës të enjten.

Zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës sllovake, Danka Capakova i tha Reutersit se disa ekipe ishin dërguar në një shkollë të mesme në Spisska Stara Ves në orën 12:00

“Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një është  plagosur”, tha ajo.

Policia tha në një postim në Facebook se një nxënës 18-vjeçar ka sulmuar një mësuese dhe dy shokë të klasës.

The post Sulm me thikë në një shkollë, regjistrohen të paktën dy viktima appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

11 January 2025 at 08:17

Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë më 10 janar për të protestuar kundër përpjekjeve të Qeverisë për të kërkuar raporte më të ngushta me Rusinë, pavarësisht se Moska ka nisur më 2022 pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kryeministri nacionalist sllovak, Robert Fico, është një nga aleatët e pakët që Kremlini ka brenda Bashkimit Evropian, i cili ka afruar Bratisllavën me Moskën që kur është rikthyer në pushtet më 2023.

Ai së fundi ka udhëtuar për në Moskë për të siguruar furnizime me gaz për konsum në shtetin e tij, pasi Ukraina vendosi që të ndalte rrjedhën e gazit rus përmes territorit të saj për në Evropë.

Mijëra protestuan në qendër të Bratisllavës duke brohoritur “Ne jemi Evropë”, “Turpërohemi nga Fico” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Sllovakia”.

Nisma për Paqe në Ukrainë shkroi në Facebook se ka organizuar tubimet “Sllovakia është Evropë” për të treguar se Sllovakia “nuk është Rusi, por një shtet sovran e demokratik”.

Mediat kanë raportuar se protesta janë mbajtur në dhjetëra qytete sllovake.

Deri në ndarjen paqësore më 1993, Sllovakia dhe Republika Çeke ishin pjesë e Çekosllovakisë, që kishte qëndruar katër dekada nën një qeveri totalitare komuniste të udhëhequr nga Moska në periudhën 1948-1989.

Fico tha në Parlament të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin ai e ka takuar, ka garantuar furnizime me gaz për Sllovakinë. Ai e ka përshkruar Moskën si një furnizuese të besueshme.

Evropa ende furnizohet me gaz rus përmes gazsjellësit Rrjedha Turke, por edhe furnizohet me gaz të lëngshëm natyror që transportohet përmes anijeve.

Fico ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën kur mori udhëheqjen e Qeverisë në tetor të vitit 2023.

Në kundërpërgjigje për vendimin e Ukrainës për të ndërprerë furnizimet me gaz, Fico ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me energji elektrike dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

Ai tha se Sllovakia mund të zvogëlojë ndihmën për refugjatët ukrainas të luftës që janë në këtë shtet.

Fico tha se Sllovakia është e gatshme të jetë mikpritëse e bisedimeve të paqes me Rusinë dhe Ukrainë. Kievi tha se një gjë e tillë do t’i shkonte në favor Putinit.

Udhëheqësi rus ka thënë se për të është e pranueshme që Sllovakia, shtet anëtari i NATO-s, të bëhet një “platformë” për dialog për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do t’i japë fund shpejt luftës pasi të marrë detyrën më 20 janar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌