Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Youth Exchange and Study, Hammond mirëpret nxënësit pas kthimit nga SHBA

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Zëvendësshefja në detyrë e misionit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kathryn Hammond mirëpriti sot nxënësit e programit Youth Exchange and Study (YES), të cilët u kthyen në shtëpi pas një viti studimi jashtë vendit në shkolla të mesme në të gjithë Amerikën.

Nxënësit ndanë përvojat e tyre nga pjesëmarrja në ekipet e sporteve, në mbrëmjet e maturës, festat e Super Boël, skuadra e debatit, si dhe mënyrat se si e prezantuan vendin e tyre, Shqipërinë, para nxënësve amerikanë.

/gj.m/j.p/

 

The post Youth Exchange and Study, Hammond mirëpret nxënësit pas kthimit nga SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Mbi 1 mijë nxënës përfunduan shkollën verore

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Mbi 1 mijë nxënës nga 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës përfunduan me sukses programin pilot të shkollës verore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale momente nga  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij programi pilot.

“Falë përkushtimit të 150 mësuesve, punonjësve psiko-socialë, koordinatorëve dhe oficerëve të sigurisë, si dhe 100 të rinjve vullnetarë, fëmijët për dy javë u angazhuan në aktivitete edukative dhe argëtuese në art, sport, lexim, projekte të ndryshme, si dhe krijuan miqësi të reja e kujtime të bukura”, tha Manastirliu.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

/k.s/j.p/

The post Manastirliu: Mbi 1 mijë nxënës përfunduan shkollën verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Nxënësit e shkollës “Kosova” po e shijojnë verën në mënyrën më të bukur

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën në 10 shkolla të vendit po ndjekin programin “Shkolla verore”, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot nxënësit e shkollës “Kosova” në Tiranë, ku bisedoi me ta lidhur me aktivitetet që zhvillojnë.

“Sot me fëmijët e shkollës “Kosova”, të cilët po e shijojnë verën në mënyrën më të bukur në shkollën verore, duke mësuar, krijuar dhe luajtur, nga punët me dorë që nxisin kreativitetin, te loja e shahut që zhvillon logjikën, e deri tek aktivitetet zbavitëse që ndërtojnë miqësi të reja”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se “qëllimi i Shkollës Verore është që fëmijët të bëhen bashkë me njëri-tjetrin, të socializohen, të mësojnë përmes lojës, të përfshihen në klube dhe në aktivitete që zhvillojnë klubet. I bëjnë fëmijët të ndihen edhe shumë pranë njëri-tjetrit, por edhe të mësojnë në mënyrë praktike ato që mësojnë në teori gjatë shkollës”.

Shkolla Verore zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale.

Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Nga ky program përfitojnë 1000 fëmijë, ndërsa janë angazhuar 100 të rinj nga gjimnazet e Tiranës, 50 mësues, si dhe oficerë sigurie, punonjës socialë, psikologë dhe infermierë.

/k.s//r.e//a.f/

The post Manastirliu: Nxënësit e shkollës “Kosova” po e shijojnë verën në mënyrën më të bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 13 km nga Tirana/ Në letër është shkollë, në realitet s’ka asnjë nxënës

By: FAKTOJE
24 June 2025 at 17:00

Nga Sebi Alla – Shkolla e re nuk ka zë fëmijësh, e aq më pak mësuesish. Godina ngjan një investim i shkuar dëm, ku të vetmet që thyejnë heshtjen janë tetë fëmijë të kopshtit. Shtatë klasa të shkollës qëndrojnë mbyllur në fshatin Gurrë e Madhe, Njësia Administrative Petrelë, vetëm 13 kilometra nga qendra e Tiranës, por arsimimi i fëmijëve është problem thelbësor për prindërit e 44 nxënësve, prej të cilëve 23 të arsimit fillor dhe 21 arsimit 9-vjeçar.

“Kam mbesën në klasë të pestë, por ka pesë vite që udhëton çdo ditë të procesit mësimor në fshatin Daias,” thotë për Faktoje.al Ermulla Hoxha. Ai tregon se fëmijët çohen herët në mëngjes, nisen me një autobus dhe vajtje-ardhje u duhen tetë kilometra në ditë, në një rraskapitje të vazhdueshme përgjatë vitit shkollor. Situatë e njëjtë raportohet jo zyrtarisht se është edhe në pesë fshatra të tjerë të Njësisë Petrelë.

Shkolla e re ne Gurre e Madhe
Shkolla e re ne Gurre e Madhe

Shkolla dhe nxënës po, mësues jo

Në fundin e vitit të kaluar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se “janë mbi 500 shkolla në rang vendi  që janë të hapura dhe komuniteti i nxënësve dhe mësuesit por edhe struktura të tjera janë prezentë dhe jashtë orarit mësimor dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe sportive. Po flasim në një kohë kur ne sot që flasim kemi me qindra shkolla të rehabilituara në këto vite, të cilat tashmë kanë edhe infrastrukturë sportive”. Në shumë fshatra të vendit shkollat janë, veçanërisht për arsimin fillor, por nuk emërohen mësues në pretendimin e numrit të ulët të nxënësve. “Ka shumë fshatra në vend që nuk u ofrohet arsimi bazë. Ndonëse në një pjesë të tyre ka shkolla dhe ambiente relativisht të mira, nuk emërohen mësues nën pretekstin e mungesës së nxënësve dhe kjo është shkelje dhe mohim për të drejtën e arsimimit”, thotë për Faktoje.al Ndriçim Mehmeti.

Tri shkelje…

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet se në këtë rast dhe shumë të tjera në të gjithë vendin janë tre shkelje; të Kushtetutës; ligjit të arsimit parauniversitar dhe udhëzimeve të ministrisë. Në nenin 57 të Kushtetutës së Shqipërisë  thuhet: “1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. 2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj”.

Prof Mehmeti thotë për Faktoje.al se arsimi duhet parë si elementi thelbësor i një shoqërie dhe ai nis që nga kopshtet deri në arsimin e lartë. “Shteti është i detyruar të japë shërbimin arsimor aty ku janë, pavarësisht se sa nxënës janë”, thotë Mehmeti. Gjithashtu, nisur nga rasti konkret, Faktoje.al iu referua një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit mbi hapjen e klasave për numër nxënës dhe në rast mosplotësimi do të kalonin në klasa kolektive. Udhëzimi nr 14, datë 10.07.2023 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në pikën 2 thotë: Në institucionet arsimore kur nuk plotësohet numri i nxënësve në përputhje me pikën A/1 (shënim; pika A/1 “klasat e veçanta në zonat urbane të formohen në jo më pak se 15 nxënës dhe në zonat rurale të formohen në jo më pak se 10 nxënës”), mësimi të organizohet në klasa të bashkuara”.

Më pas në të njëjtin udhëzim përcaktohet edhe numri i klasave të bashkuara. “Numri i klasave të bashkuara përcaktohet sipas këtij rregulli: një klasë kur numri i nxënësve nga klasa I-V është deri dhe 10 nxënës dhe dy klasa kur numri i nxënësve është nga 11-20”. Ky udhëzim është shkelur në rastin konkret në fshatin Gurrë e Madhe, pasi numri i nxënësve të ciklit fillor është 23. Duhet të ishin të hapura të paktën dy klasa. “Përderisa ka një shkollë, plotësohet edhe kriteri i të paktën klasave kolektive, drejtoritë arsimore duhet të emërojnë mësuesit përkatës”, thotë Mehmeti, i cili shton se ka shumë mësues që qëndrojnë në pritje të emërimeve.

Faktoje.al iu drejtua Ministrisë së Arsimit me disa pyetje mbi problematikën e mbylljes së shkollave në zonat rurale dhe moszbatimin e udhëzimit për hapjen e klasave kolektive, por deri në botimin e këtij shkrimi nuk kemi përgjigje

Të rraskapitur në bankë…

Eksperti i çështjeve të arsimit parauniversitar prof Ndriçim Mehmeti shprehet se është e provuar se lodhja fizike (zgjimi herët në mëngjes dhe udhëtimi i gjatë), ndikojnë në mësimxënësie, veçanërisht tek fëmijët e arsimit fillor.

Shkolla ne Daias ku shkojne cdo dite nxenesit e fshatit Gurre e Madhe
Shkolla ne Daias
Shkolla ne Daias
Ne nje nga klasat e shkolles ne Daias ku shkojne cdo dite 44 nxenes nga fshati Gurre e Madhe

“Për një fëmijë që e ka shkollën larg nevojitet zgjim më i shpejtë. Më pas kjo i shton edhe udhëtimin e gjatë, në këmbë ose makinë dhe bie efektiviteti në mësimnxënie”, thotë Mehmeti. Ai vijon më tej se nuk është vetëm mungesa e përqendrimit në orët e mësimit, por edhe pasditja problem për tu përgatitur për të nesërmen. “Një nxënës i ciklit fillor ka orën e mësimit, por me rëndësi mbetet edhe përgatitja pas mësimit”. Ndërsa duke iu referuar rasteve konkrete eksperti shprehet se: “Udhëtimet e gjata ndikojnë në lodhje fizike, por edhe humbje kohe. Një nxënës ka sistemin e tij si fizik ashtu edhe psikologjik në kushte të caktuara që të ketë efektivitet në mësimxënie”, komenton Mehmeti.

Paradoksi

Ne foto: Shkolla ne Daias ku mesojne edhe 44 nxenesit e fshatit Gurre e Madhe

Shkolla e re e ndërtuar në Gurrë të Madhe me një kapacitet për deri në 150 nxënës, qëndron e mbyllur, ndërsa fëmijët e tre fshatrave zhvillojnë mësimin në Shkollën e fshatit Daias, e ndërtuar në vitin 1957.

Ne foto: Drejtoresha e shkkoles ne fshatin Daias, Juliana Jaçaj

Drejtoresha e kësaj shkolle, Juliana Jaçaj, thotë për Faktoje.al se nga arsimi fillor deri në atë 9-vjeçar janë 126 nxënës me një staf prej 13 mësuesish. “Kushtet janë relativisht të mira. Ambientet janë pak të ngushta sepse kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1957 por ka pasur disa rikonstruksione”, thotë drejtoresha Jaçaj. Ajo pranon se shkolla në fshatin Gurrë e Madhe është ndërtuar vitet e fundit dhe ka kapacitet më të madh dhe kushte më të mira, por nuk mund të thotë se përse është vendosur që mësimi për tre fshatra të zhvillohet në një shkollë të ndërtuar që në vitin 1957.

Përfundimi

Arsimi fillor dhe 9-vjeçar është i detyruar në vend, por në shumë zona, veçanërisht në fshatra nxënësit detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për tu grupuar në një shkollë të caktuar. Edhe në rastet kur plotësohet kriteri i klasave kolektive shkollat në disa zona nuk funksionojnë, pavarësisht se numri i mësuesve që kërkojnë punë është i lartë. Çështjen e arsimit fillor dhe 9-vjeçar dhe ofrimin e shërbimit në zonën ku banojnë konsiderohet premtim pjesërisht i mbajtur nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu

The post Vetëm 13 km nga Tirana/ Në letër është shkollë, në realitet s’ka asnjë nxënës appeared first on Faktoje.al.

Mbështetja e BE për shkollat, 6 objekte arsimore të rindërtuara në Kurbin

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Programi “EU4Schools” , “BE për Shkollat” ka bërë të mundur rindërtimin apo riparimin e plotë të 6 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në Bashkinë e Kurbinit.

Kështu njofton përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP në Shqipëri.

Objektet të cilat u rindërtuan apo riparuan janë: Shkolla 9-vjeçare & kopshti “28 Nëntori”, Fushë-Milot; Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Cub Çapani” Malbardhë, Milot; Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Demokracia”, Mamurras; Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Gjokë Elezi”, Laç; Kopshti Nr. 1 “Mimozat”, Mamurras; dhe Kopshti Nr. 2, Laç.

UNDP në Shqipëri nënvizon se, “jemi të lumtur që falë “EU4Schools” kemi garantuar mjedise bashkëkohore sikurse në vendet e BE-së për afro 1,100 nxënës, fëmijë dhe mësues, pjesë të këtyre institucioneve në Kurbin, ku përfitojnë gjithashtu 44,000 banorë të komuniteteve të prekura.”

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 59 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

/a.f/

 

The post Mbështetja e BE për shkollat, 6 objekte arsimore të rindërtuara në Kurbin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përshëndeti sot 28 mijë nxënësit që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

 

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

 

1 nga 2

The post 28 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emocionet e fundit/ 28 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe

19 June 2025 at 09:42

Rreth 28 mijë minimaturantë i nënshtrohen kësaj të enjte provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Gjuhës shqipe. Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta dhe nxënësit duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.

Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i uroi suksese të gjithëve.

Reagimi i Ogerta Manastirliut:

Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare. Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

The post Emocionet e fundit/ 28 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe appeared first on Sot News | Lajme.

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

By: Oldi
12 June 2025 at 17:36

Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar listën e plotë për të gjithë maturantët në vend. Kliko KËTU për të parë listën e notave:

The post Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave appeared first on BoldNews.al.

Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

By: Ela
11 June 2025 at 19:46

Për sa i përket përkushtimit dhe entuziazmit në punën e tyre, Armela thotë se ajo dhe kolegët e saj mësues të shkollës fillore në një skaj të largët të Shqipërisë juglindore nuk janë ndryshe nga kolegët e tyre të qytetit. Megjithatë, mjetet që kanë në dispozicion “na bëjnë të pabarabartë”, tha Armela, e cila foli […]

The post Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale appeared first on BoldNews.al.

Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot shkollën “Mihal Grameno” në kryeqytet, ndërsa u shpreh se në shkollat tona po rriten kampionë dhe artistë të së ardhmes.

Ministrja Manastirliu vlerësoi nxënësit e kësaj shkolle, duke theksuar janë ata që na bëjnë krenarë me rezultatet e tyre në sport dhe me talentin e tyre të spikatur në muzikë dhe arte.

Ndërkohë, Manastirliu tha se mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) do të vazhdojë për zhvillimin e talenteve, që çdo nxënës të ketë mundësi të shprehë potencialin e tij, jo vetëm në shkollë por dhe në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Programet e sporteve në shkolla, por edhe “Art & Zeje” synojnë angazhimin e të rinjve në aktivitete sociale, kreative dhe sportive jashtë orarit mësimor, duke pasuruar përvojat e tyre edukative.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

By: V K
10 June 2025 at 08:19

Ditën e sotme (e martë, 10 Qershor), rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të zhvillohet në ambientet e shkollave të mesme, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Nxënësit duhet të paraqiten në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Ministria e Arsimit, ka përcaktuar një sërë rregullash për zhvillimin e provimit. Të gjithë maturantët duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë) dhe të jenë të veshur në mënyrë të rregullt, preferohet me uniformën e shkollës.

Gjatë provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente (smart) dhe çdo pajisjeje tjetër teknologjike.

Testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë të vetme dhe maturantët janë të detyruar të firmosin në momentin e marrjes dhe dorëzimit të testit.

Maturantët nuk lejohen që të largohen nga sallat e provimit para orës 12:30.

Kujtojmë se më 3 Qershor, maturantët iu nënshtruan provimit të parë, atij të gjuhës së huaj, teksa do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 qershor dhe më pas Provimin me Zgjedhje më 24 qershor.

Ashtu si edhe në vitet e kaluara, testi i provimit u publikua në rrjet, teksa maturantët ishin ende duke zhvilluar provimin, por Ministria e Arsimit u justifikua me pretendimet se kjo gjë nuk e dëmton procesin.

The post Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi appeared first on Albeu.com.

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur

By: armand
4 June 2025 at 16:51

Tre fëmijë dhe një i rritur u plagosën kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup nxënësish që po ecnin në trotuar në Hirth , Këln . Sipas policisë fëmijët ishin në klasën e katërt dhe ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta. “Nuk ka prova për një akt të qëllimshëm”, […]

The post Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Matura Shtetërore/ Rreth 27 mijë nxënës, testohen sot në gjuhën e huaj

3 June 2025 at 08:10

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Gjithashtu janë të angazhuar më shumë se 640 mësues që do të korrigjojnë testet.

Provimet do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, Matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.

The post Matura Shtetërore/ Rreth 27 mijë nxënës, testohen sot në gjuhën e huaj appeared first on Sot News | Lajme.

Manastirliu: Për herë të parë hapet Laboratori i Artit të Poçerisë dhe Qeramikës për nxënësit me aftësi të veçanta

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Në Qendrën Burimore të Nxënësve që nuk Dëgjojnë për herë të parë është hapur laboratori i artit të poçerisë dhe qeramikës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi këtë laborator ku fëmijët me nevoja të veçanta zhvillojnë talentin e tyre.

Manastirliu tha se “në Qendrën Burimore të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, ku për herë të parë është hapur Laboratori i Artit të Poçerisë dhe Qeramikës një hapësirë e re, ku pasioni dhe puna me duar bëhen pjesë e përditshmërisë së fëmijëve me nevoja të veçanta”.

“Në ArtLab-in e ri, nxënësit mësojnë të modelojnë baltën në forma të ndryshme, të udhëhequr nga mësuesit që me durim dhe dashuri i ndihmojnë të zbulojnë talentet dhe të tregojnë aftësitë e tyre përmes artit”, theksoi Manastriliu duke shtuar se ky laborator në nivel të shkollave është unikal.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “ArtLab i ngritur në partneritet mes Qendrës sonë Burimore me organizatën “Përtej barrierave” është një model që duam ta shtrijmë edhe në shkolla të tjera”.

Ajo nënvizoi se “kjo shkollë speciale ka tre programe që ne po i zhvillojmë në të gjitha shkollat, që është sera, art dhe zeje dhe ferma e kafshëve”.

“Sigurisht që këta nxënës meritojnë më të mirën, të gjithë nxënësit tanë meritojnë më të mirën dhe mundësitë dhe shanset e barabarta që ne duhet të japim nuk duhet të ndalen këtu, por duhet të zhvillohen akoma më tej”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se për herë të parë këta nxënës do të marrin pjesë në provimet e maturës dhe u hapet rruga për të shkuar në universitet.

/k.s/ /a.g/

The post Manastirliu: Për herë të parë hapet Laboratori i Artit të Poçerisë dhe Qeramikës për nxënësit me aftësi të veçanta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, salla e seancave plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

Në qendër të aktivitetit ishte prezantimi i Kushtetutës për Fëmijë, një botim i ri nga Shërbimi i Edukimit Qytetar që sjell me gjuhë të thjeshtë e ilustrime të krijuara nga vetë fëmijët parimet dhe vlerat e Kushtetutës sonë. Ky botim, i menduar si një mjet didaktik për mësuesit dhe nxënësit, synon të afrojë të vegjlit me idetë themelore të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti fëmijët dhe mësuesit e pranishëm, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ajo lexoi preambulën e Kushtetutës për Fëmijë dhe u dhuroi kopje të këtij botimi, duke i ftuar që ta përdorin si udhërrëfyes në rrugën e tyre drejt njohjes së të drejtave dhe përgjegjësive.

“Ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë dhe kujdesemi për të ardhmen. Besojmë tek Zoti dhe tek vlerat që na bëjnë qytetarë më të mirë. Duam të jetojmë në paqe dhe të respektojmë dinjitetin e çdo personi”, tha Spiropali.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë nisma që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kontribuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për më të vegjlit. /j.p/

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali takim me nxënës dhe mësues në Kuvend me rastin e 1 qershorit
1 nga 8

The post Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj pret nxënës nga komuna Tuz e Malit të Zi: Me anëtarësimin në BE, kufijtë mbeten vetëm në hartë

By: V K
21 May 2025 at 13:41

Ditën e sotme, një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz e Malit të Zi, vizituan Institucionin e Presidentit të Republikës.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me ambientet e Institucionit të Presidentit, ku zhvillohen takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, funksionin, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore.

Ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi mirëseardhjen miqve të vegjël nga Tuzi, nxënësit e përshëndetën me një këngë me çifteli dhe me interpretimin e një poezie patriotike.

Duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të vizitave të ndërsjella mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi, Presidenti Begaj u shpreh se; “me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë”.

Kreu i Shtetit propozoi hapjen e dyerve të institucioneve për fëmijët nga të gjitha trevat dhe zhvillimin e vizitave të tyre në familjet shqiptare, por edhe mësimin e historisë në institucionet përkatëse.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Begaj u fokusua te leximi, marrja e dijeve përmes shkollës dhe përkushtimi që duhet të ketë secili fëmijë, pasi, siç u shpreh ai “ëndrrat janë të bukura kur punohet për t’i realizuar”.

Kreu i Shtetit përgëzoi drejtorin e shkollës, Luigj Dedvukaj, dhe mësuesen Hana Canaj, për pasionin dhe dashurinë në ushtrimin e profesionit dedikuar mësimit të gjuhës shqipe.

Presidenti Begaj, këshilloi ndjekjen e modelit arbëresh për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të teknologjisë në dobi të gjuhës amtare.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shprehu besimin se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve arsimore të Shqipërisë dhe atyre Malit të Zi, do të realizohen projekte që rrisin cilësinë në mësimdhënie, bazuar në shkëmbimin e përvojave më të mira në këtë fushë.

The post Presidenti Begaj pret nxënës nga komuna Tuz e Malit të Zi: Me anëtarësimin në BE, kufijtë mbeten vetëm në hartë appeared first on Albeu.com.

Begaj pret nxënës nga komuna Tuz e Malit të Zi: Me anëtarësimin në BE, kufijtë mbeten vetëm në hartë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz e Malit të Zi vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me ambientet e Institucionit të Presidentit, ku zhvillohen takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, funksionin, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore.

Ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uroi mirëseardhjen miqve të vegjël nga Tuzi, nxënësit e përshëndetën me një këngë me çifteli dhe me interpretimin e një poezie patriotike.

Duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të vizitave të ndërsjella mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi, Presidenti Begaj u shpreh se “me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë”.

Kreu i Shtetit propozoi hapjen e dyerve të institucioneve për fëmijët nga të gjitha trevat dhe zhvillimin e vizitave të tyre në familjet shqiptare, por edhe mësimin e historisë në institucionet përkatëse.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Begaj u fokusua te leximi, marrja e dijeve përmes shkollës dhe përkushtimi që duhet të ketë secili fëmijë, pasi, siç u shpreh ai “ëndrrat janë të bukura kur punohet për t’i realizuar”.

Kreu i Shtetit përgëzoi drejtorin e shkollës, Luigj Dedvukaj, dhe mësuesen Hana Canaj për pasionin dhe dashurinë në ushtrimin e profesionit dedikuar mësimit të gjuhës shqipe.

Presidenti Begaj këshilloi ndjekjen e modelit arbëresh për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të teknologjisë në dobi të gjuhës amtare.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shprehu besimin se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve arsimore të Shqipërisë dhe atyre Malit të Zi do të realizohen projekte që rrisin cilësinë në mësimdhënie, bazuar në shkëmbimin e përvojave më të mira në këtë fushë.

1 nga 5

/m.m/a.f/

The post Begaj pret nxënës nga komuna Tuz e Malit të Zi: Me anëtarësimin në BE, kufijtë mbeten vetëm në hartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë/ Sulm me thikë në një shkollë, plagosen tre nxënës

20 May 2025 at 13:41

Tre nxënës u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë në jug të Finlandës. Sipas autoriteteve, ka qenë një nxënës i shkollës i cili ka sulmuar me mjet prerës shokët e tij.

I mituri është vënë në pranga nga policia, ndërkohë që të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se po hetonte disa materiale të shkruara që dyshohet të kenë qenë të publikuara nga autori para incidentit, por nuk dhanë detaje të tjera mbi përmbajtjen e tyre

The post E rëndë/ Sulm me thikë në një shkollë, plagosen tre nxënës appeared first on Sot News | Lajme.

Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Nxënësit e shkollave të vendit sot në Ditën e Europës kanë shprehur përmes ngjyrave se çfarë është Europa për ta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale fotografi nga punimet e nxënësve.

“Dita e Europës vjen përmes pikturave të realizuara prej nxënësve tanë me plot ngjyra dhe imagjinatë. Disa shohin ura që bashkojnë njerëzit, e të tjerë kanë vizatuar flamurin tonë kombëtar krah flamurit të BE-së që valëviten bashkë”, shkruan Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë, fëmijët na treguan se Europa për ta është një vend ku njerëzit janë bashkë, ku respektohen dallimet, ku ka paqe dhe miqësi”.

9 maji, shënon përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit. Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Europë, e cila luftërat mes popujve të Europës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Europian.

/k.s/j.p/

The post Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaliforni, 1 nxënës vritet para shkollës, 2 të tjerë plagosen

8 May 2025 at 10:29

Një nxënës u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me thikë jashtë Shkollës së Mesme Santa Ana në qytetin me të njëjtin emër në Kalifornian Jugore, tha policia lokale.

Tre studentë, të gjithë meshkuj, u dërguan në spital, ku njëri prej tyre vdiq, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, tha zëdhënësja e policisë Natalie Garcia, sipas Associated Press.

Incidenti ndodhi ndërsa nxënësit po largoheshin nga shkolla pasi mbaroi mësimi, tha zëdhënësi i distriktit shkollor Fermin Leal.

Sipas zyrtarëve, në sulm morën pjesë edhe persona që nuk ishin nxënës të shkollës.

Policia është duke kërkuar të paktën dy persona të dyshuar për sulmin, dhe lidhja e tyre me shkollën dhe motivi i sulmit janë aktualisht të panjohura.

Pas incidentit, të gjitha programet jashtëshkollore dhe aktivitetet sportive u anuluan.

Santa Ana, një qytet me rreth 300,000 banorë, ndodhet 50 kilometra në juglindje të Los Anxhelosit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaliforni, 1 nxënës vritet para shkollës, 2 të tjerë plagosen appeared first on Euronews Albania.

❌
❌