Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

STRASBURG – Von der Leyen i mbijeton lehtësisht mocionit të mosbesimit në Parlamentin Evropian

10 July 2025 at 18:13

STRASBURG, 10 korrik /ATSH-DPA/- Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe ekipit të saj të komisionerëve të BE-së nuk arriti sot shumicën e kërkuar në një votim në Parlamentin Evropian.

Propozimi u refuzua lehtësisht, me 175 anëtarë të parlamentit që votuan pro, 360 kundër dhe 18 abstenime.

Mocioni i mosbesimit, i iniciuar nga ligjvënësi rumun i krahut të djathtë Gheorghe Piperea, akuzoi komisionin për mungesë transparencës dhe keqmenaxhim, veçanërisht në lidhje me politikën e Covid-19.

Duke iu drejtuar ligjvënësve të BE-së në një fjalim të hënën, Von der Leyen hodhi poshtë akuzat, duke kritikuar kundërshtarët e saj për mungesë përgjigjesh për problemet politike dhe për nxitje të komploteve.

“Ndërsa forcat e jashtme kërkojnë të na destabilizojnë dhe të na ndajnë, është detyra jonë të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, shkroi ajo në një postim në X menjëherë pas votimit të sotëm.

“Në një moment paqëndrueshmërie dhe paparashikueshmërie globale, BE-së i duhet forcë, vizion dhe aftësi për të vepruar. Ne kemi nevojë që të gjithë të përmbushim sfidat tona të përbashkëta”, tha ajo.

Në mënyrë që mocioni i mosbesimit në Strasburg të kishte sukses – i cili do ta kishte detyruar Von der Leyen dhe ekipin e saj prej 26 komisionerësh të BE-së të jepnin dorëheqjen – ishte e nevojshme një shumicë, e përbërë nga dy të tretat e votave dhe shumica e 720 vendeve të parlamentit.

Pavarësisht shanseve të pakta për sukses, mocioni u pa si një provë stresi për Von der Leyen dhe grupin e saj politik konservator në Parlamentin Evropian.

Pas zgjedhjes për një mandat të dytë, vitin e kaluar, Von der Leyen është kritikuar nga partitë socialdemokrate dhe të Gjelbra për tërheqje nga rregulloret e klimës dhe mbrojtjes së mjedisit. //a.i/

 

The post STRASBURG – Von der Leyen i mbijeton lehtësisht mocionit të mosbesimit në Parlamentin Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jorida Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

By: V K
23 June 2025 at 10:24

Në një intervistë për A2 CNN, Jorida Tabaku, konferencën e 19-të të Komiteti të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Evropian që u mbaj të mërkurën dhe të enjten në Strasburg, e konsideron një takim të frytshëm.

Tabaku pohon se opozitarët përveç shqetësimeve që i bënë publike në seancat plenare, kanë furnizuar me prova dhe dokumente evropianët për atë që e quajnë farsë elektorale.

“Takimet bilaterale janë zhvilluar, me reporterin e Shqipërisë, me drejtuesin e delegacionit dhe me përfaqësues të këtij komisioni. Janë informuar dhe u është vendosur në dispozicion edhe raporti që tregon se qëndrimet e opozitës janë të bazuara në prova dhe në fakte”, shprehet Tabaku.

Gjithashtu, deputetja demokrate pohon se këto takime nuk do të jenë të fundit, por presin misionin faktmbledhës nga Parlamenti Evropian, pasi sipas saj kapitulli i zgjedhjeve nuk mund të mbyllet lehtë.

“Ky është një proces që do të vazhdojë, pasi siç është deklaruar presim një mision faktmbledhës nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian. Ta harrojë kushdo që është i përshirë në procesin e integrimit se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, rruga evropiane e Shqipërisë kalon nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shton Tabaku.

Zgjedhjet e 11 Majit u shoqëruan me shumë problematika, thotë Tabaku, dhe shton se në procesin e integrimit Shqipëria ka humbur pikë për shkak të tyre.

“Zgjedhjet e ishin një mundësi e humbur në procesin e integrimit, ishin zgjedhjet e para me negociata të hapura dhe fatkeqësisht një pjesë e kritereve të Kopenhagenit janë shkelur”, deklaron deputetja demokrate.

Sipas saj, shqetësimet e ngritura nga opozita bëhen tani sepse vendi po negocion me Bashkimin Evropian dhe çdo problematikë duhet adresuar.

The post Jorida Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

23 June 2025 at 09:27

Një takim të frytshëm e konsideron Jorida Tabaku konferencën e 19-të të Komiteti të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Evropian që u mbaj të mërkurën dhe të enjten në Strasburg. Në një intervistë për A2 CNN, Tabaku pohon se opozitarët përveç shqetësimeve që i bënë publike në seancat plenare kanë furnizuar me prova dhe dokumente evropianët për […]

The post Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE appeared first on BoldNews.al.

Takimi i SACP Shqipëri-BE në Strasburg, vlerësohet progresi i qëndrueshëm në çeljen e negociatave

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Përgjatë dy ditëve (18-19 qershor) në Strasburg (Francë) u zhvillua takimi i 19-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC) Shqipëri-Bashkimi Europian.

Në këtë aktivitet mori pjesë delegacioni shqiptar i kryesuar nga deputeti i PS-së Toni Gogu dhe në përbërje me deputetët: Fatmir Xhafaj (PS), Etjen Xhafaj (PS), Enslemvera Zake (PS), Evis Kushi (PS), Lavdrim Krrashi (PS), Jorida Tabaku (PD), Gazment Bardhi (PD), Oerd Bylykbashi (PD), Agron Gjekmarkaj (PD), Zheni Gjergji (PD), Ina Zhupa (PD) dhe Saimir Korreshi (PD).

Përmes një njoftimi për shtyp, Kuvendi informoi se gjatë punimeve u diskutuan çështje të rëndësishme, si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal; të drejtat themelore; liria e medias; turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm; shteti i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në sesionin kushtuar marrëdhënieve BE–Shqipëri, përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe të Bashkimit Europian (Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm – EEAS dhe Komisioni Evropian) shkëmbyen pikëpamje mbi ecurinë e deritanishme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në këtë drejtim, Kuvendi nënvizon se u vlerësua progresi i qëndrueshëm i arritur gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, përfshirë hapjen e katër grup-kapitujve të negociatave – veçanërisht Grup-kapitullit 1 – Themelorët, si dhe përparimin në përafrimin me Acquis të BE-së dhe politikat e saj.

“U theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të mëtejshëm të institucioneve, garantimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe përmirësimit të mekanizmave të llogaridhënies. Palët nënvizuan domosdoshmërinë për të ruajtur ritmin e reformave strukturore dhe për të avancuar me përgatitjet”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme teknike dhe politike nga institucionet e BE-së, si dhe thellimi i dialogut institucional, në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian brenda dekadës.

Në fund të takimit dy bashkëkryetarët, Marco Tarquinio dhe Toni Gogu dolën me deklaratë të përbashkët.

/m.m/r.e/a.f/

The post Takimi i SACP Shqipëri-BE në Strasburg, vlerësohet progresi i qëndrueshëm në çeljen e negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt.

“Parlamenti Evropian do të ketë edhe një seli të vetën në Tiranë, e cila do të shërbejë për të gjithë rajonin tonë. Përzgjedhja e Tiranës nuk është rastësore, por pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë sonë në BE, por dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe të angazhimit me qytetarët shqiptarë,” u shpreh ministri Balla.

Balla theksoi se hapja e zyrës do të shërbejë si një nyje strategjike për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane.

“Zyra në Tiranë do të shërbejë si një urë lidhëse thelbësore, duke nxitur dialogun, duke lehtësuar bashkëpunimin me institucionet dhe me shoqërinë civile shqiptare, duke siguruar që vlerat dhe zërat e qytetarëve të reflektohen plotësisht në procesin e vazhdueshëm të anëtarësimit të Shqipërisë sonë në Bashkimin Evropian”, vuri në dukje Balla.

Ky sinjal, sipas tij, inkurajon vizionin e qartë për rrugëtimin drejt BE-së të qeverisë shqiptare.

“Vizioni ynë është i qartë: ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit historik që na besuan shqiptarët më 11 maj, me një votë si asnjëherë tjetër më parë”, theksoi ai.

Në fund të mesazhit, ministri Balla shprehu përkushtimin për vlerat evropiane si themel të zhvillimit të vendit.

“Bashkimi Evropian nuk është thjesht destinacioni ynë, është pika referuese e qeverisjes, prosperitetit dhe solidaritetit për të cilën aspiron Shqipëria jonë e përbashkët. Ju përshëndes të gjithëve nga Strasburgu”, deklaroi Balla.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndodhej në Strasburg për takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, ku përfaqësoi qeverinë shqiptare, duke renditur në fjalimin e tij arritjet që e bëjnë vendin tonë gati për anëtarësimin.

The post Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD “shkel” imazhin e Shqipërisë në Strasburg, por BE vlerëson reformat e integrimit

19 June 2025 at 15:27

Jo vetëm në Tiranë, por demokratët, nuk e kursejnë Shqipërinë as në mes të Strasburgut.

Kolegji zgjedhor vulosi të mërkurën rezultatet e zgjedhjeve për katër qarqe, por Oerd Bylykbashi, shfrytëzoi mbledhjen e 19-të Komitetit të Stabilizim Asocimit për të drejtuar akuza ndaj trupës së gjyqtarëve të cilët rrëzuan kërkesën e demokratëve për pavlefshmeri të votimeve.

“Të gjithë e dimë që në Shqipëri këto institucione nuk janë të pavarura. Nuk është kështu vetëm për çështjen e zgjedhjeve, në fakt, nuk ka asnjë institucion të vetëm të pavarur në vend. Kjo ndodh sepse partia në pushtet ka arritur të kapë çdo institucion, duke përdorur pushtetin që ka në Parlament për të emëruar, shkarkuar apo edhe për të ndryshuar ligjet kur ka qenë e nevojshme për të realizuar këtë kapje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor i Apelit në Tiranë nuk bëjnë përjashtim.”

Përgjigjen e mori nga Toni Gogu, i cili rikujtoi punën e bërë për ngritjen e këtyre institucioneve.

“Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe iu siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm.”

Në ndihmë, demokratëve u erdhi edhe Fredi Beleri. Pas shërbimit që I bëri Berishës në fushatë, eurodeputeti grek, u ankua në Strasburg për SPAK.

“Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes prokurorit ka mbajtur nën presion zotin Berisha, udhëheqësi i opozitës. Meta është në burg. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit.”

Këto debate që u bënë në sy të parlamentarëve europiane nuk kaluan pa një këshillë nga ta.

“Këtu në parlamentin europian nuk i shikojme dallimet por të përbashkëtat. Ne duhet ti mbajmë sytë tek horizonti 2030. Sigurisht, do të ketë gjithmonë njërëz me mendime të ndryshme, parti me përparësi të ndryshme, por ne rast se biem dakort për objektiva afatgjata, atëherë ne gjejme konvergjencë.”

The post PD “shkel” imazhin e Shqipërisë në Strasburg, por BE vlerëson reformat e integrimit appeared first on Sot News | Lajme.

Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot, se ngritja e taskforcës për hetimin e krimeve zgjedhore disa muaj përpara 11 majit, mbeti thjesht një tentativë në letër, pa asnjë rezultat.

Në diskutimin e zhvilluar në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit, BE-Shqipëri në Strasburg, Bardhi tha se taskforca e ngritur mes tre institucioneve SPAK-Prokurori e Përgjithshme-KQZ, bëri një ndarje të detyrave dhe punëve, duke ndërtuar një strategji të përbashkët për të luftuar krimet zgjedhore.

“Fakt është që veprimet në terren u ndalën pas 20 shkurtit. Nga ai moment e deri në përfundim të zgjedhjeve rezultoi që jo vetëm prokurorët dhe hetuesit nuk u panë më në terren për të monitoruar krimet zgjedhore, por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore deri ditën e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Deputeti i PD-së u shpreh se aktualisht mund të ketë çështje nën hetim apo procedime të regjistruara, por e njëjta sjellje ka ndodhur edhe në 2021.

“Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030-ën, kjo nuk ndihmon as në ndëshkimin e krimeve zgjedhore, por as në parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime është që në rrugën që ka Shqipëria përpara në procesin e integrimit, është e rëndësishme të kemi rezultate apo të kemi projekte në letër? Sepse dëshira e tre institucioneve që ngritën taskforcën ishte një tentativë që mbeti në letër, në realitet ka zero rezultate”, pohoi Bardhi. /e.i/j.p/

The post Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: Turizmi në Shqipëri sektor i paorganizuar ku mbizotëron model selektiv

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë punimeve të sesionit të 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që po zhvillohet në Strasburg, ka ngritur një sërë shqetësimesh që sipas saj, lidhen me keqmenaxhimin e sektorit të turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe praktikave korruptive të investimeve publike në Shqipëri.

Zhupa theksoi se turizmi në Shqipëri mbetet një sektor i paorganizuar, i paprioritizuar dhe me reforma të pjesshme, ku mbizotëron një model selektiv dhe i mbështetur në skema korruptive përmes ligjit të “investimeve strategjike”.

Zhupa deklaroi se këto investime shpesh janë dhënë pa transparencë dhe në mungesë të konkurrencës, duke përfituar persona të lidhur me pushtetin, madje edhe në raste të dyshuara për pastrim parash. Ajo kritikoi ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, që sipas saj, i hap rrugë ndërtimeve në zona natyrore në kundërshtim me standardet e BE-së dhe marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Deputetja foli dhe për kultivimin masiv të kanabisit në vit elektoral, duke pretenduar shpërndarje të paligjshme lejesh në mbi 29 mijë hektarë tokë, si dhe dështimin e inceneratorëve, të cilët sipas saj nuk funksionojnë, ndërsa i cilësoi një aferë korruptive me kosto prej 400 milionë eurosh.

Zhupa deklaroi se prioriteti i qeverisë nuk është mjedisi apo turizmi i qëndrueshëm, por pasurimi i klientëve dhe mbajtja e pushtetit me çdo kusht. /j.p/

The post Zhupa: Turizmi në Shqipëri sektor i paorganizuar ku mbizotëron model selektiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushi: Turizmi bregdetar pjesë e rëndësishme e zhvillimit tonë, përafrim me standardet e BE-së

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh sot se turizmi bregdetar në Shqipëri është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndërsa transformimi i mënyrës së menaxhimit të plazheve dhe operatorëve turistikë ka çuar në një hov të turizmit në vend.

Deputetja Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në sesionin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri që u mbajt në Strasburg, ndërsa shtoi se po synohet që Shqipëria të jetë vendi lider në rajon sa i takon turizmit të rregullt dhe të pastër.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të natyrës teknike, por shprehin dëshirën tonë që Shqipëria të drejtojë me vlerat ekonomike evropiane dhe besueshmëri. Kemi modernizim të turizmit detar dhe bregdetar dhe menaxhimin e sezonit turistik. Turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit tonë, jemi të angazhuar që të jetë i vetëqëndrueshëm dhe i përfaruar me standardet e BE. Ne kemi futur certifikimin dixhital sa i përket operatorëve turistik detar, përmes e-Albania”, tha Kushi.

Sipas Kushit, “deri në muajin maj 2025 janë 192 operatorë të certifikuar që punojnë brenda këtij sistemi dhe kjo nuk është shifër e thjeshtë, por një shenjë që Shqipëria është e gatshme për të qenë drejtuese në rajon sa i përket turizmit të rregulluar dhe të pastër”.

“Po kufizojmë privatizimin dhe po u mundësojmë bashkive që të investojnë në infrastrukturë. Është model i ekuilibruar që nxit zhvillimet private duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve. E kemi transformuar mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik, nuk i takon vetëm tregut, por i takon qeverisjes qendrore. Krijimi i një taskforce nga Ministria e Turizmit tregon angazhimit tonë për t’iu përgjigjur krizave dhe për t’u koordinuar nga pikëpamja institucionale”, pohoi Kushi. /e.i/j.p/

The post Kushi: Turizmi bregdetar pjesë e rëndësishme e zhvillimit tonë, përafrim me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

18 June 2025 at 17:03

Debatin për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, opozita dhe mazhoranca e kanë zhvendosur në Strasburg në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Fillimisht ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila deklaroi se në 12 vitet e fundit parlamenti shqiptar nuk ka arritur të bëjë asnjëherë një reformë të plotë zgjedhore. Tabakut i […]

The post “Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

By: M C
18 June 2025 at 17:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demonratike, Gazment Bardhi ndodhet në Strasburg, ku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE.

Në fjalën e tij, Bardhi ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilësoi si farsën elektorale të 11 Majit.

Sipas Bardhit, në zgjedhjet e 11 majit ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve, lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Fjala e plotë:

Te nderuar kolege,

Shqiperia hapi negociatat, ne nje proces qe ben bashke mazhorancen dhe opoziten. Ajo qe na ndane eshte nese ky process do jete nje proces qe e ben Shqiperine si Europa, apo do te mbyllim syte ku Shqiperia ben hapa pas ne standardet minimale te nje shteti demokratik.

Në 11 Maj Shqipëria mbajti zgjedhje të përgjithshme parlamentare, në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk refelektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipërisë. Kjo bën që nga një proces zgjedhor në një tjetër Shqipëria të bëjë vetëm hapa pas.

Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprakt të OSBE-ODIHR. Nuk ka progress, nuk ka standarde, ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje.

Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR thekson:

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të politizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Mundësitë e garimit nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjërë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, cka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Cështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit- blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
Kandidatët raportuan se u përballën me intimidim.
Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, kufizuan mundësitë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.
Disa llogari [në rrjetet sociale] të palësh të treta raportohet se përdorën një sjellje të koordinuar joautentike në platformat online për të amplikuar sulmet ndaj opozitës. Ndalimi nga qeveria i platformës TiktTok që prej 6 marsit kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë.
Disa bashkëbisedes të MVZ-së së ODIHR-it ngritën pikëpyetje lidhur me efikasitetin e policisë në trajtimin e krimeve zgjedhore dhe efikasitetin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar të lidhur me politikën.
Dita e zgjedhjeve…pati një numër të lartë vlerësimesh negative, kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe një niveli presioni mbi votuesit. Parregullsitë serioze që u vërejtën përfshinin një numër të konsiderueshëm incidentesh të frikësimit dhe ndërhyrjes së vëzhguesve dhe përfaqësuesve të partive në proces, ndikim tek zgjedhësit dhe pretendime për shit-blerje votash. Përvec kësaj, fshehtësia e votës u kompromentua shpesh për shkak të mënyrës së organizimit të qendrave të votimit, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.”
Kam konsultuar gjatë këtyre ditëve raportet e OSBE-ODIHR për vendet anëtare të BE apo vendeve kandidate të BE. Askund nuk gjen që OSBE-ODIHR të vendos në diskutim lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Ka patur vetëm një raport të ngjasëhm me atë të Shqipërisë 2025, por edhe ai shumë herë me më pak problematika, është Raporti për zgjedhjet e 2023 në Serbi. Unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të afrojë apo tejkalojë standardet e zgjedhjeve në Serbi, por duhet të afrojë dhe tejkelojë standardet e zgjedhjeve në vendet e Bashkimit Europian. Nuk mund të ketë proges as në luftën ndaj korrupsionit, as në luftën kundër krimit të organizuar, as në sektor të tjerë themelor, pa garantuar zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

The post Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres! appeared first on Albeu.com.

Bardhi në Strasburg: Asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, tërhoqi vëmendjen për krimet zgjedhore në Shqipëri.

Bardhi iu drejtua Komisionit Europian, ndërsa solli në vëmendje funksionimin e taskforcës së SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Përfaqësuesja e Parlamentit Europian foli për ngritjen e një taskforce me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së. Kjo taskforcë u ngrit për të monitoruar krimet zgjedhore dhe ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale për t’i luftuar ato. Ishte një veprim që duhej përshëndetur”, u shpreh ai.

Por, Bardhi nënvizoi se “fakti është se më 20 shkurt, kryeministri Edi Rama, në një dalje publike, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: ‘Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre, mos cenoni të drejtat e qeverisë dhe mos ushtroni trysni ndaj administratës'”.

“Që nga ai moment, më 20 shkurt 2025, e deri në përfundim të zgjedhjeve, rezultoi se jo vetëm që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk u panë më në terren, por nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore”, theksoi ai.

Bardhi tha se “mund të ketë çështje nën hetim dhe procedime në zhvillim, por nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në vitin 2030, ato nuk ndihmojnë aspak në ndëshkimin real të krimeve zgjedhore”.

“Pyetja ime për Komisionin Europian është: Në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra, në realitet ka zero rezultate””, theksoi ai.

/m.m/a.f/r.e/

The post Bardhi në Strasburg: Asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në fjalën e tij detajoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me negociatat e anëtarësimit në BE duke përcjellë mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Fjalimin e tij, Balla e nisi me një citim të Jean Monnet, njërit prej themeluesve të Bashkimit Evropian “ne nuk po krijojmë koalicione shtetesh, ne po bashkojmë njerëz”.

Ky vizion, tha Balla, vazhdon të udhëheqë rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Në emër të qeverisë, Balla shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme politike të Parlamentit Evropian dhe për përkushtimin që ky i fundit ka treguar ndaj vendit tonë.

“Ne e përshëndesim mocionin tuaj të fundit për një rezolutë, i cili me të drejtë njeh përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE”, tha Balla.

Duke përmendur progresin konkret që është bërë që nga tetori i vitit 2024, ministri tha se janë hapur tashmë 24 nga 33 kapituj të negociatave.

“Ne i shohim reformat jo thjesht si një listë kontrolli të kushteve teknike, por si një detyrim moral dhe politik, duke i sjellë dobi qytetarëve tanë mbi të gjitha”, theksoi Balla.

Qytetarët shqiptarë sipas tij e kanë konfirmuar mbështetjen dërrmuese për rrugën evropiane.

“Mbi 90% e shqiptarëve, si në vend ashtu edhe në diasporë, mbështesin anëtarësimin në BE. Për shqiptarët, ‘dielli lind nga Perëndimi’ dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim proevropian”, deklaroi Balla.

Duke cituar raportin e 12 majit nga OSBE/ODIHR dhe institucionet ndërkombëtare vëzhguese, Balla tha se “zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht dhe se kandidatët patën në përgjithësi liri në fushatë.”

Balla u ndal dhe tek reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Më 27 nëntor 2024, Shqipëria përfundoi procesin e vetingut për 805 gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë, një arritje e jashtëzakonshme,” deklaroi Balla.

Balla përmendi fuqizimin e SPAK-ut dhe krijimin e një Sistemi të Integruar për Menaxhimin e Çështjeve, që synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin në ndjekjen e rasteve.

“Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda kësaj dekade. Këto arritje pasqyrojnë vullnetin e palëkundur politik të Shqipërisë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përmbushur kriteret e pranimit në BE”, tha Balla.

/m.q/j.p/

The post Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtësia e vonuar, Strasburgu dënon Shqipërinë për zvarritjet në sistemin gjyqësor

By: Ardit
27 May 2025 at 15:09

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Shqipërinë për shkelje të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, duke theksuar se zvarritjet e pajustifikuara në gjykatat vendase minojnë besimin tek shteti ligjor. Vendimi, i marrë në çështjen ARB SHPK dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vë në pah nevojën urgjente […]

The post Drejtësia e vonuar, Strasburgu dënon Shqipërinë për zvarritjet në sistemin gjyqësor appeared first on BoldNews.al.

STRASBURG – BE synon ndalimin e të gjitha importeve ruse të gazit

STRASBURG, 6 maj /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian zbuloi sot planet për të ndaluar të gjitha importet e gazit rus në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027, në një përpjekje për t’i dhënë fund varësisë energjetike të bllokut nga Moska.

Një ndalim për kontratat e reja dhe dërgesat afatshkurtra, të ashtuquajturat kontrata spot, do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2025.

Kontratat ekzistuese afatgjata do të hiqen gradualisht deri në fund të vitit 2027.

Dy të tretat e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe gazit të tubacioneve ruse bazohen në kontrata afatgjata, duke e shtyrë komisionin të propozojë një ndalim me dy hapa.

“Një qasje me faza për eliminimin e importeve të gazit rus do t’u lejonte tregjeve të përshtateshin më mirë dhe të minimizonin ndikimin në treg dhe implikimet e mundshme për sigurinë e furnizimit”, thuhej në një dokument të komisionit.

“Komisioni do të sigurojë që masat për eliminimin e importeve të gazit rus do të hartohen në një mënyrë që minimizon ndikimin ekonomik mbi aktorët e tregut”, shtoi ai.

Dega ekzekutive e BE-së tha se do të vazhdojë me një propozim ligjor mbi ndalimin e importit të gazit në qershor./ /os/

The post STRASBURG – BE synon ndalimin e të gjitha importeve ruse të gazit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I’u anulua darka zyrtare në Strasburg”, Rama i përgjigjet Berishës me Bufin e Kënetës: Vazhdon rrjedhja e lirë

10 April 2025 at 15:10

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama vijon me satirizimin e Berishës si “Bufi i Kënetës”. Këtë episod Rama kishte zgjedhur të ndante një pjesë nga fjalimi i Berishës dje në selinë e PD-së kur tha se Këshilli i Evropës i kishte anuluar darkën kryeministrit Rama për shkak të sjelljes së tij të padenjë.

Këtë fjalim Rama e paraqet nën figurën e bufit teksa shkruan në facebook: vazhdon rrjedhja e lirë.

The post “I’u anulua darka zyrtare në Strasburg”, Rama i përgjigjet Berishës me Bufin e Kënetës: Vazhdon rrjedhja e lirë appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Në Strasburg tregova se shqiptarët kanë humbur parimin e prezumimin e pafajësisë

TIRANË, 8 prill/ATSH Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për mediat u ndal në takimet që zhvilloi një ditë më parë në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble.

Berisha tha se u prit në takim nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos, zhvilloi takim me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë si me me komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion.

“Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë të madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë. Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë”, tha ai.

Kreu i PD-së shtoi se “ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”.

Gjithashtu, Berisha bëri me dije se informoi komitetin antitorturë për” torturën publike ndaj Ilir Metës dhe se të rinjtë po i helmojnë me drogë në burgje”.

“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq”, deklaroi ai.

Berisha tha gjithashtu se “këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 % janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 % që është norma e fryrë, këtu është 67 % dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste”.

The post Berisha: Në Strasburg tregova se shqiptarët kanë humbur parimin e prezumimin e pafajësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U tronditën nga faktet për lidhjen e shtetit me krimin dhe drogën”/ Berisha: Në Strasburg fola edhe për…

8 April 2025 at 13:12

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë me dije se në taikmet e zhvilluara dje në Strasburg, ka njoftuar në lidhje me hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës dhe shkrirjen e shtetit me krimin e organizuar.

Berisha ka theksuar se këto janë teza tronditëse që kanë shokuar audiencën, ndërsa u dal edhe në takimin me Komitetin e Torturës, me të cilët ka ndarë informacione mbi situatën dramatike në burgje dhe torturat që ushtrohen në komisariate, duke përmendur rastet e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si pasojë e përdorimit të drogës.

Berisha kërkoi vëmendje për kushtet e vështira të të burgosurve, duke përmendur edhe pagesën e gjobës prej 2 mijë eurosh për kushtet minimale.

Një rëndësi të veçantë mesa duket Berisha i ka kushtuar edhe arrestimit të kreut të PL Ilir Meta, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka humbur prezumimi i pafajësisë.

“Hapja e Shqipërisë ndaj kokainës, shkrirjen në një sipërmarje të përbashkët të shtetit me krimin, vendimmarrjen në të gjithë nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri, këto ishin tezat kryesore që paraqita aty të faktuara me dokumente. Ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive. Një numër i konsiderueshëm shprehën angazhimin për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit.
Pata një takim të veçantë në komitetin anti-torturë, komuniteti i vetëm i kësaj natyre me lidhje të fuqishme me institucione të tjera, e informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe torturën që ushtrohet në komisariate e qeli për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga. Për gjobën 2 mijë euro që paguajnë të burgosurit për të pasur kushtet minimale.
Një vëmendje të veçante ishte këtu tortura publike që i bënë Ilir Metës. I njoftova se shqiptarët kanë humbur prezumimin e pafajësisë”, tha ai.

The post “U tronditën nga faktet për lidhjen e shtetit me krimin dhe drogën”/ Berisha: Në Strasburg fola edhe për… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha me grupin konservator në KiE: Kemi zgjedhje, vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një takim me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

Berisha tha se grupi konservator i KiE duhet të sjellë në Shqipëri një mision vëzhgimi. Sipas tij, vetëm kështu mund ta ndihmojnë vendin.

“Po, ju mund të na ndihmoni shumë. Mund të na ndihmoni. Së pari, dërgoni një mision verifikimi, sepse do të dëgjoni gjëra të pabesueshme. Dhe kur të prekni realitetin atje, atëherë mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kombin tim, për të ndihmuar vendin tim të çlirohet nga kjo narkodiktaturë. Ne do të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë, por na duhet edhe ndihma e njerëzve të lirë, kudo që janë, dhe nga qeveritë europiane, dhe miqtë tanë kudo”, tha Berisha.

“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm”, shtoi Berisha.

“Tani, thashë diçka, por mediet janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, vijoi Berisha.

Kryedemokrati theksoi se janë tre liderë të opozitës të arrestuar. “Më arrestoi mua për 330 ditë pa asnjë fakt penal”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “lideri tjetër, i partisë së dytë opozitare, ish-presidenti, ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, edhe pse është person nën hetim, gjendet në burg, edhe pse nuk ka akuzë ndaj tij”.

“Lideri i tretë, i partisë tjetër opozitare, është Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe po gjykohet për një çështje që është mbyllur 15 vite më parë, pa asnjë fakt konkret”, tha Berisha.

Berisha tha ndër të tjera se “krimi i organizuar është shumë i famshëm dhe shumë i përfshirë në zgjedhje”.

“Autoritet franceze, belge dhe holandeze kanë dorëzuar mijëra e mijëra faqe të mesazheve të krimit të organizuar, të marra nga telefonat e enkriptuar”, tha Berisha.

Kryedemokrati e cilësoi bonusin për pensionistët nga qeveria si “dhuratë për të siguruar votën e tyre”.

“Janë mbi 700 mijë shqiptarë. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë”, tha Berisha.

/r.e//a.f/

The post Berisha me grupin konservator në KiE: Kemi zgjedhje, vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha merr pjesë në mbledhjen e PPE në Strasburg

By: user7
7 April 2025 at 10:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Strasburg, ku po merr pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane.

Më 4 prill Berisha kërkoi leje nga SPAK që të mos paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë.

Kryedemokrati Sali Berisha u lirua nga Apeli i GJKKO-së më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në “arrest shtëpiak”, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në “arrest shtëpie”. Berisha duhet të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Ai paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

The post Berisha merr pjesë në mbledhjen e PPE në Strasburg appeared first on Lapsi.al.

❌
❌