Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Denaj: 35% më shumë eksporte bujqësore në sasi, në qershor

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se, eksportet bujqësore gjatë muajit qershor 2025 arritën në 81,778 tonë, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Sipas Denajt, ky rezultat konfirmon ecurinë pozitive të sektorit bujqësor.

“Rritja e prezencës së produkteve shqiptare Made in Albania në tregjet elitare ndërkombëtare na afron gjithnjë e më shumë me objektivin ambicioz prej 1 miliard euro eksporte bujqësore brenda kësaj dekade”, tha ministrja.

Ndër produktet më të kërkuara mbeten produktet e stinës si domate, qepë, karota, rrepa, zarzavate të tjera, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave. /j.p/

 

The post Denaj: 35% më shumë eksporte bujqësore në sasi, në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet, me rritje 2,1% në 6-mujorin e parë

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Tendenca e eksporteve shqiptare në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbetet pozitive duke shënuar rritje me 2,1 %  me bazë vjetore.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet arritën vlerën 203 miliardë lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliard lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 228 miliard lekë, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar të dhënave grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,6 %, “Ushqime, pije, duhan” me 1,2 %, etj., ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,1% “Produkte kimike dhe plastike” me 0,6 pikë përqindje, etj.

INSTAT bën të ditur se eksportet janë rritur në qershor për të dytin muaj radhazi.

Në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me maj 2025.

Ndërsa importet e mallrave në qershor arritën vlerën 77 miliard lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5 %, në krahasim me majin 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me qershorin 2024 dhe 3,2 % në krahasim me majin 2025.

Gjatë muajit qershor 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 9,7 %, “Ushqime, pije, duhan” me 3,1 %. Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,2 %.

INSTAT bën të ditur se, në muajin qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me qershor 2024 janë: Kosova 64,8 %, Gjermania 39,6 %, Greqia 18,1 %, etj.

Ndërsa gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 72,5 %, Greqia 8,6 % dhe Gjermania 10,3 %.

Sa i takon importeve rritjen më të madhe e shënojnë vendet: Kina 29,9 %, Greqia 1,3 % dhe Gjermania (4,3 %). /j.p/

 

The post INSTAT: Eksportet, me rritje 2,1% në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

14 July 2025 at 07:45

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019. Të dyja të […]

The post Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet appeared first on Reporter.al.

Eksportet drejt rimëkëmbjes/ INSTAT: Janar-maj eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë

17 June 2025 at 14:56

Eksportet e mallrave Made in Albania kanë  pasur një performancë pozitive në pjesën e parë të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën janar-maj eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke patur një rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 %“Ushqime, pije, duhan” . Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe  “Produkte kimike dhe plastike” .

ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Gjatë këtij pesërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut .

Shkëmbimet tregtare, për pesërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë.

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

23 May 2025 at 21:05

Tarifat e reciproke të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara, mes tyre edhe për Shqipërinë, kanë nisur të japin efekt. Për vendin tonë, është vendosur një tarifë e përgjithshme 10% mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave gjatë muajit të kaluar eksportet shqiptare drejt Shteteve […]

The post Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30% appeared first on BoldNews.al.

Eksportet shqiptare rrezikohen nga tarifat e Trump? Rama: S’kam asnjë shqetësim!

By: Oldi
8 April 2025 at 11:37

Kryeministri Edi Rama ka komentuar tarifat e vendosura nga SHBA ndaj Shqipërisë duke u shprehur se nuk ka asnjë shqetësim nëse kërcënohen eksportet shqiptare. Rama u shpreh se qasja e Shqipërisë ndaj kësaj politike të re të administratës Trump “e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë, volumin e tregtisë që kemi me SHBA”. “A […]

The post Eksportet shqiptare rrezikohen nga tarifat e Trump? Rama: S’kam asnjë shqetësim! appeared first on BoldNews.al.

​Bajra: Qeveria e ardhshme të fokusohet në strategji konkrete për eksporte

5 April 2025 at 13:47

Qeveria e ardhshme të fokusohet më shumë në zhvillimin e eksporteve dhe të hartojë një strategji konkrete dhe dinamike për implementimin e reformave ekonomike, thotë njohësi për çështje të ekonomisë, Emanuel Bajra.

Sipas tij, qeveria e ardhshme duhet të gjejë strategji të adresojë problemet dhe sfidat e qytetarëve, pasi siç thotë ai, çdo gjë ka ndryshuar, shumëçka jashtë peizazhit kosovar.

Në një intervistë për KosovaPress, Bajra foli edhe për remitancat, që janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Kosovën, dhe Fondin Sovran.

Derisa vlerëson se theks të veçantë shteti duhet t’i ofrojë edhe dialogut të drejtpërdrejt me bizneset, në mënyrë që të gjejë një strategji që do i ndihmonte ndërmarrësit që kanë potencial për të ndihmuar Kosovën.

“Theksi më i veçantë në eksporte, një lloj strategjie konkrete me implementim të shpejtë e dinamik, procesit të reformave ekonomike, kontrata e punës, njëfarë dialogu të drejtpërdrejt me bizneset, ndërmarrësin dhe me gjet një strategji dinamike që do t’i ndihmonte disa ndërmarrës që kanë potencial për të ndihmuar Kosovën të eksportojmë…

Duhet një sens i dinamizmit dhe shpresës, i motivimit për popullin, konsumatorin, njerëzit, një komunikim me efektiv për shkak se kanë ndryshuar, nuk është sikur katër vitet e kaluara, ka ndryshuar shumëçka jashtë peizazhit kosovar. Gjithçka është bërë e paparashikueshme, çdo ditë po e ndjejmë atë. Por, si qeveri, si diskurs politik duhet të gjejnë mënyra, metoda, strategji që të adresohen problemet dhe sfidat e qytetarëve”, nënvizon Bajra.

Në anën tjetër, derisa flet për remitancat, ai sugjeron krijimin e një mekanizmi financiar që mund të orientojë këto para në zhvillimin e bizneseve, si dhe të krijojë mundësi për kredi me kamata të ulëta për ndërmarrësit e Kosovës, pasi, sipas tij, shumë para nga to është duke u futur në hipotekë, prona.

“Remitancat, gati 1.2 apo 1.3 miliardë çdo vit vinë në këtë vend…Ka pas kritika se shumë para është duke u futur në hipotekë, prona, ka shumë banesa që janë të pabanueshme, duhet të rregullohet edhe kjo çështje.

Duhet të gjendet një mekanizëm financiar ose të taksohet remitanca, ose të grumbullohet në një entitet financiar, të krijohet ajo si bankë e remitancave, që mund të jap kredi me kamata të buta bizneseve, në vend se shteti të futet në subvencione, mund banka, remitanca të ndihmojë biznesin, ndërmarrësin e Kosovës që të orientohet paraja dhe kapitali aty ku i mundëson ekonomisë së vendit të zhvillohet”, shprehet Bajra.

Ndërsa, nënvizon se shteti duhet të fokusohet më shumë në identifikimin strategjik të Kosovës si aset.

Derisa për krijimin e Fondit Sovran të Kosovës, thotë se Ligji për të njëjtin fond është ende në pritje të vendimit final nga Gjykata Kushtetuese, porse thekson se kjo është një mundësi e rëndësishme për menaxhimin e aseteve strategjike të Kosovës në të ardhmen.

“Isha fokusuar tepër shumë në identifikimin strategjik të Kosovës si aset. Kam qenë edhe pjesë e grupit punues për krijimin e Fondit Sovran të Kosovës. Ligji akoma ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, presim dita ditës vendimin final. Por, ideja ka qenë dhe është që Kosova t’i menaxhojë asetet kryesore strategjike të ardhmen”,

Kujtojmë se partitë opozitare e patën dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

The post ​Bajra: Qeveria e ardhshme të fokusohet në strategji konkrete për eksporte appeared first on Telegrafi.

Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së  

By: Mira Leka
28 March 2025 at 22:04

Nga Fatos Fico*

Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 19601975, të llogaritura në vlerën e sotme, arrijnë në vlerën rreth 10 miliardë USD. Kjo shumë është e përafërt me borxhin publik prej 11 miliardësh që ka vendi sot.

Nuk do të shikojmë pse dhe si u përdorën, ndërsa hidrocentralet ishin vepra në të cilat bazohet energjia sot e madje në të ardhmen, metalurgjiku u provua një shkatërrim industrial dhe mjedisor kolosal, e as për qindra mijë bunkerë, armë e municione, të cilat dhe pse plaçkitur në vitin 1997, demontuar, e eksportuar në konflikte të ndryshme, ende janë gjendje.

Klasa politike e kohës tregoi qartazi se nuk ka njohuri ekonomike, madje as minimale. Kopjoi verbërisht industrializimin e rëndë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Kina.

Kopjoi kolkozët, kooperativat e fshatin që rrethon qytetin, kërkoi të prodhohej çdo gjë brenda vendit, një kuadrat 300 km x 100 km, e një popullsi prej 3 milionë banorësh.

Pa rrugë e infrastrukturë komunikimi moderne, shqiptarët jetonin pothuaj të gjithë në mjerim, të paditur se çfarë ndodhte përtej kufijve, por të mbytur nga propaganda, e cila krahasonte arritjet e sistemit me ato të mbretërisë përpara shumë dekadave.

E përsëri nuk është kjo më e keqja nga ana ekonomike. Nuk e ke një gjë tënden, nëse e ke blerë me borxh të pashlyer, e për këtë me një vendim politik, borxhet u fshinë, e nuk ekzistonin më, me një vendim partie çdo gjë u bë “Made in Albania”.

Shqipëria nuk kishte llogari në bankat ndërkombëtare, nuk bënte pjesë në tregun e financës ndërkombëtare. Kina apo ish-Bashkimi Sovjetik, nuk kishin çfarë llogarish të bllokonin që të merrnin paratë.

Kleringu ishte shpëtimi për sistemin, jep domate e merr kamionë “Skoda”. Eksporto speca, kastravecë për “Fiate” polake. Kleringu, a shitjet mall me mall nga sistemi socialist është i ngjashëm me historinë e mëmëligës (qull misri për ata që nuk e dinë).

Fshatarët rumunë në territorin, i cili ishte në atë kohë në varësi të Turqisë duhej të paguanin taksa te feudalët lokalë që i mblidhnin ato për vete dhe për sulltanin.

Fshatarët ishin të varfër, nuk kishin para dhe i paguanin taksat me misër që më pas shitej në treg. Me kohë, ata krijuan një lloj misri të hidhur, i cili nuk shitej dhe taksidarët feudalë nuk ua merrnin.

Kështu fshatarët mund ta mbanin të gjithë prodhimin vetë, pa hequr pjesën e agave. Për fëmijët e fshatarëve, ushqimi ishte aq i keq sa e quanin nënën “mëma e ligë” që i ushqente me vetëm me atë hidhësirë.

“Gjorgjan” e quanin misrin që bëheshin bukët që hanin kooperativistët shqiptarë, vinte nga farat që Stalini ia kishte dhënë E. Hoxhës që Shqipëria të zhvillonte bujqësinë.

Por, mjaft me histori të largëta. Historia e afërt është se Shqipëria e pas ’90-s, i njohu borxhet e socializmit dhe deri pak vite më parë ka vazhduar të paguajë për shlyerjen e tyre.

 

Pse për ekonominë duhen treguar histori, kur mund të përdoren formula?

Politikanët shpesh mendojnë se mund të jenë më të fortë se tregu, edhe pse tregu fiton gjithmonë, fiton edhe ndaj diktaturave.

Politika ndërton narrativa populiste të ngjashme me përrallat e historitë që ato të jenë të kuptueshme nga publiku, e krijon dhe mekanizma fiskalë “ad hoc” sipas interesave të tyre direkte, a grupeve të interesit në kurriz të së gjithë shoqërisë.

E tillë është kërkesa dhe nisma ligjore për të kthyer praktikisht në subjekte të TVSH-së, subjektet që nuk janë e nuk mund të jenë në skemën e TVSH. E madje kërkojnë ndryshim në natyrën e ligjit të TVSH-së që të mos konsiderohet si kompensim, por TVSH e mirëfilltë e rimbursueshme, e se kjo do të çojë në formalizim të fermerëve kur ata do të lëshojnë një faturë dore me TVSH.

E ndërsa është e drejtë që bizneset e vogla e sidomos fermerët të ndihmohen lidhur me pagesat e TVSH-së të cilat në fund i paguan dyfish konsumatori, që këto subjekte të marrin si rimbursim të TVSH një shumë prej 20% të vlerës së shitjes, kjo e hedh në erë të gjithë sistemin e TVSH-së për të gjitha bizneset.

Pse një biznes duhet të mbledhë e të shkarkojë TVSH kur thjesht kjo mund të bëhet me një faturë dore? Kostot e menaxhimit të TVSH-së për kompanitë janë të larta, në Europë mesatarja e kohës që një biznes duhet të harxhojë për TVSH-në është 68 orë në vit, e luhatet nga 8 orë në Zvicër ose një ditë pune në rreth tre javë pune që duhen në Bullgari.

Shqipëria konsiderohet si vend me kosto kohore dhe shpenzime të tjera, software, hardware, ndërlidhje me sistemin edhe më të larta. Për këtë, çdo biznes i formalizuar në bujqësi subjekt TVSH-je në momentin që TVSH-ja e rimbursueshme i afrohet 20% do të dalë nga skema dhe do të punojë me fatura dore.

 

Si është në Europë?

Është jo e lehtë të llogaritet mesatarisht sa TVSH paguan një fermer jo subjekt, për prodhimin. Kulturat intensive kërkojnë më shumë inpute, mekanike e energji ku paguhet TVSH. Çmimet në treg të inputeve ndryshojnë nga viti në vit, e po ashtu nafta, energjia.

Ndërsa puna nuk është subjekt i TVSH-së, ajo nuk mund të faturohet si e tillë, të mblidhet e të zbritet tek 20% që derdh në shtet, ose i kërkon shtetit.

Studimet sidoqoftë lejojnë të ndërtohet një përqindje e përafërt, duke synuar që kompensimi të jetë sa më afër vlerës reale, në mënyrë që të mos ketë mbipagesë ose nënpagesë. Në Shqipëri nuk është bërë një studim i tillë dhe as ka metodikë si të përditësohet.

Janë shumë vende të BE-së që nuk e aplikojnë skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël. Greqia e ka 6%, por me kufizime. Spanja, e cila ka një numër të madh fermerësh të vegjël, ka zgjedhur si përqindje kompensimi nivelin prej 12% për bujqësinë.

E ndërsa kjo mund të duket e lartë, fermerët spanjollë në ndryshim nga ata shqiptarë, paguajnë taksim individual progresiv mbi të ardhurat gjë e cila e ul kufirin real të rimbursimit të shpenzimeve që njihen si të ardhura personale.

Nga ana tjetër, për të kompensuar këtë kthim parash në bizneset e vogla bujqësore, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë spanjolle, niveli normal i TVSH-së është 21%. Është e mundshme që të gjithë paguajnë më shumë taksa në blerje për të kompensuar TVSH për ushqimin dhe për të nxitur prodhimin dhe eksportet.

Pesha e bujqësisë në Prodhimin e Përgjithshëm (GDP) të Spanjës është në nivelin e 2,7%. Ekonomia tjetër ka hapësirë dhe mundësi të financojë me subvencione dhe politika fiskale bujqësinë.

 

 

Rreziqet e mbi kompensimit në Shqipëri

FAO llogarit se në Shqipëri, vlera e inputeve kundrejt vlerës së prodhimit është 28% për fermat e vogla deri në 0,5 hektar dhe 25% për fermat 1.6 hektarë. FAO thotë se përkatësisht 54% dhe 17% sipas madhësisë më sipër përdorin plehërim, se 11% dhe 23% kanë mekanikë të motorizuar, ndërsa vaditja në 49% dhe 30%.

Bazuar në këto të dhëna dhe duke konsideruar një fermë që përdor shumë inpute, ka mekanikë, ka investime e të tjera me TVSH si p.sh vaditje me pika, plastmasë, shërbime, etj., mund të mbërrijmë në një raport të jo vetëm të inputeve, por dhe investimeve të larta kundrejt vlerës së prodhimit, në 50% për të cilin është paguar TVSH nga një fermer, raport ky i ulët, por për thjeshtësi.

Nëse një fermer shet prodhim me vlerë 100 Lekë, ai ka paguar më parë rreth 15% TVSH (fara, plehra, 10%, të tjerat 20%) për 50 lekë inpute që nevojiten, ose 7,5 lekë për TVSH -në.

Në total TVSH-ja teorike e paguar nga një fermë jo subjekt, e cila përdor shumë inpute dhe investime me TVSH është rreth 7.5% e vlerës së prodhimit. Për fermat që përdorin pak inpute dhe investime, kjo vlerë reduktohet mjaft dhe mesatarja vështirë të arrijë në 5%.

Llogaritjet, sidoqoftë, nuk janë të thjeshta, ndryshojnë në varësi të çmimeve të tregut ndërkombëtar të inputeve, kulturave, aktivitetit, territorit, historisë.

Si mund të bëhet ndryshe, për këtë kërkohet reduktimi i TVSH-së së inputeve, i mekanikës dhe të tjerave për të gjithë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe është hapi më i mirë. Hapi tjetër po aq i mirë është që fermat të ndihmohen, të rriten e të bëhen subjekte të TVSH-së reale.

Farat, plehrat kimike janë që tani me TVSH të reduktuar në 10% dhe inpute të tjera e kanë madje TVSH-në zero. Politika që mbulon të gjithë fermat dhe fermerët, me inpute dhe investime me tvsh minimale, është e drejtë për të gjithë, nuk krijon mbi pagesa e nën pagesa dhe është e thjeshtë, e qartë për fermerët.

Një nga arsyet që skemat e mëparshme të rimbursimit u mbyllën ishte abuzimi. Por edhe në rast se abuzime nuk do të ndodhin, kur skema mbikompenson nuk është e drejtë. Mbikompensimi do të nxisë edhe më shumë prodhimin për eksport.

Nuk ka asgjë të keqe që eksportet të rriten për sa kohë ne nuk subvencionojmë në mënyrë të fshehur që praktikisht domatet e vendit të eksportohen lirë dhe konsumatori vendas të blejë më shtrenjtë domate importi, të cilat do të zëvendësojnë këtë prodhim.

Ka një korrelacion të drejtë midis rritjes së eksporteve dhe rritjes së importeve, madje deficiti tregtar ushqimor në mbi 1 miliard euro është në rritje nga viti në vit, edhe për faktin se eksportohen produkte në tregje konkurruese me vlerë relativisht të ulët dhe importohen prodhime me vlerë më të lartë.

Këtu futen edhe kërkesa për standardet dhe besueshmëria e konsumatorit në prodhimin vendas.

Duke parashtruar që kompensimi mesatar teorik i TVSH-së llogaritet afërsisht në 5-6% për një aktivitet tipik bujqësor, nëse normat e kompensimit do të jenë dyfish apo trefish siç propozohet, kjo do ta shtrembërojë tregun, si dhe do të ndryshojë aktorët vendimmarrës e politikëbërësit realë të prodhimit të ushqimit në Shqipëri.

Një treg eksporti me vlerë në blerje nga fermerët 700 milionë euro me kompensim 16,6% i bën tregtarët të kompensojnë para publike te fermerët në 116 milionë euro, një normë kompensimi 10%, 70 milionë euro.

Këto shifra janë shumë më të larta se subvencionet direkte të qeverisë për bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe në rastin e parë janë dyfish i tyre.

Për shumë njerëz mund të mos jetë problem sepse mund të thonë edhe shteti i keqpërdor subvencionet, por edhe ky është një keqpërdorim, sepse njeh si të drejtë që subjekte private të kompensojnë me para publike më shumë se sa është paguar më parë privatisht.

Paratë e taksave, duhet të shkojnë direkt për shërbimet përfshirë dhe subvencionet. Tregtarët dhe kushdo tjetër me fitimet e tyre mund të bëjnë privatisht shërbime sociale për komunitetin.

E përsëri mbetet teorike se fermerët do të kompensohen me 100% të normës mbi çmimin e shitjes, sepse në një treg eksporti konkurrues ku shitjet janë të vështira, jo shumë larg realitetit të përditshëm dhe çfarë pritet me luftën e tarifave, kjo normë do të shërbejë për të ulur çmimin e blerjes për të kapur treg.

Prodhimet bujqësore kanë afat të shkurtër shitjeje e në mungesë të kontratave, siç janë aktualisht të gjithë fermerët ose do të pranosh çmimin e dhënë, ose malli do të mbetet pa shitur.

 

Subvencione të lidhura me standardet dhe përfshirje në TVSH

Politikat që rrisin mbështetjen direkte publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural mund të dinë më pak se çfarë kërkon tregu i ditës, por lidhen më mirë me ecurinë, zhvillimet që kërkon tregu si dhe u përgjigjen më mirë krizave e të papriturave.

Modelet tregojnë se rritja graduale e subvencioneve direkte në dyfishin e atyre ekzistuese kompenson fermerët për TVSH-në e inputeve, e se ato krijojnë investime, nxisin eksportet dhe shitjet në tregun e brendshëm, si dhe nuk ndikojnë në TVSH-në që mblidhet në nivel kombëtar.

Një treg eksporti oportunist si ai ku vepron Shqipëria, i cili një herë kërkon një gjë, dhe një herë një gjë tjetër, p.sh. një herë domate, një herë speca, një herë vaj ulliri, tregtia i përgjigjet duke rritur çmimin e blerjes përkatëse.

Por, kjo nuk zgjidh p.sh. problemet që kemi me proteinat, për atë sasi mishi e qumështi që duhet të prodhojmë në vend dhe që ka nevojë për subvencione, nuk zgjidh problemet thelbësore që ka sektori i ullirit, nuk zgjidh problemet me standardet që kanë perimet, nuk krijohet qëndrueshmëri, por krijohet varësi gjithmonë e më e madhe nga tregu i jashtëm.

Këtyre dhe të tjerave, si ndryshimeve klimatike, krizave e situatave të reja ju përgjigjen subvencionet publike direkte, kur fermeri merr fonde publike të prodhojë ushqim me standarde, e të mos helmojë tokën, ujin, ajrin e veten e tij.

Paralelisht duke ulur më tej TVSH-në e inputeve, shërbimeve dhe mekanikës. Duke nxitur formalizimin që fermat të shkojnë drejt TVSH-së, e në fund duke reduktuar TVSH e ushqimit për konsumatorët.

Ushqimi është një e drejtë njerëzore për të gjithë, çmimet e arsyeshme e bëjnë të mundur, por dhe si mënyrë për të rritur kërkesën, për të rritur shitjet e prodhimit vendas në tregun e brendshëm, sepse kjo mbetet sfida më e madhe, edhe më shumë se sa eksportet.

 

*Ekspert i bujqësisë / Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

 

 

 

The post Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së   appeared first on Revista Monitor.

DW: Kompanitë eksportuese gjermane para kohësh të vështira, përballen me barriera tregtare shtesë

By: Oldi
28 March 2025 at 08:37

Më shumë se gjysma e kompanive gjermane që janë aktive jashtë vendit po përballen kohët e fundit me barriera tregtare shtesë. Sipas rezultateve të një sondazhi të Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë të Gjermanisë, DIHK, më shumë se gjysmës së kompanive gjermane që kryejnë aktivitet jashtë vendit u është dashur kohët e fundit të […]

The post DW: Kompanitë eksportuese gjermane para kohësh të vështira, përballen me barriera tregtare shtesë appeared first on BoldNews.al.

Eksportet gjermane të makinave rriten pasi SHBA kërcënon me tarifa të reja të larta

20 March 2025 at 18:29

Industria gjermane e automobilave eksportoi më shumë automjete në vitin 2024 sesa një vit më parë, shumica e tyre në Shtetet e Bashkuara, ku Presidenti Donald Trump po kërcënon të vendosë tarifa të reja.

Vitin e kaluar, Gjermania eksportoi rreth 3.4 milionë makina të reja në mbarë botën, me vlerë 135 miliardë euro (146 miliardë dollarë), sipas të dhënave zyrtare nga Zyra Federale e Statistikave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe eksportet u rritën me 2.5% në volum krahasuar me një vit më parë, megjithëse vlera e eksporteve ra lehtë me 1.3%.

SHBA ishte marrësi më i madh i të gjitha eksporteve të makinave të reja me një pjesë prej 13.1%, e ndjekur nga Britania (11.3%) dhe Franca (7.4%).

Ndërkohë Gjermania importoi rreth 1.8 milion makina të reja në vitin 2024, një rënie prej 11.5% në vëllim dhe 12.8% në vlerë.

Të dhënat vijnë pasi Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 25% për makinat e importuara nga Bashkimi Evropian.

Deri më tani, importet e makinave nga BE-ja në SHBA kanë qenë subjekt i një tarife prej 2.5%.

Kështu, tarifat e SHBA-së do të goditnin rëndë industrinë e makinave në Evropë, veçanërisht prodhuesit gjermanë.

Tregu amerikan është një nga tregjet më të rëndësishme të shitjeve për të gjithë prodhuesit gjermanë të makinave. Pothuajse një në tre Porshe dhe një në gjashtë BMW u shitën në Amerikën e Veriut në vitin 2024, ndërsa Volkswagen, Audi dhe Mercedes-Benz secili raportuan një pjesë prej 12% deri në 15%. /Telegrafi/

The post Eksportet gjermane të makinave rriten pasi SHBA kërcënon me tarifa të reja të larta appeared first on Telegrafi.

Prodhimet e fabrikave në pikiatë, eksportet pësojnë një tjetër rënie rekord në 2025

By: Ardit
17 March 2025 at 13:32

Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin e parë të vitit, me 28 %. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se prodhimi vendas në pjesën të madhe të grupeve të eksportit ka pësuar rënie drastike. Eksportuesit shqiptarë po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e kërkesës […]

The post Prodhimet e fabrikave në pikiatë, eksportet pësojnë një tjetër rënie rekord në 2025 appeared first on BoldNews.al.

Ulen eksportet, thellohet deficiti tregtar i Kosovës në rreth 30%

24 February 2025 at 17:30

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 29,6 për qind në muajin janar 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 414,1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 319,6 milionë euro në vitin 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti në këtë periudhë mbulon importin me vetëm 12,6 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin janar 2025 kishte vlerën 59,7 milionë euro, ndërsa importi 473,8 milionë euro, që është një rënie prej 1,1 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 24,7 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 24,2 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 14,1 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 14 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 11,5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, ndërsa 6,6 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili, etj.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 20,4% e përbëjnë produktet minerale, 14,1% e përbëjnë mjetet e transportit, 10,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9,6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.”, njofton ASK.

Ndërsa, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,5 milionë euro, ose rreth 37,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,3%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania me 12,8%, Italia me 4 për qind, Holanda me 3,9%, etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204,5 milionë euro, ose 43,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania me 14,1%, Italia me 6,1%, Greqia me4,5%, etj.”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24,1 milionë euro, ose 40,0% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 10,8%. Sipas ASK-së, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Maqedonia e Veriut me 15,5%, Shqipëria me 14,5%, Serbia me 4,5%, Mali i Zi me 4,4%.

Kurse, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 83,6 milionë euro, ose 17,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 45,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut me 7,7%, Shqipëria me 6,2%, Serbia me 3,0%.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 13,1 milionë euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra me 11,8% dhe SHBA me 2,8%.

“Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 185,7 milionë euro, ose 39,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia me 12,9% dhe Kina me 12,1%”, thuhet në raport. /KosovaPress/

The post Ulen eksportet, thellohet deficiti tregtar i Kosovës në rreth 30% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Humnera e eksporteve

By: Mira Leka
1 February 2025 at 22:02

Gjatë vitit të kaluar, deficiti i tregtisë me jashtë shënoi rekord historik, teksa eksportet ranë me ritmin më të lartë në 20 vjet. Raporti i mbulimit të importeve me eksporte ra në 41.7% në vitin 2024 nga 51.7% në 2023.

Rënia e lirë e eksporteve në 8 grupet kryesore të mallrave mbart pasojat e zhvlerësimit të Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe rënies së kërkesës nga jashtë.

Nga ana tjetër, zhvillimi i turizmit, në vend që të lidhet me prodhimin vendas, po nxit rritjen e importeve. Ekspertët analizojnë pasojat rënies së prodhimit dhe rritjen e varësisë së ekonomisë nga turizmi dhe ndërtimi

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme të vitit që mbyllëm dëshmuan se ekonomia shqiptare ka humbur konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Eksportet shënuan rënie për të dytin vit radhazi më 2024, teksa importet u rritën.

Të ardhurat që po fitohen nga turizmi dhe investimet e huaja po ikin jashtë për furnizime me mallra, duke sinjalizuar se sektori i prodhimit, në vend që të zgjerohet prej rritjes së vizitorëve, po bie në humnerë.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT.

Në anën tjetër, importet shënuan vlerën 894,3 miliardë lekë, me rritje vjetore 2.4%.

Rënia eksporteve dhe rritja e importeve bënë që deficiti tregtar të shënojë rekord historik prej 521,7 miliardë lekësh (5,2 miliardë euro).

 

Burimi: INSTAT

 

Zgjerimi i deficitit tregtar po tregon se ekonomia shqiptare vit pas viti po shpenzon jashtë vendit fitimet që vijnë nga turizmi dhe investimet e huaja.

P.sh., në vitin 2023, të ardhurat neto nga turizmi ishin rreth 1,8 miliardë lekë (prurjet minus daljet), teksa shihet se në vitin 2024, Shqipëria importoi 5,2 miliardë euro mallra më shumë se sa eksportoi.

Të dhëna të detajuara tregojnë se rritja e importeve po udhëhiqet nga nevojat e sektorit të turizmit për mallra.

Për shembull, grupet që kanë shënuar rritje të lartë të importeve nga jashtë i takojnë furniturës së hoteleve, të tilla si çadra dielli, mobiliet dhe prodhimet e kashtës dhe gjithashtu edhe zarzavatet dhe mishi që janë artikujt bazë të kuzhinës vendase që ofrohen për turistët.

Në anën tjetër, eksportet janë dobësuar së tepërmi në 8 kategoritë kryesore të grup-mallrave. Kjo ka bërë që raporti i mbulimit të importeve me eksporte të përkeqësohet ndjeshëm.

Në vitin 2022, eksportet ishin sa 51% e importeve, më 2023 ishin sa 51.7%, ndërsa në vitin 2024, ky raport u përkeqësua së tepërmi në 41.7%.

Shqipërisë iu deshën gati tri dekada të ngrinte sektorin e prodhimit dhe markën “Made in Albania” për tregjet e Europës, por kursi i këmbimit dhe disa faktorë shoqërues si rritja e kostove të brendshme dhe rënia e kërkesës nga jashtë kanë rrënuar për dy vite atë që u ngrit me mund për më shumë se dy dekada.

Bizneset e prodhimit për eksport janë të shqetësuara se faktorët që kanë krijuar rënien e eksporteve janë bërë të qëndrueshëm dhe nuk janë të sigurt nëse do të ketë rimëkëmbje.

Edvin Prençe, i cili drejton shoqatën “Proeksport”, pohoi se, rënia e fortë e Euros në tre vitet e fundit, rritja e pagës minimale dhe rënia e kërkesës nga jashtë të kombinuara së bashku e kanë bërë Shqipërinë jokonkurruese.

Shumë klientë vitin e kaluar kanë zhvendosur porositë në vende të tjera të Azisë, teksa në janar 2025, edhe dhjetëra kontrata të tjera janë mbyllur me përfundimin e vitit financiar.

Z. Prençe, i cili drejton Shoqatën e Bizneseve të Tekstileve dhe Këpucëve, grupi më i madh i eksportit me 24% të totalit, pohoi se edhe viti 2025 nuk ka nisur mbarë.

Ai tha se mund të këtë një përmirësim në gjysmën e dytë të vitit, por nuk ka asnjë siguri nëse kursi i këmbimit nuk përkeqësohet dhe kërkesa nga jashtë të përmirësohet.

 

Burimi: INSTAT

 

Kursi i këmbimit dekurajon eksportin, nxit importin

Të ardhurat nga eksportet vitin e kaluar shënuan rënie neto me 67 miliardë lekë, ose rreth 670 milionë euro. Prodhuesit shqiptarë arkëtuan nga eksportet 372,6 miliardë lekë, 15.3% më pak se në vitin 2023.

Në njërën anë, prodhuesit janë në presionin e rritjes së kostove të brendshme nga rritja e pagave, ndërsa në tjetrën, të ardhurat janë në rënie dyshifrore, duke bërë që shumë njësi të mbyllen ose të transferohen në sektorë të tjerë, si ndërtimi dhe turizmi.

Për Alban Zusin, i cili operon prej vitesh në industrinë ushqimore për eksport, rënia e Euros është një nga shkaktarët kryesorë të përkeqësimit të eksporteve me efekte afatgjata zinxhir në ekonomi.

Në ditët e fundit të vitit 2024, 1 euro u këmbye 98,1 lekë, nga 123 lekë që ishte në janar të vitit 2021. Në tre vjet, Euro ka humbur 20 pikë në këmbim Lekun, duke sjellë një nivel të ngjashëm humbjesh edhe për eksportuesit të cilët, të ardhurat i kanë në Euro, por pjesën më të madhe të shpenzimeve (pagat) i kanë në Lek.

Teksa kursi i këmbimit ka dekurajuar eksportet, i ka bërë më të lira importet, të cilat tani konkurrojnë më lehtë prodhimin vendas. Në raftet e marketeve gjen plot mallra importi, të cilat kushtojnë më lirë se ato që prodhohen në vend.

Kjo është më e zakonshme me prodhime të bulmetit dhe shumë zarzavate. Qumështi, fasulet dhe patatet e importit dy vitet e fundit shiten më lirë se ato të vendit.

Duke qenë se patriotizmi ekonomik nuk është një tipar i konsumatorëve vendas, gjithnjë e më shumë blerjet favorizojnë alternativat më të lira e për rrjedhojë, importet. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 15% dhe 7% në vlerë.

Euro po nxit rizgjimin e kanaleve të importit, të cilat ishin fashitur pak në dekadën e fundit, kur bizneset zgjeruan investimet në industri dhe fabrika për eksport, të tilla si prodhim i veshjeve dhe këpucëve dhe pjesëve të këmbimit për makina.

Kursi i këmbimit, i kombinuar me disa faktorë të tjerë, goditën edhe më shumë eksportet.

Rënia e kërkesës për veshje në Europë dobësoi më tej prodhimin e fabrikave të tekstilit dhe rritja e pagës minimale me rreth 40% ndërmjet 2022-2023 i bëri edhe më të shtrenjta prodhimet shqiptare, duke ndikuar në një rënie të mëtejshme të porosive.

Lehtësimi i tregtisë ndërkombëtare dhe përmirësimi i logjistikës dhe transportit e ka bërë më të lehtë zhvendosjen e industrive nga një shtet në tjetrin, në kërkim të kostove të lira.

 

Burimi: INSTAT

 

Turizmi nuk po lidhet me prodhimin, furnizohet nga importi

Përveç Euros, importet po nxiten dhe favorizohen edhe nga zgjerimi i sektorit të turizmit. Rritja e numrit të vizitorëve po shton nevojat për më shumë hotele, furnizime për to, për plazhet dhe gjithashtu ushqim.

Por zhvillimet pozitive në turizëm, në vend që të nxisin zinxhirin e prodhimit, po rrisin importet. Në vitin 2024, në krye të rritjes qëndruan mallrat që kishin lidhje me furnizimet e hoteleve. P.sh., importet e çadrave të diellit u rritën me 45% në vlerë vitin e kaluar.

Këto janë të destinuara kryesisht për plazhet. Prodhimet e kashtës dhe mobiliet bashkë me dyshekët shënuan rritje vjetore me mbi 25% në vlerë vitin e kaluar, kryesisht prej kërkesës së hoteleve.

Importet e mishit dhe zarzavateve u rritën gjithashtu në vlerë me rreth 30% vitin të kaluar, për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm nga vizitorët.

Rritja me shpejtësi e vizitorëve të huaj në vendin tonë është një mundësi e artë për të rritur më tej ekonominë dhe mirëqenien në vend.

Përvojat e vendeve të tjera mesdhetare na tregojnë se, nga turistët nuk përfitojnë vetëm hotelet dhe restorantet, por shumë sektorë që lidhen me prodhimin dhe sidomos bujqësia dhe i gjithë zinxhiri i furnizimit që i nevojitet turizmit.

Kjo lidhje e bën turizmin gjithëpërfshirës dhe zgjeron përfitimet te më shumë njerëz. Apo ecën në këtë trajektore Shqipëria?

Të dhënat tregojnë një prirje të kundërt. Teksa numri i turistëve është duke u rritur në rekorde, sektori i prodhimit, bujqësia, industria dhe eksportet në përgjithësi po bien me shpejtësi.

Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare, që kontribuon me shumë se 18% të PBB-së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024.

Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022, kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.

Shqipëria ka importuar vitin e kaluar 10,3 miliardë lekë ose 103 milionë euro sapunë dhe detergjentë për përdorim të brendshëm. Vlera e importeve të këtij grupi ishte 36% më e lartë se në vitin 2019.

Një pjesë e kësaj shume mund të qarkullojë në tregun e brendshëm, duke kryer disa procese të prodhimit në vend. Industria e turizmit mund të jetë një nxitës në këtë rast. Kompania e prodhimit të detergjentëve “Get Klin” me prodhimet “Rea” tha se qarkullimi po rritet prej industrisë së turizmit.

Tregu vendas mund të zhvillojë disa procese të kësaj industrie, për të prodhuar lëndën finale në treg, shprehet Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve.

Më shumë se 80% e detergjentit dhe sapunit të lëngshëm është ujë. Duke importuar lëndën e parë dhe duke realizuar procesin e përzierjes në Shqipëri, një pjesë e detergjentëve mund të prodhohen në vend, duke shmangur, në këtë mënyrë, kostot e larta të transportit.

Duke realizuar prodhimet në vend, volumet e importit të detergjentëve do të uleshin me mbi 60%. Z. Zusi tha se këto procese nuk kërkojnë aftësi të larta, pasi tashmë në tregje ka makineri dhe formulat e përzierjes janë të automatizuara.

Kanë nisur disa përpjekje për prodhimin e detergjentëve, por shumica janë artizanale dhe p.sh. në Roskovec, në Zadrimë dhe Rrogozhinë po prodhohet sapun nga disa njësi të vogla familjare, që më shumë shitet për nevoja kozmetike dhe jo për shërbimet masive të pastrimit.

Njësoj si industria fason, që prodhon disa procese të veshjeve për tregun e jashtëm, mund të aktivizohen një seri ciklesh prodhimi në industrinë kimike që kanë fokus tregun e brendshëm.

Kjo është e vlefshme edhe për mobiliet dhe çadrat për hotelet, prodhimi i të cilave nuk kërkon shumë aftësi për t’u prodhuar në vend.

Mungesa e lidhjes së turizmit me sektorët e tjerë po bën që një pjesë e madhe e fitimeve që vijnë turizmi të dalin jashtë për importin e mallrave që na duhen për turistët.

Gjatë vitit 2024, artikujt që lidheshin me furnizimet e hoteleve, shënuan rritje në sasi deri në 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar.

 

Burimi: INSTAT

 

Deficiti tregtar thyen rekordet, hendeku 5,2 mld euro

Deficiti tregtar i vendit arriti në 521,7 miliardë lekë, ose 5,2 miliardë euro në 2024, duke shënuar një rekord historik që kur mbahen të dhënat zyrtare, duke përfshirë vitet e tranzicionit, por edhe para kësaj periudhe.

Ky përkeqësim në vitin 2024 ndodhi për shkak të rënies së fortë të eksporteve me rreth 15%, në krahasim me vitin 2023, teksa nga ana tjetër, importet u rritën më tej me 2.5%.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare nxori jashtë vendit 21,7 miliardë lekë (210 milionë euro) më shumë për importin e mallrave se më 2023, ndërsa të ardhurat nga eksportet pësuan rënie 67,7 miliardë lekë (670 milionë euro).

Deficiti tregtar u thellua më tej -89 miliardë lekë, ose 890 milionë euro në 2024.

Zgjerimi i deficitit tregtar përkeqësoi raportin e mbulimit të eksporteve me importe. Në vitin 2023, importet ishin 2.4 herë më të larta se eksportet, nga 2 herë që ishte më 2023.

Raportet e mbulimit u kthyen edhe një herë si para vitit 2012. Sektori i prodhimit, veçanërisht industria përpunuese, po tkurret me shpejtësi nga disa faktorë, që po e bëjnë rënien të qëndrueshme.

Në tremujorin e tretë 2024, industria u reduktua me 48.2% sipas të dhënave nga PBB. Faktorët e rënies nuk janë sezonalë dhe tashmë fabrikat po mbyllen dhe po ristrukturohen në sektorë të tjerë.

Kjo situatë po sjell pasoja zinxhir, që nga punësimi, pagat, eksporti dhe në afatgjatë do të zgjerojë ndikimin negativ që nga cilësia arsimore, të ardhurat buxhetore, varësia nga importi dhe kostot në ekonomi, sipas bizneseve dhe ekspertëve të fushës.

Të gjendur pa mbështetje me politika dhe fonde, fabrikat janë duke gjetur mënyra për t’u përshtatur me krizën që ka krijuar rënia e Euros dhe rritja e pagave.

Kalimi në import, reduktimi i aktivitetit, ikja në sektorë të tjerë, mbyllja e ciklit, prodhimi me vlerë të lartë, zhvendosja nga eksporti në tregun vendas dhe investimet në teknologji janë disa nga mënyrat e reja që prodhuesit kanë gjetur për të mbijetuar.

Në dy vitet e fundit, prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku përzierja e shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.

 

Burimi: INSTAT

 

Eksportet, rënia sipas tetë grupeve kryesore të mallrave

Zhvlerësimi i Euros, rritja e kostove dhe koniunktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT.

Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT.

Ky është viti i dytë radhazi me ecuri negative, teksa në 2023, shitjet jashtë vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur një ecuri më negative edhe se periudha e pandemisë në 2020-n (-9%).

Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 4,1 pikë përqindje.

Tkurrja u thellua në dhjetor. Sipas INSTAT, në dhjetor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 miliardë lekë, duke u ulur me 31,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë muajit dhjetor 2024, në uljen e eksporteve prej 31,7%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 18,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 4,8 pikë përqindje etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,3 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në nëntor 2024 eksportet ishin ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%. Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht, rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor, 8.9%.

Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në prill 2024, eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore.

Në mars eksportet ishin tkurrur me 21%, në shkurt me 16.1% dhe në janar me 29.2%.

 

Fasoni drejt falimentit

Në dhjetor, eksportet e tekstileve dhe këpucë, grupi më i madh eksportues në vend, ranë me 20%, nga 10.7% që ishte tkurrja për nëntorin. Për gjithë vitin, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin 105 miliardë lekë, me tkurrje prej 17% me bazë vjetore.

Edvin Prençe, kryetari i Shoqatës ProEksport Albania, tha për “Monitor” se, “vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane Euro, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në Lek.

Në kahun tjetër, ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit, rënia e kontratave ndihet më shumë.

“Vështirësitë për sektorin ishin më të forta gjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025, trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove e bën të pamundur për shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime”, – tha ai.

Sipas shoqatës, nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

Z.Prençe thotë se në muajin janar 2025, rënia do të jetë edhe më e fortë, pasi disa klientë priten të mbyllin vitin që të ndërprisnin kontratën në Shqipëri. Sipas tij, ky janar do të jetë më i vështiri i vitit të fundit.

 

Minerale, lëndë djegëse rënie 25%

Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 32% në dhjetor.

Ky grup ndikohet nga ecuria e “Bankers Petroleum”, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 12-mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 70 miliardë lekë, me tkurrje 25%.

 

Materiale ndërtimi dhe metale, mbylla e “Kurum” ul eksportet me 71% në dhjetor

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë në dhjetor.

Ky grup ndikohet nga ecuria e “Kurum”, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe që në gusht mbylli fabrikën për shkak të vështirësive pas rritjes së kostove.

Në nëntor, ky grup ra thellë me 71%, pas tkurrjes me 43%, në nëntor. Për 12-mujorin, sektori është me një rënie prej 22%.

 

Ushqime, pije e duhan, me rritje të lehtë në dhjetor

“Ushqime, pije e duhan”, shënuan rritje të lehtë në dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% në nëntor. Për 12-mujorin, ky grup ka rënë me 4.3%.

Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.

 

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i rikthehen rënies

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i Euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në dhjetor, grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% në nëntor.

Për 12-mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive, që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë, pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.

Sipas tyre, kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.

 

Rreziqet e rënies së prodhimit

Vitin e kaluar, ekonomia përshpejtoi zhvendosjen nga sektori i prodhimit te shërbimet. Rënia e Euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë çuan në faliment shumë fabrika, teksa ekonomia jonë po rrit varësinë nga importet.

Kur e gjithë bota u bllokua nga pandemia Covid-19, ekonomia u mbajt nga turizmi dhe ndërtimi, por ekspertë të ekonomisë dhe bizneset mendojnë se orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet nuk është një hap i sigurt dhe i qëndrueshëm.

“Sot ne kemi një zhvendosje të ‘vëmendjes financiare’ drejt industrisë së shërbimit, por besoj se kjo nuk do të jetë një premisë e qëndrueshme për ta përcaktuar këtë të fundit si një kolonë zëvendësuese të përhershme”, thotë eksperti Panajot Soko.

Ideja është që industria e shërbimeve me natyrë konsumi, ku përfshihen shërbimet e hotelerisë, turizmi, argëtimi etj., janë shumë të lidhura dhe kërkojnë flukse të vazhdueshme njerëzish.

Sot që flasim, duket se Shqipëria po kalon nëpër një fazë ekonomike që quhet “zbulim”. “Do të vijë një ditë kur Shqipëria nuk do të jetë më ky vendi që duhet zbuluar.

Dhe në atë moment, të zhveshur nga ky avantazh konkurrues që ne kemi sot karshi konkurrentëve tanë ekonomikë, a kemi ne avantazhe të tjera konkurruese apo krahasuese, që do të mund të na mbajnë numrat e lartë?

A kemi ne infrastrukturë më të mirë se vendet që konkurrojmë?

A kemi ne cilësi më të mirë se vendet që konkurrojmë?” – ngre shqetësimin z. Soko.

Për këtë na shërben shembulli i Italisë, e cila për shumë kohë ka qenë një lidere në industritë e shërbimeve me bazë konsumi, por sot po bën çfarë është e mundur të orientohet drejt prodhimit dhe të shkëputet sa më shumë nga varësia që ka nga ajo industri, sepse shërbimet nuk arrijnë më të përmbushin nevojat e ekonomisë.

Dhe raste të tilla ka pa fund. Industria e shërbimeve me natyrë konsumi konsiderohet më shumë si një diversifikues në ekonomi, sesa një kolonë parësore, pikërisht për shkak të paqëndrueshmërisë.

INSTAT raportoi se në vitin 2023, numri i bizneseve që kanë aktivitet kryesor akomodimin ka ardhur në rritje dyshifrore.

Por zhvillimi i turizmit në kurriz të industrisë ka pasoja afatgjata. Ekspertët dhe bizneset e sektorit lajmërojnë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20-vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e “Made in Albania”.

Zhvendosja e ekonomisë nga prodhimi tek importi do t’i sjellë vendit pasoja negative afatgjata, thotë kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon në sektorin e agro-përpunimit.

Ai thotë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20-vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e produkteve “Made in Albania”.

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

The post Humnera e eksporteve appeared first on Revista Monitor.

Erisa Xhixho: Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros, po rrënon eksportet

By: V K
18 January 2025 at 15:58

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka deklaruar se zhvlerësimi i qëllimshëm i monedhës evropiane, po rrënon eksportet në Shqipëri.

Sipas saj, eksportet për kategorinë tekstile dhe këpucë kanë rënë me 20%. Kjo do të thotë mbyllje e dhjetëra bizneseve fason dhe humbje e vendeve të punës për mijëra familjarë.

REAGIMI I ERISA XHIXHOS:

Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros po rrënon eksportet.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet ranë me 15.4% në 2024-n, duke shënuar të dytin vit radhazi me ecuri negative.

Në mënyrë të veçantë, eksportet për kategorinë tekstile dhe këpucë kanë rënë me 20%. Kjo do të thotë mbyllje e dhjetëra bizneseve fason dhe humbje e vendeve të punës për mijëra familjarë.

Përgjatë vitit 2024 janë mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

Kriza në të cilën e ka zhytur zhvlerësimi i euros këtë sektor që punëson me mijëra qytetarë nuk është gjë e re. Fasonët kanë kërkuar mbështetje, por qeveria është tallur me mijëra sipërmarrës të ndershëm dhe punonjës që nuk kanë me çfarë të mbajnë sot familjet.

????Indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit ka rënë më 20.8%

????Indeksi i pagave ka rënë me 21%

????Eksportet e veshjeve dhe këpucëve kanë rënë me 16.5%

Ajo që është rritur është vetëm fluksi i parasë së pisët që financon betonizimin e vendit. Qeveria është përfituesja direkte e shndërrimit të Shqipërisë në lavatriçe të parasë së pisët. Kjo qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet as rritjen e ekonomisë dhe as qytetarin e thjeshtë.

The post Erisa Xhixho: Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros, po rrënon eksportet appeared first on Albeu.com.

Drama e eksporteve, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada, fasoni drejt falimentit

17 January 2025 at 19:01

Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Ky është viti i dytë radhazi me ecuri negative, teksa në 2023, shitjet jashtë vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur një ecuri më negative edhe se periudha e pandemisë në 2020-n (-9%).

Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale Ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,1 pikë përqindje.

Tkurrja u thellua në dhjetor. Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 mld lekë, duke u ulur me -31,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit Dhjetor 2024, në uljen e eksporteve prej -31,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -18,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,3 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në nëntor 2024 eksportet ishin ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%. Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.

Në dhjetor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 20%, nga 10.7% që ishte tkurrja për nëntorin. Për gjithë vitin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 105 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17% me bazë vjetore.

Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për Monitor se, “vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane euro që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Në kahun tjetër ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit rënie e kontratave ndihet më shumë.

“Vështirësitë për sektorin ishin me të forta përgjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025 trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove pamundëson shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime” tha ai.

Sipas shoqatës nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

Prençe thotë se, në muajin janar 2025 rënia do të jetë edhe me e fortë, pasi disa klientë priten të mbyllin vitin që të ndërprisnin kontratën në Shqipëri. Sipas tij ky janari do të jetë më i vështiri vitit të fundit.

Minerale, lëndë djegëse rënie 25%

Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 32% në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 12 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 70 miliardë lekë, me tkurrje 25%.

Materiale ndërtimi dhe metale, mbylla e Kurum ul eksportet me 71% në dhjetor

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe që në gusht mbylli fabrikën për shkak të vështirësive pas rritjes së kostove.

Në nëntor, ky grup ra thellë me 71%, pas tkurrjes me 43%, në nëntor. Për 12 mujorin, sektori është me një rënie prej 22%.

Ushqime pije e duhan me rritje të lehtë në dhjetor

“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të lehtë në dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% në nëntor. Për 12 mujorin, ky grup ka rënë me -4.3%.

Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i rikthehen rënies

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në dhjetor grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% në nëntor.

Për 12 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.

Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.

Rënia e eksporteve dhe rritja e importeve thellojnë ndjeshëm deficitin tregtar

Ndërsa shitjet jashtë vendit kanë rënë, blerjet e mallrave nga importi janë rritur, duke theluar ndjeshëm deficitin tregtar.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 mld lekë, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20,7 %, krahasuar me vitin 2023./ Monitor

The post Drama e eksporteve, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada, fasoni drejt falimentit appeared first on Sot News | Lajme.

Eksportet ranë në 370 mld lekë, ekspertët: Bizneset do largohen nga vendi

By: Ardit
17 January 2025 at 15:42

Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Eksportet ranë përsëri në vlerë në vitin që lamë pas, në një total prej 372 miliardë lekë nga 440 miliardë që ishin në vitin 2023. Në muajin dhjetor bizneset shqiptare arritën të shesin 26 […]

The post Eksportet ranë në 370 mld lekë, ekspertët: Bizneset do largohen nga vendi appeared first on BoldNews.al.

Berisha paraqet programin për eksportet: Do krijojmë me urgjencë bordin e fiksimit të euros

13 January 2025 at 13:00

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot programin për eksportet.

Në një konferencë për shtyp Berisha u shpreh se, do të krijohet me urgjencë bordi i fiksimit të euros.

Gjithashtu Berisha premtoi ulje taksash dhe të çmimit të energjisë.

“Është e domosdoshme një ndërhyrje urgjente për shpëtimin e eksporteve dhe nxitjen e tyre. Së pari, qeveria do krijojë bordin e fiksimit të euros”, tha Berisha.

“Qeveria do kompensojë eksportuesit për të gjithë humbjen që kanë nga rënia e euro dhe kompensimi do jetë nga niveli i euros në treg me nivelin e fiksuar nga qeveria”, u shpreh Berisha.

Pra, shtoi ai, “në qoftë se themi një euro me 138 lekë dhe në treg shkëmbehet me 100 lekë, çdo euro do i kompensohet eksportuesit me 38 lekë. Në këtë mënyrë ne do zerojmë efektin toksik të narkoeurove në ekonominë shqiptare. Të paktën në eksportet”, theksoi Berisha.

Kreu i PD tha se, krijimi i bordit do të jetë një nga aktet e para pas inaugurimit të qeverisë së PD-së.

Së dyti, nënvizoi Berisha, “qeveria do të ulë taksat në mënyrë drastike në të gjitha sipërmarrjet e eksportit. Do të heqë TVSH-në për energjinë”.

“Do të lidhim direkt marrëveshje me sipërmarrjen energjetike për të blerë energji pa TVSH, për të blerë naftë pa TVSH, pa akcizë”, tha Berisha.

Përndryshe, u shpreh ai, “ekonomia eksportuese po vdes, nuk do kemi më eksporte, do jemi një shtet që vetëm importon dhe qarkullon eurot e baronëve të drogës”.

“Do t’u jepet mundësi që teprica kreditore, që nuk e marrin ndonjëherë, të përdoret lirisht për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kontributin e sigurimeve shoqërore dhe çdo detyrim tjetër korrent fiskal”, tha më tej kreu i PD.

“Përveçse do i sjellë pa TVSH të gjitha investimet kapitale, energjia elektrike do jetë pa TVSH. Çmimi për energjinë elektrike për eksportet do jetë njëshifror, jo dyshifror”, u shpreh ai.

Berisha nënvizoi se, do të ketë ulje të madhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit.

“Po të kemi parasysh se ne tani shpallim rrogën minimale 500 euro, atëherë është e nevojshme disa lehtësi për punëdhënësin. Dhe kjo është një nga lehtësitë që bëhen për të”.

“Dogana do ndërrojë tërësisht qëndrimin ndaj eksportuesve. Çdo shpenzim i tyre në dogana do mbulohet nga shteti, jo nga eksportuesi”, tha Berisha.

“Do krijohet zyra e mbrojtjes së eksporteve, e cila ka për qëllim t’i mbrojë ato nga çdo lloj arbitrariteti burokratik dhe mafioz, presionet e ndryshme dhe do bëjë çdo gjë për konkurrencë të lirë dhe të ndershme”, u shpreh ai.

“Ne kemi besim se me këto masa të shpejta, ne do rikthejmë interesin e sipërmarrësve të huaj dhe shqiptarë për të prodhuar dhe eksportuar në Shqipëri”, theksoi Berisha.

Kreu i PD nënvizoi se, “Shqipëria mund të jetë një eksportues shumë i rëndësishëm, por këto eksporte kanë njohur një rënie shumë të dhimbshme”.

“Eksportet, të cilat janë motori ndër më kryesor i punësimit të shqiptarëve dhe i prodhimit në Shqipëri, janë në agoni të vërtetë. Janë në rënie pikiatë, çka do të thotë mijëra e mijëra shqiptarë humbasin vendet e punës dhe kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria”, u shpreh ndër të tjera Berisha. /j.p/

The post Berisha paraqet programin për eksportet: Do krijojmë me urgjencë bordin e fiksimit të euros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Frenohen eksportet e vajit të ullirit, prodhimi humb tregun nga kostot e larta

31 December 2024 at 12:00

Në këtë periudhë fundviti sipas operatorëve përpunues -grumbullues dhe eksportues është frenuar eksporti i vajit të ullirit për në Itali dhe SHBA. Drejtues të subjekteve përpunuese dhe eksportuese të vajit të ullirit pohojnë se aktualisht nuk po eksportojnë vaji rifuxho drejt Italisë, për shkak të humbjes së konkurrueshmërisë në çmim me daljen e prodhimit të […]

The post Frenohen eksportet e vajit të ullirit, prodhimi humb tregun nga kostot e larta appeared first on BoldNews.al.

Eksportet ngadalësojnë rënien në nëntor, më dobët tekstilet dhe metalet

17 December 2024 at 14:34

Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në muajin nëntor, ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në muajt e mëparshëm.

Gjithsesi për të gjithë 11 mujorin ato janë 13.9% më të ulëta se një vit më parë (nga 14.3%, që ishte tkurrja për 10 mujorin). Arsyet kryesore të tendencës negative në 11 mujor lidhen me rënien e euros që tkurr të ardhurat e eksportuesve, uljen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare si nga zhvlerësimi i euros ashtu dhe nga rritja e kostove, si dhe koniunktura e pafavorshme e mallrave në tregjet ndërkombëtare.

Në nëntor rënia u ngadalësua disi, si rrjedhojë e ecurisë së mirë të produkteve ushqimore dhe makinerive e pajisjeve të këmbimit. Ndërsa efektin kryesor në ecurinë negative të eksporteve në tetor e dha mbyllja e përkohshme e aktivitetit të prodhuesit të çelikut, Kurum, një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend si dhe situata e dobët me tekstilet e këpucët.

Sipas të dhënave të INSTAT, në nëntor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 30.1 mld lekë, duke u ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi i u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%.

Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Nëntor 2024, në uljen e eksporteve prej -8,5 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,7 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “ Ushqime, pije, duhan” me 2,5 pi kë përqindje, Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 0, 4 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -13.9%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,7 pikë përqindje.

Tekstilet dhe këpucët nuk ndalin rënien

Në nëntor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 10.7%. Për 11 mujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 97.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 16.6% me bazë vjetore.

Industria po ndikohet negativisht nga rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë.

Në kahun tjetër dhe kërkesa është ulur si rrjedhojë e ndryshimit të sjelljes konsumatorë në Europë nga kriza ekonomike.
Eksportuesit pohojnë se kanë pak shpresa për rikuperimin e aktivitetit si për rrjedhoje të uljes së aftësive konkurruese ashtu dhe kërkesës së dobët për veshje e këpucë në tregjet ndërkombëtare.

Minerale, lëndë djegëse i kthehen rritjes së lehtë

Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” u rritën me 2.8% në tetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 11 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 67 miliardë lekë, me tkurrje 24%.

Materiale ndërtimi dhe metale, me rënie të thellë nga Kurum

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë edhe në nëntor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Në nëntor, ky grup ra thellë me 43%, duke vijuar tkurrjen e fortë për të dytin muaj radhazi. Për 11 mujorin, sektori është me një rënie prej 15%. Në gusht Kurum njoftoi se kishte ndërprerë aktivitetin për shkak të konjukturës së pafavorshme të çmimeve.

Ushqime pije e duhan shënojnë ecurinë më të mirë të vitit

“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të fortë në nëntor, me gati 18%, duke u renditur në grupin e dytë më të madh eksportues në vend, pas atij të tekstile e këpucëve. Për 11 mujorin, ky grup ka rënë me -5%.
Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi me rritje

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.
Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Gjithsesi, në nëntor, grupi iu rikthye rritjes së vrullshme, duke u zgjeruar me 15%.

Për 11 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.

Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.

Deficiti tretar vijon thellimin

Sipas INSTAT, Në Nëntor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 30 mld lekë, duke u ulur me -8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me -2,8 %, në krahasim me Tetor 2024.

Importet e mallrave arritën vlerën 73 mld lekë, duke u rritur me 2,0 %, në krahasim me një vit
më parë dhe duke u ulur me -5,0 %, në krahasim me Tetor 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 10,9 %, krahasuar me Nëntor 2023 dhe duke u ulur me -6,5 %, në krahasim me Tetor 2024.

Në këtë njëmbëdhjetmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me -13,9 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 469 mld lekë, duke u rritur me 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Eksportet ngadalësojnë rënien në nëntor, më dobët tekstilet dhe metalet appeared first on Revista Monitor.

Sektori fason vijon në krizë: Bien eksportet, rënia e euros një ndër shkaqet

By: fra nc
14 December 2024 at 14:23

Fasoneritë nuk janë në fazëne  tyre më të mirë. Të ardhuat nga ky biznes, kanë pësuar rënie për të tretin tremujoj rradhazi, 140 milionë euro një rënie me 29% më pak se vitin e kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se në 9 muaj të ardhurat ishin 498 milionë euro, një renie me 16%.

Forcimi i lekut është një ndër faktorët kryesorë dhe rënia e euros, duke arritur në një rekord të ri pranë kufirit 98 lekëve.

Edhe eksportet kanë pësuar rënie. Grupi “Tekstilë dhe kepucë”, në 10 muaj janë ekportuar 21% më pak se një vit më parë.

“Makineri, paisje dhe pjesë kembimi” janë grupi i dytë me eksportin më të paktë, megjithatë jo në të njëjtat shifra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sektori fason vijon në krizë: Bien eksportet, rënia e euros një ndër shkaqet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌