Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspertja Elona Gjebrea: Vdekjet po tejkalojnë lindjet, duhet ndërhyrë sa më shpejt

By: Oldi
10 June 2025 at 21:54

Ekspertja e shëndetit, ish-deputetja Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, u shpreh se vitet e fundit, numri i vdekjeve në vendin tonë po tejkalon atë të lindjeve. Gjebrea e konsideroi këtë një fenomen kombëtar, ku nga të dhënat e vitit 2023, përvec Tiranës e cila pati një bilanc demografik më të mirë, […]

The post Ekspertja Elona Gjebrea: Vdekjet po tejkalojnë lindjet, duhet ndërhyrë sa më shpejt appeared first on BoldNews.al.

Qeveria rriti shtesat për lehonat, Muharremi: Lindjet në Kosovë janë në rënie

5 June 2025 at 14:40

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka marrë vendim që të rrit shtesat për nënat lehona. Ku sipas rritjes që është bërë, lehonat e papunësuara do të përfitojnë 325 euro për gjashtë muaj, kurse, lehonat e punësuara do të përfitojnë 319 euro për tre muaj. Më herët, lehonat kanë përfituar nga 170 euro.

Rreth kësaj situate është deklaruar njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, transmeton Telegrafi.

Muharremi ka postuar disa të dhëna, duke shkruar se në Kosovë ka pasur rënie të lindjeve, dhe se ky trend po vazhdon.

“Këtu e kemi numrin e lindjeve në Kosovë vitet e fundit. Kemi pasur 22,830 lindje në vitin 2021, ndërsa kemi 21,487 në vitin 2024. Rënia e trendit është rreth 5.88%. Ky trend i rënies nuk është i ri.
Gjithashtu është me rëndësi me theksu që gjatë vitit 2024 ASK ka raportuar 10,230 persona (kosovarë) që kanë lindur jashtë vendit. Kjo i bie rreth 47.61%, kur e krahason me numrin e lindjeve në Kosovë. Gjithsejt, në Kosovë dhe jashtë janë gjithsejt 31,717 lindje”, ka pohuar ai në Facebook.

Ndryshe, vendimi për rritjen e shtesave të lehonave u mirëprit nga ana e qytetarëve./Telegrafi/

The post Qeveria rriti shtesat për lehonat, Muharremi: Lindjet në Kosovë janë në rënie appeared first on Telegrafi.

Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars

By: V K
26 May 2025 at 08:07

Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 %, në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër, popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023, është rritur me 7.3 për qind.

Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë, lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.

Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro.

Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore, duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet.

Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj.

Gjithashtu, çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.

Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve, pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi.

Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.

Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo.

Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht.

Gjithashtu, veshjet, ushqimet dhe të gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.

“Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.

Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.

Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart.

Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë. INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin, lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023./ Monitor

The post Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars appeared first on Albeu.com.

“Më pak lindje, më shumë vdekje”, INSTAT publikon të dhënat

By: Besnik
16 May 2025 at 15:49

Shqipëria vijon të regjistrojë gjithmonë e më pak lindje nga viti në vit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2025, lindjet shënuan rënie me 14,1%, ndërsa vdekjet u rritën me 5,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.

Shtesa natyrore për këtë periudhë është negative, me 883 persona më pak, në një kohë që në vitin 2024 ajo ishte pozitive, me 1.208 lindje më shumë se vdekjet.

Ekspertët e statistikave bëjnë me dije se në 3 muajt e parë të vitit në të cilin ndodhemi, qarku me më shumë lindje është Tirana, me 1.750, ndërsa më pak lindje janë regjistruar në Gjirokastër, ku kanë ardhur në jetë vetëm 76 bebe.

Sipas raportit të INSTAT, në vitin 2025 të gjitha qarqet regjistruan rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rënia më e vogël u regjistrua në Berat, me 4,0%, dhe më e madhja në Kukës, me 22,9%.

E kur flasim për fatalitete, INSTAT informon se kryeqyteti është sërish në krye të listës, me 1.423 vdekje në 3 muajt e parë të 2025, dhe Kukësi në fund me vetëm 123 vdekje.

Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024, shohim se Dibra është qarku që ka shënuar rënien më të madhe të vdekjeve në 3 muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më pak lindje, më shumë vdekje”, INSTAT publikon të dhënat appeared first on Euronews Albania.

Ambasada Amerikane sqaron: Ja pse vizat turistike nuk vlejnë për lindje fëmijësh

2 May 2025 at 17:48

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka bërë një thirrje që qytetarët shqiptarë të mos keqpërdorni vizat turistike, konkretisht të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada sqaron se vajtja me vizë turistike në SHBA për të lindur quhet turizmi i lindjes dhe kjo do të refuzohet nga oficerët konsullorë.

Kjo është e papranueshme -thekson ambasada- dhe nëse viza turistike keqpërdoret për këtë rast atëherë qytetarët mund të humbasin të drejtën për vizë apo për të udhëtuar në SHBA.

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA. Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, thote ambasada.

The post Ambasada Amerikane sqaron: Ja pse vizat turistike nuk vlejnë për lindje fëmijësh appeared first on Sot News | Lajme.

OKB: Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve

By: user 6
20 April 2025 at 18:44

Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë, pasi Shqipëria po tkurret dhe plaket. Ndërsa mendohet se deri në 2054 lindjet do të përgjysmohen, duke bërë që nga 22 mijë bebe të lindura në 2024, të kemi rreth 10-11 mijë bebe në 2050, ekspertët kanë dalë në përfundimin se emigracioni është shkaku kryesor i rënies së lindjeve.

Ata e kanë renditur Shqipërinë të parën në botë, për numrin e lindjeve të humbura si pasojë e emigracionit. Sociologët e shohin me shqetësim këtë situatë, duke thënë se pasojat do të jenë të shumëfishta.

“Këto do të reflektohen në radhë të parë në tkurrjen e popullsisë së republikës së Shqipërisë, në radhë të dytë në uljen numrit të martesave, në radhë të tretë në plakjen e popullsisë”, thotë Entela Binjaku.

Sipas projeksioneve të kombeve të bashkuara, të gjitha vendet e rajonit prite të kenë rënie drastike të lindjeve si pasojë e emigrimit të grave në moshë riprodhuese. Edhe më i ndjeshëm është në vendet që kanë norma të ulta të fertilitetit, ku çiftet nuk zëvendësojnë as veten. Itali dhe Greqia janë dy vendet që bëjnë përjashtim, pasi janë vende ku ende që përfitojnë rritje të lindjeve nga emigrantët. /Gazeta Blic

The post OKB: Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i OKB vë alarmin: Në Shqipëri do të përgjysmohen lindjet në 3 dekadat e ardhshme

By: V K
14 April 2025 at 08:19

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054.

OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit. Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet me pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.

Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja.

Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.

Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100 .

OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13). https://monitor.al/grate-nuk-po-lindin-indeksi-i-fertilitetit-bie-ne-121-femije-per-grua-me-2022-e-treta-me-e-ulet-ne-europe/

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë./ Monitor

The post Parashikimi i OKB vë alarmin: Në Shqipëri do të përgjysmohen lindjet në 3 dekadat e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Numri më i ulët në 90 vite/ Lindjet ranë 5% më 2024, ekspertët: Duhet plan masash

By: V K
13 February 2025 at 08:16

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte sociale dhe ekonomike në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT që u publikuan sot, tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023.

Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar, në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%.

Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë, kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulë se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë.

Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Ata sugjerojnë ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen ekonomike të familjeve të reja. Demografët pohojnë se duhet një ekzaminim i detajuar i nevojave të familjeve të reja sipas rajoneve dhe më pas të hartohet një paketë politikash që t’i ndihmojnë ato në kostot për të rritur fëmijët.

Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë.

Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara.

Në vitin 2003, Spanja mori një reformë për rritjen e lindjeve në të cilën nënat me fëmijë deri në tre vjeç që punonin përjashtoheshin nga tatimi mbi të ardhurat personale. Lehtësitë tatimore zgjeroheshin me nënat që lindnin më shumë fëmijë. Gjithashtu një bonus bebesh prej 2500 eurosh jepej për çdo lindje./Monitor

The post Numri më i ulët në 90 vite/ Lindjet ranë 5% më 2024, ekspertët: Duhet plan masash appeared first on Albeu.com.

21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

13 January 2025 at 10:55

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezultate pozitive, duke raportuar se gjatë javës së kaluar janë sjellë në jetë 12 vajza dhe 9 djem.

Lindjet shënojnë një moment të veçantë për komunitetin dhe janë dëshmi e përkushtimit të ekipit të maternitetit të Spitalit për të ofruar kujdes maksimal për nënat dhe të porsalindurit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, Spitali ka ndarë detaje shtesë për shërbimet e tjera të ofruara gjatë javës.

Në këtë njoftim, përveç lindjeve, janë publikuar edhe të dhëna që pasqyrojnë angazhimin dhe cilësinë e kujdesit mjekësor, duke përfshirë 3,038 vizita te mjekët specialistë, 228 pranime të reja, mesatarisht 180 pacientë të shtrirë çdo ditë, 21,658 analiza laboratorike të realizuara për 2,134 pacientë, 53 operacione të suksesshme, së bashku me qindra shërbime imazherie, fiziatrike dhe seanca dialize.

Spitali, në njoftimin e tij, thekson përkushtimin që ka ekipi shëndetësor për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Jam krenare për ekipin tonë dhe përkushtimin e tyre. Këto shifra nuk janë vetëm statistika, por reflektim i përkushtimit tonë për t’iu shërbyer pacientëve me cilësi dhe dashuri”, kanë shkruar ata.

Stafi i Spitalit Rajonal të Pejës vazhdon të punojë pa ndërprerje për të ofruar kujdes cilësor 24/7, duke u kujdesur për çdo pacient me përkushtim dhe profesionalizëm. /Telegrafi/

The post 21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës appeared first on Telegrafi.

Pse 2025 është “Viti i Shenjtë” për Kishën Katolike?

26 December 2024 at 23:50

Viti i Shenjtë ose Viti Jubilar në Kishën Katolike dikur ishte një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë, por kohët e fundit ka pasur një rritje të vërtetë të ndjekësve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Teologu nga Augsburg, Jörg Ernesti, kujton mirë Natën e Krishtlindjes së vitit 1974.

Atëherë ishte vetëm tetë vjeç, por mban mend njoftimin në gazetë për programin televiziv “Ora 23:25 – nisja e Vitit të Shenjtë nga Papa Pali VI – transmetim i drejtpërdrejtë nga Sheshi i Shën Pjetrit në Romë”.

E gjithë familja e tij ishte e mbërthyer para televizorit dhe në atë kohë kjo ishte një nga ngjarjet më të mëdha televizive. Transmetimi u përcoll nga 40 kanale televizive dhe vlerësohet se u ndoq nga një miliard njerëz.

Fillimi i Vitit të Shenjtë në 1975

Sot, Ernesti e di mirë se çfarë është Viti i Shenjtë ose Jubilar për Kishën Katolike: në fakt, kjo u fut nga Papa Bonifaci VIII në vitin 1300 dhe ishte menduar të festohej vetëm në fillim të çdo shekulli.

Modeli i tij ishte zakoni hebraik për të festuar çdo 50 vjet një vit faljeje, i cili ishte konceptuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe materiale: çdo gjysmë shekulli, një besimtar i mirë do të falte të gjitha borxhet e debitorëve të tij.

Në Kishën Katolike, kjo mbeti një dëshirë e bukur në lutjen “Ati ynë” (“…na i fal fajet tona, siç ua falim ne fajtorëve tanë…”).

Madje, edhe Papa Bonifaci nuk e kishte menduar këtë shumë fjalë për fjalë: nuk bëhej fjalë për borxhe monetare, por në atë vit, pelegrinëve në Romë do t’u faleshin të gjitha mëkatet.

Falas – gjë që në atë kohë nuk ishte aspak e zakonshme.

Dy papë

Ernesti shpjegon për DW se vendimi i papës së atëhershëm ishte spontan, por jo pa llogari: në Kishë po dëgjoheshin gjithnjë e më shumë ankesa kundër Bonifacit VIII, madje kishte edhe akuza për herezi, gjë që në atë kohë ishte kërcënim jo vetëm për shpirtin e përjetshëm, por edhe për një fund të shpejtë në këtë botë.

Megjithatë, ky veprim rezultoi i suksesshëm: pelegrinët u dyndën në Romë dhe jo vetëm besimtarët, por edhe hotelierët e qytetit të përjetshëm ishin të kënaqur me Papën.

Jo shumë kohë më pas, Kisha Katolike u gjend sërish në vështirësi, sepse nuk kishte vetëm një, por dy papë: një në Romë dhe një në Avignon (Francë).

Atëherë ata iu rikthyen kësaj ideje të shkëlqyer dhe shumë shpejt edhe viti 1350 u shpall “i shenjtë”. Kjo funksionoi aq mirë sa që nga shekulli i XV-të, çdo vit i 25-të është shpallur Jubilar.

Bonifaci VIII

Sot kjo është jo vetëm një magnet turistik për Romën, ku vitin e ardhshëm priten 30 milionë pelegrinë shtesë, por edhe një spektakël i madh: dyert qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit janë zakonisht jo vetëm të mbyllura, por edhe të murosura.

Papa pastaj përdor një çekiç simbolik për të shembur murin – tashmë është e qartë se gjithçka do të përgatitet për Papa Françeskun, i cili thjesht do të kalojë përmes këtyre dyerve, shkruan deutschewelle (në gjuhën kroate).

Por shumë besimtarë, Vitet e Shenjta nuk janë më të rralla, pasi që nga viti 1518 ka pasur edhe “të jashtëzakonshme”. Atëherë ajo iu kushtua mbështetjes së Polonisë në luftën kundër turqve, por disa mund të kujtojnë gjithashtu Vitin Marian, të shpallur nga Papa Piu XII në vitin 1954. Papa Pali VI, ndërkaq, në vitin 1974 e çau murin për herë të tretë: herën e parë e kishte bërë këtë në vitin 1966, me rastin e përfundimit të Koncilit të Dytë të Vatikanit, dhe pastaj nga 29 qershori 1967 deri në qershorin e vitit të ardhshëm, në përkujtim të martirizimit të apostujve Pjetër dhe Pal.

Edhe Papa Gjon Pali II-të u angazhua shumë për Vitet e Shenjta: nga Pashkët e vitit 1983 shpalli një Vit të Shenjtë të jashtëzakonshëm të Shpëtimit; në festën e Rrëshajëve të vitit 1987 shpalli solemnisht Vitin e Dytë Marian; ndërsa më pas e priti Vitin Jubilar “të zakonshëm” të vitit 2000.

Papa Françesku gjithashtu ka qenë aktiv: vetëm dy vjet pas zgjedhjes, shpalli vitin 2015 si Vitin e Jashtëzakonshëm të Mëshirës. Risia është se edhe kjo Vit i Shenjtë i zakonshëm i vitit 2025, i cili fillon këtë Natë të Krishtlindjes, shoqërohet me parullën “Pelegrinët e shpresës”.

Një botë e mbushur me kriza dhe konflikte

Papa thekson se si Kisha dhe bota gjenden në një realitet të mbushur me kriza dhe konflikte. Në këtë botë të globalizuar tashmë po ndodh një “Luftë e Tretë Botërore”, dhe viktimat, si zakonisht, janë banorët më të varfër të planetit, të cilët shfrytëzohen pa mëshirë dhe lihen të uritur.

Në këtë Vit të Shenjtë, na takon që të ndërmarrim një pelegrinazh shprese dhe, përmes besimit dhe mirësisë sonë, të përpiqemi të luftojmë këtë të keqe.

Nëse pelegrinazhi na çon në Romë, mikpritësit vendas nuk kanë asgjë kundër. Punonjësit e turizmit kanë përfituar gjithashtu nga kjo ngjarje për të promovuar marketingun e tyre, dhe kështu ky Vit i Shenjtë ka madje edhe një maskotë – një figurë pelegrinë të quajtur Luca.

A do të jenë të kënaqur të gjithë në Vatikan me të gjithë pelegrinët?

Kjo mbetet e hapur, pasi më 6 shtator edhe komuniteti LGBTQ njoftoi për një vizitë masive në Bazilikën e Shën Pjetrit.

E ardhmja e viteve të shenjta

Edhe nëse humbisni këtë mundësi për të marrë faljen e mëkateve, duket se së shpejti do të kemi një tjetër Vit të Shenjtë të jashtëzakonshëm: në vitin 2033 do të përkujtohen dy mijëvjeçar i kryqëzimit të Shpëtimtarit.

Atëherë, cilido që të jetë Papa, do ta ketë të vështirë t’i rezistojë këtij tundimi. /Telegrafi/

The post Pse 2025 është “Viti i Shenjtë” për Kishën Katolike? appeared first on Telegrafi.

Cilat ishim mesazhet e disa liderve botërorë për festat e Krishtlindjeve?

25 December 2024 at 16:45

TIRANE, 25 dhjetor /ATSH/ – Pamvarsisht se bota po përjeton disa konflikte të cilat po përshkallëzohen në shumë vende liderët botërorë kanë dedikuar urrimet e tyre me rastin e Krishtlindjeve.
Ja urrimet e disa prej tyre në rrjetet sociale.

Joe Biden: Jill dhe unë mbajmë një vend të veçantë në zemrat tona për burrat dhe gratë e guximshme me uniformë që mbrojnë kombin tonë, shumë prej të cilëve janë larg familjeve të tyre këtë sezon festash.

Ju uroj ju dhe të dashurit tuaj një natë të sigurt Krishtlindjesh!.

Giorgia Meloni: Juve dhe familjeve tuaja, urimet e mia më të mira për një ditë plot qetësi dhe gëzim.
Gëzuar Krishtlindjet!

Olaf Scholz: Krishtlindja është një moment që prek zemrat tona, ku ndajmë gëzimet dhe hidhërimet. Kohët janë shumë të vështira. Të gjithë po e ndjejmë tani. Por ne jemi një komunitet me një të ardhme të përbashkët dhe të fortë. I uroj të gjithëve një festë të qetë.

Emmanuel Macron: Gjatë festave le të mblidhemi familjarisht dhe të ndajmë momente ribashkimi, gëzimi dhe shprese.

Mendimi ynë vëllazëror shkon për bashkëqytetarët tanë në vështirësi, sëmundje apo vetmi dhe për ata që po përballen me këtë ciklon të tmerrshëm, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke u përgatitur për të rindërtuar së bashku.

Benjamin Netanyahu: Të dashur miq të krishterë, ndërsa mblidheni me familjet dhe miqtë tuaj këtë Krishtlindje, i uroj komunitetit të krishterë në Izrael dhe në mbarë botën bekimet e Krishtlindjeve të lumtura nga Toka e Shenjtë. /os/

 

The post Cilat ishim mesazhet e disa liderve botërorë për festat e Krishtlindjeve? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Të heshtë zhurma e armëve”, Papa Françesku: Të fillojnë bisedimet për paqe

By: Besnik
25 December 2024 at 14:08

Nga lozha qendrore e bazilikës së Vatikanit, Françesku i dha Romës dhe botës mesazhin tradicional të Krishtlindjes, duke kërkuar guximin që “armët të heshtin dhe të kapërcehen ndarjet”.

Papa lutet për fundin e konflikteve dhe krizave në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Mianmar, Qipro dhe në disa vende të kontinentit amerikan. Në vitin jubilar, i fton besimtarët të mos kenë frikë, sepse mëshira e Zotit “e davarit urrejtjen”

Papa kërkoi që të “hapet dera e negociatave” dhe përmendi nevojën për paqe përfundimtare pas muajsh vuajtjesh dhe konflikti.

“Heshtëshin armët në Ukrainën e munduar! Paçim guximin të hapim derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut e të takimit, për të arritur në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Heshtëshin armët në Lindjen e Mesme! Me sytë e mi të ngulur në djepin e Betlehemit, ia drejtoj mendimet bashkësive të krishtera të Izraelit e të Palestinës, veçanërisht Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë. Pushoftë zjarri, u lirofshin pengjet dhe u ndihmoftë popullata e rraskapitur nga uria dhe lufta. Jam edhe pranë bashkësisë së krishterë në Liban, veçanërisht në jug, edhe asaj të Sirisë, në këtë çast të brishtë. U hapshin portat e dialogut e të paqes në të gjithë rajonin, copëtuar nga konflikti. E dua të kujtoj këtu edhe popullin libik, duke e inkurajuar të kërkojë rrugëzgjidhje, që i hapin udhën pajtimit kombëtar”.

Papa gjithashtu u fokusua në situatën dramatike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Rripin e Gazës, ku theksoi se “situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë”. Ai bëri apel për dërgimin e ndihmave urgjente dhe një armëpushim të menjëhershëm për të lehtësuar vuajtjet e popullatës, duke kërkuar që “zhurmat e armëve të heshtin”.

LEOXONI GJITHASHTU:

The post “Të heshtë zhurma e armëve”, Papa Françesku: Të fillojnë bisedimet për paqe appeared first on Euronews Albania.

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj uron besimtarët katolikë për krishtlindje

25 December 2024 at 15:25

Me rastin e Krishtlindjes, në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë u mbajt mesha e shenjtë, ku ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive dhe qytetarë.

Kryetari Zenun Elezaj, përmes Facebook-ut, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Krishtlindjet duke ndarë edhe fotografi nga mesha.

“Në Kishën Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë u mbajt mesha e Krishtlindjes, ku ishim të pranishëm bashkë me drejtorë të drejtorive dhe qytetarë. Me këtë rast, në emrin tim dhe të komunës së Klinës, kam uruar besimtarët e krishterë Krishtlindjen, duke ju dëshiruar paqe, shëndet, begati e harmoni në familje. Gëzuar e për shume mote!”, ka shkruar ai.

Urimi i Kryetarit Elezaj përforcon vlerat e harmonisë ndërfetare dhe respektit mes komuniteteve të ndryshme në Klinë. /Telegrafi/

The post Kryetari i Klinës Zenun Elezaj uron besimtarët katolikë për krishtlindje appeared first on Telegrafi.

Begaj, Rama, Berisha dhe Meta urojnë Krishtlindjet

By: Besnik
25 December 2024 at 08:44

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e reflektimit mbi vlerat më të larta të njerëzimit.

Begaj theksoi se kjo ditë e shenjtë, që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, është një mundësi për të reflektuar mbi vlera si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja.

“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e presidentit”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjeve në një mënyrë të veçantë, duke ndarë një postim në rrjetet sociale, ku prezanton ikonën “Krishtlindja”, punuar në shekullin XVII nga mësues Kostandini, nga Vithkuqi i Korçës, e cila është restauruar rishtazi.

Në mesazhin e tij, Rama e cilëson këtë ikonë si “dëshmi arti dhe besimi që prej shekullit XVII”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

Edhe kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes.

“Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Berisha, duke e shoqëruar urimin me një foto të tijën së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha.

“Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq! Gëzuar”, përmbyll mesazhin, kryedemokrati Sali Berisha.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili ndodhet i izoluar në burg ka uruar nga atje të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Meta zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të kësaj feste me fjalët Biblës.

“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël”, shkruan Meta.

“GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!”

“Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Begaj, Rama, Berisha dhe Meta urojnë Krishtlindjet appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

By: V K
25 December 2024 at 08:40

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kreu i shtetit, ka bërë thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta të njerëzimit, si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja.

“Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, shkruan Begaj.

Mesazhi i Begajt:

“Në këtë ditë të shenjtë të Kruishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, thuhet në mesazhin e presidentit.

 

The post Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit appeared first on Albeu.com.

Rama uron besimtarët e krishterë, prezanton një ikonë arti të saporestauruar: Gëzuar Krishtlindjen

By: V K
25 December 2024 at 08:28

Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë në Shqipëri për festën e Krishtlindjeve.

Rama gjithashtu, tregoi pamje të një vepre arti të saporestauruar.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

The post Rama uron besimtarët e krishterë, prezanton një ikonë arti të saporestauruar: Gëzuar Krishtlindjen appeared first on Albeu.com.

Pse arrëthyesit i shohim ngado gjatë Krishtlindjeve?

By: Kult Plus
24 December 2024 at 13:44

“Arrëthyesi” është ndoshta baleti më i njohur gjatë periudhës së fundvitit, por po ashtu personazhi i dashur është pjesë e qindra filmave dhe zbukurimeve të Krishtlindjeve.

Por pse arrëthyesit e vegjël janë shndërruar në një dekor të preferuar gjatë festave të fundvitit? Sipas folklorit gjerman, arrëthyesit dhuroheshin si hajmali për t’i sjellë fat familjes dhe për të mbrojtur shtëpinë. Thuhet se përfaqësojnë forcën, fuqinë, kujdeset për familjen dhe mban larg shpirtrat e ligj.

Origjina e tyre vjen nga traditat e lashta të gostive ku arrëthyes fisnikë ishin pjesë të tyre si argëtim gjatë ëmbëlsirës. Kjo sillte biseda të gëzueshme teksa të ftuarit shijonin pjatën e fundit të shoqëruar me arra e lajthi.

Shumë nga dizajnet e mëparshme të arrëthyesve ngjasonin me kafshët, shpendët dhe njerëzit. Forma klasike që njohim sot e cila ngjason me mbretër apo ushtarë nuk u duk deri nga vitet 1600-1700.

Arrëthyesit ishin të famshëm fillimisht në Gjermani dhe krijoheshin në malet Erzgebirge. Në vitin 1892 ata u bënë të njohur në mbarë botën falë debutimit të baletit “Arrëthyesi” që u kompozua nga Çajkovski dhe u vendos në skenën e teatrit të Shën Petërburgut. Ky është edhe momenti nga ne e njohim më së shumti versionin e Krishtlindjeve të arrëthyesit, i cili është kthyer në një simbol të festës./KultPlus.com

Data 24 dhjetor shënon mbrëmjen e Krishtlindjeve

By: Kult Plus
24 December 2024 at 12:41

Mbrëmja e Krishtlindjes më 24 dhjetor nis një sërë traditash festash. Disa janë praktika të lashta me një rrotullim modern, ndërsa të tjera datojnë qindra vjet më parë.

Nata e Krishtlindjeve është e mbushur me tradita fetare dhe jofetare. Traditat fetare përqendrohen rreth lindjes së Jezusit. 

Emërtime të ndryshme kanë traditat e tyre. Në prag të Krishtlindjes, katolikët romakë dhe anglikanët mbajnë meshën e mesnatës. Luteranët festojnë me shërbimet e qirinjve dhe këngët e Krishtlindjeve. Shumë kisha ungjillore mbajnë shërbesat e mbrëmjes ku familjet kremtojnë Kungimin e Shenjtë. 

Në mbarë botën natën e Krishtlindjeve festojnë me ushqime të ndryshme. Në Itali festojnë festën e shtatë peshqve. Rusët tradicionalisht shërbejnë një darkë me 12 pjata të Krishtlindjeve përpara se të hapin dhuratat. Ndërkohë, në Bullgari, vakti i Krishtlindjes përbëhet nga një numër tek i pjatat pa mish. 

Përveç ushqimit dhe shërbimeve fetare, festa është kur Santa Clause ngrihet në qiell me sajën e tij për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve në mbarë botën. Emra të tjerë për burrin me mjekërbardhë me një kostum të kuq përfshijnë Father Christmas, Kris Kringle dhe Saint Nicholas. 

Pavarësisht se si quhet ai, legjenda e Santa bazohet në një njeri të vërtetë të quajtur Shën Nikolla i Myra. 

Peshkopi i hershëm i krishterë ishte i njohur për dhënien e dhuratave të fshehta, si dhe për shumë mrekulli. Me kalimin e viteve, legjenda e Santa u rrit duke përfshirë Polin e Veriut, një sajë të drejtuar nga renë, një listë të keqe ose të këndshme dhe të qeshurën e tij gazmore, “ho, ho, ho”. /KultPlus.com

Në vigjilje të Krishtlindjes/ Imzot Massafra mesazh për besimtarët e krishterë

By: Besnik
24 December 2024 at 11:46

Në vigjile të festës së Krishtlindjes, Imzot Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste.

Shumë të dashur;

–Jemi duke kremtuar solemnitetin e madh që i bashkon të krishterët anembanë botës në adhurimin e thellë të misterit të parë themelor të fesë sonë:

Mishërimi i Fjalës së Hyjit, i cili, me dëshirën e tij, zgjodhi që të bëhej anëtar i familjes njerëzore. Në fakt, “Hyji që të krijoi pa ndihmën tënde, nuk mund të të shpëtojë pa këtë ndihmë”: kështu shprehej Shën Agustini (Sermoni CLXIX, 13), duke na bërë të kuptojmë se cila është metodologjia e Hyjit për shpëtimin e njerëzimit.

E pra, Hyji e përdori fillimisht këtë metodologji për veten e tij duke marrë natyrën njerëzore në mënyrë që të ofrojë më pas jetën e tij për shpëtimin e botës. Por këtë metodologji ai na e propozon edhe neve, duke na ftuar që të bashkëpunojmë me Të në veprën e shpëtimit.

Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës.

Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha.

Me këtë Krishtlindje të Zotit përurohet edhe Viti i Jubileut, i cili dëshiron të jetë një kohë e rivendosjes së ekuilibrave mes Hyjit dhe njerëzimit, mes njerëzve dhe krijimit, mes njeriut dhe njeriut.

Jubileu 2025, me temë “Shtegtarë shprese”, na kujton para së gjithash gjendjen tonë në këtë tokë që është pikërisht ajo e “shtegtarit”, domethënë ajo e “kalimtarit”, duke relativizuar gjithçka në Hyjin;dhe më pas duke na nxitur që ta jetojmë kohën e shtegtimit tonë në këtë tokë me shpresë, domethënë duke ushqyer brenda vetes dëshirën për të mirën, e cila nuk duhet të mposhtet nga shkurajimi që e keqja vazhdon të mbjellë për shkak të luftërave, trazirave natyrore apo ligësisë njerëzore.

Prandaj, mesazhi im i urimeve për këtë Krishtlindje 2024, i fundit i shërbimit tim si Bari i kësaj Arqipeshkvie të Shkodër-Pult, dëshiron të jetë ky:

* Të mësojmë nga Hyji metodologjinë e mishërimit, duke e zbatuar atë në jetën tonë kishtare dhe shoqërore, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë të Hyjit për shpëtimin e botës sonë.
* Të mësojmë që të relativizojmë gjithçka në Hyjin, duke bërë gjithçka për Të, ashtu si Jezusi erdhi në këtë botë për të bërë vullnesën e Atit (krh. Gjn 18,11).
* T’i rivendosim ekuilibrat e prishur për shkak të mëkatit duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë, duke vënë në praktikë urdhërimet e Hyjit, që rregullojnë marrëdhëniet tona me Të, me të afërmin tonë dhe me të gjitha krijesat.
* Dhe, në fund, uroj që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e secilit prej jush: ajo ushqeftë dëshirën për një botë më të mirë dhe qoftë stimuli i nevojshëm, me qëllim që secili ta bëjë të mirën dhe të angazhohet aktivisht në sferën kishtare dhe civile.

Shumë të dashur, mbërriftë te ju ky urim mirësie dhe shprese që Zoti Jezus dëshiron për të gjithë:

* Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptare dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë.
* Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës.
* Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse.
* Të sëmurëve, në shtëpi ose në struktura të kujdesit shëndetësor, ju uroj që të ndihen se trajtohen si njerëz dhe jo si numra.
* Personave të moshuar dhe të vetmuar që ndjejnë humbjen e shkaktuar nga mërgimi në masë, ju uroj që të gjejnë ngushëllim në mbështetjen e bashkësisë.
* Mërgimtarëve që jetojnë larg tokës dhe shtëpisë së tyre, ju uroj që të mos e humbasin dashurinë për atdheun e tyre dhe shpresën për një kthim të mundshëm të lehtësuar nga kushte më të mira të jetesës.
* Të burgosurve ju uroj që të shpresojnë edhe një herë në një jetë të ndershme dhe në një shans të dytë.

Urimet më të mira për gjithë të krishterë, katolikë, ortodoksë dhe vullnetmirë.

Gëzuar Krishtlindjen dhe një 2025 plot shpresë dhe gëzim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në vigjilje të Krishtlindjes/ Imzot Massafra mesazh për besimtarët e krishterë appeared first on Euronews Albania.

Si kremtohet Krishtlindja në mbarë botën?

By: Kult Plus
24 December 2024 at 09:32

Krishtlindja është një nga festat më të njohura dhe madhështore që festohet në të gjithë botën.

Pavarësisht vendndodhjes gjeografike, çdo kulturë ka mënyrën e saj të veçantë për të festuar këtë festë të fundvitit dhe për ta bërë festën unike.

Por, ja si festohet Krishlindja në të gjithë botën:

Itali

Në Itali, në kisha, sheshet e qytetit apo në çdo shtëpi, ekziston ky zakon i shfaqjes së skenës së lindjes së Krishtit, një “presepe” gjatë Krishtlindjeve.

Babbo Natale apo ai i cili atje njihet si Babai i Krishtlindjes u shpërndan dhurata fëmijëve dhe të gjithë njerëzit urojnë njëri-tjetrin.

Poloni

Në Poloni, festimi fillon me darkën e Krishtlindjes. Është një gjë para darkës e cila ka formë të hollë letre dhe është katrore. Ajo është e bërë me miell dhe uji si dhe ka një imazh të Lindjes së Krishtit.

Njerëzit thyejnë një copë dhe e hanë atë.

Gjermani

Në Gjermani, tregjet festive të Krishtlindjes mund të shihen në sheshet kryesore në shumë qytete dhe pemët e Krishtlindjes ngrihen qysh më 24 dhjetor.

Angli

Anglia fillon përgatitjet për Krishtlindje që nga mesi i nëntorit. Njerëzit dekorojnë dhe mbledhin donacione nga vizitorët për bamirësi.

Islandë

Në Islandë, fëmijët mbajnë këpucë në dritare për ta mbushur me dhurata.

Indi, Britani dhe SHBA

India, Britania dhe SHBA ndjekin traditën e ngjashme të mbajtjes së çorape pranë shtratit në natën e 24 dhjetorit për Babadimrin.

Australi

Në Australi, njerëzit shkojnë në plazh për të bërë grill, gjithashtu bëjnë një lojë emocionuese të kriketit në oborrin e shtëpisë dhe këndojnë këngën “White Christmas”.

Greqi

Në Greqi, njerëzit dekorojnë edhe varkat, përveç pemëve të Krishtlindjeve, si një festë e praktikës detare.

Ajo që mbetet e zakonshme, pavarësisht nga vendet e ndryshme në të gjithë globin, është se njerëzit presin me padurim eksitimin e shpirtit të gëzueshëm./klankosova/KultPlus.com

❌
❌