Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

LONDER – BM do të ulë moshën e votimit në 16 vjeç

LONDER, 17 korrik /ATSH-AA/ – Në një rishikim të plotë të sistemit zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar, qeveria ka njoftuar planet për t’u dhënë 16 dhe 17-vjeçarëve të drejtën për të votuar në të gjitha zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një dokument të ri strategjik, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të modernizuar demokracinë, për të rritur pjesëmarrjen dhe për të rivendosur besimin publik në politikë.

Ndryshimi e afron pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar me Skocinë dhe Uellsin, ku 16-vjeçarët tashmë mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe të decentralizuara.

Reformat janë një premtim kyç sipas “planit për ndryshim” të qeverisë.

“Ne po ndërmarrim veprime për të shembur barrierat ndaj pjesëmarrjes dhe për të përmbushur angazhimin tonë në manifest për t’u dhënë 16-vjeçarëve të drejtën për të votuar”, tha në një deklaratë zv.kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Angela Rayner.

Sipas strategjisë së re, rregullat e identifikimit të votuesve do të zbuten, me kartat bankare të lëshuara në Mbretërinë e Bashkuar të shtuara në listën e identifikimeve të pranueshme. Dokumentet digjitale të identifikimit, të tilla si Karta e Veteranit dhe patentat e drejtimit, do të lejohen gjithashtu kur të jenë të disponueshme.

Një certifikatë digjitale e autoritetit të votuesve do të futet për të përmirësuar qasjen dhe për të ulur kostot.

Një sistem më i automatizuar i regjistrimit të votuesve do të thjeshtojë regjistrimet dhe do të zvogëlojë dyfishimin në të gjitha shërbimet qeveritare.

“Duke përmbushur angazhimin tonë në manifest për të zgjeruar të drejtën e votës për 16 dhe 17-vjeçarët, ne po bëjmë një hap përpara në rivendosjen e besimit publik”, tha në një deklaratë ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Demokracinë, Rushanara Ali.   os/

The post LONDER – BM do të ulë moshën e votimit në 16 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

17 July 2025 at 17:56

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 17 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kudusi Shahu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me realtore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu appeared first on Reporter.al.

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

By: Oldi
17 July 2025 at 13:55

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do […]

The post Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri! appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

17 July 2025 at 11:21

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 16 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtare Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

KPA pezullon prokuroren Elona Alvora dhe e dërgon sërish në Magjistraturë

16 July 2025 at 15:52

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 16 korrik vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit për prokuroren e Vlorës, Elona Alvora, duke e pezulluar atë nga detyra për një vit dhe detyruar të ndjekë gjatë kësaj periudhe trajnimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Prokurorja Elona Alvora u konfirmua në detyrë prej KPK […]

The post KPA pezullon prokuroren Elona Alvora dhe e dërgon sërish në Magjistraturë appeared first on Reporter.al.

Dollari këmbehet sot me 84,13 lekë dhe euro me 97,74 lekë

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me ditën e martë, ndërsa euroja shënoi rënie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 84,13 lekë ose 0,42 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,09 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 97,74 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 112,62 lekë, ose 0,01 lekë më shumë se një ditë më parë dhe franga zvicerane zbriti me 0,20 lekë duke u këmbyer sot me 104,99 lekë. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 84.13 +0.42
Euro EUR 97.74 -0.09
Poundi Britanik GBP 112.62 +0.01
Franga Zvicerane CHF 104.99 -0.20
Jeni Japonez (100) JPY 56.56 -0.14
Dollari Australian AUD 54.82 -0.14
Dollari Kanadez CAD 61.31 +0.16
Korona Suedeze SEK 8.63 -0.08
Korona Norvegjeze NOK 8.18 -0.07
Korona Daneze DKK 13.10 -0.01
SDR SDR 115.08 +0.47
Ari(OZ 1) XAU 280947.09 -535.32
Argjend(OZ 1) XAG 3196.10 -10.16
Juani Kinez (onshore) CNY 11.72 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.71 +0.04
Lira Turke TRY 2.09 +0.01

The post Dollari këmbehet sot me 84,13 lekë dhe euro me 97,74 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

16 July 2025 at 12:48

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 15 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kyesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha appeared first on Reporter.al.

Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

By: V K
16 July 2025 at 08:28

Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët, nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani, në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve, u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, ç`ka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%.

Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit, propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve, nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Në periudhën janar-prill 2024, u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s.

Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.

Çfarë synon aksioni?

Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final, shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit.

Po ashtu, inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.

Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj.

Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi.

Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.

Po ashtu, përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim, për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Monitor

The post Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10% appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

15 July 2025 at 08:19

Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore. Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat […]

The post Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar appeared first on Reporter.al.

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të vazhdojë me shkarkimet masive në Departamentin e Arsimit

14 July 2025 at 23:49

Gjykata Supreme e SHBA-së tha se administrata e presidentit Donald Trump mund të vazhdojë me planet për të pushuar nga puna rreth 1,400 punonjës në Departamentin e Arsimit – duke shënuar një tjetër fitore për Shtëpinë e Bardhë nga gjykata e lartë me prirje konservatore.

Shumica e gjyqtarëve hoqën dorë nga një vendim i gjykatës së shkallës së parë që kishte pezulluar për një kohë të pacaktuar planin e administratës.

Gjyqtaret liberale Ketanji Brown Jackson, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan, nuk ishin dakord, transmeton Telegrafi.

“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi përsëri të qartën: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, si kreu i Degës Ekzekutive, ka autoritetin përfundimtar për të marrë vendime në lidhje me nivelet e personelit, organizimin administrativ dhe operacionet e përditshme të agjencive federale”, tha Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon në një njoftim për shtyp.

“Ndërsa vendimi i sotëm është një fitore e rëndësishme për studentët dhe familjet, është për të ardhur keq që gjykata më e lartë në vend duhej të ndërhynte për të lejuar Presidentin Trump të çonte përpara reformat që amerikanët e zgjodhën atë për të zbatuar, duke përdorur autoritetet që i janë dhënë nga Kushtetuta e SHBA-së”, shtoi McMahon.

Administrata Trump ka pasur rezultate të përziera nga gjykata më e lartë e vendit që nga janari, me shumicën konservatore që ka nxjerrë disa vendime që, herë pas here, kanë kufizuar veprimet e presidentit, duke përfshirë edhe çështjen e imigracionit dhe ndryshimet në qeverinë federale. Shtëpia e Bardhë ka kritikuar vazhdimisht gjyqtarët e gjykatave të ulëta për lëshimin e urdhrave të përgjithshëm, duke penguar zbatimin e politikave.

Urdhri i pafirmosur të hënën hoqi një vendim të gjykatës së ulët që pezulloi për një kohë të pacaktuar planin e Trump, për të shkurtuar stafin në Departamentin e Arsimit (DOE). Gjyqtari i Qarkut Amerikan, Myong Joun në Boston gjithashtu kishte vënë në pikëpyetje planet më të gjera. Një gjykatë apeli refuzoi një pezullim ndërsa qeveria kundërshtoi urdhrin.

Trump dhe McMahon e kanë bërë të qartë se duan të eliminojnë DOE-në, duke argumentuar se funksionet e saj duhet t’u lihen shteteve. Në kundërshtimin e tyre, gjyqtarët liberalë e bënë të qartë se vetëm Kongresi kishte fuqinë për të mbyllur një departament qeveritar.

Në kundërshtimin e saj, Sotomayor shkroi se gjykata po i lejonte administratës të bënte atë që donte, duke e përshkruar atë vendim si “të pambrojtshëm”. /Telegrafi/

 

The post Gjykata Supreme i lejon Trumpit të vazhdojë me shkarkimet masive në Departamentin e Arsimit appeared first on Telegrafi.

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

14 July 2025 at 18:35

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e saj për probleme në kriterin e profesionalizimit dhe në vlerësimin tërësor të çështjes në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Dumani i filloi bisedimet përfundimtare në këtë çështje […]

The post Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela appeared first on Reporter.al.

Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Rrogozhinë, Kavajë dhe Peqin, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ndau në rrjete sociale, momente nga ky takim, që kishte në fokus furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore.

“Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional që ka për synim garantimin e furnizimit me ujë për vaditje në tokat bujqësore të zonës, duke siguruar mbarëvajtjen e sezonit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve në kohë”, shkroi Memolla.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor.

/a.f/

The post Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji kërkon sërish kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT

14 July 2025 at 17:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 14 korrik të ripërsërisë kërkesat drejtuar zyrave të Furnizuesit të Shërbimit Universal të Energjisë, FSHU dhe Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, për vendosjen në dispozicion të kontratave të lidhura në emër të prokurorit të Fierit, Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, akte që kërkohen […]

The post Kolegji kërkon sërish kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14 July 2025 at 12:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 14 korrik me parashtrimet në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet burg, por që u […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea appeared first on Reporter.al.

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

By: M C
13 July 2025 at 22:50

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj.

Përmirësimi i cilësisë së gjumit
Mjalti stimulon prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon trupin të relaksohet dhe të hyjë në fazat e gjumit të thellë.

Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak

Mjalti ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë natës, duke parandaluar zgjimet e papritura.

Nxitja e metabolizmit të trurit

Glukoza natyrale te mjalti furnizon trurin me energji gjatë gjumit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës.

Mbështetja e sistemit imunitar

Mjalti ka veti antibakteriale dhe antioksiduese që ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

Zbutja e kollës dhe e fytit të irrituar

Nëse keni kollë ose ndjeni irritim në fyt, mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre simptomave, duke ju ndihmuar të flini më mirë.

The post Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit appeared first on Albeu.com.

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:12

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

 

Nertila Maho

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024. Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet që kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë. Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

Verë më e dobët, por vitin pritet ta shpëtojë “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj që në sezonin veror, shifrat do të jenë më pak se vjet në lidhje me turistët. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024. Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës.

Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, struktura me kapacitetin akomodues më të madh në këtë bregdet, por edhe ndër më të mëdhatë në vend, shprehet se pavarësisht se maji nisi dobët, sezoni pritet të jetë i mirë për Golemin.

“Nisur nga rezervimet që kemi te struktura jonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje.

Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj që korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës”, shprehet z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Ankesat ishin më së shumti për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

“Punë të mira janë bërë plot por ka shumë për t’u bërë duke nisur që nga lidhjet me aeroporte, te rrugët që duhet të sillen në parametra të pranueshëm, flas këtu për Tiranë-Durrës, apo rrugët dytësore në Plepa-Golem.

Tani, së fundmi, është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjithë palëve”, – thotë z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Polakët mbeten grupi kryesor i organizuar, por nuk shkojnë përtej kontratave aktuale

Një vit më parë, pavarësisht rezervimeve paraprake me kontrata garancie, agjencitë polake rritën kërkesën edhe brenda sezonit për vende shtesë. Ky vit duket se nuk ka të njëjtin ritëm.

Strukturat akomoduese shprehen se agjencitë po respektojnë rezervimet që kanë dhe po sjellin rregullisht chartera.

“Agjencitë e huaja, që kanë kontrata garancie, kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit”, tha z. Çerenishti.

Sipas tij është rritur interesi nga agjencitë e huaja franceze, të cilat po e shohin Shqipërinë si një mundësi për të hyrë me ture të organizuara, por ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Një tjetër treg që po rritet në mënyrë të qëndrueshme në segmentin e turizmit të organizuar është edhe ai spanjoll.

“Spanjollët kanë njëfarë rritje dhe është një treg që po ecën ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”, – tha z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe: 

“Ka më pak rezervime individuale”

“Golemi, mirë me shifrat e turistëve, por mungesa e ujit po bëhet problem serioz”

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

 

The post Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar appeared first on Revista Monitor.

Euroja zbret në nivelin më të ulët historik

TIRANË, 12 korrik  /ATSH/ Leku ka forcuar ndjeshëm pozitat në këmbim me monedhat e huaja përgjatë javës së dytë të muajit korrik të këtij viti, ndërsa euroja zbreti në nivelin më të ulët historik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuar me 0,06 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 97,90 lekë dhe në fundjavë me 97,84 lekë.

Gjithashtu luhatje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan që këmbehet sot me 84,14  lekë kundrejt 83,85 lekë që ishte të hënën. Monedha e gjelbër amerikane këtë javë u forcua me 0,29 lekë.

Ndërsa paundi britanik pas një rritjeje të vlerës ditën e mërkurë në vlerën 113,66 lekë, ka shënuar një rënie ditën e premte duke kapur kuotën e 113,39 lekë me një zbritje totale prej 0,07 lekë nga dita e hënë, kur u këmbye me 113,46 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar një rritje graduale që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 105,083 lekë kundrejt vlerës 104 ,65 lekë që këmbehej ditën e hënë. /j.p/

The post Euroja zbret në nivelin më të ulët historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria pezullon inspektimet e AKU-së, do u bëjë inspektorëve provim me shkrim dhe me gojë

12 July 2025 at 10:40

Ministria e Bujqësisë ka pezulluar nga detyra të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më konkretisht janë pezulluar inspektimet e pa planifikuara dhe të pa miratuara. Ky vendim është marrë për shkak se inspektorët aktualë të AKU-së, si dhe aplikantët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe me gojë. Lajmi […]

The post Qeveria pezullon inspektimet e AKU-së, do u bëjë inspektorëve provim me shkrim dhe me gojë appeared first on BoldNews.al.

“Wanderlust in Albania 2”, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Shqipëria është kthyer në një destinacion me turizëm gjithëvjetor, ku turistë të huaj dhe pushues vendas zgjedhin që të vizitojnë vendet më të bukura, nga plazhet, te Alpet apo parqet me peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon me pamje nga një perëndim dielli në plazhin e Golemit.

Videoja e realizar nga Leonard Barko me titull “Aty ku dielli puth detin”, është prezantuar në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

Kryeministri Rama shprehet se “”Wanderlust in Albania 2″ sjell qiellin e artë mbi Adriatik, filmuar nga Leonard Barko për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë & Video Reels.

“Me titull “Aty ku dielli puth detin”, pamja i përket plazhit të Golemit, që dhuron ndër perëndimet më të bukura të verës”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri. /e.i/j.p/

The post “Wanderlust in Albania 2”, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Wanderlust in Albania 2’, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit

By: Kult Plus
11 July 2025 at 21:50

Shqipëria është kthyer në një destinacion me turizëm gjithëvjetor, ku turistë të huaj dhe pushues vendas zgjedhin që të vizitojnë vendet më të bukura, nga plazhet, te Alpet apo parqet me peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon me pamje nga një perëndim dielli në plazhin e Golemit.

Videoja e realizar nga Leonard Barko me titull “Aty ku dielli puth detin”, është prezantuar në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

Kryeministri Rama shprehet se “”Wanderlust in Albania 2″ sjell qiellin e artë mbi Adriatik, filmuar nga Leonard Barko për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë & Video Reels.

“Me titull “Aty ku dielli puth detin”, pamja i përket plazhit të Golemit, që dhuron ndër perëndimet më të bukura të verës”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri. /atsh/ KultPlus.com

❌
❌