Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plazhi i Semanit/ Shtohen pushuesit në gusht, pastërti dhe çmime të favorshme

19 August 2025 at 13:33

SEMAN- Dhjetëditëshi i dyte i muajit gusht, e ka gjetur plazhin e Semanit ne Fier plot me pushues. Çmimet e lira, qetësia dhe rëra kurative, janë elementët që po tërheqin gjithnjë dhe më shumë pushues në këtë plazh.

Megjithë fluksin e pushuesve, Semani me hapësirat në një vijë të gjatë bregdetare garanton atë që shumë pushues kërkojnë këtu, privatësinë.

Shoqëruar nga masivi pyjor me pisha, Semani të ofron freskinë dhe natyrën e paprekur.

Me një vijë bregdetare që përfundon në plazhin fqinj, atë të Darëzezës dhe me mes jehonës së plazheve te jugut, Semani gati u braktis deri dy vjet më parë. Por kete sezon, rikthimi i pushuesve është i dukshëm.

Në Seman dhe Darëzezë operojnë 90 bare e restorante. Vija bregdetare prej më shumë se 20 km ofron plazhe të gjera publike duke i lejuar pushuesve të zgjedhin, mes komoditetit të plazheve private dhe privatësisë se atyre publike/abcnews.al

Dy vende në Evropë me ujin më të pastër për not – kënaqësia pranë plazhit ju pret

9 August 2025 at 20:41

Raporti analizon ujërat për not në 22,127 lokacione në 27 vende anëtare, përfshirë Shqipërinë dhe Zvicrën

Nëse po mendoni të gjeni sa më shpejt një plazh për t’u larë, dy vendet evropiane me ujë jashtëzakonisht të pastër nuk do t’ju vijnë të parat në mendje.

Ndoshta nuk do t’ju vijnë fare në mendje, por ndoshta duhet.

Çfarë po ndodh me një fshat në Alpe që është fshirë plotësisht nga harta? Banorët përballen me një vendim të dhimbshëm.

Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit (EEA) ka publikuar një vlerësim të ri mbi pastërtinë e ujërave në Evropë gjatë sezonit të verës, ku Sllovenia dhe Lituania kanë zënë vendin e parë për cilësinë.

Raporti analizon ujërat për not në 22,127 vende në 27 vende anëtare, përfshirë Shqipërinë dhe Zvicrën. Sipas raportit, 85 për qind e vendeve të testuara kanë përmbushur kushtet dhe kanë marrë vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

Lokacionet përfshijnë plazhe, lumenj, liqene dhe vende të tjera ku mund të laheni gjatë verës, ndërsa mostrat janë testuar për baktere. U konstatua se uji i detit kishte cilësi më të mirë se uji i lumenjve apo liqeneve.

Duhet theksuar se, edhe pse Sllovenia dhe Lituania dolën mirë në renditje, në këto dy vende është testuar një numër relativisht i vogël vendesh – 21 në Slloveni dhe 16 në Lituani, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ka dalje të shkurtër në Detin Adriatik, Sllovenia ka arritur të mbajë cilësi të lartë në të gjitha 21 vendet e testuara. Ky rezultat lidhet me menaxhimin e rreptë të mbetjeve, monitorimin e vazhdueshëm dhe mungesën e industrisë së rëndë pranë bregdetit.

Përveç ujit të pastër, vizitorët mund të shijojnë destinacionet bregdetare si Pirani, Portorozhi dhe Izola, të njohura për arkitekturën mesdhetare, kuzhinën e pasur dhe atmosferën e qetë.

Nga ana tjetër, Lituania, nga 16 vendet e testuara, Lituania gjithashtu ka dalë me cilësi të lartë të ujit, sidomos në zonat bregdetare të Detit Baltik. Plazhet e Palangës, Neringës dhe Klaipedës ofrojnë jo vetëm ujë të pastër, por edhe peizazhe të veçanta me dunat e rërës dhe pyjet bregdetare.

Sipas Raportit Botëror të Lumturisë, Lituania është shpallur vendi më i lumtur në Evropë për të rinjtë nën 30 vjeç, një faktor që reflektohet edhe në energjinë pozitive të qyteteve bregdetare. /Telegrafi/

The post Dy vende në Evropë me ujin më të pastër për not – kënaqësia pranë plazhit ju pret appeared first on Telegrafi.

Rama ndan pamje nga bregu i Bunës në Dajç

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Bregu i Bunës në zonën e Dajçit (Shkodër) është një tjetër atraksion turistik që po tërheq pushues të shumtë vendas, por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregu i Bunës në Dajç, aty ku ujërat e pastra të lumit Buna dhe pemët e larta janë bërë njësh me natyrën e bukur të kësaj zone, duke e kthyer në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e lumit Buna, kjo zonë ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.

Foto nga bregu i Bunës në zonën e Dajçit të Shkodrës
1 nga 3

/e.i/r.e/

The post Rama ndan pamje nga bregu i Bunës në Dajç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë

29 July 2025 at 13:31

Një aeroplan luftarak EF-18 Hornet i Forcave Ajrore Spanjolle u përball me një situatë të vështirë pasi duket se humbi kontrollin gjatë një shfaqjeje ajrore në një plazh të mbushur me njerëz në Gijon gjatë fundjavës.

Incidenti ndodhi të dielën në Gjirin e San Lorenzos në Asturias të Spanjës veriore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe pamjet janë bërë virale në mediat sociale, duke treguar Hornet duke fluturuar në lartësi shumë të ulët drejt plazhit të mbushur me spektatorë, kur kreu një kthesë të fortë djathtas.

Hey @Aviation_Intel what do you think about this video from an F-18 of Spain Ejército del Aire in an air show in Gijón ? It was a near crash or not? pic.twitter.com/pPZkjU2McM

— Godofredo de Bouillon 🇺🇦🇲🇽🇪🇸🇺🇦 (@g_bouillon) July 28, 2025

Manovra e papritur bëri që aeroplani të binte më poshtë se normalja, duke bërë të dukej sikur po humbiste kontrollin në ajër.

Por aeroplani shpejt rifitoi stabilitetin dhe u ngjit lart.

Muchos nos habéis estado preguntando, por eso, en este hilo, os contamos qué pasó durante el festival aéreo de Gijón.

Hilo 🧵 pic.twitter.com/oyY2ZNESEA

— Ejército del Aire y del Espacio (@EjercitoAire) July 28, 2025

Pamjet tmerruese tregojnë re tymi të zi që ngrihen nga aeroplani, duke tronditur audiencën, shumë prej të cilëve kishin kamerat e tyre të fiksuara.

Forcat Ajrore Spanjolle më vonë shkuan në X për të shpjeguar se çfarë ndodhi në shfaqjen ajrore dhe thanë se piloti kreu manovrën për të shmangur goditjen e zogjve në rrugën e fluturimit të aeroplanit.

Error o maestría
Esto ha pasado hoy en el festival aéreo de Gijon pic.twitter.com/4DZY3NiHkP

— Astoneta33🦈 (@nanoperuano) July 27, 2025

Siç vlerësohet më tej, një goditje me një zog ndërsa Hornet po fluturonte në një kënd kaq të ulët drejt një turme mund të kishte rezultuar në një katastrofë të madhe dhe veprimet në kohë të pilotit shpëtuan shumë jetë. /Telegrafi/

The post Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë appeared first on Telegrafi.

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

By: V K
27 July 2025 at 11:56

Ditën e sotme rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69-vjeçe, banuese në Tiranë, ka humbur jetën.

Dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.

The post Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det appeared first on Albeu.com.

Libri si aksesor plazhi

By: Ardit
18 July 2025 at 16:12

Nga Lutfi Dervishi Njerëzimi, e shpiku librin për të kaluar dijen nga një brez në tjetrin. Por askush nuk e parashikoi që një ditë, libri do përdorej për të kënaqur ndjekësit me një story në Instagram. Kur libri bie në duart e një influencereje që e quan “aksesor si syzet”, kemi zbritur zyrtarisht nga Olimpi […]

The post Libri si aksesor plazhi appeared first on BoldNews.al.

‘Wanderlust in Albania 2’, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit

By: Kult Plus
11 July 2025 at 21:50

Shqipëria është kthyer në një destinacion me turizëm gjithëvjetor, ku turistë të huaj dhe pushues vendas zgjedhin që të vizitojnë vendet më të bukura, nga plazhet, te Alpet apo parqet me peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon me pamje nga një perëndim dielli në plazhin e Golemit.

Videoja e realizar nga Leonard Barko me titull “Aty ku dielli puth detin”, është prezantuar në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

Kryeministri Rama shprehet se “”Wanderlust in Albania 2″ sjell qiellin e artë mbi Adriatik, filmuar nga Leonard Barko për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë & Video Reels.

“Me titull “Aty ku dielli puth detin”, pamja i përket plazhit të Golemit, që dhuron ndër perëndimet më të bukura të verës”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri. /atsh/ KultPlus.com

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 July 2025 at 18:18

Njësoj si fundjavat e kaluara, edhe kjo e diel e parë e korrikut ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore të vendit, për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhet. Raportohet se situatra më e rënduar është në rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, ku radha e automjeteve shpesh herë […]

The post Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet

2 July 2025 at 10:43

Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik dhe gusht që kanë fluksin më të lartë të pushuesve në bregdet, janë të paktën 127 subjekte në gjithë vijën bregdetare nga Shkodra në Sarandë të cilët kanë fituar të drejtën për stacione plazhi.

Këto janë subjekte të cilët parimisht ofrojnë akomodim dhe që nga aplikimet që kanë bërë në sistem kanë fituar të drejtën për të shfrytëzuar edhe plazhin. Së fundmi u zbardhën edhe lejet e dhëna për shfrytëzimin e plazheve të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Territorit ku përveç bashkive që kanë vijë bregdetare përfshihet në listë edhe Pogradeci për shfrytëzimin që i bëhet bregut të Liqenit të Ohrit.

Gjatë vitit të shkuar për shkak të problemeve të shfaqura me dendësinë e shezloneve dhe çmimeve që aplikoheshin në disa rajone nga ana përfaqësuesve të qeverisë u premtua se situata do të ndryshonte me aplikimet për shfrytëzimin e bregut gjatë verës 2025.

Në fakt këtë vit ka një prezencë më të madhe të plazheve publike teksa në zonat ranore me breg të gjerë është kërkuar që subjektet të lënë të lirë hapësira 7-8 metra nga vija e bregut kurse në ato më në Jug 2.5-3 metra që mund të shfrytëzohen nga publiku.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë inspektimeve të zhvilluara javëve të fundit në Bashkitë që kanë vijë bregdetare është shprehur se diferenca në favor të plazheve publike pritet të jetë edhe më e madhe vitin tjetër. Kjo sipas saj do të vijë si efekt i përfundimit të kontratave 5 vjeçare me disa subjekte që janë lidhur në vitin 2021 dhe vijojnë ende.

Disa Bashki kanë zgjidhur këtë vit menaxhimin e plazheve të vetme duke krijuar ndërmarrje siç është Lezha ndërkohë që edhe Shkodra ka ndjekur një model të sajin . Ndryshe nga vitet e tjera çmimet e shezloneve nuk janë bërë ende pjesë “virale” e komenteve në rrjete sociale me përjashtim të Ksamilit ku sërish janë të huajt që shprehin habi nga çmimet 20-30 euro për dy shezlone dhe një çadër.

Përgjithësisht në bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës çmimet e shezloneve në fundjave kanë qenë në një mesatare prej 1000 lekësh me një ulje gjatë javës (kryesisht gjatë qershorit). Në pjesën më veriore të bregdetit çmimet janë shfaqur edhe më ekonomike me një mesatare 500 leke deri 1000 lekë./ Monitor

The post KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet appeared first on Sot News | Lajme.

‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve

18 June 2025 at 18:35

Nëse po planifikoni pushimet tuaja pranë detit dhe doni të shmangni “betejën e përhershme me rërën që futet në çdo qoshe të gjërave tuaja” – ekziston një zgjidhje e thjeshtë, e lirë dhe shumë praktike.

Së paku kështu pretendohet në një artikull i cili thekson se bëhet fjalë për të njëjtët çarçafë që zakonisht përdorim në krevate, por të cilët po tregohen të jashtëzakonshëm edhe në plazh.

Kështu, siç thuhet më tej, ai mund të përdoret në vend të peshqirëve dhe shezlonëve.

Ai, siç pretendohet, pengon grumbullimin e rërës dhe është më lehtë për t’u pastruar.

Ky truk është veçanërisht i pëlqyer nga prindërit, pasi fëmijët mund të luajnë të qetë pa e shpërndarë rërën në ushqime, lodra apo veshje. /Telegrafi/

The post ‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve appeared first on Telegrafi.

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, rradhë trafiku dhe vonesa

By: user 5
11 June 2025 at 17:54

Edhe pse sezoni kryesor turistik është në prag, në Mal të Zi ende nuk janë hapur të gjitha plazhet, aeroportet po funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa kolonat në trafik maten me kilometra.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë, as këtë sezon nuk është përmirësuar ndjeshëm qasja ajrore në Mal të Zi, e as qarkullimi nëpër kufi. Mungon edhe zbatimi i paralajmëruar i taksës së tranzitit, që supozohej të lehtësonte ngarkesën në magjistrale nga turistët që vetëm kalojnë përmes Malit të Zi.

Për shkak të vonesave në tenderët e ndërmarrjes shtetërore Morsko dobro, shumë qiramarrës plazhesh ende nuk kanë nisur punën për shkak të procedurave administrative. Kanë kërcyer edhe çmimet – ato të akomodimit, të çadrave e shtretërve të plazhit, dhe të ofertës jashtë paketës së zakonshme turistike.

Shërbimi do të ndikohet edhe nga mungesa kronike e fuqisë punëtore, pasi ende nuk është miratuar ligji për punëtorët e përhershëm sezonalë.

E gjithë kjo po ndodh në një vit kur gjatë tre muajve të parë është regjistruar një rënie prej 10 për qind të netëve të qëndrimeve, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat nga turizmi kanë rënë për 6.4 për qind.

Kjo përbën vazhdimin e një prirjeje negative nga viti i kaluar, kur për herë të parë në dy dekadat e fundit nga turizmi u fituan gati 1.5 miliard euro më pak sesa një vit më parë.

TVSH-ja dyfish më e lartë rriti çmimet e akomodimit

Shoqata Turistike e Malit të Zi (CTU) thotë se rritja më shumë se dyfish e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për akomodim ka ndikuar ndjeshëm në çmimet e hoteleve.

“Për ta kompensuar këtë ngarkesë fiskale, do të duhej të rritnim çmimet për 17.5 për qind në vit, që është e paqëndrueshme. Duke qenë se e dimë që kjo do të shkatërronte biznesin, jemi të detyruar ta përballojmë pjesërisht vetë. Megjithatë, çmimet janë rritur”, thotë kryetari i shoqatës, Zharko Radulloviq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq këtë vit e ka rritur TVSH-në për akomodimin në hotele nga 7 në 15 për qind.

Radulloviq shpjegon se kjo nuk është vetëm një rritje prej 8 për qind, sepse rreth 80 për qind e të ardhurave në sektorin e hotelerisë vijnë nga akomodimi:

“Kjo do të thotë se nëse për të njëjtin numër krevatesh dhe netësh vjet kemi paguar 1 milion euro taksa, këtë vit paguajmë 2.1 milionë. Pra, barrën më të madhe të taksave po e mban pikërisht ajo që e mban të qëndrueshëm hotelerinë”.

Për ta ilustruar më mirë, ai bëri krahasime me Shqipërinë, ku TVSH-ja për akomodim është më pak se gjysma – vetëm 6 për qind.

Çfarë çmimesh i presin turistët?

Sipas të dhënave nga Organizata Turistike e Budvës, çmimet për një natë me mëngjes për dy persona në hotele me 3 dhe 4 yje variojnë nga 70 deri në 86 euro.

Në hotelet me 4 dhe 5 yje, çmimet shkojnë nga 86 deri në mbi 230 euro për natë. Ata që zgjedhin akomodim privat, paguajnë nga 16 deri në 25 euro në ditë për person.

Edhe çmimet në restorantet dhe kafenetë e Budvës janë të ndryshme. Në një zonë të njohur afër qytetit të vjetër mund të hahet mëngjes për 4.5 euro, ndërsa kafeja kushton 1.20 euro.

Pica dhe pasta kushtojnë 10 euro, kallamarët dhe rizotoja 13 euro, ndërsa peshku fillon nga 15 euro e më shumë. Duke analizuar menytë, del se në vijën e parë të detit një drekë ose darkë kushton rreth 25 euro për person, ndërsa një ëmbëlsirë 6.5 euro.

Shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

Çmimet e çadrave dhe shtretërve në plazhe janë rritur ndjeshëm, pasi ndërmarrja shtetërore Morsko dobro ka trefishuar qiranë për shfrytëzimin e plazheve.

Xhavit Hoxhiq nga Ulqini thotë për REL-in se vitin e kaluar paguante 42 mijë euro për qiranë e plazhit, ndërsa këtë vit rreth 114 mijë euro – pothuajse trefish më shumë.

Përveç qirasë, ai thotë se vetëm për ta pajisur plazhin rreth 200 metra të gjatë, duhet të investojë të paktën edhe 50 mijë euro.

“Do të na duhet të rrisim çmimet e shtretërve, pijeve dhe ushqimit – përndryshe nuk ka gjasa që ta përballojmë këtë qira”, thotë Hoxhiq.

Sipas Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Madh, çmimi mesatar i dy shtretërve të plazhit në rivierën e Ulqinit këtë sezon do të jetë nga 17 deri në 20 euro, krahasuar me 15–17 euro vitin e kaluar.

“Tani mbetet të shihet sa konkurrues do të jemi me këto çmime, por kjo ishte strategjia – të merret sa më shumë nga qiratë”, thotë ai.

Ministri i Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, deklaroi në televizionin publik malazias se këtë vit shteti ka arkëtuar shtatë herë më shumë nga qiratë e plazheve krahasuar me vitin 2021 – plot 35 milionë euro.

Megjithatë, një muaj e gjysmë pas nisjes zyrtare të sezonit, shumë plazhe ende nuk janë hapur për shkak të tenderëve të vonuar. Edhe pse deri në fund të majit 90 për qind e qiramarrësve kishin nënshkruar kontratat, shumë prej tyre ende nuk kanë leje për të punuar.

Hoxhiq thotë se për të hapur plazhin, barin veror dhe kampin, i duhet një “mal” dokumentesh, projekte urbanistike e të tjera.

“Ka aq shumë letra, sa që do të na duhej deri në fund të dhjetorit për t’i kompletuar të gjitha”.

Për këtë arsye, autoritetet në Ulqin kanë propozuar që ndërmarrja Morsko dobro të japë leje të përkohshme për qiramarrësit, deri në përmbushjen e dokumentacionit të nevojshëm. REL-i i ka pyetur autoritetet për këtë, por nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë thonë turistët për çmimet?

Danilo dhe Ana nga Podgorica, me foshnjën e tyre, po pushojnë në një hotel të kategorisë mesatare, dhe janë të kënaqur që në plazhin afër nuk ka ende shtretër – kështu do të shpenzojnë më pak se kishin planifikuar. Por, janë të habitur nga çmimet në markete:

“Bleva një shishe ujë, patatina dhe ‘smoki’ – gjithsej 7 euro. Ndërkaq, në një piceri afër, çmimet ishin gati dyfish më të larta se në Podgoricë”, thotë Ana për REL-in.

Jovani, nga Serbia, mendon se çmimet janë të arsyeshme për cilësinë që ofrohet, dhe thotë se janë më të ulëta se në Beograd, ku ai jeton:

“Për mua nuk është shtrenjtë, çmimet janë në përputhje me ofertën”.

Zahra, nga Azerbajxhani, ndodhet për herë të dytë në Mal të Zi, dhe po qëndron në akomodim privat:

“Disa restorante janë të shtrenjta, por ka zgjedhje, dhe mund të gjesh edhe më të lira. Përshtypjet e mia janë pozitive, prandaj kam ardhur sërish”.

Transporti tokësor dhe ajror

Udhëtimi drejt Malit të Zi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe kolonave kilometrike.

Disa turistë thonë se nga Dubrovniku deri në Budva, ku shkojnë shpesh, në kushte normale u duhen dy orë, por gjatë verës gjashtë deri në shtatë orë. Shkak janë pritjet në kufi, dhe punimet në Rrugën e Adriatikut, mes Tivatit dhe Budvës.

Veturat përshkojnë këtë distancë prej vetëm 24 kilometrash për rreth një orë e gjysmë në verë. Punimet në këtë segment prej 16 kilometrash nisën në janarin e 2024-tës, dhe parashikohet të zgjasin dy vjet. Kjo rrugë është arteria kryesore e turizmit malazias, pasi lidh aeroportet e Tivatit dhe Dubrovnikut.

Ndërkohë, transporti ajror është gjithashtu problematik. Prej vitesh paralajmërohet se aeroportet në Tivat dhe Podgoricë janë shumë të vogla për të përballuar fluksin sezonal. Në përgjigje për REL-in, kompania shtetërore Aeroportet e Malit të Zi thotë se janë “midis dy zjarreve”.

“Publiku kërkon më shumë linja dhe udhëtarë, ndërsa ne punojmë në terminale që janë të njëjtë si në vitin 2006”.

Në atë kohë, shtojnë ata, kanë pritur rreth 850 mijë pasagjerë, ndërsa këtë vit në të njëjtin hapësirë presin mbi 3 milionë. Ata presin ende vendimin për dhënien me koncesion të aeroporteve, dhe për këtë arsye bëjnë vetëm investime të vogla:

“Nuk është racionale të investosh miliona, nëse ekziston mundësia që këto para të përfundojnë te dikush tjetër”.

Këtë verë, Aeroporti i Podgoricës ka mbi 45 linja aktive, ndërsa ai i Tivatit mbi 50.

Qeveria kishte premtuar më herët hapjen e një linje ajrore “me interes publik”, por nuk është dhënë asnjë informacion për realizimin e këtij premtimi. As Ministria e Turizmit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e REL-it për veprimet konkrete për përmirësimin e kushteve të turizmit këtë sezon.

Fakti që turizmi përbën 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që Mali i Zi nuk ka një strategji të zhvillimit të turizmit, një plan të marketingut strategjik apo strategji për zhvillimin e burimeve njerëzore në këtë sektor – flet shumë për qasjen institucionale ndaj kësaj fushe të rëndësishme./REL

The post Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, rradhë trafiku dhe vonesa appeared first on Lapsi.al.

Rama ndan pamjet: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

11 June 2025 at 08:19

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të promovojë bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.

Shefi i qeverisë e ka nisur ditën duke publikuar pamje panoramike nga plazhi i Spillesë, i cili duket i mbushur në këto ditë të nxehta qershori.

Ai thekson se ky plazh është një nga perlat e shumta që ofron bregdeti shqiptar.

“Mirëmëngjesi dhe nga plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama/ abcnews.al

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

By: Ardit
9 June 2025 at 13:59

Dy vajza kanë denoncuar në Komisariatin e Himarës përdhunimin dhe ngacmimin seksual nga dy persona, në po kaq ngjarje të veçuara nga njëra-tjetra. U bë me dije sot (9 qershor) se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 33-vjeçarin me inicialet E. M., banues në Vorë. “Ndaj tij […]

The post E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit appeared first on BoldNews.al.

Turistët “pushtojnë” Durrësin që në pranverë, sezoni zgjatet me dy muaj

10 May 2025 at 18:52

Me hyrjen zyrtare të muajit maj, qyteti i Durrësit ka nisur sezonin e ri turistik, ndonëse plazhet janë populluar që në fund të prillit. Rritja e temperaturave dhe interesimi i lartë nga turistët e huaj e kanë bërë këtë sezon të nisë më herët dhe të jetë më i zgjatur krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas operatorëve hotelierë, Durrësi ka shënuar një rritje me 30% të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka do të thotë që Durrësi mbetet një ndër destinacionet më tërheqëse në Shqipëri, por sjell gjithashtu edhe ndikim të ndjeshëm në ekonominë vendase.

“Në muajin prill dhe maj ka një rritje rreth 30% më shumë se viti i kaluar dhe kjo e ka shtyrë sezonin të paktën me një muaj në krahasim me vitin e kaluar. Pra, pretendojmë që këtë vit të kemi një muaj më shumë sezon në pranverë dhe një muaj më shumë në vjeshtë. Kjo është diçka pozitive për të gjithë zonën e Durrësit, e cila është përgatitur për këtë sezon të gjatë”, tha Blerim Norja, menaxher hotelerie.

Turistët shprehen të entuziazmuar për mikpritjen, ushqimin dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.

“Oh, sepse na pëlqen të eksplorojmë vende të reja. Nuk kemi qenë më parë në Shqipëri dhe kemi dëgjuar për bukurinë. Dhe, po, ne jemi këtu për të mësuar më shumë. Ne e duam atë! Dhe njerëzit janë vërtet mikpritës gjithashtu”, u shpreh një turiste nga Londra.

Një tjetër turist nga Maroku tha se: “Unë jam Jam profesor i filozofisë në Casablanca. E vizitoj Shqipërinë për herë të parë me Rijadin. Shqipëri e mirë, ushqim i mirë, vend i mirë. Unë e dua atë.”

Përveç turistëve të huaj, në Durrës ka nisur të rritet edhe numri i pushuesve nga Kosova, të cilët tradicionalisht zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Zgjatja e sezonit turistik këtë vit shihet si një mundësi e mirë për të gjithë sektorin e shërbimeve në qytet, duke përfshirë hotelerinë, gastronominë dhe tregtinë./Euronews Albania

The post Turistët “pushtojnë” Durrësin që në pranverë, sezoni zgjatet me dy muaj appeared first on Telegrafi.

Fotot virale/ Australianët i drejtohen kutive të votimit me rroba plazhi

By: user 11
3 May 2025 at 21:11

Shumë foto që tregojnë australianët duke votuar, por të veshur vetëm me rroba baje kanë bërë xhiro në rrjet. Sipas mediave të huaja kjo ka ndodhur në qendrat e votimit të vendosura në plazhet australiane për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Partia Laburiste e qendrës së majtë të kryeministrit Anthony Albanese parashikohet të fitojë, që prej daljes së rezultatëve të para. Kjo u konfirmua nga Sky News Australia dhe Korporata Australiane e Transmetimeve. Numërimi zyrtar i votave do të zgjasë për ditë të tëra.

The post Fotot virale/ Australianët i drejtohen kutive të votimit me rroba plazhi appeared first on Lapsi.al.

Sezoni veror nis me super oferta për produktet e plazhit në Megatek, ulje deri në 58%

By: user 5
2 May 2025 at 20:07

Këtë verë Megatek vjen me një super lajm: Ulje deri në 58% për produktet e plazhit. Kur temperaturat rriten dhe ditët zgjaten, çmimet në hipermaketin më të madh në vend ulen. Sepse ne e dimë që klientët tanë kanë nevojë të përgatiten siç duhet për ditët e nxehta që na presin.

Nga çadrat e plazhit, shezlongët dhe karriget komode, deri te shtrojat, komardaret dhe dyshekët e ujit me fryrje, çdo produkt i Megatek vjen me cilësi të lartë dhe çmime të ulëta. Për më shumë rehati dhe stil, zgjidh nga gama e gjerë e syzeve të diellit, çantat e plazhit, kapele dhe aksesorë personalë që ju mbrojnë nga dielli dhe plotësojnë pamjen tuaj verore.

Nëse jeni i apasionuar pas aventurave bregdetare apo preferoni freskinë e një pishine në oborrin tuaj, në Megatek do të gjeni gjithçka që ju nevojitet në një vend të vetëm: çadra, shezlongë, karrige plazhi, shtroje, dyshekë me fryrje, komardare, varka uji, lodra për fëmijë, syze, kapele, çanta dhe një gamë të gjerë aksesorësh personalë dhe noti.

Edhe fëmijët do të gëzojnë pushimet me lodrat për plazh, varkat me fryrje dhe aksesorët e notit, sepse argëtimi familjar nuk duhet të mungojë kurrë!

Ndërkohë, ata që preferojnë qetësinë e shtëpisë, mund të zgjedhin nga larmia e trajtuesve të ujit për pishina, për t’u siguruar që gjithçka të jetë e pastër, higjienike dhe e gatshme për freski në çdo moment.
Vizitoni Megatek gjatë muajit maj dhe përfitoni nga çmimet më të mira të sezonit. Shfletoni produktet në dyqan ose online në www.megateksa.com dhe bëni gati pushimet që keni ëndërruar – me më pak shpenzime dhe më shumë cilësi! (Artikull promocional) 

The post Sezoni veror nis me super oferta për produktet e plazhit në Megatek, ulje deri në 58% appeared first on Lapsi.al.

Plazhi i Durrësit, banorët denoncojnë punimet, po mbushet me argjil

By: Mirgen
18 April 2025 at 19:11

Në Durrës po nisin përgatitjet e para për sezonin e plazhit por qytetarët thonë se fadromat po hedhin argjil në vend të rërës në det për zgjerimin e zonave të plazhit ku do të vendosen dhe shezlonget e pushuesve. “Po mbushet deti me argjil. Mes të detit argjil. Ça bëhet këtu” thonë qytetarët. Ndërkohë ende […]

The post Plazhi i Durrësit, banorët denoncojnë punimet, po mbushet me argjil appeared first on BoldNews.al.

Stacionet e plazhit, Kumbaro: Nis faza e dytë e aplikimit, afati deri më 30 prill

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Për sezonin turistik veror 2025 kanë nisur aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se “të gjithë subjektet të cilët kanë aplikuar përmes portalit “e-Albania”, për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025 dhe janë njoftuar për të vijuar me fazën e dytë të aplikimit kanë afat deri në datën 30 prill të ngarkojnë në portalin “e-Albania” dokumentacionin e kërkuar”.

Kumbaro tha se “janë mbi 1000 parcela plazhi publike, 800 udhërrëfyes të certifikuar, mbi 170 operatorë detarë të certifikuar dhe mbi 400 mjete ujore të certifikuara, që janë garancia e standardeve dhe sigurisë për sezonin veror 2025, për të cilin është punuar çdo ditë të vitit”.

Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”, që janë dy ose më shumë apartamente në të njëjtën vendndodhje dhe menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik, që kanë jo më pak se 5 dhoma.

Faza e parë ishte ajo e aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit, ndërsa në të dytën saktësohet aplikimi, gjenerohet mandati i pagesës dhe caktohet planvendosja përkatëse të stacionit të plazhit.

/k.s/a.f/r.e/

The post Stacionet e plazhit, Kumbaro: Nis faza e dytë e aplikimit, afati deri më 30 prill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëngjini popullohet nga pushuesit

5 April 2025 at 22:38

Dhjetëra qytetarë zgjodhën ta kalojnë të shtunën në bregdet.

Kjo fundjavë e parë e muajit Prill e gjeti vijën bregdetare të Shëngjinit me vizitor të shumtë.

Favorizuar nga temperaturat e larta, dhjetëra qytetarë zgjodhën të kalojnë të shtunën në bregdetin e Shengjinit dhe atë të Kunës me familjarë dhe të afërmit e tyrë.

“Gjithë të mirat janë. Nuk di, nuk kam ndonjë ankesë. Pastërtia është në nivel.”

“Më pëlqen deti, shumë edhe qyteti”.

Natyre e bukur, afërsia me Shëngjinin dhe shumçka tjetër që të ofron kjo zonë turistike ka bërë që shqiptatër e Kosovës të jenë besnikë të përhershem të plazheve të Lezhës.

“Kemi ardhur vetëm për fundjavë, por besoj se gjatë verës do të vijmë.”

“Kalojmë shumë mirë. Edhe vendi është shumë i mirë.”

“E bëj plazhin tek ‘Rana e hedhun’, ka më pas njerëz dhe uji është më i pastër.”

Operatorët turistik nga ana tjetër po shkojnë drejt fundit sa i përket përgatitjeve, pasi pritet që sezoni këtë vit të nis më herët dhe fluksi i pushuesve të jetë shumë më i lartë se vitin e kaluar./ Tv Klan

The post Shëngjini popullohet nga pushuesit appeared first on Telegrafi.

Aplikimi për stacionet e plazhit shtyhet deri më 31 maj

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Qeveria ka shtyrë deri më datë 31 maj 2025 afatin për subjektet private që duan të aplikojnë për të lidhur kontratën e qirasë për të ushtruar veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit.

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e qeverisë, subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit, kanë afat deri më 31 maj 2025 për të aplikuar për të lidhur kontratën e qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit.

Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”, që janë dy ose më shumë apartamente në të njëjtën vendndodhje dhe menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik, që kanë jo më pak se 5 dhoma.

Në vendimin e qeverisë thuhet se faza e dytë e aplikimit të subjektit, për stacion plazhi do të jetë brenda datës 30 prill, nga 30 marsi që ka qenë caktuar në rregullore, pra është shtyrë me një muaj.

Faza e parë është ajo e aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit, ndërsa në të dytën saktësohet aplikimi, gjenerohet mandati i pagesës dhe caktohet plan-vendosja përkatëse të stacionit të plazhit.

Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin e-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/k.s//a.f/

The post Aplikimi për stacionet e plazhit shtyhet deri më 31 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌