Euroja zbret në nivelin më të ulët historik
TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Leku ka forcuar ndjeshëm pozitat në këmbim me monedhat e huaja përgjatë javës së dytë të muajit korrik të këtij viti, ndërsa euroja zbreti në nivelin më të ulët historik.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuar me 0,06 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 97,90 lekë dhe në fundjavë me 97,84 lekë.
Gjithashtu luhatje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan që këmbehet sot me 84,14 lekë kundrejt 83,85 lekë që ishte të hënën. Monedha e gjelbër amerikane këtë javë u forcua me 0,29 lekë.
Ndërsa paundi britanik pas një rritjeje të vlerës ditën e mërkurë në vlerën 113,66 lekë, ka shënuar një rënie ditën e premte duke kapur kuotën e 113,39 lekë me një zbritje totale prej 0,07 lekë nga dita e hënë, kur u këmbye me 113,46 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar një rritje graduale që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 105,083 lekë kundrejt vlerës 104 ,65 lekë që këmbehej ditën e hënë. /j.p/
The post Euroja zbret në nivelin më të ulët historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.