Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndeshja Shqipëri–Serbi, FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

FSHF vlerësoi se ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren.

FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

“Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

The post Ndeshja Shqipëri–Serbi, FSHF dënohet nga FIFA me gjobë 161.500 franga zvicerane dhe mbyllje 20% të stadiumit në ndeshjen me Letoninë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA

By: V K
23 July 2025 at 10:28

Federata Shqiptare e Futbollit, është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren.

FSHF, u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm, mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

The post Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA appeared first on Albeu.com.

Trump: Si e shmanga shpërthimin e një luftë të madhe mes Serbisë dhe Kosovës

By: Besnik
27 June 2025 at 18:45

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, tha Trump.

Trump flet nga Shtëpia e Bardhë:
Si ndalova luftën Kosovë-Serbi, po shkonin drejt një përplasjeje të madhe! pic.twitter.com/LZBy1jkCQS

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 27, 2025

Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?

U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë.

Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë.

E ndaluam, bëmë shumë punë. Po ne kemi bërë punë të shkëlqyer. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq.

Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje,” tha Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump: Si e shmanga shpërthimin e një luftë të madhe mes Serbisë dhe Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarizohet stadiumi, Serbia do të presë Shqipërinë më 11 tetor në Beograd

By: Besnik
12 June 2025 at 18:21

Federata Serbe e Futbollit ka zyrtarizuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë më 11 tetor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Sipas njoftimit të kësaj federate ndeshja do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdas “Rajko Mitiç” në Beograd.

Ky impiant, i cili është stadiumi më i madh në vend me një kapacitet prej 51,755 vendesh, u ndërtua mes viteve 1960–1963 ndërsa u hap më 1 shtator 1963 dhe iu nënshtrua një rinovimi në vitin 2017.

Ndeshja Serbi–Shqipëri në 2014-n, që mbahet mend për incidentet e shumta, u zhvillua në stadiumin e Partizanit në Beograd. Këtë herë, autoritetet serbe kanë zgjedhur një impiant më modern dhe me kapacitet më të madh.

Sipas njoftimit zyrtar të Federatës Serbe, përzgjedhja e stadiumit u bë pas një analize të detajuar, duke marrë parasysh aspektin sportiv, organizativ dhe të sigurisë, si dhe në konsultim me UEFA-n.

Njoftimi i plotë

“Ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar serb kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ndërsa ndeshja në shtëpi e raundit të fundit kundër Letonisë është zgjedhur në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.

Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me Bashkimin Evropian të Futbollit (UEFA), u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitić”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë.

Federata e Futbollit e Serbisë dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë gjithë ciklit të Ligës së Kombeve, si dhe në ndeshjen kundër Andorrës. Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni “Shqiponjat” në ndeshjet kyçe për kualifikim për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për më 16 nëntor”. thuhet në njoftim e federatës serbe te futbollit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarizohet stadiumi, Serbia do të presë Shqipërinë më 11 tetor në Beograd appeared first on Euronews Albania.

Qeveria miraton vendimin, marrëveshje edhe me Serbinë për pensionet

By: M C
11 June 2025 at 23:08

Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në lidhje me pensionet.

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR SIGURIMET SHOQËRORE:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post Qeveria miraton vendimin, marrëveshje edhe me Serbinë për pensionet appeared first on Albeu.com.

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

9 June 2025 at 20:34

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar, shkruan KosovaPress.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.

Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.

“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës – në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Derbi i Ballkanit mbyllet në paqe 0 – 0, Shqipëria dhe Serbia ndajnë pikët

By: Besnik
7 June 2025 at 21:02

Në një stadium me rreth 20,427 tifozë të pranishëm, është mbyllur në barazim pa gola sfida shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë pozitive me disa raste për gol, ku momenti kulminant ishte penalltia e fituar nga Hysaj në minutën e fundit të pjesës së parë, por e cila u shpërdorua nga sulmuesi Rey Manaj, pasi portieri serb priti gjuajtjen e tij.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria ruajti një lojë të mirë dhe konstante, por nuk arriti të shënojë, duke mbyllur pa gola derbin e Ballkanit, i cili u luajt në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Me këtë rezultat, Shqipëria renditet e dyta në Grupin K me 4 pikë, ndërsa grupi kryesohet nga Anglia me 9 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Letonia me 3 pikë, Serbia me 1 pikë, dhe Andorra pa pikë.

Zhvillimet kryesore minutë pas minute

90+6’Ndeshja përfundon me barazim 0-0, gjyqtari Davide Massa përfundon takimin

90′ Jepen 6 minuta shtesë

85′ Ndërrim te Shqipëria, Ylber Ramadani hyn në lojë në vend të Juljan Shehut

77′ Gjyqtari sinjalizon për zëvendësim. Luka Joviç hyn në fushë, duke zëvendësuar Aleksandar Mitroviç, i cili është dëmtuar dhe nuk mund të vazhdojë ndeshjen

76′ Armando Broja i le vendin Myrto Uzunit

69′ Dragan Stojkovic bën dy zëvendësime: Jan-Carlo Simiç zëvendëson Aleksa Terziç, ndërsa Andrija Maksimoviç zëvendëson Lazar Samardziç

63′ Sylvinho futën Nedim Bajramin në vend të Arber Hoxhës

62′ Rey Manaj largohet nga loja dhe zëvendësohet nga Mirlind Daku

54′ – Thomas Strakosha bën një pritje fantastike pas një tentativi me kokë të Aleksandar Mitrovic, duke dërguar topin në këndore.

46′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes

45+2′ Mbyllet pjesa e parë dhe lojtarët i drejtohen dhomave të zhveshjes

45+2′ Rey Manaj vendos topin në pikën e penalltisë dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë. Por goditja e tij nuk është e fortë, duke i dhënë mundësi portierit Djordje Petrovic të bëjë një pritje të shkëlqyer.

VIDEO/Penalltia e humbur nga Rey Manaj

45+1′ Rey Manaj merr përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë dhe po përgatit topin.

45+1′ Gjyqtari Davide Massa vëren një faull nga Lazar Samardzic dhe jep penallti për Shqipërinë, duke iu dhënë ekipit një shans të madh për të shënuar.

28′ Përqindja e zotërimit të topit është 49% për Shqipërinë dhe 51% për Serbinë.

19′ Kartoni i verdhë për Berat Gjimshitin pasi ndali kundështarin me një ndërhyrje të ashpër

17′ Armando Broja përplaset nga kundështari në një inkursion të tij, Strahinja Pavloviç ndëshkohet me karton të verdhë

11′ Mitaj lëshon një predhë qëndrore e cila grushtohet nga portieri serb

8′ Andrija Zivkoviç shmang një mbrojtës shqiptar dhe lëshon një goditje nga distanca drejt këndit të poshtëm të djathtë, por Thomas Strakosha është i pozicionuar mirë dhe kontrollon pa vështirësi. Serbia fiton një goditje nga këndi.

1′ Ndeshja ka startuar! Shqipëria e nis e para topin nga mesi i fushës.

0′ Këndohen himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa tifozët shqiptarë menjëherë pas mbarimit të himnit serb kanë fishkëllyer.

—————————————————————————————————-

Trajneri Sylvinho e nisi këtë përballje me Strakoshën në portë. Në mbrojtje ishin Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë e nisi me Shehun, Laçin, Asllanin dhe Hoxhën, ndërsa në sulm ishin Broja dhe Manaj.

Nga ana tjetër, trajneri serb ka filluar me Petrovic në portë. Mbrojtja përbëhej nga Pavloviç, Milenkoviç dhe Erakoviç.

Në mesfushë filluan Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm ishin Vlahoviç dhe Mitroviç.

Kjo sfidë iu besua një grupi gjyqtarësh italianë, me arbitrin Davide Massa në krye.

Shqipëria ka regjistruar deri tani një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy ndeshjet e para të grupit ndërsa për Serbinë kjo është ndeshja e pare në grup.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Derbi i Ballkanit mbyllet në paqe 0 – 0, Shqipëria dhe Serbia ndajnë pikët appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Atmosfere elektrizuese në Tiranë, tifozët mbushin rrugët me këngë patriotike

By: Besnik
7 June 2025 at 17:35

Tifozët kuq e zi janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku po festojnë me këngë patriotike dhe valle duke krijuar një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, siç duket edhe në videot e siguruara nga Euronews Albania.

Tifozët janë organizuar dhe ata që nuk do të jenë në stadium do ta ndjekin ndeshjen në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, një zonë e dedikuar enkas për ta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tirana është kthyer në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse ndërsa rrugët dhe bizneset janë mbuluar me ngjyrat kuqezi,

Autokolonat me flamuj kombëtarë përshkojnë pa ndërprerje rrugët e kryeqytetit, duke shprehur optimizmin për një fitore të Shqipërisë ndaj Serbisë.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, në një sfidë të vlefshme për Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Tifozja e zjarrtë kuqezi hipën me taka mbi ‘Porsche’ dhe bën shqiponjën pic.twitter.com/n5Dtuw9pNb

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 7, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Atmosfere elektrizuese në Tiranë, tifozët mbushin rrugët me këngë patriotike appeared first on Euronews Albania.

Shqipëri–Serbi/ Sylvinho gati me formacionin për duelin vendimtar të Botërorit 2026

6 June 2025 at 21:29

Shqipëria do të përballet me Serbinë në sfidën më të rëndësishme të Grupit K, në kuadër të Kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Trajneri Sylvinho ka përfunduar përgatitjet dhe ka konfirmuar se formacioni titullar është gati, por do të bëhet publik vetëm një orë para ndeshjes.

Sipas raportimeve, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3. Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, me Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.

Mesfusha do të mbështetet në treshen e njohur Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Në sulm, Sylvinho ka planifikuar një ndryshim të madh: Armando Broja dhe Arbër Hoxha në krahë, ndërsa Mirlind Daku pritet të jetë në qendër të repartit ofensiv, duke lënë jashtë treshen Bajrami-Asani-Manaj. Veçanërisht Rey Manaj ka shfaqur probleme fizike gjatë seancave të fundit.

Trajneri brazilian ka lënë të kuptohet se ekipi është në formë dhe i vendosur për një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejt për kualifikim. Ndeshja do të luhet mbrëmjen e nesërme, ndërsa pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë.

The post Shqipëri–Serbi/ Sylvinho gati me formacionin për duelin vendimtar të Botërorit 2026 appeared first on Sot News | Lajme.

FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për shitjen e biletave për ndeshjen me Serbinë

By: Besnik
5 June 2025 at 13:24

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim të rëndësishëm këtë të enjte, duke theksuar se procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri–Serbi vijon normalisht.

FSHF sqaron se të gjithë fituesit që kanë përfituar të drejtën për të blerë bileta, duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar për blerjen e tyre është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet automatikisht i pavlefshëm dhe blerja e biletave nuk është më e mundur.

Njoftimi i FSHF

Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për shitjen e biletave për ndeshjen me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Rusia tërbohet me Serbinë: Na futi thikë pas shpine. Ambasadori: Lojë e Vuçiç

4 June 2025 at 21:59

Disa ditë më parë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse akuzoi Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.

SVR-ja pretendonte se disa kompani serbe kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”.

Ish-ambasadori Agim Nesho tha në emisionin Now në Euronews Albania se e gjitha kjo retorikë është një lojë diplomatike mes dy vendeve mike si Rusia dhe Serbia.

“Kjo është një lojë që i vjen për shtat Vuçiç, ai ishte njeriu që sfidoi Perëndimin dhe shkoi një paradën e Moskës. Këtë gjë Vuçiç e ka kërkuar vetë për t’i treguar perëndimit, sikur perëndimi nuk e kupton që ky është një satelit i Moskës. Për mendimin tim kjo është një lojë diplomatike e kërkuar nga Vuçiç për të përmirësuar pozicionet tashmë të pabesueshme që janë sot në BE”, tha Nesho

 

 

 

 

The post Rusia tërbohet me Serbinë: Na futi thikë pas shpine. Ambasadori: Lojë e Vuçiç appeared first on Euronews Albania.

Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE varet nga dialogu me Serbinë, jo nga…

3 June 2025 at 16:54

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jo “përmes veprimeve të njëanshme”.

Gjatë një debati të zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos ka thënë, gjithashtu, se Komisioni është i gatshëm të përgatisë mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, sapo të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli.

Kosova pati aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Sa ka folur për Kosovën, Kos ka bërë thirrje edhe për formimin e shpejtë të institucioneve, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, ka thënë mes tjerash ajo.

Kosova ende nuk ka Qeveri të re, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Më 2 qershor Kuvendi ka dështuar që të konstituohet për të 25-ën herë.

Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE varet nga dialogu me Serbinë, jo nga… appeared first on Euronews Albania.

Mungojnë Asani dhe Ajeti, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë anti-Serbi

By: Besnik
3 June 2025 at 08:30

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Pasditen e së hënës ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho mbajti seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u vëzhgua gjendja fizike e lojtarëve dhe u provuan skema të ndryshme taktike.

FSHF bën me dije se ekipi u stërvit i plotë më të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen në orët në vijim.

Seanca stërvitore e radhës do të zhvillohet këtë të martë pasdite, e cila do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

Ndeshja e parë me Serbinë luhet në Tiranë më 7 qershor në ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë e cila ka një kapacitet për 22 mijë persona ndërsa kërkesat për bileta janë të shumta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mungojnë Asani dhe Ajeti, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë anti-Serbi appeared first on Euronews Albania.

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

30 May 2025 at 09:23

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho. Jenisheri pretendon se ai disponon një lloj stërvitje për me i aftësu futbollistët teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di teknik brezilian. […]

The post Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët appeared first on BoldNews.al.

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

30 May 2025 at 10:20

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.

“Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”, thuhet në deklaratë.

SVR-ja pretendoi se këto kompani kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”.

Sipas inteligjencës ruse, kjo ndihmë ndaj Ukrainës po maskohet përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe përdorimit të shtetvee ndërmjetëse – kryesisht shtete të NATO-s si Çekia, Polonia dhe Bullgaria – si dhe në kohët e fundit, edhe përmes kanaleve më ekzotike që përfshijnë shtete afrikane”.

Në deklaratën me tone të ashpra, SVR tha se “etja për pasuri e prodhuesve serbë të armatimit dhe mbështetësve të tyre, në kurriz të gjakut të popujve vëllazërorë sllavë, ka bërë që ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e vërtetë dhe kush armiqtë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar komente për këtë çështje nga Qeveria e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, asnjë nga kompanitë e përmendura nga SVR-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Edhe më parë është raportuar për mundësinë e eksportit të armëve nga Serbia në Ukrainë. Në fillim të vitit 2023, portali rus “Mash” publikoi një video që, sipas tij, tregonte ngarkimin e raketave “GRAD” 122 milimetra në një depo në Bratisllavë, duke pretenduar se bëhej fjalë për raketa të kompanisë “Krushik” nga Valjeva që ishin dërguar në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

“Krushik” dhe ish-ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, i kanë mohuar këto pretendime.

Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, më 3 mars 2023 deklaroi para gazetarëve në Beograd se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka eksportuar armë për asnjë palë të përfshirë në konflikt.

Në mars 2022, në rrjetet sociale ruse u publikua një foto e një ushtari të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” që mbante në duar një minë të pashpërthyer. Radio Evropa e Lirë, përmes analizimit të shënimeve në minë, verifikoi se ajo ishte prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2016 në fabrikën shtetërore serbe “Krushik”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

The post Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës appeared first on Euronews Albania.

Kryediplomatja evropiane Kallas viziton këtë javë Serbinë dhe Kosovën

21 May 2025 at 12:56

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së.

Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli, të mërkurën.

“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.

Shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë edhe një konferencë për media, më 22 maj.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

BE-ja, në anën tjetër, ka kërkuar shtensionim situate në Kosovë, teksa Kosova po vazhdon me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, gjë që ka nxitur reagimin e Brukselit.

Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani.

Vizita e Kallasit në Prishtinë këtë javë ishte paralajmëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se për shkak të vizitës së saj të planifikuar zyrtare në Zvicër nuk do të mund ta priste kryediplomaten evropiane në Kosovë.

Para vizitës në Kosovë, Kallas do të qëndrojë në Serbi.

The post Kryediplomatja evropiane Kallas viziton këtë javë Serbinë dhe Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

28 April 2025 at 20:37

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë për REL-in se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

“Ne po presim për [formimin e] qeverisë së re. Jam në kontakt me politikanët atje, dhe ata pretendojnë se janë shumë të favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht që të mund të nisë procesi i negociatave ose të jepet statusi i kandidatit”, tha Kos, në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të plotësojë disa parakushte “që duhet të pëmbushen”, pa përmendur se cilat janë ato.

Kosova po udhëhiqet nga një qeveri në detyrë pasi që legjislatura e re ende nuk është konstituuar as më shumë se një muaj pas certifikimit të rezultateteve të zgjedhjeve parlamentare që ishin mbajtur më 9 shkurt.

Procesi i anëtarësimit të një vendi në BE merr kohë, pasi që vendi kandidat duhet t’i përmbushë disa kritere, t’i përshtatë ligjet e veta me ato të BE-së, si dhe të presë ratifikimin e traktatit për anëtarësim në parlamentet e secilit vend anëtar të BE-së.

Kosova ende është në fazat fillestare të anëtarësimit, pasi ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat. Për këtë gjë, fillimisht Komisioni Evropian duhet ta japë pëlqimin për aplikimin për anëtarësim e pastaj Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë unanimisht statusin si vend kandidat.

“Nuk kam marrë asnjë sinjal nga shtetet anëtare ose nga presidenca daneze [e Këshillit Evropian] se kjo gjë [marrja e statusit gjatë presidencës daneze] mund të ndodhë. Por, mendoj se do të ishte shumë mirë të nisim”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE appeared first on Euronews Albania.

Plani i Rritjes, BE: Në këtë fazë nuk ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë

27 March 2025 at 15:54

Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen para tani për tani në fazën e para-financimit nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

“Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka para-financim për Serbinë dhe Kosovën”, tha Mercier për media.

Mercier tha se ende nuk është bërë një vlerësim nëse Kosova dhe Serbia e kanë plotësuar parakushtin për të filluar të përfitojnë nga Plani i Rritjes 6 miliardë eurosh.

Parakusht për Kosovën dhe Serbinë është edhe angazhimi i tyre në normalizimin e marrëdhënieve mes vete, përfshirë zbatimin e obligimeve nga dialogu që e lehtëson BE-ja.

Por, së fundmi, Kosova dhe Serbia kanë thelluar mospajtimet, duke ia ndaluar vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës në vendet përkatëse. Kosova gjithashtu e ka akuzuar Serbinë për nuk ka “asnjë interes” për t’i normalizuar marrëdhëniet me të, pasi ajo protestoi ashpër ndaj vendimit të Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket para-financimit”, shpjegoi Mercier.

Njoftimi i tij vjen disa ditë pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë vendet e para të rajonit që përfitojnë nga pagesat e para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plani i Rritjes, BE: Në këtë fazë nuk ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Eksperti: Grenell viziton Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen përfundimtare

By: Besnik
21 February 2025 at 22:14

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë të ditur se i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fillim të marsit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Gjatë një lidhje live në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, Shala theksoi se vizita e Grenellit do të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në periudhën që po flasim, deri në fund të javës së parë të marsit, Richard Grenell pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në kuadër të përpjekjeve diplomatike për një marrëveshje përfundimtare. Thuhet se burime diplomatike kanë konfirmuar se kjo vizitë është pjesë e një axhende të ngjeshur për stabilitetin në rajon,” deklaroi Shala.

Sipas tij, kjo lëvizje mund të nxisë elementë destabilizues nga Serbia, të cilët mund të tentojnë të krijojnë tensione në Kosovë për të devijuar vëmendjen nga procesi i negociatave.

Akuzat kundër shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe Kosovës

Në të njëjtin diskutim, eksperti i sigurisë u ndal edhe tek akuzat e fundit të Serbisë ndaj shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai sqaroi se ditët e fundit në Republikën e Kosovës është ngritur një aktakuzë në lidhje me dekonspirimin e një strukture specifike të inteligjencës serbe, e cila kishte si qëllim jo vetëm mbështetjen e politikës së Beogradit ndaj Gjykatës Speciale, por edhe ndërhyrje në veprimtarinë politike në Kosovë.

Sipas burimeve, pjesë e kësaj veprimtarie ishte dhe vendosja e kamerave të fshehta në hotele të ndryshme për të përgjuar politikanë shqiptarë.

Shala tha se Serbia vazhdon të përdorë taktika të ndryshme për të mbajtur tensionin e lartë dhe për të minuar nacionalizmin shqiptar në rajon.

“Beogradi po shfrytëzon edhe Kroacinë për të ushtruar ndikim në zhvillimet politike, duke tentuar të përçajë dhe destabilizojë situatën në Ballkanin Perëndimor,” përfundoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti: Grenell viziton Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen përfundimtare appeared first on Euronews Albania.

KFOR-i patrullime në kufi me Serbinë në “kushte ekstreme” në Bjeshkët e Istogut

By: Mirgen
29 December 2024 at 20:30

KFOR-i ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në zonë kufitare të Istogut. Siç thuhet në njoftim aktivitetet janë zhvilluar në kushte ekstreme, shkak i temperaturave të ulëta. Sipas misionit të NATO-s, KFOR-i, se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë ushtarët italianë të KFOR’it. Batalioni Kinetik i Komandës […]

The post KFOR-i patrullime në kufi me Serbinë në “kushte ekstreme” në Bjeshkët e Istogut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌