Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

MM: 6 vatra zjarri të shuara dhe 4 të tjera aktive

25 August 2025 at 20:16

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë-Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.

Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

Vatrat e izoluara plotësisht raportohen: Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës; Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe; Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës; Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë; Në Lagjen 18, Rajoni Nr. 1, bashkia Korçë; Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr. 1, bashkia Tiranë.

/e.i//r.e/

The post MM: 6 vatra zjarri të shuara dhe 4 të tjera aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

20 August 2025 at 22:14

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht janë: Lagjja numër 1, Rrogozhinë; Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë; Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë; Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër; Lagjja numër 3, Vlorë dhe fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, është aktive vatra në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë-Arrëz. Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

Pranë tunelit të Kërrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.

Gjithashtu është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

/gj.m/r.e/j.p/

The post MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 19 vatra zjarri të evidentuara, 3 ende aktive

8 August 2025 at 10:34

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se sa i përket vatrave aktive, në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetura nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër të cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.

Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesat nuk ka.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët. AKMC u drejtohet sërish banorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.

1 nga 5

/gj.m/r.e/

The post AKMC: 19 vatra zjarri të evidentuara, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 25 vatra zjarri të evidentuara, vetëm një aktive

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se, gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.

AKMC njoftn se në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Ndërsa, vatrat e zjarrit të shuara janë:

Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.

Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.

Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.

Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.

Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.

Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.

Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.

Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.

Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

AKMC cilëson në njoftim se “në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale”.

Gjithashtu, AKMC përsërit thirrjen drejtuar banorëve, që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

/e.i//a.f/

The post AKMC: 25 vatra zjarri të evidentuara, vetëm një aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Nga 8 vatra zjarri, 7 mbeten aktive

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 8 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 1 është shuar dhe 7 mbeten aktive.

Sipas AKMC-së është shuar zjarri në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.

Ndërsa është aktive vatra  në Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë). Mësohet se zjarri është drejt izolimit dhe nën kontroll.

Gjithashtu janë aktive vaztrat e zjarrit në Malin e Allushit, bashkia Klos, në Skërficë, bashkia Delvinë.

Aktualisht në Skërficë, efektivët zjarrfikës dhe trupat e FA janë të angazhuar në thellësi të zonës së djegur për të izoluar  vatra  të mundshme në trungje apo në shtresën e tokës.

AKMC  informon se vijon zjarri në  Bolenë, bashkia Himarë, Gumenicë, bashkia Selenicë, Dhorës, bashkia Skrapar dhe Lusën në bashkinë Kukës.

Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të FA, forca zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

AKMC i bën thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

/k.s/j.p/

The post AKMC: Nga 8 vatra zjarri, 7 mbeten aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: 953 forca dhe 56 mjete zjarrfikëse të angazhuara në shuarjen e zjarreve

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije sot se Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC-së dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe me operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.

Ministri Vengu ndau pamje të një prej operacioneve nga ajri për shuarjen e zjarreve në Borsh, ndërsa u shpreh se “të angazhuar në terren sot janë 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian”.

Vengu nënvizoi se operacionet po zhvillohen në këto zona:

Parku Kombëtar i Lurës – Dibër

Zall Gjoçaj – Mat

Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos

Kalasë – Delvinë

Markat – Konispol

Piqeras e Sasaj – Himarë

Fang e Kulme – Rrëshen

Dishnicë – Korçë

Parku i Prespës – Pustec

Fushëbardhë e Skërficë – Gjirokastër

Dragobi – Tropojë

Mali i Shkëlzenit – Tropojë

Shëngjergj – Tiranë

Kuç – Vorë / Shetel – Shijak

Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

/e.i//r.e/

The post Vengu: 953 forca dhe 56 mjete zjarrfikëse të angazhuara në shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

/r.e/

The post MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në grykën e Paliskës mbi Dukat, AKMC: Situata drejt përmirësimit të ndjeshëm

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, situata në grykën e Paliskës, e cila lidhet me zonën e mbrojtur të Llogorasë, është drejt përmirësimit të ndjeshëm.
Sipas komunikimit të vazhdueshëm me drejtuesin e zonave të mbrojtura dhe shefin e Qendrës së Mbrojtjes Civile (QMC) Jug, të cilët ndodhen në terren bashkë me forca operacionale, situata aktuale është pozitive dhe pa rrezik të shtuar për zonën e Llogorasë apo për banorët e afërt.
Aktualisht, përpjekjet janë përqendruar në shuarjen e plotë të disa trungjeve ende të ndezur brenda vatrave tashmë të kontrolluara.
“Në vijim, në këtë segment do të ndërhyhet nga ajri me helikopterët “Cougar” të Forcave të Armatosura, për të përfunduar fazën e pastrimit dhe izolimit të plotë të çdo rreziku të mundshëm. Gjendja në të gjithë zonën mbetet e qëndrueshme, ndërsa strukturat mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm”, theksoi AKMC.
AKMC falënderon çdo efektiv në terren dhe për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që po kontribuojnë në menaxhimin e kësaj situate me efikasitet dhe profesionalizëm.
/k.s/j.p/

The post Zjarri në grykën e Paliskës mbi Dukat, AKMC: Situata drejt përmirësimit të ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Tri vatra zjarri aktive nga 18 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend.

Sipas njoftimit për medie të Ministrisë së Mbrojtjes “gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës”.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht mbeten aktive vatrat: Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse, 4 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, të ndihmuar nga 20 forca ushtarake të FA.

Qarku Dibër – Vijon të jetë në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 18 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale, por pritet të vijnë në ndihmë rreth 25 persona në mbështetje të tyre.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme për shuarjen e tij janë angazhuar 7 efektivë të MZSH Dibër dhe 5 forca të AdZM. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Diten e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij.

Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 36 hektarë bimësi. Ndërsa u dogjën edhe 2500 rrënjë ullinj të moshës mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan. Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas, i cili është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet autori i ngjarjes.

Po ashtu janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë, në lagjen “11 Shkurti”, bashkia Kuçovë. Shkaku i zjarrit është nga këputja e telave elektrikë të tensionit të ulët.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 28 automjete zjarrfikëse dhe 237 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 40 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot priten reshje të dobëta shiu në qarqet: Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta.

Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier dhe Vlorë, nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë me dije se vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

/m.q//r.e//a.f/

The post MM: Tri vatra zjarri aktive nga 18 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë janë ende aktive

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Beratit, Hasit, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Lezhës, Kolonjës, Korçës, Tiranës, Kavajës e Fierit.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, aktualisht mbeten aktive vatrat:  në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, pas izolimit të saj nga forcat operacionale, ditën e djeshme.

Puna vijon në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Gjatë natës forcat e MZSH Finiq dhe efektivët e Forcave të Armatosura qëndruan në monitorimin për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm. Ditën e sotme zjarri vazhdon të jetë aktiv në zonën lindore të fshatit Leshinicë e Poshtme, por është larg zonës së banuar.

Gjithashtu, sipas AKMC-së, zjarri, në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë vazhdon të jetë aktiv në tri vatra të shpërndara. Terreni e vështirëson ndërhyrjen, por zjarri nuk paraqet rrezikshmëri për zonën.

AKMC njofton se aktive mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Gjatë natës vatra e zjarrit u mbajt në monitorim nga MZSH Poliçan dhe ditën e sotme kafilluar puna për shuarjen e plotë të vatrës së fundit aktive me 10 efektivë dhe 5 forca bashkiake. Sipas një informacioni paraprak nga shërbimi pyjor deri ditën e djeshme janë përshkuar rreth 50 ha.

Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, gjatë natës për shkak të erës dhe temperaturave të larta vatra e zjarrit është transferuar duke shtrirë në territor drejt “Malit të Bardhë”. Ditën e sotme në terren ndodhen1 automjet zjarrfikës me 11 efektivë, 5 forca pyjore dhe 10 forca bashkiake.

Në vendin e quajtur“Bjeshkët e Parrusë”, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit. Ditën e sotme në terren ndodhen 6 efektivë nga MZSH, 5 forca bashkiake, 5 forca nga shërbimi pyjor dhe 8 forca vullnetare.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi.

“Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 37 automjete zjarrfikëse dhe 362 forca operacionale si dhe 8 automjete të rënda. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 104 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë”, thuhet në njoftim.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet.

Në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Durrës (jug).

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.

Në këtë situatë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale: Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe njoftoni në kohë autoritetet vendore.

/e.i//a.f/

The post AKMC: 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë janë ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Shuhen 10 vatra zjarri, punohet për 4 të tjerat

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

AKMC bën të ditur se, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

Në fshatin Burrel, Njësia Administrative Komsi, bashkia Mat;

Në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës;

Në fshatin Perondi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë;

Në lagjen “Gur i Bardh”, njësia administrative Ura Vajgurore, bashkia Dimal;

Në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës;

Në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës;

Në fshatin Rrashbull, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës;

Në fshatin Katund i Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë;

Në fshatin Fushë-Prezë, njësia administrative Prezë, bashkia Vorë;

Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në qarkun Vlorë, midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 1 korrik vazhdon të jetë aktiv në malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë.

Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Në qarkun Elbasan sot ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.

Aktualisht në terren janë angazhuar: 4 mjete zjarrfikëse (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA; 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat); 5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan; 2 kamionë vetëshkarkues të ushtrisë nga FA; 15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trajlerë); 5 fadroma të bashkisë Elbasan; 1 fadromë e subjektit privat; 1 fadromë e kompanisë së inceneratorit; 1 traktor i Forcave të Armatosura; 1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit; 1 ekskavator i subjektit privat; 1 pompë thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.

Në qarkun Kukës, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe.

Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.

Në qarkun Tiranë, në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra.

Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht.

/gj.m//r.e//a.f/

The post AKMC: Shuhen 10 vatra zjarri, punohet për 4 të tjerat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 9 vatra zjarri gjatë ditës së sotme, 5 janë shuar dhe 4 aktive

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga ora 09:00 e ditës së sotme deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri.

Sipas AKMC-së, nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: Fshatin Burrel, njësia administrative Komsi, bashkia Mat; Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës; Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë; Lagjja “Gur i Bardh”, njësia administrative Ura Vajgurore, bashkia Dimal; Fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht janë aktive vatrat në qarkun Vlorë. Ndërkohë që të gjitha zjarret aktive nuk rrezikojnë zona të banuara apo objekte biznesi.

Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më 1 korrik vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

/k.s/j.p/

 

 

The post AKMC: 9 vatra zjarri gjatë ditës së sotme, 5 janë shuar dhe 4 aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret në vend, AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka dhënë informacione sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 03.07.2025, deri në orën 20:30, datë 03.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar dhjetë vatra zjarri dhe janë aktive katër vatra.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  • Fshatin Byshek, njësia administrative Shushicë, bashkia Elbasan;
  • Në fshatin Vehçam, njësia administrative Hotolisht, bashkia Librazhd;
  • Ish-fabrikën e çimentos, njësia administrative Nr 1, bashkia Vlorë;
  • Lagjen Nr. 6 Kavajë, bashkia Kavajë;
  • Lagjen Yzberisht, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë;
  • Fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë;
  • Fshatin Moravë, njësia administrative Otllak, bashkia Berat;
  • Fshatin Rrencë, njësia administrative Gur i Zi, bashkia Shkodër;
  • Fshatin Ashtë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës;
  • Në fshatin Hoçisht, njësia administrative Hoçisht, bashkia Devoll;

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë dje vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për t’u arritur në këmbë. Nga puna e forcave në terren është eleminuar rreziku për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malcan.

Qarku Elbasan

Më datë 03.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit  në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje u angazhuan gjatë ditës së sotme 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga  Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin, 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Nga Forcat e Armatosura u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar. Gjatë ditës u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Zjarri vijon të mbetet problematik.

Qarku Kukës

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has,  ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit: 10 punonjës të Shërbimit Pyjor , 5 forca të MZSH Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarje shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga MZSH Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

/m.q//r.e//a.f/

The post Situata nga zjarret në vend, AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 29 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 2 ende aktive

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raporti sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi.

AKMC bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës,  Fierit, Divjakës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Lezhës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës.

Ndërkohë , në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, situata sot  është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë, por situata po monitorohet.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur rreth 18 hektarë dhe rreth 220 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 252 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rreziku “I lartë” për zjarret në pothuajse të gjitha qarqet.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

AKMC përsërit thirrjen për qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore, thekson AKMC.

/gj.m/j.p/

 

The post AKMC: 29 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 2 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Shuhen 20 vatra zjarri, vetëm 2 aktive

TIRANË, 29 qershor/ ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi sot se janë shuar 20 vatra zjarri nga 22 të raportuara në total.

Në një postim në rrjetet sociale Vengu ndan pamje nga puna në terren e forcave zjarrëfikëse, por edhe ndërhyrjes mga ajri.

“Deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave tona operacionale në terren. Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë”, shkruan Vengu.

“Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat tona, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura”, garanton ministri i mbrojtjes .

“Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme.

“Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve. Bashkë për të mbrojtur jetën, pasuritë dhe natyrën tonë!”, përfundon Vengu.

Sakaq, Qendra Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, njofton se pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

– Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

– Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.

– Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.

– Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.

– Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

– Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.

– Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.

– Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

– Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.

– Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.

– Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

– Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.

– Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.

– Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.

– Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë

– Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos

– Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.

– Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz

– Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

– Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

/a.f/

The post Vengu: Shuhen 20 vatra zjarri, vetëm 2 aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çako pret atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri: Forcim i lidhjeve ndërinstitucionale

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua sot një takim i veçantë mes drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, dhe atasheve ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

Takimi shërbeu për prezantimin e misionit dhe veprimtarisë së AKMC-së në të gjithë komponentët kryesorë të saj: kuadri ligjor, dokumentet strategjike, bashkëpunimi ndërkombëtar, projektet në zbatim, partneritetet si dhe anëtarësimi në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (UCPM).

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

/gj.m/j.p/

The post Çako pret atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri: Forcim i lidhjeve ndërinstitucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: Janë izoluar 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot për situatën e zjarreve në vend.

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

AKMC bëri të ditur se, në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti e gërmuese.

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rreziku “I lartë” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rreziku “I moderuar” në qarqet e tjerë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërisin thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në çdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

/r.e//a.f/

The post AKMC: Janë izoluar 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Në 24 orët e fundit u izoluan 13 vatra zjarri, disa mbahen nën monitorim

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot për situatën e zjarreve në vendin tonë.

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 13 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha, por në pak prej tyre situata po mbahet nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti dhe gërmuese.

Në qarkun Vlorë, pas një pune të pandërprerë zjarri i rënë në një sipërfaqe me lisa, shkurre dhe ullinj, në fshatin Llaman, njësia administrative Himarë, bashkia Himarë u arrit të shuhej. Në operacion u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë nga shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë, 3 forca policore, 13 forca bashkiake dhe 4 forca Shërbimi Pyjor. Shkaku i rënies së zjarrit është i papërcaktuar.

Po ashtu u arrit të shuhej edhe zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë, si dhe vatra në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.

Në qarkun Lezhë, pas një pune të palodhur të forcave, u shua edhe vatra e zjarrit të rënë më datë 23.06.2025, në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me pyll lisi dhe shkurre. Zona po mbahet në monitorim.

Në qarkun Kukës edhe vatra e zjarrit, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës u shua plotësisht pas përpjekjeve të forcave, por zona po mbahet nën monitorim.

Në qarkun e Elbasanit janë shuar vatrat: në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra; vatra në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në vendin e quajtur “Mali i Dukës”, njësia administrative Rrajcë, bashkia Përrenjas.

Në qarkun Tiranë, një vatër zjarri e rënë dje, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, rreth orës 16:50, në fshatin Vishnje, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, u arrit të izolohej. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në qarkun Durrës është arritur të shuhet një vatër zjarri që ra pasditen e djeshme, në një bazë ushqimore për bagëtitë, në fshatin Borizanë, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë. Si pasojë, pati dëme në objekt dhe në bazën ushqimore. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Po ashtu u shua edhe vatra e zjarrit, në një sipërfaqe me hamullore, në fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.

Në qarkun Fier, forcat e angazhuara në terren izoluan zjarrin e rënë dje, rreth orës 17:05, në një sipërfaqe me shkurre, në fshatin Sheqishtë, njësia administrative Zharrëz, bashkia Patos.

Në qarkun Gjirokastër, forcat operacionale punuan për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë dje, rreth orës  20:40, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, midis fshatrave Valare dhe Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar raste zjarri.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I lartë” në qarkun Fier, ndërsa  pritet nivel rrezik “I moderuar” në qarqet e tjerë.

Nё disa qarqe pritet rrezik “I lartë” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (Juglindje), Lezhë (Qendër), Durrës (Verilindje), Tiranë (Jug), Elbasan (Jugperëndim), Gjirokastër (Veri) dhe Vlorë (Veri).

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperature të larta dhe të njoftojnë në kohë, në çdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

/gj.m//r.e//a.f/

The post MM: Në 24 orët e fundit u izoluan 13 vatra zjarri, disa mbahen nën monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKMC: 2 vatra aktive zjarri në Vlorë dhe Kukës, forcat operacionale në terren pa ndërprerje

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e ngritur pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, bën të ditur se gjatë orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar shtatë vatra zjarri, nga të cilat pesë janë shuar plotësisht, ndërsa dy vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas AKMC-së, forcat operacionale kanë punuar pa ndërprerje për të izoluar dhe shuar zjarret në disa zona, duke arritur rezultate të rëndësishme.

Në fshatin Ndërfan të njësisë administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, si dhe në zonën e Astirit në Tiranë, zjarret janë vënë nën kontroll dhe janë shuar plotësisht.

Po ashtu, flakët u neutralizuan në lagjen “Ish-Fidanishtja” në Vlorë, në fshatin Amonicë të njësisë administrative Sevaster në Selenicë dhe në fshatin Shijon, Bradashesh, Elbasan.

Aktualisht, zjarret aktive ndodhen në qarqet e Vlorës dhe Kukësit. Në Himarë, vatrat në Porto Palermo dhe në zonën Qafë Lerë-Llaman janë fikur, ndërsa në fshatin Kudhës, në vendin e quajtur Vumlo, zjarri, pas izolimit fillestar, u përhap përsëri për shkak të erës dhe nxehtësisë, duke krijuar vështirësi për ndërhyrje për shkak të terrenit të ashpër.

Forcat e MZSH, Shërbimi Pyjor dhe ndërmarrjet lokale po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për të kontrolluar situatën, pa rrezikuar zonat e banuara.

Në Kukës, konkretisht në fshatin Kolsh të njësisë administrative Mamëz, po vijon puna për fikjen e zjarrit të shkaktuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Për këtë operacion janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, një fadromë, një ekskavator dhe katër kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

Pavarësisht sfidave dhe kushteve të vështira në terren, forcat në terren po vazhdojnë punën intensive për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, duke mbajtur situatën nën kontroll dhe duke garantuar sigurinë e banorëve në zonat e prekura. /j.p/

The post AKMC: 2 vatra aktive zjarri në Vlorë dhe Kukës, forcat operacionale në terren pa ndërprerje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”, forum mes institucioneve në Akademinë e Shkencave

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës organizoi forumin shkencor “Risku Sizmik dhe Zvogëlimi i tij”, ku u trajtuan çështje thelbësore mbi menaxhimin e këtij rreziku në nivel kombëtar.

Në këtë forum, mori pjesa edhe Adisa Bala, drejtoresha e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila prezantoi kumtesën me titull “Menaxhimi i riskut sizmik në kuadër të mbrojtjes civile shqiptare”, duke vënë theksin te parandalimi dhe nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional në raste fatkeqësisht natyrore.

Sipas njoftimit të AKMC-së, ekspertë të fushës prezantuan qasje dhe metoda për parandalimin dhe reduktimin e pasojave nga tërmetet, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjeve para, gjatë dhe pas ndodhjes së fenomeneve sizmike, si dhe nevojën për koordinim ndërinstitucional.

“Në përmbyllje, forumi prezantoi një sërë gjetjesh dhe rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse, punimet e të cilave janë botuar në librin e kumtesave pranë Akademisë së Shkencave dhe Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit”, thuhet në njoftimin e AKMC-së në rrjetet sociale.

Nga forumi shkencor “Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”, i organizuar bga Akademia e Shkencave e...
1 nga 5

/e.i/j.p/

The post “Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”, forum mes institucioneve në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌