Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

AKMC: 9 vatra zjarri gjatë ditës së sotme, 5 janë shuar dhe 4 aktive

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga ora 09:00 e ditës së sotme deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri.

Sipas AKMC-së, nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: Fshatin Burrel, njësia administrative Komsi, bashkia Mat; Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës; Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë; Lagjja “Gur i Bardh”, njësia administrative Ura Vajgurore, bashkia Dimal; Fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht janë aktive vatrat në qarkun Vlorë. Ndërkohë që të gjitha zjarret aktive nuk rrezikojnë zona të banuara apo objekte biznesi.

Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më 1 korrik vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

/k.s/j.p/

 

 

The post AKMC: 9 vatra zjarri gjatë ditës së sotme, 5 janë shuar dhe 4 aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve, MM: U shuan 24 vatra, mbi 200 forca operacionale në terren

TIRANË, 1 korrik/ATSH/  Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.

Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.

Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë, si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.

Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “i lartë” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “i moderuar”.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Ministria e Mbrojtjes fton qytetarët që në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri, si dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Sipas MM-së çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës”, tha MM.

/k.s/j.p/

The post Situata e zjarreve, MM: U shuan 24 vatra, mbi 200 forca operacionale në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret, neutralizohen 9 vatra në 5 bashki

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.

Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

AKMC bëri të ditur se në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.

“Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.

Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “i lartë” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “i moderuar ”.

I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.

AKMC fton qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale.

/m.m/j.p/

The post Situata nga zjarret, neutralizohen 9 vatra në 5 bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

28 June 2025 at 09:54

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.

Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.

Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.

Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.
Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.

I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.

Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale.

The post Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

AKMC: 2 vatra aktive zjarri në Vlorë dhe Kukës, forcat operacionale në terren pa ndërprerje

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e ngritur pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, bën të ditur se gjatë orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar shtatë vatra zjarri, nga të cilat pesë janë shuar plotësisht, ndërsa dy vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas AKMC-së, forcat operacionale kanë punuar pa ndërprerje për të izoluar dhe shuar zjarret në disa zona, duke arritur rezultate të rëndësishme.

Në fshatin Ndërfan të njësisë administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, si dhe në zonën e Astirit në Tiranë, zjarret janë vënë nën kontroll dhe janë shuar plotësisht.

Po ashtu, flakët u neutralizuan në lagjen “Ish-Fidanishtja” në Vlorë, në fshatin Amonicë të njësisë administrative Sevaster në Selenicë dhe në fshatin Shijon, Bradashesh, Elbasan.

Aktualisht, zjarret aktive ndodhen në qarqet e Vlorës dhe Kukësit. Në Himarë, vatrat në Porto Palermo dhe në zonën Qafë Lerë-Llaman janë fikur, ndërsa në fshatin Kudhës, në vendin e quajtur Vumlo, zjarri, pas izolimit fillestar, u përhap përsëri për shkak të erës dhe nxehtësisë, duke krijuar vështirësi për ndërhyrje për shkak të terrenit të ashpër.

Forcat e MZSH, Shërbimi Pyjor dhe ndërmarrjet lokale po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për të kontrolluar situatën, pa rrezikuar zonat e banuara.

Në Kukës, konkretisht në fshatin Kolsh të njësisë administrative Mamëz, po vijon puna për fikjen e zjarrit të shkaktuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Për këtë operacion janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, një fadromë, një ekskavator dhe katër kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

Pavarësisht sfidave dhe kushteve të vështira në terren, forcat në terren po vazhdojnë punën intensive për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, duke mbajtur situatën nën kontroll dhe duke garantuar sigurinë e banorëve në zonat e prekura. /j.p/

The post AKMC: 2 vatra aktive zjarri në Vlorë dhe Kukës, forcat operacionale në terren pa ndërprerje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Trump hesht edhe pse Izraeli përballet me një ”cunami” diplomatik

LONDËR, 24 maj /ATSH/ – Një titull në të përditshmen liberale të Izraelit, ”Ha’aretz”, këtë javë e shprehu qartë “cunamin diplomatik që po afron”, “ndërsa Evropa fillon të veprojë kundër ”çmendurisë së plotë” të Izraelit në Gaza, shkruan Paul Adams për BBC.

Sulmi diplomatik i kësaj jave ka marrë shumë forma, jo të gjitha të parashikuara.

Nga dënimi i përbashkët ndërkombëtar i veprimeve të Izraelit në Gaza, deri te vrasja tronditëse e dy anëtarëve të rinj të stafit të ambasadës izraelite në Uashington, kjo ka qenë, për ta thënë butë, një javë e trazuar për shtetin hebraik.

Valët filluan të përplaseshin në brigjet e Izraelit të hënën në mbrëmje, kur BM, Franca dhe Kanadaja lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimet e tij “të shëmtuara” në Gaza.

Të tre paralajmëruan për mundësinë e “veprimeve të mëtejshme konkrete”, nëse Izraeli do të vazhdonte ofensivën e tij të ripërtërirë ushtarake dhe nuk do të hiqte kufizimet për ndihmën humanitare.

Ata gjithashtu kërcënuan me “sanksione të synuara” në përgjigje të aktivitetit të Izraelit në ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Pasoi një deklaratë nga 24 vende donatore, duke dënuar një model të ri të dhënies së ndihmës për Gazën, të mbështetur nga Izraeli.

Por, ky ishte vetëm fillimi.

Të martën, BM pezulloi bisedimet tregtare me Izraelin dhe tha se po rishikohej një plan rrugor për vitin 2023 për bashkëpunimin e ardhshëm.

Një raund i ri sanksionesh u vendos ndaj kolonëve hebrenj, përfshirë Daniela Weiss, një figurë e shquar që u shfaq në dokumentarin e fundit të Louis Theroux, ”The Settlers”.

Ambasadorja e Izraelit në Londër, Tzipi Hotovely, u thirr në Ministrinë e Jashtme, një veprim që përgjithësisht rezervohet për përfaqësuesit e vendeve si Rusia dhe Irani.

Për ta përkeqësuar situatën për Izraelin, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se një “shumicë e fortë” e anëtarëve të bllokut favorizoi rishikimin e Marrëveshjes 25-vjeçare të Asociimit me Izraelin.

”Mjaft është mjaft”

Arsyet për këtë fluks dënimesh diplomatike dukeshin mjaft të qarta.

Provat se Gaza ishte më afër urisë masive sesa në çdo kohë që nga fillimi i luftës, pas sulmit të Hamasit në tetor 2023, po dërgonin valë tmerri në të gjithë botën.

Ofensiva ushtarake e Izraelit dhe retorika që e rrethonte atë, sugjeronin se kushtet në territorin e goditur ishin gati të përkeqësoheshin përsëri.

Duke iu drejtuar deputetëve të martën, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, veçoi fjalët e ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, i cili kishte folur për “spastrimin” e Gazës, “shkatërrimin e asaj që ka mbetur” dhe zhvendosjen e popullsisë civile në vende të treta.

“Ne duhet ta quajmë këtë ashtu siç është,” tha Lammy.

“Është ekstremizëm. Është i rrezikshëm. Është i neveritshëm. Është monstruoz. Dhe e dënoj me termat më të forta të mundshme”, theksoi ai.

Smotrich nuk është një vendimmarrës kur bëhet fjalë për zhvillimin e luftës në Gaza. Më parë, komentet e tij nxitëse mund të ishin lënë mënjanë.

Por, ato ditë duket se kanë mbaruar.

Me të drejtë apo pa të drejtë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shihet si skllav i kolegëve të tij të ekstremit të djathtë. Kritikët e akuzojnë atë se po ndjek pa pushim një luftë, pa marrë parasysh jetën e civilëve palestinezë apo pengjet e mbetura izraelite që mbahen ende në Gaza.

Vendet që kanë mbështetur prej kohësh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten po fillojnë të thonë “mjaft më”.

Kjo javë ishte qartë një moment i rëndësishëm për kryeministrin e BM, Keir Starmer, një mbrojtës i vendosur i Izraelit (ai dikur tha “unë mbështes sionizmin pa asnjë rezervë”) i cili u përball me kritika të forta nga brenda Partisë Laburiste për ngurrimin e tij vitin e kaluar për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Të martën, ai tha se vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm në Gaza ishin “krejtësisht të patolerueshme”.

Përballë këtij veprimi të pazakontë të bashkërenduar nga disa prej aleatëve më të fortë të vendit të tij, Netanyahu reagoi me tërbim, duke sugjeruar se BM, Franca dhe Kanadaja ishin fajtore për mbështetjen e Hamasit.

“Kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit të falënderojnë, je në anën e gabuar të drejtësisë”, postoi ai në X.

“Je në anën e gabuar të njerëzimit dhe je në anën e gabuar të historisë”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, shkoi më tej, duke sugjeruar se ekzistonte një “linjë e drejtpërdrejtë” midis kritikëve të Izraelit, përfshirë Starmer, dhe vrasjes së Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim, dy punonjësve të ambasadës izraelite të vrarë jashtë Muzeut Hebraik në Uashington, të mërkurën në mbrëmje.

Por, pavarësisht shpërthimeve të simpatisë pas të shtënave, qeveria izraelite duket gjithnjë e më e izoluar, me aleatët perëndimorë dhe anëtarët e shquar të diasporës hebraike që shprehin të gjithë zemërim – dhe ankth – për luftën në Gaza.

Lord Levy, ish-i dërguari i Lindjes së Mesme dhe këshilltar i Tony Blair, tha se ai mbështet kritikat e qeverisë aktuale, madje duke sugjeruar se ato mund të kenë ardhur “pak vonë”.

“Duhet të ketë një qëndrim, jo ​​vetëm nga ne në këtë vend, por edhe ndërkombëtarisht, kundër asaj që po ndodh në Gaza”, tha ai për ”The World at One” të BBC Radio 4, duke e përshkruar veten si “një hebre shumë krenar… i cili kujdeset me pasion për Izraelin”.

Por, i heshtur, gjatë gjithë kësaj, është i vetmi njeri që, nëse do të donte, mund ta ndalte luftën.

Në fund të turneut të tij të fundit në Gji, Donald Trump tha se “shumë njerëz po vdesin urie”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë treguan se presidenti amerikan ishte i frustruar me luftën dhe donte që qeveria izraelite ta “përfundonte atë”.

Por, ndërsa udhëheqës të tjerë perëndimorë shprehin zemërim, Trump nuk thotë pothuajse asgjë./  a.jor.

The post KOMENT – Trump hesht edhe pse Izraeli përballet me një ”cunami” diplomatik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata në Gaza, Rama: Shqipëria mbështet në vijimësi armëpushimin dhe zgjidhjen me dy shtete

TIRANË, 8 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qëndrimet e Shqipërisë për situatën në Gaza janë në vijimësi publike dhe mbështesin armëpushimin, zgjidhjen me dy shtete dhe njohjen e shtetit të Palestinës.

Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkruan për nderimin e kryeministrit me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Rama u shpreh se kjo ishte një medalje plotësisht e merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e vonuar madje.

Kryeministri iu përgjigj edhe atyre që e lidhin këtë me qëndrimin ndaj situatës në Gaza, të cilëve u sugjeroi t’i referohen qëndrimeve publike të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, ku kemi qëndruar në vijimësi me të njëjtën linjë me BE-në.

“Ne kemi kërkuar armëpushim shumë e shumë kohë përpara se të ndodhte. Po ashtu duhet t’i referohen qëndrimeve të vazhdueshme për domosdoshmërinë e pranimit të zgjidhjes me dy shtete dhe për njohjen e shtetit të Palestinës që e kemi thënë në mënyrë të përsëritur dhe t’i referohen fakteve jo emocioneve të pakuptimta në këtë rast”, shtoi Rama.

Duke folur për nderimin me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, Rama u shpreh se ai është një vlerësim për popullin shqiptar.

“Është një vlerësim për të gjithë ata që i dhanë një mësim Europës dhe botës në një moment dramatik dhe tragjik për botën dhe Europën dhe ishin shqiptarë që pa dalim myslimane të krishterë u bënë mburojë për hebrenjtë. Ai është një mësim në histori që askush nuk duhet ta harrojë”, tha Rama.

“Për sa i përket këtyre shkulmave dhe mllefeve të gjithë atyre që kanë dhe vuajnë nga këto u sugjeroj të lexojnë më shumë Profetin (Paqja qoftë mbi të). Unë personalisht u referohem shpesh librave të shenjtë, u kthehem librave të shenjtë pa dallim edhe Biblës dhe Kuranit sepse janë një burim i jashtëzakonshëm lehtësimi dhe ushqimi i vetëpërmbajtjes. Mendoj se kjo është më e mira për t’u bërë”, shtoi Rama. /j.p/

The post Situata në Gaza, Rama: Shqipëria mbështet në vijimësi armëpushimin dhe zgjidhjen me dy shtete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat në veri zbresin -9 °C, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore


TIRANË, 7 prill/ATSH/ Reshjet e borës në veri dhe juglindje të vendit vijuan edhe përgjatë natës së shkuar por pa shkaktuar probleme me qarkullimin.

Temperaturat kanë shkuar deri në -9 °C në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se reshje dëbore ka pasur në Valbonë, në akset rrugore Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Qafë Mali-Fierzë, Klos-Peshkopi, Kukës-Ura Zapodit, Kukës-Bushtricë, në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, në Voskopojë.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve me prezencë dëbore”, apeloi ARRSH-ja. /j.p/

1 nga 4

 

The post Temperaturat në veri zbresin -9 °C, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Transport publik falas për nxënësit, në mandatin e katërt paga mesatare e mësuesve 1250 euro


TIRANË, 4 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në mandatin e katërt qeverisës paga mesatare e mësuesit do të shkojë 1250 euro, ndërsa do të vijojnë investimet në infrastrukturën arsimore.

Nëpërmjet rubrikës “Sy m’sy”, ku Rama u kthen përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Kryeministri informoi se në shkollat e vendit po ndjekin sot arsimin mbi çerek milion fëmijë, nga të cilët 238 mijë marrin librat falas.

“Gjithë ato projekte rindërtimi e ndërtimi shkollash nga e para dhe thua: Nuk ka fëmijë Shqipëria dhe i harxhoni lekët kot. Shqipëria ka afro çerek milioni fëmijë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhe dhjetëra e mijëra të tjerë në moshë për të shkuar në çerdhe e kopshte”, replikoi Rama me ndjekësin në rrjetet sociale.

Shkollat, tha Rama ishin në gjendje të keqe, teksa paga mesatare e mësuesit ishte 420 euro.

“Kur ne morëm detyrën kishte mbështetje thuajse zero. Shkollat ishin në gjendje të keqe dhe të gjithë prindërit ishin të detyruar të blinin vet librat për fëmijët e tyre. Ndërsa sot 238 mijë nxënës i marrin librat falas. E ti thua nuk ka fëmijë. Paga mesatare e mësuesit sot është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne morëm detyrën ishte 420 euro sot është 950 euro dhe brenda mandatit tonë të katërt do të jetë 1250”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se edhe në 4 vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 200 shkolla të reja, ndërsa numri i laboratorëve inteligjentë dot shkojë në 1 mijë.

“Deri në fund të mandatit të ardhshëm 430 shkollave të reja që kemi ndërtuar do t’u shtohen edhe 200 të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk kishte laboratorë, nuk bëhej fjalë, kishte klasa me kompjuterë që nuk ndizeshin. Sot kemi laboratorë inteligjentë në 340 shkolla dhe brenda mandatit të katërt numri i laboratorëve inteligjentë do të jetë 1 mijë, që do të thotë që asnjë nxënës nuk do të mbetet pa akses në mësimin e teknologjisë digjitale në të gjithë territorin e vendit”, theksoi Rama.

Po ashtu, vijoi ai, do të ngrihet një shoqëri publike e transportit të nxënësve.

“Ka plot fëmijë që duhen mbështetur me transportin në shkollë falas”, deklaroi Rama.

Rama solli në vëmendje edhe situatën në palestra, të cilat sipas tij, ishin të ndërtuara që në kohën e komunizmit.

“Kur ne morëm detyrën palestrat numëroheshin me gishtat e duarve. Ishin akoma ato të kohës së vjetër të komunizmit, sepse nuk ishte ndërtuar një palestër e re. Sot kemi mbi 200 palestra të reja në shkolla dhe kemi një lëvizje të tërë në shkolla, e cila ka përfshirë mbi 12 mijë fëmijë dhe ka rilindur frymën e sportit te brezi më i ri. Do të shtojmë edhe disiplina të tjera sportive nëpër shkolla dhe synojmë ta çojmë në 20 mijë të paktën, numrin e nxënësve të angazhuar në një sport”, tha ai.

Rama tha se PS është forca politike për Shqipërinë në Europë. Kudo tjetër, sipas tij ka “gropë“. /j.p/

The post Rama: Transport publik falas për nxënësit, në mandatin e katërt paga mesatare e mësuesve 1250 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATHINË – Greqia e konsideron shqetësuese situatën politike në Turqi

ATHINË, 24 mars /ATSH-AFP/ – Greqia e konsideron situatën politike në Turqi, pas burgosjes së kryetarit të opozitës së Stambollit, Ekrem Imamoglu, si “të paqëndrueshme dhe shqetësuese”, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis.

“Lëshimet për sundimin e ligjit dhe liritë civile nuk mund të tolerohen”, shtoi ai, duke specifikuar se Ankaraja duhet të japë “përgjigje bindëse (…) për çdo shkelje të pretenduar të këtyre parimeve”.

Zëdhënësi paralajmëroi gjithashtu se në këto kushte, do të ishte “e vështirë” të organizohej një takim i ardhshëm midis kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Tajip Recep Erdogan.

“Po bëhet e vështirë, siç e kuptoni, organizimi i menjëhershëm i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Turqisë në Ankara”, tha ai.

Nuk është bërë e ditur zyrtarisht data e saktë e këtij takimi, i cili është pjesë e përpjekjeve që prej dhjetorit 2023 për të bashkuar dy rivalët historikë rajonalë, por partnerë brenda NATO-s.

Megjithatë, e përditshmja greke ”Kathimerini” ka përmendur datën 8 prill për një takim mes dy liderëve.

Protestat kërcënojnë të përshkallëzohen në Turqi pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu, me thirrje të rinovuara për protesta në të gjithë vendin, që është tronditur nga demonstrata të një shkalle të paparë që nga viti 2013./  a.jor.

The post ATHINË – Greqia e konsideron shqetësuese situatën politike në Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri te Neurologjia, QSUT: Asnjë rrezik për pacientët, shërbimi vijon normalisht

6 February 2025 at 09:56

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me rënien e zjarrit mbrëmjen e djeshme në goditën e Neurologjisë.

Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT u konstatua prani tymi në katin minus 1. Por, situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave nga shërbimet zjarrfikëse që ndërhynë për normalizimin e situatës dhe që flakët të mos përhapeshin.

QSUT ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin, ndërsa puna vijon normalisht.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, thuhet në njoftimin e QSUT-së.

/a.f/

The post Zjarri te Neurologjia, QSUT: Asnjë rrezik për pacientët, shërbimi vijon normalisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut në Durrës, Sako: Ujë në 300 banesa, grupet e bashkisë në terren

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako informoi sot se për shkak të problemeve të krijuara ditën e djeshme nga reshjet e shiut të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako tha se “aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë Institutit të Edukimit të Veprave Penale”.

“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako bëri të ditur se “situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika”.

Reshjet e shiut përfshinë dje qytetin bregdetar të Durrësit duke sjellë probleme në disa zona.

/k.s/j.p/

 

The post Reshjet e shiut në Durrës, Sako: Ujë në 300 banesa, grupet e bashkisë në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako në zonën e Durrësit të Ri: Po punohet për largimin e ujit nga banesat

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Në rrugën “Bisht Kamza”, në zonën e Durrësit të Ri, situata paraqitet e vështirë dhe reshjet kanë përmbytur një numër të konsiderueshëm banesash.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër situatën në këtë zonë, së bashku me ekipin e emergjencave civile.

“Në çdo rrugë e shtëpi për të parë nga afër situatën. Të gjitha ekipet së bashku AKMC po punojnë për largimin e ujit nga banesat. Që ditën e nesërme grupet e verifikimit të dëmeve do fillojnë punën në terren”, tha Sako, në një postim në rrjetet sociale.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”.

/k.s/a.f/r.e/

The post Sako në zonën e Durrësit të Ri: Po punohet për largimin e ujit nga banesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet – Emergjencat Civile në terren, probleme në rreth 40 banesa në Shkozet

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën e krijuar nga reshjet e shiut në bashkinë e Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes theksoi se “në terren po punohet për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit”.

“Jemi të fokusuar kryesisht në bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën. Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet”, tha MM.

Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë katër fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji.

Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me dy pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe tre mjete të kalueshmërisë së lartë. Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake. Pjesa kritike tashmë është tejkaluar.

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit. Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenjë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.

Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik. Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

/k.s/r.e/a.f/

The post Reshjet – Emergjencat Civile në terren, probleme në rreth 40 banesa në Shkozet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako: Grupet e Emergjencave Civile në terren, problematika në disa zona

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi sot një takim me shtabin e emergjencave civile, për të diskutuar lidhur me problematikat e krijuara nga moti i keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako tha se diskutuan lidhur me organizimin e punës në vijim për orët e natës.

“Grupet e emergjencave janë në terren nëpër njësitë administrative. Problematikë të theksuar kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, zona e Shkozetit, tek Gjykata e Apelit dhe pjesërisht zona e Plazhit në rrugën dytësore”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “kemi angazhuar në terren zjarrfikëset e qytetit dhe ato të APD, stafin dhe mjetet e bordit të kullimit dhe ndërmarrjeve të bashkisë. Disa familje janë evakuar drejt Konvaleshencës”.

Sako në postimin e saj thekson se; “të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve tona janë në terren për të kryer pastrimin dhe mirëmbajtjet e duhura në të gjitha ato zona ku ka patur probleme që janë shkaktuar nga reshjet. Po kështu ekipet tona dhe grupet e emergjencave janë në ndihmë të qytetarëve për të gjitha problematikat e krijuara.”

Mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës dhe puna në terren
1 nga 21
Mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës
Mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës
Mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës
Mbledhja e shtabit të emergjencave në Durrës
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren
Nga puna në terren

/k.s/r.e/a.f/

The post Sako: Grupet e Emergjencave Civile në terren, problematika në disa zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Probleme nga reshjet në Durrës, prefekti Jani: Monitorim i argjinaturave të lumenjve Erzen dhe Ishëm

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Durrësi është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara të qytetit.

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani së bashku me strukturat e Mbrojtjes Civile të Qarkut, janë në terren për t’u përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Autoriteti Portual Durrës, punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë Durrës, zjarrfikësit, Policia Bashkiake, janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Situata në Hidrovor është normale dhe të gjitha ekipet janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë.

Aktualisht problematika ka në rrugët: “Mbreti Gert”, “Hysen Kërtusha”, “Abaz Çelkupa”,

“Neki Libohova”, “Dalip Peza”, “Hysen Myshketa”, “Jahja Ballhysa”, “Vollga”, “Asti Gogoli”, “Mbreti i Arbërit”, “Jusuf Myzyri” dhe zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit, tek Ura e Dajlanit, nënstacioni elektrik në Rrashbull, rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi, Kryqëzimi Koxhasit, nënkalimi Sallmone – Bashkia Shijak.

Sipas Prefekturës së Durrësit, Kruja deri tani nuk ka problem.

Ndërkohë që janë përmbytur këto rrugë: në Lagjen 14, rruga “Bajram Tusha”, “Asti Nushi”, “Asti Gogoli”. Në Lagjen 13, rruga “Pavarësia”, “Qafe Bote”, “Rrota e Kuqe”, “Mbreti Arbërit”, “Teofik Skilja”, “Jusuf Myzyri”.

Banesa të përmbytura ka në L. 14 Shkozet, rreth 40 banesa. Më problematike paraqitet situata në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri, ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave, situata është normale.

Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat. Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

1 nga 5
/k.s/r.e/a.f/

The post Probleme nga reshjet në Durrës, prefekti Jani: Monitorim i argjinaturave të lumenjve Erzen dhe Ishëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmtimi i ujëmbledhësit në Sasaj, MM: Aksi nacional Bunec-Piqeras i kalueshëm, u prekën 12 biznese

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e krijuar në Bunec, bashkia Himarë ku u dëmtua ujëmbledhësi i hidrocentralit të fshatit Sasaj.

Në një njoftim për shtyp Ministria e Mbrojtjes sqaron se “rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë në 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”.

“Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë”, thuhet në njoftimin e MM-së.

Në njoftim theksohet se “Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”.

 

1 nga 4

/k.s/j.p/

 

The post Dëmtimi i ujëmbledhësit në Sasaj, MM: Aksi nacional Bunec-Piqeras i kalueshëm, u prekën 12 biznese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prefekti Geca për ATSH-në: Situatë më e qetë nga dëbora në Kukës, rrugët të kalueshme

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Situata e motit për shkak të reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit është më e qetë.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Agron Geca tha për ATSH-në se “të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna për pastrimin e tombinave dhe kriposjen në ato segmente ku ka qenë e nevojshme”.

“Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugës që lidh njësitë administrative me rrugën nacionale”, tha Geca.

Prefekti Geca informoi se “i gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç fshatrave Myhejen, Padesh, njësi administrative Tropojë, Bashkia Tropojë. 12 abonentë të fshatit Turaj, njësi administrative  Topojan, bashkia Kukës”.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Kukës.

/k.s/j.p/

 

 

 

 

 

.

The post Prefekti Geca për ATSH-në: Situatë më e qetë nga dëbora në Kukës, rrugët të kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Instituti i Gjeoshkencës: Vështirësi në transportin rrugor nga ulja e temperaturave dhe ngricat

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencës informoi se pasditen e sotme dhe nesër, 15 janar, zonat verilindore, qendrore dhe juglindore të territorit do të përfshihen nga reshjet e dëborës.

“Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor”, theksoi IGEO.

Sot pasdite dhe nesër, e mërkurë 15, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në verilindje, qendër dhe juglindje në lartësitë mbi 700 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër, e mërkurë 15 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C; në vendet e ulëta: 2 / 9 °C; në vendet malore: -7 / 1 °C.
Era sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
/k.s/j.p/

 

The post Instituti i Gjeoshkencës: Vështirësi në transportin rrugor nga ulja e temperaturave dhe ngricat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq, rrëzohen shtylla elektrike dhe pemë në Lezhë

13 January 2025 at 10:15

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Situata e motit dhe sidomos era e fortë ka krijuar probleme të mëdha në Lezhë.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri të ditur sot se nga moti i keq janë rrëzuar 4 shtylla elektrike, shumë pemë, tabela të sinjalistikës rrugore dhe deri profile alumini të dritareve në pallate.

“Forcat tona të emergjencës, forcat zjarrfikëse, shërbimet e bashkisë dhe Policia Bashkiake janë përballur gjatë natës me raste të rrezikshme”, tha Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës u bëri apel qytetarëve për kufizim të lëvizjes me makina dhe në këmbë.

“Lajmëroni menjëherë nëse konstatoni një rrezik afër vendndodhjes, shtëpisë, apo biznesit tuaj! Për çdo rast telefononi në Bashki në numrin e telefonit 0683312049”, apeloi Ndreu.

/m.m/j.p/

The post Moti i keq, rrëzohen shtylla elektrike dhe pemë në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌