Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rikthehet “Goca dhe Gra”, 2 nga 5 moderatoret janë ish-banore të BBVA4

By: redi
14 May 2025 at 17:45

Programi “Goca dhe Gra” starton në prime time në orën 21:00 çdo të shtunë në ekranin e Top Channel. 5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni, për herë të parë në tryezën e diskutimeve do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati, Gerta Gixhari, si dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar. “Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëkohësisht…

Source

Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

By: D Marku
13 May 2025 at 17:25

Pas suksesit dhe bujës që krijoi në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj televizive. Këtë herë, jo si konkurrente, por si moderatore në një nga formatet më të ndjekura të ekranit shqiptar.

Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se gazetarja dhe ish-lojtarja e BBVA-së do të bëhet pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, i cili transmetohet në “Top Channel”. Kjo lëvizje shënon një largim nga RTSH-ja, me të cilën Gerta ka bashkëpunuar më herët, dhe një hyrje në një prej shtëpive më të mëdha mediatike në vend.
Për momentin, nuk është konfirmuar përbërja e plotë e panelit të ri. Ajo që dihet është se Einxhel Shkira nuk pritet të jetë pjesë e këtij sezoni, për shkak të shtatzënisë dhe një pauze të paralajmëruar nga angazhimet televizive.

The post Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’ appeared first on Albeu.com.

Rozana dhe Gerta në një emision bashkë? Meridian Ramçaj ka dy fjalë edhe për Eglin e Gjestin: Mendoj që janë…

By: V K
8 May 2025 at 10:40

Ditën e djeshme, i ftuar dje në “Live From Tirana”, ishte Meridian Ramçaj, i cili komentoi ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?

Sipas ish-banorit të edicionit të parë të reality show-t, zhurmën vazhdon që t’a bëjë fituesi edhe tani që ka mbaruar “Big Brother VIP 4”.

“Ka akoma njerëz që ftohen në emisione për të folur për Gjestin”, tha Ramçaj.

Ndërsa lidhur me Gjestin dhe Egli Takon, të cilët dolën të lidhur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Meridiani u shpreh:

“Gjesti dhe Egli duken se kanë një strategji të përbashkët, kjo më shtyn mua të mendoj që janë bashkë. Edhe Egli s’po del shpesh nëpër intervista. Gjithashtu, pashë një video të Gjestit në makinë, ku duket Egli që është duke u ulur që të mos duket…”.

Përsa u përket lajmeve që qarkullojnë në rrjet se Rozana Radi dhe Gerta Gixhari mund të jenë së bashku në emisionin “Goca & Gra”, Ramçaj u shpreh:

“Unë mendoj që të dyja e meritojnë”.

 

The post Rozana dhe Gerta në një emision bashkë? Meridian Ramçaj ka dy fjalë edhe për Eglin e Gjestin: Mendoj që janë… appeared first on Albeu.com.

Çfarë pritet të ndodh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit?

5 May 2025 at 22:54

Pas katër muajsh të mbushur me tension, emocione dhe përplasje të forta në Big Brother VIP Albania, dy prej konkurrenteve më të spikatura të këtij edicioni, Gerta dhe Rozana, po përfliten për një rikthim surprizë – këtë herë në të njëjtin krah të televizionit.

Në shtëpinë më të ndjekur në vend, dyshen e karakterizonte kontrasti i thellë.

Përplasjet mes tyre, që shpesh tejkalonin kufijtë e lojës dhe preknin edhe jetën personale, mbajtën vëmendjen e publikut për javë me radhë. Megjithatë, televizioni duket se ka një aftësi të veçantë për të kthyer përplasjet në spektakël.

Burime afër “Top Channel” kanë konfirmuar për “Prive” se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, është duke u diskutuar një format i ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana mund të jenë pjesë kyçe e kastit. Madje, emri i emisionit të ri është tashmë në fazë diskutimi në zyrat e drejtuesve të kanalit.

A do ta ruajnë vajzat tensionin që i karakterizoi në BBVA, duke e shndërruar në një dinamikë të re televizive? Apo ndoshta për herë të parë do t’i shohim në një rol të papritur – si bashkëpunëtore që synojnë të argëtojnë publikun, dhe jo të rivalizojnë njëra-tjetrën?

The post Çfarë pritet të ndodh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit? appeared first on Sot News | Lajme.

Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran

By: D Marku
5 May 2025 at 16:07

Ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania – Gerta dhe Rozana, dy gra me personalitete të forta që nuk kursyen as përplasjet, as deklaratat e drejtpërdrejta brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Por, siç duket, televizioni ka një mënyrë të çuditshme për të kthyer konfliktin në bashkëpunim.

Burime për Prive bëjnë me dije se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt të ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si dy nga emrat kryesorë të kastit. Emisioni thuhet se është në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe brenda një formati që kërkon bashkëpunim, jo përballje.

Publiku ka ende të freskët tensionin mes tyre, por kjo mund të jetë edhe receta perfekte për suksesin e një show të ri. A do të ruajnë dinamiken që i bëri aq të komentuara, apo do të shohim një partneritet surprizues që askush nuk e kishte imagjinuar?

Një gjë është e sigurt: rikthimi i tyre nuk do kalojë pa u vënë re.

The post Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran appeared first on Albeu.com.

“Futesha në tualet dhe qaja”, Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: Ja pse e laga me shampanjë

2 May 2025 at 22:33

Gerta Gixhari ishte këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, në një intervistë ekskluzive pas daljes nga Big Brother.

Ndër të tjera ajo rrëfeu emocionet e përjetuara në shtëpi, duke treguar se e merrte malli për familjen, por për t’iu fshehur kamerave, futej në tualet dhe qante.

Gerta foli edhe për incidentin që pasoi me zarf të zi, kur i hodhi Gjestit shampanjë në sy.

“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë dhe tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh, historitë e bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur. Nga ana tjetër e gjithë situata me Gjestin është marrë më shumë seriozisht nga banorët e tjerë, duke hyrë në këto grackat e vogla dhe provokimet e vogla që bënte.

Unë i konsideroja si lojëra fëmijësh, ndërsa fëmijët i morën shumë seriozisht, e ndaj ai doli në fund ai që doli. Ata nuk kishin mundësi që t’ia kthenin. Unë do preferoja që të qëndronim te lojërat e Gjestit dhe jo te serioziteti i tij si lojtar. Dhe kjo ishte e bukura te Gjesti, lojërat. Për çështjen e shampanjës, ishte jo që unë të bija në provokimin e Gjesti, por duke qenë se ai luante në këtë mënyrë, edhe unë luajta. Unë doja ta ktheja në lojë, nuk u nisa për ta lënduar”, u shpreh ajo.

Eksperiencën e saj në Big Brother ajo e ka cilësuar: E paharrueshme!

The post “Futesha në tualet dhe qaja”, Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: Ja pse e laga me shampanjë appeared first on Sot News | Lajme.

Anaid Kaloti: Po të isha Egli, do i jepja lekët Gertës

By: redi
2 May 2025 at 21:40

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej. Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe. Sipas tij cili nga personazhet…

Source

‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje

2 May 2025 at 16:04

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi ishin dy ish banoret më të komentuara brenda shtëpisë.

Ato ishin rivale të njëra tjetrës jo vetëm për lojë por edhe për disa hatërmbetjet që kishin krijuar nga situata jashtë shtëpisë.

Ndonëse loja përfundoj siç po shihet ‘lufta’ mes tyre ende nuk ka mbaruar, shkruan Kosovarja.

Gerta ka publikuar një instastory që kishin për ndjekësit e saj me këtë shkrim dedikuar Rozanës:

The post ‘Lufta’ me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon këto pamje appeared first on Sot News | Lajme.

‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit

By: gaze tare
27 April 2025 at 08:15

Në studion e “Post Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e kaluar nuk munguan tensionet. Një debat i fortë shpërtheu mes Gerta Gixharit, Rozana Radit dhe Laertit, ku protagonistë u bënë akuzat për qëndrime të ndryshuara pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjithçka nisi kur Rozana e sfidoi Gertën për deklaratat e saj të mëparshme, duke e pyetur pse fillimisht kishte mbështetur fitoren e Gjestit, ndërsa tani shmangej nga dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. E qetë në qëndrimin e saj, Gerta sqaroi se gjithmonë kishte vlerësuar Gjestin si fitues, por nuk kishte qenë asnjëherë në krah të Rozanës për këtë qëllim.

Në vijim të debatit, një moment i ndjeshëm nga brenda shtëpisë u soll sërish në vëmendje: ai kur Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin. Pamjet treguan qartë se vetëm Gerta dhe Egli iu afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan në distancë, pa ndërhyrë.

Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”.

Kjo deklaratë ndezi edhe më shumë atmosferën në studio dhe riktheu në qendër të diskutimeve qëndrimet e banorëve në situatat më kritike të lojës.

The post ‘Qëndruat si statuja!’ – Përplasje e ashpër mes Gertës, Rozanës dhe Laertit appeared first on iconstyle.al.

Gerta dhe Rozana nuk hedhin pas rivalitetin: Ke thënë 1001 të zezat

By: M C
26 April 2025 at 22:40

Pavarësisht se rrugëtimi brenda “Big Brother VIP” ka përfunduar, Rozana dhe Gerta kanë vijuar me debatet e tyre.

Emri i finalistit, i përmendur nga Gerta pas eliminimit, ka ndezur debat. Rozana pretendon se Gerta i është afruar Gjestit ditëve të fundit, kjo pasi sipas saj, banorja kishte mbetur vetëm brenda shtëpisë.

Rozana: Publiku mua më ka dashur tha më ka vizituar, por pse nuk të dërgoi në finale meqë të do. Publiku ka votuar Gjestin. Gertën pse nuk e votoi. Hë Gerta do flasësh apo jo, lëre se nuk ke se çfarë të thuash.

Gerta: Brenda shtëpisë e kam thënë që fitoren e Gjestit e pranoj, por në radhë të parë kam dashur të fitoj. Rozana dhe Laerti nuk kanë qenë real. Unë nuk e prisja që do dilja, por publiku vendosi, dhe aty thash që përderisa Egli doli mbi mua le ta fitojë Egli meqë ishte më e votuar se unë. E kam thënë brenda shtëpisë që më mirë Gjesti se ata të dy.

Rozana: Kur e deshe Gjestin ti, javën e fundit. E ke me mua debatin. Javën e fundit fillove ta duash, Ke thënë për Gjestin 1001 të zezat, kur e pe që mbete vetëm kalove të rrish me Gjestin.

The post Gerta dhe Rozana nuk hedhin pas rivalitetin: Ke thënë 1001 të zezat appeared first on Albeu.com.

Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium

22 April 2025 at 16:42

Moderatorja Gerta Gixhari, një nga konkurrentet e edicionit të 4 të “Big Brother VIP Albania”, nuk arriti të prekte finalen e 19 prillit, duke u eliminuar në gjysmë-finale. Së fundmi, ajo ka reaguar në rrjetet sociale, ku vë edhe një herë në dukje mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat, teksa hedh dyshime dhe […]

The post Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në podium appeared first on BoldNews.al.

Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj

By: D Marku
20 April 2025 at 21:41

Gazetari Ronaldo Sharka, i tregoi Gerta Gixharit, lajmin që përflitet se një projekt i mundshëm televiziv që do të bashkonte në ekran Gertën dhe Rozana Radin. Por vetë Gerta i ka hedhur poshtë këto zëra, duke u shprehur e habitur për lajmin.

“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë.”

Mesa duket, ideja për një dyshe Gerta–Rozana mbetet për momentin vetëm një spekulim, ndërsa vetë Gerta nuk konfirmon ndonjë projekt konkret në këtë drejtim.

The post Projekt televiziv me Rozanën? Gerta Gixhari habit me përgjigjen e saj appeared first on Albeu.com.

Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit

By: D Marku
20 April 2025 at 20:45

Gerta Gixhari u vendos përballë një pyetje intriguese: “Kush ka qenë më e fortë në ‘Big Brother VIP’ – Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës.

Por përgjigjja e Gertës ishte e matur dhe larg çdo krahasimi të drejtpërdrejtë.

“Secila ka pasur lidhjen e saj. Nuk them dot gjëra të tilla,” – u shpreh ajo me diplomaci.

Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në BBV4, duke theksuar:

“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër.”

Me këtë deklaratë, Gerta zgjodhi të mos bëjë krahasime mes dy edicioneve, por të njohë forcën dhe sfidat që secila ka përballuar në mënyrën e vet.

The post Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit appeared first on Albeu.com.

Pyetet për raportin me Olta Gixharin, Gerta: Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës

By: D Marku
16 April 2025 at 13:43

Gerta Gixhari ka folur një herë e mirë për raportin me motrën e saj, Olta Gixharin.

Ajo thotë se çdo gjë është vulosur me takimin në Big Brother, përkundër zërave të aluduar.

Gazetarja madje thekson se nuk ka ndonjë që nuk zihet me motrën dhe të vëllanë, duke shtuar se nuk është e vetmja që mund të ketë pasur ndonjë problem.

“Nuk e kuptoj që është bërë një gjë kaq e madhe unë nuk di që mes motrave, vëllezërve, familjarëve çfarëdo që të ndodh të ketë një hatër-mbetje, neve i lëmë pas. Unë nuk jam as e para as e fundit. Nëse unë pyes publikun nëse jeni zënë ndonjëherë me motrat dhe vëllezërit tuaj të gjithë do të thonë po”, u shpreh ajo.

Ndër tjerash, ish-konkurrentja shtoi: “Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës”.

Gerta në ndërkohë e pranoi se e ka merituar finalen dhe se këtë e ka ndjerë edhe kur doli jashtë shtëpisë.

Sidoqoftë, tha që nuk ka bërë ndonjë gabim gjatë këtij rrugëtimi.

The post Pyetet për raportin me Olta Gixharin, Gerta: Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës appeared first on Albeu.com.

“Rozana ka qenë ka kundërshtarja ime më e fortë”, Gerta sqaron aludimet për hatërmbetjet me Oltën, tregon raportin mes tyre

By: M C
15 April 2025 at 22:30

E ftuar në Fan Club Gerta Gixhari foli për lojën dhe eksperiencën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Kur u pyet nëse Rozana ishte kundërshtarja më e fortë e saj në shtëpi ajo tha se padyshim banorja ishte një nga ta, por përmendi gjithashtu Laertin me të cilin tha se ka patur situata edhe më të tensionuara se me Rozanën. Ish-banorja sqaroi gjithashtu se raporti me motrën e saj Olta Gixharin ishte shumë i mirë gjë që e tregoi hyrja e saj në Big Brother.

E pyetur se pse ajo kishte humbur përballë Eglit për të qenë pjesë e finales së madhe ajo u përgjigj duke thënë se me mbështetjen që ka përjetuar në ditët e para jashtë nuk e ka kuptuar se pse nuk arriti në finale.

Pjesë nga biseda:

A ishte Rozana kundërshtarja jote më e fortë aty brenda?

Gerta: Pa dyshim që ka qenë një nga kundërshtaret e mija më të forta aty. Por ne kishim një diferencë të madhe sepse Rozana sulmet i kryente nëpërmjet të tjerëve ndërsa un jam përballur me atë e vetme drejtpërdrejt. Por unë mendoj që kundërshtar tjetër i fortë për mua ka qenë edhe Laerti. Madje mendoj se përballjet me Laertin kanë qenë dhe më të tensionuara. Mendoj që Laerti shpesh herë harronte që po i drejtohej një gruaje dhe jo një burri me veprimet dhe gjestet që bënte. Unë këtë po e them këtu sepse nuk kam dashur në asnjë moment ta përdor brenda sepse dukej sikur po viktimizohesha.

A besoje se do shkoje në finale përballë Eglit?

Gerta: Kisha besim që do shkoja në finale, dhe këtë e ndjeva dhe jashtë, ai besim që kam pasur brenda shtëpisë më rezultoi se nuk ishte bosh. Nuk e di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk e di se nga opinioni publik nuk kam kuptuar diçka negative që kam bërë në shtëpi, njerëz jemi dhe gabojmë, por nuk e di pse Egli u zgjodh dhe jo unë.

Si është marrëdhënia jote me Oltën tani që ke dalë?

Gerta: Unë nuk e di pse risillet kjo temë herë pas here. Marrëdhënia me motrën time besoj u vulos me hyrjen e Oltës në shtëpi. Pastaj mendoj që askush këtu nuk mund të thotë që nuk kanë pasur asnjë zënkë apo mosmarrëveshje me motrat apo vëllezërit e tyre.

The post “Rozana ka qenë ka kundërshtarja ime më e fortë”, Gerta sqaron aludimet për hatërmbetjet me Oltën, tregon raportin mes tyre appeared first on Albeu.com.

Eliminimi i Gertës, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët

By: D Marku
14 April 2025 at 17:43

Mëngjesin e sotëm, dy ish-banorë të “Big Brother VIP 4”, Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku, ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku folën për ngjarjet kryesore të gjysmëfinales dhe për finalistët e përzgjedhur.

Aldo u ndal veçanërisht te largimi i Gertës, duke thënë se ishte një moment zhgënjyes për të gjithë:

“Mezi mbajta lotët kur doli. Ajo e nisi e para luftën. U ndje një ngushtim që në momentin kur u vendos që do ishin vetëm 4 finalistë.”

Nga ana tjetër, Shkëlzeni vlerësoi Gertën si një figurë dinjitoze, por që ra në nominim me emra që kishin më shumë “dinamikë”:

“Gerta tregoi qytetari. Do kisha ndërruar Laertin me Gertën. Rozana është e vështirë për t’u dashur nga publiku.”

The post Eliminimi i Gertës, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët appeared first on Albeu.com.

U skualifikua pak para finales, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

By: V K
14 April 2025 at 09:58

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale.

Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo e cilësoi eksperiencën si një fitore në vetvete, falë dashurisë dhe mbështetjes së publikut.

Në një postim në Instagram, moderatorja u shpreh mirënjohëse për gjithë mbështetjen.

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund”, shkruan ajo ndërsa falenderon veçanërisht edhe produksionin që i dha mundësinë të ishte pjesë e formatit.

Për Gertën, ndonëse loja në “BBVA” mori fund, ajo thekson se ka fituar më të rëndësishmen: dashurinë e publikut.

Moderatorja u bë pjesë e formatit që prej fillimit dhe ishte një nga lojtaret më të forta të këtij sezoni, duke “i mbijetuar” më shumë nominime se kushdo tjetër.

The post U skualifikua pak para finales, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit appeared first on Albeu.com.

Debatet me Jozin, Gerta: Keni përdorur për sulm faktin që jam nënë

By: D Marku
12 April 2025 at 22:06

“Ethet” e finales duket se kanë zënë të gjithë banorët, të cilët po luftojnë për dy vendet e fundit.

Jozi është njëri prej tyre, i cili në katër ditët e fundit ka ndezur debate me një pjesë të madhe të shtëpisë, përfshirë dhe Gertën.

Kjo e fundit është ndjerë e ofenduar nga fakti që Jozi i ka përmendur faktin që ajo është nënë, duke e cilësuar si një objekt për ta sulmuar.

Gerta: Si t’i bëj ‘skip’ fjalës nënë këtu?!

Jozi: Ti më thua se je nënë. Pse e luan Big Brother-in tani?

Gerta: Në fund të thashë pse gra të moshës time të mos inspirohen nga mua.

Jozi: Ta kanë përmendur të gjithë në shtëpi dhe ti thoje që nuk ke ardhur për nënë këtu.

Gerta: Sepse më ka sulmuar e gjithë shtëpia.

Laerti: Askush s’të ka sulmuar.

Rozana: Fakti që i përdor fjalët dhe nuk ia di kuptimin…

Gerta: Fakti që jam nënë, ju ma keni përdorur për sulm.

The post Debatet me Jozin, Gerta: Keni përdorur për sulm faktin që jam nënë appeared first on Albeu.com.

Gerta thumbon Eglin teksa lahet me Gjestin në vaskë: Tani e kuptoj pse the kam ardhur për veten time

By: V K
12 April 2025 at 11:38

Një tjetër skenë intriguese ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother”, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke u larë bashkë në vaskë, në një moment tepër të afërt mes tyre.

Teksa çifti po qëndronte pranë njëri-tjetrit, pranë tyre është ulur Gerta, e cila nuk ka nguruar të bëjë komente dhe të lëshojë “thumbime” në drejtim të Eglit.

“Egli, besoj tani je e lumtur që Gjesti po të vjen nga mbrapa. Tani po e kuptoj atë fjalinë kur the që ke ardhur për veten tënde”, u shpreh ajo, duke nxitur një debat të drejtpërdrejtë mes vajzave.

Egli, e dukshëm e irrituar nga prania dhe komentet e Gertës, iu përgjigj me një ton të prerë: “Mos fol me askënd nga mëngjesi deri në darkë”, duke nënkuptuar se duhet të krijosh raport me dike në shtëpi.

Por, Gerta nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke vijuar: “Jo, ti ke ardhur për veten tënde që të të vijë Gjesti nga mbrapa”.

Kur Egli e pyeti se pse po qëndronte aty pranë, Gerta iu përgjigj shkurt: “Është pjesë e shtëpisë”.

The post Gerta thumbon Eglin teksa lahet me Gjestin në vaskë: Tani e kuptoj pse the kam ardhur për veten time appeared first on Albeu.com.

“Mos e urreni atë që fiton”/ Olta Gixhari flet për finalen e “BBV”, ka një lutje për motrën e saj

11 April 2025 at 17:41

Olta Gixhari ka ndarë mendimet e saj në Instagram në lidhje me finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku në një përballje mes motrës së saj, Gerta Gixharit, dhe Rozana Radit, kjo e fundit siguroi një vend në finale. Olta preku një dukuri që po bëhet gjithnjë e më prezente në rrjete sociale: mënyra […]

The post “Mos e urreni atë që fiton”/ Olta Gixhari flet për finalen e “BBV”, ka një lutje për motrën e saj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌