Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Olta Gixhari mahnit me dukjen nga pushimet verore

21 June 2025 at 18:33

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi mahnitëse nga pushimet verore, ku shfaqet duke rrezatuar qetësi, finesë dhe vetëbesim.

Në imazhin e publikuar, Olta shfaqet e relaksuar në një ambient bregdetar, me një vështrim të qetë drejt horizontit dhe një pamje të kuruar deri në detaje.

Veshja e saj përçon një ndjesi verore, ndërsa flokët dhe grimi i lehtë përforcojnë natyrshmërinë e paraqitjes.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Postimi është pritur me shumë reagime pozitive, ku ndjekësit kanë vërshuar me komplimente për bukurinë, sharmin dhe stilin e saj.

Komentet e shumta nënvizojnë elegancën që Olta përcjell dhe mënyrën si di të gërshetojë thjeshtësinë me hijeshinë, duke u kthyer vazhdimisht në një figurë të dashur e të admiruar nga publiku shqiptar.

E njohur për rolet e saj në teatër dhe televizion, Olta Gixhari di gjithmonë si të mbajë interesin e publikut të gjallë, si me projektet artistike, ashtu edhe me postimet në rrjetet sociale që reflektojnë stilin e saj të jetës. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram

The post Olta Gixhari mahnit me dukjen nga pushimet verore appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

15 June 2025 at 16:12

Prej disa ditësh, rrjeti po “zien” me lajmet që qarkullojnë mbi romancën e re mes Sara Hoxhës dhe milionerit Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin. Dyshimet nisën nga disa foto nga jugu i Shqipërisë ku u aludua se ishin me pushime bashkë. Por duket se mikesha e ngushtë e Sarës, […]

The post VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën? appeared first on BoldNews.al.

Olta Gixhari rrëfen largimin nga teatri: U largova me një shije shumë të keqe

11 May 2025 at 10:38

Pas gati pesë vitesh larg skenës teatrale, aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari, ka zbuluar arsyet e mungesës së saj në një intervistë të fundit në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në TV Klan.

E ftuar përballë gazetarëve të vegjël, Olta foli hapur për periudhën e saj të vështirë dhe ndjenjat që e shoqëruan gjatë largimit nga teatri.

“Kam disa vite që nuk kam luajtur më në teatër, sepse në fakt nga teatri jam larguar me një shije jo të mirë, me një shije shumë të keqe,” u shpreh ajo me sinqeritet. Sipas saj, ky vendim nuk ishte i lehtë dhe i ka marrë kohë për ta përpunuar emocionalisht dhe mendërisht.

Olta Gixhari (Foto: Tv Klan)

Përveç përjetimeve të saj profesionale, Olta tregoi se edhe jeta personale ka ndikuar në këtë shkëputje. Ajo është tashmë nënë e dy djemve dhe përkushtimi ndaj familjes i ka dhënë jetës së saj një drejtim të ri.

“Pastaj u bëra mami, karriera ime mori një ndryshim, një rrjedhë tjetër. Jo të gjithë e kemi fatin të përjetojmë në kohën e duhur njerëzit e duhur që drejtojnë teatrin. Po flas për periudhën kur unë kam qenë pjesë e tij,” shtoi ajo.

Megjithatë, Olta u shpreh optimiste për të ardhmen e teatrit në Shqipëri, duke theksuar se beson se gjërat janë duke u përmirësuar. Ajo la të nënkuptohet se rikthimi i saj në skenë nuk përjashtohet, por do të ndodhë vetëm kur koha dhe kushtet të jenë të duhura. /Telegrafi/

The post Olta Gixhari rrëfen largimin nga teatri: U largova me një shije shumë të keqe appeared first on Telegrafi.

Olta Gixhari mahnit me një paraqitje elegante, thekson figurën e saj mbresëlënëse

3 May 2025 at 21:42

Aktorja e njohur dhe një nga figurat më të komentuara të ekranit, Olta Gixhari, ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje mahnitëse që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit dhe adhuruesit e saj.

E njohur për stilin e saj të rafinuar dhe për mënyrën unike si e përçon elegancën, Olta është shfaqur këtë herë me një fustan të ngushtë, që i thekson linjat trupore dhe i jep një pamje tërheqëse, por njëkohësisht shumë klasike.

Në fotografinë e publikuar, ajo shihet duke shijuar një pije në një ambient të sofistikuar, me një sfond artistik që përforcon ndjesinë e një atmosfere luksoze dhe të kuruar deri në detaje.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Flokët e saj të gjata dhe të drejta bien lirshëm mbi supe, duke kompletuar një pamje natyrale por të menduar me kujdes.

Detajet nuk mungojnë as te aksesorët: një orë elegante zbukuron dorën e saj të majtë, ndërsa pozicioni i saj i relaksuar dhe qëndrimi i sigurt tregojnë një Olta që ndihet mirë në lëkurën e saj dhe që nuk nguron të tregojë hijeshinë dhe qëndrimin e saj prej një gruaje të pavarur dhe me karakter.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Ky imazh është një tjetër dëshmi e transformimit të saj të vazhdueshëm si një ikonë stili në skenën shqiptare, duke mbetur besnike ndaj vetes, por edhe gjithmonë në hap me trendet.

Me këtë paraqitje, Olta jo vetëm që mahnit vizualisht, por përcjell edhe një mesazh të fuqishëm për bukurinë, vetëbesimin dhe elegancën pa mundim. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram

The post Olta Gixhari mahnit me një paraqitje elegante, thekson figurën e saj mbresëlënëse appeared first on Telegrafi.

Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit

By: D Marku
20 April 2025 at 20:45

Gerta Gixhari u vendos përballë një pyetje intriguese: “Kush ka qenë më e fortë në ‘Big Brother VIP’ – Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës.

Por përgjigjja e Gertës ishte e matur dhe larg çdo krahasimi të drejtpërdrejtë.

“Secila ka pasur lidhjen e saj. Nuk them dot gjëra të tilla,” – u shpreh ajo me diplomaci.

Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në BBV4, duke theksuar:

“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër.”

Me këtë deklaratë, Gerta zgjodhi të mos bëjë krahasime mes dy edicioneve, por të njohë forcën dhe sfidat që secila ka përballuar në mënyrën e vet.

The post Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit appeared first on Albeu.com.

Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit

By: gaze tare
20 April 2025 at 19:26

Gerta Gixhari u vendos përballë një pyetje intriguese: “Kush ka qenë më e fortë në ‘Big Brother VIP’ – Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës.

Por përgjigjja e Gertës ishte e matur dhe larg çdo krahasimi të drejtpërdrejtë.

“Secila ka pasur lidhjen e saj. Nuk them dot gjëra të tilla,” – u shpreh ajo me diplomaci.

Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në BBV4, duke theksuar:

“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër.”

Me këtë deklaratë, Gerta zgjodhi të mos bëjë krahasime mes dy edicioneve, por të njohë forcën dhe sfidat që secila ka përballuar në mënyrën e vet.

The post Cila ishte më e fortë në BBV, Gixhari 1 apo Gixhari 2? Gerta i jep fund debatit appeared first on iconstyle.al.

Olta Gixhari: Dua që ta doni Gertën dhe ta respektoni

By: gaze tare
11 April 2025 at 09:04

Olta Gixhari ka diskutuar për pjesën e finales ku në një ballafaqim mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit, shkoi kjo e fundit. Gjithashtu ajo diskutoi një fenomen që po ndodh në rrjete sociale, në rastin kur humb apo fiton një person. Mes tjerash ka bërë thirrje që të votohet motra për në finalen e madhe duke shtuar se e meriton.

Deklarata e Oltës:

“Kam vënë re një fenomen të çuditshëm të rinia shqiptare, pse them te rinia shqiptare sepse më së shumti ky lloj fenomeni ka filluar të ndodh në rrjete sociale, kjo e bërtitur kjo revoltë e rinisë shqiptare sepse ata që komentojnë janë shumë të rinj në moshë. Si ka mundësi që nuk jemi dakord me një fitues, më bën shumë çudi në çdo garë gjithmonë ai që fiton është i keqi dhe ai që humb është i miri, patjetër që po i referohem Big Brother.

Gara Rozana – Gerta humbet Gerta, të gjithë bëhen me Gertën si kurrë më parë jam shumë e lumtur për këtë, Gerta nuk ka nevojë për zhurmë Instagrami ka nevojë për vota. Dhe votimet tregonin një gjë tjetër. Pra kjo zhurma në Instagram nuk përkthehet në vota dhe më vjen shumë keq për këtë dhe mund të iu numëroj disa raste të tjera krejt të kundërta.

Ishte Egli në shtëpi nuk e duam nxirreni jashtë doli Egli u çuan e gjithë Shqipëria duam Eglin, ktheni Eglin nuk ka kuptim loja pa Eglin, u fut Egli pse u fut nuk e donim. Del në kokë me kokë me Laertin dul Laerti, nuk donim ta fitonte Laerti duam Eglin sepse bëhemi me atë që humbet është i çuditshëm ky fenomen, ju lutem votoni. Vendosni cilin doni në finale dhe ai që fiton mos e merrni inat.

Pra rëndësi ka të shkosh në finale i duartrokitur, i dëshiruar nga publiku, i respektuar nga publiku. Të shtunën Gerta do të shkojë në finale dhe kjo është e sigurt.

Votoni Gertën sepse e meriton të shkoj në finale dua që të ma duani motrën edhe kur të fitoj, jo vetëm kur të humbas. Dua që ta doni dhe ta respektoni për atë që është ajo për mënyrën se si ka luajtur. Vota është shumë e rëndësishme”.

The post Olta Gixhari: Dua që ta doni Gertën dhe ta respektoni appeared first on iconstyle.al.

“Votoni Gertën sepse e meriton të shkoj në finale”/ Olta Gixhari reagon për Gertën: Dua që të ma duani motrën…

11 April 2025 at 09:21

Olta Gixhari ka diskutuar për pjesën e finales ku në një ballafaqim mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit, shkoi kjo e fundit. Gjithashtu ajo diskutoi një fenomen që po ndodh në rrjete sociale, në rastin kur humb apo fiton një person. Mes tjerash ka bërë thirrje që të votohet motra për në finalen e madhe duke shtuar se e meriton.

Deklarata e Oltës:

“Kam vënë re një fenomen të çuditshëm të rinia shqiptare, pse them te rinia shqiptare sepse më së shumti ky lloj fenomeni ka filluar të ndodh në rrjete sociale, kjo e bërtitur kjo revoltë e rinisë shqiptare sepse ata që komentojnë janë shumë të rinj në moshë. Si ka mundësi që nuk jemi dakord me një fitues, më bën shumë çudi në çdo garë gjithmonë ai që fiton është i keqi dhe ai që humb është i miri, patjetër që po i referohem Big Brother.

Gara Rozana – Gerta humbet Gerta, të gjithë bëhen me Gertën si kurrë më parë jam shumë e lumtur për këtë, Gerta nuk ka nevojë për zhurmë Instagrami ka nevojë për vota. Dhe votimet tregonin një gjë tjetër. Pra kjo zhurma në Instagram nuk përkthehet në vota dhe më vjen shumë keq për këtë dhe mund të iu numëroj disa raste të tjera krejt të kundërta.

Ishte Egli në shtëpi nuk e duam nxirreni jashtë doli Egli u çuan e gjithë Shqipëria duam Eglin, ktheni Eglin nuk ka kuptim loja pa Eglin, u fut Egli pse u fut nuk e donim. Del në kokë me kokë me Laertin dul Laerti, nuk donim ta fitonte Laerti duam Eglin sepse bëhemi me atë që humbet është i çuditshëm ky fenomen, ju lutem votoni. Vendosni cilin doni në finale dhe ai që fiton mos e merrni inat. Pra rëndësi ka të shkosh në finale i duartrokitur, i dëshiruar nga publiku, i respektuar nga publiku. Të shtunën Gerta do të shkojë në finale dhe kjo është e sigurt.

Votoni Gertën sepse e meriton të shkoj në finale dua që të ma duani motrën edhe kur të fitoj, jo vetëm kur të humbas. Dua që ta doni dhe ta respektoni për atë që është ajo për mënyrën se si ka luajtur. Vota është shumë e rëndësishme”, përfundon reagimin Olta Gixhari.

The post “Votoni Gertën sepse e meriton të shkoj në finale”/ Olta Gixhari reagon për Gertën: Dua që të ma duani motrën… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Karma thotë…’/ Olta Gixhari reagon pas daljes së Egli Takos nga ‘BBVA’

By: gaze tare
9 March 2025 at 10:13

Pas largimit të Eglit nga “Big Brother VIP Albania”, një reagim i veçantë ka ardhur edhe nga ish-banorja Olta Gixhari. Ajo ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për Eglin, duke e përshëndetur me një përqafim virtual. Olta ka theksuar se ndonjëherë në jetë vuajnë ata që janë të mirët, jo për shkak të veprimeve të gabuara, por sepse kuptojnë momentin kur është e nevojshme të ndalojnë së qeni të tille.

“Një përqafim i ngrohtë për Egli Tako! KARMA thotë: Ndonjëherë vuajnë ata që janë të mirë, sepse kuptojnë se është momenti të ndalojnë dhe të mbrojnë vetveten,” ka shkruar Olta në postimin e saj.

The post ‘Karma thotë…’/ Olta Gixhari reagon pas daljes së Egli Takos nga ‘BBVA’ appeared first on iconstyle.al.

Olta Gixhari shfaqet mahnitëse në pushimet në Kubë

7 March 2025 at 23:29

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të mrekullueshme nga pushimet e saj në Kubë.

E veshur me një bikini të verdhë që i nxjerr në pah format e saj elegante, Olta duket më në formë se kurrë, duke reflektuar vetëbesim dhe hijeshi.

Në sfondin e fotografisë shfaqet një plazh tropikal me rërë të bardhë dhe ujëra kristal të kaltër, ndërsa palma të larta krijojnë një atmosferë ekzotike dhe relaksuese.

Foto: Screenshot/Instagram

Aktorja pozon me një qëndrim natyral dhe sensual, duke e kompletuar pamjen me flokët e saj të gjatë, të valëzuar, që bien lirshëm mbi supe.

Ndërsa fansat e saj nuk vonuan të mbushin seksionin e komenteve me komplimente, është e qartë se Olta po shijon në maksimum këtë udhëtim në një nga destinacionet më të bukura dhe tropikale në botë.

Foto: Screenshot/Instagram

Pamja e saj rrezaton freski dhe elegancë, duke e bërë këtë fotografi një nga postimet më të komentuara të saj së fundmi.

Duket se Kubë është destinacioni perfekt për të pushuar dhe për të rigjetur qetësinë, ndërsa Olta Gixhari, si gjithmonë, shkëlqen me stilin dhe sharmin e saj natyral. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Olta Gixhari shfaqet mahnitëse në pushimet në Kubë appeared first on Telegrafi.

Olta Gixhari “trondit” fansat me postimin e fundit nga Kuba

2 March 2025 at 09:33

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri nga pushimet e saj në Kuba.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet në ujë, duke treguar format e saj të mrekullueshme me bikini.

Pozat e saj kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë mbushur seksionin e komenteve me komplimente, duke e quajtur një “yll” dhe një nga femrat më elegante të ekranit shqiptar.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Ajo vetë e priti me humor reagimin e fansave, duke shkruar në përshkrim: “Hajt, shkruani çfarë të doni, vetë e kërkova”.

Kjo frazë ironike tregoi edhe një herë natyrën e saj pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë.

E njohur për sinqeritetin dhe stilin unik, Olta Gixhari vazhdon të mbetet një nga personazhet më interesante dhe të dashura për publikun shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram

The post Olta Gixhari “trondit” fansat me postimin e fundit nga Kuba appeared first on Telegrafi.

Publikimi i bisedës me Rozanën, miku i Olta Gixharit zbulon detajin e rëndësishëm

By: gaze tare
16 February 2025 at 19:33

Ditën e sotme, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës. Teksa ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ai zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni.

The post Publikimi i bisedës me Rozanën, miku i Olta Gixharit zbulon detajin e rëndësishëm appeared first on iconstyle.al.

Lëmsh rrjeti! Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin

By: gaze tare
16 February 2025 at 08:17

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës. Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën. Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.

The post Lëmsh rrjeti! Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin appeared first on iconstyle.al.

Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin, ku ajo ia uron fitoren para se të hynte në BBVA ku banore është edhe motra e saj

16 February 2025 at 07:20

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e saj se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”.

Ndërsa Rozana ia kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Foto: Rozana Radi/InstaStory

Ky publikim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t, duke rritur edhe më shumë dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.

Kjo çështje u bë edhe më e diskutuar pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës në BBVA, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë. /Telegrafi/

The post Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin, ku ajo ia uron fitoren para se të hynte në BBVA ku banore është edhe motra e saj appeared first on Telegrafi.

“Ke thënë që nuk flet me motrën”, Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t’i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

16 February 2025 at 01:52

Pas një surprize të papritur që Olta Gixhari i bëri motrës së saj, Gerta, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, një debat i madh ka ndodhur mes Gertës dhe Rozanës.

Në një moment të tensionuar, Rozana Radi, vazhdoi të insistonte se deklaratat për marrëdhënien e motrave Gixhari jashtë shtëpisë janë të vërteta dhe se Olta ia kishte uruar fitoren Rozanës para se të hynte në BBVA.

“I bëj thirrje menaxherit tim që t’i publikojë të gjitha mesazhet dhe mesazhet zanore që Olta ka bërë me mua, që fjala ime të mos shkojë në vesh të shurdhër”, deklaroi Rozana gjatë një interviste, duke shtuar se ka prova të mëdha për të mbështetur pohimet e saj.

Edhe pse ndërkohë është përfolur shpesh në media për marrëdhënien e tensionuar mes motrave Gixhari, kjo ka qenë hera e parë që Rozana ka dalë publikisht për të mbështetur versionin e saj, duke sugjeruar se ato nuk janë aq të lidhura sa mund të duken.

Megjithatë, Olta në mbrëmjen e së shtunës e mbështeti publikisht Gertën me një surprizë brenda shtëpisë së BBVA 4, duket se kanë nxjerrë një anë tjetër të marrëdhënies së tyre.

Olta hyri në shtëpi për të bërë një surprizë dhe tregoi mbështetje maksimale për motrën e saj, duke u shfaqur pranë saj në një moment të rëndësishëm, duke theksuar lidhjen e ngushtë që ato kanë. /Telegrafi/

The post “Ke thënë që nuk flet me motrën”, Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t’i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren appeared first on Telegrafi.

Olta Gixhari rikthehet në shtëpinë e BBVA për t’i bërë befasi Gertës – nuk mungojnë thumbat e Rozana Radit

16 February 2025 at 00:38

Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të madhe për një nga banoret e shtëpisë. Olta Gixhari, një nga figurat më të spikatura të edicionit të kaluar, u rikthye në shtëpi, por këtë herë jo si lojtare, por për t’i bërë një befasi të paharrueshme motrës së saj, Gertës.

Takimi mes dy motrave ishte tejet emocional, me përqafime dhe lot gëzimi. Gerta, e emocionuar nga prania e Oltës, nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa të dyja ndanë disa momente të ngrohta së bashku.

Por përveç surprizës për Gertën, Olta kishte një mesazh edhe për banoren tjetër, Rozana Radin. “Motren time Gertën e kam para të gjithëve”, – u shpreh ajo, një deklaratë që duket se i referohej debateve të fundit mes Rozanës dhe Gertës.

Nga ana tjetër, sapo Gerta u rikthye në shtëpi pas takimit me Oltën, Rozana e përshëndeti Oltën dhe u shpreh: “Por ato që kam thënë janë plotësisht të vërteta, por ajo çfarë më intereson sonte është dashuria jote për motrën”.

Kjo deklaratë lidhet me një debat të mëparshëm mes Rozanës dhe Gertës, ku Rozana i kishte thënë: “Pse s’flet me motrën tënde? Se motra jote ma ka uruar mua fitoren”. Ky moment kishte ngjallur aludime mes publikut për një përçarje të mundshme mes Oltës dhe Gertës jashtë shtëpisë.

Megjithatë, takimi i sotëm mes tyre dukej të ishte një moment i vërtetë dashurie dhe afrimiteti familjar. Ndërkohë, publiku mbetet kurioz për të parë nëse kjo situatë do të sjellë diskutime të tjera brenda shtëpisë në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post Olta Gixhari rikthehet në shtëpinë e BBVA për t’i bërë befasi Gertës – nuk mungojnë thumbat e Rozana Radit appeared first on Telegrafi.

E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

13 February 2025 at 13:47

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 është bërë skenë e një debati të zjarrtë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi.

Përplasja mes tyre ndodhi gjatë një diskutimi të tensionuar, ku Rozana e akuzoi Gertën për jo-profesionalizëm dhe pretendoi se ajo i ka marrë vendin e punës dikujt tjetër.

Gerta nuk vonoi të përgjigjej, duke theksuar përvojën dhe punën e saj të palodhshme ndër vite.

“Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën. Punoja në televizion, gjithë ditën e ditës, punoja non stop”, u shpreh ajo me tone të ashpra.

Kjo deklaratë vuri në pah sakrificat dhe dedikimin e Gertës në karrierën e saj, duke lënë të nënkuptohet se ajo e ka ndërtuar vetë rrugën profesionale dhe nuk ka përfituar nga askush.

Gerta është gazetare dhe opinioniste, por një tjetër detaj i rëndësishëm që e lidh me këtë format është se ajo është motra e aktores së njohur Olta Gixhari, e cila mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe ishte një nga konkurrentet më të përfolura.

Debati mes Gertës dhe Rozanës ka ndezur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë së BBVA, duke ndarë ndjekësit në dy grupe: ata që mbështesin Gertën për punën dhe përkushtimin e saj, dhe ata që e shohin si një personazh kontrovers. /Telegrafi/

The post E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën appeared first on Telegrafi.

“Të uroj fitoren”/ Olta Gixhari i dërgon mesazh Rozana Radit?

By: gaze tare
6 February 2025 at 19:13

Sot banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë lexuar mesazhet që iu dërguan nga ndjekësit e tyre.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte një mesazh që i drejtohej Rozana Radit, i shkruar nga Olta, pa e specifikuar se cila.

Sic ta kam thene te uroj fitoren”- shkruhej në mesazh, që përkon me një debat që ka pasur kohë më parë Rozana me Gertën.

Rozana ka treguar se Olta Gixhari, motra e Gertës i ka uruar fitoren e BBVA.

Mendoni se ky mesazh ishte i vërtetë nga Olta, apo është një rreng që po i bëhet nga dikush Rozanës?

The post “Të uroj fitoren”/ Olta Gixhari i dërgon mesazh Rozana Radit? appeared first on iconstyle.al.

Valbona shpërthen në ofendime ndaj Gertës: O superleckë, ty s’të flet as motra

By: Ela
25 January 2025 at 20:58

Në prag të spektaklit të mbrëmjes, tensionet mes dy banoreve të Big Brother VIP Albania, Valbonës dhe Gertës, kanë arritur kulmin. Gjatë përgatitjeve për natën e madhe, Valbona lëshoi një koment ofendues, duke përfshirë dhe motrën e Gertës, Oltën. Ajo iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet […]

The post Valbona shpërthen në ofendime ndaj Gertës: O superleckë, ty s’të flet as motra appeared first on BoldNews.al.

Gafa e Olta Gixharit në “BBVK”, momenti shkakton reagime në rrjetet sociale

By: gaze tare
25 January 2025 at 11:01

Gjatë natës finale të Big Brother VIP Kosova, një incident i papritur ndodhi në studion e spektaklit. Opinionisti Milaim Zeka përmendi këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, duke e rikthyer në vëmendje një moment të paharrueshëm të muzikës shqiptare. Megjithatë, komenti i aktorës dhe ish-banores së BBVA, Olta Gixhari, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ndjekësit.

Kur Zeka përmendi ndikimin e Rexhepagiqit në muzikën shqiptare, Olta iu bashkua diskutimit duke thënë: “Shumë i mirë është Rexhepi,” duke i ngatërruar emrin e artistit, një gafë që nuk kaloi pa u vënë re. Në vend të “Armend Rexhepagiqi,” ajo përdori një formë të shkurtuar të emrit, duke e quajtur “Rexhepi.”

Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit filluan të komentojnë me humor dhe kritika për aktoren. Shumë sugjeruan se Olta nuk e njeh fare këngëtarin, një nga figurat më të njohura të muzikës shqipe, dhe e konsideruan këtë një gafë të papritur në një mbrëmje që pritej të ishte e fokusuar tek festa finale e BBVK.

The post Gafa e Olta Gixharit në “BBVK”, momenti shkakton reagime në rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

❌
❌