Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë ndaj 7 personave të arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga SPAK në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Më konkretisht, në qeli janë lënë shtetasit: Arjan Gjata, […]
Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi, ka vlerësuar se ekipi i tij ka ende mundësi reale për të përmbysur rezultatin ndaj Vikingurit në ndeshjen e kthimit të fazës së parë eliminatore të Ligës së Konferencës.
Në sfidën e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga Kosova u mposht minimalisht 1-0 nga kampionët e Islandës.
Pas ndeshjes, Isufi tha se ekipi i tij kishte treguar respekt të tepruar ndaj kundërshtarit në pjesën e parë, gjë që ndikoi në paraqitjen në fushë.
“Mendoj se përderisa ekziston mundësia, pjesa e dytë e sfidës, mundësitë janë reale. Nuk bën të kemi respekt të tepruar për kundërshtarin, si në pjesën e parë”.
“Duhet të fokusohemi në ndërprerje, në lojën në ajër. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, me më shumë vetëbesim, çdo gjë është e mundur. Kemi një javë të përgatitemi. Tani i dimë mundësitë dhe se si të paraqitemi më mirë. Në pjesën e parë kishim shumë respekt për kundërshtarin. Në pjesën e dytë kishim raste, por na mungoi fati për të konkretizuar,” – ka thënë Isufi për KTV-në.
Tutje, ai theksoi se plani për pjesën e parë ishte kontrolli i topit dhe tentimi për të rrezikuar më shumë, por se respekti i tepruar ndikoi që kjo të mos ndodhte.
“Në pjesën e parë u morëm vesh të kemi kontrollin e lojës dhe të rrezikojmë më shumë. Respekti i tepruar bëri që mos të kemi mundësi të hyjmë në lojë. Në pjesën e dytë e kemi ditur se nuk kemi çka të humbim. Pjesa e dytë ishte dominante, kishim aksione. Jemi munduar të eliminojmë gabimet. Vikinguri na ka dominuar në lojën në ajër, ndërsa në aspektet tjera kemi dominuar”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/
Në një moment të mbushur me ndjenja, Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një video prekëse kushtuar partnerit të saj të ndjerë, stilistit të njohur Festim Isufi. Në përvjetorin e lindjes së tij, Rina ka zgjedhur ta nderojë kujtimin e tij përmes fjalëve të ndjera dhe imazheve që pasqyrojnë momentet më të bukura të përbashkëta.
Festim Isufi, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën e dizajnit. Humbja e tij u ndje thellë nga familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, por vepra dhe kujtimi i tij vazhdojnë të jetojnë.
Postimi i Rinës është më shumë se një dedikim, është një dëshmi e një dashurie që nuk është zbehur me kohën dhe e një lidhjeje që ka mbetur e gjallë në zemrën e saj.
Më shumë se një muaj pas ndarjes së papritur nga jeta të dizajnerit të njohur nga Gjilani, Festim Isufi, familjarët e tij ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, vëllai i tij, Lulzim Isufi, ka ngritur dyshime serioze mbi mundësinë që në këtë rast të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.
“Akoma nuk kemi marrë raportin e autopsisë. Nuk ka asgjë të sigurt, jemi ende në pritje,” u shpreh ai, duke theksuar se familja vazhdon të mos ketë qasje në të dhëna zyrtare.
Megjithëse nuk ka konfirmime nga prokuroria, Lulzimi pretendon se ka informacione që sugjerojnë një prapaskenë më të komplikuar.
“Sipas informatave që kam unë personalisht, edhe pse nuk mund të flas me siguri të plotë, dyshoj se është përfshirë një person i tretë. Madje besoj se edhe prokuroria e di këtë,” shtoi ai.
Familja Isufi apelon për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, duke u shprehur se nuk ndërhyjnë në hetime, por kërkojnë transparencë dhe drejtësi për humbjen e tyre të madhe.
Më shumë se një muaj pas ndarjes së papritur nga jeta të dizajnerit të njohur nga Gjilani, Festim Isufi, familjarët e tij ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, vëllai i tij, Lulzim Isufi, ka ngritur dyshime serioze mbi mundësinë që në këtë rast të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.
“Akoma nuk kemi marrë raportin e autopsisë. Nuk ka asgjë të sigurt, jemi ende në pritje,” u shpreh ai, duke theksuar se familja vazhdon të mos ketë qasje në të dhëna zyrtare.
Megjithëse nuk ka konfirmime nga prokuroria, Lulzimi pretendon se ka informacione që sugjerojnë një prapaskenë më të komplikuar.
“Sipas informatave që kam unë personalisht, edhe pse nuk mund të flas me siguri të plotë, dyshoj se është përfshirë një person i tretë. Madje besoj se edhe prokuroria e di këtë,” shtoi ai.
Familja Isufi apelon për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, duke u shprehur se nuk ndërhyjnë në hetime, por kërkojnë transparencë dhe drejtësi për humbjen e tyre të madhe.
Sot, në një konferencë për media, u prezantua bashkëpunimi historik mes KFV Prishtina, KD Events dhe gjigantit italian AC Milan. Ky partneritet i rëndësishëm do të sjellë në kryeqytet kampin veror “AC Milan Junior Camp” nga data 9 deri më 13 korrik, që do të mbahet në Hajvali.
Në këtë konferencë morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Drejtori i Sportit, Kushtrim Mushica, Drejtori i Kampit të AC Milan Junior Camp, Kushtrim Demiri, Bekim Isufi – kryetrajner i kampit – si dhe Genc Mala, anëtar i AC Milan Club Kosova Fan.
Ata shpalosën këtë mundësi të jashtëzakonshme që synon të frymëzojë dhe zhvillojë talentin e të rinjve kosovarë përmes sportit dhe edukimit.
Kushtrim Demiri, drejtori i AC Milan Junior Camp në Kosovë, njëherësh themelues i KD Events që mundësuan kampin, ftojë fëmijët të jenë pjesë e kësaj mundësie fantastike.
Kampi do të ofrojë trajnime të nivelit më të lartë për vajzat dhe djemtë e të gjitha komuniteteve, nën përkujdesjen e pesë trajnerëve profesionistë të AC Milan, të cilët vijnë në Kosovë për të ndarë përvojën dhe metodologjinë e tyre me gjeneratën e ardhshme të futbollistëve.
Bashkë me ta do të jenë edhe 12 trajnerë nga Kosova që do t’i mbikëqyrin 200 fëmijë.
Ky bashkëpunim është një hap i madh për futbollin kosovar dhe një mundësi e artë për të rinjtë e kryeqytetit që të mësojnë nga më të mirët dhe të zhvillojnë potencialin e tyre sportiv.
Kushtrim Demiri, drejtori i AC Milan Junior Camp në Kosovë
Të pranishmit i ftuan të gjithë të rinjtë e Prishtinës të përfitojnë nga kjo përvojë unike dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të paharrueshëm me emrin e madh të AC Milan.
Regjistrimi i fëmijëve fillon nga sot. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë e ndodhur disa javë më parë ka tronditur opinionin publik. Sipas asaj që është raportuar deri më tani në media, stilisti i njohur kosovar, Festim Isufi goditi me thikë partneren e tij e më pas vrau veten.
Festim Isufi humbi jetën në vendngjarje pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja e tij, Rina Maloku ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje, kanë reguar dhe familjarë të Festimit, të cilët shprehen se Rina vijon të jetë pjesë e familjes Isufi ndërsa ende nuk ka diçka konkrete nga hetimet lidhur se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes.
“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha njëri prej vëllezërve të Festim Isufit.
Disa ditë pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe vetë Rina Maloku në rrjete sociale teksa postoi një foto krah partnerit të saj duke i dedikuar dhe një mesazh lamtumire: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”
Lajmi për ndarjen nga jeta të dizajnerit të njohur shqiptar, Festim Isufi, më 9 maj, ka shkaktuar trishtim dhe pasiguri në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë. I gjetur pa shenja jete në banesën e tij, rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa në rrjet kanë qarkulluar versione të shumta dhe spekulime.
Për herë të parë pas kësaj ngjarjeje tragjike, një prej vëllezërve të të ndjerit ka folur publikisht, duke u përpjekur të qetësojë zërat që qarkullojnë. Ai theksoi se familja nuk ka adresuar faj ndaj bashkëshortes së Festimit, Rinës, e cila vazhdon të konsiderohet pjesë e familjes.
“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha ai.
Të shtunën, më 10 maj, Gjilani u kthye në një qytet zie. Qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u nda nga jeta në rrethana ende të paqarta vetëm një ditë më parë, në banesën e tij në Prishtinë.
Ceremonia u ndoq me trishtim nga figura publike, kolegë të afërt dhe njerëz të modës që e kishin ndjekur nga afër rrugëtimin e tij krijues. Por ajo që ngjalli më shumë vëmendje ishte prania e bashkëshortes së tij, Rina Maloku – me një detaj që s’mund të shpëtonte syrit të publikut: dora e fashuar.
Pamja e saj ka hapur menjëherë dyer për dyshime. A është plagosur Rina gjatë një përplasjeje me Festimin? A kishte ndodhur diçka dramatike pak orë para vdekjes së stilistit? Burime jozyrtare aludojnë për një konflikt në çift, që mund të ketë paraprirë aktin tragjik të dyshuar si vetëvrasje, por autoritetet nuk kanë konfirmuar ende asgjë zyrtare.
Emocionet ishin të prekshme në çdo cep të ceremonisë. Modelja e njohur Agnesa Vuthaj, një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Festimit, u shfaq e përlotur dhe thellësisht e prekur nga humbja e mikut të saj. “Një boshllëk që nuk mbushet,” – thuhet se ka thënë ajo në heshtje.
Të shtunën, më 10 maj 2025, qyteti i Gjilanit i dha lamtumirën e fundit stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili humbi jetën në rrethana tragjike një ditë më parë në banesën e tij në “Rrugën B” të Prishtinës.
Pamjet nga ceremonia mortore u transmetuan në kronikën e emisionit “Prive”, ku shihej një numër i madh njerëzish të mbledhur për t’i dhënë nderimet e fundit dizajnerit të ndjerë. Familjarë, miq, kolegë dhe figura publike ishin të pranishëm për të përshëndetur për herë të fundit njeriun që la gjurmë të thella në botën e modës kosovare.
Në varrim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila u pa me dorën e fashuar – detaj që ngjalli vëmendje të madhe, pasi dyshohet se ajo ishte plagosur në një përplasje të mundshme mes çiftit, ngjarje që parapriu dyshimet për vetëvrasjen e stilistit.
Foto: Prive
Pjesë e ceremonisë ishte edhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj, një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Festimit, e cila nuk i fshehu emocionet dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe kolegu të çmuar.
Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për motivet e incidentit. Varrosja e Festim Isufit u bë pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Prishtinë më 9 maj, ku dizajneri i njohur Festim Isufi u gjet i pajetë në banesën e tij në “Rrugën B”. Dyshohet se ai i dha fund jetës në rrethana tragjike, pak pasi kishte plagosur të dashurën e tij, Rina Malokun.
Sipas raportimeve të para, Rina është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën trajtim mjekësor. Ngjarja ka lënë pas një valë tronditjeje dhe pikëllimi, sidomos në rrethet artistike, ku Festimi njihej si një nga emrat më të spikatur të modës në Kosovë.
Pavarësisht dhimbjes dhe përmasave të tragjedisë, ajo që preku më shumë zemrat e publikut ishte reagimi i parë i Rinës, i bërë publik përmes një InstaStory prekës. Ajo ndau një fotografi krah Festimit dhe shkroi:
“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”
Fjalë që bartin një dhimbje të thellë, ndonëse ende mbështjellin me dashuri kujtimin e një njeriu që, përtej gjithçkaje, ka qenë pjesë e saj.
Prishtina u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”, ku dizajneri i njohur kosovar Festim Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në opinionin publik dhe në rrethin artistik ku ai ishte një figurë e njohur dhe shumë e […]
Kosova vazhdon të jetë nën hijen e trishtimit pas ndarjes tragjike nga jeta të dizajnerit të njohur Festim Isufi, i cili vdiq ditën e djeshme në banesën e tij në Prishtinë.
Sot, më 10 maj 2025, do të mbahet ceremonia e varrimit në ora 16:31, në varrezat e qytetit të Gjilanit, vendlindja e të ndjerit.
Në një njoftim të publikuar nga familja Jusufi, thuhet: “Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se i dashuri jonë u nda nga jeta me datë 09.05.2025, në moshën 34-vjeçare, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm. Varrimi do të bëhet ditën e shtunë, me datë 10.05.2025, me namaz të ikindisë 16:31, në varrezat e qytetit Gjilan. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në “Rrugën B” të Prishtinës, ku sipas dyshimeve të para, Festim Isufi thuhet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka ndalur jetën e vet.
Bashkëshortja, e cila u plagos rëndë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Deri tani, motivacionet e ngjarjes mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Isufi ishte një emër i njohur dhe shumë i respektuar në fushën e dizajnit në Kosovë, dhe vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti artistik, miqtë dhe qytetarët që e njihnin dhe e vlerësonin për punën dhe karakterin e tij. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin të premten, ku një burrë dyshohet se fillimisht ka goditur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Tragjedia ndodhi në një ndërtesë banimi në rrugën “B” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se burri ishte 34 vjeç, ndërsa gruaja 30 vjeçare, transmeton Telegrafi.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Në vendngjarje janë thirrur edhe ekipet emergjente të cilat kanë konstatuar vdekjen e një personi, mashkull 34 vjeç, ndërsa e lënduara, një grua 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor,” deklaroi Ahmeti.
Pak orë pas ngjarjes, në media u publikua identiteti i viktimave, burri është identifikuar si dizajneri Festim Isufi, ndërsa bashkëshortja e tij, Rina.
Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Prishtinës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/
Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike në Prishtinë ku një 34-vjeçar plagosi bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.
Viktima është stilisti i njohur, Festim Isufi, i cili dyshohet se ka sulmuar gruan e tij, Rina Maloku, me thikë, dhe më pas ka përdorur të njëjtën thikë duke goditur për vdekje veten e tij.
Sipas raportimeve të fundit, 30-vjeçarja Rina Maloku është goditur me thikë dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa, Festim Isufi ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kujtojmë se Rina Maloku, gruaja e tij, është influencere e njohur në rrjetet sociale. Ndërsa Festim Isufi ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjesh Haute Couture në Javën e Modës në Paris. Përveç kësaj, Isufi kishte mbajtur edhe kurse profesionale për dizajn mode.
“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike dhe për të zbuluar motivet e mundshme të veprimeve të autorit.
Prishtina është tronditur nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës…
Ergys Isufi, ish-kandidati për deputet i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar sot publikisht përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale pas incidentit të një dite më parë, ku u kap nga policia me një dozë kokaine.
Në mesazhin e tij, Isufi i kërkoi ndjesë publikut, qytetarëve të Sarandës, familjes, miqve dhe kolegëve të tij në lëvizjen “Shqipëria Bëhet”. Ai e cilësoi ngjarjen si një situatë e vështirë, por u shpreh se ka hyrë në politikë me bindje dhe dëshirë për të kontribuar, pavarësisht zërave që i kanë thënë se “nuk është për politikë”.
“Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në çështje penale apo me lëndë narkotike,” – deklaroi Isufi, duke sqaruar se ngjarja nuk duhet të ndikojë te perceptimi për lëvizjen që përfaqëson. Ai falënderoi Policinë e Shtetit për profesionalizmin dhe për faktin që nuk u bë pjesë e një “dashakeqësie të mundshme të inskenuar”, sipas fjalëve të tij.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur Isufi u ndalua nga policia në rrugën Sarandë–Borsh, ndërsa udhëtonte me një të mitur për të marrë pjesë në një miting elektoral. Gjatë ndalimit, ai fillimisht tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një dozë kokaine, e dyshuar për përdorim vetjak.
Pavarësisht incidentit, Isufi mbetet i lirë dhe është shprehur se vazhdon të mbështesë lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, duke kërkuar mirëkuptim dhe duke theksuar se përgjegjësia është personale dhe nuk duhet të rëndojë mbi kolegët e tij.
Ergys Isufi, kandidati i “Shqipëria Bëhet” ka reaguar pas lirimit nga qelia. Ai u arrestua ditën e djeshme me një dozë kokainë.
Ndërsa kërkoi ndjesë publike, ai shtoi se “jo sepse kam kryer ndonjë krim, por sepse jam shumë i sinqertë deri edhe naiv në një ambient mbushur me hiena dhe grabitqarë”.
Postimi i plotë:
Mua më njeh një qytet i gjithë dhe nuk ka askush dyshime për sa i takon figurës sime. Unë kam ardhur si shqiptar, si shok, si sarandjot dhe mbi të gjitha si një familjar për të kontribuar në një Shqipëri dinjitoze.
Sot më tepër se kurrë ky vend ka nevojë për kontributin tuaj! E konsideroj veten si një dëshmor i kësaj lufte të paskrupullt elektorale. Jam shpresëplotë se kjo situatë do t’ju zgjojë secilin prej ktij gjumi vrastar dhe anestezi në të cilën na kanë futur! Ndjesë publike për të gjithë ju!
Jo sepse kam kryer ndonjë krim, por sepse jam shumë i sinqertë deri edhe naiv në një ambient mbushur me hiena dhe grabitqarë! Mbështetje për rininë ju lutem! T’i shporrim!
Kandidati për deputet Ergys Isufi është liruar nga qelia. Ergys Isufi është liruar nga ambientet e Policisë Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit. Policia nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për ndalimin e tij dhe nuk ka asnjë informacion nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë ose jo. Kandidatit i “Nisma Shqipëria […]
Kreu i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar pasi në media qarkulloi lajmi se kandidati i kësaj force politike Ergys Isufi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me kokainë. Lapaj, duke iu përgjigjur një postimi të socialistit Taulant Balla, shkruan se Isufi nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Lapaj e quan […]