Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë?

24 July 2025 at 15:55

Rizarta Hoxha, banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur sërish interes në rrjetet sociale.

Këtë herë, ajo ka publikuar një video në platformën TikTok, e cila ka lënë ndjekësit të dyshojnë se në jetën e saj po ndodh diçka e madhe.

Në videon që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Rizarta shfaqet e buzëqeshur dhe elegante, ndërsa fokusi kryesor bie mbi një unazë të vendosur në gisht.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo që e shton dyshimin edhe më shumë është përshkrimi që ka vendosur krahas videos: “Ajo tha PO”.

Pavarësisht mungesës së një deklarate të drejtpërdrejtë apo detajeve të tjera, fansat e saj kanë shpërthyer në komente urimi, duke e përgëzuar për një kapitull të ri në jetë.

Foto: Screenshot/TikTok

Kujtojmë që Rizarta, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk u përfshi në ndonjë romancë publike, dhe jeta e saj private ka qenë kryesisht jashtë vëmendjes së mediave pas përfundimit të spektaklit.

Kjo e bën edhe më interesante këtë zhvillim, që mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ajo në ditët në vijim. /Telegrafi/

@rizartaahoxha She said YESSSSS 💛 #fyp #proposal ♬ som original – lzbieber

The post “Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë? appeared first on Telegrafi.

Historia me Rizartën e nisur në Big Brother VIP Albania, flet Aldo Marku

22 April 2025 at 15:52

Aldo Marku dhe Rizarta Hoxha shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin sa ishin brenda Big Brother VIP.

Por duket se bukuroshja e cila doli nga shtëpia para ish-banorit u zhgënjye me disa gjëra.

Ajo bëri të ditur në intervistë se nuk do të ketë diçka më shumë jashtë pas disa gjërave që ka parë.

Foto: Screenshot/YouTube

Aldo në “Natën me Aulonën” deklaroi se është takuar me Rizartën dhe se kanë folur në tërësi.

“Po kemi komunikuar, kemi pirë dhe një kafe. Kaq. Folëm në përgjithësi që nuk i kemi bërë aty brenda, duke njohur njëri-tjetrin më shumë. Në përgjithësi është gocë e mirë dhe të jemi të kujdesshëm unë nuk jam ky përdoruesi as në jetën jashtë edhe pse janë parë gjërat”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Jam në një moshë tjetër nuk më bëjnë përshtypje sepse kam kaluar shumë, kam ndërruar frekuencë”.

Aldo theksojmë se ka një vajzë të quajtur Akira nga martesa e tij e mëparshme. /Telegrafi/

The post Historia me Rizartën e nisur në Big Brother VIP Albania, flet Aldo Marku appeared first on Telegrafi.

“Shtrëngoje, s’kam fuqi” – Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother

6 April 2025 at 20:00

Aldo Marku ka qenë banori i radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 4.

Regjisori shqiptar ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

I ftuar në ‘Fan Club’, ai ka folur për situatat që kanë ndodhur në shtëpi dhe ato më pikantet.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti u pyet gjithashtu edhe për videon virale me Rizarta Hoxhën, ku i thoshte: “Më shtrëngo fort”.

Ish-banorja e sqaroi situatën duke thënë se po flisnin për muskujt e barkut dhe se nuk është ajo që u shpërnda në rrjet.

Aldo po ashtu u pyet për këtë ngjarje dhe mbeti i habitur, duke shtuar se u keqkuptua.

“Nuk ka shans, asgjë të asaj natyre. Asgjë mes e poshtë, jo jo”, tha ai.

 

Kjo situatë shkaktoi të qeshura edhe në studion e ‘Fan Club’, në mënyrën se si u interpretua. /Telegrafi/

The post “Shtrëngoje, s’kam fuqi” – Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother appeared first on Telegrafi.

Mendoja që po flisja me psikologun/ Rizarta sqaron deklaratën virale

By: V K
24 March 2025 at 09:17

Ish-banorja e “Big Brother”, Rizarta Hoxha, ka sqaruar situatën e bujshme që u krijua pas transmetimit të një klipi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ku ajo shprehej e habitur, duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologen dhe jo me Vëllanë e Madh.

Ky moment u bë shpejt viral dhe shkaktoi reagime të shumta negative ndaj produksionit.

Megjithatë, pas daljes nga shtëpia, Rizarta sqaroi në “Fan Club” se gjithçka kishte qenë një keqkuptim.

“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqinterpretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty, se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.

Rizarta mohoi akuzat se produksioni kishte përdorur bisedat e saj pa autorizim, duke theksuar: “Absolutisht, bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë.”

The post Mendoja që po flisja me psikologun/ Rizarta sqaron deklaratën virale appeared first on Albeu.com.

“Mendoja që po flisja me psikologun” – Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother

23 March 2025 at 23:54

Rizarta Hoxha, tashmë banorja e eliminuar nga Big Brother, pak ditë më parë pati një rrëfim në këtë format.

Në momentin që u transmetua klipi dhe u pa rrëfimi, ajo reagoi menjëherë e habitur duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologun dhe jo me Vëllanë e Madh.

Kjo u bë virale dhe mori reagime të shumta e negative për produksionin e Big Brother.

Foto: Screenshot/YouTube

Rizarta pas daljes në Fan Club thotë se ka qenë një keqkuptim se e dinte që po fliste me Vëllanë e Madh.

“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqintrepretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Absolutisht bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë”.

Veç Rizartës nga ky format u largua të martën edhe Vserlo. /Telegrafi/

The post “Mendoja që po flisja me psikologun” – Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother appeared first on Telegrafi.

Rizarta eliminohet nga Big Brother VIP Albania

23 March 2025 at 00:47

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania rezervoi një surprizë për banorët dhe publikun, pasi brenda natës u hap një televotim i dytë.

Pyetja për publikun ishte: “Kë doni të shpëtoni?”.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas votave të mbledhura, u vendos që banorja që do të linte shtëpinë ishte Rizarta.

Largimi i saj erdhi si një tronditje për pjesën tjetër të banorëve, të cilët nuk e kishin pritur këtë zhvillim.

Momenti i shpalljes së rezultateve solli emocione të forta, ndërsa Rizarta u përshëndet me konkurrentët përpara se të largohej përfundimisht nga gara. /Telegrafi/

The post Rizarta eliminohet nga Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.

Psikologia e Big Brother VIP Albania sqaron të vërtetën: Rizarta e dinte që s’po fliste me mua

16 March 2025 at 14:38

Situata e Rizartës, e cila tregoi detaje për jetën dhe familjen e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka ngjallur shumë diskutime.

Ajo u shpreh se nuk e dinte që biseda e saj do të publikohej dhe mendonte se po fliste me psikologen e programit.

Pas transmetimit të klipit, Rizarta u ndje keq, veçanërisht sepse kishte folur për prindërit e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, psikologia e Big Brother-it, e ftuar në Fun Club, sqaroi se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.

“Kur takohem me banorët, ata e dinë që po flasin me mua. Takimi zhvillohet në një nga ambientet e shtëpisë, ku jemi të monitoruar dhe të dëgjuar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet. Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”, – shpjegoi psikologia.

Foto: Screenshot/YouTube

Kur Heidi e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar që po fliste me psikologen, ajo refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së saj.

“Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”. /Telegrafi/

The post Psikologia e Big Brother VIP Albania sqaron të vërtetën: Rizarta e dinte që s’po fliste me mua appeared first on Telegrafi.

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

11 March 2025 at 23:50

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, kur banorja Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe vetë ajo.

Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrefimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”. Kjo deklaratë, e cila u transmetua pa pritur, ka tingëlluar jo fort mirë për shumë shikues, duke nxitur reagime të ndryshme.

Në momentin kur iu shfaq klipi, Rizarta reagoi menjëherë dhe shprehu shqetësimin e saj, duke thënë: “Kjo nuk ishte fare e drejte. Ajo biseda që po behej, nuk kisha dijeni që do jepej, që do transmetohej. Fakti që kam qenë skeptike që të vija këtu brenda është pikërisht sepse nuk doja që të transmetoheshin ato fjalë. Nuk është e drejtë, vërtet. Unë mendoja se po bëja një bisedë me psikologen”.

Ndërkohë, prezantuesi i spektaklit, Ledion Lico, iu përgjigj menjëherë Rizartës, duke i sqaruar se ato fjalë nuk ishin pjesë e një diskutimi privat me psikologen, por një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe se produksioni ka të drejtën t’i transmetojë.

Pas këtij klipi, asaj iu bë befasi një mesazh zanor i babait të saj si dhe një vizitë surprizë nga motra e saj, e cila i dha kurajo në këtë lojë. /Telegrafi/

The post Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip appeared first on Telegrafi.

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

11 March 2025 at 12:37

Aldo dhe Rizarta kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre të vazhdueshëm, duke nxitur dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Sjellja e ngrohtë mes tyre, përqafimet dhe gjestet e afërta kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi.

Këtë çështje e ngriti edhe moderatori i Big Brother Vip Albania 4, Ledion Liço, i cili e pyeti hapur Aldon nëse raporti i tij me Rizartën po kalonte përtej kufijve të një shoqërie të zakonshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Kjo pyetje ndezi edhe më shumë diskutimet mes publikut dhe banorëve të shtëpisë.

Ndërkohë, një moment i fundit mes tyre ka shtuar më tej kuriozitetin e ndjekësve.

 

Në pamjet e transmetuara, Aldo dhe Rizarta janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat me dritat e fikura, duke lënë vend për interpretime të ndryshme.

Gjatë këtij momenti, Aldo dyshohet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i është përgjigjur: “S’kam fuqi”.

Ky episod ka ngritur shumë pyetje mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky raport dhe nëse dyshja do të japin ndonjë shpjegim për afrimitetin e tyre në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post “Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës? appeared first on Telegrafi.

Vajzat e Big Brother VIP Albania me dedikim special për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

8 March 2025 at 21:40

Në një interpretim tejet emocional, Rozana Radi dhe vajzat e shtëpisë sollënnjë këngë prekëse për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kënga, e mbushur me mesazhe të fuqishme për forcën dhe sfidat e vajzave, u interpretua me shumë ndjenjë nga artistja e njohur.

Teksti i këngës përçon një mesazh të thellë dhe të ndjeshëm për realitetet me të cilat përballen vajzat dhe gratë në shoqëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Një nga vargjet më prekëse të këngës, “Vajzat si unë e ti u grisen si një letër”, shpreh dhimbjen dhe sfidat që shumë vajza kalojnë gjatë jetës.

Interpretimi i Rozanës ishte edhe më i veçantë falë pjesëmarrjes së një grupi vajzash, të cilat qëndronin pas saj gjatë performancës, duke krijuar një atmosferë unike dhe të fuqishme.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo skenografi simbolike e shoqëroi këngën me një ndjenjë bashkimi dhe solidariteti mes vajzave dhe grave.

Përveç performancës live, kënga u shoqërua edhe me një videoklip emocional, ku shfaqen vajzat e shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTute

Pjesëmarrja e tyre e shtoi akoma më shumë ndikimin e kësaj vepre, duke e bërë një dedikim të fuqishëm për Ditën e Gruas.

Shumë komente vlerësuan ndjeshmërinë dhe mesazhin e fuqishëm të këngës, duke e konsideruar atë si një himn për gratë dhe vajzat që përballen me sfida në përditshmërinë e tyre.

Me këtë performancë të ndjerë, Rozana Radi edhe një herë ka treguar aftësinë e saj për të krijuar art me ndikim të thellë, duke dhuruar një mesazh të fuqishëm për të gjitha vajzat dhe gratë. /Telegrafi/

The post Vajzat e Big Brother VIP Albania me dedikim special për Ditën Ndërkombëtare të Gruas appeared first on Telegrafi.

“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

1 March 2025 at 15:37

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes G Banit dhe Gjestit në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shkak për përplasjen u bë një diskutim mbi rikthimin në lojë, por debati eskaloi shpejt në akuza personale dhe fyerje të rënda.

Gjithçka nisi kur G Bani iu drejtua Gjestit me fjalët: “S’ma ka ndie nëse do të më kishe zgjedhur apo jo”.

Foto: Screenshot/Instagram

Më pas, ai vijoi duke e sulmuar ashpër kundërshtarin e tij: “Ti je llum, ti je zhul, ti s’ke lidhje me VIP, ti je kloun. Ky është Big Brother VIP, ti s’je VIP, ti je maskara. Ti s’ke asnjë vepër origjinale, ti je një maskara”.

Gjesti nuk e la këtë deklaratë pa përgjigje dhe me ironi tha: “Unë jam palaço, unë jam lop”.

G Bani replikoi menjëherë: “Jo, ti je lopçar, nuk je lope. Lopët janë të mira. Ti lopët i rrah, se je i keq, e ke shpirtin e keq. Ti s’ke shpirt fare”.

Situata u tensionua më tej kur G Bani akuzoi Gjestin për trajtimin e vajzave brenda shtëpisë: “Moralist! Sa goca i ke sjellë në shtëpi? Ke përmendur Djellzën, Xhenetën. Rizartës i ke bërë keq, Eglit i ke bërë keq. Ti dhe raca jote”.

Ndërkohë, publiku pret të shohë se çfarë do të ndodhë gjatë spektaklit të sotëm. /Telegrafi/

The post “Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin appeared first on Telegrafi.

E pyeti se përse e mori në krevat, Gjesti – Eglit: Nuk mund të ta them tani

24 February 2025 at 19:21

Gjesti dhe Egli Tako kanë folur sërish për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpi.

Banorja po vazhdon të jetë e prekur nga veprimet e fundit të konkurrentit nga Kosova, pasi zgjodhi për të fjetur me Rizartën për dy javë.

Ajo i kërkoi sërish llogari duke i thënë se pse pikërisht e zgjodhi Rizartën, kur kishte edhe banorë të tjerë.

“Përse e more në krevat?”, iu drejtua ajo.

Gjesti nga ana tjetër ia bëri me dije se në këto momente nuk mund që të flas, por që do t’ia thotë më vonë.

“Okej, okej se nuk mund të flas tani. Më shiko në sy. S’mund të flas për këtë temë. Do të të sqarojë”, i tha ai.

Gjesti më pas i tha se nuk duhet të sillet në këtë mënyrë për të lënduar atë, veten e familjen. /Telegrafi/

 

The post E pyeti se përse e mori në krevat, Gjesti – Eglit: Nuk mund të ta them tani appeared first on Telegrafi.

Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas

24 February 2025 at 15:48

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit është bërë edhe më interesante, pasi Egli ka vendosur të tërhiqet nga përfshirja emocionale me të.

Megjithatë, duket se kjo nuk i ka pëlqyer fare Gjestit, i cili ka filluar ta ndjekë nëpër shtëpi dhe të kërkojë vëmendjen e saj me mënyra të ndryshme.

Gjesti, i revoltuar që Egli po kalon kohë me banorët e rinj, të cilët ajo i konsideron shokë nga jashtë, vendos të reagojë ndryshe.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment ai e merr Rizartën dhe i vendos krahun mbi supe, duke krijuar një situatë të qëllimshme për t’i rënë në sy Eglit.

Për më tepër, ai fillon të këndojë me Rizartën pranë tij, ndoshta për të provokuar xhelozinë e Eglit.

Por, ndërkohë, Egli, e buzëqeshur dhe e qetë, qëndron pranë Xenit, i cili nuk qëndron duarkryq dhe nis të këndojë këngë dashurie.

Teksa Egli largohet nga vendi ku qëndronin, Gjesti vazhdon ta ndjekë, ndërsa qëndron ende me Rizartën në krah.

Në fund, ai dëgjohet duke i thënë Rizartës që të largohet ose të mos vazhdojnë më këtë lojë, duke pranuar në mënyrë të nënkuptuar se e kishte bërë gjithçka vetëm për të tërhequr vëmendjen e Eglit. /Telegrafi/

The post Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas appeared first on Telegrafi.

“Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

24 February 2025 at 13:56

Një debat mes Eglit dhe Gjestit sot në shtëpi tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe fansave të spektaklit.

Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa.

Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë.

Foto: Screenshot/Instagram

Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë.

Gjesti, i acaruar, mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte inat.

Por, Egli e qetësoi duke i thënë se ata janë shokë të mirë nga jashtë dhe i konsideron si familje.

Ky moment shkaktoi komente nga ndjekësit e spektaklit, të cilët debatojnë nëse Gjesti është vërtet i painteresuar, apo nëse ky është një reflektim i ndjenjave të tij të pazbuluara.

Disa edhe shkruajnë se ai nuk duhet të ketë këtë sjellje pasi Eglin e kishte lënduar shumë here duke i thënë që nuk ka ndjenja.

Egli arriti të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet në këtë situate që Gjesti krijoi. /Telegrafi/

The post “Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj appeared first on Telegrafi.

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

24 February 2025 at 11:42

Teksa banorët e Big Brother VIP Albania po luanin lojën me dënime, Rizarta mori një sfidë interesante dhe argëtuese.

Fillimisht, asaj iu kërkua të laget me ujë, por kjo ide u hoq shpejt pasi do të duhej të hiqte mikrofonin, duke e bërë dënimin të papërshtatshëm.

Në vend të kësaj, banorët vendosën një sfidë tjetër për të – të ecte si një luaneshë.

Foto: Screenshot/YouTube

Rizarta e pranoi me sportivitet, duke thënë se e preferonte këtë denim, sesa të lagej me ujë.

Ndërsa përgatitej për sfidën, banorët e këshilluan se përveç ecjes, duhej të kishte edhe një shikim “të egër”, për ta bërë performancën më bindëse.

Rizarta u përpoq ta realizonte, por meqë është e re në moshë dhe ka një fytyrë më të butë, ajo nuk ishte shumë e bindur se mund të jepte atë shikim dominues.

Megjithatë, ajo vazhdoi me ecjen dhe e realizoi sfidën deri në fund, duke shkaktuar të qeshura dhe argëtim mes banorëve.

Në përfundim, të gjithë e duartrokitën për performancën e saj si “luaneshë” brenda shtëpisë.

Ky moment solli një atmosferë të këndshme në shtëpi, duke treguar se ndonëse lojërat me dënime mund të jenë sfiduese, ato po ashtu krijojnë momente argëtuese dhe ndërveprime pozitive mes banorëve. /Telegrafi/

The post Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla appeared first on Telegrafi.

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

23 February 2025 at 14:54

Pas tensioneve të mbrëmshme, Egli dhe Rizarta janë parë duke biseduar në oborrin e shtëpisë, duke u përballur me pasojat e prishjes së sfidës nga Egli.

Rizarta, e cila ishte pjesë e së njëjtës skuadër me Eglin, e shprehu hapur pakënaqësinë e saj.

“Do të të vlerësoja shumë më shumë nëse do të kishe thënë që në fillim se nuk do ta bëje këtë sfidë”, i tha ajo Eglit, duke e akuzuar për qëllim të paramenduar në largimin e litarit.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, Egli u mbrojt duke thënë se veproi vetëm për veten e saj dhe nuk mund të vazhdonte më.

Megjithatë, tensionet mes dy vajzave u shtuan kur Rizarta e cilësoi një situatë të mëparshme në banjë si një “gënjeshtër të madhe”.

Egli thotë se Rizarta nuk ka mundësi që të ketë argumente për pjesën e banjës, duke thenë se ka qenë e hutuar.

Egli, mbrëmë (e shtunë), edhe u deklarua se donte të linte shtëpinë gjatë spektaklit, për shkak të ngarkesës së madhe.

Përballja mes tyre la të hapur çështjen nëse do të arrijnë të sqarohen apo drama mes tyre do të vazhdojë. /Telegrafi/

The post Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër appeared first on Telegrafi.

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

23 February 2025 at 12:31

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli ka braktisur sfidën duke u liruar nga litari, çka ka sjellë një debat të fortë me Gertën.

Në këtë situatë është përfshirë edhe Rizarta, për të cilën Egli beson se nuk është në rrezik për eliminim.

Sipas Eglit, Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme, pasi është zgjedhur nga Gjesti për të ndarë krevatin me të.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo ka bërë që Egli të mos shqetësohet për fatin e saj në lojë, ndërsa i kërkon Gertës të mos e dramatizojë situatën.

Egli ka shpjeguar se është e lodhur dhe nuk mund të vazhdojë më, duke theksuar se sonte nuk është në gjendje të vazhdojë sfidën.

“Nuk mundem më, nuk ju vij dot nga prapa, të paktën sonte jo”, është shprehur ajo.

Sa i përket Rizartës, Egli ka theksuar se ajo ka ardhur për të luajtur dhe nuk ka nevojë për mbrojtje.

Më pas, ajo ka shpjeguar se nuk dëshiron të flejë më me gjashtë persona në të njëjtin krevat.

Kjo deklaratë ka sjellë reagime nga Aldo dhe Gerta, të cilët e kanë pyetur pse e pranoi sfidën që në fillim.

Situata mes banorëve mbetet e tensionuar, ndërsa loja vazhdon të sjellë surpriza dhe përballje të forta. /Telegrafi/

The post “Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida appeared first on Telegrafi.

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

23 February 2025 at 10:48

Një moment dramatik ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorëve iu dha një sfidë e re.

Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litar me njëri-tjetrin, duke krijuar një provë që kërkonte durim dhe bashkëpunim.

Egli, e cila ishte pjesë e një grupi së bashku me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe e mbingarkuar emocionalisht pas spektaklit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shprehu hapur vështirësinë e saj për të vazhduar sfidën, duke treguar se ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.

“Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk mund të përballonte më sfidën.

Gerta u përpoq ta qetësonte, duke i sugjeruar se grupi do ta mbështeste dhe do ta ndihmonte për ta kaluar këtë moment të vështirë.

Megjithatë, Egli nuk pranoi të vazhdonte dhe, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ta mbajtur në lojë, ajo vendosi të shkëpuste litarin.

Ky veprim çoi automatikisht gjithë grupin në dënim, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.

Vendimi i saj shkaktoi pakënaqësi te pjesëtarët e tjerë të ekipit, të cilët tashmë duhet të përballen me pasojat e kësaj zgjedhjeje.

Tensioni në shtëpi është rritur, dhe mbetet për t’u parë se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo appeared first on Telegrafi.

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

22 February 2025 at 22:47

Gjatë spektaklit të natës së sotme, Gjesti u përball me zgjedhjen e tij në “Valixhën e tundimeve”.

Teksa bisedonte me Ledion Liçon, ai shpjegoi arsyet e vendimeve të tij, ndërsa Rizarta ndau ndjenjat e saj për situatën e papritur.

Biseda mes tyre vijoi kështu:

Ledion Liço: Pse zgjodhe Rizartën?

Gjesti: Unë zgjedh kë të dua. Është e mirë, ndaj e zgjodha.

Rizarta: Ishte pak e sikletshme nata e parë që fjeta me Gjestin, u surprizova nga vendimi. Nuk mund të them që ekziston një afrimitet mes nesh.

Më tej, Gjesti sqaroi edhe përse ndau biletat me disa nga banorët e tjerë:

Gjesti: Danja është ndryshe nga vajzat e tjera, nuk flet egër.

“Aldon kam pasur keqkuptime, por e ka zemrën e mirë. Livia ka qenë e drejtë me Rozanën, ndërsa kjo e fundit është munduar ta nxjerrë jashtë. Me Tirin po rri pak më shumë, kam energji me të.

Kelly-n e shoh njësoj si të tjerët, shkoj mirë me të”.

Në lidhje me situatën me Rozanën, Gjesti tha:

Gjesti: Natën e parë dorëzova për Rozanën sepse jashtë më mori valixhen. Herën e dytë e pashë duke ardhur drejt shtratit tim, por u step. Mendoj se ka qenë xheloze që unë kam pasur valixhen.

Unë asnjëherë nuk i kam thënë asaj “a të bëra kundërshtare”, nuk e kuptoj pse vjen të më marrë me të mirë.

Ky moment ka shtuar më tej tensionet mes banorëve, duke ngritur pikëpyetje mbi strategjitë dhe aleancat në shtëpi. /Telegrafi/

The post “Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën appeared first on Telegrafi.

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

22 February 2025 at 16:58

Në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, emocionet kanë arritur kulmin, duke sjellë një moment dramatik me protagoniste Eglin.

Pas vendimit të Gjestit për të fjetur me Rizartën për dy javë, Egli është parë e shtrirë në oborr, e heshtur dhe e tronditur.

Gjithçka ndodhi kur Gjesti u sfidua nga “Vëllai i Madh” dhe u detyrua të zgjidhte dikë për të ndarë shtratin për dy javë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai vendosi Rizartën, një zgjedhje që duket se ka lënduar thellësisht Eglin.

E prekur dhe e zhgënjyer nga kjo situatë, ajo u shtri në tokë, e heshtur, duke refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë.

Kur Gjesti iu afrua për ta pyetur nëse ishte mirë, përgjigjja e saj ishte e shkurtë: “Po më vjen për të vjellë”.

Një deklaratë që reflekton gjendjen e saj emocionale dhe tronditjen që ka përjetuar.

Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në marrëdhënien mes tyre dhe në dinamikën brenda shtëpisë.

Drama dhe tensionet vazhdojnë të shtohen, duke e bërë garën gjithnjë e më të paparashikueshme. /Telegrafi/

The post Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën appeared first on Telegrafi.

❌
❌