Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Historia me Rizartën e nisur në Big Brother VIP Albania, flet Aldo Marku

22 April 2025 at 15:52

Aldo Marku dhe Rizarta Hoxha shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin sa ishin brenda Big Brother VIP.

Por duket se bukuroshja e cila doli nga shtëpia para ish-banorit u zhgënjye me disa gjëra.

Ajo bëri të ditur në intervistë se nuk do të ketë diçka më shumë jashtë pas disa gjërave që ka parë.

Foto: Screenshot/YouTube

Aldo në “Natën me Aulonën” deklaroi se është takuar me Rizartën dhe se kanë folur në tërësi.

“Po kemi komunikuar, kemi pirë dhe një kafe. Kaq. Folëm në përgjithësi që nuk i kemi bërë aty brenda, duke njohur njëri-tjetrin më shumë. Në përgjithësi është gocë e mirë dhe të jemi të kujdesshëm unë nuk jam ky përdoruesi as në jetën jashtë edhe pse janë parë gjërat”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Jam në një moshë tjetër nuk më bëjnë përshtypje sepse kam kaluar shumë, kam ndërruar frekuencë”.

Aldo theksojmë se ka një vajzë të quajtur Akira nga martesa e tij e mëparshme. /Telegrafi/

The post Historia me Rizartën e nisur në Big Brother VIP Albania, flet Aldo Marku appeared first on Telegrafi.

Eliminimi i Gertës, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët

By: gaze tare
14 April 2025 at 17:35

Mëngjesin e sotëm, dy ish-banorë të “Big Brother VIP 4”, Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku, ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku folën për ngjarjet kryesore të gjysmëfinales dhe për finalistët e përzgjedhur.

Aldo u ndal veçanërisht te largimi i Gertës, duke thënë se ishte një moment zhgënjyes për të gjithë:

“Mezi mbajta lotët kur doli. Ajo e nisi e para luftën. U ndje një ngushtim që në momentin kur u vendos që do ishin vetëm 4 finalistë.”

Nga ana tjetër, Shkëlzeni vlerësoi Gertën si një figurë dinjitoze, por që ra në nominim me emra që kishin më shumë “dinamikë”:

“Gerta tregoi qytetari. Do kisha ndërruar Laertin me Gertën. Rozana është e vështirë për t’u dashur nga publiku.”

The post Eliminimi i Gertës, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët appeared first on iconstyle.al.

G Bani reagon ashpër ndaj Aldos pas komentit për Valbonën:Ti ishe budallai më i madh

By: gaze tare
11 April 2025 at 09:58

Pas deklaratës së Aldo Markut në një intervistë ku e cilësoi Valbonën si “budallaqja më e madhe” e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, nuk ka vonuar reagimi nga G Bani.

Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-banori i BBVA4 e ka cilësuar Aldon si personin që “u fsheh pas gishtit gjithë sezonin” për ndjenjat ndaj Danijes dhe në fund “e shiti si lojë”. Ai shton se Valbona nuk ishte aspak budallaqe, përkundrazi ishte e sinqertë dhe nuk e përdori askënd për përfitime.

“Po pse nuk e përdore Valbonën në favorin tënd nëse ishte budallaqe?”, shkruan Bani, duke theksuar se Aldo është prekur nga fakti që ata (ai dhe Valbona) ishin të lumtur dhe kishin krijuar një marrëdhënie të sinqertë.

Në përfundim, ai e quajti Aldon “budalla i vërtetë” që shiti veten si mbrojtës i femrave, por që përfundoi duke ofenduar një grua publikisht.

“Budalla! Që u shite për mbrojtës i femrave… dhe gjete të ofendosh një femër”, mbyll reagimin e tij G Bani.

The post G Bani reagon ashpër ndaj Aldos pas komentit për Valbonën:Ti ishe budallai më i madh appeared first on iconstyle.al.

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti

By: gaze tare
9 April 2025 at 23:19

Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij pa dorashka për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai me tone të ashpra.

Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:

“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”

Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr:

“Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme.”

The post “Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/Aldo: Laerti më inteligjenti appeared first on iconstyle.al.

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

By: gaze tare
9 April 2025 at 07:56

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte arritur një pikë ku nuk funksiononte më.

“Ka ardhur një moment që nuk po e flisnim më të njëjtën gjuhë,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe pse ndarja nuk është e lehtë, ndonjëherë është e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe mirëkuptimin.

Aldo shtoi se vendimi ishte i përbashkët dhe i mirëmenduar: “Ne vendosëm të ndaheshim që vajza jonë të mos rritej në një ambient me tensione.”

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se respekti mes tyre mbetet i pandryshuar: “Nuk është se nuk kemi respekt për njëri-tjetrin, përkundrazi, është një njeri që më ka dhënë një dhuratë të jashtëzakonshme, vajzën tonë.”

Në fund, Aldo e bëri të qartë se ky vendim është përfundimtar: “Nuk ka kthim pas. Unë jam shumë mirë me këtë që kam vendosur.”

The post Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë appeared first on iconstyle.al.

Historia me Aldon, flet Rizarta: Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë…

By: gaze tare
7 April 2025 at 16:39

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania 4’, Rizarta ka folur për raportin me Aldon, teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”. Ish-banorja thotë se thjesht gjërat nuk shkuan më shumë se aq, ndërsa për vijimësinë jashtë shtëpisë shfaqet e pasigurt.

Biseda në studio:

-Diferenca e moshës ishte problem për ty?

Rizarta Hoxha: 14 vite ishin. Ndoqa vetëm ndjesitë e momentit, nuk doja ta analizoja situatën aq shumë se bëhej pastaj shumë mbytëse, thjesht po shikoja si po shkonte, ku po shkonte. Shkoi deri aty ku shkoi dhe kaq mund të them për gjithë atë situatë.

-E ke mbyllur, do të ketë një mundësi kur të dalë jashtë Aldo?

Rizarta Hoxha: Nuk e di. Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë dhe di të them që nuk e di.

-Je e paqartë, je konfuze?

Rizarta Hoxha: Tani mund të them që nuk e di, me gjërat që kam parë.

The post Historia me Aldon, flet Rizarta: Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë… appeared first on iconstyle.al.

“Shtrëngoje, s’kam fuqi” – Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother

6 April 2025 at 20:00

Aldo Marku ka qenë banori i radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 4.

Regjisori shqiptar ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

I ftuar në ‘Fan Club’, ai ka folur për situatat që kanë ndodhur në shtëpi dhe ato më pikantet.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti u pyet gjithashtu edhe për videon virale me Rizarta Hoxhën, ku i thoshte: “Më shtrëngo fort”.

Ish-banorja e sqaroi situatën duke thënë se po flisnin për muskujt e barkut dhe se nuk është ajo që u shpërnda në rrjet.

Aldo po ashtu u pyet për këtë ngjarje dhe mbeti i habitur, duke shtuar se u keqkuptua.

“Nuk ka shans, asgjë të asaj natyre. Asgjë mes e poshtë, jo jo”, tha ai.

 

Kjo situatë shkaktoi të qeshura edhe në studion e ‘Fan Club’, në mënyrën se si u interpretua. /Telegrafi/

The post “Shtrëngoje, s’kam fuqi” – Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother appeared first on Telegrafi.

Videoja në krevat me Rizartën, Aldo: Ajo është një vajzë që merret me palestër…

By: gaze tare
6 April 2025 at 20:36

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania, Aldo Marku ishte i ftuar në Fan Club, ku ndau me publikun reflektimet e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

I pyetur nga moderatorja se cila ishte gjëja më e çuditshme që ka dëgjuar ose lexuar për veten që nga dalja, Aldo tregoi:

“E para që më ka habitur është që nuk qenkam ndarë kurrë nga ish-bashkëshortja. Kjo më duket komplet e pavërtetë.”

Në studio nuk mungoi as komentimi i një videoje që është bërë virale në rrjetet sociale, ku Aldo shihet në një moment me Rizartën – një nga vajzat që ka qenë pjesë e shtëpisë.

Megjithatë, Aldo e mohoi kategorikisht çdo lloj konotacioni të asaj natyre:

“Nuk ka shanse. Asgjë e asaj natyre. Ajo është një vajzë që merret me palestër…”

Heidi me humor ndërhyri duke thënë:

“Për muskujt e barkut folëm ne…”

Ndërsa Aldo u përgjigj me vendosmëri:

“Ekzakt. Asgjë mes e poshtë, nuk ka shanse. Jo, jo.”

The post Videoja në krevat me Rizartën, Aldo: Ajo është një vajzë që merret me palestër… appeared first on iconstyle.al.

“E provokova Danjën”/ Aldo flet pas daljes nga BBVIP, reagon i dashuri i banores

By: gaze tare
6 April 2025 at 18:30

Pas largimit nga Big Brother VIP, Aldo Marku ishte sot i ftuar në Fan Club, ku sqaroi disa nga momentet më të komentuara të qëndrimit të tij në shtëpi – përfshirë edhe deklaratën që i bëri Danjës, pak ditë para daljes. Ish-banori tregoi se pëlqimi që shprehu ndaj saj nuk ishte i vërtetë, por një mënyrë për ta testuar.

“E bëra për ta parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë,” – u shpreh Aldo.

Ndërkohë, në studio u lexua edhe një mesazh i dërguar nga Redi – partneri i Danjës jashtë shtëpisë – i cili doli në mbrojtje të saj duke dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje.

‘Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë ajo s’ka zgjedhur të ulë dikë siç kanë ulur atë. Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton.”

The post “E provokova Danjën”/ Aldo flet pas daljes nga BBVIP, reagon i dashuri i banores appeared first on iconstyle.al.

Aldo del nga shtëpia e BBV: “Isha me dyshime, por përjetova shumë”

By: gaze tare
6 April 2025 at 08:32

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, Aldo është eliminuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh të Big Brother Albania VIP 4. Ky ishte eliminimi i tij i dytë; herën e parë u rikthye në shtëpi falë biletës së kthimit. 

Në një intervistë pas eliminimit, Aldo u shpreh: 

“Ka qenë një rrugëtim i paparë. Kam hyrë me disa rezerva dhe ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa kam arritur. Në këtë format kam njohur sesi jam në raport me ndjenjat e mia për botën jashtë, duke mos pasur akses me to, mall dhe mbi të gjitha kam njohur veten.” 

I pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga qëndrimi i tij në shtëpi, ai theksoi se nuk do të ulej asnjëherë në divanin blu. 

Aldo gjithashtu shprehu mirënjohjen për lidhjet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpi:

“Ndjehem shumë me fat që kam njohur një shoqe si Danja, Gertën e respektoj shumë, Loredanën…” 

Sa i përket parashikimeve për fituesin e Big Brother Albania VIP 4, Aldo tha se mendon që Gjesti do të fitojë, ndërsa personalisht do të dëshironte që çmimin ta marrë Gerta ose Danja.

The post Aldo del nga shtëpia e BBV: “Isha me dyshime, por përjetova shumë” appeared first on iconstyle.al.

Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba

30 March 2025 at 09:20

Një moment i veçantë dhe i ëmbël ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gjesti u pa duke mbajtur dhe luajtur me një palë këpucë të vogla bebesh ndërsa qëndronte pranë Aldos.

Ky gjest i tij shkaktoi shumë emocione, pasi ai nisi të fliste për dëshirën e tij për t’u bërë baba.

Teksa mbante këpucët në duar dhe buzëqeshte, ai u shpreh se imagjinon një ditë të ketë një fëmijë dhe se ai do të qeshte shumë me të.
“Do të doja shumë të bëhesha baba”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai supozonte se fëmija i tij do të qeshte me të, tha ai me një entuziazëm të sinqertë, duke ndarë këtë dëshirë me banorët e tjerë.

Ky moment i krijoi një atmosferë të ngrohtë në shtëpi, duke bërë fansat të japin shumë komente.

Nga ana tjetër, mbrëmja e spektaklit solli një tjetër surprizë, pasi Aldo, i cili u eliminua nga gara, u rikthye menjëherë falë biletës së kthimit, duke i dhënë një tjetër dinamikë lojës. /Telegrafi/

The post Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba appeared first on Telegrafi.

“Para jush trëndafili i Athinës”, Laerti dhuron spektakël me kërcimin sensual para banorëve

29 March 2025 at 08:46

Një festë e zakonshme në suitë u shndërrua në një spektakël të vërtetë falë energjisë dhe shpirtit të lirë të Laertit.

Vajzat kishin organizuar një festë pizhamesh, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e këndshme, kur në dhomë u bashkuan edhe Jozi, Laeri dhe Kelly, duke e bërë ambientin edhe më të gjallë.

Si gjithmonë, Laerti nuk mund të qëndronte indiferent ndaj një feste dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve.

Foto: Screenshot/YouTube

Me natyrën e tij spontane dhe të çlirët, ai nisi të kërcejë mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të banorëve të tjerë.

Teksa Vëllai i Madh vendosi një melodi më sensuale, Laerti e çoi performancën e tij edhe më tej duke zhveshur disa nga rrobat dhe duke e kthyer momentin në një shfaqje argëtuese.

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët nuk mundën t’i përmbanin të qeshurat, ndërsa ai vazhdonte të vallëzonte me lëvizje plot humor dhe karizëm.

Festës iu shtua edhe më shumë energji, dhe atmosfera në suitë u mbush me entuziazëm dhe hare.

Foto: Screenshot/YouTube

Momenti i tij i veçantë jo vetëm që krijoi një kujtim të paharrueshëm për të gjithë, por tregoi edhe një herë shpirtin e tij të lirë dhe dëshirën për të argëtuar të tjerët.

Laerti edhe një herë dëshmoi se di të jetë në qendër të vëmendjes dhe të dhurojë spektakël në çdo situate. /Telegrafi/

The post “Para jush trëndafili i Athinës”, Laerti dhuron spektakël me kërcimin sensual para banorëve appeared first on Telegrafi.

Nuk janë ndarë ende?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Më ka marrë malli!”

By: Oldi
28 March 2025 at 11:42

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin… Si është raporti i ju të dyve sot? A është […]

The post Nuk janë ndarë ende?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Më ka marrë malli!” appeared first on BoldNews.al.

Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë…

By: gaze tare
27 March 2025 at 22:11

Banorja e ‘BBVA’, Gerta Gixhari theu ditën e sotme kutinë e emergjences që kishte një telefonatë. Ajo kishte shumë dëshirë që të fliste me dy djemtë e saj, por u përball me një të papritur, pasi duhej të zgjidhte një tjetër banor për t’ia dhënë.

E përlotur që nuk mund të fliste me fëmijët e saj, ajo ia dha telefonatën Aldos. Ky i fundit u shpreh se do të fliste me ish-bashkëshorten dhe do e pyeste për vajzën e tyre.

Ish-bashkëshortja i dha edhe disa këshilla për lojën:

“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6”, i tha ish-bashkëshortja Aldos.

The post Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë… appeared first on iconstyle.al.

Sfida e javës sjell momente epike dhe të qeshura pa fund, Danja përfundon duke u rrëzuar

25 March 2025 at 23:34

Një moment tejet qesharak dhe epik ndodhi gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, teksa u zhvillua sfida e buxhetit për këtë javë.

Sfida ishte e veçantë dhe mjaft sfiduese për banorët.

Gerta, Danja, Loredana, Jozi, Aldo dhe Kelly u ftuan të merrnin pjesë në provën e javës, ku vajzat duhej të mblidhnin sa më shumë kanaçe nga dyshemeja.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, kishte një pengesë – ato ishin të ulura në karrige rrotulluese dhe djemtë i rrotulluan me shpejtësi të madhe përpara se ato të ngriheshin dhe të nisnin sfidën.

Sa më shumë kanaçe të mblidheshin, aq më i madh do të ishte përqindja e buxhetit që do të fitonin.

Foto: Screenshot/YouTube

Por momentet epike nuk munguan. Danja, nga marramendja e madhe, përfundoi duke u rrëzuar, duke shkaktuar të qeshura pa fund në studio.

Nga ana tjetër, Loredana, e cila mezi qëndronte në këmbë, u largua në drejtimin e gabuar, duke krijuar një situatë edhe më qesharake.

Spektatorët dhe opinionistët nuk i mbajtën dot të qeshurat, ndërsa sfida e kësaj jave u kthye në një nga momentet më argëtuese të mbrëmjes. /Telegrafi/

The post Sfida e javës sjell momente epike dhe të qeshura pa fund, Danja përfundon duke u rrëzuar appeared first on Telegrafi.

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

11 March 2025 at 12:37

Aldo dhe Rizarta kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre të vazhdueshëm, duke nxitur dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Sjellja e ngrohtë mes tyre, përqafimet dhe gjestet e afërta kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi.

Këtë çështje e ngriti edhe moderatori i Big Brother Vip Albania 4, Ledion Liço, i cili e pyeti hapur Aldon nëse raporti i tij me Rizartën po kalonte përtej kufijve të një shoqërie të zakonshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Kjo pyetje ndezi edhe më shumë diskutimet mes publikut dhe banorëve të shtëpisë.

Ndërkohë, një moment i fundit mes tyre ka shtuar më tej kuriozitetin e ndjekësve.

 

Në pamjet e transmetuara, Aldo dhe Rizarta janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat me dritat e fikura, duke lënë vend për interpretime të ndryshme.

Gjatë këtij momenti, Aldo dyshohet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i është përgjigjur: “S’kam fuqi”.

Ky episod ka ngritur shumë pyetje mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky raport dhe nëse dyshja do të japin ndonjë shpjegim për afrimitetin e tyre në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post “Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës? appeared first on Telegrafi.

“Shtrëngoje pak”/ Momente intime mes Aldos dhe Rizartës?

By: gaze tare
11 March 2025 at 12:51

Diçka duket se po lind mes Aldos dhe Rizartës.

Mbrëmë, dyshja u dukën më të afërt se kurrë. Ata janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat, dhe është aluduar për një moment intim mes tyre. Në një moment, Aldo thuhet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo ia ka kthyer: “Skam fuqi”.

Shikoni videon më poshtë:

@noway0780 #gjesti #rezarta #aldo #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Noway

The post “Shtrëngoje pak”/ Momente intime mes Aldos dhe Rizartës? appeared first on iconstyle.al.

Puthi në buzë Laertin, Aldo habit me deklaratën: Sikur putha babin tim

By: gaze tare
11 March 2025 at 11:17

Ditën e djeshme Aldo Marku u puth në buzë me Laert Vasilin. Pas puthjes, Aldo ka biseduar me Rizartën ku kjo e fundit e ka pyetur se nëse ishte penduar për atë që bëri:

Rizarta– Sa u pendove nga 1-10 që puthe Laertin?

Aldo: Një mijë herë të tjera nuk do e kisha bërë por ndodhi dje dhe te arsyeja jam shumë i qetë. Po thonin ‘puthje puthje’. Puthe pra meqe jeni çift. Mu duk sikur putha babin tim.

The post Puthi në buzë Laertin, Aldo habit me deklaratën: Sikur putha babin tim appeared first on iconstyle.al.

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” – banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

10 March 2025 at 20:00

Banorët kanë shprehur dyshimet e tyre së fundmi për konkurrentin tjetër të shtëpisë, Laert Vasilin.

Kjo pas një sfide që kishin në shtëpi, ku ata duhej të shndërroheshin në femra dhe të realizonin një sfilatë në pasarelë.

E pas këtyre momenteve gazmore, në një çast Laerti dhe Gjesti shkëmbejnë puthje në buzë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në oborr, Aldo dhe Kelly së fundmi kanë diskutuar për veprimet e fundit të Laertit.

“Deklarata e Gertit është më pas apo”, iu drejtua Kelly – Aldos.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mos gaboj ka qenë më para, mund të ketë qenë edhe më mbrapa”, u përgjigj më pas aktori.

“Sepse nuk më duket normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra”, tha mes tjerash Kelly.


Aldo nga ana tjetër ia bëri me dije se është aktor dhe i ka bërë këto gjëra në skenë. /Telegrafi/

The post “Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” – banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit appeared first on Telegrafi.

“Rashë në humnerë”/ Rrëfimi i Aldos: Isha në garë me kohën, përfundova në depresion

By: gaze tare
26 February 2025 at 09:49

Aldo rrëfyeu mbrëmjen e djeshme linjën e tij të jetës, e mbushur me sfida të shumta. Ai tregoi se kishte ardhur në jetë me shumë vështirësi, pasi pas një aborti nëna e tij u detyrua t’i kalonte 7 muajt e shtatzënisë e shtruar në spital.

Një shtatzëni që i rrezikoi jetën, andaj Aldo në lot tregoi se nëna e tij e vuri përpara çdo gjëje. Më pas ai ka nisur ëndrrën për të vijuar rrugëtimin me kinematografinë dhe filmin. Pas të 30-ave, ashtu siç Aldo e përshkruan, sfidat e shumta e çuan drejt depresionit dhe problemeve me panikun.

“Pas të 30-ave isha në garë me kohën. Situatë që më çoi drejt depresionit dhe atakeve të panikut, shumë të shpeshta. Më dukej se kisha rënë në humnerë”, tha ai.

Peripecitë e shumta nuk e penguan të krijojë familje, e më pas të bëhej baba i një vajze. Ardhjen në jetë të Akirës, banori e përshkroi si një mrekulli që i ka ndodhur në jetë. Pas rëfimit emocionues, Aldo u surprizua nga nëna e tij, Vera.

The post “Rashë në humnerë”/ Rrëfimi i Aldos: Isha në garë me kohën, përfundova në depresion appeared first on iconstyle.al.

❌
❌