Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Danja Koka, ish-banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka folur për herë të parë më hapur rreth marrëdhënies së saj me Redin, lidhje kjo që mori vëmendje të madhe edhe sa ishte brenda formatit.
E ftuar në një intervistë për emisionin “Prive”, Danja ka deklaruar se pavarësisht se brenda shtëpisë nuk kishte dijeni për ndikimin që lidhja e tyre kishte jashtë, tani që është jashtë, nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.
“Përderisa unë atje kam folur për Redin dhe jashtë ishte bërë e madhe, dhe unë nuk e dija. Ama tani që kam dalë përpiqem të jem kështu, t’i them dy fjalë. Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund, kështu që nuk ka ndonjë gjë të madhe për ta ruajtur hermetikisht”, u shpreh bukuroshja me sinqeritet.
Ajo tregoi se Redi është shumë i përfshirë në jetën e saj, përfshirë edhe projektet që po ndërmerr pas daljes nga reality shou.
“Ai përfshihet vetë dhe unë kam shumë dëshirën që ta përfshij njëkohësisht. Është shumë i gjindshëm për mua dhe e kemi marrëdhënien shumë të rehatshme në këtë pikë”, shtoi ajo.
Danja dhe Redi u komentuan si një ndër lidhjet më të ndjeshme dhe diskrete gjatë edicionit të fundit të BBV, por duket se tani që janë jashtë, çifti ka vendosur ta jetojë raportin e tyre pa barriera dhe pa presione publike, duke i dhënë rëndësi përkrahjes dhe bashkëpunimit në jetën e përditshme.
G Bani ka shpërthyer në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:
“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet një koment i fortë mbi identitetin dhe përpjekjet për ndryshim të dikujt.
Mbrëmjen e së dielës, “Big Brother VIP Albania” organizoi një festë të madhe për të kremtuar suksesin e sezonit më të fundit, ku morën pjesë të gjithë banorët e këtij edicioni si dhe të ftuar të njohur nga bota e showbiz-it.
Në mesin e tyre ishte edhe Danja Koka, një nga konkurrentet më të përfolura për marrëdhënien e saj jashtë shtëpisë, me Redin.
Modelja e njohur ka përmendur disa herë partnerin e saj Redin gjatë qëndrimit në shtëpi, duke e cilësuar si një njeri të rëndësishëm dhe të dashur në jetën e saj. Megjithatë, edhe pas përfundimit të spektaklit, ajo dhe Redi vazhdojnë ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike, duke mos publikuar imazhe apo detaje të përbashkëta në rrjete sociale.
Loredana Brati, një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albani”, ka tërhequr vëmendjen edhe pas daljes nga shtëpia.
E ftuar në emisionin “E Diell” së bashku me Danjen dhe disa ish-banorë të tjerë, Lori shkaktoi një moment epik që po bën xhiron në TikTok.
Teksa Danja po shpjegonte një situatë, Loredana nuk i përmbajti nervat dhe reagoi në mënyrën e saj karakteristike, që u kthye menjëherë në një tjetër “perlë” nga ajo.
Foto: Screenshot/YouTube
Në një video që po qarkullon në TikTok, Lori dëgjohet duke thënë: “O Danja, mos ia fut kot, më ngrite nervat.”
Teksa Danja nis të qeshë, Lori vazhdon: “Jo sinqerisht e kam.”
Danja replikon: “Filloi kjo.”
Ndërsa Lori nuk ndalet: “Jo sepse më ka lodhur me këtë muhabet. Dhe pavarësisht se bën kështu si engjëll, po të them boll me këto.”
Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në studio, por Lori kishte më shumë për të thënë: “Ti na mblidhje te krevati, dhe në Prime na bëje fjalitë e bukura, të lezetshme për publikun për të marrë duartrokitje. Mos e kruaj Danja, mos e kruaj.”
Danja e pyet: “Çka të bëja?”
Lori përgjigjet: “Zemra, analizat m’i ke marrë edhe ti, pastaj dilje në Prime, kur pyeste Ledioni ‘çka mendon’, bëje bashkimin e analizave të të tjerëve, për të marrë duartrokitjet e publikut.”
Ky moment e dëshmon se Lori, edhe jashtë shtëpisë së BBVA, nuk ka ndërmend të ndalet me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe plot temperament – një arsye më shumë pse fansat e saj e konsiderojnë një nga figurat më autentike të këtij edicioni. /Telegrafi/
Me tensione ka qenë përballja e Danjës me G Banin këtë mbrëmje në Fan Club. Danja tha se G Bani ka pasur një sjelle agresive ndaj saj në lojë, dhe kjo ka bërë që këngëtari të reagonte ashpër. Në debat u përfshi edhe Aldo, të cilit G Bani i tha se nuk ka punë që të flasë për këtë temë.
Pjesë nga debati:
G Bani: Unë nuk kam qenë agresiv në lojë me Danjën, kam qenë i dashuruar. Ndjenjat nuk vijnë dhe ikin, nuk më tërheq diçka në personalitetin e Danjës sepse kur dola dhe pashë sesi ishte sjellë ndaj meje, mu duk shumë denigruese sjellja e saj ndaj meje
Danja: Sido të jetë tensioni i një partneri…
G Bani-Aldos: Mbylle gojën! Ç’a lidhje ke ti me atë? Se je ai skuthi që më akuzojë për ndjenjat e mia ndaj saj, dhe pastaj the që ke vete ndjenja për Danjën. Ti s’ke lidhje
Aldo: Qetësohu
G Bani: Ti s’ke lidhje po futesh kot. Danja të flasë për veten e saj, ky nuk ka punë
Danja: Të lutem, ose qetësohesh… djalë i dashur për këto mesazhe, këtë tension mund të interpretohej si agresivitet. Fjalinë do ma lesh ta mbaroj, more vesh!
Gjatë mbrëmjes së sotme në Fan Club Danja foli për ditët e para pas daljes saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ish-banorja tha se diskutuan për lajmet e ndryshme që kishin qarkulluar në rrjet dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Sa i përket marrëdhënies me G Banit Danja tha se nuk u përshëndetën fare, të cilës ish-banori iu përgjigj duke thënë se nuk i duhet shoqëria me Danjën sepse ajo ka qenë agresive ndaj tij brenda.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Çfarë diskutuat me Redin kur dole nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?
Danja: Më ka thënë për këto lajmet e ndryshme vërdallë, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri normalisht.
Heidi: G Bani, a do e doje shoqërinë e Danjës jashtë
G Bani: Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë, Danja jo vetëm që shoqëri nuk deshi por ishte dhe shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e Danjës jashtë.
Heidi: Redi ka kontaktuar prindërit e tu për situatën që keni patur brenda në shtëpi me Danjën
G Bani: Është diçka që mendoj e ka bërë me të drejtë dhe në shumë mënyrë shumë dinjitoze.
Spektakli gjysmëfinal i Big Brother VIP Albania 4, i mbajtur më 12 prill, do të kujtohet gjatë nga publiku shqiptar për shkak të ngjarjeve të shumta, surprizave emocionuese dhe një incidenti të rëndë që tronditi jo vetëm shikuesit, por edhe gjithë industrinë televizive.
Mbrëmja nisi me tensione brenda shtëpisë, vazhdoi me emocionet e shpalljes së finalistëve dhe përfundoi me një akt të paprecedent dhune, duke e kthyer këtë episod në një prej më të diskutuarve në historinë e programit.
Shpallja e finalisteve
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
Në një atmosferë të ngarkuar emocionale, banorët u përballën me një klip që i riktheu në qëndrimet e tyre rreth historisë personale të Laertit, çka solli reflektime dhe kërkesa për falje nga disa prej tyre. Situata përforcoi idenë se loja kishte kaluar përtej strategjive, duke prekur edhe pjesë të ndjeshme personale.
Më pas, televotimi vendosi gjithçka përfundimisht: publiku vendosi katër finalistët e këtij edicioni, të cilët janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako. Egli u shpall si finalistja e fundit, ndërsa Gerta Gixhari, një prej emrave më të spikatur gjatë këtij sezoni, u eliminua vetëm pak çaste para përmbylljes së garës.
Më herët, gjithashtu u larguan Danja Koka, si edhe çifti i njohur dhe simpatik i shtëpisë, Jozi Marku dhe Loredana Brati. Emrat e përzgjedhur për finalen janë dëshmi e ndikimit të tyre te publiku, që ka ndjekur javë pas jave një garë të fortë, shpeshherë të papritur dhe emocionale.
Skandali i paprecedent
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
Për herë të parë në një edicion të Big Brother Albania, një akt dhune ndodhi live gjatë transmetimit. Në momentin e daljes nga shtëpia, Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar në tokë përpara syve të publikut.
Incidenti ndodhi në mënyrë të papritur, në një çast që duhej të ishte simbolik për përmbylljen e një loje, jo përplasjes fizike. Kjo skenë tronditi publikun dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale dhe në media.
Gjesti më pas u shfaq në Dhomën e Rrëfimit me shenja të dukshme të goditjes. Ai tregoi se kishte marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe u shpreh i qetë, duke thënë: “Loja është lojë, nuk duhet të rrafemi. Me pas qene jashte, nuk ia kisha fal këtë send, por këtu dua ta mbyll”.
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube
Ky reagim tregoi maturi dhe përpjekje për të shmangur një përshkallëzim më të madh të situatës.
Aktit iu përgjigj menjëherë edhe prezantuesi Ledion Liço, i cili e cilësoi ngjarjen si një veprim të dhunshëm, të papranueshëm dhe të dënueshëm moralisht dhe ligjërisht. Ai sqaroi gjithashtu se kjo sjellje nuk kishte asnjë lidhje me produksionin apo formatin e spektaklit.
Reagimet
Foto: Big Brother VIP Albania
Top Channel publikoi një deklaratë zyrtare ku u distancua fuqimisht nga akti i dhunës dhe theksoi se asnjë formë e tillë nuk mund të tolerohet. Në komunikatën e tij, televizioni kombëtar rikujtoi se Big Brother është një program që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionet, por kurrsesi dhunën.
Sipas njoftimit, produksioni nuk kishte asnjë sinjal apo indicie për ndonjë sjellje të tillë dhe situata ndodhi në mënyrë të papritur dhe të pashmangshme.
Pas ngjarjes, Jozi u përjashtua menjëherë nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe u shoqërua në komisariatin më të afërt, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore përkatëse. Po ashtu, Top Channel njoftoi se protokollet e sigurisë dhe mënyrat e transmetimit do të rishikohen me seriozitet për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Publiku do të mbahet i informuar për çdo zhvillim dhe masë të mëtejshme.
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 4 ishte një përzierje emocionesh të forta, ndarje të vështira, triumfe personale dhe një incident që la hije të rëndë mbi një nga programet më të ndjekur në vend.
Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako tashmë janë në garën përfundimtare për çmimin e madh, që do të vendoset më 19 prill në natën finale.
Foto: Big Brother VIP Albania
Publiku, i cili ka qenë pjesë aktive e këtij edicioni, do të ketë në dorë fatin e lojës. Përtej gjithçkaje që ndodhi, sytë janë tashmë drejt fundit të madh – ku shpresohet që loja, përballjet dhe emocionet të jenë në qendër, ndërsa dhuna të mbetet jashtë çdo formati televiziv. /Telegrafi/
Modelja e njohur Danja Koka është eliminuar në gjysmëfinalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”, duke u bërë kështu banorja e parë që humb mundësinë për të shkuar në finalen e madhe.
Danja, e cila ishte një prej figurave më të komentuar të këtij edicioni për stilin e saj unik dhe qëndrimin e fortë, nuk arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga publiku për të kaluar në mesin e finalistëve.
Në këtë fazë të garës, vetëm dy nga gjashtë banorët që ishin në televotim do të kalojnë në finale për t’iu bashkuar tashmë finalistëve të shpallur më herët: Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Pas largimit të Danjës, në garë për dy vendet e fundit finale mbeten: Jozi, Loredana, Gjesti, Egli, dhe Gerta.
Spektakli hyn në ditët e tij më vendimtare, ndërsa publiku tashmë ka në dorë fatin e pesë banorëve të mbetur, nga të cilët vetëm dy do të kenë shansin të kalojnë në natën finale të madhe që pritet me shumë interes. /Telegrafi/
Spektakli më i ndjekur televiziv në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4, arrin sonte një nga momentet më vendimtare të këtij edicioni – gjysmëfinalen. Vetëm dy vende janë ende të lira në finalen e madhe, që do të mbahet më 19 prill, dhe gjashtë banorë janë në garë të drejtpërdrejtë për t’i siguruar ato.
Danja, Gerta, Gjesti, Jozi, Egli dhe Loredana janë banorët që sonte do t’i nënshtrohen votës së publikut, në një televotim emocionues që do të përcaktojë dy emrat e fundit që do të plotësojnë listën e finalistëve.
Deri tani, Rozana Radi dhe Laert Vasili janë të vetmit që kanë siguruar zyrtarisht vendin në finalen e madhe, duke fituar mbështetjen e publikut në fazat e mëparshme të spektaklit.
Në total, katër finalistë do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, por ka edhe një përjashtim të rëndësishëm: në rast se Jozi apo Egli shpallen fitues, ata do të përfitojnë vetëm gjysmën e çmimit, për shkak se kanë dalë një herë jashtë nga shtëpia, duke thyer rregullin e qëndrimit të pandërprerë.
Gara tashmë ka hyrë në fazën më intensive, dhe sonte pritet një natë plot emocione, surpriza dhe vendime të mëdha, që do të përcaktojnë përfundimisht se kush do të jetë në garë për kurorën e fituesit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Publiku ka fjalën e fundit – dhe sonte pritet një mbrëmje e paharrueshme! /Telegrafi/
Pas largimit nga Big Brother VIP, Aldo Marku ishte sot i ftuar në Fan Club, ku sqaroi disa nga momentet më të komentuara të qëndrimit të tij në shtëpi – përfshirë edhe deklaratën që i bëri Danjës, pak ditë para daljes. Ish-banori tregoi se pëlqimi që shprehu ndaj saj nuk ishte i vërtetë, por një mënyrë për ta testuar.
“E bëra për ta parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë,” – u shpreh Aldo.
Ndërkohë, në studio u lexua edhe një mesazh i dërguar nga Redi – partneri i Danjës jashtë shtëpisë – i cili doli në mbrojtje të saj duke dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje.
‘Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë ajo s’ka zgjedhur të ulë dikë siç kanë ulur atë. Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton.”
Një festë e zakonshme në suitë u shndërrua në një spektakël të vërtetë falë energjisë dhe shpirtit të lirë të Laertit.
Vajzat kishin organizuar një festë pizhamesh, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e këndshme, kur në dhomë u bashkuan edhe Jozi, Laeri dhe Kelly, duke e bërë ambientin edhe më të gjallë.
Si gjithmonë, Laerti nuk mund të qëndronte indiferent ndaj një feste dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve.
Foto: Screenshot/YouTube
Me natyrën e tij spontane dhe të çlirët, ai nisi të kërcejë mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të banorëve të tjerë.
Teksa Vëllai i Madh vendosi një melodi më sensuale, Laerti e çoi performancën e tij edhe më tej duke zhveshur disa nga rrobat dhe duke e kthyer momentin në një shfaqje argëtuese.
Foto: Screenshot/YouTube
Banorët nuk mundën t’i përmbanin të qeshurat, ndërsa ai vazhdonte të vallëzonte me lëvizje plot humor dhe karizëm.
Festës iu shtua edhe më shumë energji, dhe atmosfera në suitë u mbush me entuziazëm dhe hare.
Foto: Screenshot/YouTube
Momenti i tij i veçantë jo vetëm që krijoi një kujtim të paharrueshëm për të gjithë, por tregoi edhe një herë shpirtin e tij të lirë dhe dëshirën për të argëtuar të tjerët.
Laerti edhe një herë dëshmoi se di të jetë në qendër të vëmendjes dhe të dhurojë spektakël në çdo situate. /Telegrafi/
Një moment tejet qesharak dhe epik ndodhi gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, teksa u zhvillua sfida e buxhetit për këtë javë.
Sfida ishte e veçantë dhe mjaft sfiduese për banorët.
Gerta, Danja, Loredana, Jozi, Aldo dhe Kelly u ftuan të merrnin pjesë në provën e javës, ku vajzat duhej të mblidhnin sa më shumë kanaçe nga dyshemeja.
Foto: Screenshot/YouTube
Megjithatë, kishte një pengesë – ato ishin të ulura në karrige rrotulluese dhe djemtë i rrotulluan me shpejtësi të madhe përpara se ato të ngriheshin dhe të nisnin sfidën.
Sa më shumë kanaçe të mblidheshin, aq më i madh do të ishte përqindja e buxhetit që do të fitonin.
Foto: Screenshot/YouTube
Por momentet epike nuk munguan. Danja, nga marramendja e madhe, përfundoi duke u rrëzuar, duke shkaktuar të qeshura pa fund në studio.
Nga ana tjetër, Loredana, e cila mezi qëndronte në këmbë, u largua në drejtimin e gabuar, duke krijuar një situatë edhe më qesharake.
Spektatorët dhe opinionistët nuk i mbajtën dot të qeshurat, ndërsa sfida e kësaj jave u kthye në një nga momentet më argëtuese të mbrëmjes. /Telegrafi/
“Nuk i ka pëlqyer vetja jashtë, se e njoh njeriun. E kam mësuar komplet. Unë ka rast që them ndonjë gjë, nuk ma ndien. Të dal si të dal. Kërkoj falje nëse më pranojnë mirë, nëse jo, okej”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës, shtoi: “Me u mundu me më nxjerr poshtë me gjëra që unë t’i kam treguar edhe me ardh me mllef prej atje me më thënë mua këtu këtu të gjitha sëmundjet i kam prej teje, kur kam ndenjur unë jashtë ti ia ke kapur faqet Rozanës, a unë me të ndal me të thënë mos dil Egli, që të sëmuret edhe më keq e të mbaj unë përgjegjësi”.
Këngëtari pejan tha: “Për vëlla timin nuk mbaj përgjegjësi, më gjykon mua, ti je fajtor. T’i kam thënë gjërat jam munduar që të parandaloj”.
“Sjelljet e saj kanë qenë shumë të ekzagjeruara. E shikoje tani për nëntë ditë. Je e lënduar, më fal por s’kam ndjenja. E kam provuar por nuk eci”. /Telegrafi/
Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, u kthye në një vend të preferuar punësimi për personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit. Përveç pagave të larta, këto figura siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit të imazhit të ish-kryebashkiakut.
Një shembull i fundit është Danja, banorja aktuale e Big Brother VIP, e cila, pa qenë e vetëdijshme për situatën e Veliajt, deklaroi në shtëpinë e spektaklit se punon në bashki si “specialiste”. Deri në atë moment, banorët e tjerë e njihnin thjesht si modele. Por Danja nuk është e vetmja.
Nga “Big Brother” te Bashkia
Një tjetër emër i njohur që ka përfituar nga kjo skemë është Monika Lubonja, e cila, edhe pse kaloi tre muaj brenda shtëpisë së BBV, vijoi të paguhej çdo ditë nga Bashkia e Tiranës.
Në këtë listë përfshihet edhe Deborah Keçi, sportistja që u emërua drejtoreshë e Klubit shumësportësh Tirana, por më vonë u pezullua nga detyra për shkak të hetimeve të SPAK mbi shpërdorimin e detyrës dhe lidhjet me tenderat e dyshimtë të kompanisë 5D.
Një tjetër emër i përfolur është Eneda Tarifa, e cila, përveçse e njohur për karrierën e saj muzikore, rezultoi se ishte këshilltare e Erion Veliajt. Ajo madje u shpreh publikisht se “vetëm një Erion bën nëna”, duke e përkrahur hapur ish-kryebashkiakun.
Bashkia, si një “strehë e ngrohtë” për miqtë e pushtetit
Nën drejtimin e Veliajt, Bashkia e Tiranës funksionoi si një rrjet klientelist, ku përzgjedhja e stafit nuk bazohej te profesionalizmi, por te lidhjet personale dhe ndikimi publik. Në vend të ekspertizës dhe aftësive menaxheriale, prioritet u dhanë figurave të njohura që garantonin promovimin e vazhdueshëm të kryetarit të bashkisë në media.
Këshilltarët dhe të punësuarit nga Veliaj përfshinin një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një mjek, një analist filmash, një arkitekt dhe një shkrimtare. Një prej tyre ishte edhe një ish-miss i njohur dhe një avokate, e cila dikur ishte pjesë e partisë së Spartak Ngjelës dhe u bë e famshme për fotot provokuese në rrjetet sociale.
Sa kushtoi kjo skemë për qytetarët?
Investigimet mediatike kanë zbuluar se këto figura, ndonëse pa përvojë konkrete në administratë, përfituan paga të larta dhe benefite të tjera, duke krijuar një sistem të qartë patronazhi politik. Ndërkohë, qindra profesionistë të kualifikuar mbetën jashtë sistemit, sepse vendet e punës u mbushën nga ata që ishin më të vlefshëm për strategjinë e marketingut politik të Veliajt.
Çfarë do të ndodhë tani?
Sa prej këtyre “specialisteve” VIP do të mbeten në administratë dhe sa prej tyre do të largohen?
Qytetarët e Tiranës vijojnë të jenë dëshmitarë të një skeme klienteliste që ka kushtuar miliona lekë nga taksat e tyre, pa sjellë ndonjë përfitim të qartë për shërbimet publike të kryeqytetit.
Gjatë një bisede në ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth punës së saj, duke theksuar angazhimin e saj profesional, shumë ndryshe nga modelingu, siç jemi mësuar ta shohim. Ajo i tha Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.
“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”- tha Danja.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.
Në një interpretim tejet emocional, Rozana Radi dhe vajzat e shtëpisë sollënnjë këngë prekëse për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Kënga, e mbushur me mesazhe të fuqishme për forcën dhe sfidat e vajzave, u interpretua me shumë ndjenjë nga artistja e njohur.
Teksti i këngës përçon një mesazh të thellë dhe të ndjeshëm për realitetet me të cilat përballen vajzat dhe gratë në shoqëri.
Foto: Screenshot/YouTube
Një nga vargjet më prekëse të këngës, “Vajzat si unë e ti u grisen si një letër”, shpreh dhimbjen dhe sfidat që shumë vajza kalojnë gjatë jetës.
Interpretimi i Rozanës ishte edhe më i veçantë falë pjesëmarrjes së një grupi vajzash, të cilat qëndronin pas saj gjatë performancës, duke krijuar një atmosferë unike dhe të fuqishme.
Foto: Screenshot/YouTube
Kjo skenografi simbolike e shoqëroi këngën me një ndjenjë bashkimi dhe solidariteti mes vajzave dhe grave.
Përveç performancës live, kënga u shoqërua edhe me një videoklip emocional, ku shfaqen vajzat e shtëpisë.
Foto: Screenshot/YouTute
Pjesëmarrja e tyre e shtoi akoma më shumë ndikimin e kësaj vepre, duke e bërë një dedikim të fuqishëm për Ditën e Gruas.
Shumë komente vlerësuan ndjeshmërinë dhe mesazhin e fuqishëm të këngës, duke e konsideruar atë si një himn për gratë dhe vajzat që përballen me sfida në përditshmërinë e tyre.
Me këtë performancë të ndjerë, Rozana Radi edhe një herë ka treguar aftësinë e saj për të krijuar art me ndikim të thellë, duke dhuruar një mesazh të fuqishëm për të gjitha vajzat dhe gratë. /Telegrafi/