Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Neda Balluku: Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti. Kam parë që Egli po ecën, po rritet

By: redi
28 July 2025 at 22:11

Opinionistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Neda Balluku, ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë. E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të…

Source

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur Big Brother

28 July 2025 at 19:26

Në një intervistë të fundit me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania Neda Balluku, ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë.

E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin”.

Nuk munguan as pyetjet për rolin e saj si opinioniste.

Foto: Screenshot/TikTok

“Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe publikun. Më transparentja”, deklaroi Neda me plot bindje.

Biseda mes tyre në studio:

Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?

Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.

Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur Big Brother?

Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.

Ronaldo: A do ta ribëje Big Brother?

Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).

Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?

Neda: Ronaldo Sharkën.

Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori Big Brother-it?

Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e Big Brother, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time. /Telegrafi/

@topalbania_radioNeda Balluku: “Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV…”♬ original sound – Top Albania Radio

The post Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur Big Brother appeared first on Telegrafi.

Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV

By: gaze tare
28 July 2025 at 16:35

Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë të “Big Brother VIP”.

E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin,” tha ajo.

Nuk munguan as pyetjet për rolin e saj si opinioniste. “Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe publikun. Më transparentja,” deklaroi Neda me bindje, duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe objektivitetit në panel.

Biseda ne studio:

Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?

Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.

Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur “Big Brother”?

Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.

Ronaldo: A do ta ribëje “Big Brother”?

Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).

Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?

Neda: Ronaldo Sharkën.

Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori “Big Brother-it”?

Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e “Big Brother”, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time.

The post Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju

By: Ela
5 July 2025 at 19:19

Nga Neda Balluku Ju urreni ata shqiptarë që nuk ju marrin ju mend nga studiot e televizioneve se për kë duhet të votojnë. Por pyesin vetëm intuitën e tyre për të kuptuar kujt duhet t’i besojnë e kujt jo. Janë ata shqiptarë që ju i quani ruralë, katunarë, të pagdhendur. Ata që i përqeshni sepse […]

The post Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju appeared first on BoldNews.al.

Babai në Patos abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, reagon e prekur Neda Balluku: Dielli do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur

By: M C
2 July 2025 at 16:13

Opinjonistia e njohur Neda Balluku, si shumë figura të njohura, por edhe qytetarë është tronditur dhe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Patos ku babai ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Neda ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë, ku përdor ironinë dhe historinë e 12-vjeçares, por edhe të shumë vogëlusheve të tjera të cilat fatkeqësisht kanë fatin të kenë “babain monster’’.

Reagimi i plotë:

Babi hapi derën dhe hyri në dhomë shumë ngadalë, por unë u zgjova. E pashë hijen e tij të lëvizte nëpër dhomë dhe u gëzova nga mendimi se mos mbase erdhi për të më puthur ballin, sepse nuk më puthi para se të flija. E thirra “ba” me zë të ulët sepse nuk doja të zgjoja katër motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Kur ata zgjohen më takon mua t’i tund, tu flas, tu këndoj derisa t’i zërë edhe një herë gjumi e nëse nuk ndodh, dhe ata zënë të qajnë, mami më dënon përherë mua.

Babi u afrua dhe vuri gishtin mes buzëve të tij për të më kërkuar të heshtja. Dhe pastaj e vuri mes buzëve të mia.

Gjithçka që ndodhi më pas nuk kuptoja përse duhej të ndodhte sepse mua nuk më pëlqente dhe nuk i doja ato përqafime. Unë doja një puthje në ballë nga babi im. Doja edhe të më thonte se më donte shumë. Sa herë më jepte përqafimet që nuk doja me thonte se më donte shumë. Por unë nuk dija ndonjëherë kujt t’i besoja. Babit tim apo këtij babi që nuk më bënte të ndihesha mirë. Por me siguri që unë isha e gabuar sepse babi nuk po më rrihte, as po më dënonte dhe as më bënte për të qarë. Prandaj dhe unë mbaja lotët.

Edhe sonte, isha mësuar. Por një moment mendja ime tallej me mua dhe ajo më çoi bashkë me babin në një fushë të madhe të bukur me lulediej dhe babi i këpuste ato për mua. Në mendjen time, babi më kërkonte të shihja përherë nga dielli sepse dielli, si lulediejt, do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur.

Por me siguri padashje, sepse babi im më do shumë.

The post Babai në Patos abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, reagon e prekur Neda Balluku: Dielli do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur appeared first on Albeu.com.

‘Ua nxitë jetën’/ Neda Balluku mesazh për prindërit e rinj: Mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë

By: gaze tare
2 June 2025 at 13:07

Ditën e sotme, Neda Balluku ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale duke adresuar një fenomen që po merr përmasa në shoqëri. Nga parku i Liqenit, ku nisi javën e saj, ajo theksoi shqetësimin mbi tendencën e prindërve të rinj që i besojnë kujdesin e fëmijëve tek gjyshërit. Ajo thote se mosha dhe sakrificat e gjyshërve nuk duhet të anashkalohen, pasi këta të fundit kanë dhënë shumë për të rritur brezin e mëparshëm dhe tani po detyrohen të kujdesen edhe për nipërit e mbesat.

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu. Mbajini vetë kalamajt, çojini në çerdhe dhe shkolla”, dëgjohet ajo mes tjerash në videon e ndarë.

The post ‘Ua nxitë jetën’/ Neda Balluku mesazh për prindërit e rinj: Mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë appeared first on iconstyle.al.

Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar

By: gaze tare
21 May 2025 at 18:32

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka folur hapur për raportin e saj me Arbrin, i cili ka vijuar edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Neda rrëfeu se e konsideron Arbrin një nga fitimet më të mëdha të eksperiencës në Big Brother. “Më ngjan shumë… më ka pritur me një qasje shumë pozitive që në momentin e parë,” tha ajo, duke shtuar se lidhja mes tyre është kthyer në një miqësi të vërtetë.

Edhe pse kanë pasur diskutime brenda shtëpisë, Neda theksoi se pas çdo debati, ata vazhdonin të ndanin momente miqësore: “Pinim kafen bashkë, flisnim për fëmijët, pasionet, jetën jashtë Big Brother. Kjo tregon profesionalizëm, por edhe një lidhje njerëzore shumë të pastër.”

Sipas Nedës, Arbri ka treguar gjithmonë respekt dhe dashamirësi ndaj saj. “E ndieja që më respektonte dhe nuk ma kursente kurrë këtë ndjesi,” përfundoi ajo.

The post Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar appeared first on iconstyle.al.

Kunata e Belinda Ballukut krah zonjave kandidate për deputete: S’mund të fitosh parlamentin vetëm sepse di të pish raki!

By: M C
14 May 2025 at 17:11

Neda Balluku, kunata e Belinda Ballukut zëvendës kryeministres njëkohësisht edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka dalë në një reagim mbi zgjedhjet, kandidatët të cilët fituan një ulëse në Kuvend dhe kuota gjinore.

Neda ka dalë krah zonjave kandidate për deputete të cilët siguruan një mandat duke u favorizuar nga sistemi i kuotave gjinore, ku sipas analistes nuk është një “favorizim”, por korrigjim historik, një përpjekje për të zhbërë pabarazitë e trashëguara.

“Historikisht, politika ka qenë ekskluzivisht mashkullore, gratë janë përjashtuar nga jeta politike për shekuj me radhë, madje edhe nga e drejta për të votuar, dhe kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së talentit apo shkollimit”, shprehet Neda duke shtuar se ky sistem është një përpjekje për të ndryshuar mentalitetin që politika është pronë e burrave.

Në fund Neda Balluku ironizon faktin që disa burra mendojnë se mjafton të pish raki me kryeplakun për të merituar një mandat.

Reagimi i plotë i Neda Ballukut:

“Për burrat që u votuan e s’fituan një mandat:

Dhemb kur sistemi për herë të parë nuk penalizon gratë, apo jo?!

Lexoj një farë “revolte” për dhe nga kandidatë burra që kanë arritur të grumbullojnë më shumë vota, megjithatë “penalizohen” nga kuotat gjinore të kodit zgjedhor e si rrjedhojë, gra (me pak të votuara) ja dalin të fitojnë vendin në Kuvend.

Burrat e kanë mbajtur politikën biznes ekskluziv të tyre për shekuj me radhë. Jo vetëm që gruaja ishte figurë e paimagjinueshme në politikë aktive, por as nuk mundte të votonte deri vonë. Kujto këtu, në Liechtenstein, zemër e Evropës, gratë kanë fituar të drejtën e votës vetëm në vitin 1984.

A kanë qenë gratë më pak të talentuara se burrat?

Më pak të shkolluara, (mbase)?

A është lidhur historikisht superioriteti mashkullor me vendimmarrjet shoqërore?

A ka prodhuar kjo mizogjini seriale? Maskilizëm të instaluar? Patriarkat efiçent?

A kanë qenë deri më dje sisteme të tëra të trasheguara politike që favorizonin burra e përjashtonin gra?

Sot kemi një sistem që e para than rrenjët e qasjes ekskluzivisht mashkullore në politikë. Sot gratë qartazi nuk janë më pak të talentuara, të shkolluara apo punëtore se burrat, vetëm sepse janë gra. Dhe e dyta, ky sistem është gurë themeli për të zhbërë padrejtësitë shekullore që u janë bërë grave në drejtim të angazhimit politik.

Ky sistem sistemon veten. Duke hyrë në thellësi të problemit në mënyrë krejtësisht sociale, kulturore dhe duke goditur drejtpërdrejtë mendësinë të politikës si pronë mashkullore. Dhe është e vetmja formë për t’ja dalë! Asnjë formë tjetër nuk ka patur sukses.

Përse një sistem që u kërkon ndjesë grave të së shkuarës dhe provon sinqeritetin e ndjesës me gratë e të sotmes, provokon kaq shumë revoltë në radhët e burrave? Sidomos të atyre që e dinë fare qartë që më shumë vota kapin ata duke pirë pesë teke raki në klubin e fshatit me kryeplakun, sesa një grua që i bie zonës kryq e tërthor!

Sistemet për shumë burra janë të panegociueshëm dhe të pa ndryshueshëm vetëm kur favorizojnë burrat. Kur e kundërta ndodh, konsiderohet padrejtësi dhe papritur nxjerrin nga xhepi kartën e barazisë gjinore.

Nuk mund të fitosh parlamentin vetëm sepse di të pish raki!”

The post Kunata e Belinda Ballukut krah zonjave kandidate për deputete: S’mund të fitosh parlamentin vetëm sepse di të pish raki! appeared first on Albeu.com.

Foto/ Neda Balluku zbulon për herë të parë portretin e djemve të saj

By: gaze tare
28 April 2025 at 16:58

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, Neda Balluku ka vendosur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar. Për herë të parë, ajo publikoi një foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e saj, duke zbuluar portretin e tyre publikisht.

Në një postim në Instagram, Neda tregoi me humor se të dy vëllezërit dhanë pëlqimin për publikimin e fotos. “Pas studiove të Big Brother, tani Instagrami i mamit u duket shaka,” shkruan ajo, duke e shoqëruar foton me simbole dashurie dhe humor.

The post Foto/ Neda Balluku zbulon për herë të parë portretin e djemve të saj appeared first on iconstyle.al.

Neda: Unë ty Rozana të kam çuar në finale! Të kam shpëtuar fytyrën

By: gaze tare
26 April 2025 at 23:39

Opinionistja E Big Bother VIP 4, Neda Balluku dhe Rozana Radi janë përfshirë në një debat të fortë me njëra-tjetrën. Gjatë “Post Big Brother VIP 4”, Rozana iu drejtua Nedës, duke i thënë se ka dashur ta dëmtojë në lojë, por ndodhi e kundërta. Opinionistja u kundërpërgjigj duke i thënë “unë ty të kam çuar në finale, më vjen keq që nuk të shpalla dot fituese”, teksa shtoi se ‘të kam mbajtur në shpatulla”.

Pjesë nga debati:

Neda Balluku: Do sekrete Rozana? Do të them unë, natën e 19 marsit, unë ty të kam mbajtur në kurriz, të kam shpëtuar fryrën. Ti natën e 19 marsit, meritoje të thoja që je përsëritëse në dhunë, je agresive. Unë jam unë njeriu që në 3 prime ka detyruar të sqarojë ku ka rrahur 3 njerëz. Unë ty të kam mbajtur në kurriz. Kjo që të mos ndikonte finalja, apo edhe një fitore. Pse s’ke qenë ndonjëherë te festivali i këngës?

Rozana Radi: Do shkoj këtë vit. Ty Neda dhe grave të tjera u dhembin sukseset e grave të tjera. Mua nuk më ke dëmtuar në Big Brother, madje më ke përforcuar.

Neda Balluku: Bravo Roz! Unë ty të kam çuar në finale! Të kam patur këtu, mbi shpatulla. Më vjen keq që nuk të kam shpallur dot fituese.

Rozana Radi: Pse nuk kandidate këtë vit për deputete ti Neda?

Neda Balluku: Ne i kemi të ndara punët.

Rozana Radi: I ka parë shfaqjet. Jo ë? S’ka parë asgjë

Neda Balluku: Nëse një banor ka përplasje me opinionistin, merr vëmendje kombëtare dhe bëhet dinamikë, dhe këtë Rozana Radi nuk e kupton. Të merresh me opinionistin është gjë e mirë.

Rozana Radi: Ti ke dashur të më dëmtosh, por ke kuptuar që më ke forcuar. Ke modifikuar dhe të folurën. Mos më thuaj mua asgjë.

Neda Balluku: Për një gjë jam shumë krenare, të gjithëve ju kam thënë çdo gjë që kam menduar. Unë dhe këtë ta dish nuk kam për të qenë kurrë opinioniste që vjen në studio, shikon klipin dhe bën një koment.

The post Neda: Unë ty Rozana të kam çuar në finale! Të kam shpëtuar fytyrën appeared first on iconstyle.al.

Rozana akuzon Nedën: Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua

By: gaze tare
26 April 2025 at 22:45

Në një deklaratë në “Post BBV”,, Rozana Radi ka hedhur akuza të forta ndaj Neda Ballukut, duke thënë se kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania” për ta ulur atë në emisionin “Post Big Brother”.

Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua në Post Big Brother,” është shprehur Rozana, duke shtuar tensionin mes dyshes.

Ky moment ka ngjallur shumë diskutime mes ndjekësve, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe aleancat pas mbarimit të spektaklit.

The post Rozana akuzon Nedën: Ke kërkuar ndihmën e banorëve për të më rënë mua appeared first on iconstyle.al.

“Do ta shtyp me makinë” – Rozana i zgjat dorën Nedës, shkëmbejnë përshëndetje pas tensioneve të mëparshme

15 April 2025 at 08:51

Mbrëmë, në një nga netët më emocionuese të Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre me një ‘ceremoni martese’ brenda shtëpisë.

Pas një kërkese të veçantë nga Gjesti drejtuar Vëllait të Madh, ceremonia u aprovua dhe u organizua me stil.

Të ftuar ishin shumë ish-banorë, ndërsa opinionistët Neda dhe Arbri morën rolin e dëshmitarëve të dasmës. Ceremonia u udhëhoq nga Ledion Liço, i cili mori rolin e celebruesit.

Foto: Screenshot/Instagram

Një moment që ra në sy ishte hyrja e Gjestit, i shoqëruar nga këngëtarja Rozana Radi.

Teksa Gjesti i zgjat dorën Nedës për ta përshëndetur, edhe Rozana bëri të njëjtën gjë, duke i thënë “Mirëmbrëma”.

Foto: Screenshot/Instagram

Neda ia ktheu përshëndetjen dhe ia zgjati dorën gjithashtu.

Ky veprim u komentua në rrjete sociale, pasi Neda dhe Rozana kanë pasur një raport të tensionuar që më parë.

Përplasjet e tyre të shpeshta gjatë Prime-ve dhe një status i vjetër i Rozanës, ku ajo shprehej me tone të ashpra ndaj Nedës, kishin krijuar përshtypjen e një armiqësie personale mes tyre.

Megjithatë, duket se mbrëmë Rozana vendosi të lërë pas të kaluarën dhe të bëjë një hap drejt pajtimit, ndërsa Neda e pranoi gjestin me maturi. /Telegrafi/

The post “Do ta shtyp me makinë” – Rozana i zgjat dorën Nedës, shkëmbejnë përshëndetje pas tensioneve të mëparshme appeared first on Telegrafi.

Çfarë ndodhi?/ Neda Balluku ‘përplaset’ keq në prapaskena me ish banorin e BBVA? Ja çfarë u zbulua

7 April 2025 at 15:10

Një përplasje e fortë ka ndodhur në prapaskenat e “Top Channel”, mes opinionistes së Big Brother VIP Albania, Neda Balluku, dhe ish-banorit Elton Tozaj. Lajmin e bëri të ditur “Prive”, ndërsa për më shumë detaje, Vip Magazine zhvilloi një intervistë ekskluzive me Eltonin.

Ai ka treguar se gjatë një momenti në ambientet e televizionit, është përballur me Nedën. Sipas tij, ajo i është drejtuar me fjalët: “Mos më komento më!” Ngjarja ka nxitur reagime në rrjet dhe dyshime për tensione më të thella mes figurave publike që janë bërë pjesë e këtij edicioni të nxehtë të BBVA4.

The post Çfarë ndodhi?/ Neda Balluku ‘përplaset’ keq në prapaskena me ish banorin e BBVA? Ja çfarë u zbulua appeared first on Sot News | Lajme.

Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety”

25 March 2025 at 21:33

Spektakli i mbrëmjes në Big Brother VIP Albania nisi me një energji krejt ndryshe dhe spektakolare, duke elektrizuar studion dhe shikuesit para ekranit.

Big Brother e hapi natën me këngën “Anxiety” të Doechii, një hit viral që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte koreografia e frymëzuar nga Prince of Bel-Air, një performancë e veçantë që shtoi atmosferën festive në studio.

Neda & Arbri – Big Brother VIP Albania/YouTube

Në këtë kërcim të fuqishëm u bashkuan edhe opinionistët Neda dhe Arbri, të cilët surprizuan publikun me lëvizjet e tyre energjike.

Gjithashtu, në skenë u rikthyen të gjithë ish-banorët, duke e bërë hyrjen edhe më madhështore.

Ish-banorët – Big Brother VIP Albania/YouTube

Por kulmi i performancës ishte kur Ledioni hyri në skenë duke kërcyer, duke dhuruar një moment spektakolar dhe duke ndezur edhe më shumë publikun.

Ky fillim dinamik dhe plot gjallëri premton një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe emocione të forta. /Telegrafi/

Ledion Liço – Big Brother VIP Albania/YouTube

The post Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety” appeared first on Telegrafi.

Statuset e Rozanës! Neda: Kam ndjerë urrejtje! Banorja: I kërkoj falje

By: gaze tare
18 March 2025 at 21:48

Rozana dhe opinionistja Neda Balluku kanë pasur disa herë “përplasje”, teksa banorja e ka akuzuar se mban qëndrime të njëanshme. Sot Rozana, u përball me opinionisten, teksa iu vendos para dhe një status që ajo kishte bërë për të, kur Neda Balluku ishte pjesë e “Big Brother” në vitin 2011.

“Mbani larg këtë Nedën nga rrugët se kur të dalë do ta shtyp me makinë. Ua më acaroi”– ishte statusi i Rozanës në vitin 2011.

Neda Balluku tha se ka ndjerë urrejtjen nga ai status, e po ashtu se nuk ishte në dijeni më parë për këto statuse. Nga ana tjetër, Rozana kërkoi falje publike, por shtoi se Neda Balluku ka manipuluar disa situata.

Biseda:

Neda Balluku: Është muaji i Ramazanit dhe e kam për detyrë ndaj opinionit. Unë jam përballur me këto statuse, për hir të fëmijëve që kam në shtëpi. Nuk janë të thjeshta këto gjëra. Sigurisht do më kishin prekur. Nuk isha në dijeni më parë sepse do e vija në dijeni produksionin më herët. Unë e konsideroj urrejtje, më është thënë që është personale kur e kam komentuar. Mbrojtjen e Rozanës do ta kisha bërë në çdo moment. Betohem për ata 3 fëmijë që kam në shtëpi, nuk e kam aspak personale. Unë mbaj qëndrime të forta, kjo ka ndodhur edhe me Rozanën. Unë jam shumë e gatshme, që çfarë lloj vendimi të merret nga ky produksion, do e pranoj. Për mua është e rëndësishme të vazhdoj të bëj punën time. Por nuk jam hipokrite. E kam ndjerrë urrejten dhe ky status e vërteton. Jam bërë objekt i manipulimit publik, duke më vendosur në gojë fjalë që nuk i kam thënë. Ju mendoni se unë kam diçka personale?

Rozana: Unë mendoj që po.

Neda Balluku: Kam raportin tim me këtë produksion. Rozana mundohet të më faturojë gjëra që unë nuk i kam. Jam shumë e qartë për gjërat që kanë ndodhur. Personale ka qenë nga ana tjetër, jo nga ana ime.

Rozana: Nuk e di me kë po flisje. Me Rozanën para 11 vitesh, apo atë sot. Unë nuk kam precedentë penale. Mund ta kuptosh se ajo e qeshur në status është shaka. Ndjesë qenka, ua. Le që në atë kohë unë nuk kam pasur fare makinë. Pse them e ke me mua personale. Unë e dija që ti do ishte opinioniste. Nuk e kam menduar në ansjë moment të merrja autorët e t’u thosha kështu ,ashtu. Ky është ’Big Brotheri’ im. Ju jeni opinioniste, keni thënë gjëra që nuk më rezultojnë. Prandaj të kam thënë që janë disa situata që po i manipulon dhe këtu them që e ke personale. Arbrit ia kam pranuar të gjitha gjërat që ka thënë, kemi pasur dhe debat. Tani të thuash urrejtje…Nëse e kam pyetur mestatusin tim, i kërkoj falje publikisht.

The post Statuset e Rozanës! Neda: Kam ndjerë urrejtje! Banorja: I kërkoj falje appeared first on iconstyle.al.

Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve

By: gaze tare
15 March 2025 at 21:43

Prime-i i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të veçantë për banorët! Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u futën brenda shtëpisë si pjesë e sfidës së mosreagimit, duke testuar qëndrueshmërinë e banorëve në këtë provë të vështirë.

Edhe pse Arbri dhe Neda tentuan t’i provokonin me biseda dhe praninë e tyre, banorët qëndruan të palëkundur, duke i qëndruar besnikë rregullave të lojës. Edhe kur opinionistët u përpoqën t’i nxirrnin nga qetësia, sërish nuk morën asnjë reagim.

Moderatori Ledion Liço sqaroi situatën duke thënë:

“Banorë, siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë, me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende.”

Në mes të gjithë kësaj heshtjeje, ka qenë Ola ajo që nuk i rezistoi dot dhe tha me bindje se opinionistët nuk ndodhen në shtëpi.

Sfida vazhdon, ndërsa publiku po pret me padurim të shohë se kush do të jetë i pari që do të “thyhet”!

The post Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve appeared first on iconstyle.al.

Komentet pas largimit të Eglit, Neda: Kazmat që marrin frymë për të kapur follow

By: gaze tare
7 March 2025 at 23:58

Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për arsye shëndetësore.

Në një postim në Instagram, Neda shkruan për njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” që bëjnë gjithçka për vëmendje, duke përdorur një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës.

Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”

Pra, Neda kritikon ata që përfitojnë nga situatat për vëmendje dhe thekson që edhe pas vështirësive, e vërteta dhe vlerat e dikujt mbeten të pandryshuara.

The post Komentet pas largimit të Eglit, Neda: Kazmat që marrin frymë për të kapur follow appeared first on iconstyle.al.

“E ke personale…”/ Çfarë ka ndodhur mes tyre jashtë “BBV”? Neda shpjegon përplasjen me Rozanën

By: Ela
4 March 2025 at 22:37

Opinionistja Neda Balluku ka komentuar sot raportin mes Rozanës dhe Laertit, të cilët i cilësoi si lojtarët më hileqarë të këtij edicioni. Ajo tha se nga Rozana e priste këtë lojë, por e befasoi Laerti, i cili sipas opinionistes, po tregohet i pazoti në përpjekjet për të arritur finalen. Kjo solli reagimin e ashpër të […]

The post “E ke personale…”/ Çfarë ka ndodhur mes tyre jashtë “BBV”? Neda shpjegon përplasjen me Rozanën appeared first on BoldNews.al.

“E ke personale”/ Neda s’ja përton Rozanës: Të kam blerë fustan para 3 vitesh…

By: gaze tare
4 March 2025 at 22:28

Neda Balluku ka komentuar sot raportin mes Rozanës dhe Laertit, të cilët i cilësoi si lojtarët më hileqarë të këtij edicioni.

Ajo tha se nga Rozana e priste këtë lojë, por e befasoi Laerti, i cili sipas opinionistes, po tregohet i pazoti në përpjekjet për të arritur finalen.

Kjo solli reagimin e ashpër të Rozanës, e cila e cilësoi komentin si perosnal, duke shtuar se Neda po fliste ndaj saj si banore dhe jo si opinioniste.

Biseda mes tyre:

Neda Balluku: Jeni lojtarët më hileqarë të këtij edicioni. Doni të shkoni në finale në kurriz të banorëve që luajnë pastër dhe vetëm, edhe që po u del shpirti për lojë. Nga ty nuk kam asnjë dyshim sepse lojën tënde e kam proftasur që në fillim. E kam me Laertin që po tregohet tmerrësisht i pazoti, dhe po mundohet të kapë finalen si doktor që të jep ty recetë sa herë ke nevojë.

Rozana: Më vjen keq që flisni me mua si banorë dhe jo opinioniste. Do doja një përgjigje më të saktë dhe të falënderoj për të gjitha goditjet që më ke dhënë, sepse më kanë forcuar. E di që e ke personale, por shpresoj që kur të dal të festosh aq sa unë kam festuar kur ke dalë ti. Faleminderit që më sulmon. Je shoqja e Valbonës dhe për të thua gjërat më të mira. E di pse e bën këtë.

Neda Balluku: Ti je e lirë të ndjesh çfarë të duash. Kurrë nuk të kam bërë asgjë. Të kam takuar vetëm njëherë në jetën time. A do doje ta ndaje kur jemi takuar?

Rozana: Në biznesin tim.

Neda Balluku: Të kam takuar në biznesin tënd 3 vite pasi kam dalë nga “BB” im. Në biznesin tënd kam ardhur me këmbët e mia dhe kam blerë një fustan, të kam paguar dhe të kam bërë reklamë. Mendon se do e bëja po të kisha inat personal?

Rozana: Pse më thua hileqare?

Neda Balluku: Hileqarë dukeni nga shumë faktorë. Personalen e ka Rozana me mua, sepse nuk duron dot që ajo vajza që e ke urryer të jetë opinioniste dhe të të komentojë ty. Nuk merrem më me ty. Nuk mund të heshtja për një teatër që e kam kuptuar që në ditët e para, kur dy banorë luajnë së bashku.

The post “E ke personale”/ Neda s’ja përton Rozanës: Të kam blerë fustan para 3 vitesh… appeared first on iconstyle.al.

Krisja e shoqërisë me Livian, Neda-Rozanës: Ti i ke vjedhur “Big Brother”-in e saj

By: gaze tare
22 February 2025 at 22:11

Neda Balluku ka komentuar sot “krisjen” e raportit mes Rozanës dhe Livias, një moment që ajo e cilësoi si “lëshim” nga ana e Rozanës. Sipas opinionistes, kjo ka ndodhur sepse Rozanës nuk i shërben më Livia, e madje Neda shtoi se Rozana ia ka vjedhur “Big Brother”-in e saj banores, sespe e ka mbajtur “nën umbrellën” e saj.

“Lëshimi ka ardhur sepse nuk i shërben më për asgjë. E para, Livia i ka shërbyer Rozanës për ta dëgjuar sepse kur ajo donte t’i fliste publikut dhe e mbante Livian aty. E dyta, dikush që të adhuron e të sheh si idhull, sigurisht që të shërben.

Këtë sot Rozanës ia bën Egli dhe Valbona dhe ndaj Livia nuk i duhet. Nuk e di si do shkonte rrugëtimi i Livias po të mos ishte nën ubrellën e Rozanës por di të them se, po e them për herë tëparë, ti Rozana ia ke vjedhur ‘Big Brother’-in e saj Livias”, tha Neda.

The post Krisja e shoqërisë me Livian, Neda-Rozanës: Ti i ke vjedhur “Big Brother”-in e saj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌