Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trëndafila nga qielli për Nurin! Zbulohet autori i surprizës romantike në “Ferma VIP”

10 May 2025 at 22:16

Një skenë që i ngjante më shumë një filmi romantik se një reality show ndodhi pak ditë më parë në “Ferma VIP”, kur një helikopter fluturoi mbi fermë dhe hodhi trëndafila për Nurin. Publiku nisi menjëherë të spekulonte: një fans i zjarrtë, një dashuri sekrete, apo thjesht një gjest publik për vëmendje?

“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falënderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore.”

Djonis Biba, fituesi i sezonit të parë të “Ferma VIP”, nuk ka nguruar të shfaqë publikisht mbështetjen për Nurin, por sipas saj, nuk ka vend për aludime romantike. Nga ana tjetër, komentet online kanë vërshuar me ide dhe krahasime, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e këtij sezoni. Ndërkohë, rrugëtimi i Nurit në fermë përfundoi mbrëmjen e djeshme, pas një televotimi të fortë që pasoi një vendim të prerë nga Aga: çdo formë dhune verbale apo bullizmi do të ndëshkohej.

Nur u përball me një listë të gjatë të nominuarish, përfshirë Albën, Andreasin, Big Mamën, Anduelin dhe Big Bastën, dhe në fund u largua mes emocioneve dhe duartrokitjeve.

The post Trëndafila nga qielli për Nurin! Zbulohet autori i surprizës romantike në “Ferma VIP” appeared first on Sot News | Lajme.

Trëndafila nga qielli për Nurin!Zbulohet autori i surprizës romantike në “Ferma VIP”

By: gaze tare
10 May 2025 at 22:06

Një skenë që i ngjante më shumë një filmi romantik se një reality show ndodhi pak ditë më parë në “Ferma VIP”, kur një helikopter fluturoi mbi fermë dhe hodhi trëndafila për Nurin.
Publiku nisi menjëherë të spekulonte: një fans i zjarrtë, një dashuri sekrete, apo thjesht një gjest publik për vëmendje?

E vërteta doli në pah në “Ferma Club”, ku vetë Nur pranoi pa komplekse:
“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falënderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore.”

Djonis Biba, fituesi i sezonit të parë të “Ferma VIP”, nuk ka nguruar të shfaqë publikisht mbështetjen për Nurin, por sipas saj, nuk ka vend për aludime romantike.

Nga ana tjetër, komentet online kanë vërshuar me ide dhe krahasime, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e këtij sezoni.

Ndërkohë, rrugëtimi i Nurit në fermë përfundoi mbrëmjen e djeshme, pas një televotimi të fortë që pasoi një vendim të prerë nga Aga: çdo formë dhune verbale apo bullizmi do të ndëshkohej. Nur u përball me një listë të gjatë të nominuarish, përfshirë Albën, Andreasin, Big Mamën, Anduelin dhe Big Bastën, dhe në fund u largua mes emocioneve dhe duartrokitjeve.

The post Trëndafila nga qielli për Nurin!Zbulohet autori i surprizës romantike në “Ferma VIP” appeared first on iconstyle.al.

Pas daljes nga BBVA, surpriza e Gjestit për fansat ja ku do ta shohim! (Foto)

23 April 2025 at 13:59

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, nuk po humbet kohë për të qëndruar pranë publikut. Ai do të jetë i ftuari special në episodin e ardhshëm të emisionit humoristik “Portokalli”.

Shfaqja do të transmetohet të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel. Pas një rrugëtimi të suksesshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se Gjesti është gati për një kapitull të ri mes televizionit dhe muzikës.

The post Pas daljes nga BBVA, surpriza e Gjestit për fansat ja ku do ta shohim! (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Rozana përjeton 1 nga momentet më prekëse në finale:Një surprizë që i foli shpirtit

By: gaze tare
19 April 2025 at 23:51

Finalja e “Big Brother VIP Albania” solli për këngëtaren Rozana Radi një emocion që do ta mbajë mend gjatë – një surprizë që preku jo vetëm zemrën e saj, por edhe të publikut që e ndoqi nga ekrani.

Në një atmosferë të ngrohtë, Rozanës iu shfaqën disa imazhe të realizuara në mënyrë artistike, që e vendosën përballë kujtimit më të shtrenjtë: babait të saj të ndjerë. Pamjet, të krijuara me delikatesë, e shfaqnin atë përkrah të atit, në skena që dukeshin sikur kishin dalë nga një ëndërr e bukur dhe e dhimbshme njëkohësisht.

Ndërsa në sfond dëgjohej një poezi dedikuese e shkruar nga vetë babai i saj, emocioni u bë i papërmbajtshëm. Rozana u përfshi nga lotët, e dukshëm e tronditur nga ndjesia e një pranie shpirtërore që nuk mund të prekej, por që ndjehej thellë.

Për të shtuar ndjeshmërinë e çastit, një kor i përbërë nga artistë të rinj interpretoi dy këngë që përmbanin mesazhe të forta mbi dashurinë dhe mungesën: “Të dua ty” dhe “Thërrime dashurie”. Muzika dhe fjala u ndërthurën në një moment të fuqishëm emocional që preku edhe audiencën në sallë.

Kulmi i surprizës erdhi me hyrjen në skenë të motrës së saj, Andeta Radi. Të dyja u përqafuan mes lotëve, në një takim të mbushur me mall, ku Rozana i kërkoi falje për mungesat dhe fjalët e pathëna ndër vite.

The post Rozana përjeton 1 nga momentet më prekëse në finale:Një surprizë që i foli shpirtit appeared first on iconstyle.al.

Xheneta surprizë për Gjestin sonte në finale?

By: V K
19 April 2025 at 23:38

Sonte në natën finale të “Big Brother VIP Albania 4″, katër finalistët do të pranojnë surpriza nga më të ndryshmet.

Kujtojmë se Gjestit gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother Vip Albania”, pranoi surprizë prindërit, motrën dhe vëllain, ndaj ndjekësit kanë aluduar se ndoshta mund të jetë surprizë për këngëtarin Xheneta.

Pavarësisht se nuk ka ndonjë reagim konkret nga Xheneta për këtë situatë./Insajderi

The post Xheneta surprizë për Gjestin sonte në finale? appeared first on Albeu.com.

Respekti që mbetet pas dashurisë – një mësim nga Olsi dhe Egli

By: gaze tare
9 April 2025 at 12:40

Ndonëse historia e tyre e dashurisë ka marrë fund, Olsi Bylyku tregoi se lidhjet e sinqerta nuk harrohen aq lehtë. Aktori i njohur dhe ish-partneri i Eglit u shfaq mbrëmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku i bëri një surprizë emocionale këngëtares, duke e befasuar jo vetëm atë, por edhe publikun.

Në një moment të ngarkuar me ndjenja, Olsi e përqafoi Eglen dhe i shprehu mirënjohje për gjithçka që kanë kaluar bashkë. Ndonëse tani janë në rrugë të ndara, gjesti i tij tregoi pjekuri emocionale dhe respekt — dy elementë që shpesh mungojnë pas një ndarje.

Ky moment shërbeu si një kujtesë e bukur për të gjithë: fundi i një historie nuk ka pse të nënkuptojë fillimin e urrejtjes. Edhe kur dashuria transformohet, ajo mund të lërë pas kujtime të vlefshme dhe një respekt të ndërsjellë.

Në një shoqëri ku dramat shpesh i lënë vendin vlerësimit real, Olsi dhe Egla dhanë një shembull të rrallë — që edhe kur rrugët ndahen, njerëzillëku duhet të mbetet./ICONSTYLE

The post Respekti që mbetet pas dashurisë – një mësim nga Olsi dhe Egli appeared first on iconstyle.al.

VATIKAN – Papa Françesku shfaqet papritur mes besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit

VATIKAN, 6 prill /ATSH-AFP/ – Papa Françesku, i shëruar nga një pneumoni e rëndë, bëri sot një paraqitje surprizë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan duke përshëndetur dhe bekuar besimtarët, dy javë pas daljes nga spitali.

“Gëzuar të dielën të gjithëve. Faleminderit shumë”, deklaroi papa 88-vjeçar, me një zë ende të brishtë, por më pak të dobët se kur u largua nga spitali ”Gemelli”, më 23 mars.

Nën kamerat e celularëve, papa eci nëpër turmën e besimtarëve në sheshin përballë sheshit të Shën Pjetrit, i shtyrë në një karrocë me rrota dhe duke mbajtur tubat e oksigjenit në hundë, në fund të një meshe të madhe kushtuar të sëmurëve.

Para altarit, ai bekoi më pas mijëra besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, përpara se të përshëndeste, një nga një, një grusht njerëzish pas altarit.

Edhe pse Vatikani ka raportuar përmirësime të vazhdueshme ditët e fundit, kjo paraqitje publike, e para në Vatikan që nga shtrimi i tij në spital më 14 shkurt, nuk ishte njoftuar.

Teorikisht, papa Françesku duhet t’i nënshtrohet një rikuperimi dymujor pas këtij shqetësimi të rëndë shëndetësor që kërcënoi dy herë jetën e tij, me pushim të rreptë, pa aktivitet publik dhe pa kontakt me besimtarët, për të kufizuar rrezikun e rikthimit./  a.jor.

The post VATIKAN – Papa Françesku shfaqet papritur mes besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tinka Kurti surprizon Laertin nga shtëpia e të moshuarve: “Kam mall për ty”

By: gaze tare
6 April 2025 at 08:42

Në spektaklin e fundit të “Big Brother Albania VIP 4”, banori Laert Vasili u surprizua nga aktorja e njohur Tinka Kurti dhe aktori Helidon Fino. Gjatë një mesazhi të dhënë nga shtëpia e të moshuarve, Tinka Kurti i uroi Laertit sukses dhe e këshilloi që të mos e harrojë kurrë atë. Ajo shprehu mallin e saj dhe foli për humbjen e koleges së tyre, Margarita Xhepa, duke theksuar se artistët si ata kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë të shërbejnë kombit deri në frymën e fundit.

“Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit.”, tha ajo.

Gjatë spektaklit, Laerti mësoi për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Margarita Xhepa, e cila u shua një ditë pas ditëlindjes së saj të 91-të. Ai u shpreh se këto figura të mëdha kanë dhënë shumë për kombin dhe se duhet të ishim sjellë më mirë me ta.

Gjithashtu, Laerti u surprizua nga aktorët e ‘Portokalli’-së, Ermir Hoxhaj dhe Irgen Çela, të cilët sollën të qeshura në shtëpinë e “Big Brother”.

The post Tinka Kurti surprizon Laertin nga shtëpia e të moshuarve: “Kam mall për ty” appeared first on iconstyle.al.

Rrëfimi prekës i Rozana Radit: Humbja e prindërve dhe lufta për t’u bërë nënë

By: gaze tare
2 April 2025 at 00:01

Mbrëmja e fundit në “Big Brother VIP Albania” solli një moment emocional, ku Rozana Radi rrëfeu përjetimet më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo foli për humbjen e prindërve dhe përpjekjet e saj për të pasur një fëmijë, duke zbuluar se ka kaluar disa shtatzëni të dështuara.

Pas këtij rrëfimi prekës, Rozana u dërgua në “Storm Arena”, ku e priste një surprizë emocionuese. Një letër nga partneri i saj, e lexuar nga moderatori Ledion Liço, përçoi mbështetjen e pakushtëzuar që ai ka për të.

“Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj… Ne e kemi mbështetur njëri-tjetrin pa kushte. Shihemi pas festës,” – shkruhej në letrën e partnerit të saj.

Në një moment plot ndjenja, Rozana premtoi se nuk do të dorëzohet në ëndrrën e saj për t’u bërë nënë: “Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë.”

Në fund, Top Channel bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke i premtuar Rozanës mbështetje të plotë për trajtimet e nevojshme mjekësore. “Me shpresë të madhe, mbase vitin tjetër do të më vijë një mesazh nga ty që do më thotë: ‘Hej, ia dolëm’”, – tha Ledion Liço.

Ky moment ka prekur jo vetëm banorët, por edhe publikun, duke bërë që shumë ndjekës të shprehin mbështetjen e tyre për këngëtaren dhe rrugëtimin e saj të vështirë.

The post Rrëfimi prekës i Rozana Radit: Humbja e prindërve dhe lufta për t’u bërë nënë appeared first on iconstyle.al.

Cilët do të jenë ministrat në qeverinë e PD, emrat surprizë që përmendi Berisha

By: Mirgen
27 March 2025 at 22:39

Kryedemokrati Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11 majit. I pyetur nga drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari se cili do të ishte ministri i Financës në ekipin e Berishës, ai nuk tha fillimisht një emër konkret. Më pas Berisha […]

The post Cilët do të jenë ministrat në qeverinë e PD, emrat surprizë që përmendi Berisha appeared first on BoldNews.al.

Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

By: gaze tare
26 March 2025 at 00:15

Në Prime-n e kësaj të marte, Gjesti ka emocionuar të gjithë me një moment të veçantë, ku përqafoi me plot mall mamanë dhe babanë e tij. Ai dha një mesazh shumë prekës për qytetarët, duke shprehur se çdo veprim që ka bërë në jetën e tij ka pasur si qëllim sigurimin e mirëqenies së familjes.

“Çdo sen që kam bërë, e kam bërë veç për ty, vetëm që ju të ishit mirë. Nëse ju s’jeni mirë, mua smë hy kurrgjë”, ka thënë Gjesti, duke theksuar lidhjen e fortë dhe dashurinë e tij për prindërit.

Babai i tij ka komentuar se çdo i ri mund të bëjë gabime, duke reflektuar mbi mësimet e jetës dhe procesin e rritjes. Gjesti gjithashtu ka shprehur se, pavarësisht se çfarë mund të sjellë e ardhmja, ai dëshiron që lidhja me familjen të mbetet e pandryshuar.

“Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni diçka, s’mund t’ua ktheni gjithçka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë, ‘ke me na harru kur të martohesh’, por edhe kur të martohem, s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë”, përfundoi ai, duke emocionuar të gjithë me fjalët e tij të sinqerta dhe dashamirëse.

The post Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre appeared first on iconstyle.al.

Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve

By: gaze tare
15 March 2025 at 21:43

Prime-i i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të veçantë për banorët! Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u futën brenda shtëpisë si pjesë e sfidës së mosreagimit, duke testuar qëndrueshmërinë e banorëve në këtë provë të vështirë.

Edhe pse Arbri dhe Neda tentuan t’i provokonin me biseda dhe praninë e tyre, banorët qëndruan të palëkundur, duke i qëndruar besnikë rregullave të lojës. Edhe kur opinionistët u përpoqën t’i nxirrnin nga qetësia, sërish nuk morën asnjë reagim.

Moderatori Ledion Liço sqaroi situatën duke thënë:

“Banorë, siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë, me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende.”

Në mes të gjithë kësaj heshtjeje, ka qenë Ola ajo që nuk i rezistoi dot dhe tha me bindje se opinionistët nuk ndodhen në shtëpi.

Sfida vazhdon, ndërsa publiku po pret me padurim të shohë se kush do të jetë i pari që do të “thyhet”!

The post Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve appeared first on iconstyle.al.

Kurrë s’kam marrë 1 përqafim, 1 të dua/ Rizarta përlotet teksa rrëfen për prindërit

By: gaze tare
12 March 2025 at 00:37

Rizarta ka përlotur me historinë e rrëfyer në linjën e jetës, në të cilën ka folur për raportin e vështirë me të atin. Blogerja u shpreh se familja e saj është nga ato familje që nuk di ta shpreh dashurinë. “Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua”, tha Rizarta, duke shtuar se babai i saj është aq i ftohtë, saqë nuk ka pasur ndonjëherë ndihmë nga ai, madje as për të bërë detyrat.

Pavarësisht vështirësive që ka ndjerë, banorja tha se i ka falur prindërit pasi e di që janë sjellë ftohtë me të jo sepse kanë dashur, por sepse aq kanë ditur. “Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre”- u shpreh ndër të tjera banorja.

“Gjithçka që bëj unë, e bëj për Rizartën e vogël. Ajo ka qenë gjithmonë me pasiguri, nuk ka pasur pikë dashurie për veten. Ndjehem vetëm shpesh… nuk di si të bëj ndryshe. Ndihem e pavlerërsuar, e pamjaftueshme në atë që bëj gjithmonë. Si fëmijë jam ndjerë gjithmonë e braktisur. Është gjëja më e tmerrshme në botë të ndihesh vetëm nga dashuria prindërore dhe ata të jenë aty të paaftë për të ta dhënë. Në qoftë se nuk do të kishte qenë motra, nuk do ta përballoja dot të gjithë këtë braktisjen që kisha ndjerë. Ajo më ka blerë fustanin e minimaturës sepse babi më tha që jo, s’mund ta merrte dot. E di që atë e kam gjithmonë mbështetje për çfardolloj gjëje. I them që e dua shumë dhe është njeriu më i rëndësishëm në jetën time.

E veçanta e marrëdhënies tonë është se duhemi aq shumë, por nuk dimë ta shprehim. Nuk jemi rritur në një familje që flet çdo ditë me prindrit. Kurrë nuk e kam marrë një përqafim, një fjalë motivuese, një të dua. Nuk kam lirinë që ta përqafoj babin tim sa herë të dua. Babi është shumë i ftohtë, nuk kam pasur ndonjëherë ndihmë nga ai. Edhe kur isha e vogël dhe bëja detyrat, nuk e merrja guximin t’i kërkoja ndihmë sepse e dija përgjigjen. Do të ishte kritikë sepse ai nuk kishte nerva të më ndihmonte. Gjithmonë kam menduar se nuk më donte, sikur ka pasur një mllef apo urrejtje të fshehtë ndaj meje dhe e kam vuajtur shumë këtë kur isha e vogël. Nuk doja veten. Ka pasur edhe ditë kur unë shtrihesha në krevat dhe thoja që do shtrihem si e vdekur, do pretendoj se nuk jam dhe do të shoh reagimin e tyre. Askush nuk ka reaguar. Kanë këtë që ankohen shumë dhe të gjithë mllefin, trishtimin dhe vuajtjet që kanë kaluar të ti bëjnë ty barrë. Dhe më dhemb, më dhemb në qoftë se do t’i rëndoja unë. Nuk kam marrë ndonjëherë ndonjë bravo apo të lumtë. Më kanë thënë gjithmonë se çfarëdolloj gjëje që bën, e bën për vete jo për ne. Nuk e di çfarë duhet që ta bëj krenare. Ndoshta babi gjithmonë si shtylla e shtëpisë i ka pasur barrë këto problemet financiare. Ka pasur raste kur është diskutuar edhe sasia e shampos që përdorej për flokët. Janë diskutuar shumë gjëra që mund të duken absurde, përfshi edhe idenë që unë duhet të pres flokët për të mos harxhuar shumë shampo.

Mami më vjen dhe më puth gjithmonë, por babi jo. Babin e kam përqafuar vetëm një herë në jetë, ka qenë dita kur unë u shpërngula në Tiranë. Përqafova mamin, motrën edhe babin. Por vetëm atëherë. Doja ti thoja që më ka munguar gjithë jetën ai përqafimi. Dua ti them fjalët më bazike që i thotë një fëmijë një prindi. Ndonjëherë janë aq të huaj saqë nuk i them dot. Unë nuk i gjykoj, nuk i gjykoj dhe madje i kam falur. Sado që ata nuk më kërkojnë falje, unë i kam falur sepse aq dinë. Ajo është mënyra si janë rritur dhe nuk e ndryshojnë dot mentalitetin e tyre. Unë nuk e kam forcën t’ua ndryshoj. Nuk e kanë bërë sepse nuk donin ta bënin, por sepse nuk dinin ta bënin. Mendoj se prindrit e mi nuk kanë ditur të prindërojnë. Unë nuk ua vë këtë në kurrizin e tyre. E di që ata kanë vuajtjet dhe stresin e tyre që nga fëmijëria. Babi unë e kuptoj pse ke vepruar ashtu sikurse ke vepruar dhe të fal. Të dua shumë, gjithmonë kam dashur që të të bëj krenare dhe të të reduktoj sa më shumë strese dhe halle. Ndihem më e çliruar, më frikacake”- tha Rizarta në rrëfimin e saj./BBVA

The post Kurrë s’kam marrë 1 përqafim, 1 të dua/ Rizarta përlotet teksa rrëfen për prindërit appeared first on iconstyle.al.

Emocionuese! Laerti del nga shtëpia dhe shkon në studio, përlotet bashkë me publikun

By: gaze tare
9 March 2025 at 00:42

Një moment emocionues ishte ai i Laertit teksa la shtëpinë dhe shkoi në studio për të interpretuar një poezi për nënën… por një surprizë e priste!

Pas performancës emocionuese Laerti u surprizua nga mamaja e tij e cila ndodhej në studio. Mamaja e tij i tha banorit se duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe se është krenarë për atë që ka treguar deri më tani në Big Brother VIP Albania.

“Ti i ke ngjarë mamasë dhe babait sepse çdo gjë që e ke arritur deri në këtë moment e ke arritur nëpërmjet forcës tënde, mendimit tënd, kulturës dhe edukatës që ke marr nga familja. Ashtu si ke qenë i vogël të vazhdosh dhe tani.”/BBV

The post Emocionuese! Laerti del nga shtëpia dhe shkon në studio, përlotet bashkë me publikun appeared first on iconstyle.al.

Takimi emocionues mes Gertës dhe vjehrrës: Mos e ul moralin tënd!

By: gaze tare
8 March 2025 at 23:01

Gerta u përball sot me Kutinë e Pandorës, nga e cila përfitoi një takim tepër emocionues me një person të afërt.

Për të, në shtëpi sot hyri vjehrra e saj, me të cilën Gerta ka një raport shumë të afërt teksa dha gjithashtu një shembull për të gjithë!

Nëna Mineko është një grua e jashtëzakonshme

.”- tha Gerta, pasi përqafoi atë.

“Të gjithë janë shumë mirë. Lufto që askush mos ta ulë moralin tënd dhe të familjes. Lufto që të dalësh fituese. Ti lufton shumë mirë, kështu që fitoje. Jemi krenarë për ty, krenarë që të kemi pjesë të familjes

.”- tha nënë Minekoja.

The post Takimi emocionues mes Gertës dhe vjehrrës: Mos e ul moralin tënd! appeared first on iconstyle.al.

“Hap sytë”/Surprizë për Eglin nga motra e saj. Çfarë i tha ajo?

By: gaze tare
23 February 2025 at 08:28

Një moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit Prime të kësaj të shtune në “Big Brother VIP 4”, ku Egli u takua me motrën e saj, Ejonën. Ajo i dha disa këshilla të rëndësishme, ndërsa Egli u shpreh se Gjesti është ndryshe nga banorët e tjerë dhe nuk është një “vampir” që i “pi gjakun”.

Ejona e këshilloi motrën e saj të kujdeset për veten dhe të hapë sytë në lojë:

“Kur të shoh që fle te sauna, unë ndihem shumë keq. Hapi sytë, kur do veten fortë, të duan dhe të tjerët.”

Pas takimit, Gjesti kërkoi të fliste me Ejonën, duke i kërkuar falje për çdo sjellje që mund ta ketë lënduar Eglin:

“Të kërkoj shumë falje, edhe familjes i kërkoj shumë falje.”

– tha ai.

Ejona e këshilloi atë të jetë vetvetja, duke theksuar se Egli duhet ta shijojë eksperiencën pa lot. Ndërsa Gjesti pranoi se në marrëdhënie ndodhin edhe momente të vështira, por rëndësi ka të mësohet nga to.

The post “Hap sytë”/Surprizë për Eglin nga motra e saj. Çfarë i tha ajo? appeared first on iconstyle.al.

Surprizë emocionuese për Gjestin, banori në lot pasi takon motrën dhe vëllain

By: gaze tare
15 February 2025 at 22:53

Gjesti ka ndarë një histori shumë emocionuese në Dhomën e Rrëfimit, duke treguar për marrëdhënien e tij me familjen dhe momentet e vështira që ka kaluar. Ai nuk i ka kursyer as lotët, duke shprehur ndjenjat e tij më të thella. Pas rrëfimit, Gjesti pati një takim emocionues me motrën e tij, Blerinën, e cila e priste jashtë ambienteve të shtëpisë.

Takimi me motrën e solli një moment të veçantë, kur Gjesti, i emocionuar, i hodhi një batutë: “A ke gjetur ndonjë?” Blerina, me dashamirësi dhe mbështetje, i tha vëllait të saj të mos dorëzohej dhe të vazhdonte rrugëtimin e tij në shtëpinë e BBV. Ky moment e ka surprizuar gjithashtu Gjestin, duke e bërë më të fortë në këtë udhëtim të tijin.

Pas takimit me motrën, Gjesti u surprizua dhe nga vëllai i tij.

The post Surprizë emocionuese për Gjestin, banori në lot pasi takon motrën dhe vëllain appeared first on iconstyle.al.

Surprizë e papritur për Danjën, takohet me të atin dhe njerkën

By: gaze tare
5 February 2025 at 00:00

Pas një rrëfimi prekës për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar, Danja u surprizua me një takim të veçantë, i cili e emocionoi thellë. Vëllai i Madh organizoi një takim të papritur mes Danjës dhe njerkës së saj, Vitës, duke i ofruar një mundësi të paharrueshme për t’u ribashkuar me një nga njerëzit më të dashur të jetës së saj.

Për të bërë këtë moment edhe më të veçantë, Vëllai i Madh kishte improvizuar “Bujtinën e Vitës” – një vend ku Vita përgatiti gatimet e saj të njohura, të cilat Danja i adhuron. Gjatë takimit, Vita shprehu krenarinë dhe dashurinë e saj për Danjën, duke i thënë: “Na ke bërë krenarë. Shtëpia është bosh pa ty. Më ka munguar përqafimi yt.” Fjalët e saj preknin thellë Danjën, e cila ndjeu një mbështetje të jashtëzakonshme nga njerka e saj.

Por emocionet nuk u ndalën me kaq. Pasi Danja u fut në shtëpi, ajo u surprizua nga babai i saj, i cili i dha një tjetër moment shumë të veçantë. Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione, ku babai i dha këshilla të mençura për jetën jashtë lojës: “Loja mbaron dhe do dilni nga kjo shtëpi, por lini vendin njëri tjetrin që të takoheni edhe jashtë kësaj lojë. Më qetë dhe më argumenta mendoj unë.”

Këto momente të forta dhe emocionuese ishin një kujtesë për Danjën dhe për të gjithë banorët se, pavarësisht nga sfidat dhe tensionet e lojës, dashuria dhe mbështetja e familjes janë ato që ndihmojnë të kalohen të gjitha pengesat.

The post Surprizë e papritur për Danjën, takohet me të atin dhe njerkën appeared first on iconstyle.al.

Rrëqethëse, Livia flet sërish me babanë e saj pas 22 vitesh

By: gaze tare
1 February 2025 at 23:55

Mbrëmja e sotme ishte e mbushur me plot emocione për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sidomos për një prej tyre, ku përjetoi një moment që do të mbahet mend gjatë në memorien e saj.

Bëhet fjalë për Livian. Kjo e fundit, foli sërish me babain e saj, pas 22 vitesh. Babai i tha se është krenar për të dhe të vazhdojë me kokën lart. Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.

Pjesë nga komunikimi mes tyre:
Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab
Babai: Jam mirë, si je ti?
Livia: Jam shumë mirë… do doja të të thoja shumë gjëra.
Babai: Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është
Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardh këtu
Babai: Më ka thënë
Livia: A je krenar për mua?
Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderojë babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë

The post Rrëqethëse, Livia flet sërish me babanë e saj pas 22 vitesh appeared first on iconstyle.al.

Sonte nuk ka spektakël, por ka një surprizë në Big Brother VIP Kosova

By: gaze tare
13 January 2025 at 20:31

Duket se sonte, edhe pse nuk ka spektakël të zakonshëm, do të ketë një ngjarje interesante në Big Brother VIP Kosova.

Rrëfimi dhe darka surprizë premtojnë të jenë një moment special, dhe fansat janë duke spekuluar se mund të ketë diçka në lidhje me çiftin Leo – Lela.

Ndonëse nuk ka detaje të tjera, mundësia që edhe ish-banorë të tjerë të jenë pjesë e kësaj nate është gjithashtu e mundshme.

Gjithsesi, duket se ky do të jetë një moment që do të mbajë fansat të mbërthyer për të mësuar më shumë.

The post Sonte nuk ka spektakël, por ka një surprizë në Big Brother VIP Kosova appeared first on iconstyle.al.

❌
❌