Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Cili ishte banori më pak inteligjent? Arbër Hajdari habit me përgjigjen e tij

By: M C
30 April 2025 at 17:29

Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë këtij edicioni, teksa nuk la pa treguar edhe detaje nga marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari ka folur haptas rreth polemikave që shoqëruar këtë edicion. Madje ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, teksa ka zbuluar edhe ‘preferencat’ e tij.

I pyetur nëse mund të jepte emrin e banorit që sipas tij ishte më pak inteligjenti/ja sa i takon lojës, Arbri nuk ka ngruruar duke thënë emrin e Valbona Mhillit.

“Tani, po të them një emër që ka qëndruar edhe goxha kohë brenda lojës. Se ka dhe të tjerë që kanë dalë më shpejt. Por, po them Valbona.”, u shpreh Arbër Hajdari.

Ai ka vazhduar përgjigjen e tij, duke sqaruar se i referohet vetëm lojës si lojtare. Sipas tij, Valbona nuk e nuhati lojën.

The post Cili ishte banori më pak inteligjent? Arbër Hajdari habit me përgjigjen e tij appeared first on Albeu.com.

Arbër Hajdari flet pas Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, njëri më shau pastaj më përqafoi

30 April 2025 at 12:20

Opinionisti i katër edicioneve të Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.

Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, Big Brother ka mbaruar”, u shpreh ai.

I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.

“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjerash.

Arbëri duhet theksuar se është pjesë e Big Brother VIP në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli. /Telegrafi/

The post Arbër Hajdari flet pas Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, njëri më shau pastaj më përqafoi appeared first on Telegrafi.

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

30 April 2025 at 08:45

Arbër Hajdari ka folur për herë të parë pas mbarimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, opinionisti i këtij formati ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara dhe miqësive të fituara.

I njëjti tha se menjëherë pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Arbër Hajdari (Foto: Screenshot/YouTube)

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.

I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej, ai pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, përfundoi Hajdari. /Telegrafi/

The post Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit appeared first on Telegrafi.

Arbëri zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas Big Brother

By: redi
29 April 2025 at 18:40

Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip” dhe miqësive të fituara. Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve. Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët që prej edicionit të parë të tij.

Source

Pas finales së “BBV”, Arbri rrëfen: Ja me kë do të dal për kafe!

By: gaze tare
29 April 2025 at 19:03

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka dhënë intervistën e tij të parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka ndarë disa detaje interesante mbi eksperiencën e tij në këtë edicion.

Në një atmosferë të çlirët plot batuta, Arbri zbuloi se menjëherë pas finales kishte kontaktuar Gerta Gixharin dhe ishin dakordësuar për të dalë së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë. Ai theksoi gjithashtu se ruan marrëdhënie shumë të mira me të gjithë ish-banorët që nga edicioni i tij i parë në “BBV”.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cilën nga opinionistet me të cilat ka ndarë studion do të veçonte ndër katër edicionet, Arbri përmendi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ky edicion i kishte sjellë edhe miqësi të reja, veçanërisht me Ledion Liçon dhe producenten Sara Hoxha. Me shumë vlerësim për këtë të fundit, Arbri tha:

“Sara është një profesioniste e jashtëzakonshme, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel ka treguar që është ‘njishi’ i spektaklit dhe Sara e ka vërtetuar plotësisht këtë. Meritën e ka të heqësh kapelen për të.”

The post Pas finales së “BBV”, Arbri rrëfen: Ja me kë do të dal për kafe! appeared first on iconstyle.al.

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të BBV/ Zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

By: M C
29 April 2025 at 18:58

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion dhe miqësive të fituara.

Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish- banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.
I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri vecoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej Arbri pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, ka përfunduar Arbri fjalinë.

The post Arbër Hajdari flet pas mbarimit të BBV/ Zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit appeared first on Albeu.com.

“Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën”, Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar

26 April 2025 at 23:12

Gjatë spektaklit Post Big Brother VIP Albania, pati shumë përplasje mes banorëve dhe diskutime të nxehta që ngjallën debate të shumta.

Një moment i veçantë ishte kur Ledioni përmendi deklaratën e Arbrit, i cili kishte thënë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar në fillim.

Arbri, duke komentuar mbi dinamikat e lojës, shprehu mendimin se nëse do të kishte mundësi, do të kishte zëvendësuar Eglin me Gertën.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai theksoi se, duke parë situatat që zhvilloheshin brenda shtëpisë, Eglin mori mbështetje të madhe nga publiku për lidhjen e saj me Gjestin, e cila ishte një pjesë e rëndësishme e lojës dhe e dinamikave të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Arbri theksoi se Gerta kishte luajtur një lojë më të pavarur dhe kishte pasur marrëdhënie dhe debate me shumë banorë të tjerë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke e bërë më të dukshme sesa Eglin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën. Unë mendoj se ashtu si erdhën situatat brenda shtëpisë, Eglin mori me vete votat e publikut që donin raportin e këtij çifti. Dinamikat brenda lojës ishin të fokusura rreth marrëdhënies së saj. Ndërsa Gerta ka qenë një banore që pjesën më të madhe të kohës ka luajtur vetë dhe ka pasur dinamikë pothuajse me të gjithë banorët dhe shikoja Gertën më tepër se sa Eglin”, u shpreh Arbri.

Ledioni shtoi se Gerta ishte një nga banoret që kishte pasur debatet më të forta që nga fillimi i programit dhe se kjo kishte ndikuar shumë në zhvillimin e ngjarjeve në shtëpi. /Telegrafi/

The post “Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën”, Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar appeared first on Telegrafi.

Nga Dulaku e Gaz Demi, te Luca e Arbër Hajdari, ja kujt ia fali Rama Shqipërinë për “1 euro”

By: Ardit
18 April 2025 at 13:46

Nga Boldnews.al Në fund të Janarit 2025, pavarësisht kundërshtisë së fortë të opozitës, shumica e majtë e Edi Ramës miratoi në Parlament “Paketën e maleve”, një ligj që lejon qeverinë të japë prona publike me kontratë “1 euro”. Nisma “1 euro” u prezantua për herë të parë në vitin 2006 nga qeveria e Sali Berishës, si […]

The post Nga Dulaku e Gaz Demi, te Luca e Arbër Hajdari, ja kujt ia fali Rama Shqipërinë për “1 euro” appeared first on BoldNews.al.

Reagimi i Arbër Hajdarit për incidentin në BBV 4: Një akt i turpshëm

By: M C
13 April 2025 at 16:28

Opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, ka reaguar ashpër pas situatës së paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar në spektaklin e “Big Brother VIP 4”, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi Gjestin.

Arbri u shpreh se ‘Jozefin Marku dëshmoi se është një djalë i poshtër’, ndërsa përgëzoi policinë për shoqërimin e menjëhershëm të tij pas aktit të dhunës.

“Ajo që dua të them është se ajo që ndodhi sot ishte ngjarje e paprecedent në Big Brother. Jozefin Marku sot dëshmoi se është një djalë i poshtër.

Mua Loredana më vjen keq për ty edhe pse ju kam ndarë në raportin që keni pasur dhe përgëzoj shoqërimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit”, u shpreh Arbër Hajdari.

Ndërkohë në një postim në profilin e tij në “Instagram”, opinionisti shkruan:

“Sot pamë një akt të turpshëm nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njollë që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet”.

The post Reagimi i Arbër Hajdarit për incidentin në BBV 4: Një akt i turpshëm appeared first on Albeu.com.

Debati Gjesti/Rozana, Arbri: Po përdorni shantazhe, ju ka hipur vetja në qejf

By: gaze tare
29 March 2025 at 23:43

Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar përplasjen e ashpër mes Eglit, Gjestit dhe Rozanës.

Sipas tij, Egli dhe Gjesti po mundohen ta fundosin Rozanën, duke e shantazhuar dhe përdorur informacione të pasakta nga jashtë.
Arbër: Egli dhe Gjesti duan të fundosin Rozanin. Egli nuk e ka përtypur faktin që ata të dy kishin një raport miqësor, Hallet e çiftit i keni çuar ju te Rozana. Secili për hallin e vet po tenton ta fundosi. Njëri duke përdorur shtantazhet dhe njëri duke përdorur skuthlliqet e Kellyt. Të ka hyp vetja në qejf Gjesti, po e sulmon me argumente të dobta Rozanën, sepse ti ke frikë nga Rozana. Sa i përket marrëdhënies Rozanës dhe Eglit, çfarë të ka thënë Rozana ty Egli, ia ke thën ti Gjestit.

Egli: Po e shet njësoj si Rozana. Që mua nuk mu paska dashur të punoj me mendjen time por më është dashur një Rozana

Arbër: Më thuaj çfarë të ka bërë Rozana ty
Egli: Mi ka përdorur të gjitha, më ka thënë ti derdh lot kudo. Më kanë thënë nuk të ecin gjërat se je kështu si je.

Arbër: Më ka zhgënjy dhe Kelly, ngjarja ka ndodhur jashtë ekranit dhe Rozana ka fituar pafajësinë. Dilni more përballë njëri tjetrit.

Ledio: Thua në një transmetim që ke parë një video live në Tv, këtë video dua ta shoh dhe unë. Nëse thua dallaveret e tua, ama nëse thua…nuk je te kafja e lagjes je në Big Brother.

Top Channel

The post Debati Gjesti/Rozana, Arbri: Po përdorni shantazhe, ju ka hipur vetja në qejf appeared first on iconstyle.al.

Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety”

25 March 2025 at 21:33

Spektakli i mbrëmjes në Big Brother VIP Albania nisi me një energji krejt ndryshe dhe spektakolare, duke elektrizuar studion dhe shikuesit para ekranit.

Big Brother e hapi natën me këngën “Anxiety” të Doechii, një hit viral që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte koreografia e frymëzuar nga Prince of Bel-Air, një performancë e veçantë që shtoi atmosferën festive në studio.

Neda & Arbri – Big Brother VIP Albania/YouTube

Në këtë kërcim të fuqishëm u bashkuan edhe opinionistët Neda dhe Arbri, të cilët surprizuan publikun me lëvizjet e tyre energjike.

Gjithashtu, në skenë u rikthyen të gjithë ish-banorët, duke e bërë hyrjen edhe më madhështore.

Ish-banorët – Big Brother VIP Albania/YouTube

Por kulmi i performancës ishte kur Ledioni hyri në skenë duke kërcyer, duke dhuruar një moment spektakolar dhe duke ndezur edhe më shumë publikun.

Ky fillim dinamik dhe plot gjallëri premton një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe emocione të forta. /Telegrafi/

Ledion Liço – Big Brother VIP Albania/YouTube

The post Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety” appeared first on Telegrafi.

Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve

By: gaze tare
15 March 2025 at 21:43

Prime-i i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të veçantë për banorët! Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u futën brenda shtëpisë si pjesë e sfidës së mosreagimit, duke testuar qëndrueshmërinë e banorëve në këtë provë të vështirë.

Edhe pse Arbri dhe Neda tentuan t’i provokonin me biseda dhe praninë e tyre, banorët qëndruan të palëkundur, duke i qëndruar besnikë rregullave të lojës. Edhe kur opinionistët u përpoqën t’i nxirrnin nga qetësia, sërish nuk morën asnjë reagim.

Moderatori Ledion Liço sqaroi situatën duke thënë:

“Banorë, siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë, me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende.”

Në mes të gjithë kësaj heshtjeje, ka qenë Ola ajo që nuk i rezistoi dot dhe tha me bindje se opinionistët nuk ndodhen në shtëpi.

Sfida vazhdon, ndërsa publiku po pret me padurim të shohë se kush do të jetë i pari që do të “thyhet”!

The post Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve appeared first on iconstyle.al.

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

14 March 2025 at 21:20

Dëshira për ta përjetësuar kujtimin, është më e fortë se dridhja e duarve. Andaj, që nga fillimi deri në fund ky mysafir e xhiroi krejt ceremoninë e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Dibres së Maqedonisë së Veriut për Arbër Hajdarin.

Veprimtarinë humanitare të Hajdarit me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” krejt folësit që i’u drejtuan pjesëmarrësve e ngriten në piedestal.

Derisa  për nderimin që i’u bë në Dibër, mysafirët e ardhur nga Tirana e vlerësuan shumë. Madje për Arbërin thanë që është shembulli që duhet të ndiqet nga të rinjtë anë e mbanë Shqiptarisë.

E për fund, ishte vetë Arbëri i cili me emocione u shfaq falënderues e mirënjohës për titullin e marrë.

Për fund mysafirët patën mundësinë të fotografohen me Hajdarin, e më pas së bashku shkuan për të ngrënë iftar./klankosova/

Arbër Hajdari: Sot nisëm shpërndarjen e 1000 karrocave për ata që kanë nevojë, por nuk do të ndalemi këtu

By: redi
19 February 2025 at 17:14

Arbër Hajdari nga ”Fundjavë Ndryshe” ka treguar se sot janë shpërndarë 1000 karroca për ata që kanë nevojë, por për të kjo punë nuk do të ndalet me kaq. Ai ka shprehur falënderimet për Fondacionin Mane, që u bë pjesë e këtij misioni. ”Sot nisëm shpërndarjen e 1000 karrocave për ata që kanë nevojë, por nuk do të ndalemi këtu. Do të vizitojmë çdo qytet, çdo fshat, do të trokasim në çdo derë…

Source

Batuta virale për tezen, reagon Ledion Liço!

By: gaze tare
19 February 2025 at 11:11

Në episodin e fundit të Big Brother VIP Albania, një situatë mjaft qesharake u krijua mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit, pas një takimi të Rozana Radi me mbesën e saj. Gjatë kësaj kohe, Ledioni tha se ata që kanë teze e halla janë me fat, por personalisht ai nuk ka teze. Kjo ka nxitur një batutë nga Arbri, i cili i tha Ledionit që nëse do, mund t’ia “falë” një teze.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente. Ledioni më pas ka shpërndarë një postim në Instagram, ku tha se nga mesazhet që ka marrë, duket se shumë njerëz janë të gatshëm t’ia “falin” një teze. Ai e shoqëroi me një mesazh ku shprehu surprizën dhe mirënjohjen për mbështetje, duke thënë “Ju dua!”

 

The post Batuta virale për tezen, reagon Ledion Liço! appeared first on iconstyle.al.

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

2 February 2025 at 00:54

Mbrëmja e eliminimit për Klajdi Musabelliun në Big Brother VIP Albania ishte plot emocione, jo vetëm për largimin nga gara, por edhe për një surprizë të veçantë që e priste në studio.

Këngëtari kishte marrë vesh më herët për rikonstruksionin e shtëpisë së tij nga e ëma, kur ajo hyri në shtëpinë e BBVA për ta surprizuar. Megjithatë, ai nuk e kishte parë ende transformimin e plotë.

Pasi u eliminua dhe mbërriti në studio, Klajdit iu shfaq në ekran një klip me pamjet e shtëpisë së tij para dhe pas rikonstruksionit.

Foto: Screenshot/YouTube

Fillimisht, ai pa kushtet e vështira ku kishte jetuar, ndërsa më pas u prezantua ndryshimi i jashtëzakonshëm i banesës së tij, të cilën fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i drejtuar nga Arbër Hajdari, kishte marrë përsipër ta rinovonte plotësisht.

Pamjet e shtëpisë së re prekën thellë Klajdin, i cili nuk mundi t’i mbante lotët teksa shihte rezultatet e këtij gjesti human.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai shprehu mirënjohje të madhe për fondacionin dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë surprizë të bukur, e cila do të ndryshojë jetën e tij dhe të nënës së tij.

Ky moment preku edhe të pranishmit në studio dhe publikun që e ndoqi nga ekrani, duke treguar edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe humanizmit. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

The post Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe” appeared first on Telegrafi.

Takimi me babain e Loredanës,Arbëri-Jozit: 2 metër burrë, si nuk i dhe ia dhe dorën?

By: gaze tare
28 January 2025 at 22:51

Takimi i Jozit dhe babait të Loredanës u komentua mbrëmjen e sotme nga Arbër Hajdari. Ai vuri në pikëpyetje sjelljen e Jozit, duke i theksuar faktin që nuk i dha as dorën babait të partneres së tij.

2 metra burrë, 57 cm ke dorën, si nuk i dhe dorën mo burrë? Në një takim të tillë, na ndodh të gjithëve. Disa u ndodh 2-3 herë. I kishe thënë ‘mos ki merak se i kam gjërat seriozisht’. A nuk do ishte kjo më normal? Apo normale është kjo që the ‘do ti këndoja një serenatë’. A je në terezi apo jo?”, u shpreh ai.

The post Takimi me babain e Loredanës,Arbëri-Jozit: 2 metër burrë, si nuk i dhe ia dhe dorën? appeared first on iconstyle.al.

Krisja ‘Egli-Gjesti’/Arbëri: Ajo ka ndjenja! Neda: Mos e nënvlerëso nusen e ardhshme

By: gaze tare
28 January 2025 at 22:33

Raporti i krisur nga ana e Gjestit dhe Eglit, u komentua mbrëmjen e sotme nga dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

Biseda në studio:

Arbër Hajdari: Është e rëndësishme, si në jetën e përditshme, që ne edhe ndaj partnerit, ose me personin që pretendojmë të kemi diçka me të, të ruajmë hapësirën që ia kërkon në momente të veçanta. Ka një lloj ndërhyrje nga ana e Eglit, e cila ka një pëlqim, që kthehet pak e bezdisshme. Ke shumë situata që do ta zgjidhësh gjënë “tani”. Por në disa situata edhe mund të presësh, duke parë që personi që ke përballë është pak i tensionuar. Raporti i Rozanës me Gjestin është i hershëm, që unë kam menduar se është një miqësi. Rozana është e lidhur me Gjestin më shumë sesa me Eglin. Mendoj se arsyeja më reale është që Egli dyshoj, është se ajo ka ndjenjë, ndërsa Gjesti dhe Rozana duan dhe të luajnë Big Brother. Egli për shkak të përfshirjes së madhe emocionale, ajo nuk po luan dot.

Neda Balluku: Një nga gjërat që nuk përkon plotësisht, ai djali që i thotë Eglit largohu se po më bezdis, është ai djali që e përkëdhelte sot te oborri. Përpara Big brother unë kam bërë Për’puthen dhe aty më është bërë ves që t’i studioj pak çiftet. Mendoj se ju të dyve ju është ndezur një flakë, se nuk e shpjegoj ndryshe një klip me gjithë ato shpërthime. Ju të dy keni problem te pjesa e komunikimit. Ti je djalë më praktik, ke një lloj tjetër edukimi. Problemi është te pjesa e lojës. Ti ke shumë të drejtë që të kesh këdo aty mik, motër etj, por mos e nënvlerëso nusen e ardhshme.

The post Krisja ‘Egli-Gjesti’/Arbëri: Ajo ka ndjenja! Neda: Mos e nënvlerëso nusen e ardhshme appeared first on iconstyle.al.

Raporti Egli-Gjesti/ Opinionistët komentojnë marrëdhënien mes dy banorëve

By: gaze tare
18 January 2025 at 23:27

Raporti mes Gjestit dhe Eglit ka shkaktuar një valë komentesh dhe debate në shtëpi.

Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë komentuar lidhur me marrëdhënien e tyre, duke e cilësuar si një lidhje të bukur për t’u parë. Megjithatë, ata kanë shtuar disa kritika në lidhje me aspekte të caktuara të saj.

Arbri: Unë kam parë disa herë Xumin që ka hapur sytë. Dhe unë si Xumi kam hapur sytë, por jo aq sa ai. Kutjoj gjithë deklaratat që Egli ka thënë gjatë gjithë kohës që nuk do të ketë një lidhje. Ajo që po them është që unë kam të gjithë të drejtën time që të jem skeptik. Uroj që kjo romanca të ecë sa më mirë, të martohen dhe të kenë fëmijë.

Egli, ke një prirje që ndaj Xumit të reagosh shumë ashpër. Nuk ka kuptim që të jemi shumë të ashpër. Ai që të ka shprehur një lloj pëlqimi… S’bëri gjë ai për të paedukatë. Në marrëdhënie me atë, je i prirur t’ia thuash direkt, ndërkohë që ai gjatë gjithë kësaj kohe të është sjellë mirë.

Neda: Egli, unë të vlerësoj shumë si vajzë për inteligjencën që ke. Çdo ditë dukesh shumë bukur. Ama dy gjëra mua nuk më bindin. Në radhë të parë do e nis nga fundi. Xumi i bëri Gjestit një koment, Aldo i bëri Gjestit një koment, Ledioni i bëri Gjestit një pyetje. Pse flet ti në emër të Gjestit? Ti mendon se ai nuk është i aftë që të mbrojë veten e vetë? Ke gjithë mbrëmjen që ti ndërhyn në çdo situatë. Kur flitet për të, duhet të kthejë përgjigje ai. Unë s’e justifikoj atë zgjedhjen gjatë ditëve që ai nuk hy dot në tualet pa ty, por t’i heqësh dhe të drejtën e fjalësh në Prime.

Gjesti, mendon se Egli ka një mirësie të tepruar, apo që kjo marrëdhënie po të shëron plagët?

Gjesti: Jo, shumë e mirë është sjellja.

Neda: Po mirë, atyre çunave që të kanë bërë koment… nuk më duket normale që Egli të flasë në emrin tënd.

Gjesti: Jo, askush nuk po më mbron. S’ka folur kush në emrin tim.

Neda: Mendoj se ju të dy jeni shumë të bukur për t’u parë. Unë jam një ndër të parët që dua që në atë shtëpi të shpërthejë dashuria. Por më duket e tepruar një sjellje pushtuese. Ai është një njeri që ka nevojë për lirinë e vetë dhe unë shoh që prej ditësh ti je zëdhënësja e Gjestit.

The post Raporti Egli-Gjesti/ Opinionistët komentojnë marrëdhënien mes dy banorëve appeared first on iconstyle.al.

“Ka drejtuar shtëpinë”/ Ja si e kanë parë opinionistët hyrjen e Gjestit

By: gaze tare
11 January 2025 at 22:00

Gjesti u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA” në puntatën e shkuar. Sakaq, spektakli i sotëm nisi me komente nga banorët dhe jo vetëm rreth situatave të krijuara në shtëpi dhe sjelljes që Gjesti ka patur që prej hyrjes së tij në format.

Përveç banorëve, ishin dhe dy opinionistët në studio të cilët e komentuan kështu:

Arbër Hajdari: Është lojëtar që luan me provokimin. G Bani e pati problemi tek vëmendja. E pa që Gjesti po merrte më shumë vëmendje seç duhet, G Bani po e kërkonte me zor përplasjen, G Bani e ka treguar që kërkon t’i dominojë banorët. Përdor elementin e provokimit për të nxjerrë reagim nga banorët. Aq energjik sa është, aq sa tenton të marrë vëmendjen e publikut, është drejt kufirit për t’u bërë i bezdisshëm. Në shtëpi ka dhe banorë të tjerë të fortë që nuk do i dominojë dot. Do ketë rezistencë nga banorë të zgjuar.

Neda Balluku: “Të rriturit drejtojnë botën, ndërsa të vegjlit shtëpinë”. Gjesti ka drejtuar shtëpinë. Banorët e vjetër në bllok të bëjnë rezitencë. Gjesti nuk priti nëse do merrte bllok, apo do mikpritej. E di që nuk e kanë për detyrë të të mirëpresin. Ai hyri energjik, me provokim. Ai nuk theu asnjë rregull, por vetëm luajti. Një detaj që kam vënë re, është se me çunat ka këtë ‘luftën’, është i përkëdheluri i vajzave. Mbase njëra më shumë se të tjerat, Egli, do e përkëdhelë më shumë.

The post “Ka drejtuar shtëpinë”/ Ja si e kanë parë opinionistët hyrjen e Gjestit appeared first on iconstyle.al.

❌
❌