Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të njohura rezidenciale të kryeqytetit. Sipas burimeve për ZËRI, apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në zonën Lake View, vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.
Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e flakëve./ZËRI
Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.
I pyetur për lidhje të mundshme, Vasili pranoi se ndodhet në një njohje me një vajzë që i përket botës së famës. Ai zbuloi se kanë dalë disa herë bashkë dhe se ajo është një person i njohur në showbiz, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.
Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.
“Post Big Brother” ka mbyllur mbrëmë të gjitha debatet, diskutimet, hatërmbetjet dhe çdo moment tjetër brenda 4 muajve. Banorët së bashku me opinionistët analizuan disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të bujshme të sezonit. Ndër to, nuk ka munguar “shuplaka e famshme” e Jozit, ndaj Gjestit dhe reagimet e banorëve në moment.
Gjithçka nisi kur Rozana e sfidoi Gertën për deklaratat e saj të mëparshme, duke e pyetur pse fillimisht kishte mbështetur fitoren e Gjestit, ndërsa tani shmangej nga dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. E qetë në qëndrimin e saj, Gerta sqaroi se gjithmonë kishte vlerësuar Gjestin si fitues, por nuk kishte qenë asnjëherë në krah të Rozanës për këtë qëllim. Në vijim të debatit, një moment i ndjeshëm nga brenda shtëpisë u soll sërish në vëmendje: ai kur Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin. Pamjet treguan qartë se vetëm Gerta dhe Egli iu afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan në distancë, pa ndërhyrë.
Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”. Kjo deklaratë ndezi edhe më shumë atmosferën në studio dhe riktheu në qendër të diskutimeve qëndrimet e banorëve në situatat më kritike të lojës.
Mbrëmjen e djeshme, u transmetua “Post Big Brother VIP Albania”, ku u diskutuan një sërë çështjesh që kishin mbetur pezull pas përfundimit të spektaklit.
Mes shumë temave të trajtuara, një ndër më të përfolurat ishte marrëdhënia mes Eglit dhe Blerinës, motrës së Gjestit.
Kishte qarkulluar lajmi se Egli kishte hequr nga ndjekësit e saj në “Instagram” Blerinën, ç`ka ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime mbi një prishje të mundshme të marrëdhënies mes tyre.
Në studio, Egli dha një sqarim të qartë për këtë situatë, duke mohuar që kishte ndërmarrë vetë një veprim të tillë.
“Profili im patjetër që menaxhohet edhe nga njerëz të cilët janë adapt për pjesën e menaxhimit dhe thjesht janë bërë ‘unfollow’, njerëz të cilët nuk më kanë ‘follow’, kjo është e gjitha, nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me Blerinën”.
Ledioni: “Nuk të kishte follow?”
Egli: “Jo nuk më kishte”.
Ledioni:“Pse nuk të kishte”?
Egli: “Po për këtë pastaj nuk e di, nuk di të jap një përgjigje sepse nuk e kemi këtu prezentë Blerinën”.
Me këtë deklaratë, Egli theksoi se nuk ka asnjë problem personal me Blerinën dhe çdo spekulim që është bërë në rrjete sociale nuk qëndron./Telegrafi
Besart Kelmendi me emrin artistik Gjesti, u shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat, pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çmimin e madh.
Momente emocionuese janë publikuar kur Gjesti është përqafuar nga prindërit e tij.
“Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar.
Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut.
U kry çdo sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.
Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që do ta ndjekin spektaklin nga afër.
Në rregulloren e bërë publike, theksohet se për sigurinë dhe mbarëvajtjen e eventit, ndalohet rreptësisht:
Futja e objekteve të rrezikshme, mjeteve të mprehta, shekzjarrëve, kapsollave dhe lazerëve.
Futja e pijeve alkoolike dhe e gotave/shisheve nga jashtë.
Përdorimi i dronëve apo mjeteve të tjera regjistruese (përveç telefonave).
Zaptimi i hapësirave të paautorizuara si skena ose pjesët teknike.
Dhuna verbale apo zike ndaj spektatorëve ose stat organizativ.
Përdorimi i amujve, pankartave ose simboleve që nxisin urrejtje, racizëm ose diskriminim.
Futja e kafshëve në ambientet e eventit.
Produksioni paralajmëron se kushdo që shkel këto rregulla, do të largohet menjëherë nga ambienti, pa të drejtë rimbursimi të biletës.
Kontrolli fizik do të kryhet nga stafi i sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Në fund, Top Channel dhe “Vëllai i Madh”, u bëjnë thirrje të gjithëve që të shijojnë spektaklin, duke respektuar rregullat dhe duke kontribuar në një finale madhështore!
Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale.
Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo e cilësoi eksperiencën si një fitore në vetvete, falë dashurisë dhe mbështetjes së publikut.
Në një postim në Instagram, moderatorja u shpreh mirënjohëse për gjithë mbështetjen.
“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund”, shkruan ajo ndërsa falenderon veçanërisht edhe produksionin që i dha mundësinë të ishte pjesë e formatit.
Për Gertën, ndonëse loja në “BBVA” mori fund, ajo thekson se ka fituar më të rëndësishmen: dashurinë e publikut.
Moderatorja u bë pjesë e formatit që prej fillimit dhe ishte një nga lojtaret më të forta të këtij sezoni, duke “i mbijetuar” më shumë nominime se kushdo tjetër.
Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe ”shkundi” çerekfinalen e ”Big Brother Albania Vip 4”. Me prezencën e saj të veçantë dhe energjinë pozitive që ka gjithmonë, ajo krijoi një atmosferë electrizuese që nuk mund të kalonte pa e ndier çdo person në shtëpi. Ky moment solli gëzim dhe një atmosferë ndryshe te të gjithë banorët, opinionistët dhe publiku. Pas Rozanës, të gjithë të tjerët nisën të…
Nga: Tim Robey, kritik filmi / The Daily Telegraph (titulli origjinal: How Mickey Rourke went from hottest man in Hollywood to Celebrity Big Brother)
Përkthimi: Telegrafi.com
Mickey Rourke mezi mbijetoi në vitet ’80 [të shekullit XX], përpara se të braktiste karrierën e tij të aktorit për të lejuar që fytyra e tij – burimi i të ardhurave – të goditej pa mëshirë qëkur vendosi të merrej me boksin profesionist. Vetëshkatërrimi ka qenë gjithmonë mënyra e tij e jetesës. Është e pashmangshme, por gjithsesi shqetësuese që ky 72-vjeçar tani është regjistruar në hotelin e të harruarve, ndryshe i njohur [në Britani] si shtëpia Celebrity Big Brother [Big Brother VIP – shtëpia e Vëllait të Madh me njerëz të famshëm].
Me kalimin e viteve, të ftuarit britanikë që durojnë gjithçka kanë dëshmuar se kanë një shans të mirë për ta përballuar këtë cirk televiziv, pa pësuar shumë dëme – madje ndonjëherë të marrin edhe ndonjë shtysë për karrierën. Por, “prurjet” amerikane të emisionit janë ekuivalente të cirkut shëtitës me njerëz të frikshëm. Janë organizime që dëshmojnë dështimin dhe famën e rrënuar, me fytyra që nuk janë krejtësisht të tyret. Parakalojnë si relike, si atraksione tmerri. Janë ushqim për tabloidet që bëjnë me gisht dhe gjykojnë pa mëshirë se si të fuqishmit (ose më saktë, të fuqishmit dhe Tara Reid) kanë rënë kaq poshtë.
Shikuesit më të moshuar ndoshta nuk e njohin më Rourkein nga ditët e tij si një protagonist i çrregullt – por, në mënyrë të çuditshme engjëllor dhe me role kryesore – 40 vjet më parë. Më të rinjtë ndoshta as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të. Kush është ky dështak?
Mickey Rourke me udhëheqësit e spektaklit Celebrity Big Brother, AJ Odudu and Will Best
Pavarësisht rikthimit të vlerësuar dhe të ndjeshëm në filmin e Darren Aronofskyt, The Wrestler (2008), që ishte i nominuar për Oskar – do ta kishte fituar çmimin Aktori më i Mirë po të mos shkëlqente Sean Penni në filmin Milk – Rourke e shpërdoroi atë mundësi që Akti i Tretë i tij të bëhej interesant. Në vend të kësaj, ai merrte para të gatshme për aktivitete ditore në filmat ku mund të futej (Iron Man 2, The Expendables) dhe ku ishte produkt për një përdorim, ndërsa tani merret më shumë me postimet e çastit në Instagram, ku shfaq qentë e tij (të cilët i vlerëson si fëmijë të tij), legjendat e bodibildingut dhe të famshmit e vdekur që ai adhuron.
Gjithçka duhej të ishte ndryshe. Për plot një dekadë, Rourke premtoi shumë si aktor, duke filluar me rolet nga të cilat nuk mund t’ia hiqje sytë, si në Body Heat (1981) të Lawrence Kasdanit, Diner (1982) të Barry Levinsonit dhe Rumble Fish (1983) të Coppolas. Rrezatonte sensualitet të përmbajtur. Stili i tij i mërmëritës, më shumë i rastësishëm sesa një Metodë [shkollë aktrimi] e përllogaritur, nuk e nxiste kurrë të bëhej një James Dean ose një De Niro i ardhshëm. (Në fakt, ai e përbuz De Niron dhe për këtë do flasim më vonë.) Shpejt fitoi një reputacion si njeriu më i lezetshëm përreth – prania e tij ishte aq e fuqishme saqë dukej se zgjatej deri në Rrugën Burbon.
Ishte kjo periudha kur aktorët rrezikonin nga etiketa e simbolit të seksit – një rrezik si drama erotike e Adrian Lyneit, 9½ Weeks (1986), të cilën MGM-i vendosi të mos e shfaqte të plotë në Amerikë, ngaqë ishte tepër provokues. Megjithëse kritikët nuk ishin të impresionuar dhe të hyrat nga biletat nuk ishin të mira, si Rourke ashtu edhe Kim Basinger u bënë yje edhe më të mëdhenj.
Kim Basinger dhe Mickey Rourke në filmin 9 1/2 Weeks
Trilerët e krimit në stilin neo-noir u bënë fusha e veçantë e Rourkeit, përfshirë dy filma me regji nga Michael Cimino (Year of the Dragon dhe Desperate Hours) dhe një nga Alan Parker – favoriti i adhuruesve, filmi Angel Heart të cilin, më duhet ta pranoj, gjithmonë e kam parë si një film monoton dhe pa tension. Megjithatë, Rourke mbetet gjëja më e mirë e atij filmi – i zgjedhur në mënyrë të duhur si një detektiv i dëshpëruar privat në Nju-Orlins, i cili endet nëpër qytet me kostume të vjetra e të lëna pas dore si rrjetat e merimangës.
Ekziston një univers paralel – nëse do të ishte bërë i famshëm pak më herët – në të cilin ai, me atë magnetizmin e tij të shkujdesur, do të kishte qenë një Rik Dekard i jashtëzakonshëm në filmin Blade Runner. Në fakt, adhurimi i tij i vërtetë ishte për mikun e tij Rutger Hauer në atë film, për të cilin thoshte se “e bëri Harrison Fordin të zhdukej nga skena”. (Mickey dhe Rutger, pasi kishin luajtur bashkë në filmin e dështuar të Nicolas Roegut, Eureka, më 1983, do të takoheshin sërish dekada më vonë për një skenë të shkurtër, në filmin Sin City të vitit 2005 – ndonëse rolet i kishin xhiruar me tetë muaj diferencë, gjë që dallohet.)
Lisa Bonet dhe Mickey Rourke në filmin Angel Heart
Në mënyrë të kuptueshme, qëndrimi i Rourkeit ndaj aktrimit e çoi drejt një karriere haureske – gjithnjë e më shumë i zhytur në filmat të cilët askush nuk i shihte, ndërkohë që endej nëpër Holivud me një Rolls Royce të bardhë dhe me një shpurë kubanësh me zinxhirë të dukatit. Thuhet se ai i refuzoi rolet në filmat si Platoon dhe The Silence of the Lambs, si edhe rolin kryesor në The Untouchables; hodhi poshtë rolin e Travoltas në Pulp Fiction; dhe, kur Dustin Hoffman i ofroi rolin e Tom Cruiseit në Rain Man, thjesht harroi t’ia kthente telefonatën. Në vend të këtyre [filmave të mëdhenj], rolet e tij më pak të njohura të viteve ’80 [të shekullit XX] janë paralajmërime të çuditshme që bëjnë me dije se karriera e tij ishte e destinuar të rrëshqiste drejt periferisë, duke parë lart (dhe duke ia kthyer shpinën) një yll që kishte ekzistuar dikur.
Në filmin e lavdëruar nga kritika, Barfly (1987), të Barbet Schroederit, ai interpretoi Charles Bukowskin – një tjetër alkoolist, një tjetër njeri në luftën për mbijetesë. Në Homeboy (1989), një film me pak shikues, ai luajti një boksier të rrënuar dhe me dëmtime në tru. Dhe, në Johnny Handsome (1989) të Walter Hillit, ai portretizoi një kriminel të shëmtuar fizikisht – të cilin bashkëpunëtorët e quanin me përçmim “i bukuri” – që i nënshtrohet një operacioni eksperimental për përmirësim pamjeje, në mënyrë që të mos njihej kur do të dilte nga burgu.
Mickey Rourke dhe Johnny Depp më 1994
Në filmin romantik me tone erotike, Wild Orchid (1989), ai tashmë dukej sikur e kishte lënë veten pas dore – faqet e fryra dëshmonin ndryshimin – dhe pikërisht ky ishte momenti kur kalimi i papritur në boks, një nga dashuritë e tij të para, u duk si një ide e mirë. Karriera e tij në aktrim u shemb në mënyrë spektakolare deri në vitin 1991. “Nisa të mos e doja më këtë industri, dhe as vetveten”, ka thënë ai. “Po vetëshkatërrohesha, por me një ritëm mjaft të shpejtë. Nuk ndihesha sikur i përkisja botës së aktrimit. Kisha një ndjenjë faji për faktin se isha i suksesshëm në të”.
Dhe, pastaj ai iu nënshtrua operacioneve plastike. “Zgjodha kirurgun e gabuar për të rregulluar fytyrën time”, u ankua Rourke – gjatë turneut promocional të filmit The Wrestler – për pamjen e tij të ndryshuar në mënyrë drastike. Shumica e ndërhyrjeve, shpjegoi ai, ishin “për të korrigjuar dëmet e shkaktuara nga boksi”, por rezultati ishte ky: fytyra e tij, dikur ashiqare e hijshme, u shndërrua në një palimpsest dhimbjesh, goditjesh dhe zgjedhjesh të gabuara. Historia e Mickey Rourkeit – dhe gjithçka që i ka bërë vetes – është e shkruar në atë fytyrë.
Mickey Rourke (62 vjeç në foto), pasi nokautoi boksierin profesionist 29-vjeçar, Elliot Seymour, në Moskë, në vitin 2014
“Humba gjithçka”, i tha ai Guardian-it gjatë atij turneu. “Gruan, shtëpinë, miqtë, emrin tim në industri. Po paguaja 500 dollarë në muaj për një apartament ku jetoja me qentë e mi. Askush nuk e dinte sa i varfër isha. Një mik më jepte disa qindra dollarë në muaj që të kisha ç’të haja. Dhe, unë i telefonoja ish-gruas sime, qaja si fëmijë dhe përpiqesha ta ktheja. Isha i dëshpëruar. Dhe, isha krejt vetëm. Kjo zgjati për vite me radhë, për vite të tëra”.
Ai ka folur shpesh për fëmijërinë e tij të tmerrshme në një lagje të ashpër të Majamit. Babai i tij, Philip, u largua nga familja kur ai ishte vetëm shtatë vjeç, duke e lënë të përballej me dhunë të supozuar fizike nga njerku i tij, një polic me emrin Eugene Addis – për të cilin nuk do ta falte kurrë nënën e vet. (Ata do të pajtoheshin, deri-diku, kur ajo u diagnostikua me Alzheimer.)
Vëllai i tij i vogël, Joey, rrihej nga të gjithë në lagje dhe u diagnostikua me kancer në moshën 17-vjeçare (ai vdiq më vonë nga kjo sëmundje, në vitin 2004). Ndjenja e përhershme e turpit që ndjente Rourke, dhe prirja për vetësabotim që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, kanë padyshim lidhje të thellë me këtë periudhë të trazuar formimi.
Martesa e tij me modelen amerikane Carré Otis (partnerja e tij në Wild Orchid) zgjati përtej arrestimit të tij për dhunë në familje në vitin 1994 (akuza që më vonë u hodhën poshtë). Por, që nga divorci i tyre në vitin 1998, familja e vërtetë e Rourkeit ka qenë qeni. Ai ka adoptuar më shumë se një duzinë qensh, shumicën endacakë apo të shpëtuar nga strehimoret – zakonisht çihuaua. Nuk i asgjëson kurrë; gjithmonë i lejon që të plaken dhe të ngordhin nga shkaqet natyrore. Në momentet më të errëta të jetës, ai ka pranuar se përkujdesja ndaj tyre ka qenë ndonjëherë e vetmja gjë që e ka penguar të bëjë vetëvrasje. (Njëri prej tyre, një mik besnik i quajtur Loki, ishte shoqëruesi i tij i pandarë gjatë turneut promovues të filmit The Wrestler, por ngordhi vitin pasues.)
Mickey Rourke dhe qeni i tij Loki, në Venecie, më 2008
Armiqësitë e Rourkeit me figura të rëndësishme të Holivudit – kryesisht aktorë – janë mjaft famëkeqe. Në xhirimet e filmit Angel Heart, sjellja e tij si person i rëndësishëm dhe etika e ulët e punës e irrituan Robert De Niron, dhe që nga ajo kohë ata dy nuk janë më në listat e urimeve me kartolina për Krishtlindje. Në rrjetet sociale, Rourke e akuzoi De Niron në vitin 2019 se e kishte penguar të merrte një rol të rëndësishëm në filmin The Irishman të Martin Scorseses. Më vonë ai shpërtheu me fyerje të njëpasnjëshme, duke e quajtur De Niron “gënjeshtar”, “fëmijë që qan për gjithçka” dhe “bajat” – në thelb, duke e trajtuar fituesin e dy çmimeve Okcar me të njëjtat fyerje nga manuali që vetë De Niro përdor ndaj Donald Trumpit.
Rourke ishte pranë një roli për filmin e Jane Campionit, In the Cut (2003) – ku, në të vërtetë, do të përshtatej në mënyrë perfekte me atmosferën e zymtë të filmit. Sipas Rourkeit, Nicole Kidman (“si një copë akulli”) refuzoi të punonte me të, dhe gjithçka u mbyll aty. Një rol i vogël në Man on Fire (2004) të Tony Scottit përfshinte një skenë të madhe me Denzel Washingtonin, skenë që në mënyrë të habitshme u hoq nga filmi. (“Unë nuk e hoqa skenën. As Tony Scott”, ka thënë Rourke për New York Times Magazine.)
Sylvester Stallone dhe Mickey Rourke më 2010
Edhe pas filmit The Wrestler, kur dyert e Holivudit iu hapën sërish, Rourke zgjodhi rrugën më të vështirë, duke mos lejuar që rikthimi i tij i lavdishëm të bënte magjinë. Ai nuk e kishte as idenë se çfarë ishte Iron Man 2, kur iu ofrua roli, por u paraqit në filmin e Jon Favreaut me kërkesat të cilat askush nuk i kuptonte, për të luajtur rolin e keqbërësit Uiplesh në universin e Marvel-it. Këmbënguli të mbante flokët e lidhur në stil samuraji; të fliste me një theks rus; dhe të kishte gjithmonë mbi supe një kakadu të bardhë të quajtur Soni. (Natyrisht, më vonë e adoptoi zogun.)
Kërkesat e tij për pagesë nuk u plotësuan, dhe për këtë arsye Robert Downey Jr. u detyrua të paguante nga xhepi i vet për të shtuar mbi shumën prej 250 mijë dollarëve të cilën Marvel-i ishte i gatshëm t’i jepte Rourkeit. Gjithsesi, pjesa më e madhe e interpretimit të tij u hoq në dhomën e montazhit, dhe brenda pak vitesh Rourke nisi të sulmonte Marvel-in duke i cilësuar realizimet e kompanisë si “filma pa tru nga stripat” dhe duke thënë se Favreau “nuk kishte as guxim”. Nuk është aspak çudi që kthimi i tij në Aktin e Tretë përfundoi në mënyrë të zbehtë dhe pa lavdi.
A paralajmëron Celebrity Big Brother një lloj Akti të Katërt? Ndoshta Rourke do të hapet me bashkëbanorët dhe do të na ofrojë këndvështrime të reja dhe prekëse mbi gjendjen e tij aktuale mendore. Ideja se mund të ndajë më shumë detaje nga jeta private me [ish-politikanin konservator] Michael Fabricantin, se do të shpërthejë në lot ndërsa [ish-atleti] Daley Thompson ia vendos dorën mbi supe, ose se t’i kërkojë disa mësime në kitarë [këngëtarit] nga Chesney Hawkes … këto mund të jenë arsye të mira për ta parë.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë dyshim se Rourke po e bën këtë thjesht për një pagesë gjashtëshifrore. Për çfarë tjetër do të lodhej? Lehtësisht mund të japë minimumin e mundshëm dhe do të largohet – gjë që do të mërziste tej mase producentët dhe kjo është ajo që njerëzit duan të shohin. Nëse kapet me një pamje të trishtuar teksa pret të mbarojë koha, mund të jetë në një vuajtje të thellë ekzistenciale – ose thjesht mund të ndiejë mungesën e përqafimeve nga qentë e tij të dashur dhe të moshuar. /Telegrafi/
Mbrëmja e kaluar në “Big Brother VIP Albania 4”, solli emocione të forta për publikun dhe banorët. Rozana Radi dhe Gerta Gixhari, u përballën kokë më kokë në një nominim vendimtar për të përcaktuar finalisten e parë të këtij edicioni.
Pas një momenti pritjeje plot tension, u shpall se Rozana Radi është finalistja e parë e këtij sezoni.
Më pas, Rozana u thirr në dhomën e rrëfimit, ku zgjodhi Eglin dhe Laertin si të nominuar dhe një prej tyre të shkojë në finale.
Por në rrjetet sociale, nuk kanë munguar aludimet dhe teoritë konspirative.
Në disa pamje të publikuara, Rozana shihet duke lëvizur shpesh sytë në njërin krah, ç`ka ka ngjallur dyshime se ajo mund të ketë qenë duke lexuar diçka në ekran.
Kjo ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se emrat e zgjedhur për nominim nuk kanë qenë vërtet zgjedhje e saj, por të diktuara nga produksioni.
Egli Tako, ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Gjatë një bisede me banorët, ajo tha qartë se, nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.
“Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë”, u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë – është një kusht.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më intensive dhe banorët ndihen nën presion.
Me këtë qëndrim, Egli tregon vendosmërinë e saj për të mos qenë thjesht pjesë e spektaklit, por për të shkuar deri në fund.
A do ta mbajë fjalën nëse nuk arrin finalen? Mbetet për t’u parë.
Finalistja e parë e edicionit “Big Brother Vip 4” Rozanës, iu dha mundësia nga ‘Vëllai i Madh’, të zgjidhte emrat e dy banorëve që do të përballen me njëri-tjetrin, për t’u bërë finalisti/ja e dytë.
Ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin.
“Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje.
Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurrë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti.
Këta janë emrat që unë kam dëshirë t`i shoh në përballje për finalistin e dytë”, u shpreh Rozana.
Mbrëmë në Prime banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” u vendosën përballë një sfide interesante dhe njëherazi sfiduese: atyre iu prezantuan disa tituj lajmesh, dhe detyra e tyre ishte të dallonin se cilët ishin të vërtetë dhe cilët jo. Një nga lajmet që shkaktoi reagime dhe debat mes tyre kishte titullin: ”Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit”.
Në hapjen e Prime-it të sotëm, moderatori Ledjon Liço ndezi kureshtjen e publikut duke paralajmëruar se shumë shpejt do të zbulohet data e shumëpritur e finales së madhe.
Më pas, lidhja e drejtpërdrejtë me shtëpinë emocionoi jo vetëm banorët, por edhe teleshikuesit, teksa në ekran u shfaq një video përmbledhëse me disa nga momentet më të bukura dhe më të paharrueshme të këtij sezoni.
Kulmi i pritjes erdhi pas këtij momenti, kur më në fund u zbulua data e finales së madhe, një çast që shënon nisjen e numërimit mbrapsht drejt natës më të rëndësishme të spektaklit.
Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.
Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.
Për gazetaren Valbona Mhilli, theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.
Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.
Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.
“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.
Gjesti debatoi ditën e sotme me Laertin, dhe herë pas here u përmend puthja që kanë pasur. Gjesti e pyeti aktorin nëse po e kuptonte pasi disa herë i ka thënë analfabet. Banori i bëri me dije se nuk ka interes për të, madje i tha se e ka kuptuar se aktori donte ta puthte edhe herët e tjera.
“Laerti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për tjerat më thotë çfarë the ik, çfarë the s’po të kuptoj. Analfabet”, iu drejtua Gjesti me ironi.
“Të ha unë ty frizurën, ti ke qejf me më puth sërish por unë nuk kam qejf ty”, vazhdoi ai.
Laerti nga ana tjetër ia ktheu: “U larg qoftë”.
“Se ti nuk e kupton kur është loja loja, ti mendon se dua të kem lidhje me ty seriozisht. Më vjen shumë keq. E ke treguar veten. Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh edhe me zgjat puthjen, i ki videot”, tha krejt në fund Gjesti.
Ish-banorja e “Big Brother”, Rizarta Hoxha, ka sqaruar situatën e bujshme që u krijua pas transmetimit të një klipi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ku ajo shprehej e habitur, duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologen dhe jo me Vëllanë e Madh.
Ky moment u bë shpejt viral dhe shkaktoi reagime të shumta negative ndaj produksionit.
Megjithatë, pas daljes nga shtëpia, Rizarta sqaroi në “Fan Club” se gjithçka kishte qenë një keqkuptim.
“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqinterpretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty, se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.
Rizarta mohoi akuzat se produksioni kishte përdorur bisedat e saj pa autorizim, duke theksuar: “Absolutisht, bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë.”
Të ndarë në tre grupe, banorët e “Big Brother Vip”, kanë vendosur emrat që shkojnë në nominim, ku po flitet që Gjesti do të largohet sot nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Informacioni është i pakonfirmuar, mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të madhe pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.
I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj, foli për këtë situatë.
Ai përjashtoi mundësinë e daljes, por zbuloi një sekret të prime.
I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.
“Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë“, shprehet Tozaj.
Të ndarë në tre grupe, banorët e “Big Brother Vip”, kanë vendosur emrat që shkojnë në nominim deri të shtunën. Secili grup kishte kohë 30 sekonda, për të zgjedhur me shumicë votash njërin për ta çuar në televotim.
Grupi i parë vendosi Laertin dhe Valbonën, grupi i dytë Olën ndërsa grupi i tretë nuk ranë dakord me shumicë votash, duke shkuar të katërt në televotim, pra Rozana, Gjesti, Egli dhe Danja.
Kështu shkojnë në televotim 6 banorë; Ola, Valbona dhe Laerti, Gjesti, Rozana, Egli dhe Danja.